19.8 C
Tirana
E martë, 13 Maj, 2025

Ju shkatërrua shtëpia nga tërmeti, gruaja shtrihet para zyrës së Veliajt…

Pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, edhe në Tiranë shumë banorë mbetën të pastrehë pasi disa apartamente mbetën të pastrehë.

Sot, një grua ka vendosur të shtrihet para bashkisë së Tiranës, pasi askush nuk i ka dhënë zgjidhje faktit se ajo ka mbetur e pastrehë.

Siç edhe shikohet nga fotoja, gruaja duke mos gjetur zgjidhje, në një farë mënyrë ka vendosur edhe të protestojë në një mënyrë të veçantë.

Pas dërgimit të ndihmave te Ministria e Brendshme, Lleshaj qelb gojën: Pisa pa nder, edhe…

Paraditen e sotme u shpërndanë masivisht në rrjetet sociale dhe jo vetëm, dy video të postuara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në të cila shiheshin duke u shkarkuar në ambientet e Ministrisë së Brendshme, disa qese me ndihma, të një organizate bamirëse, nga një makinë me targa private.

Logjikisht në momentet e para të postimit të videove, aludimet ishin të shumta, pasi siç e parashikon ligji i procedurës penale, administrimi i provave nuk bëhet nga Ministria e Brendshme por nga policia.

Më tej në një reagim zyrtar SHÇBA, deklaroi se ato qese i përkisnin sendeve të konfiskuara disa ditë më parë, të cilat çuan në pranga shefin e komisariatit në Rinas, i cili i kishte vjedhur nga banorët në nevojë.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar me një postim në Facebook, ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, i cili shkruan si më poshtë: Edhe korbat kemi mangut….

Teksa jam në Kurbin, në punë për menaxhimin e gjendjes së rëndë, më njoftojnë se disa pisa pa nder dhe dinjitet kanë publikuar një mashtrim të ulët.

Patjetër që duhet të jenë me shumë përvojë në poshtërsira, përderisa imagjinata perverse e tyre prodhon turpe të tilla.

O të mjerë! Ato qese, që kanë ngazëllyer maninë tuaj perverse, janë prova materiale, që i janë kapur një hajduti si puna juaj dhe nuk po shkojnë në zyrën e Ministrit të Brendshëm, por në depon e provave materiale të SHÇBA, struktura që po kryen hetimin në zbatim të detyrave të prokurorit përgjegjës.

Për këtë turp, tani keni dy rrugë:

Ose të provoni lajmin e rremë, ose të jepni llogari deri në një para ligjit, si mashtrues ordinerë, që shfrytëzoni gjendjen e rëndë për të bërë biznesin e ndyrë me lajme të rreme.

Zgjidhni…..

 

Nis në Madrid samiti botëror për klimën

Udhëheqësit politikë dhe zyrtarët për çështje të klimës po takohen në Madrit në një samit të Kombeve të Bashkuara për klimën, që do të zgjasë dy javë, për të diskutuar krizën në rritje të ndryshimeve klimatike.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres bëri thirrje për më shumë vullnet politik për të punuar kundër ndryshimit të klimës, duke paralajmëruar se njerëzimi ka hyrë në një “luftë kundër natyrës” që “duhet të ndalet”.

Guterres i bëri këto komente më 1 dhjetor, një ditë para fillimit të samitit. Tani, tha ai, toka po ballafaqohet me fatkeqësi natyrore më të shpeshta dhe vdekjeprurëse, thatësira dhe ngritje të niveleve të detërave.

Guterres gjithashtu njoftoi se po emëronte Mark Carney, guvernatorin aktual të Bankës së Anglisë, si të dërguar të posaçëm për veprimet klimatike dhe financimin e masave kundër ndryshimeve klimatike.

Carney do të fillojë në këtë post në janar, duke zëvendësuar ish kryetarin e bashkisë së New York-ut, Michael Bloomberg. “Në 12 muajt e ardhshëm, është thelbësore që ne të sigurojmë plane më ambicioze në nivel kombëtar në veçanti për uljen e emitimit të gazërave serë”, tha Gutteres.

