21.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Solskjaer e krahason Rashfordin me Ronaldon

Ole Gunnar Solskjaer e ka krahasuar sërish Marcus Rashfordin me Cristiano Ronaldon pas fitores së Manchester United kundër Newcastle United.

Rashford shënoi golin e 11-të në Premier League këtë sezon – sezoni më i mirë në karrierë – në fitoren 4-1 në “Old Trafford”.

Solskjaer e ka krahasuar tani 22-vjeçarin me ishin e United, Ronaldon, pasi talenti i akademisë shënoi një gol të bukur me kokë.

“Ai është një ekzemplar fizik. Ai po kujdeset për veten e tij, duke punuar shumë në palestër”, tha Solskjaer në një konferencë për shtyp.

“Mbaj mend një djalë që kam luajtur me atë dikur dhe ishte i qetë para portës. Ne i krahasojmë ata shpesh”.

“Pra, Marcus po bëna të që bënte Cristiano për të arritur ë atë nivel që ai ishte në moshë të re gjithashtu”.

Ndahet nga jeta kampionia dhe rekordmenia e madhe e atletikës, Liri Dume

Është një moment i trishtuar për botën e sportit. Një talent i rrallë i atletikës është ndarë nga jeta pas një karriere të gjatë e të suksesshme. Liri Dume, e para atlete që kaloi kufirin e 5 metrave në kërcim së gjati është ndarë nga jeta të martën, më 24 dhjetor.

Liri (Dume) Nase ka Lindur në Tiranë, më 20 gusht 1942 dhe ndërroi jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 24 dhjetor 2019, ora 11:37 minuta. Rekordmenia e mirënjohur ka kryer studimet në shkollën e fizkulturës “Vojo Kushi” në Tiranë në vitin 1958, duke nisur kështu një karrierë të suksesshme në fushën e atletikës, të mbushur me rekorde të një pas njëshme.

Liri Dume ka qenë e para atlete që kaloi kufirin e 5 metrave në kërcim së gjati. Në disa gara zyrtare që u zhvilluan në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” të kryeqytetit, Liri Dume, në atë kohë atlete e “17 Nëntorit”, kaloi rekordin kombëtar të kërcimit së gjati nga 4.97 m në 5.07 m, duke u kthyer kështu në të parën atlete femër në Shqipëri që kalon kufirin e 5 metërshit në kërcim së gjati.

Luftën për thyerjen e rekordit të kërcimit së gjati, atletja e filloi në vitin 1960, në stadiumin “Vojo Kushi”, Shkodër, ku më 17 prill zhvillohej një garë miqësore ndërmjet atletëve të “Partizanit”, “Vllaznisë” dhe “17 Nëntorit”.

Me një kërcim të jashtëzakonshëm, Liri Dume theu rekordin kombëtar nga 4.83 m në 4.95 m. U kuptua menjëherë se nuk ishte e largët dita kur ky rekord do të thyhej përsëri. Dhe me të vërtetë ashtu ngjau, pasi Dume do të mbahet mend për shumë kohë si një rekordmene që sfidonte vazhdimisht veten dhe konkurrentët e saj.

Kontributi i çmuar i Liri Dumes në botën e sportit nuk mbaron me kaq. Ajo ka punuar si mësuese e edukimit fizik në Tiranë, në shkollat “Sabaudin Gabrani”, “Petro Nini Luarasi”, “Skender Çaçi”, si dhe në shkollën “Ptoleme Xhuvani” në Elbasan, duke i ushqyer brezat e rinj me të njëjtën dashuri për sportin.

Krahas punës, Liri Dume ka qenë pjesëtare e ekipit të atletikës në klubin “17 Nëntori” në Tiranë, ku ka arritur majat e karrierës. Ka qenë disa herë kampione dhe rekordmene kombëtare në garat e kërcim së gjati. Dume punoi si mësuese e edukimit fizik deri në kohën kur u largua për në Shtetet e Bashkuara në vitin 1993.

Në vitin 1967, Liri Dume u martua me Kristaq Nase. Nga kjo martesë lindën dy fëmijë, Kliti në vitin 1967 dhe Bledari në vitin 1973 të cilët i dhuruan nënës së tyre dy vajza, Alexis dhe Even, si dhe tre djem, Kristopher, Nickolas dhe 2-vjeçarin Vinsent.

Liri Dume u nda fatkeqësisht nga jeta më 24 dhejtor 2019, e rrethuar nga njerëzit e saj më të dashur. Kontributi i saj në fushën e atletikës, por edhe në atë të mësim-dhënies, nuk do të harrohet. Liri Dume do të mbahet mend si një figurë e shquar, një sportiste ambicioze që theu rekord pas rekordi duke synuar gjithmonë për më shumë.

