22.5 C
Tirana
E shtunë, 10 Maj, 2025

Tërmeti i 21 shtatorit paralajmëroi shuarjen e familjeve Cara, Greku dhe Çupi, nuk u përfshinë në listat shtëpive për rikonstruksion (Dokumenti)

Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit ku humbën jetën 51 persona, shkaktoi edhe shumë dëme në banesa.

Shumë familjeve në Thumanë si Cara, Greku dhe Çupi ju rrëzuan totalisht shtëpitë.

Mirëpo, ajo që vihet re është se këto shtëpi nuk figuronin në listat e shtëpive të evidentuara për rikonstruksion nga Bashkitë dhe Qeveria pas Termetit Paralajmërues të 21 Shtatorit 2019.

Sakaq, në media familjarët që kanë mbetur gjallë, shprehen se vlerësuesit i kishin thënë se banesat jane të banueshme, duke mos i përfshirë në listën për ndërtimin e shtëpive.

Në total në Thumanë janë 233 banesa, por të akorduara për rikonstruksion janë vetëm katër. Pra familjet e cilat u prekën nga tragjedia e rëndë nuk bëjnë pjesë.

Lista e shtëpive që duhet të rikonstuktoheshim me fondin prej 456 704 940 (katërqind e pesëdhjetë e gjashtë milion e shtatëqind e katër mijë e nëntëqind e dyzet lekë), në euro rreth 3.7 milion euro nuk janë venndosur në punë.

Ndërkohë vetëm në datën 25 nëntor një ditë para tërmetit tjetër me shkallë righter 6.2 u njoftua përzgjedhja e kompanive që do ndërtojnë.

Banori në Yzberisht shpërthen në akuza: “Dua lekët e makinës që më dogjën ose do të bëj vetëgjyqësi”

Parkingu i një pallati shumëkatësh në zonën e Yzberishtit është përfshirë nga flakët pak pas mesnatës.

Banorët të tmerrua kanë treguar për Fax News se zjarrfikësja nuk mundi ti ndihmonte se nuk kishte mjete. Ato këkrojnë që të dëmshpërblehen, pasi në pallat nuk ka funksionuar sistemi i alarmit dhe as kamera sigurie.

Nëse nuk dëmshpërblehen për dëmet e shkaktuara nga zjarri ato paralajmërojnë se do të bëjnë vetgjyqësi.

“Nuk ka as sistem alarmi, as kamera. Nuk funksionojnë as zjarrfikësja asgje. As me shtet. Du lekët e makinës time. Mua më është djegur makina. Aty është djegur në garazhd. Kamerat nuk funskionojnë. Pronari është ne Gjermani. Nëse nuk bëjmë vetëgjysqi, ne nuk dim ti zgjidhim shteti nuk i zgjidh. Do bëjmë vetgjyqsi. Nuk di çfarë të them. Njerëzit janë të tromaksur.”- shprehet një nga banorët.

Banorët shprehen se kanë pritur në ballkon për rreth një orë.

“Zbritëm me litar. Një orë po prisnim në ballkon. Mbas një ore erdhi zharrfikësja. Kam qenë në kat të dytë. Zjarrfikësja nuk kishte shkallë. U tmerrua çuni. U helmuan, një orë e gjysëm rrinim në ballkon. Makinën e kam të çunit ka ardhur e ka sjellë makinën dhe ka rënë në gjumë.

Makina ishte bërë sterr. Pronari të japë dëmin, ose do bëjmë vetëgjyqsi. E kam blerë me gjak makinën. Të përgjigjen për dëmet. 25 mijë euro makinën. Të më japë pronari hyrjen. Të vijë shteti këtu. Nuk ka punuar asnjëherë. Dhjetë metra litar nuk kishin. Se mos ka emër pronari, Stefan e ka emrin”, u shprehën banorët.