Pothuajse çdo vend në botë tani ka nënshkruar dhe ratifikuar marrëveshjen e klimës në Paris të arritur më 2015-ë dhe nën kushtet e paktit ata të gjithë do të duhet të vendosin premtime për masa të reja sa i përket ndryshimeve klimatike para fundit të vitit 2020.

Rreth 50 udhëheqës botërorë pritet të marrin pjesë në takimin në Madrid në përpjekje për të të përfunduar përpilimin e rregullave për zbatimin e paktit të Parisit, të cilat përfshijnë angazhimet e vendeve për të zvogëluar emetimet e tyre të gazrave serë.

Shtetet e Bashkuara, kontribuesi i dytë më i madh në botë i gazit serë, do të dërgojë një ekip diplomatik në samit,por asnjë zyrtar i lartë i administratës së presidentit, Donald Trump nuk do të jetë i pranishëm.

Sidoqoftë, kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, do të kryesojë një delegacion të Dhomës së Përfaqësuesve në këtë samit. Presidenti Trump në vitin 2017-ë njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqeshin nga marrëveshja e Parisit.

Ndërkohë, organizata për mbrojtjen e fëmijëve “Save the Children” thotë se ndryshimet klimatike kanë bërë që miliona njerëz në Afrikë të përballen me uri. Organizata thotë se 33 milionë njerëz janë në nivele emergjente të pasigurisë ushqimore për shkak të cikloneve dhe thatësirave.

Kjo konferencë , ose siç quhet COP25, ishte planifikuar të mbahej në Kili, por u anulua nga qeveria për shkak të trazirave civile që po zgjasin tash e disa javë. Pastaj, Spanja vendosi të jetë mikëpritëse e këtij aktiviteti, në të cilin do të jenë të pranishëm 29,000 zyrtarë dhe aktivistë të mjedisit, gjatë dy javëve të bisedimeve.

Gjermani, rikthehen përsëri mijëra azilantë të dëbuar

Mijëra njerëz janë dëbuar dhe sërish janë kthyer në Gjermani, pavarësisht faktit që kërkesa e tyre për azil është refuzuar dhe ata janë dëbuar apo larguar. Në fund të tetorit kanë jetur në Gjermani 4.916 azilkërkues, të cilët nga viti 2012 deri më sot kanë kërkuar të paktën dy ose më shumë herë herë azil në këtë vend.

Ka dhe të tillë të cilët janë kthyer tri herë në vend dhe kanë kërkuar azil, njofton gazeta “Welt am Sonntag”, e cila i referohet qeverisë federale. Ishte kjo përgjigja e qeverisë ndaj një pyetje të partisë AfD.

Mediat njoftojnë se ka gjithësejt 28.000 raste të përsëritjes së kërkesave për azil. Në vitin 2012 ata janë futur në Gjermani, kanë paraqitur një kërkesë për azil, e cila është reufzuar, janë dëbuar nga vendi, apo janë larguar vullnetaisht, e më pas sërish janë kthyer.

Por kjo shifër është e vogël në krahasim me numrin e përgjithshëm. Në periudhën prej vitit 2010 – 2018 janë futur në Gjermani të paktën 1,78 milionë refugjatë.

Ministri i Brendshëm Horst Seehofer (CSU) ka propozuar para tre muajsh ndryshime në rregulla, pas rikthimit në vend të një personi nga Libia që ka kryer edhe vepra penale. Ai propozon që në rast kthimi, personat të mbahen nën masa arresti tërë kohën, deri sa nuk vendoset sërish për kërkesën e tyre për azil.

Politikanja e CSU Andrea Lindholz, e cila kryeson Komisionin e Brendshëm në Bundestag, kërkon masa edhe më të rrepta ndaj atyre që shkelin rregullat, pra ndaj personave të cilëve u është ndaluar hyrja në Gjermani. “Secili që shkel rregullat duhet të përfundojë në burg”, tha ajo.

