19.7 C
Tirana
E hënë, 12 Maj, 2025

Rama kërkon burg për dy përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit pse publikuan videon e ndihmave që shkuan në Ministri

Kallëzohen penalisht dy përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, të cilët publikuan pamjet ku shfaqeshin persona teksa fusnin ndihma ushqimore në ambjentet e Ministrisë së Brendshme.

Sipas njoftimit zyrtar të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, dy përfaqësuesit akuzohen për veprën penale: “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

Njoftimi

SHÇBA kallëzoi penalisht 2 përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) kallëzoi penalisht 2 përfaqësuesit e “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”, shtetasen M.J. dhe shtetasin E.M. për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) i kallëzoi penalisht ata, lidhur me pamjet filmike të publikuara në rrjetet sociale e më pas në media online, ku shfaqen punonjës të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) që shkarkojnë disa pako ushqimore, të sekuestruara në cilësinë e provës materiale gjatë një operacioni të zhvilluar më datë 28.11.2019, për t’u magazinuar pranë magazinës së Drejtorisë së Përgjithshme të SHÇBA-së, me urdhër të Prokurorisë.

SHÇBA bën apel për shmangie të dizinformimit të qëllimshëm të publikut. Gjithashtu SHÇBA fton qytetarët dhe median të denoncojnë çdo rast abuzimi në numrin falas 0800 90 90.

Në një reagim të mëparshëm të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, thuhet:

“Për pyetjen tonë se pse po bëhej shkarkimi i ndihmave të Fundjavë Ndryshe te Ministria e Brendshme, morëm përgjigje se po sillen si provë materiale. Mos qeshni të dashur qytetarë, provë materiale, pikërisht kështu.
Por sipas Kodit të Procedurës Penale e dimë që provat materiale dorëzohen ne polici e prej aty kalohen në Prokurori dhe JO në Ministrinë e Brendshme”.

Ekzistencën e “shtetit” e ndjen kur vjen të të arrestojë, jo kur ka ka detyrim të të ndihmojë!

Nga Gent STRAZIMIRI

Kjo shtëpi është klasifikuar “e rrezikshme”, “e pabanueshme”, gjatë tërmetit të 21 shtatorit!

Pasi pati marrë lejen përkatëse në njesinë administrative, kryefamiljari pati nisur menjëherë rindërtimin dhe forcimin e saj me kollona betoni, siç shihet, në themelet e vjetra, madje duke shfrytëzuar edhe çdo pjesë të murit të vjetër ende në këmbë!
“Shteti” E KA ARRESTUAR një natë për “ndërtim pa leje”…(?!), sepse “shteti” paska dhënë leje vetëm për, citoj, “bariera”(?!)

Në natën e 7 pas tërmetit të 26 nëntorit, “shteti” nuk është dukur ende t’i sjellë një çadër familjes SË PASTREHË të “kriminelit” të arrestuar, sepse po ndërtonte strehën për familjen e tij, ME LEJEN e “Shtetit”, pa i kërkuar ASNJË NDIHMË “Shtetit” …
Kush deshi “SHTET”, qe ku e ka!
TA GËZOJË!
KAQ!

Me Edi Ramën, Arben Ahmetajn dhe Erion Veliajn nuk rindërtohet vendi veçse ripërsëritet tragjedia

Nga Elona CALLI

Tërmeti shndërron banesa, por jo karaktere!

Tërmeti i rëndë që goditi Shqipërinë, tjetërsoi shumë banesa dhe njëkohësisht shumë zona të Shqipërisë.

Ky tërmet i paralajmëruar në vetë të parë nga Presidenti i vendit, asokohe u trajtua si një lajthitje e këtij të fundit.

Në ditët e nxehta të korrikut zonja Olta Xhçcka, përmes një shkrese zyrtare ndër të tjera në ligjëratë të drejtë i pohon presidentit të vendit: Unë nuk kam asnjë dyshim se Shqipëria është sot më e përgatitur, për t’u përballur me emergjencat, sesa në çdo moment tjetër gjatë 30 viteve të fundit.

Korriku do të kalonte dhe do të gjendeshim në datën 21 shtator, në paradhomën e një tragjedie të paralajmëruar.

Shumë banesa më 21 shtator pësuan dëmtime. Në Thumanë familjes Cuka asokohe iu tha se banesa e tyre nuk kishte pësuar asnjë dëmtim në strukturë dhe mund të jetonin brenda saj të qetë.

Familja Cuka në tërmetin e 26 nëntorit humbi dy pjesëtarë të saj. Vetëm babai dhe vajza i mbijetuan tërmetit. Nënë e bir vdiqën nën rrënoja.

