23.5 C
Tirana
E premte, 22 Gusht, 2025

Supermashtruesi/ Pas 3 janarit nxirren në rrugë të madhe të prekurit nga tërmeti

Qeveria u ka kërkuar banorëve të prekur nga tërmeti që të dalin nga hotelet deri në 3 janar 2020. Zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, foli në emisionin ‘Kjo Javë’, në News24, për vendimin e qeverisë për të nxjerrë nga hotelet të gjithë qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Zv.ministrja Voda tha se hotelet duhet të lirohen, në mënyrë që të bëhen gati për sezonin turistik.  ‘Akomodimi ishte sfida më e madhe. Pasi u mbyll faza e kërkim shpëtimit, akomodimi ishte sfida më e madhe në afatshkurtër ne e zgjidhëm duke ofruar këtë standard në hotele, ku është marrë edhe ushqim.

Sigurisht që hotelet do të duhet të përgatiten, sepse fillon sezoni turistik ne ja kemi bërë të qartë, kemi qenë transparent me qytetarët e akomoduar në hotele, duke thënë që edhe Vitin e Ri do ta kalojnë në hotele, dhe me datat 3 maksimumi deri me 5 janar hotelet do të duhet të boshatisen, pasi do të fillojnë përgatitjen për sezonin turistik.

Ajo çfarë kemi sqaruar dhe po vazhdojmë të punojmë me punonjës të bashkisë Durrës, të paktën flas për qarkun Durrës kemi shkuar në këto hotele dhe po përpiqemi të sqarojmë qytetarët që të vijnë dhe të aplikojnë për bonus qiraje’, u shpreh zv.ministrja.

Si ka qenë interesi për aplikimin?

Interesi ka qenë shumë i madh. Po them deri tani, 4 mijë janë banorët e strehuar në të gjithë qarkun dhe vetëm për bashkinë Durrës, kërkesa për aplikim bonusi janë 3800, pra do të thotë që kalon pak numri. Interesi ka qenë shumë i madh. Ne bëmë edhe diçka të mirë, nëse në fillim ne si kriter patëm edhe kontratën e qerasë, gjë që vështirësonte marrëdhënien me tregun. Dhe biznesmenët, nëse mund t’i them kështu, përfituan nga kjo gjë dhe filluan të ngrenë tarifat e tregut. Atëherë ne çfarë bëmë? Jo më larg se 5 ditë ne kemi hequr si kriter kontratën e qerasë. Pra, nuk ua kërkojmë më banorëve kontratën e qerasë. Në Durrës, ka shumë njerëz që kanë edhe dy banesa, kanë shpi plazhi, etj, dhe mund të gjejnë hapësira për t’u strehuar edhe te të afërmit e tyre që edhe me kushte lehtësuese, mund t’i akomodojë ata.

A pritet që pas 5 janarit të ketë një kaos me bonuset e qerase?

Nuk e besoj, mund t’ju them që për bashkinë Durrës, deri me 31 dhjetor, janë depozituar në thesarin e shtetit në Bashkinë Durrës, 50 mln lekë të reja. Po këto janë këto janë vetëm për datën 31/12/2019. Për vitin e ri do të ketë një shumë edhe më të madhe, dhe unë besoj, që ne do të përpiqemi thash duke komunikuar edhe me qytetarin, dhënien e informacionit duke shmangur këtë kaos.

Si është procedura e aplikimit?

Është shumë e thjeshtë, mjafton fakti për të deklaruar që shtëpia është e dëmtuar dhe në rast se qytetari nuk e ka akt-konstatimin e gjen vetë bashkia. Gjendja familjare, karta e identitetit dhe një numër llogarie bankare.

Si është bilanci me inspektimet, me shtëpitë e dëmtuara?

Deri tani në Durrës janë kryer 26 mijë inspektime. Në fakt është një shumë e madhe, duke shtuar këtu faktin që këto janë më shumë të fokusuara te shtëpitë e dëmtuara. Pra, ne kemi vajtur aty ku ka patur më shumë kërkesa nga qytetarët dhe ku njësitë administrative dinë cilat janë zonat e dëmtuara. Por, në fakt nga inspektimet që janë bërë rezulton që në 88 % përafërsisht, shtëpitë janë të banueshme ose kanë nevojë për riparime të vogla. Dhe është vetëm një 15 % e banesave e dëmtuara rëndë.

