10.5 C
Tirana
E premte, 9 Maj, 2025

Sadri Abazi në Durrës për të zhdukur gjurmët e pallatit të dëmtuar, shemb dy kate

Luçiano Boçi

Gjatë inspektimeve si grup i ngritur nga PD, me ish-deputeten e Durrësit Fatbardha Kadiu, në zonën e pistës “ILIRIA”, për të parë nga afër dhe inventarizuar dëmet e tërmetit, pamë aty dhe deputetin e PS, Sadri ABAZI.

Shumë “i shqetësuar” por i buzëqeshur, siç shihet në foto, kishte ardhur për çfarë?!!! Për njerëzit? As mos e mendoni. Kishte ardhur për të zhdukur gjurmët e ndërtimit abuzues në pallatin e vet, të dëmtuar në përmasa të frikshme.

Pasi kishte hequr me shpejtesi dy katet pa leje që shihen qartë në foto, ka nisur me urgjencë zhdukjen e provave abuzuese. Pas këtij fakti tronditës që nuk është i vetëm, disa pyetje lindin për Ramën: Kush duhet të hyjë tani në burg?!!

Pse lejohet zhdukja e provave?! Kush ia dha lejen Abazit?!! Po katet pa leje?!! Po prokuroria ku është?! Kjo është e vërteta që kërkon të fshijë Rama më bufonizmat e tij. Përgjegjësit e katastrofës i ka në krah duke nisur nga Gjushi, Abazi e të tjerë. Përgjëgjësi kryesor është ai vetë si mbjellës i shkatërrimit në Tiranë.

Italianët harruan qenin e trajnuar, ai i shpëton jetën gruas së durrsakut që po e mban

Qytetari nga Durrësi, Ilir Ibrahimi, po mban qenin e trajnuar të skuadrës italiane, të cilët e harruan në Shqipëri pas tërmetit.

Sipas tij, qeni është i destinuar për të shpëtuar jetë, ndaj Iliri kërkon që qeni të kthehet atje ku e ka vendin.

Madje, ai tregoi edhe një situatë me gruan e tij të sëmurë, e cila ishte rrëzuar në oborr ndërsa qeni kishte shkuar menjëherë ta ndihmonte.

”Kam gjetur qenin e ekspertëve të huaj që erdhën për inspektim. Kam shkuar në drejtorinë e Policisë bashkë me qenin, madje lash edhe numrin e telefonit atje. Më pas më telefonuan dhe më thanë; na prit në plazh.

Pasi shkova aty bashkë me qenin, askush nuk erdhi. Kam gruan të sëmurë me tension. Dje u rrëzua në oborr. Qeni ka shkuar dhe e ka kapur tek rrobat e trupit dhe e ka kthyer përmbys dhe më pas e ka fërkuar.

Qeni të shkojë atje ku e ka vendin, pasi është i trajnuar për të shpëtuar jetë.”- ka thënë Iliri.

“The Economist”: Gjysma e kompanive amerikane do të shkatërrohen nëse Warren zgjidhet Presidente e SHBA

Në programin e kandidates demokrate, i është kushtuar pak hapësirë tregjeve dhe bizneseve

Historia e jetës së Elizabeth Warren është e jashtëzakonshme, shkruan The Economist. Ajo lindi në Oklahoma, në një familje ku i është dashur të përballet me vështirësi të shumta.

Vite më vonë, ajo vendosi të vazhdojë studimet për drejtësi në Harvard. Si një nënë beqare në vitet 1970, ajo ishte shumë larg asaj që mendohej se duhet të ishte një grua tradicionale, gjë të cilën e përforcoi kur vendosi të ndjekë me kohë të plotë karrierën e saj.

Në një epokë ku rregullat vendosen nga rrjetet sociale, si Twitter, ajo paraqitet si një prej kandidateve kryesore të Partisë Demokratike për Presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vitin 2020.

Sondazhe të ndryshme, tregojnë se ajo po garon kokë më kokë me Presidentin aktual Trump dhe se pjesa më e madhe e amerikanëve do të votojnë atë dhe jo Trump-in.

