19.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025

Dosja e kriminelit të Shkodrës, Behar Bajri, vrau 15 vjeçaren dhe…

Zbardhen pjesë nga dosja e kriminelit të Shkodrës, Behar Bajri. Kulmi arrin tek vrasje e një 15 vjeçareje, të cilën ai e deklaronte si të dashurën e tij.

Dy fletë fletoreje të shkruara me poezi, të cilat janë gjendur në dhomën, ku u konstatua e pajetë Fabjola Hyseni, ish-e fejuara 15-vjeçare e Behar Brajoviç (Bajri), rezulton të mos jenë shkruar prej saj.

Ky është konkluzioni i një ekspertimi grafik që i është bërë në korrik 2019, shkrimit që viktima ka përdorur në fletoret e shkollës me shkrimin e dy fletëve me poezi të gjetura shumë pranë trupit të pajetë, i cili u gjend në njërën nga dhomat e shtëpisë së Behar Bajrit, në Shkodër. Kjo ngjarje ka ndodhur në 29 qershor 2002, ku 15-vjeçarja është raportuar si e vetëvrarë me tre plumba, ku mësohet se njërin prej tyre, e ka pothuajse pas shpine.

Behar Bajri, i arrestuari kryesor për këtë ngjarje dhe i dyshuari nga prokuroria si personi i dyshuar për këtë vrasje, ka mohuar në mënyrë kategorike se e ka kryer këtë krim.

Por nga ana tjetër, prokuroria ka krijuar bindjen e fortë, tashmë të mbështetur jo vetëm tek sekuestrimi i armës, por edhe në këtë ekspertim grafik të shkrimit të poezive, se autor i dyshuar është pikërisht Behar Bajri, njëri prej personave më të përfolur në botën e krimit në Shkodër.

Në dosjen që disponon “Shqiptarja.com”, prokuroria thotë se me të njëjtën pistoletë tip “TT” që është qëlluar 15-vjeçaria Fabjola Hyseni në vitin 2002, është qëlluar në 7 shkurt 2001 Arben Tuzi, ngjarje kjo e ndodhur në rrugën “Qemal Stafa” në Shkodër, ku ka mbetur i plagosur dhe Lulzim Molla.

Po kështu sipas prokurorisë, e cila bazohet në një ekspertim-balistik të armës, i cili mban datën 3 korrik 2002, akuza shpjegon se pikërisht me pistoletën tip “TT” të sekuestruar në banesën e Behar Bajrit, është qëlluar në 21 mars 1999, për herë të parë Arben Tuzi.

Goditja sipas prokurorisë dyshohet të jetë kryer nga Behar Bajri dhe Bardhyl Bajri. Kjo ngjarje ka ndodhur në rrugën automobilistike Malësi e Madhe-Shkodër, por askush nuk ka mbetur i vrarë.

Por në sallën e gjyqit avokati mbrojtës i Behar Bajrit, Alban Bengasi i tregoi gjykatës së arma e sekuestruar nga prokuroria, nuk ka asnjë lidhje me dy sulmet me armë ndaj Arben Tuzit dhe Lulzim Mollës.

Sipas avokatit, kjo është një gafë e prokurorisë që po heton çështjen penale, pasi nuk ka lexuar mirë dhe qartë ekspertimin balistik të armës tip “TT”, të kryer nga prokuroria e Shkodrës në 3 korrik 2002.

Avokati i tha gjykatës se:”…nga përmbajtja e aktit të ekspertimit balistik, rezulton se dy fletët, konkretisht në anën e djathtë janë të zbehta si rrjedhojë e problemeve me bojën kompjuterike gjatë printimit të këtij dokumenti…”.

Veç të tjerash avokati Bengasi, shtoi në kërkesën e tij për ndryshimin e masës së sigurisë për Behar Bajrin se:“…nga burime konfidenciale dhe tepër të sigurta, rezulton se përmbajtja e aktit të ekspertimit balistik të vitit 2002, është krejt e ndryshme nga sa e paraqet prokuroria, pasi aty, në anën e djathtë të dokumentit, ku nuk duket, është fjala lidhëse “nuk”, gjë e cila është zhdukur si pasojë e problemit me priterin…”.