Në një intervistë për Klan Kosovën vajza e familjes thotë: Unë këtë gjë dua ta coj deri në fund. Këtë padrejtësi unë dua ta coj deri në fund që ato persona që kanë qënë aty dhe kanë thënë që pallati ka qënë i banueshëm duhet të ndëshkohen.”

Kryeminstri e etiketon shpesh tërmetin si padrejtësi të natyrës. Ndërkohë para se të jetë një padrejtësi e natyrës është një papërgjeshmëri e mirëfilltë e qeverisjes dhe organeve që kanë përgjegjësi për rastin në fjalë.

Familjen Cuka nuk e tradhtoi natyra, por shteti.

E teksa njerëzit gjenden në qiell të hapur, pa e ditur se çfarë do të bëhet me ta, Kryeministri paradoksalisht gjen kohën për të shkëmbyer batuta edhe në raste ngushëllimi.
Shqiptarët u gjendën pranë njëri-tjetrit në këtë tragjedi.

Kontributin e tyre monetar, nuk ia besuan asnjëherë kontos së qeverisë. Forca e individit doli mbi shtetin.

Shteti i Rilindjes, ose më saktë ai grupim njerëzish që sillen lartë e poshtë me fotografë pas vetes, dëshmoi se në rast emergjencash nuk dinte të merrte asnjë përgjegjësi, përveçse të fotografonte tragjedinë.

Atë që duhet të bënte shteti e bënë shqiptarët.
Kryeministri mblodhi rreth vetes në një tryezë të rrumbullakët individë, që përmes aktivitetit të tyre, kishin arritur të mbillnin besimin tek shqiptarët dhe të mblidhinin kontributin e tyre monetar për të prekurit nga tërmeti.

Lindin pyetjet- A mund të ulesh në një tryezë me Edi Ramën për të rimëkëmbur kombin?

Nëse shqiptarët do të besonin në vullnetin e mirë të Edi Ramës për rindërtim pse nuk ia besuan atij kontributin e tyre monetar

A mund ta zhvendosësh besimin e njerëzve në të njëjtën tryezë me Edi Ramën, kur ishin vetë njerëzit që nuk i besuan atij?

Tërmeti shndërron banesa, por jo karaktere!
Edi Rama është po ai që ka qenë gjatë këtyre gjashtë viteve. Gjashtë vitet e Rilindjes përmblidhen vetëm në një fjalë- Plaçkitje-.

Çdo individ që ulet pranë Ramës, duhet të risjellë ndërmend qeverisjen e tij për plot gjashtë vite, skandalet e tij për plot gjashtë vite, çnjerëzoren e tij për plot gjashtë vite dhe mbi të gjitha duhet të risjellë ndërmend faktin që mbi vete ka besimin e shumë shqiptarëve; besim i cili duhet respektuar dhe nuk duhet thyer.

Post Scriptum- Elvis Naçi, Marin Mema dhe kushdo tjetër që është ulur pranë Kryeministrit duhet të kuptojnë se me emra të tillë si Arben Ahmetaj, Erion Veliaj dhe Edi Rama, nuk rindërtohet kombi veçse ripërsëritet tragjedia.

Më mirë një Fake News në një portal e një budalla në Facebook se sa një diktaturë!

Nga Andi BEJTJA

Pas JOQ i erdhi radha dhe Dosja.Al te dale faqe e bardhe… bosh… Arsyet gjehen, sidomos kur thenia e nje gazetari prane pushtetit se, “portalet jane termet me i madh se termeti me 51 viktima” jane logo e stampuar ne bluzen e Kryeministrit…

Ndaj, do i vije radha edhe te tjereve, kur vete Kryeministri ecen rrenojave mes kamerave me shume duke mallkuar portalet dhe median, se sa ata politikane, ndertues, seksere, te babezitur, (perfshi dhe veten) per kete fatkeqesi qe duhej te ishte te pakten dhjete here me e vogel.

Pavaresisht, disa abuzimeve te pjesshme, portalet ne kete vend ku pjesa me e madhe e TV- ve kane programcionin e ERTV, portalet dhe rrjetet sociale kane qene, jane e do te jene nje ishull i pazevendedueshem lirie. Ndaj me mire nje Budalla me shume ne Facebook, a nje Fake News ne nje Portal, se sa nje Diktator me imunitet ne kohe fatkeqesish natyrore….

Sa me shpejt ta kuptojme kete, aq me shpejt do e kuptojme se sot nuk mjafton vetem te raportosh, por dhe te flasesh te flasesh per te mbrojtur keto ishuj lirie qe po u fundosen nje nga nje sot, veshtire te rilindin me vone.