Për pak ditë është ndërrimi i viteve, çfarë ka përgatitjesh ka nga ana e rendit…

Për shkak të mbledhjeve të shtabit që ne bëjmë, drejtori i policisë vendore, raporton edhe për masat në Durrës, dhe të ngjashme do të jenë edhe në qarqet e tjera. Do të ketë një organizim dhe një plan pune kryesisht të policisë rrugore, pra të mënyrës se si do të rregullohet qarkullimi në akset kryesore të qytetit. Do të shtohen patrullimet nëpër qytet, do të ketë një mbikëqyrje të territorit nga inspektorët e zonës, dhe do të jenë në gatishmëri edhe oficerët e policisë kriminale sepse dihet që nëpër këto periudha ka edhe ngjarje kriminale, si vjedhje etj. Po punojnë të treja këto struktura, me një plan të veçantë pune.

Çfarë po ndodh në PS? Ruçi mbledhje urgjente, shkarkohet kryetari i…

Gramoz Ruci ka mbledhur kryesinë e PS-së në Fier duke qenë se është edhe kreu i grupit të punës në qarkun e Fierit.

Në fund të mbledhjes mësohet se është shkarkuar kryetarja e PS-së në Bashkinë e Fierit Gentiana Cakrani. Mbledhja ka përfunduar rreth orës 19:00.

Burime brenda selisë roze në Fier pohuan se shkaku i shkarkimit është thyerje e rregulla të procesit zgjedhor në PS  dhe ndërhyrje ne proces.

Për të drejtuar PS-së janë ngarkuar deputetët Adelina Rista dhe Xhevit Bushi deri në zgjedhjen e kryetarit te ri të kësaj partie.

Vokshi reagon ndaj Ramës: I pashpirt, bën show neveritës me fatkeqësitë e njerëzve

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e ka cilësuar një shoë të shëmtuar, vizitën e kryeministrit Edi Rama tek burgu i grave.

Sipas Vokshit, Rama është i gatshëm që të përdorë vuajtjet dhe fatkeqësitë e tij njerëzore për të bërë propagandën e tij neveritës.

Ish-deputetja e PD e ka cilësuar Ramën hipokritin më të madh, duke shtuar se si mund të flasë për mbrojtjen e femrave njeriu i cili është shkaktari numër 1 i grave sot në Shqipëri.

Postimi i Vokshit

I pashpirt, pa asnjë ndjesi njerëzore, Edi Rama është i gatshëm të përdorë këdo në fatkeqësi për propagandën e tij neveritëse. Përdor gra të varfëra, të papuna; fëmijë të lënë jetimë prej neglizhencës së tij për sigurinë e banesave ku jetonin; persona me probleme mendore apo të moshuar. Në propagandën e tij, mashtrimi dhe hipokrizia nuk kanë limit.

Sot vendosi të përdorë gratë e burgosura, luajti rolin e të shqetësuarit për ato që po kalojnë vite të jetës së tyre në burg edhe sepse varfëria, papunësia, gjendja e rënduar ekonomike e sociale mund t’i kenë cuar të ndërmarrin vepra “ekstreme” për të cilat po vuajnë dënimin.

Në shkelje të ligjit e Rregullores së burgjeve, shtrëngoi të flisnin live gratë e burgosura. Redona (e mitur dikur), Ermira (me 3 fëmijë të vegjël, e ndarë nga burri) treguan që për shkak të moshës apo kushteve shumë të vështira ekonomike për të ushqyer fëmijët, ishin detyruar të tregëtonin drogë. Redona, Ermira apo gra të tjera po vuajnë dënimin me burg për trafikim substancash narkotike, ndërkohë që deri më sot asnjë bos droge nuk është kapur e aq më pak dënuar.

Nëse gratë janë sot viktimat më të mëdha të shoqërisë shqiptare, shkaktari numër 1 është Edi Rama.

Gratë vriten në mes të ditës, rrihen në mes të Tiranës, dhunohen nga persona të veshur me uniformë sepse dhunuesit mbrohen nga Edi Rama, sepse institucionet shtetërore nuk janë në mbrojtje të grave por në shërbim të dhunuesve, kriminelëve, trafikantëve.