Pasojat e tërmetit/ Stresi tregon pamje të fëmijëve të sëmurë që flenë mbi kashtë

Këtë të hënë, reperi i njohur Stresi, ishte në një lidhje direkte që nga fshati Manzë, për emisionin ‘Ftesë në pesë’ nga Bieta Sulo. Stresi ndodhet aty që prej ditësh, duke ndihmuar të prekurit nga tërmeti. Ai është shprehur se ka ditë pa bukë e pa fjetur, e mbi të gjitha, edhe lotët i janë tharë, aq shumë dhimbje ka ndjerë brenda këtyre ditëve.

Stresi ka treguar për ‘Ftesë në pesë’ se gjendja në Manzë është shumë e rënduar pasi vetë banorët nuk pranojnë të largohen nga shtëpitë. Reperi ka treguar se si dy fëmijë të sëmurë ishin mbuluar me plastmas e po flinin mbi kashtë. Ai iu ka bërë thirrje të gjithëve që të ndihmojnë me ushqime dhe veshmbathje.

Buxheti për kërkimin shkencor duhet të jetë pjesë e Buxhetit të Rindërtimit!

Nga Myqerem TAFAJ

Situata e rëndë me përmasat gati një katastrofe natyrore, që po përjeton vendi ynë nga tërmeti i 26 nëntorit, ka nxitur edhe një diskutim për financimin e institucioneve kërkimore, sidomos në fushën e gjeoshkencave, e cila studion edhe tërmetet.

Nga këndvështrimi shkencor, kërkimi shkencor mbi tërmetet përbën një fushë ndërdisiplinore, ku ndërveprojnë një sëtrë nënfushash të ndryshme të shkencës. Prandaj sot sizmologjia konsiderohe si një fushë e ngushtë, pjesë e fushës së gjërë të gjeoshkencave. Për këtë shkak, institutet apo qendrat kërkimore që zhvillojnë kërkime mbi tërmetet, emërtohen kryesisht Institute apo qendra të Gjeoshkencave.

P.sh. një ndër qendrat më të fuqishme të Europës edhe në fushën e tërmeteve është Qendra Federale Gjermane e Kërkimeve në Gjeoshkenca në Potsdam – Qendra Helmholtz. (The Helmholtz Centre Potsdam – German Research Centre for Geosciences – GFZ). Kjo qendër është sot, jo vetëm qendra që kryhen kërkimet shkencore me nivel më të lartë, por ajo afron edhe shkollimin doktoral më të mirë në Europë. Kjo qendër e njoftoi tërmetin e 26 nëntorit vetëm 5 minuta më vonë, me të gjitha të dhënat.

Vendi ynë ka burime njërëzore të konsiderueshem për të kryer studime dhe kërkime për tërmetet. Vetëm Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT), një universitet kryesor publik, ka në përbërjen e tij 5 fakultete që kanë kërkues të kualifikuar, të cilët mund të bëjnë studime dhe kërkime në fusha të lidhura ngushtë me tërmetet. Ato janë:

  1. IGJEUM (Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujrave dhe Mjedisit), i cili ka mision kërkimin shkencor dhe shërbime në fushën e sizmologjisë, gjeoshkencave, hidrometerologjisë, energjisë dhe mjedisit. IGJEUM është edhe Qendra Kombëtare e Monitorimit të Tërmeteve. Ky institut ka status ligjor të njëjtë me një fakultet dhe është pjesë e Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT). Publiku shqiptar e njeh tani shumë mirë këtë institut, sepse është i vetmi institucion që funksionon dhe po dëgjohet në publik!2. Fakulteti i Gjeologji Minierave i UPT;
    3. Fakulteti i Ndërtimit i UPT;
    4. Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës i UPT;
    5. Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit i UPT, i cili mund të mbështes shumë mirë njësitë e tjera të UPT për digjitalizimin dhe përdorimin e IT edhe në fushën e gjeoshkencave, sizmologjisë, ndërtimit, etj.

Në këto njësi akademike kërkimore të UPT punojnë reth 350 kërkues dhe pedagogë, pa llogaritur doktorantët, të cilët në cdo vend të botës, konsiderohen “motorët” e vërtetë të kërkimit. Ky grup kaq I madh kërkuesish janë inxhinierë me kualifikim të nivelit të lartë, madje jo pak prej tyre të kualifikuar edhe në universitetet prestigjioze të botës.