Por, po aq e jashtëzakonshme sa historia e jetës së znj. Warren është edhe ambicia e qartë për të rindërtuar kapitalizmin amerikan. Ajo ka një plan që konsiderohet i admirueshëm, plot me detaje për të transformuar një sistem që sipas saj është i korruptuar dhe që nuk i vjen fare në ndihmë njerëzve të thjeshtë. Shumë nga idetë e saj janë të mira.

Znj. Warren ka të drejtë të përpiqet të kufizojë ndikimin e firmave gjigante në politikë dhe dëshirën e tyre të shfrenuar për të gllabëruar firmat rivale më të vogla. Por, në thelb, plani i saj zbulon një mbështetje sistematike ndaj rregullimit dhe proteksionizmit. Dhe kjo, nuk mendohet të jetë zgjedhja e duhur ndaj problemeve të Amerikës.

Znj. Warren është treguar e gatshme t’i përgjigjet një sërë shqetësimesh të qëndrueshme. Amerika është shteti që përballet me një nivel të lartë pabarazie, në krahasim me çdo vend tjetër të madh dhe të zhvilluar.

Teksa mundësitë për të gjetur punë në këtë shtet janë të mëdha, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për rritjen e nivelit të pagave. Në dy të tretat e industrive, firmat e mëdha po bëhen gjithnjë e më të mëdha, duke u mundësuar atyre që të gjenerojnë fitime jashtëzakonisht të larta për veten dhe të ndajnë gjithnjë e më pak prej këtyre fitimeve me punëtorët.

Dhe pikërisht këtë fakt, znj. Warren e ka marrë si një sfidë personale. Prindërit e saj kaluan periudha shumë të vështira gjatë jetës, përfshirë edhe Depresionin e Madh të viteve 1930.

Ndërsa më vonë, karriera e të atit të saj u shkatërrua për shkak të një sëmundjeje që kaloi. Gjatë studimeve, ajo u specializua për të analizuar mënyrën sesi falimentimi ndëshkon ata që rrëzohen në kohë të vështira.

Ideja që gjallëron mendimet e saj, është një klasë e mesme të pasigurt, e varur nga biznesi i madh dhe e tradhtuar nga politikanët që festojnë me fitimet e larta të korporatave në Washington, DC. Disa republikanë dhe kritikë të Wall Street pretendojnë se znj. Warren është një grua me bindje socialiste.

Por ajo nuk është. Z. Warren nuk e mbështet pronësinë publike të firmave apo kontrollin politik të rrjedhës së kredisë. Përkundrazi, favorizon rregulloret që e detyrojnë sektorin privat të sillet sipas rregullave të caktuara.

Qëllimi i këtyre rregulloreve është mahnitës, sepse sipas tyre bankat do të ndaheshin midis bankave tregtare dhe atyre të investimeve. Gjigantët e teknologjisë si Facebook do të shpërbëheshin dhe shndërroheshin thjesht në shërbime.

Në industrinë e energjetikës, do të kishte një ndalim të nxjerrjes së argjilës (që, për tregjet e naftës, do të ishte pak a shumë njësoj sikur të mbyllej Arabia Saudite), do të ndalohej prodhimi i energjisë bërthamore dhe do të vendoseshin objektiva në drejtim të energjisë së rinovueshme. Do të ndalohej sigurimi shëndetësor privat dhe ai do të zëvendësohej nga një sistem i drejtuar nga shteti.

Baronët e kapitalit privat nuk do të mbroheshin më nga forma e “përgjegjësisë së kufizuar”, përkundrazi ata do të duhet të respektonin borxhet e firmave në të cilat investojnë. Ky rirregullim sektorial do të plotësonte masat gjithëpërfshirëse të ekonomisë, një taksë 15% të sigurimeve shoqërore për ata që fitojnë mbi 250,000 dollarë amerikanë; një taksë vjetore prej 2% për ata me pasuri mbi 50 milionë dollarë amerikanë, një taksë prej 3% për ata me pasuri, me vlerë mbi 1 miliard dollarë amerikanë dhe një taksë shtesë prej 7% mbi fitimet e korporatave.

Të gjitha firmat e mëdha do të duhet të aplikojnë për marrjen e licencës nga qeveria federale, e cila mund të revokohet nëse ato, në mënyrë të përsëritur, nuk marrin në konsideratë interesat e punonjësve, klientëve dhe komuniteteve. Punonjësit do të zgjidhnin dy të pestat e bordit drejtues të kompanive.