Zgjidhja për gratë nuk është shoë me kamera. Ato duan siguri financiare, duan punë, duan siguri për fëmijët, duan shkolla dhe kopshte më të mira për ta. Në gjithçka duan gratë për familjet e tyre Edi Rama ka dështuar. Gratë e dinë këtë dhe ia kanë hequr vizën me kohë, vetëm kështu mund të shpëtojnë liritë që u kanë ngelur!!

 

Banorëve të Thumanës u kërkohet të dalin nga hoteli ku strehohen, reagon ish-deputetja

Banorët e Thumanës të cilët humbën shtëpitë pas tërmetit të 26 nëntorit, sot po përballen me një tjetër fatkeqësi.

Atyre iu është kërkuar që të firmosin daljen nga hotelet dhe të shkojnë në shtëpi me qira, ndërsa si ndihmë ju është ofruar vetëm 30 mijë lek të vjetra për frymë.

Ish-deputetja demokrate, Lindita Metaliaj, e cilëson këtë veprim si sjellje kriminale të shtetit ndaj shqiptarëve.

Sipas saj propaganda rilindase ka rënë përfundimisht, dhe asnjë nga premtimet që ju bë banorëve të prekur nga tërmeti nuk është mbajtur.

Postimi i Metaliajt

Banorët e Thumanës apelojnë për ndihmë!

Shteti po i vret per se dyti!

Krim shteteror pas termetit te 26 nentorit!

Qeveria e paaftë dhe e dështuar tashmë sillet në mënyrë kriminale me qytetarët e saj!

Sot përfaqësues nga Bashkia Krujë u kanë kërkuar banorëve të firmosin për të dalë nga ambientet e hotelit ku strehohen dhe të kërkojnë banesa me qera duke ju ofruar vetem 30 mijë lekë të vjetra për frymë.Kjo sjellje kriminale dëshmon edhe njëherë braktisjen e këtyre banorëve duke tentuar ti hedhin në rrugë,pa mbështetje e përkrahje nga shteti i falimentuar i propagandës dhe i hajdutërise!

Ata nuk pranojnë të nënshkruajnë asgjë,dhe sot ata kane refuzuar edhe drekën.

Dëgjoni dëshmitë e tyre!

Tërmeti zbardh korrupsionin, si u zhdukën 1 milionë euro në dy shkolla në Thumanë e Borizanë, zhduket dokumentacioni

Përfaqësues të Partisë Demokratike denoncuan këtë mesditë abuzimin, që kap vlerën e rreth 1 milion eurove, dhe që bëhet fjalë për rikonstruksionin e dy shkollave të shkatërruara plotësisht nga tërmeti i 26 nëntorit në Thumanë dhe Borizanë.

“Tërmeti i 26 nëntorit ka nxjerrë në pah tërmetin e vjedhjes dhe korrupsionit me fondet publike nga qeveria dhe Bashkia e Krujës. Dy shkolla janë shkatërruar plotësisht në Thumanë dhe Borizanë, por dokumentet për tenderat përkatës janë zhdukur nga sistemi”.

Albana Vokshi, Çlirim Gjata dhe Dashamir Hidraliu, sekretari i degës PD Krujë, i cili humbi motrën dhe nipin në një nga pallatet e shembur në Thumanë, sollën në vëmendjen e publikut pasojat e tërmetit.

“Janë mbi 1 milionë euro të zhdukura. Në Thumanë, nga shkolla 9 vjeçare “Ramazan Jangozi” kanë mbetur vetëm një grusht tullash të thërrmuara, pasi ajo u prish me shpejtësi nga qeveria, e cila, bashkë me dokumentet e tenderit, ka zhdukur çdo gjurmë për përgjegjësit e shembjes së shkollës.

E njëjta situatë është edhe në Borizanë. Pak ditë pas tërmetit pritej inaugurimi i saj, por tani ajo është e shkatërruar. Nëse tërmeti do të kishte rënë gjatë kohës së mësimit, pasojat do të ishin katastrofike.

PD i kërkon prokurorisë të mos vonojë hetimin për këto dy shkolla fantazëm, për 1 milionë eurot e zhdukura, për këdo që ka vjedhur dhe ka vënë në rrezik jetët e mbi 700 nxënësve dhe mësuesve”, thanë ata, teksa panë nga afër situatën pas më shumë se 1 muaji nga tërmeti.

