27.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Gjykata: Edhe tërmetin e solli Saliu!

Nga Agim XHAFKA

1.

Berisha tha që droga transportohet me avion.

Qeveria qeshi. Berisha ngatërron avionin me mushkonjat, buçiti media.

Në Divjakë u kap avion me drogë.

Por Sali Berisha u dënua se … tha të vërtetën.

2.

Në Fushë-Krujë iu vodh ora Bushit, tha media.

Orën e kam në dorë, foli Bushi.

Por Sali Berisha u dënua se … nuk rrejti.

3.

Gruas së Roshit ia shkuli PD fëmijën nga barku, tha Lali Bojaxhiu.

Nuk jam shtatzanë, tha gruaja e Roshit.

U dënua Saliu se zbuloi rrenën e Lalit.

4.

Do punësoj 300 mijë shqiptarë, tha Rama.

Gënjeu.

Por u dënua Saliu nga që zbuli gënjeshtrën.

5.

Sivjet rritja ekonomike do jetë 3.8%, premtoi qeveria.

As 2%, tha Saliu.

U dënua Berisha nga që tha të vërtetën.

***

Uf, u lodha me rrenat e Ramës, të shokëve e shoqeve të tij. Brenda ditës na mashtrojnë plot e plot herë. Por bravo gjykatat e pavarura që deri tani dënojnë të vërtetat e opozitës. Ja, po e them dhe unë një “rrenë”. Te unaza e re u provua që tenderi do fitohej me dokumenta fallco dhe me çmim 20 milionë euro/km.

Doni “rrena” të tjera? Doni të them të fundit? Atë që Trump është turpi i njerëzimit? E dini kush e ka thënë? T’ua them? Rama e ka thënë. Bile në CNN, por po vajti çështja në gjykatë do ia ngjeshin Saliut. Dihet. Siç ia ngjeshën edhe tërmetin në Durrës. Se kaq të fortë veç Sala e bën.

Më vjen turp që jetoj nën këtë qeveri. Por më turp që vendi ynë ka gjykata puro socialiste. Komuniste 24 karat…

Tranzicioni politik i pushtetit në Shqipëri drejt finalizimit

Nga Red VARAKU

Është e qartë që arsyeja kryesore, se pse Perëndimi vendosi të kryente tranzicionin politik të pushtetit në Shqipëri gati një vit më parë, është pikërisht bllokimi i projektit ruso-kinez të Jugosllavisë së Re.

Kjo tashmë besoj është e qartë edhe për më të paditurit dhe naivët, dhe pêr ata që me gjuhën e tyre të helmuar nga korrupsioni qeveritar sulmonin pa reshtur z. Basha për vendimin e tij të palëkundur për asnjë marrëveshje me Edi Ramën, për djegjen e mandateve dhe bojkotimin e zgjedhjeve lokale.

Nëse do ta shohim me kujdes në retrospektivë atë që ka ndodhur përgjatë vitit që shkoi, është e lehtë të kuptohen që arsyet e ofensivës perëndimore dhe beteja pa kompromis e Opozitës kundër kryeministrit shqiptar është pikërisht bllokimi i projektit të Moskës dhe Pekinit për krijimin e Jugosllavisë së re.

Të gjithë jemi dëshmitarë si filloi kjo ofensivë. Protestat studentore dhjetorin e shkuar shpërthyen si rrufe në qiell të pastër. Më pas kjo ofensivë vazhdoi me publikimin e Zërit të Amerikës dhe menjëherë pas tyre vjen lëvizja e paprecedentë e djegjes së mandateve, që e kapi në befasi të gjithë establishmentin politik shqiptar.

Pas këtij akti ku, Opozita detyrohet të djegë mandatet dhe të dalë jashtë institucioneve, çdo kryeministër sado i paaftë, do të plotësonte menjëherë çdo kërkesë të saj, përfshi edhe dorëheqjen dhe zgjedhjet e parakohshme.

Por, sërish kryeministri vazhdoi përpara drejt realizimit të projektit të tij për Jugosllavinë e Re, i verbuar nga lakmia për pushtet, sepse ky projekt do t’i garantonte atij dhe ministrit të Millosheviçit pushtet të përjetshëm.