Znj. Warren nuk është ksenofobe, por është proteksioniste. Qeveria e saj do të “menaxhonte në mënyrë aktive” vlerën e dollarit. Znj. Warren mbron disa ide, të cilat i mbështet edhe revista “The Economist”.

Sipas saj, një prej arsyeve kryesore të pabarazisë është fakti se “qoshet fitimprurëse të ekonomisë” drejtohen nga po të njëjtët persona. Ajo ka të drejtë të bëjë thirrje për një politikë më të fuqishme antitrusti, përfshirë këtu edhe firmat gjigante të teknologjisë, tolerancën zero ndaj nepotizmit dhe prishjen e marrëveshjeve jokonkurruese që kufizojnë aftësinë e punëtorëve për të fituar paga më të larta dhe për të ndërruar punë.

Duke marrë në konsideratë inflacionin, plani i saj për të rritur pagën minimale federale në 15 dollarë gjatë pesë viteve mund të jetë një mënyrë e arsyeshme për të ndihmuar punonjësit e varfër.

Të pasurit me të vërtetë duhet të paguajnë taksa më të larta, por sipas programit të znj. Warren, rruga praktike më e mirë është mbyllja e hendeqeve të shumta. Dhe nëse ndoshta vendosja e një takse ndaj karbonit është mënyra e preferuar e pjesës më të madhe të njerëzve për të luftuar ndryshimin e klimës, plani i znj. Warren për arritjen e objektivave të energjisë së pastër do të bënte një ndryshim radikal.

Sidoqoftë, nëse i gjithë plani i znj. Warren do të miratohej, sistemi i Amerikës do të pësonte një tronditje të rëndë. Pothuajse gjysma e firmave të tregjeve të aksioneve dhe firmave me kapital privat do të tronditeshin, ato do t’u nënshtroheshin rregulloreve të ashpra ose do të përballeshin me prishjen e një pjese të madhe të aktiviteteve të tyre.

Me kalimin e kohës, axhenda e znj. Warren do të përcaktonte dy filozofi të dyshimta në lidhje me ekonominë. E para lidhet me besimin e saj te qeveria. Sipas saj, kjo e fundit, është e aftë që të bëjë të mira të mëdha, por, si çdo organizatë tjetër e madhe, edhe ajo fatkeqësisht është pronë e paaftësive të shumta dhe e drejtuar nga të njëjtët njerëz.

Kur firmat e telekomunikacionit dhe kompanitë e ndryshme të linjës ajrore, iu nënshtruan rregulloreve të shumta të vendosura në vitet 1970, atyre iu zbuluan një numër shumë i madh parregullsish.

Një ndër arritjet më të mëdha të znj. Warren është krijimi në vitin 2011 i një organi për të mbrojtur konsumatorët e shërbimeve financiare. Puna e saj ka qenë vërtet shumë e mirë, por fatkeqësisht edhe ai, në fund të fundit, u shndërrua thjesht në një instrument politik. Filozofia tjetër e dyshimtë është censurimi i biznesit.

Ajo nënvleftëson fuqinë dinamike të tregjeve për të ndihmuar amerikanët e klasës së mesme, duke udhëhequr në mënyrë të padukshme veprimet e ndryshme dhe spontane të njerëzve dhe firmave, duke lëvizur kapitalin dhe punën nga industritë që vdesin tek ato në rritje. Por, pa atë shkatërrim kreativ, asnjë veprim i qeverisë nuk mund të rrisë standardet e jetës në një periudhë afatgjatë.

Shumë Presidentë amerikanë kanë treguar se pasi ata kanë marrë postin e shumëdëshiruar, ata janë larguar nga shumë parime, të cilat i kishin gjatë fushatës elektorale dhe që i bënë ata kandidatët kryesorë të partisë së tyre. Nëse znj. Warren do t’ia dalë të ulet në karrigen e Zyrës Ovale, ajo do të përballet me kufizimin nga ana e gjykatave dhe ndoshta, edhe nga Senati.