DENONCIMET E PËRFAQËSUESVE TË PARTISË DEMOKRATIKE NGA THUMANA DHE BORIZANA
DASHAMIR HIDRALIU, SEKRETAR PD, DEGA KRUJË, SHKOLLA “RAMAZAN JANGOZI”, THUMANĒ

Shkolla ka qenë dy katëshe. Rikonstruksioni i është bërë para një muaji e gjysëm. Është shembur, me datë 27 Nëntor nuk ka pasur asnjë tullë. Kështu siç është tani, e kanë pastruar e kanë mbuluar me çakull, se përse, e dinë vetë këta.

Nëse do të shembej ditët kur fëmijët do të ishin në mësim, 200 fëmijë ishin këtu, do të kishim masakër. Është shembur pasi është bërë rikonstruksioni.

ALBANA VOKSHI, SHKOLLA “RAMAZAN JANGOZI”, THUMANË
Nga informacionet që ne kemi, rikonstruksioni ka kushtuar mbi 580 milionë lek, nëse shtojmë edhe fondet për kompaninë që mbikëqyr punimet, në total mbi 650 milionë lekë.

Tani është një shkollë fantazëm. Nuk ekziston. Nëse tërmeti do të ndodhte ditën dhe qindra fëmijë do të ishin në shkollë, kosto humane tek fëmijët do të ishte katastrofike, shto këtu edhe mësuesit, sepse edhe mësuesve duhet t’u sigurohen kushte mësimdhënie me standarde.

Jemi këtu për të denoncuar një histori tjetër vjedhje, abuzimi financiar, korrupsioni. Shkolla 9 vjeçare Ramazan Jangozi për të cilën janë shpenzuar 650 milionë lek ose 600 mijë euro u shemb vetëm 1 muaj pas rikonstruksionit, sepse është një histori vjedhjeje dhe korrupsioni galopant, mund ta quajmë edhe një akt kriminal, ky është një akt i pastër kriminal l, sepse mund të kishte pasoja katastrofike mbi fëmijët tanë.

Tashmë kjo shkollë nuk ekziston, dokumentacioni i tenderit është zhdukur nga sistemi. Duket sikur ky proces tenderimi nuk është bërë asnjëherë. Dikush nga lart ka urdhëruar jo vetëm që të shembë brenda natës shkollën për të zhdukur gjurmët e krimit por që të zhduken të gjitha dokumentet në sistem.

Kjo është arsyeja që ne si PD nxisim prokurorinë që të kryejë hetime të thelluara mbi çdokënd që ka firmosur e vulosur që nga procesi i tenderimit të këtij rikonstruksioni të shkollës, që nga projektuesit që nga ata që e kanë kontrolluar, kolauduar, certifikuar dhe, së fundmi, e kanë marrë në dorëzim shkollën, e cila u dëmtua nga tërmeti dhe u zhduk të nesërmen me urdhër nga lart.

Ne nxisim prokurorinë të hetojë, të çojë para drejtësisë çdokënd që ka cenuar jetën e fëmijëve. Çdokush duhet të shkojë para drejtësisë, çdokush që kryen një krim duhet ndëshkuar.

Partia Demokratike do të jetë në terren për të denoncuar të gjitha rastet e abuzimit dhe të vjedhjes me fondet e taksapaguesve jo vetëm të Thumanës, të Krujës por edhe taksapaguesve shqiptarë, sepse rikonstruksioni i kësaj shkolle ka qenë bashkëpunimi i Ministrisë së Arsimit me Bashkinë Krujë.

Ne do të jemi në terren, do t’i denoncojmë të gjitha këto akte abuzimi dhe akte vjedhjeje për të siguruar që të gjitha shkollat jo vetëm në zonat e dëmtuara nga tërmeti, por të gjitha shkollat në Shqipëri të jenë të certifikuara përsa i përket sigurisë së konstruksionit dhe sigurisë së ndërtesave, sepse nëse një qeveri nuk siguron dot jetën e fëmijëve duhet të bjerë dhe duhet të ikë.

DASHAMIR HIDRALIU, SEKRETAR PD, DEGA KRUJË
Shkolla tjetër këtu ngjitur është ndërtuar në vitin 2011, nuk ka luajtur asnjë suvatim. Ka kushtuar më pak se rikonstruksioni i kësaj.

