30.5 C
Tirana
E diel, 24 Gusht, 2025

Nëse muzika ju rrëqeth, truri juaj është i veçantë

A ju rastis ndonjëherë që gjatë kohës që jeni duke e dëgjuar një muzikë t’ju rrëqethet trupi?

Matthew Sachs e ka provuar këtë ndjenjë, dhe kjo ka qenë arsyeja se përse kishte vendosur t’i studionte individët të cilët rrëqethen nga muzika për të parë se si shkaktohet kjo ndjenjë.

Hulumtimet e tij kishin përfshirë ekzaminimin e 20 studentëve, 10 prej të cilëve kishin pranuar se i kishin përjetuar ndjenjat e lartcekura në lidhje me muzikën, dhe 10 tjerët nuk kishin pasur ndonjëherë kësi ndjenja.

Pastaj, ai ua kishte bërë incizimin e trurit të gjithë pjesëmarrësve. Ai kishte zbuluar se ata të cilët përjetojnë ndjenja të rrëqethjes kur dëgjojnë këngë të caktuara vërtet se kanë struktura më të ndryshme të trurit sesa ata që nuk përjetojnë.

Ky hulumtim ka treguar se ata kanë tendenca të kenë një vëllim me densitet më të madh të fibrave që lidhen me korteksin e tyre dëgjimor dhe zonat që i procesojnë emocionet – kjo nënkupton se këto dyja komunikojnë më mirë.

Vlen të ceket se zbulimet e Sach janë publikuar në ‘Oxford Academic’.

Pesë zakone për një jetë të gjatë e të shëndetshme

Të gjithë njerëzit duan ta jetojnë një jetë të gjatë, të lumtur e të shëndetshme.
Por, një qëllim i tillë mund të arrihet vetëm nëse gjatë viteve të rinisë dhe moshës së mesme kujdeseni për shëndetin tuaj. Keto jane disa nga shprehitë të cilat ju ndihmojnë të jetoni një jetë më të gjatë:

Bëni seks
Hulumtimet zbulojnë se seksi i rregullt në vitet e vonshme është fantastik për shëndetin kardiovaskular të grave.

Bëhuni të shoqërueshëm
Studimet e ndryshme me mbi 3 milionë njerëz kanë zbuluar se vetmia është po aq e rrezikshme sa obeziteti për shëndetin tonë. Prandaj, ekspertët rekomandojnë që t’i mbani lidhjet e forta me miqtë dhe familjen.

Optimizmi
Gratë të cilat kanë pikëpamje optimiste janë më pak të prira të bien pre e vdekjes së parakohshme.

Ushtrimet e rregullta
Ushtrimet e rregullta ju ndihmojnë të jetoni më gjatë dhe më shëndetshëm. Ato janë të mira për shëndetin kardiovaskular, si dhe për shëndetin e trurit.

Kafja
Çaji mund të ndërlidhet me shumë përfitime shëndetësore, por kafja e sjell përfitimin e jetëgjatësisë. Hulumtimet e Harvardit sugjerojnë se tri deri në pesë kafe në ditë e përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm dhe e zgjasin jetëgjatësinë.

Shkencëtarët: Konsumimi i shampanjës forcon kujtesën dhe parandalon Alzheimerin

Photo Taken In London, United Kingdom

Jo se kemi nevojë për një arsyetim ekstra që ta konsumojmë edhe një pije tjetër në këtë kohë të vitit, por shkencëtarët kanë zbuluar se konsumimi i tri gotave shampanjë në ditë ndihmon në parandalimin e demencës dhe sëmundjes së Alzheimerit.

Siç duket, përbërësit e rrushit të zi që përdoren për ta krijuar shampanjën, ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të trurit dhe përforcimin e memories.

Profesori Jeremy Spencer, një nga shkencëtarët e përfshirë në eksperimentin e Universitetit Reading, ka treguar se rezultatet janë dramatike!

Eksperimentet kanë përfshirë minj dhe sipas Spencer, ato eksperimente ilustrojnë për herë të parë se konsumimi modest i shampanjës ka potencialin të ndikojë në funksionin e aftësive njohëse, siç është kujtesa.

Shkencëtarët shpresojnë t’i vazhdojnë testimet, duke filluar ta testojnë shampanjën edhe te penzionerët.

Ndërsa një zyrtar i Shoqatës së Alzheimerit ka thënë se rezultatet janë interesante, por se duhet të bëhen më shumë hulumtime.