Sfidat e vështira të Komisionit të ri të BE-së

Ajo është dashur të fillojë këtë punë me 1 nëntor, por fillimi është shtyrë për shkak të mos votimit të Komisionit të saj në Parlamentin Evropian. Ursula von der Leyen ishte e gatshme edhe para një muaji, por jo edhe Komisioni i saj.

Nominimet u bënë me vonesë, sepse disa prej tyre u refuzuan nga PE. Por Komisioni tani është plotësuar. Në Bruksel u organizua një ceremoni për fillimin e mandatit. Megjithatë atje nuk ka kohë për festime të shumta, sepse sfidat janë tepër të mëdha. Edhe pritjet nga Komisioni janë të mëdha.

Mbrojtja e klimës
Evropa duhet të shndërrohet në një kontinent neutral për klimën deri në vitin 2050. Deri në vitin 2030 duhet të zvoglohet për 55 % lirimi i gazrave të dëmshme.

Deri tani synimi ishte 40%. Por von der Leyen nuk do të fusë tatime të veöanta për klimën. Me qëllim që firmat nga vendet e treta të mos dëmtojnë tepër mjedisin, parashikohet të futet edhe një tatim për CO2.

Migracioni
Numri i nëpunësve që do të angazhohen për mbrojtjen e kufijëve të jashtëm të BE do të rritet më shpejtë se sa që ishte planifikuar më parë. Frontexi do të ketë deri në vitin 2024 deri në 10.000 pjesëtarë.

Në planet e deritanishme thuhej se kjo shifer do të arrihet deri në vitin 2027. Von der Leyen planifikon edhe një refromë për azilin në BE. Ajo parashikon një shpërndarje të re të obligimeve për migrantët. Duhet të gjendet edhe një “përgjigje e përhershme”, për shpërndarjen e refugjatëve të shpëtuar në Mesdhe.

Evropa sociale
Von der Leyen synon një projekt më të suksesshëm për punësimin e të rinjve. Ndërkohë që synon edhe një “rrogë të pranueshme minimale” dhe një siguri për të punësuarit. Kjo do të ndihmonte vendet anëtare në kohën e krizës.

Tregtia e jashtme
Von der Leyen synon që në ödo marrëveshje për BE-në të shënohen edhe obligimet dhe “standardet më të larta” për klimën, mbrojtjen e punëtorëve, luftën kudër punës së fëmijëve… Ajo pretendon të krijojë edhe një autoritet të posaöëm për realizimin e këtyre qëllimeëve.

Brexiti
Marrëveshja me Londrën për Brexitin është për von der Leyenin “zgjidhja më e mirë e mundshme”. Dalja që është shtyrë tre herë, parashiohet të realizohen në fund ta janarit. Por kjo mund të jetë një faktor rreziku për sigurinë, për shkak se kjo mund të dëmtojë edhe punën e Komisionit.

Politika e Jashtme dhe e mbrojtjes
Ish-ministrja e Mbrojtjes kërkon një politikë më të qëndrueshme të jashtme dhe të sigurisë, e cila do të bazohej tek vendimet e shumicës së vendeve anëtare. BE duhet të ketë më shumë të drejta dhe aftësi në sektorin e mbrojtjes.

Ajo duhet të mbështetet më shumë “tek muskujt e vet”. Von der Leyen nuk synon krijimin e një “ushtrie evropane” por “ushtrie të evropianëve”, duke shtuar se vendimet për ndërhyrje të rrezikshme duhet të mbeten tek vendet anëtare.

Pjesëmarrja e qytetarëve në reforma
Von der Leyen do që në vitin 2020 të fillojë një dialog të madh me shtetasit e vendeve anëtare, për reformën e BE. Këto “konferenca për Evropën” do të zgjasin dy vite.

BE- Parlamenti Evropian
Vetëm Komisioni ka pasur deri tani të drejtën për iniciativa ligjore. Von der Leyen mendon se edhe këtu duhet të bëçhen ndryshime.

Gjyqi absurd ndaj Xhulias, jepet vendimi

Gjykata e Durrësit ka vendosur ditën e sotme të lërë të lirë 25-vjeçaren Xhuliana Aliaj, e cila u arrestua tre ditë më parë me akuzën e përhapjes së panikut, pas tërmetit shkatërrimtar që goditi vendin.

