20.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025

Të zbardhet roli i Edi Ramës si pjesë e Projektit Shtetëror të Serbisë kundër njohjes së Kosovës!

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili  i është rikthyer sërish çështjes së nxehtë  të “Minishengenit Ballkanik”, e cila ditët e fundit, ka shkaktuar “furtunë” debatesh në sferën politike të Shqipërisë dhe në Kosovë.

Me një status të gjatë në “Facebook”, Vasili bën thirrje publike që të zbardhet roli i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, që sipas tij, ky i fundit është pjesë  e projektit shtetëror të Serbisë kundër njohjes së Kosovës. Ai thekson se Shqipëria dhe Kosova ndodhen sot përballë një rreziku shumë të madh për shkak të kësaj strategjie, që Vasili e quan si “anti-kombëtare”.

Postimi i Vasilit

Te zbardhet roli i Edi Rames si pjese e Projektit Shteteror te Serbise kunder njohjes Kosoves! Edi Rama ka sot detyrimin e pashmangshem edhe ligjor edhe moral qe te beje publik rolin e tij konkret si pjese e Projektit Shteteror te Serbise kunder Kosoves.

Ministri i Jashtem i Serbise Daçiç ka deklaruar publikisht lobimin me para’ per mosnjohjen e Kosoves dhe terheqjen e njohjeve duke thene:

“Ky është një projekt shtetëror dhe gjithçka bëhet përmes institucioneve”. Ndersa presidenti i Serbise ka deklaruar lidhur me rolin e Edi Rames se: “Kryeministri Rama është në favor të bashkëpunimit tonë ekonomik, ndryshe nga disa të tjerë në rajon që këmbëngulin se ne duhet vetëm të kërkojmë ndjesë pasi jemi popull gjenocidal. Rama, për nismën e Shengenit të vogël, ka treguar kurajë të rrallë”.

Tashme eshte e qarte se gjithshka, qe Rama ben e thote jane pjese e nje strategjie te miremenduar e te mirefinancuar ne Serbi, ku ai ka rolin e tij te mirepercaktuar.

Ndaj eshte vendi qe te radhisim nje seri qendrimesh e veprimesh qe flasin vete: Dorezimi pa kushte i Edi Rames duke u bere pjese aktive ne projektin per asgjesimin anashkalimin dhe menjanimin e njohjes se Kosoves si moment kyç e parimor duke perdorur si instrument Minishengenin.

Pranimin nga Edi Rama te mohimit prej Serbise te Masakres se Reçakut dhe te genocidit ne teresi si nje moment kritik i cili vuri ne levizje SHBA dhe Angline ne levizje per te filluar ofensiven ndaj Serbise dhe qe solli pavarsine e Kosoves.

Mosreagimi nga Edi Rama perballe lobimit te eger te Serbisr per mosnjohjen e Kosoves dhe terheqjen e disa njohjeve te bera me pare te saj.

Mbeshtetja nga Edi Rama e prekjes se kufijve te Kosoves si projekti me i zi kunder saj dhe puna e tij aktive e dukshme dhe e padukshme ne favor te ketij projekti. Vendosja nga Edi Rama e Takses se Rruges se Kombit si nje politike dhe pengese konkrete per Kosoven si ne planin ekonomik, por edhe me gjere per ta shnderruar Shqiperine nga partner prioritar ne nje vend obstruktiv e thellesisht pengues per Kosoven.

Qendrimi abuzivisht aktiv i Edi Rames kunder Kosoves per taksen 100% ndaj Serbise, nderkohe qe Serbia ushtronte dhe ushtron nje veprim mbareshteteror armiqesor ndaj Kosoves.

Mbajtja nga Edi Rama e nje qendrimi publik denigrues,fyes dhe thellesisht stigmatizues ndaj Kosoves dhe liderave te saj. Institucionet e Sigurise Kombetare ne Shqiperi duhet te zbardhin e hetojne menjehere rolin e Kryeministrit Rama ne te gjithe kete ceshtje te rende dhe te permasave teper te medha.