Nisur nga këto rrethana është kërkuar zëvendësimi i masës së sigurisë nga “arrest në burg” në një masë më të butë për Behar Bajrin. Por gjyqtarja Ilirjana Olldashi vendosi të rrëzojë këtë kërkesë me argumentin se: ”…argumentat e paraqitura nga mbrojtja, duke u bazuar në burime të sigurta konfidenciale dhe pa mbështetje proceduriale, janë joprofesionale…”.

Ndërkohë një muaj pas rrëzimit të kësaj kërkese nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi, pikërisht kjo gjyqtare në nëntor 2019, vendosi një tjetër masë sigurime “arrest në burg” për Behar Bajri, Safet Rustemi, Ilir Rustemi, Astmer Bilali, Ismet Idrizi, Sirjan Alia dhe Jorida Murati, të akuzuar për gjobëvënien në ngarkim të një pronari restoranti në Shirokë Ardi Vajushi, një pronar agjensie udhëtimi në Shkodër Arjet Miloti dhe biznesmeni Ardjan Kiri.

Ndërsa masa sigurime arrest shtëpie janë aplikuar për personelin e Spitalit të Shkodrës, si Senad Halluni, Florine Hoxha dhe Mira Nikaj, të cilat kanë kryer punësimin e paligjshëm dhe kanë paguar pa asnjë ditë pune, Jorida Muratin, mikeshën e Behar Bajrit.

Haradinaj ja përplas Ramës: Ne i vendosëm taksë Serbisë, ai i vendosi taksë Kosovës

Kryeministri ne detyre i Kosoves, Ramush Haradinaj ne nje bilanc te punes se tij ne qeverisjen e vendit ka folur edhe për përplasjet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ne nje interviste per “Epoka e Re”, ai ka thënë se i vjen keq per shqiptarët që kryeministrat e këtyre dy vendeve po polemizojnë në distancë.

Haradinaj ka sqaruar se kur pozicionohet për çështje nacionale nuk e bën këtë për inat apo për hatër të dikujt tjetër.

“Krejt shqiptarët, pavarësisht feve, krahinave, partive politike, jemi vëllezër e motra. Ne jemi një. Por, për interesa nacionale nuk kam qare pa u pozicionuar. Dhe kur pozicionohem nuk e bëj për inat të njërit apo për hatër të njërit, sepse për interes nacional janë vrarë Shkëlzeni, Luani dhe familja ime i ka kaluar ato që i ka përjetuar.

Kur kam dalë kundër ndarjes dhe kundër asaj se ‘Trepça’ t’i mbetet Serbisë nuk mërzitem se kush hidhërohet. Aty është burimi i ndasive që kemi. U kërkojmë falje të gjithë shqiptarëve që i mërzisim tash me këtë gjuhë që përdoret”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri në detyrë i Kosovës ka kritikuar Qeverinë e Shqipërisë që i ka sjellë pengesa dy ekonomive në momentin që Kosova ka vendosur taksën prej 100 përqindësh për produktet serbe.

Ai ka vlerësuar se Shqipëria është dashur ta marrë tregun e Kosovës dhe jo të vendosë taksë. “Me dhimben shqiptarët e Shqipërisë, vëllezërit e motrat e jugut, sepse ne kur i kemi vendosur taksë Serbisë është dashur që Shqipëria ta fitojë tregun në Kosovë. Kur Kosova iu heq si treg Serbisë, në vend se Shqipëria ta marrë këtë treg, shqiptarët mes vete kanë vendosur taksë në rrugë, e cila është 42 euro për kamion e 5 euro për makinë. Pra, ne kemi vendosur bllokadë që mos me u lidh këto ekonomi”, ka thënë Haradinaj.

Në këtë intervistë Haradinaj ka folur për vendimet e veta më të vështira gjatë këtij viti, për raportet me ndërkombëtarët, për liberalizimin e vizave, për taksën dhe për partnerët e koalicionit.

Kurti: Negociatat dështuan, Mustafa: Formula e zgjidhjes…

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa thotë se për partinë që drejton negociatat me vetëvendosje nuk kanë dështuar dhe janë të gatshëm të negociojnë sërish në ditët në vijim.

Duke reaguar pas video-mesazhit të Albin Kurtit, Mustasfa thotë kërkesat e paraqitura aty duhet të ishin parashtruar në tavolinën e diskutimeve, ndërsa e ironizon atë sa i përket posteve që Lëvizja Vetëvendosje kërkon të drejtojë.