Madhësia dhe rëndësia e jashtëzakonshme e ekonomisë së Amerikës do të thotë që asnjë individ, madje as Presidenti i Shtëpisë së Bardhë, nuk mund ta ndryshojë lehtë natyrën e saj. Sidoqoftë, masterplani i thellë i qeverisë i znj. Warren përmban edhe pika të cilat shkaktojnë shqetësim të madh. Ajo duhet të gjejë më shumë hapësirë për sektorin novator dhe atë privat dinamik, të cilët kanë qenë gjithmonë në zemër të prosperitetit amerikan.

I Sëmuri nuk di ç’nxjerr nga goja: “Qenefet në Shqipëri dhe Kosovë mos i lexoni”…

Rama ka bërë një videoselfie të fundit ku njofton se në të gjithë këtë situatë pasditen e nesërme do të ndalet në Romë, ku do të ketë një komunikim në “porta-porta”.

Fill pas kësaj kreu i qeverisë njofton se do të kthehet në Shqipëri, për të qenë i pranishëm seancën e të enjtes në Kuvend, ku do të kalojë projektbuxheti i ndryshuar për vitin e ardhshëm.

Edhe këtë treminutësh online nuk kishte si mos ta shfrytëzonte për të sulmuar mediat, e kryesisht ato online, të cilat i ka konsideruar qenefe, ndërsa në të njëjtin thesë ka futur dhe mediat e Kosovës.

“Miq të mi detyra më kërkon që të largohem sot drejt Londrës për Samitin e Natos, nesër pasdite, gjatë rrugës në kthim, do të kem një ndalesë në Romë, ku do të kërkoj solidaritet nga shtëpia jonë e dytë, Italia, do të kem një bisedë në porta-porta. Do të jem në mbledhjen e qeverisë të enjten në në mëngjes, dhe më pas në seancën e jashtëzakonshme në Kuvend.

Asnjë merak për këto 24 orë që nuk do të jem fizikisht, se do të jemi në komunikim me ministrat, dhe gjithçka do të vazhdojë sipas planit, pasi pas meje qendrojnë ministrat, zëvendësministrat dhe të gjithë miqtë tanë.

Valët e tërmetit janë ulur fare, do të përkujdesemi për çdo familje që është në hall, qytetarët nga zonat e fshatit që me të drejtë nuk lëvizin dot nga toka do i pajisim me çadra për së mbari. Ne nuk po rrimë duarkryq.

Nuk do të flëmë gjumë pa mbuluar me strehë nevojtarin e fundit, të gjithë. Ju përgjërohem sa më pak televizor, sa më pak portale dhe qenefe dixhitale, të keqen e qenefit, ndjesë për gjuhën por për fat të keq njësoj janë dhe mediat e Kosovës, çfarë nuk të vret të bën më të fortë. Lavdia më e madhe është të ringrihesh sa herë që rrëzohesh, Shqipëria do të ngrihet më e fortë”, u shpreh Rama në videon e postuar në Facebook.

Katet shtesë të Sadri Abazit sollën katastrofën e pallatit në Durrës

Babëzia e ndërtuesve të pushtetit që mbajnë edhe poste të larta publike kanë bërë që pasojat e tragjedisë së tërmetit të jenë edhe më të mëdha. Durrësi është qyteti më i goditur dhe tani ka nisur të bëhet transparencë edhe mbi shkaqet e tjera të rrënimit të pallateve.

Një ndër këto është babëzia e ndërtuesve me imunitet politik. Sadri Abazi është njëri prej tyre. Ai ka ndërtuar kate shtesë mbi lejen e ndërtimit uke sjellë tani një katastrohë në një pallat gjigand banorët e të cilit i kanë blerë hyrjet shumë shtrenjtë.

I mbetet Prokurorisë që të reagojë dhe të vendosë drejtësinë për çdo shkelje që ka sjellë pasoja mjaft të rëna për qytetarët durrsakë.

Fatbardha Kadiu denoncon katet shtese te Sadri Abazit dhe veprimin kriminal pas termetit: Sadri Abazi dhe babezia e rilindjes. Ky njeri eshte për burg.

Brenda 24 oreve të termetit vjen në zonen e plazhit të prish me urgjencë dy kate shtese të ndertuara pa leje. Lart dallohen prishjet.

Liria e mediave po përjeton ditët më të vështira! Reagon Berisha: Ndal dorës së xhelatit të fjalës së lirë!