Demostrimet qesharake te orkestruara te Edi Rames ne Beograd, ne konferenca shtypi butaforike dhe pa asnje vlere gjoja pro Kosoves, te cilat i kane sjelle vetem dem si dhe butaforia e Mbledhjeve te perbashketa qeverive shqiptare dhe kosovare kane sherbyer thjesht si alibi te rreme per te bere gjoja te besueshem rolin e Edi Rames ne funksion te projektit shteteror serb kunder Kosoves dhe Shqiperise.

Sot ky rol i Edi Rames duhet zbardhur e hetuar me te gjitha instrumentet funksionale te Sigurise Kombetare, por edhe te drejtesise, pasi Shqiperia dhe Kosova jane perballe nje rreziku madhor per shkak te nje strategjie te tille thellesisht antikombetare ku roli Esadist e tradhetar i Edi Rames eshte nje nga instrumentet shume te rendesishem te saj.

 

Eksperti gjerman: Qeveria Rama me fytyrë anti-perëndimore dhe kundër kombit shqiptar

“Qeveria Rama është kundër kombit shqiptar”. Kështu shkruan Martin Henze, këshilltari ekonomik pranë CDU-së, partisë së kancelares Angela Merkel, në një postim në rrjet.

Hanze, një prej kritikëve më të fortë të Kryeministrit Edi Rama, shkruan se zhvillimet në Shqipëri tregojnë fytyrën e vërtetë antiperëndimore të qeverisë së Edi Ramës.

“Një zhvillim interesant në Shqipëri na tregon ne evropianëve, se qeveria e Ramës dhe propagandisti i saj me lajmet e rreme tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë antiperëndimore. Ata janë kundër kombit shqiptar në Ballkan. Kjo është tradhti e madhe kundër Shqipërisë, Kosovës dhe NATO-s”, shkruan Henze.

Rrafshohen pallatet e dëmtuara nga tërmeti në Laç

Bashkia e Kurbinit është një nga Bashkitë që ka më shumë dëmtime në ndërtesa. Nga tërmeti i 26 nëntorit është shënuar vetëm një viktimë i cili humbi jetën për shkak se nga nxtimi doli në ballkon dhe ra prej tij.

Abcnews.al raporton se 7 pallate pesë katëshe nuk janë më. Bashkia ndërhyri për ti shembur dhe po bëhet pastrimi i inerteve. 1081 objekte janë inspektuar në Bashkinë Kurbin dhe pritet që numri i pallateve që do të shemben të shtohet sepse nuk japin shumë mundësi për riparim. Pjesa më e madhe e qytetarëve janë strehuar në hotele dhe janë përcaktuar të qëndrojnë aty deri në janar për shkak se pritet ardhja e turistëve.

Ndërkohë 403 banorë janë trajtuar me bonuse qeraje. Vështirësia që hasin banorët është se nuk gjenden lehtësisht ambientet me qera, çmimet janë rritur ndjeshëm. Bashkia e Kurbinit ende nuk ka filluar riparimin e banesave të dëmtuara për shkak të mungësës së financimit, raporton gazetarja.

Më tej ajo thekson se Bashkia nuk ka një alternatitë të shpejtë strehimi, por nuk përjshton mundësinë që banorët të gjejnë në një tjetër bashki shtëpi me qera sepse ata sërish do ta marrin bonusin e qirasë. /abcnews.al

Psikopati s’i ndal fyerjet ndaj banorëve të prekur nga tërmeti: “Pyesni gratë se si bëhet fëmija, se ne 5 minuta”…

Rama vazhdon fyerjet dhe show-n e tij pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit duke dalë gjatë gjithë kohës live te ERTV me vizitat e tij te banorët e prekur.

Ditën e Krishtlindjes, kreu i qeverisë ka takuar banorët e prekur nga tërmeti në Laç.

Por, gjatë takimit ai nuk i ka ndalur batutat e shkëmbyera me banorët, me të cilat bën që banorët të largojnë vemendje nga problemi kryesor.

Ai i ka kërkuar atyre të kenë durim deri sa të bëhen me shtëpi të re, duke iu sygjeruar se nëse humbasin durimin ishte thjeshtë “pyesni gratë”, sepse sipas tij ato e dinë mirë ta menaxhojnë durimin pasi mbajnë në bark 9 muaj fëmijën, ndërsa kontributi i burrave është vetëm 5 minuta.

