28.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

PD dënon përpjekjen e KLP për të fshehur të kaluarën si hetues të Krajës: Mashtrim i opinionit publik nga militanti Ibrahimi

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me reagimin e KLP-së për kreun e SPAK, Arben Kraja dhe anëtarin Altin Dumani. Në një deklaratë publike, PD thotë se, kjo është një përpjekje e turpshme për të manipuluar opinionin publik.

“Reagime të tilla të dënueshme janë të pritshme nga një organ si KLP, që është nën drejtimin e militantit të PS Gent Ibrahimi dhe me shumicën e anëtarëve të kontrolluar nga pushteti dhe të zgjedhur në mënyrë të paligjshme”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e PD.

DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE

Partia Demokratike dënon përpjekjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të mashtruar qytetarët dhe për të devijuar arsyen e vërtetë të shqetësimit të opinionit publik mbi të kaluarën si hetues politik i diktaturës për Drejtuesin e SPAK dhe për takimin e pajistiifikuar të një anëtari të SPAK-ut me Ulsi Manjën e PS.

Reagime të tilla të dënueshme janë të pritshme nga një organ si KLP, që është nën drejtimin e militantit të PS, Gent Ibrahimi dhe me shumicën e anëtarëve të kontrolluar nga pushteti dhe të zgjedhur në mënyrë të paligjshme.

Prokurorët e SPAK kanë kaluar të njëjtin proces të vetingut, siç kanë kaluar me dhjetëra prokurorë e gjyqtarë të tjerë. Në thelb, kjo është një përpjekje e KLP-së për të mashtruar qytetarët me teknikalitete të panjohura për ta, në një kohë kur sondazhet tregojnë rënie të besimit të opinionit publik tek vetingu.

KLP kishte detyrimin të informonte opinionin publik, nëse Arben Kraja, Drejtues i SPAK, ka qenë apo jo hetues i regjimit gjakatar komunist përpara viteve 1990 në gjyqe politike?

KLP duhet të mbante qendrim, nëse për të është e pranueshme që në vitin 2020 drejtësia e re të bëhet me hetues të regjimit komunist. Kjo është njësoj sikur drejtësinë në Gjermani ta jepte një prokuror që i shërbeu Hitlerit deri në momentet e fundit para dorëzimit të Berlinit.

KLP ka detyrimin të infomrojë opinionin publik, nëse Altin Dumani, prokuror i SPAK, është apo jo personi në foto, i raportuar nga media që një ditë përpara se KLP e partisë të votonte Drejtuesin e SPAK, kërkonte mbështetjen e përfaqësuesit të Partisë Socialiste Ulsi Manja. Drejtësia nuk mund të bëhet me sherbëtorë të rinj të partisë së vjetër në pushtet.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet t’i shpjegojë opinionit publik se përse alternativa e tij e vetme është të ofrojë vetëm drejtësinë që i duhet PS.

Shqipëria ka kapacitete për të ofruar një drejtësi normale, pa lidhje me politikën, pa lidhje me komunizimin, pa lidhje me Qeverinë. Shqipëria ka juristë, prokurorë e gjyqtarë të kualifikuar dhe me integritet, që mund t’i shërbëjnë vendit në organet e reja të sistemit të drejtësisë. Problemi është se këtë drejtësi nuk e do Edi Rama.

Edi Rama nuk ka ndërmend të lejojë ndërtimin e një drejtësie më të mirë për shqiptarët, por një drejtësi që i shërben atij, ministrave të tij të korruptuar dhe krimit të organizuar me të cilin bashkëqeveris.

Partia Demokratike kërkon që, në funksion të mbrojtjes së interesit publik dhe eleminimit të çdo dyshimi për integritetin e SPAK, prokurorët, për të cilët publikisht është vënë në dyshim integriteti, pavarësia dhe paanshëria, duhet menjëherë të sqarojnë pozicionin e tyre dhe vlerësojnë seriozisht mundësinë për të hequr dorë nga përbërja e SPAK.

Mbi interesin personal dhe politik, në këtë moment, duhet të prevalojë, nevoja për të ruajtur të paprekur imazhin, integritetin dhe besimin tek SPAK.

Shkollat e dëmtuara nga tërmeti, PD: Prokuroria të hetojë për vjedhje dhe abuzim me sigurinë e fëmijëve, i rikonstruktoi pa asnjë transparencë Veliaj

Tërmeti zbuloi në Tiranë vjedhjen me fondin për rikonstruksionin e shkollave dhe kopshteve. Përfaqësuesit e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri dhe dhe pedagogu Ndriçim Mehmeti i Departamentit të Arsimit, denoncuan mungesën e transparencës nga Bashkia e Tiranës për gjendjen reale të shkollave dhe kopshteve.