Albin Kurti refuzon ftesën e Presidentit Thaçi

Lideri i LVV-së Albin Kurti ka refuzuar ftesën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit për takim, raporton Gazeta Express. Nga VV kanë bërë të ditur për Express se ftesa e Thaçit ka arritur në selinë e LVV-së sot pak para orës 11:00, e se Kurti e ka sot të pamundur që të takojë presidentin e vendit.

Kjo pasi që sipas Vetëvendosjes, Kurti sot ndodhet jashtë Prishtinës. Tutje, shkruhet se ai së shpejti do të njoftojë Thaçin për ditët e orët e mundshme të takimit.

“Pak pas orës 11:00, në selinë e LVV, sot erdhi letra e Presidentit të Kosovës për një takim po ashtu sot në ora 13:30, me Kryetarin e LVV, Albin Kurti. Kryetari Kurti e ka sot të pamundur ta takoj Presidentin, meqenëse ndodhet jashtë Prishtinës. Ai do ta njoftojë së shpejti Presidentin për ditët e orët e mundshme të takimit”, kanë thënë nga VV-ja.

Ndryshe, sot presidenti Thaçi e ka ftuar Kurtin për takim në ora 13:30 në presidencë.

“Ju ftoj që të merrni pjesë në takim konsultativ për caktimin e mandatit për formimin e qeverisë. Në pajtim me Nenin 84 (14) dhe Nenin 95.1. të Kushtetutës së Kosovës do të ndërmarrë hapat e përcaktuar në Kushtetutë për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë”, thuhet në ftesën e Thaçit dërguar Kurtit.

“130 milionë euro për rroga dhe luks”, PD: Buxheti Tirana 2020 nuk përmirëson jetën në kryeqytet

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA INA ZHUPA

Viti 2020 nuk do të jetë për qytetarët e Tiranës një vit me shërbime më të mira, që rrisin cilësinë e jetës në kryeqytet. Përveç propagandës që e ka me shumicë, Erion Veliaj do ta shpenzojë për paga dhe luks pjesën më të madhe të taksave të rritura për banorët e Tiranës.

Buxheti i miratuar një ditë më parë parashikon që 130 milionë euro të shkojnë për rrogat e bashkisë së Tiranës dhe për shpenzime të tjera luksi, nga të cilat qytetarët nuk përfitojnë asgjë.

Erion Veliaj, personi që u emërua me votat e administratës së vet, e ka çuar në 7 mijë numrin e atyre që do të paguajë me taksat e banorëve të Tiranës. Kjo fryrje që kalon çdo standard europian i shërben vetëm Erion Veliajt, pasi shërbimet për qytetarët nuk do të përmirësohen.

Uji i pijshëm do të vazhdojë të mungojë ose do të vijë i ndotur në rubinetat tona, shkollat dhe kopshtet do te vazhdojnë të jenë të mbipopulluara, rrugët nëpër lagjet e Tiranës do të vazhdojnë të jenë gropa – gropa, sepse Erion Veliaj nuk ka prioritet zhvillimin e qytetit, por betonizimin e tij.

Në vitin e pestë të drejtimit të Tiranës Erion Veliaj vazhdon të mburret me projektet madhore të Lulzim Bashës, Bulevardin e Ri, Pazarin e Ri, lumin e Tiranës, ndërsa ai do të mbahet mend si kryebashkiaku që ka thyer edhe rekordin e Edi Ramës për lejet e ndërtimit, betonizimin e kryeqytetit dhe zhvatjen e qytetarëve.

Për vitin 2020 ka një lajm te keq për qytetarët e Tiranës. Zonat ku Erion Veliaj do të vendosë parkim me pagesë, do të zgjerohen. Kjo do të thotë që qytetarëve do t’u merren edhe më shumë para nga xhepat për të mbushur xhepin e Veliajt.

Buxheti 2020 i Bashkisë së Tiranës është në të njëjën frymë me atë të buxhetit të qeverisë së Edi Ramës. Ai nuk ka lidhje me interesat e qytetarëve, por është një derë e hapur për aferat korruptive dhe pasurimin e paligjshëm të një grushti klientësh të bashkisë dhe qeverisë.

Manjani reagon ndaj Ramës për shpifjet: Ja, psh, të marrim shtatëzaninë fallco të Griseldës. Djallëzi sa më s’ka!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në rrjet lidhur me një citim të Sokratit, që është postuar nga Edi Rama përsa i takon shpifjes.

Manjani në reagimin e tij rendit disa nga rastet që Rilindasit kanë shpifur, ndërsa shkruan se ato janë të mbushura edhe me djallëzi dhe tregojnë shpirtin katran.

“Ka shembuj plot të djallëzisë dhe të shpirtit katran të infektuar nga pushteti pa vota që mban…”, shkruan Manjani në postimin e tij, referuar rasteve të shpifjeve të Rilindjes qoftë me shtatzaninë e Griseldës ashtu edhe me financimin e PD nga rusët.