Pjesë nga batutat

Rama: Në Krishtlindjet e tjera do keni shtëpi më të mira se ato që keni pasur. Vetëm duhet të keni pak durim. Kur ju sos durimi më mirë pyesni gratë, se këto e dinë më mirë. Këto do jua mësojnë durimin.

Banori: A jo, këtu fole gabim. Kurbini nuk i pyet gratë. Ne jemi nga Kurbini den baba den.

Rama: Më dëgjo mua tani. Pyesni gratë kur ju sos durimi se ato e dinë më mirë, që do ta mësojnë gratë se si bëhet fëmija për 9 muaj, se ne 5 minuta e kemi kontributin aty. Këto e kanë 9 muaj.

Një muaj pas tërmetit, Durrësi si në gjendje lufte! Banorët kanë humbur besimin tek qeveria

Tashmë është bërë një muaj nga rënia e tërmetit që goditi vendin i cili shkaktoi një numër të konsideruar vikitmash dhe dëme të mëdha në materiale.

Abcneës.al raporton se në bazë të inspektimeve të bëra në Durrës shumë nga objektet kanë dalë jashtë përdorimit.

Ndërkohë janë shembur 61 objekte, 58 prej tyre në rrethin e Durrësit.

Durrësi është qarku që është prekur më shumë nga tërmeti. Ende qyteti nuk është në ritmet e duhura. Ajo çfarë shihet është se shumë nga banorët këto festa kanë preferuar  ti kalojnë jashtë vendit për shkak se trauma e përjetuar vazhdon të jetë e rëndë.

Në krahasim me vitet e mëparshme ku shihej një numër i lartë emigrantësh që ktheheshin në Shqipëri shumë nga qytetarët kanë preferuar të jenë larg Durrësit.

Ndërkohë pritet të kryhet inspektimi total i të gjitha objekteve dhe do të vendoset se kur do të fillohet ndërtimi.

Në lagjen 13 në Durrës banorët shprehen për gazetarin Andi Qosja se inspektorët nuk kanë dhënë asnjë zgjidhje. “Askush nuk ka ardhur të thotë se çfarë duhet të bëjmë”, shprehen banorët.

Një prej banorëve ,Tomorr Duda thotë se vijnë dhe nuk japin asnjë përgjigje: “kemi mbetur si peshku pa ujë, kemi marrë dhenë me qera. Kemi shkuar në Bashki dhe asnjë përgjigje”, shprehet ai.

Gjithashtu ai thotë se një sizmiolog ka parë banesat por nuk ka dhënë përgjigje nëse është i banueshëm apo i pabanueshëm.

Një prej tyre tregon se ka ngritur shqetësimin në Bashki, kanë mbledhur edhe firma, gjithashtu i ka drejtuar një letër kryeministrit për zgjidhje të problemit. Ai thotë se presin akt ekspertimin për shkak se ka paqartësi në verifikimin e ndërtesave.

I Love You, Arilena Ara!

Nga Erl KODRA

Se di pse, por nuk munda t’i shpëtoj tundimit për të shkruar diçka rreth Festivalit të Këngës. Megjithse shijet muzikore janë relative, si dashnor i madh muzikës, them se unë e kam edukuar veten me shije të mira muzikore. Ose më mirë të them, kam patur fatin që shumë herët të dëgjoj muzikë të njëmendtë.

Shpesh më ndodhë që të “shoh” nëpërmjet tingujve magji të atilla, sa është e vështirë të shihen me sy, ose të përjetohen në forma të tjera të ndjesive njerëzore. Unë notoj që prej muzikës klasike, deri tek këngët hershme burimore. Youtube është një revolucion i vërtetë në këtë industri të pavdekshme.

Së pari, Festivali i Këngës presupozohet që është eskluzivitet i këngës shqiptare, jo i Eurovision Song Contest. Kjo do të thotë se, ky event i këngës shqiptare nuk ka asnjë arsye të kthehet në funksion të modës që mbizotëron në Festivalin Europian.

Për më tepër duke patur parasysh se pavarësisht vlerave muzikore, në Eurosong zhvillohen votime të çuditshme gjeopolitike dhe kultivohen shije komerciale për muzikën. Shembujt e këngëve fituese e tregojnë më së miri këtë.