Pra, këta 350 kërkues dhe pedagogë, nëse mbështeten financiarisht për projekte ndërdisiplinore që lidhen me tërmetet, përbëjnë një potencial të madh njërëzor shkencor për vendin. Pikërisht IGJEUM është konceptuar si qendra kryesore ndërdisiplinore koordinuese e projekteve kërkimore ndërdisiplinore për gjithë UPT në fushën e tërmeteve dhe katastrofave të tjera natyrore.

Në këtë qendër duhet të ndërveprojnë këta 350 kërkues të UPT në projekte ndërdisiplinore edhe për tërmetet. Do të ishte injorancë që të pretendosh, sot në shekullin XXI, se kërkuesit e gjeologjisë, gjeoshkencave, inxhinierisë së ndërtimit, arkitekturës, urbanistikës, energjisë, fizikës, matematikës, gjeostatistikës, gjeoinformatikës, simulimeve dhe IT nuk duhet të ndërveprojnë në studimet dhe kërkimet mbi tërmetet.

Por potenciale shumë të kualifikuara shkencore ka vendi ynë edhe në universitete të tjera të vendit, publike dhe jo publike. Universiteti Polis ka njoftuar dje një konferencë shkencore mbi tërmetet, ku referojnë kërkues shqiptar dhe të huaj që punojnë si pedagogë dhe profesorë të këtij universiteti, si dhe doktorantë të tij që realizojnë studimet e doktoratës në Shkollën Ndërkombëtare të Doktoratës që ky universitet zhvillon në bashkëpunim me universitete të tjera europiane.

Përvec burimeve njërëzore për kërkim shkencor në universitete, vendi ynë ka burime njërëzore të kualifikuara për kërkim dhe shërbime në institucione të tjera shtetërore (me mbi 250 inxhinierë të kualifikuar), veprimtaria e të cilëve lidhet ngushtë me tërmetet. Po përmend dy prej tyre:

Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, në varësi të ministrisë përgjegjëse për Infrastrukturën.-
Instituti i Ndërtimit, i cili është në varësi të ministrisë përgjegjëse për Infrastrukturën dhe sipas ligjit bën oponencën e cdo projekti ndërtimi të të gjitha llojeve (ndërtesa, rrugë, etj) që kalojnë vlerën e financimit 10 milion lekë.-

Megjithëse, Shqipëria ka burime njërëzore të mjaftueshme për të kryer studime dhe kërkime shkencore edhe në fushën e tërmeteve, ato janë tërësisht të pashfrytëzuara dhe thuajse nuk mund të realizojnë kërkime shkencore, për shkak të mungesës së buxhetit për financimin e paisjeve laboratorike, simulimeve, kërkimeve në terren, ekspeditave, bashkëpunimit me jashtë, etj. Pa buxhet këto njësi do të vegjetojnë dhe nuk mund të prodhojnë asgjë!

Edhe më përpara buxheti për kërkimin shkencor ka qenë tërësisht i pamjaftueshëm, por në periudhën 2014 -2018 nuk u financua nga buxheti i shtetit asnjë projekt i ri kërkimor apo laborator kërkimor. Protesta e studentëve e detyroi qeverinë të akordoj vetëm rreth 1,5 milion USD për projekte të infrastrukturës kërkimore për gjithë universitetet dhe qendrat kërkimore, dhe, për ironi të fatit, asnjë prej tyre nuk i përket IGJEUM.

Madje gjithë UPT ka marrë nga ky program vetëm 39 mijë USD për Fakultetin e Arkitekturës! Ka qenë praktikë e zakonshme, që nga Fondi i Shkencës, në fillim përllogaritej një fond i vecantë për IGJEUM, Qendrën e Studimeve Albanologjike dhe Qendrën e Fizikës Bërthamore. Si është e mundur që asnjë qindarkë të mos i akordohet IGJEUM, ndërkohë që Bordi i Agjencisë ka miratuar në 8 gusht 2019, me preferencë që qartë, projekte me shuma mbi 300 mijë USD?! IGJEUM nuk ka marrë asnjë qindarkë financim nga buxheti I shtetit në 5 vitet e fundit.