Kurti deklaroi sonte se negociatat kane deshtuar ndersa ndryshe mendon kreu i LDK. “Për LDK dhe për mua, negociatat nuk kanë dështuar”, thotë Mustafa.

Qytetarët e Kosovës, më 6 tetor, përmes votës të tyre, na kanë dhënë besimin për të ndryshuar gjërat për të mirë.
LDK-ja dhe unë, pavarësisht arsyeve të shumta që lidhen me raportet tona me VV-në në të kaluarën, jemi ulur në tryezë dhe kemi negociuar.

Në këtë proces, jemi kujdesur dhe kemi arritur ta imponojmë njohjen e proceseve dhe të atributeve të Kosovës shtet i pavarur e sovran, përcaktimin e saj strategjik euro-atlantik, përfshirë edhe modelin e ekonomisë sociale të tregut, si përcaktim strategjik dhe zhvillimor të Kosovës.

Negociatat nuk kanë qenë të lehta dhe partneri në tavolinë, Lëvizja Vetëvendosje, në disa raste, i ka shpërfillur rregullat për të cilat kishim rënë dakord.

Të tillë e kam parë VV-në edhe sonte me video-mesazhin e Kryetarit të Vetëvendosjes, z.Albin Kurti.
Për LDK-në dhe për mua, negociatat nuk kanë dështuar.

Ka dështuar strategjia e Vetëvendosjes për ta siguruar para publikut epitetin e palës parimore dhe gjeneroze në negociata dhe për t’ia hedhur fajin LDK-së.

Asnjë prej kërkesave tona nuk mund dhe nuk duhet të trajtohet si kërkesë ndaj Vetëvendosjes, për shkak se Vetëvendosja nuk i ka fituar të gjitha përgjegjësitë, ajo ka fituar rreth 1/4 e votave dhe jo më shume, dhe pothuajse aq ka fituar dhe LDK-ja. Prandaj, kërkesat tona kanë konsistuar dhe do të konsistojnë në ndarjen e balancuar të përgjegjësive, konform rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Mandatin në 6 tetor, për një deputet më shumë se LDK-ja, Lëvizja Vetëvendosje, e ka marrë për ta larguar PAN-in e jo për ta sfiduar LDK-në.

LDK-ja dhe unë do të vazhdojmë të punojmë për ta bërë ndryshimin e kërkuar nga qytetarët e Kosovës më 6 tetor. Natyrisht, jo duke shpërfillur përpjekjet për ta lënë LDK-në fajtore për ambiciet përtej legjitimitetit qytetar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Video-mesazhin e sotëm, Albin Kurti dhe Vetëvendosje, përpara se t’ua drejtonin qytetarëve, është dashur të na i thonë neve të LDK-së, meqë na konsiderojnë partnerë.

Gjithsesi, mesazhin e kemi të qartë edhe ne në LDK, por besoj edhe qytetarët e Kosovës.
Ndryshe nga deklarimet e tyre publike, Vetëvendosja tregoi sonte se është gati të zotohet për ta mbështetur kandidatin e propozuar nga LDK-ja për President të Kosovës, vetëm se kërkon më shumë hise në qeveri. Ky nuk është parim, por tentim për të përfituar më shumë.

Ne mendojmë se ndarja e balancuar e përgjegjësive, konform rezulatit të zgjedhjeve, rezulton në këtë formulë, Kryetari i Kuvendit, Presidenti, kur të mbetet pozita e lirë, dhe gjysma e qeverisë duhet t’i takojnë LDK-së, nëse Vetëvendosje dëshiron mbështetjen e LDK-së për t’ia besuar asaj drejtimin e ekzekutivit dhe gjysmën e Qeverisë.

Ndryshe, marrëveshja do të ishte e pabalancuar dhe nuk do të siguronte stabilitet qeverisës, as funksionim demokratik të institucioneve kryesore.

Vetëvendosja ka filluar ta kuptoj këtë dhe shpresoj që në ditët në vazhdim, do të ulemi dhe do t’i definojmë të gjitha aspektet.
E drejta dhe detyrimi kushtetues i takojnë te parit, ashtu si dhe përgjegjësi për te gjetur zgjidhje dhe për t’i ndërtuar institucionet e reja.
Ne jemi gati për negociata.

