I sulet me ulërima qytetarit që ja kanë çuar gruan në hotel pa e pyetur
Psikopati është bërë për tu lidhur. Situata e vështirë e pas tërmetit duket e ka bërë të jetë në një gjendje mjaft të rënduar psikologjike dhe kjo dëshmohet në çdo alje publike të tij.
Eshtë parë të mbajë në ajër një foshnje dhe ta rrotullojë atë, ndërsa fytyra prek skizofreni e qeshur është më të vërtetë e frikshme për njerëzit normalë. Përgjatë gjithë ditës ka vijuar me doza të larta agresiviteti ndaj gazetarëve dhe qytetarëve.
Për çdo dalje kërcënon mediat dhe gazetarët, duke I paralajmëruar prej veprimje absurde dhe hapa të një të sëmuri mendo që kërcënon këdo që i del përpara. Kjo ka ndodhur edhe4 në orët e pasdites.
Një qytetar ka qenë viktimë e zemërimit të kryeministrit shqiptar, Edi Rama.
Derisa po mundohej të shpjegonte një problem të tijin Ramës, ky i fundit nuk e morri parasysh fare dhe u tërbua me të.
Rama fillimisht e thirri afër personin në fjalë, dhe pastaj i pari i tregoi atij problemin me të cilin përballej. Sipas tij ja kane marre gruan pa lejen e tij dhe ja kishin çuar ne hotel ne Golem. Rama e “qeteson” duke i bertitur, “mire ta kane bere, shko dhe ti me autobus ne Golem”.
Por Rama nuk e honepsi fare duke u sjellur me arrogancë ndaj tij.
Negociatat e vështira për qeverinë e Kosovës
Isa Mustafa e Albin Kurti dolën pa marrëveshje nga takimi që supozohej se do ta bënte Kosovën me Qeveri. Gazeta Express mëson se Mustafa bëri kërkesën e parë, të cilën Vetëvendosje nuk po mund ta pranojë.
Duhet dorëzimi i VV’së para kërkesës së Mustafës, i cili në negociata ka arritur të marrë edhe postin e kryeministrit, ose tërheqja e LDK’së përballë opozitarëve të përhershëm.
Gazeta Express
Historia shpresëdhënëse për një marrëveshje mes Vetëvendosjes që i fitoi zgjedhjet dhe LDK’së përfundoi me daljen e Albin Kurtit me fytyrë të ngrysur nga takimi me kreun e LDK’së, Isa Mustafën, të cilin së fundmi Kurti pëlqen ta quajë “profesor”.
Nga aty, lideri i Vetëvendosjes, tha se takimi me profesorin përfundoi pa arritur marrëveshjen përfundimtare.
Kurti, që ishte shumë optimist që sot do të arrihej koalicioni, nuk tregoi pse nuk u morën vesh, por tha se negociatat me LDK’në do të vazhdojnë.
Por, çka e bëri të pamundur që dy liderët deri dje opozitarë, sot të formonin qeverinë e re?
Gazeta Express mëson se Mustafa me kërkesën e parë ua la në fyt Vetëvendosjes negociatat për krijimin e Qeverisë.
Dy partitë janë marrë vesh për 12 ministri. Dy nga to u takojnë minoriteteve e 10 janë në duart e dy partive që bashkë kanë 57 deputetë. Burime të Expressit brenda VV’së tregojnë se LDK’ja nisi me kërkesë për ta marrë Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Kjo ministri ka qenë një nga bazat e fushatës së VV’së.
LDK më herët e ka udhëhequr këtë dikaster, ndërsa VV’ja e kërkonte pushtetit për të çkapur shtetin, që synonin ta arrinin duke udhëhequr ministrinë e Punëve të Brendshme.
Mustafa, i cili pas zgjedhjeve të vitit 2014 nga vendi i dytë kishte arritur ta marrë postin e kryeministrit, sipas burimeve të Expressit, ka pasur edhe kërkesa të tjera.
LDK’ja dëshiron që marrëveshja të përfshijë edhe zotimin se do t’i jepet posti i presidentit të vendit në vitin 2021, kur Hashim Thacit i përfundon mandati i rregullt.
Ndërkaq nga LDK’ja nuk është treguar pse nuk u arrit marrëveshje për të cilën partitë ishin zotuar se do të ndodhte menjëherë pas certifikimit të zgjedhjeve të 6 tetorit.