Edhe në buxhetin 2020 fondi për kërkimin shkencor është 6,46 milion USD dhe zë 0,03 % të GDP, ndërkohë që edhe në vendet e reja të BE buxheti për shkencën është mbi 1% të GDP! Pra vendi ynë investon akoma 33 herë më pak për shkencën se sa Sllovenia apo Estonia! Praktikisht edhe më fondin e parashikuar në buxhetin 2020 cdo kërkuesi I takon vetëm rreth 500 USD në vit për kërkim! A është e mundur që një kërkues të bej shkencë dhe prej saj të botoj kur financohet vetëm me 500 USD në vit?!

Institucionet kërkimore, përfshirë edhe IGJEUM, mbijetojnë vetëm përmes ndonjë projekti të financuar nga programet e huaja. Infrastruktura e vjetëruar dhe e pamjaftueshme laboratorike eksperimentale i ka paralizuar institucionet kërkimore në shkencat e aplikuara edhe për të aplikuar për projekte në programet internacionale sic është Horizon 2020. Ndërkohë deri më sot asnjë kompani private në Shqipëri, qoftë edhe nga fusha e ndërtimit, nuk ka bërë qoftë një donacion modest për kërkim në universitete ose qendra kërkimore.

Eshtë koha që qeveria dhe gjithë politika të kuptojnë, se investimi për kërkimin shkencor nuk është luks edhe për një vend si Shqipëria me burime të kufizuara buxhetore. Mos investimi për kërkime shkencore e thellon varfërinë dhe prapambetjen e një vendi.
Buxheti 2020 është akoma në diskutim dhe ka ende kohë për t‘a përmirësuar atë.

Buxheti për kërkimin shkencor në gjeoshkenca dhe sizmologji duhet konsideruar ndër zërat kryesorë edhe të Buxhetit të Rindërtimit. Shkurtoni buxhetin për 5 km rrugë e re dhe shtojani Fondit të Shkencës, cka do ta 5-fishonte atë dhe do ta çonte në rreth 0,17% të GDP dhe 7000 – 8000 kërkues të vendit do të kishin mundësi të bënin kërkim shkencor së paku modest.

Eshtë koha që Delegacioni i BE në Tiranë dhe FMN të kujtohen dhe të bëjnë presion edhe për rritjen e buxhetit për shkencën. Kujtoni që kapitulli i Shkencës është i lidhur me atë të Tregut të punës dhe do të negocohet ndër 4 kapitujt e parë kur të hapen negociatat me BE! Me këtë buxhet do të shkoj Shqipëria në negociata?!

Qeveria, politika shqiptare dhe organizatat e huaja duhet ta kuptojnë më në fund se nuk mund të financohen vetëm NGO, të vendit apo të huaja, në kurriz të universiteteve dhe institucioneve kërkimore të vendit, për të prodhuar raporte shpesh qesharake që i marrin copy paste, nganjëherë të njëjta edhe për disa vende të varfëra.

Nëse do të bëheshin publike fondet që kanë dhënë organizatat dhe agjencitë e huaja për NGO e vendit dhe të huaja, për studime mbi katastrofat natyrore, përfshirë edhe tërmetet, opinioni publik do të kuptonte se ku kanë shkuar fondet dhe si është përbuzur potenciali shkencor i vendit në universitete dhe jashtë tyre. Ku janë sot NGO e vendit dhe të huaja të fiancnuara aq shumë edhe për katastrofat natyrore?!

Duhet hiqur dorë nga injorimi dhe përbuzja e trurit dhe ekpertizës së vendit tonë. Kjo politikë nuk zhvillon dijen, kërkimin shkencor dhe shkencën e vendit tonë dhe e bën Shqipërinë akoma më të varfër. Kjo politikë po mbyll departamente dhe fakultete të universiteteve tona me histori mbi 50 vjecare dhe dëbon trurin nga Shqipëria, aq më tepër kur universitetet, qendrat kërkimore si dhe kompanitë e vendeve të tjera janë të urritura dhe i rëmbejnë kërkuesit tanë më të mirë në shkencat e aplikuara dhe i paguajnë me paga mbi 10 herë më të larta se ato që marrin në universitetet apo qendrat tona kërkimore.