United largon dy talentë, njërin te Barcelona tjetrin te Juventus

Talenti i ri i Manchester United dëshiron që të largohet nga Old Trafford…me Barcelonën që po e kërkon mesfushorin

Manchester United është afër për ta humbur njërin prej yjeve të saj të ri, Angel Gomes pasi që ky i fundit dëshiron të largohet nga Old Trafford.

Sportsmail kishte shkruar në tetor që sulmuesi i krahut Tahith Chong-lojtar tjetër talent i United i transferuar më 2018-mund të largohet nga klubi në verë kur i skadon kontrata.

Gomes, i cili është njëri prej të rinjve që kishte marrë çmimin për lojtarë të ri më 2017, është në situatë të njëjtë dhe pritet të dështojë në sigurimin e një kontrate të re, transmeton GazetaExpress.

Mesfushori 19 vjeçar thuhet se nuk është duke u përshtatur me skuadrën angleze duke shtuar kështu dyshimet për të ardhmen e tij në United.

Madje ai ka shlyer nga Instagrami i tij edhe klubin aktual.

Nga java e ardhshme të dy lojtarët mund të hapin bisedimet për t’u larguar si transfere të lira në fund të këtij sezoni.

Për Gomes ende besohet se ka interes nga Barcelona, kurse Chong thuhet se po përcillet nga Juventus-e njëjta formë sikurse ata nënshkruar me Paul Pogban pa para me 2012 për një transfer rekord 89 milionë funte, katër vite me vonë.

Shkrimtari i njohur: Regjimi i ”Rilindjes” së Piktorit po legalizon tradhëtinë kombëtare!

Në një bisedë për emisionin ‘Sakte’ të gazetarit Xhevdet Pozhari, publicisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti ka deklaruar se shqiptaria nuk po jeton vetëm tragjedinë e tërmetit, por edhe ‘rrënimet’ që asaj po i’a shkakton regjimi i ‘Rilindjes’ së piktorit.

Sipas Mehmetit, ky regjim i pashembullt, e rrënoi dhe e përçau kalanë e vëllazërisë shqiptare.

Më tragjike se çdo gjë, ka thënë Kim Mehmeti, është se në shoqëritë shqiptare thuajse u legalizua tradhtia dhe se madje ajo edhe shpërblehet e të bënë burrështetas.

‘Në Shqipëri është duke ndodhur diçka trishtuese: regjimi i ‘Rilindjes’ së Piktorit është duke e legalizuar tradhtinë kombëtare! Pra ky regjim i frikshëm, është duke e bërë tradhtinë të padënueshme, të paturpshme dhe të parrezikshme.

Dhe është duke e ngritur atë në veprimtari që shpërblehet e të bënë burrështetas. Mbase andaj Piktori është vënë në shërbim të Serbisë. Dhe Presidentin e këtij vendi e priti në Tiranë si të ishte mirëbërësi më i madh i shqiptarëve, e jo vrasës i tyre.

Dhe Piktori sa nuk kërkoi nga viktimat e Kosovës dhe nga banorët e Raçakut që t’i duartrokisnin vrasësit të tyre’, ka pohuar shkrimtari Kim Mehmeti. /24-ore.info

Sharlatani vazhdon show-n dhe fyerjet pas tërmetit, banori: Ndaç bëjeni shtëpinë, ndaç mos e bëni…

Kryeministri Edi Rama vazhdon show-n e tij pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit duke dalë gjatë gjithë kohës live te ERTV me vizitat e tij te banorët e prekur.

Sot, kreu i qeverisë ka qenë i shtruar për drekën e Krishtlindjes në tryezën e një familjeje nga Laçi.

Kryefamiljari u shfaq shumë i emocionuar krah kryeministrit dhe vizitën e tij e quajti njësoj sikur t’i kishte rënë bingo.

E gjitha kjo është një përdorim për show nga ana e kryeministrit, i cili nuk mendon sesi t’i japë një zgjidhje gjithë kësaj situate të vështirë ku ndodhet vendi jonë, por mendon 24 orë sesi të bëj propagandë.

Biseda

Rama: Po ndonjë pjatë do na sillni apo ja u mori tërmeti pjatat? Si do bëjmë, kshu do bëjm? (tregon veprim me gishta)

Banori: Dëgjo ne jena me emocione

Rama: Ja u ka thyer tërmeti pjatat?