Ajo doli këtë të hënë përpara togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë. Vendimi i marrë ishte detyrim paraqitje.

E reja u akuzua për kryerjen e veprës penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”. Sipas policisë ajo postoi në Facebook “shkrime me përmbajtje të rreme dhe jo të vërteta, duke kryer kështu përhapje të panikut nëpërmjet efekteve të këtyre lajmeve“.

Ndërkohë që dhe Prokuroria kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për të.

Arrestimi i Xhulias është dënuar maksimalisht nga opionioni i gjërë, edhe pse Gjykata sot vendosin ndaj saj masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Avokati i Xhulias u përpoq të argumentonte se 25-vjeçarja është përpjekur të kujdeset për komunitetin, jo të përhapë panik! Të kujdeset nga ato që ka dëgjuar dhe ka lexuar nga gazetat! Nuk ka qëllimi i saj të përhapë panik, asnjë lloj frikë, por të kujdeset për të afërmit, për familjen e vet, për komunitetin. Dhe ky njeri që kërkon të kujdeset, u dashka të dënohet për vepër penale?!”

Pse u arrestua Xhuljana Aliaj?

Njoftimi i plotë i Policisë më 29 nëntor 2019

Strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit në vijim të masave të marra për parandalimin dhe ndëshkimin ligjor të atyre personave, të cilët nëpërmjet njoftimeve të rreme në rrjetet sociale, përhapin panik me lajme destabilizuese, ka vijuar intensivisht punën në evidentimin, dokumentimin dhe ndëshkimin ligjor të çdo rasti.

Në këtë kuadër, Drejtoria e Antiterrorit arrestoi në flagancë shtetasen Xhuljana Aliaj, 25 vjeçe, lindur dhe banuese në Durrës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

Gjatë monitorimit të burimeve të hapura (rrjeteve sociale) nga struktura të Drejtorisë së Antiterrorit është konstatuar se shtetasja Xhuljana Aliaj, ka postuar nga profili i saj në rrjetin social “Facebook”, në linkun https://ëëë.facebook.com/xhulja.aliaj shkrime me përmbajtje të rreme dhe jo të vërteta, duke kryer kështu përhapje të panikut nëmërmjet efekteve të këtyre lajmeve.

Drejtoria e Antiterrorit në bashkëpunim me strukturat e tjera të specializuara në Policinë e Shtetit kanë evidentuar edhe raste të tjera për të cilat në bashkëpunim me Prokuroritë e rretheve përkatëse po vijon me procedimet penale dhe për çdo rast do informohet media e publiku.

Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë qytetarët që të mos bien pre e mashtrimeve të lajmeve që shpërndahen në rrjete sociale, të cilat krijojnë panik dhe fton cilindo që has në të tilla njoftime paniku të njoftojë menjëherë Policinë e Shtetit në numrin 112, apo në Komisariatin Dixhital.

Dy statuset për të cilat u arrestua Xhuliana

Në dy statuse në rrjetet sociale, 25-vjeçarja bënte thirrje qytetarëve që të largohen nga Porto Romano për shkak se nga tërmeti ishte çarë hidrovori dhe mund të shpërthente depozita e gazit.

Ju lutem ikni nga Porto-Romanoja. Eshte kris hidrovori dhe mund te shperthejne depozitat e gazit nqs bir prape termet. Ikni!”

Ndërsa në një status tjetër shkruante: “I lutemi shtetit dhe autoriteteeve të portit të naftës në Porto-Romano të vlerësojnë gjendjen e depozitave me nafte dhe gaz. Kemi shume frike! Presim pergjigje!”

Edi Rama jashtë kontrollit, kërcënon pa arsye përsëri mediat dhe gazetarët

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama si duket e ka në plan të qërojë hesapet me mediat teksa Shqipëria po përballet me pasojat e tërmetit të tmerrshëm që goditi bregdetin shqiptar në zonën e Durrësit dhe disa pjesë tjera.

