14 C
Tirana
E martë, 13 Maj, 2025

Vokshi i përgjigjet Ramës: Sulmon gazetarët për të mbuluar përgjegjësitë në keqmenaxhimin e emergjencës

Nga Albana VOKSHI

Nuk ka gazetarë kriminelë! Ka Kryeministër që bën propagandë kriminale me fatkeqësinë

Për të mbuluar përgjegjësinë direkte për keqmenaxhimin e emergjencës pas tërmetit, Edi Rama ka nisur të sulmojë gazetarët, të cilët përcjellin shqetësimet e vërteta të qytetarëve në zonat e prekura.

Nuk janë kriminelë gazetarët që raportuan njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë se Spitali i Durrësit po evakuohej.

Nuk janë kriminelë gazetarët pse një qytetar u lejua të zhvendoset nga spitali i Durrësit pas dhe, fatkeqësisht, humbi jetën rrugës për në Spitalin e Beratit.

Kriminale në këtë histori është përdorimi politik nga Edi Rama i tragjedisë, i tronditjes, i skamjes, i humbjes së besimit dhe sigurisë për jetën dhe banesën.

Kriminale është që të përpiqesh të shtysh edhe një ditë duke gënjyër, duke mashtruar qytetarët për të fshehur gjurmët e mëdha të krimit.

Në emër të Partisë Demokratike, inkurajoj gazetarët të mos intimidohen nga gjuha e dhunshme, e turpshme, e papranueshme e Edi Ramës.

Ngritja e zërit nga gazetarët, pro interesit publik, është arma e vetme për të zhbërë presionin kriminal të Edi Ramës.

Rama u sulet gazetarëve pse e pyetën a do t’i anulojë PPP-të…

Kryeministri Edi Rama vazhdoi që të mbrojë koncesionet pas një propozimi të opozitës për gjetjen e rrugëve që të përballohet kriza e rëndë pas tërmetit.

Kreu i qeverisë tha se, nuk mund të ndalonte shërbimet për një pjesë të popullsisë për të ndihmuar një pjesë tjetër. Ai i bëri thirrje përfaqësuesve të opozitës që të ulen në tryezë.

“Për sa i përket pastaj historisë së oligarkëve, unë nuk e di se cilët nga ata që fshihen pas këtij emri, të hiqen. Duhet të ndalojmë kontrollin shëndetësor bazë të popullsisë për të rindërtuar? Jo! Duhet të ndalojmë pagesat për hemodializën e atyre që shyqyr që iu ra trupi rehat aq sa mund t’u bjerë atyre njerëzve që kanë sëmundje të rëndë në trup? Duhet të ndalojmë pagesat për instrumentet mjekësor që e kemi ulur thuajse në zero numrin e infeksioneve? Jo! Duhet të ndalojmë punimet për Rrugën e Arbrit? Në asnjë mënyrë”, tha Rama.

Kryeministri u përplas edhe me një gazetare, që e pyeti nëse shteti shqiptar duhet të mbajë përgjegjësi për faktin se emergjencat civile në Shqipëri dhe forcat e kërkim-shpëtimit nuk kishin pajisjet e duhura

Rama: Kjo është një tjetër përrallë që ju e keni treguar…

Gazetarja: Që e kemi parë!

Rama: Që e keni treguar.

Gazetarja: Që e kemi transmetuar live!

Rama: Që ju e keni treguar. Njësitë tona të kërkim-shpëtimit nuk janë njësitë e kërkim-shpëtimit të Francës, të Italisë, Turqisë dhe Izraelit që janë të famshme në botë. Ajo që ju duhet të merrni në konsideratë është që në kohë rekord i kam sjellë këtu. E treta, 38 persona janë shpëtuar derisa kanë mbërritur.

Gazetarja: Trupa pa jetë! Me aq sa ne e kemi transmetuar live dhe është transmetuar në çdo media edhe ndërkombëtare.

Rama: Të gabosh është njerëzore, të insistosh në gabim është djallëzore. Asnjë nga ato mangësitë nuk na ka penguar të kemi sukses.

Një kryeministër që shëtit me ‘tesbih’ në dorë mbi gërmadhat e papërgjegjshmërisë së vet

Nga Red VARAKU

Tërmeti ishte goditja fatale për këtë kryeministër të korruptuar, gjunjët e të cilit mezi mbaheshin në këmbë, nga skandalet dhe pasojat e pariparueshme të një ofensive të jashtëzakonshme diskretitimi të Opozitës.

