12.2 C
Tirana
E martë, 13 Maj, 2025

Maskat grabisin gjatë transportit qindra milionë lekë të Bankës në autostradë

Nje shume e madhe parash u grabit nga maskat në një makinë që po transportonte paratë e një banke të nivelit të dytë. Sipas burimeve, maskat kane grabitur me forcë disa qindramilionë lekë në një makinë “Security”, në dalje të Megategut.

Në momentin e grabitjes, në makinë ka qenë një punonjës i security dhe një i Megateg. Ndërkohë, makina është gjetur e braktisur në rrugën dytësore, disa kilometra larg “Megategut”.

Mësohet se makina e grabitur është gjetur 500 metra larg vendit të ngjarjes në rrugë dytësore.

Paraparkisht dyshohet se dy persona të maskuar kanë kërcënuar drejtuesin e mjetit dhe pasagjerin. Ndërsa sipas policisë, ende nuk dihet zyrtarisht se çfarë kishte brenda automjetit.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 12:40, në  afërsi të Qafë Kasharit,  persona të paidentifikuar kanë marrë me forcë  një automjet në pronësi të një firme private Security dhe me pas automjetin e kanë braktisur në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet  dhe krehjen e zon?n ku u gjet mjeti i braktisur  me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për administrimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit për identifikimin e autorëve dhe  zbardhjen e ngjarjes.

Grabitja po mbahet si nje lajm i fshehte dhe nuk jepen detaje ne lidhje me kete grabitje, por ajo qe konstatohet eshte se kemi nje shpartallim te shtetit nga te gjitha anet. Gjate segmentit rrugur te Qafe-Kasharit maskat disa here kane sulmuar automjete qe benin transportin e parave te bankave.

Basha: 150 milionë dollarët e oligarkëve t’u jepen të prekurve nga termeti

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, nga Durrësi, i ka propozuar Qeverisë një plan urgjent me tre pika për të përballuar krizën e krijuar prej tërmetit.

Basha tha: “Gjendja këtu është e mjerueshme, shumica e banorëve nuk ka marrë asnjë lloj ndihme. E dyta ka një pasiguri, sepse njerëzit nuk e dinë në mund të rrinë brenda, se kanë rënë muret, ka shkatërrim orendish dhe ata nuk e dinë ku do të shkojnë. Disa prej banorëve thonë se janë strehuar një ose dy net dhe pastaj janë nxjerrë.

Pra, mbizotëron kaosi.
Prioritare është ndihma ndaj njerëzve në nevojë. Ne po bëjmë gjithçka për t’i ndihmuar kryesisht nëpërmjet vullnetarizmit tonë si opozitë. Tani është koha për veprime urgjente dhe të mirëkordinuara.

Nga takimi që pata dje me specialistët, mësuam se kemi gati 500 specialistë për të dhënë kontributin e tyre vullnetarisht dhe propozoj një plan me tre pika: Organizimin e këtyre 500 inxhinjerëve për të përshpejtuar vlerësimin e banesave dhe që kontribuon për qetësimin mendor dhe shpirtëror.

E dyta, vlerësimi me urgjencë dhe ndarja në dy kategori kryesore; të banueshme dhe të pabanueshme.

Pika e tretë, të përdoret fuqia që ka qeveria në gjendjen e fatkeqësisë natyreore për të anulluar afro 150 milionë dollarë të planifikuara për dhjetë oligarkë dhe ato t’u akordohen njerëzve në nevojë. Këto i propozoj si kryetar i opozitës, si kryetari PD-së.”

Pra, le të përfitojmë nga kjo ofertë e inxhinjerëve shqiptarëve; këtë mund ta bëjë qeveria, shteti.
Të bëhet urgjent vlerësimi me angazhimin e tyre; dikush tha një javë, por le të bëhet në dhjetë ditë.

E treta, 140-150 milionë dollarët të planifikuar për oligarkët është plani me tre pika për njerëzit në nevojë.

Kryebashkiaku i Ramës me miliona euro: I thashë babës që për tërmetin të japë gjysmën e pensionit…

Nëse e njihni emrin e Mark Babanit, padyshim që jeni në listën e atyre personave që ndiqni mirë politik, dhe e dini se ai u lakua për ligjin e dekriminalizimit, dhe akuzat e opozitës se ka fshehur dënime të marra në Itali.