Orjola Pampuri ishte në kopshtin 42, i rikonstruktuar me bujë 4 vjet më parë nga Erion Veliaj, ndërsa Ndriçim Mehmeti ishte tek shkolla “Kongresi i Lushnjës”, për të cilin Erion Veliaj tha se pas rikonstruksionit, ishte kthyer në një nga shkollat më të mira të Tiranës, ndërsa tani ka dy akte ekspertimi që kundërshtojnë njëri-tjetrin për sigurinë e ndërtesës.

Realiteti tregoi se gjithçka është propagandë dhe fasada u rrëzua, fatmirësisht, në një orë, kur fëmijët nuk ishin në shkollë apo në kopësht.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike kërkuan nga Prokuroria të hetojë pa vonesë për të vënë para drejtësisë këdo që, përmes vjedhjes dhe abuzimit, ka vënë në rrezik jetën e fëmijëve, që nga Erion Veliaj, tek ndërtuesit dhe ata ata që kanë marrë në dorëzim objektet me cilëso të dobët.

PD kërkoi riverifikimin e të gjitha shkollave dhe kopshteve të Tiranës duke përfituar edhe nga boshatisja e shumicës prej tyre gjatë pushimeve dimërore.

ORJOLA PAMPURI, KOPSHTI 42

Tërmeti i një muaji më parë ka dëmtuar disa shkolla dhe kopshte në Tiranë. Një ndër ta është kopshti 42, ku gjendemi. Tani ai është i mbyllur, pa fëmijë brenda, sepse, siç na kanë njoftuar prindrit, ekziston një akt që thotë se kopshti nuk mund të frekuentohet nga fëmijët dhe edukatorët. As prindërit, as edukatorët nuk janë lejuar të shikojnë kopshtin nga brenda, duke mos bërë asnjë transparencë për gjendjen e tij. Akt eskpertimi nuk jep asnjë informacion për kopshtin e rikonstruktuar 4 vite më parë sipas nismës propagandistike të Bashkisë së Tiranës “Adopto një kopësht”.

Ka qenë vetë Erion Veliaj, i cili ka ardhur dhe ka inauguruar kopshtin, duke trumbetuar se kopshti është me standarde të larta dhe me kushte shumë të mira për fëmijët. 4 vite më pas kopshti është i mbyllur, jofunksional nga dëmtimet pas rikosntruksionit propagandistik dhe në kushte jo të mira. Të abuzosh me fondet publike, të abuzosh me jetët e fëmijëve, është një krim i dyfishtë. Bashkia e Tiranës dhe qeveria fshehin informacionin se kush e ka kolauduar kopshtin, me sa fonde është rikonstruktuar dhe, mbi të gjitha, nuk ka ansjë person nën hetim për atë çfarë ka ndodhur me këtë kopësht.

Zhvendosja e fëmijëve nga këtu tek kopshtet e tjera, është kosto për prindrit, rritja e numrit të fëmijëve në kopshtet e tjera është edhe më shqetësuese, por çfarë është më e rëndësishme është nisja e hetimit për të gjithë ata persona përgjegjës, duke nisur nga Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili e inauguroi me zhurmë të madhe, tek kolauduesit dhe rikonstruktuesit e kopshtit.

NDRIÇIM MEHMETI, SHKOLLA “KONGRESI I LUSHNJËS”

Jemi këtu para shkollës “Kongresi i Lushnjës”, një nga shkollat që ka patur problematika gjatë lëkundjeve të tërmetit në datën 26 nëntor. Problematika që ajo ka është vërtetuar nga 2 akt ekspertiza. Aktekspetiza e parë, e cila thotë që kjo shkollë duhet të pezullonte menjëherë mësimin, më vonë del një akteskpertim i dytë, që thotë se kjo shkollë duhet të vazhdojë mësimin. Këtu nuk kemi siguri, nëse jeta e fëmijve gjatë shkollimit është i sigurtë. E njëjta gjë ndodh edhe në shkollën “Emin Duraku”, e cila ka patur më shumë se 3 akt ekspertimi, që kundërshtojnë njëra-tjetrën.