Pas kësaj shqiptarët u derdhën rrugëve në protestat më masive dhe të gjata të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri. Publikimet e gazetës gjermane BILD e shkundën nga themelet qeverinë e korruptuar të Ramës, por ai sërish refuzoi të jepte dorëheqjen dhe ishte gati ta çonte vendin drejt përplasjes civile në 30 Qershor.

Për këtë ai mori një mundësi për reflektim nga BE, që negociatat të hapeshin më pas në Tetor. Por, ai refuzoi edhe negociatorët gjermanë për zgjidhjen e krizës, dhe vazhdoi me realizimin e projektit të tij, duke realizuar zgjedhje moniste pa Opozitën në 30 Qershor.

Pas 30 Qershorit, faktori ndërkombëtar i alarmuar për këtë projekt anti-perëndimor, e shtoi dukshëm presionin e tij. SHBA e shtoi presionin nëpërmjet emërimit të dy të dërguarve specialë në rajon z. Grennell dhe z. Palmer, si dhe emërimit të ambasadores amerikane Yuri Kim. Ndërsa BE nëpërmjet bllokimit të integrimit në Tetor dhe kushtëzimit me nëntë kushte.

Menjëherë pas kësaj, Rama e ndjeu kurthin që i kishte ngritur Perëndimi. Ai hoqi maskën perëndimore dhe menjëherë filloi realizimin e projektit të integrimit euro-aziatik. Hoqi regjimin e vizave me Kinën, që do të thotë që kinezët mund të hyjnë në Shqipëri pa viza dhe u angazhua me shpejtësi, në përfundimin e projektit më anti-perëndimor në rajon, kthimin e Ballkanit Perëndimor nën influencën e Moskës dhe Pekinit nëpërmjet projektit të Jugosllavisë së re.

Me sa duket Rama e ka bërë zgjedhjen e tij dhe nuk mund të tërhiqet më. Tanimë përfundimin e këtij operacioni e kanë marrë në dorë ndërkombëtarët, të cilët janë të angazhuar në imponimin e plotësimit të nëntë kushteve të Bundestagut nga ana e qeverisë shqiptare , që në fakt do të thotë zgjedhje të parakohshme me kodin e ri zgjedhor.

Viti që vjen do të jetë një vit zgjedhor pothuajse në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Do të jetë vit zgjedhor në Serbi, Maqedoni, Mal të Zi, dhe shumë shpejt pas Reformës Zgjedhore do të vendoset edhe data e zhvillimit të tyre në Shqipëri.

Shqipëria është me fat që ka kaq shumë mbështetje në rrugën e integrimit europian! Qeverisë nuk i ka mbetur rrugë tjetër vetëm se të plotësojë të gjitha kushtet e Bundestagut dhe të tërhiqet nga projekti anti-perëndimor i Jugosllavisë se re si shantazh ndaj Perëndimit.

Sepse Shqipëria ka nevojë për një Qeveri të dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme, që përfaqëson vullnetin e popullit shqiptar, një qeveri që nuk ka prioritet strategjik integrimin euro-aziatik, të cilin e udhëheq Rusia dhe Kina, por një qeveri që ka prioritet integrimin europian, ashtu siç dëshiron 99 % e shqiptarëve.

Berisha paralajmëroi lirimin e drejtorit të Kavalishencës nga Taulant Balla…

Ditën e sotme Gjykata e Durrësit liroi drejtorin e Kavalishencës Ahmet Doda, i cili është dhe kushëriri i parë i sekretarit të Përgjithshëm të PS, Taulant Ballës.

Lirimi i tij nuk ishte laj i ri për mediat shqiptare, pasi disa të më parë ish-kryeministri Sali Berisha e pati paralajmëruar një gjë të tillë.

Ish-kreu i qeverisë bëri publik në 16 dhjetor denoncimin e një qytetari i cili theksonte se Ahmet Doda do të lirohet nga burgu pasi vetë Taulant Balla po bën presion ndaj drejtësisë.