Prandaj qeveria dhe legjsilativi duhet të bëjnë fondin për kërkimin shkencor një ndër zërat më të rëndësishëm edhe të Buxhetit të Rindërtimit.

Tentuan ta ndalojnë me forcë pse filmoi grabitjen e ndihmave, Adriana Kalaja: Policët më tërhoqën zvarrë!

Në studion e Abc news, aktivistja Adriana Kalaja ka sqaruar ngjarjen e mbrëmjes së djeshme, pasi i shpëtoi shoqërmit policor në pedonale, pranë Teatrit Kombëtar.

Sic ka raportuar edhe më herët abcnews.al aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit u përplasën me policisë pasi këta të fundit tentuan të shoqërojnë me forcë Kalanë për shkak të filmimit të bërë nga kjo e fundit në ministrinë e Brendshme, të zbritjes të një automjeti dhe futjes së ndihmave në ambientet e ministrisë. Ndërsa sipas sqarimit të bërë  dje nga SHÇBA ndihmat që u shkarkuan ishin të sekuestruata pas hetimit ku dy punonjës policie kishin tentuar ti vjedhin.

Ndërkaq, Kalaja mes të tjerash tha se tentuan ta shoqërojnë me forcë edhe pse nuk kishte një shkresë ku kërkohej ndalimi i saj.

Në studio me Juli Xhakoxhi ajo tha se filmoi momentin e zbritjes së ndihmave nga një makinë, pasi iu duk e dyshimtë, ndërsa sipas saj nuk ka hedhur asnjë akuzë.

Pjesë nga biseda në studio:

Unë me përgjegjësinë time duke qenë se për 20 muaj që ne protesojmë jemi vënë në dijeni se ministria e Brendshme është vjedhur dy herë unë thashë që me përgjegjësinë time, shikoj që në ministrinë  e vendit tim kam detyrimin ligjor të afrohem dhe të marrë informacione, nëse aty kryhet një vepër penale unë mund të akuzohem edhe për mos-kallëzim krimi. Unë nuk kam thënë akuza. Mbas deklaratës korrekte të bërë nga SHÇBA pasdite Lleshaj bën një status fyes ndaj aleancës dhe presionin se do merren masa ligjore. Nëse ministria e Brendshme mendon se ne kemi kryer një vepër penale, ministria mund ta bëjë një kallëzim penal, por jo SHÇBA.

Ka realisht një urdhër të prokurorisë për shoqërimin tuaj?

Nga inromacionet që kam nuk ka urdhër të prokurorit dhe ky ishte edhe konflikti që unë pata mbrëmë. Ne ishim në Borizanë. Kur vij në Tiranë më marrin në telefon dhe me thotë të vini për tu sqaruar në drejtorinë e policisë. Më mori pas 5 minutash dhe më tha a do vini. Unë i thashë nuk do vij por më keni te sheshi i teatrit.

E marr në telefon oficerin dhe më thotë unë nuk vij dot por do dërgoj një oficere. Dhe pastaj vinë ata të krimit ekonomik. Më thanë kërkojmë t’ju shoqerojmë.

Dy oficerë që Krimit Ekonomik ku kërkojnë miqësisht që të shoqëroheni?

Unë i sqarova për videon dhe e dyta ministria e Brendshme është e survejuar 24 orë, të hapin kamerat dhe të shikojnë nëse ne kemi bërë ndonjë vepër.

Më morën me dhunë. Unë si njeri i sistemit mendoj se ajo ishte një grabitje.

Ju morën ju futën në makinë?

Tentuan, në momentin që largohen nga sheshi i teatrit, mbas meje ishte një makinë civile dhe pas saj ishte një makinë policie. Në moment që unë po afrohesha makina e policisë parakalon makinën civile dhe më pret rrugën, më afrohen policët e shqiponjave, ishin edhe 3 civile. Ata mu prezantuan nga drejtoria e policisë dhe aty erdhën për të më shoqëruar mua.