Kapitullimi total i qeverisë si dhe mosbesimi i hapur i qytetarëve ndaj tij, vulosën përfundimisht fatin e tij.

Goditja e knockdown-it erdhi pikërisht atëherë kur nuk e priste, ose ‘pabesisht’ siç e ka thënë edhe vetë ai, nga natyra. Me ç’duket kësaj rradhe ,jo vetëm qytetarët, por edhe vetë ‘fatin’ e ka kundër.

Ndërkohë, që kryeministri e kuptoi menjëherë që ditën e parë kapitullimin e tij, shumë shqiptarë ende nuk e perceptojnë këtë për shkak të tronditjes së thellë.

Por, tani që goditjet e valëve sizmike janë rralluar, të gjithë kanë filluar të dalin nga kllapia e këtyre ditëve dhe po përballen me pasojat e vërteta të katastrofës, e cila po shpërfaqet me tërë mizorinë dhe ‘pabesinë’ e saj.

Raportimet e këtyre ditëve po zbulojnë, që jemi përballë një katastrofe me dëme të pallogaritshme ekonomike dhe situata sa vjen dhe po rëndohet.

Situata është në prag revolte. Qytetarët po ia plasin në sy të vërtetën e hidhur kryeministrit hollivudian në çdo takim. Ai është i terrorizuar nga ky fakt, sepse ai e ka të qartë, që ky zemërim, që po zien si llavë, mund të rritet me shpejtësi dhe të shpërthejë si vullkan ditët në vijim.

Ajo që bie në sy është, që dëmet qoftë në njerëz qoftë në objekte, nuk janë dhe aq përgjegjësi e natyrës, se sa janë pasojë e papërgjegjshmërisë njerëzore.

Kjo katastrofë zbuloi para syve tanë rrumpallën e bërë me ndërtimet, përgjegjësia e të cilës bie drejtpërdrejtë mbi Edi Ramën dhe Vangjush Dakon. Por, ironia më e madhe është se në vend që njeriu që ndërtoi një kasaphanë në Tiranë të ishte në qeli me pranga në duar, tani kërkon të rindërtojë edhe Durrësin.

Ndërsa, ndihmat, që u amplifikuan me të madhe ditët e para të katastrofës për të mbuluar paaftësinë e qeverisë, rezultojnë të jenë të pamjaftueshme për të kompensuar sadopak dëmet që përllogariten të jenë me miliarda.

Të mendosh, që ky është vetëm fillimi, sepse më shumë se gjysma e qytetarëve, që janë larguar nga banesat e tyre , akoma nuk kanë raportuar për dëmet.

Ndërkohë, qeveria me gjithë përpjekjet e saj për t’iu gjendur sadopak pranë banorëve është totalisht e çoroditur dhe e ka të pamundur t’ia dalë, sepse ka qenë fare e papregatitur për këtë situatë dramatike.

Shto këtu edhe papërgjegjshmërinë e shumë zyrtarëve socialistë, të cilët të trashur nga pushteti, as që duan t’ia dinë për hallet e njerëzve. Kryesimbol i të cilëve ishte qëndrimi cinik i kryebashkiakes së Durrësit.

Tronditja dhe terrori nga shpërfaqja e kësaj katastrofe lexohet në të gjitha fytyrat e qytetarëve, por më së shumti lexohet në sytë e perënduar të kryeministrit që përshkon qetësisht gërmadhat me limuzinë.

Në këtë absurd, ai kërcënon median, por njëkohësisht i kërkon deleve të solidarizohen, por me kë do të thoni thoni ju?! -Me vetë atë, kryekasapin e tyre!

Situata është në prag revolte dhe për pak mund të dalë jashtë kontrollit.

Kryeministri e di që shpatullat e tij janë shumë të lodhura nga korrupsioni për t’ia dalë i vetëm kësaj katrahure, sepse ai vetë konsiderohet si ndër shkaktarët kryesorë të saj, ndaj është gati të largojë dhe të ftojë këdo, si dhe të bëjë gjithçka për të ruajtur pushtetin e tij.

Por, tashmë asgjë nuk bën më dobi. Përpjekja për të bërë show me njerëz të nderuar, që janë aty për të ndihmuar qytetarët e prekur nga kjo katastrofë, nuk e lehteson dot nga barra dhe përgjegjësia që ai ka për këtë katrahurë.