Banori: Mua më ka rënë telebingo. Ndaç bëjeni shtëpinë ndaç mos e bëni. Mua më ka rënë telebingo se janë njerëz të rrallë ata që ju shkon kryeministri, mua më ka rënë telebingo se më ke ardh ti.

Rama: Se ç’a jam unë biletë telebingoje?

Banori: Jo Jo Jo më ka ra mua telebingo.

Rama: Por e kuptova mor e kuptova

Banori: Ti mirëse ke ardh. Më ndihmove mirë s’më ndihmove s’ma ke borxh se, ma ka prish Zoti jo ti. Asnjë borxh s’me ke.

Rama: Jo se borxhe kemi ne, se për këtë punë jemi.

Banori: Faleminderit shumë.

(kryeministri i drejtohet një djaloshi të vogël)

Rama: Shiko u ule menjëherë. Ore çun, ore mëso ore se me kohët që kanë ardh ka për të të nxjerrë gruaja jashtë, dëgjomë mua. Nuk të pranon më njeri burrë kshu si baba që rri ulur dhe urdhëron. Ka ndryshuar loja.

“Ramushi ka për ta rrahur me shpulla, për fyerjet që ka lëshuar Rama për të e për Kosovën në krah të Vuçiçit”!

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas reagimit të këtij të fundit ndaj kritikëve të mini-shengenit.

Me anë të një postimi në Facebook, Paloka shkruan se askush nuk është surprizuar nga veprimet dhe deklarata e Edi Ramës.

Sipas Palokës ata që nuk e njohin Ramën duhet të dinë se nuk është aq trim sa duket, pasi do të jetë sërish ai që do të marrë në telefon Haradinajn dhe dot t’i kërkojë falje.

Postimi i Palokës

Nuk ka me asnje surprize ne veprimet e Rames. Edhe justifikimet e tij te fundit ne fb ishin te pritshme. Madje, ne se nuk e ka bere akoma, “levizja” e rradhes ju siguroj qe do jete nje mesazh privat per Ramushin ku duke u perdredhur do ti shkruaj se sa shume e vlereson.

Kush e njeh mire Ramen e njeh dhe kete “ves” te tij, qe kur shfaqet si i forte apo arrogant ne publik, me dike qe e di qe mund t’ja ktheje, menjehere e kontakton privatisht per ti treguar qe nuk i ka patur seriozisht sharjet…

Mos ju duket habi qe nje “trim” si Rama, i merr seriozisht dhe ato qe shkruhen ne rrjete sociale se Ramushi ka per ta rrahur me shpulla, per fyerjet qe ka leshuar Rama per te e per Kosoven ne krah te Vuçiçit!

Sa per ate se, “mini-shengeni” qenka ne te mire te shqiptareve se realizoka “qellimin madhor” te levizjes se lire te njerezve ne rajon, deficenti kryeminister e di shume mire se shqiptaret kane mbi dhjete vjete qe levizin lirisht jo vetem ne rajon, po ne gjithe Evropen!

E vetmja qe perfiton nga ky i ashtuquajtur “mini-shengen”, eshte Serbia! Shqiptaret, ne Shqiperi dhe Kosove , jane ata qe humbasin e Rama ashtu si Vuçiç e dijne shume mire kete…

Basha: Kam besim se kjo ditë e shenjtë, ka fuqinë e magjinë për të bashkuar shqiptarët si një familje, për t’u përballur me çdo të keqe

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme vizitoi kishën e Shën Palit në Durrës dhe kishat e Shën Mhillit dhe Shna Ndout në Laç për të ndarë urimet e festës së Krishtlindjes me besimtarët dhe klerin katolik.

Përmes një postimi në Facebook, Basha shprehet ndër të tjera se, mendimet dhe lutjet e mia janë për ata që janë më shumë në nevojë e në veçanti, për të goditurit nga tërmeti i 26 Nëntorit, ndërsa nuk harron të falenderojë edhe klerin për gjendjen pranë nevojtarëve.

Postimi i plotë i kryetarit Basha

Në këtë ditë të bekuar të Krishtlindjes pata kënaqësinë të ndaja urimin me besimtarët e krishterë nga Kisha e Shën Palit në Durrës dhe Kishat e Shën Mhillit dhe Shna Ndout në Laç.