Mesa duket ish-kreu i qeverisë pati sërish të drejtë në postimin epublikuar.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Lirim i paralajmeruar nga burgu i Ahmet Dodes, djalit te dajes se Taulant Bego Yaris

Te dashur miq, ashtu sikunder informoi me daten 16 dhjetor qytetari dixhital, sot u lirua nga burgu Ahmet Doda, djali i dajes i Tualant Bego Yaris, drejtori i konvaleshences, ne te cilen ai kreu vrasjen shteterore te komisarit Hajdarmetaj pasi e kishte strehuar ne ndertesen konvaleshences, e cila sipas aktit te ekspertit pas termetit te 21 shtatorit per shkak te demtimeve te renda ishte e pabanueshme.

Ahmet Doda u arrestua pikerisht per kete krim dy jave me pare por fill mbreme u paralajmerua se Taulant Bego Yaris po nderhynte per lirimin e tij dhe sot ai shkoi ne shtepi!

Kjo eshte vrasja per se dyti e komisarit Hajdarmetaj nga Taulant Ahmet Doda dhe Bego Yaris qe liroi dhe dergoi nga qelia ne shtepi vrasesin shteteror te Komisarit Hajdarmetaj.

Ketu me poshte keni denoncimin dhe paralajmerimin e keti krimi nga qytetari dixhital. sb

December 16,2019 at 21:04

Ahmet Doda drejtori i nderteses vrasese te konvaleshences do lirohet se po nderhyne Taulant Bego Yaris.

Ahmeti akuzohet se vidhte ushqimin ne burgun e minorenve.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

pershendetje Z. Berisha. Uroj te jeni mire me shendet. Doja te denoncoja nje fakt, persa i perket drejtorit te kavalishences ne durres. Drejtori AHMET DODA eshtE kusheriri i pare i kryehalabakut Taulant BALLA. Dhe nuk ka asnje mundesi qe ai te denoet.

Taulanti po ben gjithçka per lirimin e tij.jam 100% i sigurte qe neser ai do dali i pafsjshem dhe do denojne shefin e sherbimeve qe eshte mik i ngushte i Ahmet DODES. kte gje qe pu ju shkruaj eshte lehtesisht e vertetushme.

Po te pyesesh ne durres te gjithe e dijen se kush eshte Ahmet DODA. Ka qene edhe drejtor i burgut te minorenve ne Kavaje dhe i villte ushqimin te burgosurve minoren. ju pershendes doktorr. te lutem anonim sepse me heqin nga puna.

Buxheti i Bashkisë Tiranë/ Zhupa: 130 milion euro për rroga e luks për Veliajn

Jetesa e qytetarëve të Tiranës nuk do të përmirësohet vitin që vjen. Partia Demokratike ka akuzuar Bashkinë e Tiranës se taksat e qytetarëve do ti shpenzojë vetëm për luks e për paga. Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa deklaroi se 130 milionë euro të shkojnë  vetëm për rrogat e bashkisë së Tiranës.

Viti i ardhshëm nuk pritet të sjellë më shumë shërbime për qytetarët e Tiranës. Sipas selisë blu, Erion Veliaj do të shpenzojë vetëm për paga dhe luks, pjesën më të madhe të taksave të rritura për banorët e kryeqytetit.

Sipas zëdhënëses së Partisë Demokratike kreu i bashkisë së Tiranës do të mbahet mend vetëm për betonizim  dhe mbështetjen për një grup klientësh të afërt.

Sipas Partisë Demokratike Buxheti 2020 i Bashkisë së Tiranës është në të njëjtën frymë me atë të buxhetit të qeverisë së Edi Ramës dhe nuk ka lidhje me interesat e qytetarëve.

Ish-deputeti i PS-Ramës: O pederasti i Surrelit, të pret…

Ish-deputeti socialist, Eduart Ndocaj ka shpërthyer ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me Mini Schengenin Ballkanik

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ndocaj i ka përmendur reagimin e Rifat Jasharit, vëllait të komandantit legjenar të UÇK-së, Adem Jashari, i cili sipas ish-deputetit ka deklaruar se dikur e donte shumë Ramën, por pas takimit me Vuçiç, nuk do ta lejojë më as ta shohë Kosovën.