Ai e ka të qartë që sfidat dhe situata është kaq dramatike kësaj here, sa nuk do t’ia dalë dot. Ai e di mirë që sfidat që lidhen me strehimin dhe kompensimin e dēmeve, përveç se janë çështje shumë delikate, ato janë edhe thellësisht politike.

Gabimi më i vogël në administrimin e kësaj katastrofe hedh në erë çdo lloj qeverie, sepse nuk bëhet më fjalë për ujë , drita apo kanalizime, por bëhet fjalë për shtëpi dhe kur vjen fjala tek shtëpia askush nuk fal dhe as nuk toleron asgjë.

Ndërkohë, ai ka dështuar totalisht në menaxhimin politik të krizës. Arroganca me të cilën ka qeverisur deri tani po i kthehet mbrapsht njëqind fish. Ftesa e tij drejtuar Opozitës u hodh poshtë me neveri nga Lulzim Basha , i cili e konsideroi ftesën thjesht pafytyrësi dhe propagandë.

Në fakt ajo nuk ishte gjë tjetër, vetëm se një përpjekje për të bërë pis Opozitën, e cila ka mbajtur një qëndrim tejet korrekt në këtë situatë. Ajo ishte një përpjekje e fundit për të futur edhe Opozitën në anijen që ka marrë goditjen fatale dhe po shkon drejt fundit.

Ai e di fort mirë, që episode të tilla, kur administrohen keq, sjellin detyrimisht revolta, të cilat mund të ndezin një zjarr, që mund t’i vërë flakën atij dhe qeverisës së tij.

Tashmë kokulur dhe i dorëzuar po gjezdis si një hienë gërmadhave të papërgjegjshmërisë së tij me kamera dhe tesbih me vete, me shpresë se mund t’i hedhë trutë e gomarit sërish shqiptarët.

Një hienë, që kërkon të ushqehet me gjakun e viktimave dhe me lotët e banorëve të ngelur rrugës, me shpresën se kjo mund t’i zgjasë atij pushtetin.

“Do të bëhemi zëri juaj”, Basha në Bubq: Pas vlerësimit të jepet ndihmë financiare nga shteti për shtëpitë e dëmtuara

Kryetari i PD, Lulzim Basha vizitoi sot disa familje në Bubq, një nga zonat e prekura më rëndë nga tërmeti i 26 Nëntorit. Shumë shtëpi aty janë të pabanueshme, banorët flenë në çadra, pork a edhe prej tyre, që rrinë në qiell të hapur, pasi autoritetet nuk u kanë ardhur akoma në ndihmë. Shqetësimi më i madh i banorëve është se nuk kanë asnjë sqarim nga askush se çfarë do të ndodhë me ta, si do të rindërtohen shtëpitë dhe kur.

Kreu i opozitës u garantoi se do ta ngrejë zërin për ta që shteti t’i ndihmojë me fonde qytetarët e mebtur pa banesë apo me banesë të dëmtuar nga tërmeti.

“Do të bëjmë gjithçka që t’u gjendemi gjithë njerëzve që u janë prishur shtëpitë. Do të kërkojmë që shteti të japë fonde njerëzve. Kjo është kryesore. Ne do të bëjmë pjesën tonë për këtë punë, do të insistojmë. Janë afro 9 mijë njerëz, 310 shtëpi, 900 pallate deri tani që janë të dëmtuara. Këto që janë të dëmtuara komplet, tërësisht jashtë përdorimi, duhet të bëhen nga fillimi.

Ca të tjera që kolonat kanë qëndruar do të rregullohen. E para gjë që duhet bërë është vlerësimi. Pas vlerësimit, të jepet ndihma financiare nga shteti. Ku ka për të rregulluar mure të rregullohen, ku ka për t’u bërë nga e para shtëpia, kostoja është më e lartë, por do të bëhet. Është një faturë që asnjë familje nuk e përballon dot ose pak kush mund ta përballojë. Shumica e kanë pasurinë e jetës”, tha Basha.

Në Bubq një grup vullnetarësh kanë ngritur një qendër ndihmash, të cilat, siç tha drejtuesi i tyre Aulon Kalaja, po pakësohen, pas deklaratës së kryeministrit se nevoja është vetëm për para, jo për ushqime e veshmbathje. Kreu i opozitës vlerësoi se vullnetarizimi është një nga ndihmat më të mëdha dhe të çmuara në të tillë situatë.