Teksa vetë po e kalon kohën më të madhe live duke u bërtitur bashkëpunëtoreve që të mos i shkojnë prapa, ai ka lëshuar kërcënimin e dytë ndaj mediave duke thënë: Mos na detyroni ta bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata.

Pa e dhënë asnjë shembull të ndonjë shkelje eventuale nga ana e mediave të cilat po raportojnë për gjendjen në zonat e prekura përfshirë edhe kryeqytetin shqiptar, ku shumë banorë nuk po guxojnë të futen “në pallatet” e tyre, Rama ka bërë një kërcënim të ashpër duke thënë “Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata.

Ky është “apeli” kërcënues i Kryeministrit
APEL I DETYRUAR MEDIAVE

Gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore, Japonia ka masa ekstreme për mediat private, që mesa duket edhe në Japoninë e urtësisë së vjetër, paskan qenë taksirat mbi taksiratin e madh të tërmetit! Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata!

Filtroni informacionet dhe verifikoni ato që thoni! Menaxhoni debatet dhe ndaloni klithmat nëpër studiot tv dhe përfshihuni në qetësimin e shpirtrave të goditur më keq se banesat! Kontribuoni për të kanalizuar energjinë e jashtëzakonshme të solidaritetit mbarëshqiptar!
Kjo është koha për kurimin psikologjik të popullit që ju ndjek dhe jo për rrenat e shamatatë karakteristike të veprim

Deklarata e fortë e Lubonjës: Rama duhet të ndëshkohet dhe jo t’i lihet menaxhimi i kësaj katrahure

Analisti Fatos Lubonja mendon se pas tërmeti fatal i 26 nëntorit do kishte më pak kosto nëse në krye të vendit nuk do kishim pasur njerëz si Edi Rama.

“Ndërkohë që gjatë dymbëdhjetë vjetëve kryetar bashkie nuk la fushë futbolli e basketbolli pa e kthyer në shesh ndërtimi të pallateve monstra, shkon në spitale te fëmijët e plagosur të mbetur pa prindër e pa shtëpi dhe luan teatër me ta, duke u dhuruar topa basketbolli e duke u premtuar se do t’u sjellë fanellat e Ronaldos dhe Donarumës të firmosura prej tyre (sepse i ka miq të afërt).

Çmenduri! Por në këtë çmenduri nuk harron që të dëgjojnë të gjithë, që të mos shikojnë televizor dhe të mos hyjnë në Facebook, sepse atje (nënkuptohet) mund të dalin armiqtë që flasin për përgjegjësitë e tij. Të mjerët fëmijë! Kur t’i shohin këto filmime të rritur, do ta kuptojnë se kë kanë takuar në ditën e tragjedisë së tyre më të madhe.

Ajo që na ndodhi me këtë tërmet tragjik: vdekja e 51 personave, shembja apo kthimi në të pabanueshme i qindra, mos mijëra ndërtesave, trauma psikike e një populli të tërë, kostot që do të na duhet të paguajmë në të ardhmen, do të kishin qenë shumë herë më të vogla, ndoshta edhe të papërfillshme, sikur të mos kishim pasur në krye njerëz si Edi Rama me shokë, që kanë inkurajuar me veset e tyre pjesën më të keqe të njeriut shqiptar e që ia kanë dhënë në dorë fatet tona e të natyrës që kemi trashëguar nga paraardhësit pjesës më të mbrapshtë të shoqërisë.

Edi Rama, në 12 vjet kryetar bashkie, nuk bëri një plan urbanistik, i cili përcakton, përveç të tjerave, edhe lartësitë e ndërtesave sipas zonave sizmike dhe gjeologjike. Ai shkatërroi çdo institucion shtetëror që kontrollon mënyrën e ndërtimit, duke ua lënë në dorë gjithçka oligarkëve të tij sipas parimit “një pallat, një votë”. Ai bëri gjithçka që të kontrollojë mediat, gazetarët dhe specialistët që duhet të informonin njerëzit edhe për rreziqet që paraqisnin këto lloj ndërtimesh,” shkruan Lubonja për gazetën Panorama.

Sipas tij, Rama duhet të ndëshkohet dhe jo t’i lihet menaxhimi i kësaj katrahure.