Për banorët që jetojnë pranë Vaut të Dejës, Babani është një nga biznesmenët më të kamur të zonës, mefitime që llogariten deri në miliona euro në vit.

E megjithatë, i prekur nga situata e tërmetit në vend, ai ka deklaruar se ka kërkuar që në ndihmë të banorëve të prekur babai i tij të dhurojë gjysmën e pensionit.

Ndoshta kemi dëgjuar se bamirësia nuk është detyrim, dhe as nuk reklamohet, por këto rrëzohen të gjitha poshtë, teksa sheh vendosmërinë e Babanit, që ia doli me babanë e tij.

Vetë kryebashkiaku nga ana tjetër nuk ka bërë të ditur se sa ka qenë ndihma që ai ka dhënë në drejtim të qytetarëve, i rëndësishëm është pensioni i babait…

Birra mund t’ju ndihmojë ta luftoni mbipeshën dhe të flini mirë

Ky është një hulumtim për të cilin ia vlen të ngritet dolli – birra mund të jetë e mirë për shëndetin tonë!

Shkencëtarët kanë zbuluar se disa birra janë të mbushura me mikrobe probiotike – baktere dhe tharm që sjellin shumë përfitime shëndetësore, duke filluar nga luftimi i obezitetit e deri te një gjumë më kualitativ.

Shembuj të këtyre birrave janë ato belge si Hoegaarden, Westmalle Tripel dhe Echt Kriekenbier, të cilat janë të pasura me tharm probiotik. Ndryshe prej birrave tjera, këto brende fermentohen dy herë – një herë në fabrikë dhe një herë në shishe.

Fermentimi i dytë e rritë forcën e birrës dhe e krijon një shije më të tharë dhe më të formësuar.
E rëndësishme për shëndetin është fermentimi i cili ndodh në shishe, ku jo vetëm se konvertohet sheqeri i drithërave në alkool, por edhe bën acide të cilat janë helmuese për bakteret që mund të na sëmurin.

Ekspertët kanë treguar se teprimi me alkool është i dëmshëm për shëndetin e zorrëve dhe shëndetin tonë në përgjithësi, por një birrë në ditë mund të jetë e shëndetshme.

Rama sulmon mediat dhe bëhet ekspert, del vetë me konkluzion: Ky pallat nuk ka rrezik…

Kryeministri Edi Rama vijon sulmet ndaj mediave. Në një postim në Facebook, Rama ka publikuar pamjet e një pallati të dëmtuar rëndë nga tërmeti në Durrës.

Ndërkohë, sipas kreut të qeverisë nuk ka asnjë asnjë rrezik shembjeje dhe mund të riparohet.

“Ja pra çfarë shkaktojnë paniku, ankthi dhe media, trinjakët e padurueshëm të kësaj situate, që marrin peng zemrat e mendjet e njerëzve të tromaksur nga goditja shkatërruese e Natyrës dhe Media”, shprehet Rama mes të tjerash.

Postimi i plotë

Miqtë e mi!

Shikojeni një shembull tipik se si paniku, ankthi dhe shoqja e tyre, media, mund të jenë këshilltarët më të këqinj të njeriut në këtë situatë të jashtëzakonshme emocionale, kur bëhet fjalë për të vlerësuar një godinë të goditur nga tërmeti!

Ky pallat, që më tmerroi edhe mua njësoj si juve kur e pashë, u bë objekt i lloj-lloj debateve me klithma agresive në tv, me lloj-lloj postimesh kobzeza në portale, me gjithëfarë statusesh lemerisëse në fejsbuk, sot u inspektua nga ekspertët ndërkombëtarë.

Konkluzioni:

Pallati nuk ka ASNJË RREZIK SHEMBJEJE

ËSHTË PLOTËSISHT I RIPARUESHËM

PAS RIPARIMEVE BANORËT MUND TË RIKTHEHEN QETËSISHT NË SHTËPI

Ja pra çfarë shkaktojnë paniku, ankthi dhe media, trinjakët e padurueshëm të kësaj situate, që marrin peng zemrat e mendjet e njerëzve të tromaksur nga goditja shkatërruese e Natyrës dhe Media./abcnews.al

Maskat dalin në rrugë, grabitet një makinë në autostradën Tiranë-Durrës

Një grabitje ka ndodhur këtë mesditë në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas burimeve, është grabitur me forcë një makinë e “Security Spartan”, në dalje të Megategut.