“Pa kontribut vullnetar, gjërat nuk kanë për të ecur përpara. Edhe vlerësimi i banesave ka nevojë për kontribut vullnetar. Dje, mblodha profesorët e inxhinierisë dhe më thanë se “Ne kemi 500 inxhinierë gati. Me kontribut vullnetar, ne, brenda një jave, bëjmë vlerësimin e të gjithë banesave. Bëhet fjalë për diku 3 mijë, ndoshta 4 mijë banesa dhe 900 pallate. Pa kontribut vullnetar ne nuk e bëjmë dot këtë. Kështu që vullnetarëve duhet t’u hapim gjithë shtigjet, duhet t’u hapim dritën jeshile e t’u themi faleminderit, në vend që t’i pengojmë”, u shpreh Basha.

Rama nën hetim për ndërtimet në Tiranë? VOA: Akuza, shpërdorim detyre!

Në Shqipëri, prokuroritë e Tiranë dhe Durrësit njoftuan se kanë nisur prej disa ditësh hetimet lidhur me ndërtesat e dëmtuara si pasojë e tërmetit të fortë që goditi vendin, të martën e shkuar. Kryeqyteti dhe zona e Durrësit janë më të prekurat nga tërmeti.

“Hetimi ka si objekt kryerjen e veprimeve të shpejta në drejtim të sqarimit të rrethanave konkrete, që kanë çuar në pasojat e ardhura dhe gjendjen e ndërtimeve.

Veprat penale që po hetohen janë ato të “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, ku do hetohet për organet qe kanë miratuar lejet e ndërtimit dhe nëse ato janë dhënë në mbështetje të ligjit, si dhe nëse ndërtuesit kanë respektuar lejen e marrë, “Ndërtim i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a i Kodit penal, si dhe “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”,

neni 199/b i Kodit Penal”, shojegon Prokuroria e Tiranës e cila shpjegon se i është kërkuar “informacion Bashkisë së Tiranës për banesat e evidentuara tashmë si të prekura nga termeti dhe të klasifikuara jo në kushtet e duhura për banim. I njëjti informacion i është kërkuar dhe strukturave të tjera shtetërore”.

Prokuroria e Durrësit nga ana e saj, thotë se “dyshohet se pasojat kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje dhe të moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave pergjegjës si dhe nga mospërmbushja e rregullt e detyrës nga nepunësit shtetëror të ngarkuar me mbikqyerjen e këtyre ndërtimeve”. Kjo prokurori ka rregjistruar çështjen për veprat penale; “Ndërtim pa leje”, dhe “Shpërdorim detyre”.

Të dhëna ende paraprake flasin për të paktën afro 900 pallatet dhe mbi 5100 banesat e dëmtuara nga tërmeti. Në Tiranë rezultojnë për momentin 640 pallate dhe 4 mijë banesa të dëmtuara, nga të cilat 371 pallate dhe afro 2500 banesa të dëmtuara rëndë.

Në Durrës, numri rezulton më i ulët, por vetëm për shkak se këtu procesi i verifikimit ka nisur me vonesë, ndërsa ditët e para vëmendja ishte përqëndruar te njerëzit e mbetur nën rrënoja.

Në këtë qytet për momentin rezultojnë 185 pallate dhe afro 730 banesa të dëmtuara, nga të cilat 38 pallate dhe 620 banesa të prekura rëndë.

Po sot, gjatë ditës presidenti Ilir Meta mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare. “Diskutuam për një bashkëveprim dhe koordinim më të ngushtë midis të gjitha institucioneve për përballimin e emergjencës deri në rivendosjen e normalitetit të plotë.

E mbështetëm prokurorinë të çojë përpara hetimet dhe të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që do të rezultojnë përgjegjës.

Të sigurojmë burimet e brendshme dhe mbështetjen e duhur ndërkombëtare për tejkalimin e pasojave të rënda të këtij tërmeti të tmerrshëm”, u shpreh presidenti Meta, përmes një postimi në Facebook, në përfundim të takimit.

Aktivistja kosovare: Policia e Shqipërisë na ngacmonte seksualisht

Kosovarët po ankohen se po ju pamundësohet t’i ndihmojnë familjet me nevojë që u prekën nga tërmeti në Durrës. Shumë kosovarë po thonë se organet e rendit në Shqipëri po tregohen autoritativ duke mos lënë të shpërndahen ndihmat e ardhura nga Kosova.