Më thanë hap xhamin dhe u them po flas me avokatin, por unë po flisja me kolegët e aleancës, i njoftova. Në moment që unë hapa pak xhamin ai futi dorën se unë e kisha makinë  e mbyllur dhe hap derën, policët vinë nga dera tjetër, më tërheqin zvarrë për të më futur te makina e policisë, dhe në atë moment dëgjoj se po vinin ata të aleancës. Në atë moment filloi edhe debati m es aleancës dhe policisë. Ne i tham ku është shkresa që unë të vij në polici.

Nuk besoj se e kanë bërë policët me kokë të tyre atë?

Absolutisht jo. Ne do i shkojmë deri në fund, mbrëmë u kemi bërë edhe një kërkesë të gjitha ambasadave se po shkelen të drejtat e njeriut.

Më the se keni fakte, për çfarë?

Po të shikojmë videot që janë transmetura nuk kanë lidhje farë m pamjen, logon. I kemi të gjitha provat. Edhe një element tjetër, mund të preket një provë pa doreza.

Keni frikë?

Unë këtu kam ardhur bashke me te aleancëa, jo se kam frikë por veprime të policisë mund të ndodhin në çdo moment./abcnews.al

Rama nuk u prek një qindarkë koncesioneve të Oligarkëve, kurse policëve u merr rrogën! (Vendimi)

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka publikuar një dokument, sipas të cilit, efektivët e policisë në Shkodër detyrohet të japin një pjesë të pagës së tyre. Në dokument zbulohet urdhri i kryepolicit të Shkodrës, Niko Brahimaj, që i detyron policët duhet të japin një pjesë të rrogës për të prekurit nga tërmetet.

Vasili komenton edhe përgjigjen e Ramës për një nga 3 pikat e emergjencës që kryeopozitari Lulzim Basha prezantoi një ditë më parë: “Qeveria, në kuadër të gjendjes së fatkjeqësisë natyrore, të anulojë me efekt të menjëhershëm rreth 150 milionë dollarë të planifikuara për t’ju dhënë 10 oligarkëve dhe këto fonde t’u akordohen mijëra fmialjeve në nevojë, për riparimin dhe rindërtimin e banesve të dëmtuara apo shkatërruara”.

Më herët gjatë kësaj të marte, Rama tha se kjo pikë ishte “qamet”: “Edhe ajo pika e tretë është qamet, të mos financohen oligarkët, vijon loja”…

Ndërkohë, Vasili bën një paralelizëm mes dy qëndrimeve: Atij ndaj punonjësve të policisë dhe atij ndaj oligarkëve.

Në një shënim në rrjtet sociale, ai shkruan: Skandali. Edi Rama Koncesioneve te Oligarkeve nuk u prek nje qindarke, kurse policeve u merr rrogen!!!

Edi Rama deklaroi se nuk u prek asnje qindarke Koncesioneve te Oligarkeve dhe opozita qe e propozon “ka mungese fantazije” sipas Rames.

Edhe ne keto dite te tragjedise me te rende qe eshte perballur Shqiperia   ku po kerkohet solidaritet nga te gjitha anet, vetem parave te Koncesioneve s’duhet tu levize asnje qime.

Populli i martirizuar nga termeti,qe s’ka buke te haje dhe shtepi se ku te fuse koken,duhet te vazhdoje paguaje nga gjaku i tij per gjakpiresit financiarë te Koncesioneve te qeverise.

Po Edi Rama qe s’prek Koncesionet me Urdhera te paligjshme u mban rrogen me pahir policise me sebepin e ndihmes per situaten.

Shikojeni me syte tuaj Dokumentin se si solidariteti behet me urdher ne polici nga Edi Rama dhe Drejtoret e tij”.

Berisha paralajmëron Ramën: Larg duart nga artistët! (Video)

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si akt të shëmtuar kriminal, tentativën e Policisë, për të arrestuar aktivistët e Shoqërisë Civile që denoncuan shkarkimin e një sasie ndihmash në Ministrinë e Brendshme dje. Berisha e ka vlerësuar reagimin e Policisë ndaj atij denoncimi, si “kapje me presh me dorë”.