ÇLIRIM GJATA, SEKRETAR PËR ÇËSHTJET LIGJORE PD, BORIZANË
Shkolla e mesme e bashkuar e Fshatit Borizanë, është shkollë fillore dhe e mesme, ka pasur rreth 300 nxënës, nga mosha 6 deri në 18 vjeç. Zoti i ka shpëtuar nga një masakër tjetër, sepse tërmeti nuk ka qenë në orët e ditës. Ka të njëjtën specifikë si në Thumanë ku u zhdukën gjurmët, është rikontsruktuar rreth 550 mijë euro.

Pak ditë përpara inaugurimit, ka ndodhur tërmeti dhe tani është jashtë funksionit. Duhet të bëhet nga e para, sepse është e rrezikshme për jetën e fëmijëve.

Fakti flet vetë për korrupsion dhe abuzim. 615 milionë lekë rikonstruksion të ikura brenda ditës dhe të dala jashtë funksionit. Çfarë rikonstruksionesh bëhen, thjesht fasadë, lyerje me bojë, kjo është e papranueshme.

Është rrezikuar jeta e fëmijëve këtu. Do të ndodheshim përpara një katastrofe të tmerrshme humanitare.
Korrupsioni duhet të hetohet nga prokuroria, nga i pari deri tek i fundit. Në qoftë se në Thumanë ishin zhdukur gjurmët këtu si duket e kanë pasur të pamundur. Atje u shemb ndërsa këtu është jashtë funksionit. 615 milionë lek jashtë funksionit. Dikush duhet të përgjigjet.

ALBANA VOKSHI, BORIZANË
Shkolla e mesme e bashkuar e Borizanës e cila sot është me dyer të mbyllura dhe mbi 500 fëmijë sot mësojnë në Fushë Krujë ose në Thumanë, shkolla e zhdukur tashmë e kthyer në një shkollë fantazëm e Thumanës, Bubqit, shkollat e tjera të cilat janë shndërruar tashmë në rrënoja apo u është vënë shiriti i mbylljes, janë pasoja jo të tërmetit, por të tërmetit të hajdutërisë dhe korrupsionit galopant.

Këto shkolla të mbyllura apo shkollat e rrënuara të shkatërruara e kanë rrëzuar propagandën e Edi Ramës, Artur Bushit dhe kryetarëve të tjerë të bashkive dhe qeveritarëve të ngjashëm të tyre.

Këto shkolla janë dëshmi se me propagandë, me ngjyra të ndezura nuk sigurohet dot jeta e fëmijëve, ndaj e përsëris apelin, duhet hetuar dhe çdokush që ka cenuar jetën e fëmijëve duhet të shkojë përpara drejtësisë dhe duhet të dënohet.

Nëse prokuroria nuk heton në kohën e duhur në raste të tjera fatkeqësish kostoja humane do të jetë shumë herë më e madhe. Apeli ynë është të mbrojmë jetën e fëmijëve, të mbrojmë të ardhmen tonë.

Dy vjet pas fillimit të procesit të vetingut 223 gjyqtarë e prokurorë kane kaluar skanerin për pasurinë, pastërtinë e figurës dhe përgatitjen profesionale.

Komiteti Shqiptar I Helsinkit ka monitoruar të gjithë procesin e vetingut prej fillimit të tij dhe konstaton se ai po ecën me ritme të ngadalta pasi vetëm 27 % e subjekteve kanë kaluar fazën e pare.

Nga analiza e vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit rezulton se pas dy viteve janë larguar nga sistemi I drejtësisë 125 gjyqtarë e prokurorë. 83 magjistratë janë shkarkuar nga Komisioni I Pavarur u Kualifikimit, ndërsa 42 janë larguar pasi kanë dhënë dorëheqjen apo kanë dalë në pension. KPK ka shkarkuar 50 gjyqtarë, 31 prokurorë dhe 2 ndihmës ligjorë.

Ndër arsyet e shkarkimit dominon pasuria e pajustifikuar, pasi 35 magjistratë janë shkarkuar për këtë; 1 magjistrat është shkarkuar për kriterin e pastërtisë së figurës dhe 47 janë shkarkuar për më shumë se një kriter.

2 vjet pas fillimit të vetingut; 97 magjistratë kanë kaluar të gjitha verfikimet e janë konfirmuar në detyrë nga Komisioni I Pavarur I Kualifikimit; 40 prej tyre janë gjyqtarë dhe 48 janë prokurorë.

