23.5 C
Tirana
E shtunë, 10 Maj, 2025

I Sëmuri nuk di ç’nxjerr nga goja: “Qenefet në Shqipëri dhe Kosovë mos i lexoni”…

Rama ka bërë një videoselfie të fundit ku njofton se në të gjithë këtë situatë pasditen e nesërme do të ndalet në Romë, ku do të ketë një komunikim në “porta-porta”.

Fill pas kësaj kreu i qeverisë njofton se do të kthehet në Shqipëri, për të qenë i pranishëm seancën e të enjtes në Kuvend, ku do të kalojë projektbuxheti i ndryshuar për vitin e ardhshëm.

Edhe këtë treminutësh online nuk kishte si mos ta shfrytëzonte për të sulmuar mediat, e kryesisht ato online, të cilat i ka konsideruar qenefe, ndërsa në të njëjtin thesë ka futur dhe mediat e Kosovës.

“Miq të mi detyra më kërkon që të largohem sot drejt Londrës për Samitin e Natos, nesër pasdite, gjatë rrugës në kthim, do të kem një ndalesë në Romë, ku do të kërkoj solidaritet nga shtëpia jonë e dytë, Italia, do të kem një bisedë në porta-porta. Do të jem në mbledhjen e qeverisë të enjten në në mëngjes, dhe më pas në seancën e jashtëzakonshme në Kuvend.

Asnjë merak për këto 24 orë që nuk do të jem fizikisht, se do të jemi në komunikim me ministrat, dhe gjithçka do të vazhdojë sipas planit, pasi pas meje qendrojnë ministrat, zëvendësministrat dhe të gjithë miqtë tanë.

Valët e tërmetit janë ulur fare, do të përkujdesemi për çdo familje që është në hall, qytetarët nga zonat e fshatit që me të drejtë nuk lëvizin dot nga toka do i pajisim me çadra për së mbari. Ne nuk po rrimë duarkryq.

Nuk do të flëmë gjumë pa mbuluar me strehë nevojtarin e fundit, të gjithë. Ju përgjërohem sa më pak televizor, sa më pak portale dhe qenefe dixhitale, të keqen e qenefit, ndjesë për gjuhën por për fat të keq njësoj janë dhe mediat e Kosovës, çfarë nuk të vret të bën më të fortë. Lavdia më e madhe është të ringrihesh sa herë që rrëzohesh, Shqipëria do të ngrihet më e fortë”, u shpreh Rama në videon e postuar në Facebook.

Katet shtesë të Sadri Abazit sollën katastrofën e pallatit në Durrës

Babëzia e ndërtuesve të pushtetit që mbajnë edhe poste të larta publike kanë bërë që pasojat e tragjedisë së tërmetit të jenë edhe më të mëdha. Durrësi është qyteti më i goditur dhe tani ka nisur të bëhet transparencë edhe mbi shkaqet e tjera të rrënimit të pallateve.

Një ndër këto është babëzia e ndërtuesve me imunitet politik. Sadri Abazi është njëri prej tyre. Ai ka ndërtuar kate shtesë mbi lejen e ndërtimit uke sjellë tani një katastrohë në një pallat gjigand banorët e të cilit i kanë blerë hyrjet shumë shtrenjtë.

I mbetet Prokurorisë që të reagojë dhe të vendosë drejtësinë për çdo shkelje që ka sjellë pasoja mjaft të rëna për qytetarët durrsakë.

Fatbardha Kadiu denoncon katet shtese te Sadri Abazit dhe veprimin kriminal pas termetit: Sadri Abazi dhe babezia e rilindjes. Ky njeri eshte për burg.

Brenda 24 oreve të termetit vjen në zonen e plazhit të prish me urgjencë dy kate shtese të ndertuara pa leje. Lart dallohen prishjet.

Liria e mediave po përjeton ditët më të vështira! Reagon Berisha: Ndal dorës së xhelatit të fjalës së lirë!

Nga Sali BERISHA

Mbyllja e portalit tjetër të njohur “Brryli Broadway”, një akt tjetër kriminal i Edvin Kristaq Xhelatit.

Liria e mediave po përjeton ditët më të vështira. Edvin Kristaq Xhelati mbylli edhe portalin tjetër të mirënjohur dhe të pavarur, “Brrylli Broadway”, pasi ai ka kritikuar menaxhimin e falimentuar të situatës pas tërmetit nga ai dhe narkoqeveria e tij.

Ky akt kriminal ndaj fjalës së lirë vjen në vazhdim të një përpjekjeje të pashembullt për të rikthyer censurën dhe si hakmarrje e ulët e primitive për kritikat e këtij portali ndaj Edvin Kristaq Xhelatit dhe dështimit të tij në menaxhimin e gjendjes të krijuar nga tërmeti në vend.