Nga Sali BERISHA

Mbyllja e portalit tjetër të njohur “Brryli Broadway”, një akt tjetër kriminal i Edvin Kristaq Xhelatit.

Liria e mediave po përjeton ditët më të vështira. Edvin Kristaq Xhelati mbylli edhe portalin tjetër të mirënjohur dhe të pavarur, “Brrylli Broadway”, pasi ai ka kritikuar menaxhimin e falimentuar të situatës pas tërmetit nga ai dhe narkoqeveria e tij.

Ky akt kriminal ndaj fjalës së lirë vjen në vazhdim të një përpjekjeje të pashembullt për të rikthyer censurën dhe si hakmarrje e ulët e primitive për kritikat e këtij portali ndaj Edvin Kristaq Xhelatit dhe dështimit të tij në menaxhimin e gjendjes të krijuar nga tërmeti në vend.

Ky vendim tregon se si po keqpërdor Edvin Kristaq Xhelati, shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend të Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, për të shuar urrejtjen dhe ushtruar hakmarrjen e tij ndaj mediave të pavaruara joqeveritare dhe vendosur censurën e tij.

Kështu, pas mbylljes së portalit JOQ, censurimit të editorialit të gazetës “Dita”, arrestimit për statusin e Fb të studentes Xhulia Aliaj, ndalimit të përkohshëm të portalit “Dosja.al” me kriminelë të fjalës së lirë që kontrollohen nga zyra e tij, Edvin Kristaq Xhelati mbylli edhe portalin e njohur “Brryli Broadway”.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këto akte kriminale, antikushtetuese të Edvin Kristaq Xhelatit ndaj fjalës së lirë që po zbaton në Shqipëri praktika të njëjta me ato të Koresë së Veriut dhe Iranit.

Kërkoj zhbllokimin e menjëhershëm të portaleve të bllokuara dhe i bëj thirrje organizatave ndërkombëtare dhe vendeve të lira mike që mbrojnë lirinë e mediave si një vlerë themelore të shoqërisë së lirë, të dënojnë qëndrimet staliniste të Edvin Kristaq Xhelatit ndaj mediave me të cilat ky bastard i bllokmenëve hoxhistë kërkon të rikthejë censurën e kohës së etërve të tij mizorë.

Ky njeri meriton të ndëshkohet, jo t’i lihet në dorë menaxhimi i katrahurës

Shumë njerëzve u ka bërë përshtypje përdorimi nga Edi Rama i shprehjes “pabesi e natyrës” në mesazhin e parë të ditës së tërmetit. Personalisht më bëri të qesh hidhur, por edhe më futi në reflektim.

Qesha duke thënë me vete se edhe në këtë rast ky njeri, që nuk mund të komunikojë veçse në mënyrë manipulative, nxitoi të gjejë armikun për t’ua hedhur si kockë njerëzve, me synim që të largojë çdo përgjegjësi nga vetja. Qeshja ishte e hidhur, sepse, duke dëgjuar ato fjalë, thashë me vete se edhe kësaj here, me ç’duket, faji do të mbetet jetim.

E vërteta është se edhe sikur ta marrim natyrën si një qenie me vullnet e qëllime të mbrapshta ndaj njerëzve, nuk mund të thuhet se na ka bërë një pabesi, sepse ajo na ka paralajmëruar vazhdimisht se herë pas here do të na tregojë se është më e fortë se ne.

Paralajmërimin e fundit ajo na e dha vetëm para dy muajsh në tërmetin e 21 shtatorit. E megjithatë, fjala e parë që i doli këtij njeriu nga goja, ishte fjala “pabesi e natyrës” dhe jo përgjegjësitë që kemi ne për shkallën e tragjedisë që krijoi ky tërmet.

Pas disa ditësh, ngaqë e kuptoi se kishte shkuar larg me përdorimin e natyrës si armik apo ndoshta kur pa se kishte shkaktuar zemërimin e besimtarëve, që punë të tilla si tërmetet ia atribuojnë Zotit, i cili nuk mund të jetë armik dhe i pabesë ndaj krijesave të tij, manipulatori gjeti një shprehje tjetër: “është e shkruar” u thoshte njerëzve, duke ia vënë përgjegjësinë e vdekjes së 51 qyqarëve Zotit.