Postimi i Manjanit

“Shpifjet nuk janë vetëm djallëzore, por infektojnë shpirtin me djallëzi”- citon Sokratin Edi Rama.

Shumë citat i bukur!

Ja, psh, të marrim shtatëzaninë fallco të Griseldës. Djallëzi sa më s’ka!

Deri në Bruksel vajti nami i djallëzisë me email. Shpifje e djallëzuar me përmasa ndërkombëtare.

Po kur rusët financuan PD?! Djallëzi e çfarë djallëzie..!!

I lemë këto djallëzitë teatrale të tërmetit, të çpifura sa më ska,…

E kështu me radhë ka shembuj plot të djallëzisë dhe të shpirtit katran të infektuar nga pushteti pa vota që mban…

1 muaj në kapanon nga tërmeti, rrëfimi i dhimbshëm i një nëne: S’ka festë për ne!

Një grua e moshuar është strehuar në kapanonet e vendosura në kampin e të pastrehëve në Manëz të Durrësit. Ajo është e vetme dhe thotë se rron me pensionin e saj, prej 100 mijë lek (të vjetra).

“Shtëpia ime është shembur komplet…10 ditë qendrova në çadër më pas më sollën këtu në kontejner… Bukë e gjellë këtu s’ka, vetem me fjet”, shprehet 87 vjeçarja.

“Dua vetëm shtëpinë time” thotë ajo, duke apeluar që rindërtimi të nisë sa më shpejt.

Sa i përket vështirësive të jetesës në kontejnier, e moshuara thotë se mungon uji, por edhe ushqimet të cilat i ka siguruar me të ardhurat e saj. Edhe ngrohësen thotë se e kam blerë vetë.

Nata e ndërrimit të viteve? As që bëhet fjalë për festë për këta banorë të goditur rëndë nga termeti.

Për mikrofonin e gazetarit, Juxhin Mustafaraj ka folur edhe një grua e re e cila thotë se “për ne s’ka festa, por shyqyr që shpëtuam gjallë…”

Pronat shtetërore të dhëna me qira do t’i falen poseduesve, asnjë metër për pronarët

Qeveria ka vendosur nga dita e djeshme që të gjitha tokat shtetërore buzë detit që janë dhënë me qira do të privatizohen. Vecc tokës aktuale investitori që do e zhvillojë do të përfitoi edhe 20% të sipërfaqes së projektit të miratuar.

Privatizimet do të nisin nga bregdeti Adriatik duke filluar nga Velipoja,Shëngjini, Gjiri i Lalzit, si dhe bregdeti Jonian nga Dhërmiu, Palasa deri në Sarandë. Ja Vendimi i plotë mbi kriteret dhe afatet.

Del VKM, si do kalojnë pronat nga shteti te privatët, investitorët mund të marrin deri 20% të projektit nga trualli public

Nga sot një erë e re privatizimesh pritet të fillojë në Shqipëri me kalimin e pronave publike te investitorët ose zhvilluesit privatë të cilët do të kenë të drejtë të marrin deri në 20 për qind të pronës që do zhvillojnë nga shteti.

Pronat shtetërore, kryesisht në bregdet, kanë qenë vitet e fundit në vëmendjen e investitorëve të fshatrave turistikë përgjatë bregdetit Adriatik, kryesisht Velipojoë, Shëngjin, Gjiri Lalëzit dhe atij Jonian kryesisht Dhërmi, Palasë e deri në Sarandë.

Sot hyri në fuqi vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 807, datë 11.12.2019 që përcakton se pronari/pronarët e një prone private, si dhe çdo subjekt zhvillues, i cili ka marrë të drejtën për të zhvilluar një pronë të tillë, gëzojnë të drejtën që të kërkojnë kalimin e sipërfaqeve të pronës shtetërore në pronë private.

Por për këtë transferim kërkohen disa kushte si vijon:
a) sipërfaqja e pronës shtetërore është nëpronësi të shtetit dhe nuk është transferuar në pronësi të njësisë së vetëqeverisjes vendore, në bazë të ligjit 8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësinë e vetëqeverisjes vendore”, të ndryshuar;

b) sipërfaqja e pronës shtetërore është nëpronësi të njësive të vetëqeverisjes vendore dhe ato kanë dhënë pëlqimin për kalimin e sipërfaqeve të pronës shtetërore në pronë private, sipas procedurave që parashikohen në këtë vendim;

c) sipërfaqja e pronës shtetërore është në kufime pronën private që do të zhvillohet nga subjekti kërkues; ç) për zonën ku ndodhet sipërfaqja e pronës shtetërore që kërkohet të tjetërsohet ekziston një plan i përgjithshëm vendor për zhvillimin e territorit (sipas kuptimit të ligjit nr. 107/2014, “Për planifikimin e territorit”), i miratuar nga organet përkatëse për planifikimin e territorit;