Ky vendim tregon se si po keqpërdor Edvin Kristaq Xhelati, shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend të Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, për të shuar urrejtjen dhe ushtruar hakmarrjen e tij ndaj mediave të pavaruara joqeveritare dhe vendosur censurën e tij.

Kështu, pas mbylljes së portalit JOQ, censurimit të editorialit të gazetës “Dita”, arrestimit për statusin e Fb të studentes Xhulia Aliaj, ndalimit të përkohshëm të portalit “Dosja.al” me kriminelë të fjalës së lirë që kontrollohen nga zyra e tij, Edvin Kristaq Xhelati mbylli edhe portalin e njohur “Brryli Broadway”.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këto akte kriminale, antikushtetuese të Edvin Kristaq Xhelatit ndaj fjalës së lirë që po zbaton në Shqipëri praktika të njëjta me ato të Koresë së Veriut dhe Iranit.

Kërkoj zhbllokimin e menjëhershëm të portaleve të bllokuara dhe i bëj thirrje organizatave ndërkombëtare dhe vendeve të lira mike që mbrojnë lirinë e mediave si një vlerë themelore të shoqërisë së lirë, të dënojnë qëndrimet staliniste të Edvin Kristaq Xhelatit ndaj mediave me të cilat ky bastard i bllokmenëve hoxhistë kërkon të rikthejë censurën e kohës së etërve të tij mizorë.

Ky njeri meriton të ndëshkohet, jo t’i lihet në dorë menaxhimi i katrahurës

Shumë njerëzve u ka bërë përshtypje përdorimi nga Edi Rama i shprehjes “pabesi e natyrës” në mesazhin e parë të ditës së tërmetit. Personalisht më bëri të qesh hidhur, por edhe më futi në reflektim.

Qesha duke thënë me vete se edhe në këtë rast ky njeri, që nuk mund të komunikojë veçse në mënyrë manipulative, nxitoi të gjejë armikun për t’ua hedhur si kockë njerëzve, me synim që të largojë çdo përgjegjësi nga vetja. Qeshja ishte e hidhur, sepse, duke dëgjuar ato fjalë, thashë me vete se edhe kësaj here, me ç’duket, faji do të mbetet jetim.

E vërteta është se edhe sikur ta marrim natyrën si një qenie me vullnet e qëllime të mbrapshta ndaj njerëzve, nuk mund të thuhet se na ka bërë një pabesi, sepse ajo na ka paralajmëruar vazhdimisht se herë pas here do të na tregojë se është më e fortë se ne.

Paralajmërimin e fundit ajo na e dha vetëm para dy muajsh në tërmetin e 21 shtatorit. E megjithatë, fjala e parë që i doli këtij njeriu nga goja, ishte fjala “pabesi e natyrës” dhe jo përgjegjësitë që kemi ne për shkallën e tragjedisë që krijoi ky tërmet.

Pas disa ditësh, ngaqë e kuptoi se kishte shkuar larg me përdorimin e natyrës si armik apo ndoshta kur pa se kishte shkaktuar zemërimin e besimtarëve, që punë të tilla si tërmetet ia atribuojnë Zotit, i cili nuk mund të jetë armik dhe i pabesë ndaj krijesave të tij, manipulatori gjeti një shprehje tjetër: “është e shkruar” u thoshte njerëzve, duke ia vënë përgjegjësinë e vdekjes së 51 qyqarëve Zotit.

Por, në këtë rast, harroi se ata që besojnë në Zot, punë të tilla si tërmetet i quajnë ndëshkime për shoqëri keqbërësish që janë zhytur në krim e degjenerim. Duket që ky tërmeti e ka çoroditur shumë Ramën, sepse e ka zënë paniku i përgjegjësisë.

Me siguri sikur t’i dilte vetë Zoti përpara, do t’i thoshte se korrupsionin e degjenerimin, për të cilin ai i ndëshkoi shqiptarët, e kishte krijuar opozita deri në 2013 e se ai kishte bërë një gabim të madh që e hodhi tërmetin ndëshkues në kohën e qeverisjes së tij, por për këtë e kanë fajin gazetarët e kazanit që e kanë keqinformuar.

Nga paniku i përgjegjësisë për vdekjen e 51 vetave dhe dëmet kolosale që ka pësuar vendi, Edi Rama nuk po lë gjë pa bërë. Po luan teatër ku të mundet e si të mundet që të prekë njerëzit, që t’u thotë se ai është njeri i mirë, që i do ata si Gregu, veç që të mos mendojnë se ai ka ndonjë përgjegjësi për këtë që ndodhi.