Mendimet dhe lutjet e mia janë për ata që janë më shumë në nevojë e në veçanti, për të goditurit nga tërmeti i 26 Nëntorit. Mirënjohje shërbëtorëve të Zotit që janë gjendur pranë njerëzve në nevojë që në çastet e para të fatkeqësisë që la pas tërmeti.

Kam besim se kjo ditë e shenjtë e Krishtlindjes, ka fuqinë dhe magjinë për të bashkuar shqiptarët si një familje, për tu përballur me çdo të keqe dhe për të dalë në dritën e begatisë dhe bekimit të Zotit!

Sjelltë kjo ditë besim dhe shpresë dhe ua mbushtë zemrat me dritë të gjithë shqiptarëve. Zoti e bekoftë Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët kudo ku janë!

 

Deklarata e fortë: Mini-shengeni i shërben agjendës antishqiptare serbe!

Ish-deputetja e LSI, Silva Caka, duke folur për mini-shengenin, në një intervistë për “FaxNews”, e cilësoi takimin që u mbajt në Tiranë si diçka të errët që nuk u shërben interesave të shqiptarëve.

“Ka pikëpyeje shumë të mëdha mbi këtë iniciativë. Ka edhe nota shumë të errëta që janë antishqiptare. Nulk është përshëndetur nga shumë vende të rajonit dhe as nga Evropa. Në këto kushte, e gjykojmë si diçka që nuk vjen në të mirë të shqiptarëve, por i shërben një axhende serbe antishqiptare”, u shpreh Silva Caka.

Caka u pyet edhe për ftesën për dialog të kryeministrit Edi Rama për opozitën, ftesë të cilën ajo e refuzoi. Sipas Cakës, me Ramën kjo opozitë nuk mund të dialogojë për asgjë.

“Ftesa për dialog do të duhej që të vlerësohej, por më parë duhet të plotësohen disa kushte. Kushtet janë ato që vendosi Bundestagu gjerman, reforma zgjedhore, çlirimi i drejtësisë, ekonomia. Pa u përmbushur disa kritere themelore, është e pamundur që të diskutohet. Për çfarë do të dialogojmë me Edi Ramën? Dialogu me të është i pamundur. Nuk ka asnjë pikë ku kjo opozitë takohet me Edi Ramën”, deklaroi Silva Caka.

Akademmiku kundër Ramës: Pse idiotë janë kosovarët të futen në zgjedhën e “Mini-Shejtanit”!

Akademiku dhe profesori i komunikimit, Artan Fuga del sërish kundër idesë së Mini-Shengenit Ballkanik, duke nënvizuar se kosovarët do të humbni sovranitetin ende pa u njohur nga OKB duke u bërë pjesë e këtij procesi.

“Kjo do ngjante sikurse një gruaje që e rreh burri, të divorcohet me mbështetjen e opinionit të lagjes, por pasi e bën këtë, pa u tharë vula te noteri, i mungon burri, rikthehet te ai, i hidhet në qafë duke i thënë: rrihmë, rrihmë i dashur!”, shkruan ndër të tjera Fuga.

Postimi i plotë i akademikut Artan Fuga

“Pse idiote jane kosovaret qe pasi fituan me gjak e sakrifica me mbeshtetjen amerikane dhe perendimore pavaresine, nje rast qe nuk vinte prej dekadash te tera, pa asnje garanci formale dhe juridike nderkombetare, ta humbisnin sovranitetin ne vendimmarrje enonomike, politike, sociale duke futur koken nen zgjedhen e minishejtanit?

Ende pa iu njohur pavaresia dhe territori nga BE, dhe nga OKB? Apo pasi dolen shtet me vete te rifuten andej nga dolen qe t’u ndodhi si republikave ish Sovjetike te Azerbajxhanit, Kazakistanit, etj, qe ekonomikisht sapo dolen rihyne perseri nen sqetullen e vellackos te madh? Fet e fet.

Kjo do ngjante sikurse nje gruaje qe e rreh burri, te divorcohet me mbeshtetjen e opinionit te lagjes, por pasi e ben kete, pa u thare vula te noteri, i mungon burri, rikthehet te ai, i hidhet ne qafe duke i thene : rrihme, rrihme i dashur!  🙂