d) sipërfaqja e përgjithshme e pronës shtetërore,që kërkohet të kalohet nga pronë shtetërore në pronë private, nuk duhet të jetë më e madhe se 20% e sipërfaqes totale të pronës private që do të zhvillohet, sipas rastit, nga pronari i tyre apo subjekti zhvillues

dh) sipërfaqja e pronës shtetërore nuk kryen më asnjë funksion publik apo ka humbur funksionet për të cilat është përdorur;

e) Agjencia e Zhvillimit të Territorit ka dhënë miratimin e saj për konformitetin e projektit që kërkohet të zhvillohet me dokumentet e parashikuara, sipas shkronjës “ç”, të kësaj pike
Struktura përgjegjëse për shitjen e pronëspublike, në ministrinë përgjegjëse për financat, është përgjegjëse për pritjen e kërkesave, shqyrtimin dhe vlerësimin e tyre, si dhe i propozon ministrit përgjegjës për financat për kalimin e sipërfaqeve të pronës shtetërore në pronë private, duke ndjekur të gjitha procedurat e përcaktuara në këtë vendim.

Kërkuesi paraqet kërkesën e tij pranë ministrisë përgjegjëse për financat, të shoqëruar me dokumentet, si më poshtë vijon:

a) dokumentacionin e lëshuar nga AgjenciaShtetërore e Kadastrës, që vërteton pronësinë e shtetit mbi sipërfaqen që kërkohet të kalohet nga pronë shtetërore në pronë private, sipas kushteve të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi;

b) dokumentacionin e lëshuar nga AgjenciaShtetërore e Kadastrës, që vërteton pronësinë e kërkuesit mbi pronën private që ndodhet në kufi apo që përfshin sipërfaqen e pronës shtetërore që kërkohet të kalohet nga pronë shtetërore në pronë private, sipas kushteve të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi;

c) genplanin dhe planvendosjen e sipërfaqes sëkërkuar për t’u kaluar nga pronë shtetërore në pronë private, të përgatitur nga ekspertë të licencuar;
ç) dokumentacionin që vërteton se zona ku ndodhet sipërfaqja e pronës shtetërore, që kërkohet të kalohet nga pronë shtetërore në pronë private, përfshihet në një dokument për planifikimin e territorit për njësinë përkatëse të vetëqeverisjes vendore.

Në rastin kur kërkues është subjekti zhvillues,krahas dokumentacionit duhet të paraqesë edhe kontratën e zhvillimit të lidhur me pronarët e pronës private.

Dokumentacioni i paraqitur duhet të jetëorigjinal ose kopje e noterizuar prej tij.
Shqyrtimi dhe vlerësimi i kërkesave tëparaqitura bëhet duke ndjekur këto procedura:

a) për verifikimin e kërkesave të paraqitura,struktura përgjegjëse për shitjen e pronës publike, në ministrinë përgjegjëse për financat, kërkon bashkëpunimin e njësive të vetëqeverisjes vendore, Agjencisë Shtetërore të Kadastrës apo organeve shtetërore që kanë lëshuar dokumentet për konfirmimin e vërtetësisë së tyre dhe këto institucione kanë detyrimin që të kthejnë përgjigje zyrtare brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga marrja e kërkesës. Korrespondenca bëhet pjesë e dosjes;

b) për verifikimin e plotësimit të kushteve tëpërcaktuara në shkronjat “ç”, dhe “dh”, të pikës 1, të këtij vendimi, struktura përgjegjëse për shitjen e pronës publike në ministrinë përgjegjëse për financat i kërkon njësive të vetëqeverisjes vendore, nëse ekzistojnë dokumente për planifikimin e territorit të miratuara, që prekin sipërfaqen e pronës shtetërore, objekt i kërkesës, si dhe nëse sipërfaqja e kësaj prone shtetërore kryen ose jo ndonjë funksion Ndërsa për verifikimin e shkronjës “e”, të pikës 1, të këtij vendimi kërkohet konfirmim nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit;

c) verifikimi i kushteve të tjera mund të bëhetnëpërmjet inspektimit në terren nga një komision, i cili ka në përbërje përfaqësues nga struktura përgjegjëse për shitjen e pronës publike, në ministrinë përgjegjëse të financat, nga prefektura e qarkut përkatës (punonjësi i zyrës së urbanistikës) dhe nga zyra vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Çdo verifikim i tillë duhet t’i raportohet ministrit përgjegjës për financat, brenda 7 (shtatë) ditësh nga verifikimi i shoqëruar me relacionin teknik; ç) komisioni i ngritur sipas shkronjës “c”, të kësaj pike, pas verifikimit të dokumentacionit dhe të sipërfaqes së pronës shtetërore që do të kalohet nga pronë shtetërore në pronë private, mban procesverbal, për çdo rast, dhe nënshkruan genplanin që i përket sipërfaqes së pronës shtetërore të kërkuar

Pas kryerjes së verifikimeve, me propozim të ministrit përgjegjës për financat, Këshilli i Ministrave miraton kalimin e sipërfaqeve të pronës shtetërore në pronë private, së bashku me projektkontratën që do të lidhet për këtë qëllim.