Ndërsa në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit janë kryer 102 ankime. Pjesën më të madhe të ankimeve në Kolegj e kanë bërë vetë subjektet e rivlerësimit, 73 raste; ndërsa Komisioneri Publik ka ankimuar 29 vendime të shkallës së parë, KPK.

Që prej fillimit të punës Kolegji I Posaçë I Apelimit ka dhënë 46 vendime. Në 32 raste KPA ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe vetëm në 9 raste Kolegji e ka ndryshuar këtë vendim.

Po shkon viti i vrasjes së shpresës, një vit i ri kalendarik po vjen

Bujar NISHANI

Viti 2019 që po shkon do të mbahet mend gjatë në memorien tonë kolektive si një prej viteve më dëshpërues që prej fillim viteve ‘90 kur shqiptarët besuan e shpresuan në ndërtimin e një realiteti mbi mundësitë, vlerat, normalitetin në jetën e tyre.

Dekadat e përshkuara deri në fundin e këtij viti kanë prodhuar plot realitete kontroverse, kanë sjellë zhvillime por dhe dështime, arritje por dhe ngecje, zhgënjime por edhe shpresë.

Viti që po lëmë pas qendërzoi gjithë mbrapshtinë e akumuluar në 6 vite prej revanshit që morën ; antivlerat ndaj vlerave, modeli i të ligut fuqizuar me pushtet ndaj dhunimit të qytetarit në mëshirën e fatit, të tradhëtisë maskuar ekranesh ndaj plagës ende pambyllur të genocidit, të makutërisë zhvatëse të xhahilëve ndaj nevojës për mbijetesë shqiptarësh në spitale skandaloze, shkolla e kopshte mjerane, rroga e pensione që rrudhen, të babëzisë së të ligut ndaj shpresës së vrarë.

Një vit i realitetit të trishtë, që si për ta “noterizuar” mbrapshtinë e tij konkludoi me pabesinë e natës së 26 nëntorit për mijëra familje shqiptare.

Ne po lëmë pas një vit ku shtetit ju ngjesh fort imazhi i gangsterrit që grabit, vret, gjobit, shantazhon, dhunon e trafikon me fuqinë e pushtetit që fytyra nuk i nxihet për asgjë.

2019-ta do të mbajë mbi vete shembullin e shëmtuar se si kërcënimi, mashtrimi, korrupsioni ndau, përçau, kompleksoi dhe rrënoi d’lirësinë, besimin dhe vizionin e protestës së rinisë studentore.

Megjithëse ky ishte viti i protestave në mbarë botën, në Shqipëri nxiu dhuna policore e gazit helmues mbi qytetarët dhe shtretërit e fëmijëve të parritur mu në mes të gjumit nën kulmin e shtëpive të tyre ngritur me dhimbje të gjakut e sakrificës.

2019-ta, na tregoi se si mund të degradojë pushteti më i lartë, Parlamenti, nga një drejtues, kontrollues e korrigjues i paudhësive qeveritare në një ombrellë dhe maskë e fshehjes së vjedhjeve që pushteti i bën popullit.

Viti i mbrapshtë që po lemë pas ishte radiografia e shtetit të shpartalluar kur mijëra qytetarë në administratën publike prej muajsh nuk ju paguheshin sigurimet shoqerore.

Vetëm në rregjimin e rilindasve ndodhi që shteti vjedh shtetin duke vjedhur dhe pleqërinë e qytetarëve të vet.
Me atë akt skandaloz nuk “shkëlqen” vetëm vjedhja e shtetit por dhe humbja e disa viteve të së drejtës për pensionin e pleqërisë atyre mijëra shqiptarëve.

Ky do të kujtohet përherë si viti i arrestimeve politike të deputetëve të opozitës dhe gazetarëve të medias prej prokurorëve xhahilë të gjyqeve politike në diktaturën hoxhiste që sot ngjiten përsëri në majat e gjoja drejtësisë.

Rasti kriminal i arrestimit policor të një besimtareje të devotëshme katolike pse përcillte rrjetet informative të Vatikanit mbi rreziqet e mundëshme të pas tërmetit, nuk do të mund të harrohet asnjëherë.