“Narkobanditë me uniformë, shkruan Berisha në Facebook, kërkojnë të arrestojnë aktivisten e njohur të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, znj. Adriana Kalaja, sepse ajo filmoi shkarkimin e ndihmave të vjedhura nga një makinë jo e narko policisë, në Ministrinë e Brendshme. Narkopolicia deklaroi se ato ishin ndihma të vjedhura, por ishin sjellë aty për ekspertizë.

Mirëpo duke mos përjashtuar këtë, shumë gjëra flasin kundër këtij varianti. Së pari, pse ndihmat e vjedhura të mos transportoheshin me makina të narkopolicisë;  së dyti, hetimi i vjedhjes së tyre është çështje e prokurorisë dhe jo e Shërbimit të Brendshëm; së treti, përpjekja për arrestimin e aktivistes që regjistroi videon është si reagimi i atij që kapet me presh në dorë.

Së fundi, reagimi i gjeneral Hashashit me gjuhë ordineri pas përgënjeshtrimit zyrtar të SHÇMB, flet në favor të kapjes me presh në dorë.

Duke dënuar këtë akt të shëmtuar kriminal të narkopolicisë, le të falenderojmë, përzemërsisht znj. Adriana Kalaja per videon perlë që ka regjistruar”.

Narkobandite larg duart nga artistet!Narkobandite me uniforme kerkojne te arrestojne aktivisten e njohur te Aleances per Mbrojtjen e Theatrit Kombetar zj Adriana Kalaja sepse ajo filmoi shkarkimin e ndihmave te vjedhura nga nje makine jo e narko policise ne Ministrine Brendshme. Narkopolicia deklaroi se ato ishin ndihma te vjedhura por ishin sjelle aty per ekspertize. Mirepo duke mos perjshtuar kete, shume gjera flasin kunder ketij varianti. Se pari pse ndihmat e vjedhura te mos transportoheshin me makina te narkopolicise, se dyti hetimi i vjedhjes se tyre eshte çeshtje e prokurorise dhe jo sherbimit te brendshem, se treti perpjekja per arrestimin e aktivistes qe rregjistroi videon eshte si reagimi i atij qe kapet me presh ne dore. Se fundi, regimi i gjeneral Hashashit me gjuhe ordineri pas pergenjeshtrimt zyrtar te ShÇMB flet ne favor te kapjes me preshe ne dore. Duke denuar kete akt te shemtuar kriminal te narkopolicise le te falenderojme miq perzemersisht zj Adriana Kalaja per videon perle qe ka rregjistruar sot. sb

Gepostet von Sali Berisha am Montag, 2. Dezember 2019

Si tentoi policia të rrëmbejë juristen e Teatrit Kombëtar pse filmoi ndihmat në Ministrinë e Brendshme

Policia ka tentuar të arrestojë aktivisten Adriana Kalaja e cila në mëngjes filmoi momentin kur makinat me ndihma po zbarkonin tek Ministria e Brendshme.

E gjithë skena është filmuar nga aktivistë të tjerë të Aleancës për Teatrin. Ata kanë replikuar me policët, duke e penguar arrestimin e Kalasë.

Darvin Zalla shkruan në Facebook

“Tentative për arrestim të paligjshem nga policia. Dhe s’ mjafton kjo. Por u perpoqen ta nxirrnin me force nga makina. Pa treguar asnje dokument ndalimi. Nuk do lejojme askend te instaloje diktaturen ne kete vend. I zbrapsem. Aleanca dhe Adriana Kalaja na keni gjithmone në krahe. Rama ik”

Më herët Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) kallëzoi penalisht 2 përfaqësuesit e “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”, M.J. dhe E.M. për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

Sipas Ministrisë së Brendshme pamjet e publikuara janë pako ushqimore, të sekuestruara në cilësinë e provës materiale gjatë një operacioni të zhvilluar më datë 28.11.2019, për t’u magazinuar pranë magazinës së Drejtorisë së Përgjithshme të SHÇBA-së, me urdhër të Prokurorisë.