Pas miratimit të vendimit nga Këshilli iMinistrave, për kalimin e sipërfaqeve të pronës shtetërore në pronë private, njoftohet kërkuesi që, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e njoftimit, të nënshkruajë me strukturën përgjegjëse për tjetërsimin e pronave shtetërore në ministrinë përgjegjëse për financat, kontratën për kalimin e sipërfaqeve të pronës shtetërore në pronë private.

9. Në kontratë do të përcaktohet çmimi isipërfaqes së pronës shtetërore që do të kalohet te kërkuesi, i cili do të jetë në përputhje me çmimin e përcaktuar në hartën e vlerës së pronës përkatëse, të miratuar nga Këshilli i Ministrave.

Kontrata përcakton, gjithashtu, kushtin për momentin e kalimit të pronësisë së pronës shtetërore, që në çdo rast do të lidhet me realizimin e projektit, në funksion të të cilit është kërkuar kalimi i pronës shtetërorë në pronë private. Kontrata, pas nënshkrimit të saj, regjistrohet në zyrën përkatëse të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, me shënimin përkatës.

Nëse miratimi i lejes për zhvillimin e projektit, në funksion të të cilit është kërkuar kalimi i pronës shtetërorë në pronë private, nuk bëhet brenda 5 (pesë) viteve nga nënshkrimi i kontratës, atëherë kontrata zgjidhet dhe palët i kthejnë njëra-tjetrës çdo gjë që i kanë dhënë si pasojë e kësaj kontrate.

Çmimi i përfituar nga kalimi i sipërfaqeve tëpronës shtetërore në pronë private, sipas këtij vendimi, kalon 100 për qind në buxhetin e shtetit.VKM ngarkon ministrinë përgjegjëse për financat, njësitë e vetëqeverisjes vendore, Agjencia e Trajtimit të Pronave, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Agjencia Zhvillimit të Territorit për zbatimin e këtij vendimi.

Basha në fshatrat e braktisur të Bubqit: Dështimi për t’u ardhur në ndihmë njerëzve është tërmet i korrupsionit dhe i babëzisë

Një muaj pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, shteti është inekzistent për mijëra familje me shtëpi të dëmtuara rëndë nga tërmeti. Në fshatin Tarin, një nga më të goditurit në zonën e Bubqit, banorët i thanë Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se të vetmit që u kanë ardhur në ndihmë janë vullnetarët, ndërsa vlerësimi i banesave të shkatërruara akoma nuk është bërë.

“Kemi patur nevojë për njerëz. Le të mos sillte shteti asgjë, vetëm të na shikonte. Kanë ardhur vetëm vullnetarët nga Bubqi dhe Teatri”, – thotë i revoltuar një kryefamiljar, shtëpia e të cilit sihte dëmtuar që në 21 shtator dhe prej 3 muajsh jeton në çadër, bashkë me 6 persona të tjerë të familjes. “Ne kërkojmë vlerësimin e shtëpisë”- thotë një kryefamiljar tjetër, i cili ngre shqetësimin e shumë banorëve në zonat e tërmetit për trajtim të pabarabartë. “Çdo gjë deri tani është selektive. Nuk ka asnjë informacion se çfarë do të bëhet me ne”, – i tha ai kreut të opozitës, që e cilësoi këtë një krim të dyfishtë.

“Dështimi për t’u ardhur në ndihmë njerëzve është tërmet i korrupsionit dhe i babëzisë. Është korrupsion. Mos t’u vish në ndihmë njerëzve është krim dhe korrupsion, kurse ndarja e njerëzve në të nënës e të njerkës është krimi më i shëmtuar. Tregon që këta kanë marrë fund, vetëm qeveri nuk janë më. As bandë nuk janë më. Këta janë të pashpirt”, – theksoi zoti Basha, duke treguar rrugën e zgjidhjes nga një qeveri e përgjegjshme.

“Po ta kishin marrë këtë punë seriozisht, dy gjëra do t’i kishin bërë. E para, çadrat në fillim janë të pashmangshme. Pas kësaj, merrnin masa për strehim të përkohshëm me kontenierë dhe pastaj paratë në dorë, në bazë të dëmit, që ju t’i ndërtoni vetë, sepse, përndryshe, nuk i dilet kësaj pune. Kam një muaj që i them hiqu lekët oligarkëve.