Rritet numri i azilkërkuesve në Europë

Për herë të parë që nga viti 2015 numri i kërkesave për azil në Europë ka shënuar rritje, sipas Eurostat. Por në Gjermani numri i azilkërkuesve ka rënë.

Në të gjithë Bashkimin Europian, numri i azilkërkuesve që bëjnë kërkesë për azil për herë të parë deir në shtator të këtij viti ka shënuar rritje me 8,6%, nga 435.610 vetë në 473.215 persona. Kjo paraqet një ndryshim të trendit, sipas Eurostat.

Deri më tani numri i azilkërkuesve pas nivelit maksimal të 1,2 milionë personave në vitin 2015, ka rënë nga viti në vit. Më shumë kërkesa për azil ka pasur Franca dhe Spanja. Kurse vendet kryesore origjinë janë Siria, Afganistani, Venezuela.

Ndryshe nga disa vende të BE, në Gjermani numri i azilkërkuesve ka shënuar rënie, 13%, sipas të dhënave të Eurostat. Nga janari deri në nëntor 2019, kanë kërkuar azil për herë të parë në Gjermani 133.270 vetë, bëjnë të ditur mediat e grupit mediatik, “Funke Mediengruppe”.

Që në vitin 2018 u shënua një rënie e kërkesave për azil në Gjermani. Edhe Ministria e Punëve të Brendshme në Gjermani kishte bërë të ditur rënien e kërkesave për azil në Gjermani.

Pasojat e tërmetit/ Ish-deputeti paralajmëron Ramën: Do publikojmë dokumenta shumë të rënda…

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu i ftuar ditën e sotme në studion e lajmeve në Fax News, foli në lidhje me menaxhimin e situatës pas tërmetit të 26 nëntorit.

Balliu u shpreh se qeveria po bën nga mëngjesi deri në darke propagandë dhe shoë, ndërkohë që ende nuk ka një plan për rindërtimin e banesave pas tërmetit shkatërrimtar.

Balliu po ashtu deklaroi se ka dokumenta shumë të rënda për Ministrinë e Mbrojtjes dhe degradimit total të Forcave të Armatosura nën qeverisjen e Partisë Socialiste dhe veçanërisht të Edi Ramës dhe Olta Xhaçkës, që një ditë do të dalin shumë shpejt.

“Nuk është politikë ti thuash kriminelit kriminel, është fakt. Viktimat e Thumanës nuk duhet të ekzistonin fare se banorët nuk duhet të ishin aty që pas tërmetit të 21 shtatorit. Tërmeti faktoi se qeveria ka nevojë për profesionistë dhe jo për propgandë.

Kjo qeveri është kthyer në një shoë të madh ku kryetari është Edi Rama dhe bën propgandë nga mëngjesi në darkë. Por me propagnadë nuk zgjidhet problemi i banorëve.

Tërmeti faktoi që në Shqipëri nuk ka shtet nuk ka një qeveri se kur arrin kulmin që nuk ka as qen, kjo nuk është politikë, këto janë fakte tronditëse. Sekti i Rilindjes e sheh Shqipërinë thjeshtë dhe vetëm për ta vjellur këtë vend. Tallet me popullin duke i bërë një propagandë të shpifur nga mëngjesi në darkë.

Dini ju ndonjë shifer se sa para do ti duhen shtetit shqiptar për ti ndërtuar këto shtëpia, askush nuk di asgjë. Ekonomia është rrënuar nga vjedhjet me PP. Këtij i duhen para për të vazhduar propagandën jo për të zgjidhur problemin. Këto nuk kanë as plan për të zgjidhur problemin, sepse plani bëhet nga ekspertë dhe këto kanë vetëm militantë të Rilindjes që punojnë në administrate. Këto kanë banditë nëpër institucione. Sot je pa adiministratë dhe këtë zbuloi tërmeti që nuk ka as shtet as instant shtetërore.

Olta Xhaçka që është thelbësore në raste të tilla. Ka dokumenta shumë të rënda për Ministrinë e Mbrojtjes dhe degradimit total të Forcave të Armatosura nën qeverisjen e Partisë Socialiste dhe veçanërisht të Edi Ramës dhe Olta Xhaçkës, ka dokumenta dhe fakte shumë të renda për to që një ditë do të dalin shumë shpejt sesi e kanë degraduar dhe shkatërruar Ministrinë e Mbrojtjen se Forcave të Armatosura”, u shpreh Balliu.