Pra, Instituti i Ndërtimit nuk ka akoma një sqarim publik se çfarë do të bëhet në këto shkolla. Kjo tregon hapur papërgjegjshmërinë e Bashkisë së Tiranës, të Ministrisë së Arsimit dhe të qeverisë, për të marrë masat e nevojshme që shkollimi dhe mbarëvajtja e procesit mësimor të jetë sa më e mirë. Një nga kushtet kryesore është padyshim siguria fizike e fëmijëve.

Është rasti për t’i bërë thirrje bashkisë dhe qeverisë të rikontrollojë edhe një herë shkollat tani që janë pushimet. Të shohë çfarë mund të rregulolohet në këto shkolla dhe në rast të kundërt, të trasnferoj ëfëmijët në shkolla më të sigurta për një process mësimor sa më të sigurtë. Është kjo mundësia që jo vetëm të bëhet transparencë për të gjtiha dëmet që janë bërë, por të bëhët publik edhe kostoja që duhet paguar përsëri për rikonstruksionin e këtyre shkollave.

Shkolla Kongresi i Lushnjës ëstë rikonstruktuar në datën 21 mars 2017 me një bujë të madhe nga politikanët, përfshi parlamentarë, qeveritarë, ministrja e arsimit të kohës dhe kryebashkiaku Veliaj. Është koha për transparencë dhe llogaridhënie, jo për t’u fshehur pas akteve korruptive.

Oficeri humbi jetën nga tërmeti në Kovalenshencë, lirohet nga burgu drejtori kushëri i Taulant Ballës

Djali i dajës së Taulant Ballës, Ahmet Doda është liruar nga burgu. Ky i fundit u arrestua nga policia pas tërmetit të 26 nëntorit, pasi si drejtor i Kovalenshencës nuk kishte marrë masa për të riparuar dëmet e tërmetit të 21 shtatorit.

Në tërmetin e 26 nëntorit, në Kovalenshencë humbi jetën kryekomisari Bajram Hajdarmataj.

Gjykata e Durrësit mësohet se ka ndryshuar masën e sigurisë të dhënë më parë, nga ‘arrest me burg’ në atë të ‘detyrim paraqitje’.

Doda është liruar ditën e sotme nga burgu.

E lënë pa ilaçe në burg dhe i kërkojnë 500 mijë lekë për ta nxjerrë, i sëmuri i jep fund jetës

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale denoncimin e një qytetari i cili shkruan se një i sëmur mendor në Burgun e Beratit ka varur veten pasi është lënë pa ilaçe.

Sipas denoncimit te Berisha, viktima, i cili quhet Blerim Protoduari, i kanë kërkuar 500 mijë lekë për ta nxjerrë nga burgu.

Postimi i plotë

Te semurin mendor e lene ne burg pa ilaçe dhe i kerkojne 500 mije leke per ta nxjerre te lire!Ai dje vari veten! Krim.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb

doktor. pershendetje

die. rreth ores 19 e 30. te mbremjes ne burgun e beratit. ka ndodhur nji. vetvarje .

ky person vuante nga smundja mendore. dhe e mbanin ne burg. se i kerkonin 500. mij lek. te vjetra

ne pa mundesi ekonomike. arriti ne. vet fliim

ilacet nuk i ipnin te lutem. Ju djali qe u vet var. Quhet. Blerim protoduari

Poshteruar nga. Rilindja. Vetem se e din te gjith qe keta jan demojrat ? denoncoje kete rast. extrem ?

 

Pse nuk po bie dot nga pesha?

Është e vërtet që ka njerëz, që pavarësisht regjimit ushqimor apo aktiviteteve nuk arrijnë të bien dot nga pesha. Dietologët thonë se diçka e tillë ndodh për disa arsye dhe jo të gjithë, i dine

Hormonet gjinore
Nuk është një iluzion, kur një javë përpara ciklit të duket se je shëndoshur. Ka femra të cilat mund të shtojnë deri në 3 kile përpara ciklit, dhe kjo shkaktohet nga ngritja e nivelit të estrogjenit. Në këtë periudhë bie niveli i progresteronit, çka ndikon akoma më shumë.

Stresi
Lidhja mes stresit dhe mbipeshës sa vjen e vërtetohet më tepër nga kërkimet shkencore, dhe është një ndër arsyet më kryesore përse njerëzit nuk bien dot në peshë. Por çfarë ndodh me ne kur jemi të stresuar?