Mjaftojnë ato për të zgjidhur problemin në të gjithë zonën rurale dhe pjesën më të madhe të zonës urbane të goditur nga tërmeti. Sillet e përdridhet me justifikime. Vetëm llafe, vetëm mashtrime, vetëm gënjeshtra për të fshehur dështimin.“- tha zoti Basha, i cili shprehu bindjen se e vetmja zgjidhje që zgjidh problemin, është largimi i kësaj qeverie.

“Pa e zgjidhur këtë problem, nuk ka për t’u zgjidhur as halli juaj, as halli i gjithë shqiptarëve, që është ekonomia dhe varfëria. Një qeveri që është damkosur si qeveri hajdutësh dhe merr kryehajdutin, e bën ministër të rindërtimit, do të thotë që do të vjedhësmbi rrënojat e tërmetit!”, theksoi kreu i opozitës.

Një muaj pas tërmetit, banorët e Kombinatit rrezikojnë jetën në pallatet e shpallura të pabanueshëm

Lagja e Kombinatit në Tiranë është ende e tronditur një muaj pas tërmetit. Banorët kanë probleme me bonuset e qirasë dhe rrezikojnë jetën në pallatet e shpallura të pabanueshëm, ndërsa shumë biznese janë në prag të falimentimit.

Në rrugën kryesore duket sikur gjithçka është si më parë.

Kombinati, në zonën e tij qendrore nuk të jep përshtypjen aspak të një lagjeje të goditur keq nga tërmeti, por kjo përshtypje ndryshon sapo hyn në brendësi. Pallate të dëmtuar ka shumë, flitet për 24 të tillë, me qindra familje e mijëra banorë të larguar.

Pjesa më e madhe e tyre kanë marrë bonusin për qiranë, dhe janë në pritje për zgjidhjen përfundimtare të problemit të tyre, shembje apo jo e pallateve, ndërtim apo jo të banesave të reja. Edhe pse kanë kaluar 30 ditë nga goditja e natyrës, ende ka njerëz që marrin orendi për t’i zhvendosur diku tjetër.

Sipas ligjit të jetës në një sistem të tillë, fatkeqësia krijon mundësi për biznes, dhe dikush kërkon të blejë me të lirë, për të shitur më shtrenjt.

Një qytetar i vjetër shkon në ish-pallatin e tij për të marrë diçka tjetër.

Ai quhet Pëllumb Qazolli i cili tregon katet e sipërme të apartamentit të tij. Gjithashtu Qazolli tregon dokumentin e bashkisë, sipas të cilit godina është e pabanueshme.

Në mes të një shkatërrimi të frikshëm, Pëllumbi, që banon me familjen në Pallatet Çabej në fushën e Yzberishtit, tregon pasojat psikologjike të tërmetit të rënë në orën 4 pa 10 të 26 nëntorit.

“Vajzën e kemi akoma në gjendje të rënduar është e frikësuar nga tërmeti. Ka një seri problemesh që i shfaq herë pas here”, shprehet ai.

Problemi kryesor i familjes së tij ka lidhje me bonusin e marrë nga shteti.

“I kam bërë Bashkisë një shkresë për ta rishikuar. Kam tre dhoma një kuzhinë, të paktën të plotësohet sa është përcaktuar, për tre dhoma dhe një kuzhinë”, tha Qazolli.

Në shtëpi, Qazimi dhe e shoqja Flora, kanë ende gjëra për të marrë. Siç ata shprehen kanë panele diellore për të kursyer energjinë, apo edhe dyer dhe sende të tjera me vlerë.

Një Radio Iliria të kthen në vitet 80-të, ndërsa një biçikletë e vogël të kujton se këtu kanë banuar edhe fëmijë, që për fat kanë shpëtuar.

Gjithsesi në vizitën e sotme çifti i moshuar ka shprehur dhembshurinë edhe për lulet.

“Na vjen gjynah, mendoj edhe për lulet”, shprehen ata.

Ndahemi nga çifti i moshuar, për të vazhduar hulumtimin në Kombinat.

Nuk mund të largohemi pa vërejtur shkatërrimin e brendshëm të nxjerrë në korridorin e përbashkët.

Apartamente të dëmtuar ka shumë, të braktisur, ndërsa njerëzit mezi kanë mundur të rikuperojnë mjaft gjëra të vlefshme, pasi duhet të gjejnë vend për to. Si një plugim, tërmeti ka nxjerrë nga thellësia gjëra të vjetra, si këto gazeta të 20 apo 30 viteve të shkuara. Nuk mund t’i mbajnë atje ku janë me qira, shpesh në shtëpi private, me ambiente sa për të futur kokën. Kontrasti është i fortë mes fatkeqësisë së disave dhe normalitetit të pjesës tjetër.

Normalisht, një gazetar ndjen kënaqësi kur ndodhet në terren, kur është në vendngjarje, por ndërsa zbresim nga kjo ndërtesë e vitit 1977, s’mund të ketë tjetër veçse pikëllim dhe një rëndesë në zemër.