Mustafa pasi doli nga takimi, ndaras nga Kurti, refuzoi të flasë për mosmarrëveshjet me Vetëvendosjen.
Ai tha se kur të përafrohen, do t’u tregoj mediave se cilat ishin problemet.
“Sot nuk ka marrëveshje për koalicion ka marrëveshje që të punojmë e të hulumtojmë rrugë që të përafrohemi me qëndrimet tona. Dallimet tona do të jua tregojmë kur t’i përafrojmë”, ka thënë ai.
Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në zgjedhjet e jashtëzakonshme, duke fituar 29 mandate në Kuvendin e Kosovës. E dyta është LDK’ja, e cila do të ketë 28 deputetë. Posti i kryeministrit, sipas marrëveshjeve të mëhershme të këtyre partive, i takonte fituesit, që në këtë rast është Albin Kurti.
Basha-Ramës: Kriminale mbyllja e portaleve dhe kërcënimi i gazetarëve
Kryetari i opozitës, Basha ka dënuar mbylljen e disa portaleve nga Rama duke shfrytëzuar fatkeqësinë e tërmetit. Basha e konsieron kriminale mbylljen që po I bëhet portaleve dhe kërcënimet ndaj gazetarëve.
“Të shfrytëzosh këtë fatkeqësi për të mbyllur portale, faqe fb e rrjete të tjera sociale dhe të kërcënosh gazetarët nga mëngjesi në darkë vetëm pse janë kritikë me qeverinë dhe sjellin zërin e qytetarëve të lënë në harresë dhe pa asnjë ndihmë, është kriminale”, shkruan Basha në një psotim në rrjetet sociale.
Deri tani janë mbyllur tre portale, kryesisht kritike me qeverinë, ndërsa në mënyrë të vazhdueshme gazetarët e tyre jepnin informacione jashtë tablosë së mediave të kapura nga pushteti. Nga ana tjetër Rama ka dalë jashtë të gjitha kornizave të një njeriu normal dhe pothuajse në çdo dalje publike kërcënon gazetarët dhe mediat që nuk janë të kapura nga pushteti.
Basha reagon pas mbylljes së disa portaleve: Të shfrytëzosh këtë fatkeqësi për të mbyllur portale, është kriminale!
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas mbylljes se disa portaleve dhe kërcënimit të vazhdueshëm ndaj gazetarëve. Basha shkruan nëreagimin e tij se, kjo është mënyra për të mbytur zërin e qytetarëve dhe të vërtetës që vjen përmes medias dhe portaleve të ndryshme. Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet për dhunimin e fjalës së lirë nga qeveria.
Reagimi
“Të shfrytëzosh këtë fatkeqësi për të mbyllur portale, faqe fb e rrjete të tjera sociale dhe të kërcënosh gazetarët nga mëngjesi në darkë vetëm pse janë kritikë me qeverinë dhe sjellin zërin e qytetarëve të lënë në harresë dhe pa asnjë ndihmë, është kriminale.
Kjo është mënyra për të mbytur zërin e qytetarëve dhe të vërtetës që vjen përmes medias dhe portaleve të ndryshme. Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet për dhunimin e fjalës së lirë nga qeveria. Me Kushtetutë dhe ligj kjo përbën një krim të rëndë që duhet ndëshkuar”.
Video/ Ja si Ministria e Brendshme vjedh ndihmat e të prekurve nga tërmeti
Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar videon ku duket qartë se si ndihmat e të prekurve nga tërmeti dërgohen në Ministrinë e Brendshme.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Video per te cilen qytetari meriton çmim!
Miq, nje qytetare filmon momentin kur nga nje makine dalin qeset me ndihma dhe hyne ne Ministrine e Brendshme. Video u komentua si pamje pervetesimi nga punonjes te Ministrise por narkozyrtaret deklaruan se ishin ndihmat e pervetsuara nga punonjes policie qe u sollen si prova prane Sherbimit inteligjent te policise.