Në momentin e grabitjes, në makinë ka qenë një punonjës i security dhe një i Megateg. Ndërkohë, makina është gjetur e braktisur në rrugën dytësore, disa kilometra larg “Megategut”.

Mësohet se makina e grabitur është gjetur 500 metra larg vendit të ngjarjes në rrugë dytësore.

Paraparkisht dyshohet se dy persona të maskuar kanë kërcënuar drejtuesin e mjetit dhe pasagjerin. Ndërsa sipas policisë, ende nuk dihet zyrtarisht se çfarë kishte brenda automjetit.

Ju shkatërrua shtëpia nga tërmeti, gruaja shtrihet para zyrës së Veliajt…

Pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, edhe në Tiranë shumë banorë mbetën të pastrehë pasi disa apartamente mbetën të pastrehë.

Sot, një grua ka vendosur të shtrihet para bashkisë së Tiranës, pasi askush nuk i ka dhënë zgjidhje faktit se ajo ka mbetur e pastrehë.

Siç edhe shikohet nga fotoja, gruaja duke mos gjetur zgjidhje, në një farë mënyrë ka vendosur edhe të protestojë në një mënyrë të veçantë.

Pas dërgimit të ndihmave te Ministria e Brendshme, Lleshaj qelb gojën: Pisa pa nder, edhe…

Paraditen e sotme u shpërndanë masivisht në rrjetet sociale dhe jo vetëm, dy video të postuara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në të cila shiheshin duke u shkarkuar në ambientet e Ministrisë së Brendshme, disa qese me ndihma, të një organizate bamirëse, nga një makinë me targa private.

Logjikisht në momentet e para të postimit të videove, aludimet ishin të shumta, pasi siç e parashikon ligji i procedurës penale, administrimi i provave nuk bëhet nga Ministria e Brendshme por nga policia.

Më tej në një reagim zyrtar SHÇBA, deklaroi se ato qese i përkisnin sendeve të konfiskuara disa ditë më parë, të cilat çuan në pranga shefin e komisariatit në Rinas, i cili i kishte vjedhur nga banorët në nevojë.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar me një postim në Facebook, ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, i cili shkruan si më poshtë: Edhe korbat kemi mangut….

Teksa jam në Kurbin, në punë për menaxhimin e gjendjes së rëndë, më njoftojnë se disa pisa pa nder dhe dinjitet kanë publikuar një mashtrim të ulët.

Patjetër që duhet të jenë me shumë përvojë në poshtërsira, përderisa imagjinata perverse e tyre prodhon turpe të tilla.

O të mjerë! Ato qese, që kanë ngazëllyer maninë tuaj perverse, janë prova materiale, që i janë kapur një hajduti si puna juaj dhe nuk po shkojnë në zyrën e Ministrit të Brendshëm, por në depon e provave materiale të SHÇBA, struktura që po kryen hetimin në zbatim të detyrave të prokurorit përgjegjës.

Për këtë turp, tani keni dy rrugë:

Ose të provoni lajmin e rremë, ose të jepni llogari deri në një para ligjit, si mashtrues ordinerë, që shfrytëzoni gjendjen e rëndë për të bërë biznesin e ndyrë me lajme të rreme.

Zgjidhni…..

 

Nis në Madrid samiti botëror për klimën

Udhëheqësit politikë dhe zyrtarët për çështje të klimës po takohen në Madrit në një samit të Kombeve të Bashkuara për klimën, që do të zgjasë dy javë, për të diskutuar krizën në rritje të ndryshimeve klimatike.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres bëri thirrje për më shumë vullnet politik për të punuar kundër ndryshimit të klimës, duke paralajmëruar se njerëzimi ka hyrë në një “luftë kundër natyrës” që “duhet të ndalet”.

Guterres i bëri këto komente më 1 dhjetor, një ditë para fillimit të samitit. Tani, tha ai, toka po ballafaqohet me fatkeqësi natyrore më të shpeshta dhe vdekjeprurëse, thatësira dhe ngritje të niveleve të detërave.

Guterres gjithashtu njoftoi se po emëronte Mark Carney, guvernatorin aktual të Bankës së Anglisë, si të dërguar të posaçëm për veprimet klimatike dhe financimin e masave kundër ndryshimeve klimatike.