Ndërkohë që në këtë aktrim bëri armik natyrën dhe Zotin dhe e harroi fare armikun që e ka përqeshur, kërcënuar e fyer pafund, opozitën, duke e ftuar atë të ulet në tryezë me të për të zgjidhur këtë hall të madh.

Harroi se tepsinë e donte të tërën për vete dhe tani që në tepsi ka mbetur vetëm përgjegjësia dhe vështirësia e pamasë që ka krijuar kjo tragjedi, e fton Lulzim Bashën t’i ndajë llokmat e boshësisë me të. Por nuk mjaftohet vetëm me këtë.

Ndërkohë që gjatë dymbëdhjetë vjetëve kryetar bashkie nuk la fushë futbolli e basketbolli pa e kthyer në shesh ndërtimi të pallateve monstra, shkon në spitale te fëmijët e plagosur të mbetur pa prindër e pa shtëpi dhe luan teatër me ta, duke u dhuruar topa basketbolli e duke u premtuar se do t’u sjellë fanellat e Ronaldos dhe Donarumës të firmosura prej tyre (sepse i ka miq të afërt).

Çmenduri! Por në këtë çmenduri nuk harron që të dëgjojnë të gjithë, që të mos shikojnë televizor dhe të mos hyjnë në “Facebook”, sepse atje (nënkuptohet) mund të dalin armiqtë që flasin për përgjegjësitë e tij. Të mjerët fëmijë! Kur t’i shohin këto filmime të rritur, do ta kuptojnë se kë kanë takuar në ditën e tragjedisë së tyre më të madhe.

Ajo që na ndodhi me këtë tërmet tragjik: vdekja e 51 personave, shembja apo kthimi në të pabanueshme i qindra, mos mijëra ndërtesave, trauma psikike e një populli të tërë, kostot që do të na duhet të paguajmë në të ardhmen, do të kishin qenë shumë herë më të vogla, ndoshta edhe të papërfillshme, sikur të mos kishim pasur në krye njerëz si Edi Rama me shokë, që kanë inkurajuar me veset e tyre pjesën më të keqe të njeriut shqiptar e që ia kanë dhënë në dorë fatet tona e të natyrës që kemi trashëguar nga paraardhësit pjesës më të mbrapshtë të shoqërisë.

Edi Rama, në 12 vjet kryetar bashkie, nuk bëri një plan urbanistik, i cili përcakton, përveç të tjerave, edhe lartësitë e ndërtesave sipas zonave sizmike dhe gjeologjike. Ai shkatërroi çdo institucion shtetëror që kontrollon mënyrën e ndërtimit, duke ua lënë në dorë gjithçka oligarkëve të tij sipas parimit “një pallat, një votë”.

Ai bëri gjithçka që të kontrollojë mediat, gazetarët dhe specialistët që duhet të informonin njerëzit edhe për rreziqet që paraqisnin këto lloj ndërtimesh. Nën shembullin e tij pararojë, kështu kanë vepruar në Durrës dhe kudo jo vetëm të tijtë, por edhe ata të opozitës.

Mënyra sesi i ka shpenzuar paratë publike për t’i shpërndarë nëpër duart e babëzitura (për një kilometër rrugë 20 milionë euro) ka bërë që trupat e shpëtimit, për turp të botës, të punonin me duar dhe lopata për nxjerrjen e viktimave.

Janë këto përgjegjësi morale dhe ligjore që e kanë panikuar Edi Ramën e që ai kërkon t’i verë në heshtje me çdo mjet, deri edhe me kërcënime mbylljeje të portaleve apo edhe me arrestime. E pra, të mos flasësh për përgjegjësi në këto ditë, është sikur të rrish të qash të vrarin në shtëpi pa kërkuar të dish se cili është vrasësi dhe nëse u kap apo jo. Është sigurt se në këtë rast ai do kryejë vrasje të tjera.

Thënë të gjitha këto për këtë njeri që meriton të ndëshkohet dhe jo t’i lihet në dorë menaxhimi i katrahurës së shkaktuar nga ky tërmet – nëse duam që të ngrihemi mbi të dhe jo të zhytemi edhe më – ngulmoj se vrasësi duhet kërkuar jo thjesht te ky njeri, por te një sistem dhe një kulturë që ka pjellë njerëz të tillë. Shtjellimin se çfarë kam parasysh me këtë po ia le shkrimit mbi reflektimet që më ngjalli shprehja e Ramës “pabesi e natyrës”.