Ky ishte viti i shpërthimit të tradhëtisë kombëtare prej të kapurve peng nga qarqet më barbare shqiptarofobe, furia e urrejtjes së të cilëve ja fluturojë edhe maskën e kapur fort me thonjë korrupsioni mbi fytyrën e tradhëtarëve.

Po shkon viti i varfërisë, depersonalizimit, vrasjes së shpresës dhe përzënies masive të shqiptarëve prej votrës !
Një vit i ri kalendarik po vjen.

Shansi i tij i vetëm do të jetë; nëse paudhësitë, mbrapshtësitë, ligësitë që na shkaktuan barbarët vitin që po shkon, të na kthehen në mësime për të projektuar një rrugëtim ndryshe

Video/ Zhupa: Veliaj ve në dyshim autoritetin e Ramës, nuk zbaton VKM që ndalon…

Ina ZHUPA

Banorët e Tiranës ende janë pa strehe edhe pa siguri pas termetit ndërsa Veliaj shtron darka festive edhe kundër urdhërit dhe VKM së Rames!

Pasi e urdhëroj të lyej shkallët e një banese sociale, pasi e turpëroi publikisht kur i tha se “nëse të duhet, ti e ha të gjalle gjelin e detit”, Erion Veliaj ka gjetur një formë hakmarrje ndaj Rames, duke i vënë në dyshim autoritetin!

Në kundërshtim me VKM e Ramës, dhe me deklaraten e tij publike që: “Askush nuk duhet të dedikoje fond nga institucione buxhetore apo jo buxhetore, nga institucionet të qeverisjes vendore për vitin e ri, për darka e për valle”, Veliaj ka vazhduar ahengun festiv me administratorët e bashkise, anëtarë të këshillit bashkiak dhe të ftuar të tjerë të tij.

Shqipëria Solidare është thjeshtë sllogani, për qejfet e tyre edhe paratë për oligarket nuk kanë luajtur asnjë qindarkë!

Ina K. Zhupa

Banorët e Tiranës ende janë pa strehe edhe pa siguri pas termetit ndërsa Veliaj shtron darka festive edhe kundër urdhërit dhe VKM së Rames! Pasi e urdhëroj të lyej shkallët e një banese sociale, pasi e turpëroi publikisht kur i tha se “nëse të duhet, ti e ha të gjalle gjelin e detit”, Erion Veliaj ka gjetur një formë hakmarrje ndaj Rames, duke i vënë në dyshim autoritetin! Në kundërshtim me VKM e Ramës, dhe me deklaraten e tij publike që: “Askush nuk duhet të dedikoje fond nga institucione buxhetore apo jo buxhetore, nga institucionet të qeverisjes vendore për vitin e ri, për darka e për valle”, Veliaj ka vazhduar ahengun festiv me administratorët e bashkise, anëtarë të këshillit bashkiak dhe të ftuar të tjerë të tij.Shqipëria Solidare është thjeshtë sllogani, për qejfet e tyre edhe paratë për oligarket nuk kanë luajtur asnjë qindarkë!

Gepostet von Ina K. Zhupa am Samstag, 28. Dezember 2019

Qeveria diskriminoi personat me aftësi të kufizuar duke mos i paguar pagesën e fundvitit

Nga Oriola Pampuri

Qeveria penalizoi këtë fundvit edhe personat me aftësi të kufizuar, specifikisht, personat e verbër. Jeta e personave me aftësi të kufizuar është vështirësuar vitet e fundit, falë politikave sociale të ndertuara nga qeveria, në disfavor të tyre.

Në takime të shumta që kam patur me ta, jam njohur me të gjitha vështirësitë dhe diskriminimin me të cilët ata përballen cdo ditë të jetës së tyre, sikur të mos i mjaftonte vështiresia që kanë dhe pengesat që ajo u sjell. Këtë fakt e ka vënë në pah dhe Komuniteti Special i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, i cili e vlerëson të papranueshme dhe të rëndë punën e qeverisë dhe situatën aktuale të këtyre personave në Shqipëri.

Këtë fundvit kjo kategori u penalizua duke mos I paguar pagesën e fundvitit, e cila është detyrim ligjor, dhe e kundërta, pra mospagimi është shkelje ligjore. Madje edhe reforma e ndërmarrë me VKM 380 të datës 5.06.2019, ka në focus të ulë pagesat në masën 27 % të buxhetit për PAK.