Pasiguria këtu është e madhe, po ashtu ndjenja e pafuqisë dhe e vogëlsisë së njeriut.

Ky grup pallatesh me numrin e përbashkët 165, kanë përvojë të hidhur me tërmetet.

Një banor aty pranë, dhe e shoqja, tregojnë se pikërisht këtu nuk është punuar mirë.

“Nuk është punuar me cilësi, varet edhe nga tekniku, nëse i neglizhon punimet ato bëhen të dobëta”, shprehen banorët.

Tërmeti i 1989-ës shkaktoi dëme edhe më të mëdha, por u rregulluan nga Komunalja, dhe u përforcuan muret me betonim.

Këta banorë kanë pasur fat dhe mund ta vazhdojnë jetën normalisht.

Ndërsa ne flasim me qytetarët, çifti i pensionistëve del nga pallati bashkë me vazot e luleve.

Gjithçka mund të bëj, është t’i ndihmoj një copë rrugë deri tek fqinja me oborr.

Jo larg prej tij është një pallat me numrin 152.

Në realitetin e plehrave dhe sendeve të braktisura në dyshemenë e tij, afrohen dy banore, të cilat nuk kanë shumë dëshirë të flasin.

Diçka normale për shqiptarët e sotëm, shenjë e urbanizimit të pamjaftueshëm, një garanci se problemet nuk kanë fuqi t’i zgjidhin, dhe janë në mëshirë të shtetit.

Këto zonja e kanë një problem.

“Jemi si pallat që nuk i kemi marë jo vetëm unë si familje”, shprehet banorja.

Gjithsesi, kanë qenë sërish me fat sepse këtu mund të kishte pasur humbje jete.

“Krevatit të nënës i ka rënë suvaja në trup, por për fat të mirë ka shpëtuar”, tregon Bledi, një prej banorëve.

S’na mbetet veçse të dalim, të marrim nga sytë këmbët, për të mos rrezikuar më tej.

Në trotuarin para ndërtesës 152 mblidhen shumë banorë, një ritual ndoshta i përditshëm, por që nuk krijon një fuqi për të detyruar autoritetet të veprojnë më shpejt dhe më mirë.

Pak më larg nga zona e pallateve, është një grumbull shtëpish të ulëta në kodër.

Një zonjë, e quajtur Silvana Xhepa, ankohet për fatin e saj.

“Çatia e shtëpisë është çarë komplet, çfarë bie jashtë futet brenda”, tregon Silvana.

Shtëpia ka dëmtime, edhe pse shumë më pak se pallatet që vizituam më herët, dhe kjo ndoshta është fatkeqësia e saj, ndërsa i shoqi kishte shkuar të hiqte penjtë pas operacionit të bërë disa javë më parë.

Banorët e shumëkatësheve me gjasë do të kenë shtëpi, në një zonë të Kombinatit, por për shtëpitë private nuk dihet nëse do të jetë ky kujdes.

Rruga në të cilën zbresim duket që është në gjendje në mirë.

Aty poshtë jeta vazhdon normalisht.

Njerëzit blejnë si çdo ditë në dyqane, në ato shitore me fat që kanë banorë rreth e rrotull.

Pastrueset e bashkisë punojnë, për të justifikuar atë rrogë të vogël, por shpesh tregojnë një ndërgjegjje që nuk e gjen gjerësisht.

Njëra prej tyre na lajmëron për plehrat e mbledhura para pallateve, të hedhura nga banorët e larguar.

E njëjta mendësi e tipit “kujdesem deri tek pragu i shtëpisë sime”.

Punonjëset thonë se Ndërmarrja e Bashkisë e ka lajmëruar kompaninë e pastrimit, por makinat nuk kanë ardhur.

Ndërkohë banorët e tjerë ankohen se mund të bjerë ndonjë sëmundje.

Shumë pranë është një nga ndërtesat-simbol të dëmtimeve, dhe aty pranë ndodhi humbja e vetme e jetës në Tiranë nga tërmeti.

Flamujt kanë mbetur ashtu siç ishin para 26 nëntorit, në prag të festave.

Kujt mund t’i shkonte mendja për t’i hequr.

Një gjë edhe më e rëndësishme është harruar.

Punonjës të OSSHE-së shihen të hyjnë në ndërtesën e braktisur.

“Kemi ardhur për pezullimet e kontratave”, shprehen punonjësit e OSSHE-së.

Jemi në fund të dhjetorit, dhe kontratat ende nuk janë mbyllur. Kjo do të thotë se njerëzit duhet të paguajnë, qoftë edhe taksat, ndonëse nuk banojnë aty. Gjendjen në brendësi të këtij pallati është pak ta quash të frikshme. Dëmtimet janë të mëdha, si edhe në banesat e tjera të goditura. Njerëzit që kanë ardhur herë pas here, nuk kanë pasur nge të shuajnë as dritat e shkallëve të përbashkëta. Që nga katet e sipërme të këtushme, shikon lagjen e ndërtuar pa kujdes, mishërim i vërtetë i tranzicionit shqiptar.