Pra ministria pretendon se nuk janë ndihma për të pastrehët, ato që ka filmuar Kalaja, por “prova materiale”. Por, ky pretendim është i çuditshëm sepse nuk ka ndodhur më parë që provat materiale të kapura në kushtet e flagrancës të hyjnë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Kalaja: Jam e frikësuar, Lleshaj të merret me hajdutët e ndihmave, jo me denoncuesit

Aktivistja Adriana Kalaja ka dhënë një prononcim, pasi i shpëtoi arrestimit policor në pedonale, pranë Teatrit Kombëtar. Ajo vetë ka rrëfyer se gjithçka ka ndodhur pasi denoncoi në facebook, pakot me ndihma që zbarkonin në Ministrinë e Brendshme.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ku bën pjesë edhe znj. Kalaja ka publikuar deklaratën e saj.

Adriana Kalaja apelon që ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj të ndalojë reprezalen nga qytetarëve, aktivistëve dhe gazetarëve që denoncojnë abuzimet që po bëhen me ndihmat e njerëzve që kanë mbetur pa strehë nga termeti. Znj. Kalaja kërkoi të që arrestohen hajdutët dhe jo denoncuesit.

“Nga ky pushtet kriminal çfarë nuk pret. Janë janë gjëra normale në këtë vend, kur denoncon një vjedhje pushteti të vihet nga pas… Policia nuk kap grabitësin, kap denoncuesin”, u shpreh ajo.

Kalaja përshkroi momentin kur u ndalua nga policia.

“Hapa xhamin e makinës dhe ju thashë se jam duke komunikuar me avokatin. Sapo hapa xhamin fusin dorën në mënyrë të dhunshme dhe më terhoqën zvarrë për të më futur në makinën e policisë. Iu kërkova fletën e shoqërimit. Si ka mundësi që vijnë 6 vetë, grabitës edhe pengmarrës me uniformë policie dhe thonë të shoqëroj në komisariat…?!

Për fatin tim të mirë erdhët ju (aktivistët e tjerë të Aleancës) dhe më shpëtuat nga banditët. Jam e kërcënuar dhe e frikësuar nuk kam bërë asgjë, kam bërë vetëm një denoncim. Ministri Lleshaj të merret me ata që po i vjedhin ndihmat jo me denoncuesit”. /abcnews.al

I sulet me ulërima qytetarit që ja kanë çuar gruan në hotel pa e pyetur

Psikopati është bërë për tu lidhur. Situata e vështirë e pas tërmetit duket e ka bërë të jetë në një gjendje mjaft të rënduar psikologjike dhe kjo dëshmohet në çdo alje publike të tij.

Eshtë parë të mbajë në ajër një foshnje dhe ta rrotullojë atë, ndërsa fytyra prek skizofreni e qeshur është më të vërtetë e frikshme për njerëzit normalë. Përgjatë gjithë ditës ka vijuar me doza të larta agresiviteti ndaj gazetarëve dhe qytetarëve.

Për çdo dalje kërcënon mediat dhe gazetarët, duke I paralajmëruar prej veprimje absurde dhe hapa të një të sëmuri mendo që kërcënon këdo që i del përpara. Kjo ka ndodhur edhe4 në orët e pasdites.

Një qytetar ka qenë viktimë e zemërimit të kryeministrit shqiptar, Edi Rama.
Derisa po mundohej të shpjegonte një problem të tijin Ramës, ky i fundit nuk e morri parasysh fare dhe u tërbua me të.

Rama fillimisht e thirri afër personin në fjalë, dhe pastaj i pari i tregoi atij problemin me të cilin përballej. Sipas tij ja kane marre gruan pa lejen e tij dhe ja kishin çuar ne hotel ne Golem. Rama e “qeteson” duke i bertitur, “mire ta kane bere, shko dhe ti me autobus ne Golem”.
Por Rama nuk e honepsi fare duke u sjellur me arrogancë ndaj tij.