Në këtë kuptim, unë jam i sigurtë se Shqipëria kurrë nuk do të fitojë ndonjëherë Festivalin Europian. Maksimumi, ne mund të bëjmë një prezantim dinjitoz, me muzikë të mirë dhe këngëtarë të talentuar. Në fakt, ky duhet të jetë edhe synimi ynë me pjesëmarrjen në këtë event muzikor ndërkombëtar.

Arilena Ara është një vajzë plot talent dhe potencial të lartë vokal. Muzika e saj është e thellë, tronditëse; ajo mbartë një revoltë të jashtëzakonshme. Arilena nuk bën muzikë të lumtur, alegro; por të thellë dhe tragjike. Zëri i saj sikur buron nga çdo shpirtë që kërkon dinjitetin njerëzor si të drejtë të panegociueshme.

Mua kështu më vjen muzika e Arilena Ara. E fuqishme, e bukur dhe tragjike, njëkohësisht.

Si shqiptar, sivjet ndjehem mrekullisht mirë se vendi im do të përfaqësohet me Arilena Ara.

I Love You, Arilena Ara!

Banorët e dëmtuar nga tërmeti të braktisur: Bashkia na ka përzënë, ikni se do t’ju marim në telefon

Në zonën e plepave ku ndodhen 300 apartamente, banorët shprehen të shqetësuar sepse nuk është bërë asnjë verifikim i ndërtesave dhe nuk kanë marrë ansjë përgjigje nëse duhet të jetojnë në këto banesa apo jo.

“Nuk ka ardhur asnjë njeri, kemi bërë ankesa në Bashki. Na kanë përzënë duke na thënë ikni se do t’ju marrin në telefon. Jana interesuar pronarët, por këtu nuk është paraqitur asnjë njeri.

Ata thonë për gazetarin Andi Qosja se muret janë të çara dhe jetojnë me frikë. “Ka ardhur një grup që ka parë kolonat, por nuk kanë vënë asnjë shenjë dalluesë për të ditur edhe ne se çfarë duhet të bëjmë”, shprehet një prej banorëve.

“I bëjmë thirrje shtetit të vijë sa më parë”, thonë banorët.

Një tjetër banor thotë se ka jetuar në pallat sepse se nuk ka ku të shkojë edhe pse janë të frikësuar./abcnews.al

Në çadër me 3 fëmijë, kryefamiljari: Ushqime s’kemi. Na thonë futuni në shtëpinë e rrënuar

Arben Allushi, banor i Thumanës qendron në çadër prej 1 muaji me bashkëshorten dhe 3 fëmijët e mitur. Ai thotë se shtëpia është shembur komplet, por bashkia e udhëzon të futet brenda.

“Unë u kam kërkuar më jepni një deklaratë për shtëpinë…unë do e çoj lart e më lart problemin tim. Çadrën nuk e dorëzoj, këtu do vazhdojmë të rrimë”, shprehet ai i revoltuar.

Ngjitur me këtë familje qendron edhe komshija Nadire Kadiu, e cila nuk ka ku të shkojë….

Po kështu gazetarja e Abc News, Esiona Konomi, i pyeti këta banorë, për mënyrën si i kanë siguruar ushqimet.
“Shteti bën dallime, për disa çon ushqime dhe për disa të tjerë jo. Ne na ka sjell kisha dhe ndonjë pako bashkia”, shprehen banorët e Thumanës.

Më pas Arbeni tregon para kamerave banesën e rrënuar. “Shikojeni si është… e ndërtuar me kallama në 1956. Më thonë futu brenda, por nuk futem këtu! E kam blerë këtë shtëpi para 14 vitesh por nuk kam dokument hipotekor dhe ndaj shteti nuk më ka futur në listë për ta rindërtuar”, shprehet ai./abcnews.al

Gjithçka e sheshuar në Thumanë ku 1 muaj më parë u shuan tragjikisht 24 jetë

Thumana është thuajse e zbrazët. Një muaj më parë ku u shënuan 24 viktima shume prej tyre pjesëtarë të të njëjtave familje.

Abcnews.al shkruan se, bilanci në Thumanë dhe në të gjithë Bashkinë Krujë është i rëndë, përnqëndruar në zonën e Thumanës dhe Bubqit. Sipas Bashkisë Krujë, janë 3040 shtëpi të dëmtuara, 1500 prej tyre janë shpallur të pabanueshme. Gjithashtu 15 shkolla dhe kopshte, Komisaritai i Krujës, një pjesë e godinës së spitalit të Krujës dhe Qendra Shëndetësore në Bubq, janë dëmtuar.