Veliaj “kërcënon” qytetarët e Tiranës: Do ta pësoni si banorët e “Astirit”, Teatri do të shembet!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj nuk ka kursyer kërcënimet në ditët e fundit të 2019 ndaj të gjithë atyre që sipas tij do të guxojnë të pengojnë zhvillimin e qytetit.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak për këtë vit, Veliaj ka zgjedhur që t’i çojë një mesazh paralajmërues qytetarëve që kundërshtojnë politikat e tij, në atë që e trajton si zhvillimi i Tiranës.

Mesa duket paralajmërimi i drejtohet Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, që prej më shumë se 1 viti kundërshton projektin për shembjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një teatri të ri, por të shoqëruar me kulla shumëkatëshe, që iu dhanë kompanisë Fusha.

“Sot dua ta bëj të qartë se çdokush që pengon zhvillimin do të ketë fatin dhe përfundimin e asaj që ndodhi para pak ditësh te Astiri.

Tirana nuk ndalet! Qytetarët duan zhvillimin, duan rrugët, duan Piramidën, duan Teatrin, duan Bulevardin e Ri dhe zhvillimin aty.

Duan transformim në çdo lagje e çdo cep të qytetit. Askush nuk do të guxojë që të ndalë “orën” e Tiranës”, tha Veliaj. Siç duket kryebashkiaku që është vënë në lojë dhe është tallur publikisht nga Kryeministri, që herë e trajton si bojaxhi të natës dhe herë si pastrues kanalesh, ka gjetur qytetarët e pambrojtur për t’i paralajmëruar dhe kërcënuar.

Në vijim ai tha se projekti i Teatrit Kombëtar do të marrë udhë me buxhetin 2020.

”Kemi ardhur në fazën ku ishin dy muaj më parë me Astirin. Teatri i vjetër do të prishet dhe teatri i ri do të ndërtohet. Toka pas teatrit është pronë e Bashkisë dhe do të përdoret vetëm për teatrIn. Të gjithë ata që kërcënuan ‘do ta shohim, do ta shohim në zgjedhje’, ne zgjedhjet i bëmë dhe nuk pamë gjë.

Dhe përsa u përket atyre që thanë ‘hë me ra teatri, nuk i ndodhi gje e patë’. Normal është një muall kashte me kunja shkrepësesh. Sa u shembën ata mullarët në Ndroq do shembej edhe ai. Gjithsesi kur të zgjohen ata të mbledhurit aty nga gjumi, teatri do ketë mbaruar. Mund të ishin mbajtur mend për art, por eksituesit do të mbahen mend për sherre”, u shpreh Veliaj.

Pra, Lali Eri po paralajmëron përsëritjen e të njëjtave skena si në rastin e banorëve të Unazës së Re, apo më parë atyre pranë ish-stacionit të Trenit, që u përballën me dhunën dhe gazin lotsjellës pasi kundërshtonin largimin nga banesat e tyre, pa marrë më parë dëmshpërblimin sipas çmimit të tregut.

Ndaj banorëve në këto zona u ndërhy dhunshëm, madje në orët e para të mëngjesit, ku forca speciale nuk kursyen dhunën ndaj qytetarëve, përfshi këtu gra, të moshuar dhe fëmijë.

Teliti takime me biznesin në Rrogozhinë: PD do të ulë taksat dhe çmimin e energjisë për t’i ardhur në ndihmë biznesit

Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë zhvilluar takime në Rrogozhinë me biznesin lokal. Rrogozhina është pasqyra e varfërisë dhe e zbrasjes së Shqipërisë gjatë viteve të fundit. Tregtarët dëshmojnë për rënie drastike të konsumit. “Kam bërë vetëm 2 mijë lekë të vjetra xhiro”, i tha një zonjë përfaqësuesve të një prej grupeve të grupeve të PD, të cilët janë prej dy javësh në takime intensive me biznesin, në të gjithë Shqipërinë.

“Kam shitur vetëm një palë atlete 10 mijë lekë të vjetra”, tha një tregtar tjetër, ndërsa pronari i një furre buke u shpreh se shitjet janë përgjysmuar vitin e fundit” dhe bizneset po mendojnë edhe mbylljen e tyre. Në një market zonjë zonjë u shpreh se krahasuar me vjet, rënia e xhiros është gati pesëfish, duke dëshmuar për një situatë të rëndë ekonomike, me konsum në rënie dhe fuqi blerëse të pakët.

Përfaqësuesi i PD-së, Dorian Teliti i inkurajoi bizneset të rezistojnë dhe t’i bashkohen Partisë Demokratike me votë për të ndryshuar për mirë jetën e tyre.