Carney do të fillojë në këtë post në janar, duke zëvendësuar ish kryetarin e bashkisë së New York-ut, Michael Bloomberg. “Në 12 muajt e ardhshëm, është thelbësore që ne të sigurojmë plane më ambicioze në nivel kombëtar në veçanti për uljen e emitimit të gazërave serë”, tha Gutteres.

Pothuajse çdo vend në botë tani ka nënshkruar dhe ratifikuar marrëveshjen e klimës në Paris të arritur më 2015-ë dhe nën kushtet e paktit ata të gjithë do të duhet të vendosin premtime për masa të reja sa i përket ndryshimeve klimatike para fundit të vitit 2020.

Rreth 50 udhëheqës botërorë pritet të marrin pjesë në takimin në Madrid në përpjekje për të të përfunduar përpilimin e rregullave për zbatimin e paktit të Parisit, të cilat përfshijnë angazhimet e vendeve për të zvogëluar emetimet e tyre të gazrave serë.

Shtetet e Bashkuara, kontribuesi i dytë më i madh në botë i gazit serë, do të dërgojë një ekip diplomatik në samit,por asnjë zyrtar i lartë i administratës së presidentit, Donald Trump nuk do të jetë i pranishëm.

Sidoqoftë, kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, do të kryesojë një delegacion të Dhomës së Përfaqësuesve në këtë samit. Presidenti Trump në vitin 2017-ë njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqeshin nga marrëveshja e Parisit.

Ndërkohë, organizata për mbrojtjen e fëmijëve “Save the Children” thotë se ndryshimet klimatike kanë bërë që miliona njerëz në Afrikë të përballen me uri. Organizata thotë se 33 milionë njerëz janë në nivele emergjente të pasigurisë ushqimore për shkak të cikloneve dhe thatësirave.

Kjo konferencë , ose siç quhet COP25, ishte planifikuar të mbahej në Kili, por u anulua nga qeveria për shkak të trazirave civile që po zgjasin tash e disa javë. Pastaj, Spanja vendosi të jetë mikëpritëse e këtij aktiviteti, në të cilin do të jenë të pranishëm 29,000 zyrtarë dhe aktivistë të mjedisit, gjatë dy javëve të bisedimeve.

Gjermani, rikthehen përsëri mijëra azilantë të dëbuar

Mijëra njerëz janë dëbuar dhe sërish janë kthyer në Gjermani, pavarësisht faktit që kërkesa e tyre për azil është refuzuar dhe ata janë dëbuar apo larguar. Në fund të tetorit kanë jetur në Gjermani 4.916 azilkërkues, të cilët nga viti 2012 deri më sot kanë kërkuar të paktën dy ose më shumë herë herë azil në këtë vend.

Ka dhe të tillë të cilët janë kthyer tri herë në vend dhe kanë kërkuar azil, njofton gazeta “Welt am Sonntag”, e cila i referohet qeverisë federale. Ishte kjo përgjigja e qeverisë ndaj një pyetje të partisë AfD.

Mediat njoftojnë se ka gjithësejt 28.000 raste të përsëritjes së kërkesave për azil. Në vitin 2012 ata janë futur në Gjermani, kanë paraqitur një kërkesë për azil, e cila është reufzuar, janë dëbuar nga vendi, apo janë larguar vullnetaisht, e më pas sërish janë kthyer.

Por kjo shifër është e vogël në krahasim me numrin e përgjithshëm. Në periudhën prej vitit 2010 – 2018 janë futur në Gjermani të paktën 1,78 milionë refugjatë.

Ministri i Brendshëm Horst Seehofer (CSU) ka propozuar para tre muajsh ndryshime në rregulla, pas rikthimit në vend të një personi nga Libia që ka kryer edhe vepra penale. Ai propozon që në rast kthimi, personat të mbahen nën masa arresti tërë kohën, deri sa nuk vendoset sërish për kërkesën e tyre për azil.

Politikanja e CSU Andrea Lindholz, e cila kryeson Komisionin e Brendshëm në Bundestag, kërkon masa edhe më të rrepta ndaj atyre që shkelin rregullat, pra ndaj personave të cilëve u është ndaluar hyrja në Gjermani. “Secili që shkel rregullat duhet të përfundojë në burg”, tha ajo.