3 pikat e planit të emergjencës, Basha: Ne mbështesim çdo përpjekje për të ndihmuar njerëzit e goditur

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, teksa prezanton tre pikat e planit të emergjencës për banorët e prekur nga tërmeti shkatërrimtar i mëngjesit të 26 nëntorit, i bën thirrje në mënyrë indirekt kryeministrit Edi Rama, që të fokusojë energjinë dhe vëmendjen tek ata që kanë më shumë nevojë se kurrë për ndihmë!

“Ne mbështesim çdo përpjekje për të ndihmuar njerëzit e goditur”, shkruan Basha.

Postimi i plotë i kryetarit Basha

Përgjatë këtyre ditëve të vështira, qëndrimet tona kanë qenë konstante. Ne mbështesim çdo përpjekje për të ndihmuar njerëzit e goditur, dhe ne kemi vullnetin për të ndarë idetë dhe planet tona me këdo që ka dëshirë të dëgjojë.

I bëj thirrje atyre që po e përdorin këtë kohë dhimbjesh dhe vuajtjesh për axhendën e tyre politike, ta fokusojnë energjinë dhe vëmendjen tek ata që kanë më shumë nevojë se kurrë për ndihmë!

Për këdo që ka vullnetin të dëgjojë, ky është propozimi ynë në këtë fazë të emergjencës!

Arrogant dhe papërgjegjshëm, ja si fyen dhe tall qytetarët e dëmtuar nga tërmeti

Arroganca e kryeministrit Edi Rama dhe tallja e tij me qytetarët në këto ditë tmerri, vijon ende.

Së fundmi, ka qenë një burrë i cili ka rënë pre e talljes dhe fyerjes së shefit të qeverisë.

Biseda e kryeministrit me qytetarin

Rama: Ça ke mo ça ke? Hë, lere të kalojë! Ça ke?

Qytetari: Më kanë marrë grun, ma kanë çu n’Golem.

Rama: Ça të kanë bë?

Qytetari: Ma kanë marrë grun, e kanë çu n’Golem

Rama: Hëëëëë. Si ta kanë çu n’Golem gruan?

Qytetari: E kanë marrë grun pa m’pyt mu.

Rama: Gruaja paska më shumë mend se ty se ka shku në hotel. Shko merr autobusin dhe shko te gruja. Më kanë marrë grun, ma kanë çu në Golem. Ej Zot! O Zot…

I Sëmuri u sulet mediave: “M’i fik një çikë ato Tv se nuk i shoh dot me sy. Do ta filloj me këtë”…

Kryeministri Edi Rama u shfaq i zemëruar me median në Durrës. Sipas gazetës Express, ai akuzoi se një njeri ka vdekur për shkak të raportimeve në media.

“Do ta filloj me këtë. Kam takuar një djalë që humbi babanë. E humbi babanë për shkakun tuaj, jo tuajin këtu, por për shkak të medias. Babai ishte duke vdekur në spitalin e Durrësit dhe duke qenë se për fat të keq njerëzve nuk u rrihet pa parë televizor, dhe duke qenë se në ato kushte kishte televizor, atje u mbushën televizorët me lajme se po shembet Spitali i Durrësit. E mori babanë në krah nga frika se do t’u binte në kokë spitali dhe do të vdisnin të gjithë, dhe babai vdiq rrugës.

Spitali i Durrësit nuk ka qenë i rrezikshëm në asnjë sekondë, ka patur veçse një çarje që është riparuar sot. Kjo është një papërgjegjshmëri shumë e madhe, që në kushtet e një situate të jashtëzakonshme, ku një popull ka nevojë për t’u qetësuar dhe për t’u trajtuar si një pacient dhe jo si një audiencë, kjo është kriminale”, tha Rama.

“Nuk kam asgjë me ju, e kam me ata që mbajnë përgjegjësi për ato ekrane dhe për ato portale që janë “porta” me atë fjalën tjetër togfjalësh. I portës dhe qenefit bashkë dhe është revoltuese. Të çoroditet një popull i tërë dhe të marrë vrapin të iki dhe ta shohë shtëpinë si varr, ndërkohë që pallati ka probleme që janë të riparueshme, kjo është skandaloze,” tha Rama.

Ndërkohë në nisje të mbledhjes së Shtabit të Emergjencave, Rama iu drejtua televizorëve që ishin të ndezur.

“M’i fik një çikë ato TV, se nuk i shoh dot me sy”, tha ai.

Video/ Rama në disekuilibër mendor! Reagon ish-Presidenti: A i thoni dot normal këtij, o shqiptarë të mirë?