Kërcet arma në Ksamil, një i plagosur rëndë

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Ksamil.

Burime thanë se një i moshuar, rreth të 70-tave, është transportuar në spitalin Rajonal të Sarandës, i plagosur me armë zjarri.

Identiteti i të lënduarit nuk bëhet i ditur, por mësohet se ai ndodhet në gjendje të rëndë.

Plagosja dyshohet se ka ndodhur në Ksamil në rrethana ende të paqarta.

Policia është njoftuar nga spitali lidhur me ngjarjen, që nga ana e saj ka nisur një hetim për zbardhjen e asaj ç’ka ndodhur.

Lojtari i Kosovës që kushton 50 milionë euro

Milot Rashica ka shkëlqyer në fundjavën e kaluar për Werder Bremenin, pasi e kanë mposhtur Wolfsburgun 3-2 në kuadër të javës së 13-të në Bundesligë.

Ylli vushtrrias shënoi dy gola në këtë ballafaqim, duke arritur që ta kthejë skuadrën e tij në rrugën e fitores pas 87 ditësh.

Te Werderi duket se asgjë nuk shkon pa Rashicën. Në shtator, reprezentuesi i Kosovës u rikthye nga lëndimi.

Që nga atëherë, ai ka shënuar shtatë gola në nëntë paraqitje për skuadrën gjermane.
Duke parë formën e tij të lartë, shumë skuadra janë të interesuara për Rashicën dhe sipas Bild, Werderi i ka caktuar vlerën lojtarit të ‘Dardanëve’.

Klubi nga Bundesliga thuhet se po kërkon 50 milionë euro nga shitja e 24-vjeçarit, derisa kontrata e tij skadon në verën e vitit 2022.

Bremeni ka tentuar që ta bind Rashicën që ta vazhdojë kontratën dhe klauzola e tij të rritet edhe më shumë, por një gjë të tillë nuk e ka pranuar lojtari.

Prokuroria shkresë bashkisë dhe policisë: “Mos kryeni asnjë prishje ndërtese pa na pyetur ne”!

Prokuroria e Tiranës ka filluar hetim në lidhje me tërmetin e 26 nëntorit. Prokuroria i ka dërguar një komunikatë bashkisë dhe policisë që të mos kryhet asnjë ndërtimin pa praninë e prokurorëve.

Prokuroria ka kërkuar që deri më datë 5 dhjetor të dorëzohen raportet.

Edhe pse një kërkesë është dërguar pranë policisë dhe bashkisë që më 27 nëntor, deri më sot nuk ka mbërritur në prokurori asnjë raport.

Përmes kërkesës Prokuroria e Tiranës kërkon që të dorëzohet raport i përpiktë me të gjitha banesat që janë dëmtuar nga tërmeti.

Po ashtu Prokuroria e Durrësit ka kërkuar sot konfiskimin e dokumenteve në zyrën e Urbanistikës.

Mjaltë, shafran dhe kanellë që të mos keni nevojë për antibiotikë

Ftohje, dhimbje fyti dhe kollë, dhimbje kyçesh dhe dobësi e përgjithshme. Këto janë simptomat e lidhura me sëmundjet e stinës së ftohtë ku na vijnë në ndihmë shumë metoda natyrale për t’i trajtuar

Një shembull është shafrani i Indisë, i cili, i kombinuar me mjaltin, kanellën dhe qumështin ose çajin e ngrohtë, lufton simptomat e gripit pa qenë nevoja të merrni medikamente.

Antibiotikë natyralë
Mjalti ka veti antimikrobiale kurse shafrani i Indisë përmban kurkumin, një antiinflamator i fuqishëm.

Dhe nëse shtojmë fuqinë e kanellës do të përftojmë një medikament natyral pa qenë nevoja të marrim medikamente në farmaci kundra sëmundjeve të stinës.

Përbërësit:
– 1 lugë shafran Indie
– 1 lugë kafeje kanellë
– 2 kokrra piper
– 100 ml mjaltë

Përgatitja:
Përzieni bashkë të gjithë përbërësit në një tas qelqi me kapak.
Vendosini në frigorifer për 3-5 ditë

Mënyra e përdorimit:
Për të pasur efikasitetin maksimal të këtij medikamenti duhet ta marrim si pije në një nga këto mënyra:

Dita e parë: 1 lugë kafeje çdo orë në qumësht ose çaj
Dita e dytë: 1 lugë kafeje çdo dy orë
Dita e tretë: 1 lugë kafeje çdo tre orë

Si ndikon trauma në trupin tonë

Përjetimi i një traume mund të të lërë me pasoja dramatike si mendore ashtu dhe fizike
Kur jemi të kërcënuar ndaj diçkaje, trupi aktivizon përgjigjen ndaj stresit. Kjo lloj përgjigje ndodh si në trup ashtu dhe në trurin tuaj.