Në një video që është publikuar në Facebook nga Jeta Berisha, shihet se si gazetari Blendi Fevziu po ju del në krah kosovarëve që po ankohen se po ju pamundësohet t’i ndihmojnë familjet e prekura nga tërmeti.

Autorja e videos ka thënë se përfaqësuesit e institucioneve në Shqipëri po i nëpërkëmbin kosovarët. “Përfaqësuesit e institucioneve në Shqipëri, gjatë ditës së djeshme na kanë nëpërkëmbë, fillimisht si qytetar, pastaj si shqiptarë të Kosovës të cilët shtrimë dorën për të ndihmu të prekurit nga tërmeti”, ka shkruar Berisha.

Madje ajo akuzoi se këtë gjë po e bëjnë të gjithë, nga policët e deri te drejtori i inspektoratit të ndërtimit.“Ishin zingjirë, prej policëve e deri tek drejtori i inspektoriatit të ndërtimit”, thotë Berisha.

Statusi i saj i plotë:
Fillimisht, më vjen keq për këtë disponim! Përfaqësuesit e institucioneve në Shqipëri, gjatë ditës së djeshme na kanë nëpërkëmbë, fillimisht si njerëz, pastaj si shqiptarë të Kosovës të cilët shtrimë dorën për të ndihmu të prekurit nga tërmeti.

Ishin zingjirë, prej policëve e deri tek drejtori i inspektoriatit të ndërtimit. Në momentin e parë që zbritëm nga autobusët, ne ishim numër, ndërsa qytetarët e mbledhur para grilave të gjimnazit “Leonik Tomeo” në Durrës, u sulën për të kërku ndihmë. “Oj goce ma sjell pak ujë, oj goce një xhupë, diçka të ngrohtë për të veshur”.

Me gjithë shpirt po vraponim për të nda gjërat që kishim sje
ll, derisa na ndaluan, na kufizuan dhe na lanë pa zë. Madje u ngacmuan edhe sekksualisht.

Ndërkohë, “oj goce a jeni ardhë për të na ndihmu, po na sjellni ato dreq ndihmadh pra!”, është zëri që më bloi mendjen dhe më sjellet në kokë qysh dje nga një zonjë në moshë. Pati momente përplasjesh, na kërcënuan edhe me arresttime në qoftë se vazhdojmë të ndajmë ndihmat tona të sjella nga Kosova.

Video më poshtë dëshmon një moment kur Blendi më mbron zëshëm, derisa përfaqësuesit e shtetit tregohen autoritativ dhe potencojnē “Ne vendosim se çka shpërndahet nga ndihmat e juaja dhe ku e kur shpërndahen ato!”. Ajo pamje tmerri, përcjellej me shi me orë të tëra. P.s. Populli flinte në shi, ndihmat izoloheshin në magazinë.

Basha: Tre pikat që ndihmojnë në tejkalimin e traumës dhe rikthimin në normalitet

Sot pashë nga afër gjendjen e rënduar në Bubq, ku shumica e shtëpive kanë pësuar dëme dhe shumë prej tyre janë të pabanueshme. Me qindra qytetarë kalojnë netët jashtë prej një jave pa asnjë siguri nëse mund të futen në banesat e tyre.

Fatmirësisht kjo situatë e rëndë u mbyll pa viktima ne këtë zonë. Por gjendja vazhdon të rëndohet për ta dhe për mijëra familje në të tre qarqet e goditura Durrës, Tiranë dhe Lezhë.

Ajo që duhet bërë tani është të ndërmerren urgjentisht një seri veprimesh konkrete dhe të mirëkoordinuara për të siguruar njerëzit, dhe për të nisur sa më parë rindërtimin e banesave.

Tani është momenti të veprohet me shpejtësi dhe për këtë qëllim ky është plani që ne propozojmë:
1. Angazhimi dhe organizimi nga shteti i mbi 500 inxhinierëve që kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar vullnetarisht, me qëllim për të përshpejtuar vlerësimin e banesave. Kjo kontribuon për qetësimin e gjendjes dhe sigurimin e jetës së qytetarëve.
2. Vlerësimin me urgjencë të banesave të dëmtuara dhe dëmeve të shkaktuara.

3. Qeveria në kuadër të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të anullojë me efekt të menjëhershëm rreth 150 milionë dollarë të planifikuara për t’ju dhënë 10 oligarkëve, dhe këto fonde t’u akordohen mijëra familjeve në nevojë, për riparimin dhe rindërtimin e banesave të dëmtuara apo të shkatërruara.