Ndërsa sa i përket strehimit të banorëve, 350 prej tyre janë strehuar përkohësisht në Lezhë, 170 janë strehuar në palestra dhe konviktin e Krujës ndërsa 581 banorë të Thumanës dhe Krujës janë ende në çadra edhe pse ka kaluar një 1 muaj nga tërmeti.

Bashkia ka marrrë disa apartamenete në kryeqytet pranë kthesës së Kamzës, por banorët e Krujës për shkak të largësisë dhe pamundësisë për të vazhduar punën nuk kanë pranuar të shkojnë.

Ende nuk ka një bilanc përfundimtar të godinave të dëmtuara, raporton gazetarja. /abcnews.al

Migjeni – Urim për Motmotin e Ri 1937

“Shok i dashtun, unë përgjithësisht nuk shkruej urime, as për Krishtlindje as për Bajram, as për ditëlindje as për ndoj festë tjetër. Nuk shkruej, pse urimet që n’ato ditë tan bota ban, nuk dij a plotësohen një per qind se pothuej të gjitha dalin nga hipokrizia. Bota ketë e din, por njësoj vazhdon të shkruejë urime. As për Motmotin e Ri deri tash nuk i urova askujt asgja.

Por kësaj here due të hyj në rradhen e njerëzve korrekte dhe t’u uroj shokve të mi Motmotin e Ri 1937.

– Së pari, t’uroj, shok i dashtun gjumin e ambël, që të mos ndëgjosh si gjëmojnë njerëzit nën barren e kryqave të vet tue mundunve, as britmen e ngadhnjysve në ketë jetë. Të mos ndëgjosh bumbullimen e Spanjës. Gjumin e ambël!

Të mos ndëgjosh si afër teje gërset dhëmballa për dhëmballë, nga të ftohtit. Pse atëherë duhet të pyesësh: moj dhëmballë, pse ndeshe për dhëmballë dhe gërset aq?

E gjuha në vend të dhëmballes përgjegjet: pse asht ftohtë, zotni, e kur asht ftohtë, zotni, u hyn dreqi trupit, muskulave, nervave, zotni, dhe qashtu gërset dhëmballa për dhëmballë, zotni. Asht tepër banale të themi se mungon veshja dhe mbathja dhe zjarrmi, prandej: gjumin e ambël, shok i dashtun.

-Së dyti mbas gjumit t’ambël, t’uroj – ç’asht dhe e natyrshme – të jesh i gëzuem, gjithmonë i gëzuem. Nga gëzimi i madh, në sentimentalizem, të puthish drrasat e dhomes e shtyllat, si bani Greta Garbo në filmin “Mbretnesha Kristina”, kur shijoi dashunin shtazore (desha të them hyjnore, por njësoj asht).

Aq i gëzuem, saqë bota të ta kenë zili dhe të thonë: oh, sa i lumtun asht! Të jesh i gëzuem edhe pse n’anë tjetër zemra të pëlset, si paljaços. Të jesh i gëzuem, se gëzimi yt u jep shpresa edhe tjerve. Në rasë se tryeza e shkrimit të çalon, ti qeshu.

Në rasë se e vetmja karrige që ke në shtëpi asht e shpueme dhe s’ke se ku te rrish, ti qeshu. Në rast se s’ke zjarm e ke të ftohtë, po, ti qeshu. Në rasë se ndonjë ditë, ashtu kot, të mungon dhe buka, ti merre për lojë, për shaka, dhe qeshu, qeshu.

Del në rrugë bile, në kryqzimin e udhve, dhe qeshu, qeshu, qeshu, e bota do ta ketë zili dhe do të thotë: ah, sa i lumtun asht! E kur të të vijë në shtëpi ta shofi shkakun e gëzimit tand, do t’i kujtohet botes vetvetja dhe do të fillojë të qeshi kikikikakaka.

Smundja e të qeshunit do të përhapet ndër të gjithë dhe njerzit si majmunat do të hidhen përpjetë nga gëzimi… Dhe kështu uroj që vjetin 1937 ta kalojmë në gëzim, edhe se të smundë patalogjisht.