Por, në këtë rast, harroi se ata që besojnë në Zot, punë të tilla si tërmetet i quajnë ndëshkime për shoqëri keqbërësish që janë zhytur në krim e degjenerim. Duket që ky tërmeti e ka çoroditur shumë Ramën, sepse e ka zënë paniku i përgjegjësisë.

Me siguri sikur t’i dilte vetë Zoti përpara, do t’i thoshte se korrupsionin e degjenerimin, për të cilin ai i ndëshkoi shqiptarët, e kishte krijuar opozita deri në 2013 e se ai kishte bërë një gabim të madh që e hodhi tërmetin ndëshkues në kohën e qeverisjes së tij, por për këtë e kanë fajin gazetarët e kazanit që e kanë keqinformuar.

Nga paniku i përgjegjësisë për vdekjen e 51 vetave dhe dëmet kolosale që ka pësuar vendi, Edi Rama nuk po lë gjë pa bërë. Po luan teatër ku të mundet e si të mundet që të prekë njerëzit, që t’u thotë se ai është njeri i mirë, që i do ata si Gregu, veç që të mos mendojnë se ai ka ndonjë përgjegjësi për këtë që ndodhi.

Ndërkohë që në këtë aktrim bëri armik natyrën dhe Zotin dhe e harroi fare armikun që e ka përqeshur, kërcënuar e fyer pafund, opozitën, duke e ftuar atë të ulet në tryezë me të për të zgjidhur këtë hall të madh.

Harroi se tepsinë e donte të tërën për vete dhe tani që në tepsi ka mbetur vetëm përgjegjësia dhe vështirësia e pamasë që ka krijuar kjo tragjedi, e fton Lulzim Bashën t’i ndajë llokmat e boshësisë me të. Por nuk mjaftohet vetëm me këtë.

Ndërkohë që gjatë dymbëdhjetë vjetëve kryetar bashkie nuk la fushë futbolli e basketbolli pa e kthyer në shesh ndërtimi të pallateve monstra, shkon në spitale te fëmijët e plagosur të mbetur pa prindër e pa shtëpi dhe luan teatër me ta, duke u dhuruar topa basketbolli e duke u premtuar se do t’u sjellë fanellat e Ronaldos dhe Donarumës të firmosura prej tyre (sepse i ka miq të afërt).

Çmenduri! Por në këtë çmenduri nuk harron që të dëgjojnë të gjithë, që të mos shikojnë televizor dhe të mos hyjnë në “Facebook”, sepse atje (nënkuptohet) mund të dalin armiqtë që flasin për përgjegjësitë e tij. Të mjerët fëmijë! Kur t’i shohin këto filmime të rritur, do ta kuptojnë se kë kanë takuar në ditën e tragjedisë së tyre më të madhe.

Ajo që na ndodhi me këtë tërmet tragjik: vdekja e 51 personave, shembja apo kthimi në të pabanueshme i qindra, mos mijëra ndërtesave, trauma psikike e një populli të tërë, kostot që do të na duhet të paguajmë në të ardhmen, do të kishin qenë shumë herë më të vogla, ndoshta edhe të papërfillshme, sikur të mos kishim pasur në krye njerëz si Edi Rama me shokë, që kanë inkurajuar me veset e tyre pjesën më të keqe të njeriut shqiptar e që ia kanë dhënë në dorë fatet tona e të natyrës që kemi trashëguar nga paraardhësit pjesës më të mbrapshtë të shoqërisë.

Edi Rama, në 12 vjet kryetar bashkie, nuk bëri një plan urbanistik, i cili përcakton, përveç të tjerave, edhe lartësitë e ndërtesave sipas zonave sizmike dhe gjeologjike. Ai shkatërroi çdo institucion shtetëror që kontrollon mënyrën e ndërtimit, duke ua lënë në dorë gjithçka oligarkëve të tij sipas parimit “një pallat, një votë”.

Ai bëri gjithçka që të kontrollojë mediat, gazetarët dhe specialistët që duhet të informonin njerëzit edhe për rreziqet që paraqisnin këto lloj ndërtimesh. Nën shembullin e tij pararojë, kështu kanë vepruar në Durrës dhe kudo jo vetëm të tijtë, por edhe ata të opozitës.