Përgjigja e stresit akut është përgatitje për një emergjencë. Adrenalina dhe hormone të tjera çlirohen. Trupi mbyll proceset që lidhen me kujdesin afatgjatë. Kur janë të kërcënuara, riprodhimi, tretja apo funksione të tjera të trupit bëhen krejt të parëndësishme.

Kjo sepse urgjenca është mbijetesa. Rritja e nivelit të sheqerit në gjak mundëson energji të shtuar muskujsh. Rritja e kortisolit vepron kundër dhimbjes apo inflamacionit. Presioni i gjakut rritet gjithashtu.

Gjatë momenteve të emergjencës, niveli i rritur i endorfinës bën që njeriu ta injorojë dhimbjen fizike. Të gjitha këto efekte trupi i jep përmes simptomave të stresit siç janë: rrahje të shpejta zemre, dridhje trupi, djersitje, nxehtësi të brendshme, përzierje, frymëmarrje të çrregullt.

Sigurisht, të gjitha këto shoqërohen me pasoja psikologjike siç janë: mendimet negative, shqetësim, vështirësi në gjumë, probleme me përqendrimin, ndjenja faji apo gjykimi, nervozizëm dhe ankth që të shoqëron për një kohë të gjatë.

Urdhëruesit dhe zbatuesit e arrestimit politik të Xhulianës duhet të paguajnë

Dje, së bashku me dhjetra mbështetës të lirisë së fjalës, isha e pranishme në gjyqin politik që ju bë Xhuliana Aliajt me urdhër të Kryeministrit.

Me plot dinjitet Xhuliana dëgjoi kërkesën e Prokurorëve dhe vendimin absurd të gjykatës për ta konsideruar të ligjshëm arrestimin e saj dhe për ta detyruar të paraqitet dy herë në muaj në kuesturat e regjimit.

Xhuliana, u arrestua se postoi në llogarinë e saj personale në facebook, një shkrim të portalit të Vatikanit “ L‘avvenire.it”. Artikulli shprehte shqetësimin për mundësinë e shpërthimit të depozitave në Porto Romano, në periferi të Durrësit. Xhuliana i kërkoi qeverisë të sqarojë lajmin e mediave italiane, por Kryeministri nuk e vonoi përgjigjen e i dërgoi në shtëpi skuadrën e anti-terrorit dhe e arrestoi.

U akuzua se kishte përhapur panik, ndërkohë që kishte shkruar vetëm në hapësirën e saj #personale në fb. Kishte marrë vetem 26 pëlqime. Akuza nuk arriti të vërtetonte që veprimi i Xhulias ishte i qëllimshëm për të përhapur panik.

Një #gjyq #politik, që na riktheu në kohën e akuzave për “agjitacion e propagandë”. Xhuliana akuzohejj edhe pse mungonte ana subjektive e veprës penale (mungonte dashja, qëllimi). Çështje që nuk duhet të ishte çuar fare në gjykatë, e Xhuliana duhet të ishte liruar menjëherë, pasi arrestimi i saj ishte i paligjshëm.

Xhuliana është viktimë e qëllimit kriminal të Kryeministrit për t’i mbyllur gojën çdokujt që mendon ndryshe, cilitdo që kritikon keqqeverisjen, të gjithëve që ai nuk i blen dot, apo nuk i bën dot të heshtë. Xhuliana duhej të bëhej shembull për të tjerët, që të mos denonconin abuzimin, keqmenaxhimin dhe mungesën e transparencës dhe informimit.

Rasti i Xhulianës vërteton se vendi po rrëshqet me shpejtësi në diktaturë. Mirënjohje për këdo që u solidarizua në mbështetje të Xhulianës. Thirrje për reagim për këdo që ende nuk ka kuptuar që heshtja e mosveprimi qytetar po ndihmon në rivendosjen e një regjimi diktatorial.

Urdhëruesit dhe zbatuesit e arrestimit të Xhulianës duhet të paguajnë për çdo sekond qëndrim të padrejtë e antiligjor të saj në qelinë e ftohtë të Drejtorisë së Policisë. Urdhëruesit dhe zbatuesit e arrestimit të paligjshëm të Xhulianës duhet të paguajnë për traumën e përjetuar nga prindërit dhe të afërmit e saj.

#DrejtësiPërXhualianën
#StopCensurës
#TëNdalimDiktaturën
#ReagoPërTëDrejtatETua