“Kaubojsi” shkruan se Jashari shpall “non grata” kryeministrin Edi Rama, të cilin e quan “pederasti i Surrelit”.

Më tej, ish-deputeti shprehet se Rifat Jashari thotë se Rama meriton plumbin ballit.

“Rifat JASHARI bën NON GRATA pederastin e Surrelit: Edi Rama të desha shumë, por tani më nuk të lejoj as Kosovën ta shohësh. Turp për ty që e prite Vuçiqin! PLUMBI BALLIT TË PRET THOTË PLAKU JASHARI”, shkruan Ndocaj në reagimin e tij.

S’ka gjykatë të kapur t’i mbyllë gojën Berishës, reagimi i ish-Kryeministrit

Gjykata e Tiranës vendosi sot të dënojë për “përhapje lajmesh të rreme” ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe të dëmshpërblejë kryeministrin Edi Rama me shumën 500 mijë lekë si person i dëmtuar nga një shkrim në rrjetet sociale.

Zëdhënësja e gjykatës, Alba Nikolla konfirmoi vendimin që mori sot gjyqtarja Mariana Shegani (Dedi), i cili përfshin edhe “detyrimin e palës së paditur të publikojë përgënjeshtrimin në faqen e tij në “Facebook” në lidhje me deklaratën e tij në atë rrjet social më 15 tetorin e 2018 me titull “Fundi i kakistokracisë së kallam dështakut po troket”, brenda 10 ditëve nga marrja formë të prerë e vendimit”.

Pas këtij lajmi reagoi edhe zyra e ish-Kryeministrit Sali Berisha, e cila thotë se, ky është kufizim flagrant i të drejtës dhe lirisë së shprehjes.

“Në vazhdën e fushatës së kufizimit të fjalës së lirë dhe informacionit në Shqipëri, kryetari i narkoshtetit Edi Rama, duke keqpërdorur gjykatat e shantazhuara nga vettingu dhe të etiketuara si KÇK, sot nëpërmjet Gjykatës së Tiranës vendosi pranimin e pjesshëm të padisë së tij për cenim nderi dhe dinjiteti (kërkohej 1 mln lekë). Objekt i shqyrtimit ishte një postim në FB e zotit Berisha, në të cilin ilustrohej dhe bëhej një koment politik mbi një artikull të publikuar më parë nga media të pavarura.

Qartësisht në postim ngrihej një argument politik dhe ilustroheshin arsyet e ngecjes së procesit të integrimit europian të vendit, për shkak të keqqeverisjes, si dhe bëhej thirrje të lexohej i plotë artikulli, i cili përbënte burimin e lajmit.

U provua në gjykim se artikulli burim i lajmit as ishte përgënjeshtruar ndonjëherë ose të jetë shpallur i pavërtetë dhe as Rama nuk ka ndërmarrë deri më sot asnjë aksion civil ose penal ndaj prodhuesve të lajmit, por vetëm ndaj zotit Berisha të evidentuar qartazi si kundërshtar politik.

Pra padia është në mënyrë të qartë politikisht e motivuar. Pranimi i padisë për shkaktim dëmi moral në këtë rast, përbën një rast të paprecedent pasi është kufizim flagrant i të drejtës dhe lirisë së shprehjes, si dhe bie në kundërshtim të hapur me jurisprudencën e Gjykatës së Lartë dhe mbi të gjitha me praktikën e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut”, thuhet në reagim.

Hetuesi i diktaturës në krye të SPAK, reagimi i PD: KLP po mashtron qytetarët

Partia Demokratike dënon përpjekjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të mashtruar qytetarët dhe për të devijuar arsyen e vërtetë të shqetësimit të opinionit publik mbi të kaluarën si hetues politik i diktaturës për Drejtuesin e SPAK dhe për takimin e pajustifikuar të një anëtari të SPAK-ut me Ulsi Manjën e PS.