Kur jemi nën presionin e shqetësimeve të ndryshme, trupi lëshon një hormon adrenaline, i cili e përgatit trupin për sulm, sulm të vërtetë fizik. Kështu, trupi i shmanget proceseve të tjera të përditshme, si tretja dhe ushqyerja e muskujve, duke e vënë trupin në djegie të glukozës, jo të yndyrave.

Kur stresi tejzgjatet, trupi fillon të prodhojë një hormon të quajtur kortisol i cili i dobëson muskujt, dhe sa më pak masë muskulore të kemi në trup, aq më i ngadaltë bëhet metabolizmi. Një studim tjetër tregon se njerëzit me nivel të lartë kortisoli priren të vënë shëndet rreth belit.

Sistemi nervor
Truri ynë është krijuar për të mbijetuar, ashtu siç bënin qeniet njerëzore në epokën primitive. Por kjo nuk e ndihmon djegien e yndyrave. Sistemi nervor autonom është ajo pjesë e trurin që funksionon pa vetëdijen dhe kontrollin tonë.

Ky sistem ndahet në 2 nënsisteme: Sistemi simpatik, që e vë trupin në gjendje mbrojtjeje, dhe sistemi parasimpatik, i cili është përgjegjës për gjendjen e qetësisë dhe rigjenerimit. Ndonëse këto nënsisteme supozohet të funksionojnë në baraspeshë, për shumicën prej nesh nuk është kështu.

Shumica e njerëzve kanë një dominancë të sistemit simpatik, që e bën trupin e tyre të jetë vazhdimisht në gjendje jot ë qetë, në gjendje lufte, vetëmbrojtjeje, duke devijuar substancat e trupit nga tretja në procese të tjera. Por sistemi parasimpatik është i rëndësishëm, pasi e rikthen trupin në gjendjen e duhur dhe të gjitha substancat e tij në nivelin optimal.

Niveli i lartë i insulinës
Insulina është një hormon që prodhohet nga pankreasi, i cili lehtëson djegien e sheqernave në formë ushqimi për qelizat tona. Ai e përçon sheqerin drejt muskujve,ku depozitohet gati për t’u kthyer në energji.

Ngrënia e ushqimeve me më tepër sheqer sesa duhet, e bën trupin të krijojë nivele të tepërta insuline. Por edhe stresi i papritur në punë apo në shtëpi, e nxit trupin të prodhojë nivele të larta insuline’

Ndjenjat
Mund të kemi pasur refuzime në punë, incidente të vogla gjatë ditës të cilat, ndonëse nuk ua vëmë veshin sepse na duken të parëndësishme, kur kthehemi në shtëpi në mbrëmje na bëjnë të ndjejmë një kaos të brendshëm. Dhe nëse jeni shumë të dhënë pas ushqimit, nuk do të mund t’i rezistoni frigoriferit pas një dite të tillë.

Pijet më të shëndetshme alkoolike që mund të konsumoni gjatë festave

Për shumicën e njerëzve, shmangia e alkoolit gjatë festave të fundvitit është një gjë shumë e vështirë, e posaçërisht kur mblidheni me familjarët apo shoqërinë.

Por, njerëzit prapëseprapë mund ta ruajnë shëndetin duke i konsumuar disa pije të caktuara alkoolike.

Fillimisht duhet ta keni parasysh se konsumimi i alkoolit në sasi të moderuar është këshilla më e mirë që mund ta ndiqni gjatë festave, por, në rastet kur e dini se do ta teproni, të paktën mund të bëheni “konsumues i mençur” duke pirë vetëm pije të caktuara alkoolike.

Më poshtë i keni disa prej pijeve alkoolike që janë pak më të shëndetshme se tjerat.

Disa pije të rënda alkoolike
Xhini, uiski, tekila dhe rumi i lehtë bëhen pa aditivë dhe sheqer. Shijen mund t’ua përmirësoni duke shtuar pak tonik ose duke e shtrydhur një limon.

Pija irlandeze “Guinness”
Një pije e zakonshme irlandeze, Guinness, njihet si pije e shëndetshme alkoolike.
Ajo ofron antioksidantë, vitaminë B, fibra dhe ka më pak kalori.

Vera
Vera mund të jetë një prej përzgjedhjeve më të mira sepse përmban pak sheqer.

Shampanja
Shampanja ofron edhe më pak kalori sesa vera e bardhë apo e kuqe.
Ju mund të furnizoheni edhe me vitaminë C nga shampanja duke e bërë një koktej me portokall apo grejpfrut.