“Në momentin që do të marrim drejtimin e punëve do të jemi vetëm në krah të biznesit. Taksa të ulëta, çmim të ulët të energjisë, pa TVSH, pa tatim fitim për çdo biznes që bën xhiro deri në 140 mijë dollarë në vit, do paguash vetëm 0.5% të xhiros, bëre 20 milionë lek xhiro në vit, do paguash 40 mijë lek të vjetra. Kaq do të jetë detyrimi yt.

Pjesën tjetër, çfarë do të fitosh do ta shpërndash brenda familjes tënde, të rrisni mirëqenien dhe të paguash rrogat e punonjësve që do të merrni këtu. Çmimi i energjisë do të ulet deri në masën 40% në varësi të llojit të biznesit, çmimi që do të lëvizë do të ulet nga -20% deri në -40%.

Është e vetmja mënyrë për t’i ardhur në ndihmë biznesit. Kjo ditë do të vijë kur të gjithë ne me votë të ndershme t’i themi mirupafshim këtij kryeministri i cili mendon vetëm për oborrin e tij dhe për shokët e tij. Këtij kryeministri që nuk e vret mendjen se ti ke shitur vetëm një palë këpucë sot 1000 lekë të vjetra, por një kryeministri që e vret mendjen si të shpërndajë vitin e ardhshëm 150 milionë dollarë për 12 veta. Ju do të jeni më të fuqishëm, ju do të paguani më shumë rroga për punonjësit tuaj, ju do të jeni më të mirëqenë, ju do të konsumoni”.

 

Ja pse Xhaka i shpëtoi largimit nga Arsenali

Me sa shihet Granit Xhaka, megjithatë, do ta ketë një të ardhme afatgjate në Arsenal, duke qenë se trajneri i ri i klubit londinez, Mikel Arteta, e adhuron mesfushorin me prejardhje nga Kosova. Trajneri spanjoll ka zbuluar se dikur e donte në Manchester City përfaqësuesin shqiptar të Zvicrës.

Jo shumë kohë më parë, u duk sikur Xhaka nuk kishte të ardhme në Arsenal dhe largimi i tij ishte pothuajse punë e kryer, si pasojë e reagimit të tij të ashpër dhe ofendues ndaj tifozëve në fillim të sezonit. Trajneri i atëhershëm i “Topçinjve” Unai Emery e kishte pranuar se largimi i Xhakës në janar ishte shumë i mundur.

Por tani, më pas se një javë deri në hapjen zyrtare të afatit kalimtar dimëror të lojtarëve, Arteta – i emëruar në stolin e Arsenalit javë më parë në vend të Emery – i ka dhënë shumë shpresë Xhakës se të ardhmen mund ta ketë në klubin nga Premierliga.

Arteta e ka pranuar se është adhurues i madh i 28-vjeçarit tash e një kohë të gjatë dhe shpreson se tifozët do të jenë të këndshëm me të përsëri.

“Si lojtar, kur shkova nga Arsenali në City për ta nisur karrierën e trajnerit dhe po kërkonim mesfushorë në atë pozitë, Xhaka ishte në listën time. Kjo tregon se sa shumë më pëlqen ai”, zbuloi Arteta, i cili ka qenë ndihmëstrajner i Pep Guardiolës në City për tri vjet.

“U gëzova kur Arsenali e bleu sepse mendoja se ai do të bëhej lojtar fantastik. Ai ka bërë gjëra shumë të mira por tani ka ngecur në një gjendje të vështirë, e cila, mendoj se po rritej e po rritej derisa një ditë shpërtheu”, shtoi ai.

Klubi nga Bundesliga Hertha Berlin ka shprehur interesim të madh për ta transferuar Xhakën në janar, por Arteta e ka bërë të qartë se sa shumë e vlerëson shqiptarin.

“Ia kam thënë se sa shumë më pëlqen dhe se çfarë pres nga ai, si dhe sa i rëndësishëm është ai për këtë ekip. Jam këtu për ta ndihmuar. Dua që ai të ndihet se ne i qëndrojmë pranë. Jo vetëm unë, por edhe i tërë klubi”, theksoi Arteta.

 

Ku shkuan milionat e biznesmenëve për tërmetin? 

Është bërë sot një muaj nga termeti tragjik i 26 Nëntorit, ku humbën jetën 51 persona, dhjetëra të tjerë u plagosën dhe me mijëra e mijëra shqiptarë kanë mbetur pa strehë. Abc News është në terren me të gjithë grupet e xhirimit dhe gazetarët të shpërndarë në Durrës e Thumanë për të sjellë panoramën pas termetit dhe dëshmitë e banorëve që u goditën më rëndë.