Reagime të tilla të dënueshme janë të pritshme nga një organ si KLP, që është nën drejtimin e militantit të PS Gent Ibrahimi dhe me shumicën e anëtarëve të kontrolluar nga pushteti dhe të zgjedhur në mënyrë të paligjshme.

Prokurorët e SPAK kanë kaluar të njëjtin proces të vetingut, siç kanë kaluar me dhjetëra prokurorë e gjyqtarë të tjerë. Në thelb, kjo është një përpjekje e KLP-së për të mashtruar qytetarët me teknikalitete të panjohura për ta, në një kohë kur sondazhet tregojnë rënie të besimit të opinionit publik tek vetingu.

KLP kishte detyrimin të informonte opinionin publik, nëse Arben Kraja, Drejtues i SPAK, ka qenë apo jo hetues i regjimit gjakatar komunist përpara viteve 1990 në gjyqe politike?

KLP duhet të mbante qëndrim, nëse për të është e pranueshme që në vitin 2020 drejtësia e re të bëhet me hetues të regjimit komunist. Kjo është njësoj sikur drejtësinë në Gjermani ta jepte një prokuror që i shërbeu Hitlerit deri në momentet e fundit para dorëzimit të Berlinit.

KLP ka detyrimin të informojë opinionin publik, nëse Altin Dumani, prokuror i SPAK, është apo jo personi në foto, i raportuar nga media që një ditë përpara se KLP e partisë të votonte Drejtuesin e SPAK, kërkonte mbështetjen e përfaqësuesit të Partisë Socialiste Ulsi Manja. Drejtësia nuk mund të bëhet me shërbëtorë të rinj të partisë së vjetër në pushtet.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet t’i shpjegojë opinionit publik se përse alternativa e tij e vetme është të ofrojë vetëm drejtësinë që i duhet PS.

Shqipëria ka kapacitete për të ofruar një drejtësi normale, pa lidhje me politikën, pa lidhje me komunizimin, pa lidhje me Qeverinë. Shqipëria ka juristë, prokurorë e gjyqtarë të kualifikuar dhe me integritet, që mund t’i shërbëjnë vendit në organet e reja të sistemit të drejtësisë. Problemi është se këtë drejtësi nuk e do Edi Rama.

Edi Rama nuk ka ndërmend të lejojë ndërtimin e një drejtësie më të mirë për shqiptarët, por një drejtësi që i shërben atij, ministrave të tij të korruptuar dhe krimit të organizuar me të cilin bashkëqeveris.

Partia Demokratike kërkon që, në funksion të mbrojtjes së interesit publik dhe eliminimit të çdo dyshimi për integritetin e SPAK, prokurorët, për të cilët publikisht është vënë në dyshim integriteti, pavarësia dhe paanshmëria, duhet menjëherë të sqarojnë pozicionin e tyre dhe vlerësojnë seriozisht mundësinë për të hequr dorë nga përbërja e SPAK.

Mbi interesin personal dhe politik, në këtë moment, duhet të prevalojë, nevoja për të ruajtur të paprekur imazhin, integritetin dhe besimin tek SPAK.

Haradinaj sulmon Kurtin: Ju kam thënë, është mashtrues

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se nëse propozimi dhe për kryetar të Kuvendit dje nga Lëvizja Vetëvendosje është bërë pa marrëveshje paraprake me Lidhjen Demokratike të Kosovës, tregon për mashtrim nga ana e Albin Kurtit.

Sipas Haradinajt, nuk duhet të vendoset partneri para aktit të kryer dhe pastaj t’i kërkohet mbështetje. Haradinaj, i cili deri në krijim të institucioneve të reja qëndron në krye të ekzekutivit, thotë se nuk bën të zvarritet vendi, duke parë si mundësi edhe shkuarjen në zgjedhje të reja.

Deputetët e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës, u betuan dje në këtë institucion, i cili pastaj zgjodhi edhe kryetarin dhe nënkryetarët, duke përfunduar kështu me sukses konstituimin e Kuvendit.

Këtë, kryeministri Haradinaj po e konsideron lajm të mirë për vendin, pasi siç thotë i hap rrugë formimit të Qeverisë së re.
Por, sipas tij, veprimet e partnerëve duhet të bëhen me marrëveshje, dhe jo duke mashtruar.