Dhe nuk perjashtohet mundesia qe kjo te jete e vertet megjithese gjuha prej ordineri e gjenaral hashashit ngjall shume dyshimi. Por cilado qe te jete e verteta duhet te falenderojme me mirenjohje qytetaren per guximin dhe syçeltesine qe ka treguar dhe videon perle qe ka bere! Faleminderit. sb
Video per te cilen qytetari meriton çmim!Miq, nje qytetare filmon momentin kur nga nje makine dalin qeset me ndihma dhe hyne ne Ministrine e Brendshme. Video u komentua si pamje pervetesimi nga punonjes te Ministrise por narkozyrtaret deklaruan se ishin ndihmat e pervetsuara nga punonjes policie qe u sollen si prova prane Sherbimit inteligjent te policise. Dhe nuk perjashtohet mundesia qe kjo te jete e vertet megjithese gjuha prej ordineri e gjenaral hashashit ngjall shume dyshimi. Por cilado qe te jete e verteta duhet te falenderojme me mirenjohje qytetaren per guximin dhe syçeltesine qe ka treguar dhe videon perle qe ka bere! Faleminderit. sb
Gepostet von Sali Berisha am Montag, 2. Dezember 2019
Rama ndërseu bodigardët ndaj një gruaje në Durrës pse ajo i tha Dakos “xhuxh” i ndërtimeve
Nga Edi PALOKA
Mjaftoi nje moment, qe Rama ta nxirrte dhe nje here koken…
Shihni si acarohet e me çfare arrogance reagon ndaj nje qytetareje , duke urdheruar bodyguardet qe ta largojne me dhune ,vetem sepse ne deshperim e siper ajo drejtoi gishtin e akuzes ndaj Gjushit, “xhuxhit” te preferuar te Rames.
“Kryeministri” i nje vendi ne fatkeqesi qe qytetareve te deshperuar, qe kane humbur apo rrezikojne te humbin gjithshka, ju pergjigjet me arrogance dhe dhune.
Mjaftojne detaje te tilla , qe i dalin jashte skenarit te spektaklit, qe Rama ti tregoje kujtdo se bredhjet e tij poshte e larte nuk kane aspak objektiv hallet e qytetareve te deshperuar . Ai nuk eshte aty per te mbrojtur qytetaret ne fatkeqesi por per te mbrojtur pergjegjesit e fatkeqesise.
Prandaj acarohet e behet arrogant sapo mes “banoreve” te perzgjedhur per ti bere lavde udheheqesit, shfaqet ndonje fatkeq qe kerkon thjeshte ndihme nga ai qe duhej te ishte kryeminister i ketij vendi ne fatkeqesi por qe po tregon dhe nje here se ai dhe mbi te gjitha ai, eshte vete fatkeqesia e ketij vendi.
Rama verteton cdo dite se nuk i mungojne vetem pergjegjesia dhe zotesia per te menaxhuar situaten por jashte skenareve me lot fallco e frazave “i dua si Gregorin”, i mungon dhe minimumi i humanizmit perballe fatkeqesise qe ju ka rene shqiptareve. Edhe sot ai tregoi se eshte i shqetsuar vetem per gjushet dhe milionat e oligarkeve e aspak per shqiptaret e rene ne fatkeqesi.
Tërmeti/ E dhimbshme dhe prekëse! Marsela 8-vjeçare fle në mullarin e barit
Marsela është vetëm 8 vjeç dhe prej 1 jave i kalon netët e ftohta në mullarin e barit. Shtëpia e saj në fshatin Manzë e Vjetër, u shemb prej termetit të 26 Nëntorit. Dy prindërit që jetojnë me blegtori nuk kanë të ardhura për të ndërtuar shtëpinë e re.
Për shumë familje, tërmeti nuk është vetëm disa sekonda, por një vuajtje që zgjat pa ditur se kur do të ndryshojë. “ABC Neës” sjell historinë e Marselës, 8 vjeçe nga Manza, që prej një jave, fle në plastmas tek mullari i barit.
Pyetjes se a ke patur ftohtë gjatë natës, ajo i përgjigjet me “Po”.
Familja nuk ka të ardhura veç shitjes së qumështit, e nuk di nga t’ia nisë tashmë që shtëpia është shpallur e pabanueshme.
Banesa e Shkëlqim Gjokës u shkërrmoq prej dy të tërmeteve, dhe ai, nuk është ndihmuar nga askush. Plastmasin që kishte blerë për të mbrojtur ushqimin e kafshëvë, tashmë po e përdor për të mbrojtur kokën e familjarëve të tij. Bagëtitë janë e vetmja formë mbijetese, ndaj nuk pranojnë të largohen prej tyre.