Asnjë harmoni ndërtimesh, fasadash, ngjyrash, asnjë organizim, vetëm “secili për vete, Zoti për të gjithë”.

Shihet një lajmërim për saktësim banimi, tipike për një vend ku prej 30 vitesh nuk dihe as adresat e qytetarëve.

Të paktën, furnizimi me ujë duket se është ndaluar, pra nuk do të ketë as përmbytje, as pagesa të tepërta.

Tërmeti ndoshta mund ta ndryshojë këtë mentalitet, ndonëse nuk do të jetë aspak e lehtë.

Në pallatet aty rrotull, edhe pse me kryq të kuq, oxhaku tymos pa u trembur aspak.

Dikush përballë, mban ende dy qen të mëdhenj race, që kushedi për çfarë duhet të jenë aty.

Largohemi edhe nga ky pallat i fashuar shpejt e shpejt me shirita.

Në ndërtesën fare pranë, edhe ai i shpallur i pabanueshëm, në dritare duket një gjyshe.

Pasi ishte e pamundur të merreshim vesh në distancë, u ngjitëm lart.

Zonja Eleni Kola, me origjinë dropullite e 85-vjeçare, ka një fatkeqësi të freskët.

Sinkron Eleni Kola “Kam qënë në Greqi, më ka vdekur fjali, nuk kisha çfarë të bëjë dhe erdha të shtëpia”, tregon Eleni Kola.

Ajo vjen herë pas here të marrë plaçkat, pak e nga pak.

Edhe gjyshja ka problem me bonusin.

“Shkova dhe më than që do dalin”, tregon ajo.

Edhe pse e vjetër, nuk harron dokumentet e pagesës së ujit apo dritave, ndërsa një rrugë e dy punë, ka bërë edhe pak blerje për t’u ushqyer.

Zonja Eleni ka ardhur këtu 22-vjeçare, dhe ka punuar gjithë jetën në Kombinat, vitet e fundit të jetës iqëlloi t’i kishte pikërisht kështu, ndonëse qeshja nuk I ka ikur.

Në një lagje të tillë nuk vuajnë vetëm familjet.

Ja një biznes i vogël që punon rëndshëm, por që është në rrezik.

“Nuk bëjmë dot dhjetë  mijë lëkë xhiron në ditë. Siguracioni duhet paguar. Me çfarë do ti paguajmë”, thotë ajo.

Problemet e tyre janë tipike për një vend të papërgatitur për fatkqesitë natyrore.

“Shkova në bashki dhe më thanë se për dyqanet nuk bëhet fjalë fare, kemi hall të strehojmë kokat”, tregon banorja.

Në çdo shtet normal, taksimi progresiv do ta kishte krijuar fondin për një rast të tillë, dhe do të quheshin të paguara taksat, qiratë dhe nevojat normale të jetesës.

Ne thjesht mund të blejmë disa biskota sa për të thënë se po bëjmë xhiro.

Ky është Kombinati, lagje me mbi 50-60 mijë banorë, një muaj pas tërmetit. Në një braktisje të tillë, njerëzve u mbetet të krijojnë iluzione, të luten, të paktën për të mpirë nervat që të mos ndjejnë tmerrin. Kështu ka qenë për qindra vjet, të paktën. Kombinati po ashtu ka festë, jo më kot është fundviti. Ka edhe njësi të pushtetit lokal, të zbukuruar jo shumë kohë më parë.

Njerëzit ecin pranë e pranë, por secili larg problemit të tjetrit, një ritual që do breza për t’u ndryshuar. /abcnews.al

Kush është personi që i vendosën tritol në Tiranë

Një sasi tritoli shpërtheu pas mesnate në biznesin dhe banesën e një 47-vjeçari në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Burimet thanë se sasia e tritolit ka shpërthyer në objektin e shtetasit Përparim Kalbaj. 47-vjeçari është person i njohur për drejtësinë pasi në shkurt të vitit të shkuar është arrestuar së bashku me 3 persona të tjerë në kuadër të operacionit “decline” të cilëve u janë sekuestruar 276 gram kokainë që i shpërndanin në zonën e Bllokut.

Ata janë ndaluar në një loto sportive që ndodhej në rrugën “Nikolla Jorga” dhe sipas policisë, të arrestuarit shisnin kokainë në sasi të vogla, tek persona të ndryshëm në zonën e Bllokut.

Përsa i përket shpërthimit, policia njofton se grupi hetimor, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkohë që janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve pranë pikë së transfertës së parave, për të shkuar në gjurmët e autorëve. Tritoli dyshohet se është vënë në shenjë paralajmërimi ndaj tropojanit.