Video e një momenti kur kryeministri Edi Rama ngre në ajër një fëmijë vetëm disa muajsh dhe i thotë ‘o do të të bëj të qeshësh o s’ka’, u komentua shumë në rrjetet sociale.

Kjo video është postuar edhe nga ish-Presidenti Nishani që shkruan:

‘Shiheni se deri ku mund të shkoi disekujlibri dhe rreziku ndaj një populli të pambrojtur. A i thoni dot normal këtij, o shqiptarë të mirë??’

Shiheni se deri ku mund të shkoi disekujlibri dhe rreziku ndaj një populli të pambrojtur..A i thoni dot normal këtij, o shqiptar të mirë ??

Gepostet von Bujar Nishani am Montag, 2. Dezember 2019

Vokshi i përgjigjet Ramës: Sulmon gazetarët për të mbuluar përgjegjësitë në keqmenaxhimin e emergjencës

Nga Albana VOKSHI

Nuk ka gazetarë kriminelë! Ka Kryeministër që bën propagandë kriminale me fatkeqësinë

Për të mbuluar përgjegjësinë direkte për keqmenaxhimin e emergjencës pas tërmetit, Edi Rama ka nisur të sulmojë gazetarët, të cilët përcjellin shqetësimet e vërteta të qytetarëve në zonat e prekura.

Nuk janë kriminelë gazetarët që raportuan njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë se Spitali i Durrësit po evakuohej.

Nuk janë kriminelë gazetarët pse një qytetar u lejua të zhvendoset nga spitali i Durrësit pas dhe, fatkeqësisht, humbi jetën rrugës për në Spitalin e Beratit.

Kriminale në këtë histori është përdorimi politik nga Edi Rama i tragjedisë, i tronditjes, i skamjes, i humbjes së besimit dhe sigurisë për jetën dhe banesën.

Kriminale është që të përpiqesh të shtysh edhe një ditë duke gënjyër, duke mashtruar qytetarët për të fshehur gjurmët e mëdha të krimit.

Në emër të Partisë Demokratike, inkurajoj gazetarët të mos intimidohen nga gjuha e dhunshme, e turpshme, e papranueshme e Edi Ramës.

Ngritja e zërit nga gazetarët, pro interesit publik, është arma e vetme për të zhbërë presionin kriminal të Edi Ramës.

Rama u sulet gazetarëve pse e pyetën a do t’i anulojë PPP-të…

Kryeministri Edi Rama vazhdoi që të mbrojë koncesionet pas një propozimi të opozitës për gjetjen e rrugëve që të përballohet kriza e rëndë pas tërmetit.

Kreu i qeverisë tha se, nuk mund të ndalonte shërbimet për një pjesë të popullsisë për të ndihmuar një pjesë tjetër. Ai i bëri thirrje përfaqësuesve të opozitës që të ulen në tryezë.

“Për sa i përket pastaj historisë së oligarkëve, unë nuk e di se cilët nga ata që fshihen pas këtij emri, të hiqen. Duhet të ndalojmë kontrollin shëndetësor bazë të popullsisë për të rindërtuar? Jo! Duhet të ndalojmë pagesat për hemodializën e atyre që shyqyr që iu ra trupi rehat aq sa mund t’u bjerë atyre njerëzve që kanë sëmundje të rëndë në trup? Duhet të ndalojmë pagesat për instrumentet mjekësor që e kemi ulur thuajse në zero numrin e infeksioneve? Jo! Duhet të ndalojmë punimet për Rrugën e Arbrit? Në asnjë mënyrë”, tha Rama.

Kryeministri u përplas edhe me një gazetare, që e pyeti nëse shteti shqiptar duhet të mbajë përgjegjësi për faktin se emergjencat civile në Shqipëri dhe forcat e kërkim-shpëtimit nuk kishin pajisjet e duhura

Rama: Kjo është një tjetër përrallë që ju e keni treguar…

Gazetarja: Që e kemi parë!

Rama: Që e keni treguar.

Gazetarja: Që e kemi transmetuar live!

Rama: Që ju e keni treguar. Njësitë tona të kërkim-shpëtimit nuk janë njësitë e kërkim-shpëtimit të Francës, të Italisë, Turqisë dhe Izraelit që janë të famshme në botë. Ajo që ju duhet të merrni në konsideratë është që në kohë rekord i kam sjellë këtu. E treta, 38 persona janë shpëtuar derisa kanë mbërritur.

Gazetarja: Trupa pa jetë! Me aq sa ne e kemi transmetuar live dhe është transmetuar në çdo media edhe ndërkombëtare.

Rama: Të gabosh është njerëzore, të insistosh në gabim është djallëzore. Asnjë nga ato mangësitë nuk na ka penguar të kemi sukses.