Gjatë raportimit të saj nga Thumana, gazetarja Esiona Konomi tha se “në Bashkinë e Kurbinit dhe të Krujës nuk ka nisur ende rindërtimi sepse s’ka një financim të qartë nga qeveria. Në Thumanë është publikuar një projekt nga Behgjet Pacolli, por është në leter, puna për ndërtimin ende s’ka nisur dhe s’ka territor të percaktuar ku do ndertohen keto pallate”.

Ndërsa nga studio  “Abc-ja e mëngjesit”, moderatori dhe gazetari Enkel Demi deklaroi se oligarkët s’kanë dhënë një kryq leku. Ai hodhi dyshime se po ndërtohen skema përfitimi, ndaj paralajmëroi se Abc News do ta ndjekë këtë çështje për të zbardhur të vertetën.

Enkel Demi: “U premtuan miliona, njëri tha 1 milionë e ca euro, tjetri 2 milionë e ca euro, por ende nuk kanë dhënë një kryq leku, por vetëm projekte në 3D, siç është rasti i Behgjet Pacollit. Sipërmarrësit e mëdhenj që ne i njohim dhe si oligarkë s’kanë dhënë një kryq leku. Shumë shpejt Abc News do ti marrë emer për emer…

Kjo është tronditëse sepse është mashtrim i madh…ndoshta po ndërtojnë skema përfitimi… por ne këto di përpiqemi ti zbulojmë në abcnews.al”.

Biznesmenët që premtuan miliona euro pas termetit

I pari që deklaroi dhurimin prej 1 milion eurosh ishte zv.kryeministri dhe biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli. Më pas Pacolli deklaroi se me këtë shumë do ndërtohen nga kompania e tij disa pallate në Thumanë.

Nismës iu bashkia boss-i i hidrokarbureve, Shefqet Kastrati i cili premtoi se do të japë 1.5 milionë euro.

Aeroporti i Rinasit u zotua sakaq ti japë shtetit 1 milionë Euro si donancion për të dëmtuarit nga termeti. Ndërsa biznesmeni i njohur i qendrave tregtare Samir Mane premtoi 1,2 milionë euro, ndërsa biznesmeni i ndërtimit Pëllumb Salillari dha se do dhuronte 1 milionë dollarë.

Ka kaluar 1 muaj por milionat e oligarkëve ende nuk janë levruar… ose qeveria nuk ka bërë asgjë transparente mbi këto para të premtuara me bujë…! /abcnews.al

Berisha: Traktatin e Nishit apo të Serbomadhisë Edvini e firmosi me “plotfuqinë“ e Vuçiçit!

Ish-Kryeministri Sli Berisha përmes një postimi në rrjet akuzon Kryeministrin Edi Rama se ka firmosur në kundërshtim me Kushtetutën traktatin me 718 nene për krijimin e Jugosllavisë së Re.

Berisha shprehet se Kryeministri mund të firmosë tractate apo marrëveshje vetëm pasi të marrë plotfuqinë të firmosur nga Presidenti i Republikes.

“Edvin Kristaq Zografi firmosi traktatin prej 718 nenesh të krijmit të Jugosllavisë së Re pa marrë plotfuqinë e Presidentit të Republikes së Shqipërisë dhe vetëm me urdhërin e padronit të tij Presidentit të serbomadhise Aleksander Vuçiç”, shkruan Berisha.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Traktatin e Nishit apo të Serbomadhisë Edvini e firmosi me “plotfuqinë “ e Vuçiçit!

Të dashur miq, Traktatin e Serbomadhisë të Nishit, Edvin Kristaq Zografi e ka firmosur në kundërshtim flagrant me legjislacionin shqiptar, me Kushtetutën dhe ligjin e traktateve dhe plotfuqisë të ndryshuar pas ardhjes së tij në pushtet, sipas të cilave Kryeministri mund të firmos traktate dhe marrëveshje vetëm pasi të marrë plotfuqinë të firmosur nga Presidenti i Republikes.

Por në rastin e fundit, Edvin Kristaq Zografi firmosi traktatin prej 718 nenesh të krijmit të Jugosllavisë së Re pa marrë plotfuqinë e Presidentit të Republikes së Shqipërisë dhe vetëm me urdhërin e padronit të tij Presidentit të serbomadhise Aleksander Vuçiç.

Kështu që firma e argatit të Tiranës në Traktatin famzi të Nishit është Nul and Void për çdo shqiptar dhe një monument turpi dhe tradhëtie për Edvin Kristaq Zografin. sb