Të mos paguash apo shpërblesh personat me aftësi të kufizuar, në prag të festave duke I diskriminuar përballë atyre pak kategorive për të cilët u menduan shumë t’I vendosnin një shpërblim tallës e qesharak, sic ishte shpërblimi I pensionistëve, është si të vendosësh barrierë në rrugën e vështirë që kjo kategori përzgjedh të përshkojë. Kjo qeveri nuk kurseu as këta persona, ndërkohë, është e kujdeshme e nuk harron kurrë të shpërbleje me 150 milion dollare, oligarkët, miqtë besnikë të xhepave të tyre.

Vidal i shpall “luftë Barçës”

Arturo Vidal i shpall luftë Barcelonës vetëm e vetëm për t’u transferuar te Interi në merkaton e dimrit.

Nëse nga njëra anë klubi katalanas kërkon ta mbajë me kërkesë të trajnerit Valverde dhe yllit të skuadrës Lionel Messi, në krahun tjetër është mesfushori kilian që kërkon të largohet me çdo kusht për t’u vendosur në dispozicion të Antonio Contes te Interi.

Sëfundmi Vidal e ka rritur shumë tensionin mes tij dhe klubit dhe gjithçka ka të bëjë me disa bonuse në kontratën e 32-vjeçarit para të cilat Vidal nuk i ka marrë nga Barcelona, mbi 2 milionë euro.

Ky është një lajm që bën të lumtur drejtuesit e Interit të cilët e kanë bërë ofertën e parë për Vidal ndërkohë që kanë arritur edhe akordin ekonomik me futbollistin për një kontratë për 2 vite e gjysmë me një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon, deri në verën e vitit 2022.

Nuk është arritur ende marrëveshja me Barçën për mbretin “Artur” pasi blaugranat kërkojnë disa milionë euro më shumë se 12 milionët që ka ofruar Interi për kartonin e 32-vjeçarit, por tensioni i krijuar mes palëve sëfundmi e afron mesfushorin më shumë me Interin dhe gjasat janë që marrëveshja të arrihet gjatë ditëve të ardhshme.

Vidal është objektivi i parë i Contes në merkato për mesfushën, ndërkohë që ndiqen me vëmendje edhe Dejan Kulusevski që luan për Parmën por që është në pronësi të Atalantës dhe Rodrigo De Paul i Udineses.

Publikohet dokumenti: Ja firma e Spartak Brahos ndaj një 16 vjeçari…

Edhe pse në azil, Agron Tufa i ka publikuar këtë të premte disa dokumente të reja, që faktojnë akuzat në drejtim të deputetit Spartak Braho.

Sipas Tufës, deputeti që ai e akuzon për kërcënime ndaj jetës, ka qenë një ndër xhelatët e kohës së komunizmit. Tufa sot ka publikuar një dokument, ku pretendon se Spartak Braho ka firmosur dënimin me vdekjé të minorenit Gjergj Hani gjatë periudhës së diktaturés.

STATUSI I TUFES

Epo kur të merr nëpër gojë një kriminel e xhelat i diktaturës më genocidiale në botë, si Spartak Braho; kur të merr nëpër gojë, të shpif e të kërcënon, të jep dhe këshilla si të shkruash, ai që të vetmen bukuri njeh shaptilografimin e formulit të vendimeve të tij me vdekje; kur përdor ironinë e të bën moral ai që ka dhënë dënime politike me vdekje; kur të akuzon për korrupsion, ai që sekuestroi serverin e tatimeve sapo erdhi në pushtet; kur të bën moral ai që ka dënuar politikisht minorenë, atëherë shkon idioma “Hapu dhé të futem!”
Sikur vetëm një sekondë ta imagjinoja veten “spartak”, në gjysmën e dytë të sekondës do ia kisha hequr rrufeshëm vetes në sheshin “Skënderbej”!

Njihuni me punët e ra të Spartakiadës: dosja e dënimit të minorenit Gjergj Hani.

Ish i dënuari Gjergj Hani (dhe tok me të dhe ne) e ka (kemi) xhelatin e tij (tonë) deputet në Komisionin e Ligjeve, që dmth, ai edhe sot “bën Ligjin”. Gjithë sa thamë është mirë të shoqërohet me këngën e Dervish Shaqes “O moj Shqypni o mos thuej se mbarova!”