“Nuk është në rregull njëri partner me marrë veprim si i vetëm, me nxjerr tjetrin para aktit të kryem, e pastaj t’i kërkojë mbështetjen. Pra kjo është një marrëveshje e vullnetit, dhe nuk bëhet me zor, nuk mundesh me diktat me ja bë askujt.

Unë prej fillimit kam shpreh habi në qasjen e zotit Kurti, në një lloj qasje që është më shumë diktat, ose kushtëzim ndaj partnerëve potencialë, duhet të bëhet kujdes, të trajtohen me respekt partnerët dhe me arrit një marrëveshje të besueshme për të gjithë.

Kuptohet besimi është diçka që ndërtohet, unë vet nuk kam shpreh besim në zotin Kurti se kam thënë se ai është mashtrues, dhe kam thënë që do të dalë zhgënjim për qytetarët e vendit, për këtë nuk është se i gëzohem sepse qytetarët meritojnë suksesin dhe vendi meriton suksesin, unë nuk e kam pas një besim të tillë në zotin Kurti, tani nëse kjo që ka ndodhur dje pra ë shtë punë pa marrëveshje, flet për mashtrimin që e kam folur dikur”, thotë Haradinaj.

Tani, Haradinaj thotë se është vështirë të paragjykohet si do të rrjedhë procesi, veçse thotë se tani mundësitë reale janë edhe për zgjedhje të tjera të reja, nëse nuk arrihet krijimi i institucioneve.

Sipas Haradinajt, vendi nuk mund të qëndrojë në këtë gjendje pa epilog për një kohë të gjatë.
“Nëse zoti Kurti nuk arrin me bë këtë atëherë është në diskrecionin e presidentit në bazë të obligimeve dhe kompetencave kushtetuese me i dhënë mandatin, ta zëmë kandidatit tjetër i cili mund të vjen nga partia fituese po ashtu ekziston mundësia me e bartë mandatin te ai që e ka shumicën.

Nëse shkohet në logjikën që të mos dërgohet vendi në zgjedhje, por tash e tutje është mundësia reale po ashtu të shkohet në zgjedhje. Nuk jemi ne Belgjikë ose disa vende, sepse ka vende ku qeveritë vonojmë me muaj ose vjet ta zëmë, por ne nuk e kemi atë nivel, duhet të bëjmë kujdes sepse është me rendësi të krijohen institucionet ose t’i jepet epilog kësaj gjendje.

Nëse nuk arrihet krijimi i institucioneve në bazë të rezultateve të zgjedhjeve që shkuan atëherë pse jo edhe në zgjedhje, pra nuk bën me mbajt vendin pa kufi në zhagitje”, shton Haradinaj.

Derisa, konstituimin e Kuvendit e quan sukses për vendin, Haradinaj shton se nëse është bërë pa marrëveshje paraprake është veprim i gabuar meqë i pamundëson hapat e tjerë rreth krijimit të qeverisë.

Ai thotë se nëse partnerët duan të krijojnë institucionet atëherë duhet të ketë pajtim mes tyre, dhe nëse njëri merr veprim si i vetëm atëherë e pamundëson vazhdimin e punës së përbashkët.

Lëvizja Vetëvendosje propozoi dje Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit, i cili mori edhe votat e LDK-së, kryetari i së cilës disa orë më parë deklaroi se nëse VV nuk është gati për marrëveshje, atëherë do t’ia votojnë asaj kryetarin e Kuvendit dhe qeverinë pa asnjë kusht dhe në atë formë LDK tërhiqet nga përgjegjësitë duke qëndruar parti opozitare./kp/

Thellohen paqartësitë rreth formimit të qeverisë së re të Kosovës

Mbledhja e parlamentit të Kosovës që u mbajt të enjten më shumë thelloi sesa qartësoi rrugën e ngritjes së institucioneve të reja.

Sipas Kushtetutës, presidenti i Kosovës, i propozon parlamentit kandidatin për kryeministër, në këshillim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme.