Mamaja e Marselës, ka vështirësi të përgatisë ushqim apo tu pastrojë teshat. Edhe përpara tërmetit, familja Gjoka në Manëz të Vjetër, ka pasur jetë të vështirë. Kjo familje është mësuar të mbijetojë…
Toka ju ka dhënë ushqim, por tashmë toka po ju lëkund pa mëshirë të gjitha balancat familjare.
Ata drejtojnë sytë jo vetëm nga shteti, por tek kushdo, që mund t’i rikthejë buzëqeshjen Marselës… e cila fjalët, i ka të pakëta, që prej ankthit të 26 nëntorit./abcnews.al
Rama u “grabit” rrogat punonjësve, i mban administratës gjysmën e pagës, reagon Berisha
Ish-Kryeministri Berisha në një shënim në profilin e tij në Facebook ka denoncuar mbajtjen e gjysmës së pagës me detyrim nga qeveria ndaj punonjësve të administratës, duke e cilësuar këtë urdhër banditesk dhe amoral.
‘Miq, solidariteti me te demtuarit nga termeti sipas mundesise por jo i detyruar nga qeveria eshte nje vlere e lart fisnike njerezore. Çdo shqiptar duhet me gjithe zemer te ndihmoje me ate qe mundet qytetaret e demtuar nga termeti. Por kjo ndihme duhet te jete vetem si vlere shpirtrore dhe sipas vullnetit dhe mundesise se tij dhe ne asnje menyre si detyrim qeveritar.
Urdheri per mbajtjen e gjysmes se pages punonjesve te administrates i Edvin Kristaq Mafise eshte nje urdher banditesk amoral qe bazohet ne perdorimin e forces se ekzekutivit per ti rrembyer pagen punonjesve.
Denoj me ashpersi kete urdher dhe kerkoj anullimin e tij te menjehershem te tij si urdher antiligjor.
Lexoni protesten e punonjesit dixhital! sb
- Berisha ju shqetesoj pasi shteti shqiptar po ju pi gjakun shqiptareve. Jo me larg se sot na njoftuan se gjithe punonjesit e Kadastres duhet te japin gjysmen e rroges se tyre per shkak te termetit.
Jemi familjar me halle, me kredi, me njerez te semure. Nuk mundemi te japim kaq shume.
Kemi dhene sa kemi pasur mundesi se monetarisht ashtu edhe me ndihma ushqimore por kete se perballojme dot.
Anonim Z. Berisha se keta te heqin nga puna’
Rama kërkon burg për dy përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit pse publikuan videon e ndihmave që shkuan në Ministri
Kallëzohen penalisht dy përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, të cilët publikuan pamjet ku shfaqeshin persona teksa fusnin ndihma ushqimore në ambjentet e Ministrisë së Brendshme.
Sipas njoftimit zyrtar të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, dy përfaqësuesit akuzohen për veprën penale: “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.
Njoftimi
SHÇBA kallëzoi penalisht 2 përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) kallëzoi penalisht 2 përfaqësuesit e “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”, shtetasen M.J. dhe shtetasin E.M. për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) i kallëzoi penalisht ata, lidhur me pamjet filmike të publikuara në rrjetet sociale e më pas në media online, ku shfaqen punonjës të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) që shkarkojnë disa pako ushqimore, të sekuestruara në cilësinë e provës materiale gjatë një operacioni të zhvilluar më datë 28.11.2019, për t’u magazinuar pranë magazinës së Drejtorisë së Përgjithshme të SHÇBA-së, me urdhër të Prokurorisë.
SHÇBA bën apel për shmangie të dizinformimit të qëllimshëm të publikut. Gjithashtu SHÇBA fton qytetarët dhe median të denoncojnë çdo rast abuzimi në numrin falas 0800 90 90.
Në një reagim të mëparshëm të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, thuhet:
“Për pyetjen tonë se pse po bëhej shkarkimi i ndihmave të Fundjavë Ndryshe te Ministria e Brendshme, morëm përgjigje se po sillen si provë materiale. Mos qeshni të dashur qytetarë, provë materiale, pikërisht kështu.
Por sipas Kodit të Procedurës Penale e dimë që provat materiale dorëzohen ne polici e prej aty kalohen në Prokurori dhe JO në Ministrinë e Brendshme”.