Mënyra sesi i ka shpenzuar paratë publike për t’i shpërndarë nëpër duart e babëzitura (për një kilometër rrugë 20 milionë euro) ka bërë që trupat e shpëtimit, për turp të botës, të punonin me duar dhe lopata për nxjerrjen e viktimave.

Janë këto përgjegjësi morale dhe ligjore që e kanë panikuar Edi Ramën e që ai kërkon t’i verë në heshtje me çdo mjet, deri edhe me kërcënime mbylljeje të portaleve apo edhe me arrestime. E pra, të mos flasësh për përgjegjësi në këto ditë, është sikur të rrish të qash të vrarin në shtëpi pa kërkuar të dish se cili është vrasësi dhe nëse u kap apo jo. Është sigurt se në këtë rast ai do kryejë vrasje të tjera.

Thënë të gjitha këto për këtë njeri që meriton të ndëshkohet dhe jo t’i lihet në dorë menaxhimi i katrahurës së shkaktuar nga ky tërmet – nëse duam që të ngrihemi mbi të dhe jo të zhytemi edhe më – ngulmoj se vrasësi duhet kërkuar jo thjesht te ky njeri, por te një sistem dhe një kulturë që ka pjellë njerëz të tillë. Shtjellimin se çfarë kam parasysh me këtë po ia le shkrimit mbi reflektimet që më ngjalli shprehja e Ramës “pabesi e natyrës”.

Kërcet arma në Ksamil, një i plagosur rëndë

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Ksamil.

Burime thanë se një i moshuar, rreth të 70-tave, është transportuar në spitalin Rajonal të Sarandës, i plagosur me armë zjarri.

Identiteti i të lënduarit nuk bëhet i ditur, por mësohet se ai ndodhet në gjendje të rëndë.

Plagosja dyshohet se ka ndodhur në Ksamil në rrethana ende të paqarta.

Policia është njoftuar nga spitali lidhur me ngjarjen, që nga ana e saj ka nisur një hetim për zbardhjen e asaj ç’ka ndodhur.

Lojtari i Kosovës që kushton 50 milionë euro

Milot Rashica ka shkëlqyer në fundjavën e kaluar për Werder Bremenin, pasi e kanë mposhtur Wolfsburgun 3-2 në kuadër të javës së 13-të në Bundesligë.

Ylli vushtrrias shënoi dy gola në këtë ballafaqim, duke arritur që ta kthejë skuadrën e tij në rrugën e fitores pas 87 ditësh.

Te Werderi duket se asgjë nuk shkon pa Rashicën. Në shtator, reprezentuesi i Kosovës u rikthye nga lëndimi.

Që nga atëherë, ai ka shënuar shtatë gola në nëntë paraqitje për skuadrën gjermane.
Duke parë formën e tij të lartë, shumë skuadra janë të interesuara për Rashicën dhe sipas Bild, Werderi i ka caktuar vlerën lojtarit të ‘Dardanëve’.

Klubi nga Bundesliga thuhet se po kërkon 50 milionë euro nga shitja e 24-vjeçarit, derisa kontrata e tij skadon në verën e vitit 2022.

Bremeni ka tentuar që ta bind Rashicën që ta vazhdojë kontratën dhe klauzola e tij të rritet edhe më shumë, por një gjë të tillë nuk e ka pranuar lojtari.

Prokuroria shkresë bashkisë dhe policisë: “Mos kryeni asnjë prishje ndërtese pa na pyetur ne”!

Prokuroria e Tiranës ka filluar hetim në lidhje me tërmetin e 26 nëntorit. Prokuroria i ka dërguar një komunikatë bashkisë dhe policisë që të mos kryhet asnjë ndërtimin pa praninë e prokurorëve.

Prokuroria ka kërkuar që deri më datë 5 dhjetor të dorëzohen raportet.

Edhe pse një kërkesë është dërguar pranë policisë dhe bashkisë që më 27 nëntor, deri më sot nuk ka mbërritur në prokurori asnjë raport.

Përmes kërkesës Prokuroria e Tiranës kërkon që të dorëzohet raport i përpiktë me të gjitha banesat që janë dëmtuar nga tërmeti.

Po ashtu Prokuroria e Durrësit ka kërkuar sot konfiskimin e dokumenteve në zyrën e Urbanistikës.