Të premten, presidenti Hashim Thaçi, ftoi kryetarin e lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, për një takim pasmesditës për caktimin e mandatit për formimin e qeverisë.

Por në lëvizjen Vetëvendosje thanë se “zoti Kurti e ka të pamundur ta takoj sot presidentin, meqë ndodhet jashtë Prishtinës. Ai do ta njoftojë së shpejti presidentin për ditët e orët e mundshme të takimit”, thanë në këtë lëvizje.

Vendimi për mandatarin varet nga negociatat e partive fituese, vazhdimi i të cilave mbetet i paqartë, pas mbledhjes së një dite më parë të parlamentit i cili zgjodhi Glauk Konjufcën nga lëvizja Vetëvendosje në postin e kryetarit.

Që nga përfundimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit kur kishin filluar edhe negociatat për bashkëqeverisje ndërmjet lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës që dolën të parat, është thënë se posti i kryetarit të parlamentit do t’i takojë Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Deri pak orë para mbledhjes të dyja partitë kishin shkëmbyer oferta dhe kundër oferta për themelimin e institucioneve ku “mollë sherri” ishte shfaqur posti i presidentit të cilin Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon t’i takojë asaj në vitin 2021.

Të enjten Lidhja Demokratike tha se është e gatshme të votojë ngritjen e qeverisë nga lëvizja Vetëvendosje pa u bërë pjesë e saj dhe deputetët e kësaj partie votuan për kryetarin e parlamentit nga radhët e lëvizës Vetëvendosje. Për vëzhguesit kjo është një shenjë se Lidhja Demokratike pret ri negocim të plotë për ndarjen e pushtetit.

Kosova ka përvojë të proceseve të gjata të negocimit të koalicioneve qeverisëse. Pas zgjedhjeve të vitit 2014 ishin dashur gjashtë muaj për të gjetur një zgjidhje.

Vëzhguesit ndërkaq thonë se vendi aktualisht ndodhet në një periudhë kur duhet përshpejtuar proceset për të shmangur zgjatjen e një boshllëku institucional, apo edhe për të shmangur mundësitë që vendi të shkojë në zgjedhje, në vend që të gjejë një zgjidhje.

Kosova mbajti zgjedhjet e katërta me radhë që nga shpallja e pavarësisë së saj në vitin 2008. Zgjedhjet pasuan dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili u thirr në Hagë në muajin korrik, për t’u marrë në pyetje nga prokuroria e Posaçme që trajton pretendimet për krime lufte dhe të pasluftës në Kosovë.

Rusia, Irani dhe Kina stërvitje të përbashkëta detare

Kina, Irani dhe Rusia pritet të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta detare në mesin e tensioneve mes Teheranit dhe Uashingtonit.

Stërvitjet ushtarake do të zhvillohen në oqeanin Indian dhe gjirin e Omanit në datat 27 deri më 30 dhjetor, njoftuan autoritetet në Pekin e Teheran.

Kina do të nisë për stëvitjet, raketën “Xining” u tha gazetarë të enjten zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Kineze Wu Qian. Por ai nuk dha detaje se sa është numri në total i personelit ushtarak apo anijeve që do të jenë pjesë e kësaj stërvitjeje.

Në Teheran zëdhënësi i forcave të armatosura Aboldazl Shekarchi tha se stërvitjet do të “stabilizojnë sigurinë” në rajon. Qëllimi sipas i tyre sipas tij ishte forcimi i “sigurisë së tregtisë ndërkombëtare në rajon” si dhe “lufta ndaj terrorizmit e piraterisë”.

Stërvitjet njoftohen në një kohë tensionesh mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.
Uashingtoni ka propozuar një mision detar të udhëhequr nga SHBA-ja në Gjirin Persik, që pason një numër sulmesh në këtë rajon, për të cilat Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë fajësuar Iranin. Por Teherani i ka mohuar akuzat.

Fërkimet mes dy vendeve janë rritur që kur Presidenti Donald Trump mori vendim të tërheqë Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore me Teheranin, në maj të 2018-s si dhe pas vendosjes së sanksioneve, që kanë dëmtuar rëndë ekonominë e republikës islamike.