Reagimi i shpejtë për të vlerësuar dëmet, dhe lëvrimi i fondeve për riparim dhe rindërtim do të ndihmojë në tejkalimin e traumës dhe rikthimin në normalitet.

Bebe Rexha do ndërtojë dy shtëpi: Paratë do menaxhohen nga unë, jo nga qeveria

Bebe Rexha premtoi ndërtimin e dy shtëpive në fshatin Bubq. Këngëtarja me origjinë shqiptare mbërriti sot nga SHBA në Shqipëri për të monitoruar situatën nga afër.

Bebe mblodhi paratë së bashku me fansat e saj dhe se do menaxhohen nga ajo dhe jo qeveria shqiptare.

Bebe Rexha: “Do menaxhohen nga unë dhe jo nga qeveria. Është me të vërtetë për të ardhur keq me çfarë ka ndodhur këtu. Ndaj edhe unë erdha.

Nesër kam shfaqje në Çikago dhe në ditën e pushimit erdha këtu. Mblodha para me fansat e mi, ndaj erdha të takoj familje Musa të shoh shtëpinë. Jemi këtu me arkitektët dhe shpresojmë të mbledhim sërish para për të ndërtuar para edhe për dy shtëpi të tjera.

Deri tani kemi mbledhur para për dy shtëpi. Shpresoj të mbledhim sërish.

Tre ditë më parë këngëtarja me origjinë shqiptare e famë ndërkombëtare, Bebe Rexha deklaroi se ka vendosur të udhëtojë drejt Shqipërisë pas tërmetit shkatërrues dhe po ashtu tre ditë më parë ajo krijoi një nismë online:

‘After the earthquake, Help Albania’, me të cilën deri më tani ka mbledhur mbi 81 mijë dollarë. Bebe e mbajti premtimin dhe pasi ka dhënë një koncert është nisur ditën e djeshme drejt vendit tonë.

Por gjatë fluturimit këngëtarja ka treguar se ka hasur turbulenca . “Turbulenca më e keqe që kam kaluar në një kohë të gjatë. Oh Zot. Nuk e di dhe sa mund të përballoj”, ka shkruar ajo në Instagram.

Policia reagon për grabitjen e makinës me para në afërsi të Qafë Kasharit

Policia e Tiranës thotë se persona të paidentifikuar ende kanë marrë me forcë një automjet në pronësi të një firme private Security. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40, në afërsi të Qafë Kasharit. Por më pas automjetin e kanë braktisur në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës.

Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:40, në afërsi të Qafë Kasharit, persona të paidentifikuar kanë marrë me forcë një automjet në pronësi të një firme private Security dhe me pas automjetin e kanë braktisur në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet dhe krehjen e zonēn ku u gjet mjeti i braktisur me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për administrimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.

Prokuroria Speciale në Kosovë shpall në kërkim vrasësit serbë të politikanit serb, Ivanoviç

Prokuroria Speciale e Kosovës sot ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave e N.S., M.R., S.A., D.M., Z.J., R.B, lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Përpos aktakuzës, Prokuroria Speciale po ashtu ka lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar për Milan Radojçiqin dhe Zvonko Veselinoviqin, të cilët gjenden në arrati.

“Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit N.S., M.R. dhe R.B., të cilët gjenden në paraburgim, si dhe M.R., Z.V dhe Zh.B., të cilët gjenden në arrati, ndaj të cilëve gjykata kompetente ka lëshuar urdhër-arrest dhe letër-rreshtim ndërkombëtar në bazë të kërkesës së

Prokurorisë Speciale, duke vepruar si grup kriminal i organizuar me strukturë dhe hierarki në grup”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas Prokurorisë, ky grup kriminal nuk është formuar rastësisht, por është duke vepruar që nga viti 2011 e këndej, të cilin grup e udhëheqin të pandehurit Z.V. dhe M.R, të cilët gjenden në arrati, ku të gjithë këta të pandehur veprojnë në vazhdimësi dhe në bashkëpunim, me dashje dhe dijeni të qëllimit dhe veprimtarisë së përgjithshme të grupit kriminal të organizuar ose qëllimit të grupit për të kryer një apo më shumë vepra penale.

Ky grup kriminal ka kryer veprat penale ‘Vrasje e rëndë’, ‘Ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë’, ‘Keqpërdorimi i detyrës zyrtare’ dhe ‘Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm në territorin e Republikës së Kosovës’.