Sëmundjet e rrezikshme që shkaktohen nga mungesa e gjumit

Udhëzimet shëndetësore thonë se njerëzve u duhen shtatë deri në nëntë orë gjumë çdo natë.

Por, shumica e të rriturve kanë probleme me gjumin dhe një pjesë e madhe e tyre bëjnë vetëm pesë orë gjumë çdo natë.

Rreth 31 për qind e të rriturve vuajë nga pagjumësia, ndërsa 48 për qind thonë se nuk bëjnë mjaftueshëm gjumë.

Përveç se pagjumësia sjell lodhje konstante, njerëzit të cilët rregullisht nuk bëjnë gjumë kualitativ janë gjithashtu më të rrezikuar nga obeziteti, sëmundjet e zemrës dhe diabeti.
Mungesa e gjumit mund të sjell efekte negative edhe në shëndetin mendor.

Nëse jeni në mesin e personave që kanë probleme të tilla, keni parasysh se ditëve të sotme ekzistojnë shumë metoda të cilat ju ndihmojnë t’i tejkaloni këto probleme.

Kosova luan me Amerikën në janar?

Kombëtarja e Kosovës në janar do të udhëtojë në Katar, ku do ta zhvillojë një miqësore me Suedinë. Atje “Dardanët” me gjasë do ta zhvillojnë edhe një miqësore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka theksuar se bisedimet me amerikanët kanë filluar rreth zhvillimit të një miqësore para ose pas miqësores me Suedinë. Ai ka theksuar për “Dukagjinin” se gjasat janë reale që kjo miqësore të realizohet.

Familja Djaloshi tregon pse s’rrinë në çadër

Burrë e grua, Prend dhe Marie Djaloshi jetojnë në fshatin Shkallë Manëz të Durrësit, ndërsa fëmijët i kanë në emigracion. Kjo familje i ka shpëtuar dy herë termetit, përkatësisht në 1979 dhe në 2019.

Abc News shkoi sërish në këtë familje për të parë kushtet e jetëses një muaj pas termetit tragjik të 26 Nëntorit.

Shtëpia e tyre është shpallur e pabanueshme, por çifti i moshuar thotë se kanë sajuar një dhomë brenda shtëpisë së shkatërruar pasi nuk qendrojnë dot në çadër.

Marie Djaloshi, shprehet se natën e Krishtlindjeve e kanë festuar brenda në shtëpi, edhe pse ajo ka dëmtime të rënda. “Frikë kemi…por rrimë këtu, dhe kur bie termet shkojmë në çadër. Nuk flemë dot natën në çadër sepse është shumë ftohtë”, shprehet ajo.

“Ushtarët erdhen na e vendosën çadrën. Rrimë gjatë ditës, në darke kur e shohim që është duke rënë termet dalim nga shpia e rrimë aty”, tregon ajo.

Ky çift ashtu si gjithë banorët e Manzës kërkojnë që qeveria të levrojë sa më shpejt fondet për rindërtimit e shtëpive të dëmtuara nga termeti. /abcnews.al

“Xhaka ka arritur marrëveshje me Hertha Berlin, është njoftuar edhe Arsenali”

Xhaka mund ta veshë fanellën e Hertha Berlinit brenda pak ditësh… Agjenti i Granit Xhakës, Jose Noguera, ka konfirmuar se 27-vjeçari do ta vazhdojë pjesën tjetër të sezonit në Bundesliga, te Hertha e Jurgen Klinsmann.

Ai ka deklaruar se për këtë dëshirë të lojtarit janë njoftuar trajneri dhe drejtuesit e klubit, Xhaka dëshiron transferimin si të hapet afati kalimtar i janarit.

Vendimi ka ardhur pas asaj që ndodhi me shqiptarin muaj më parë, ku u vërshëllye në ‘Emirates’ dhe nga stadiumi u largua i zemëruar dhe duke bërë me gjeste kundër tifozëve.

“Do të tregohem i sinqertë – kemi arritur marrëveshje me Herthan dhe do të donim të shkojmë në Berlin”, tha Noguera për Blick, transmeton Gazeta Express.

“Këtë ia kemi thënë numrit një të klubit, Raul Sanllehi dhe drejtorit sportiv, Edu Gaspar – gjithashtu edhe trajnerit, Mikel Arteta”.

Xhaka u transferua te Arsenali në vitin 2016 nga Borussia Mönchengladbach.

Ai deri më tani ka bërë 150 paraqitje me ‘Topçinjtë’, ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar disa asistime.