“Janë këto përgjegjësi morale dhe ligjore që e kanë panikuar Edi Ramën e që ai kërkon t’i verë në heshtje me çdo mjet, deri edhe me kërcënime mbylljeje të portaleve apo edhe me arrestime. E pra, të mos flasësh për përgjegjësi në këto ditë, është sikur të rrish të qash të vrarin në shtëpi pa kërkuar të dish se cili është vrasësi dhe nëse u kap apo jo. Është sigurt se në këtë rast ai do kryejë vrasje të tjera.

Thënë të gjitha këto për këtë njeri që meriton të ndëshkohet dhe jo t’i lihet në dorë menaxhimi i katrahurës së shkaktuar nga ky tërmet – nëse duam që të ngrihemi mbi të dhe jo të zhytemi edhe më – ngulmoj se vrasësi duhet kërkuar jo thjesht te ky njeri, por te një sistem dhe një kulturë që ka pjellë njerëz të tillë. Shtjellimin se çfarë kam parasysh me këtë po ia le shkrimit mbi reflektimet që më ngjalli shprehja e Ramës “pabesi e natyrës”, shkruan lubonja.

 

Karbohidratet ndihmojnë në dobësim më shumë seç mendoni, përse nuk duhet t’i hiqni nga dieta

Foods high in carbohydrate on wooden background. Top view

Të hiqni këtë lloj ushqimi nga përdorimi është gabim i madh Balanca në ushqim, përkatësisht balancimi midis marrjes dhe shpenzimit të kalorive është çelësi për humbje peshe, jo eliminimi i grupit të caktuar të artikujve.

Truri dhe të gjitha funksionet e tij punojnë mirë vetëm kur furnizohen me këtë grup artikujsh. Shumë gjendje anksioziteti, po ashtu i përshkruhen pikërisht marrjes së pamjaftueshme të karbohidrateve.

Karbohidratet ndahen në të përbëra dhe të thjeshta. Dallimi midis tyre është që ato të përbëra më ngadalë zbërthehen, ndërkaq glukoza e cila përftohet gjatë zbërthimit futet në gjak më ngadalë.

Karbohidratet e thjeshta gjenden në mjaltë, xhem, shurupe pemësh, sheqer të rafinuar, ëmbëlsira, pije joalkoolike dhe në pemë. Përfshijnë monosaharide dhe disaharide, siç janë glukoza, fruktoza dhe laktoza.

Karbohidratet e përbëra gjenden në drithëra, bukë, perime dhe bishtajore. Për funksionim të mirë të tretjes janë të domosdoshme.

Ajo që është më e rëndësishme te konsumimi është cilësia e karbohidrateve. Sheqernat e thjeshta, të ashtuquajtura kalori të zbrazëta, të cilat gjenden në ëmbëlsira dhe në pije me gaz duhet shmangur.

Artikujt të cilat janë të pasur me karbohidrate të përbëra përmbajnë vitamina, minerale, fitokemikale, fibra, andaj rekomandohet marrja e tyre.

Vuani nga mungesa e gjumit? Fajin e ka teknologjia dhe smartphone-i

Vazhdimisht është në rritje numri i njerëzve të cilët janë duke pasur probleme të bien dhe të qëndrojnë në gjumë, ndërkaq, sipas hulumtuesve, për këtë duhet fajësuar teknologjia dhe telefonat e mençur.

Analizimi i të dhënave të rreth 165,000 të rriturve ka treguar se numri i personave që raportojnë se kanë vështirësi të bien në gjumë të paktën një herë në javë është rritur për 1.5% mes viteve 2013 dhe 2017.

Në anën tjetër, numri i personave që kanë vështirësi të qëndrojnë në gjumë është rritur për 2.7%. Këto përqindje mund t’ju duken të vogla, por faktikisht nënkuptojnë se rreth 5 milionë njerëz vetëm në Amerikë po kanë probleme me gjumë.

Ajo se sa orë gjumë i bëjmë gjatë një nate është tejet e rëndësishme për shëndetin e njeriut, por gjithashtu edhe kualiteti i gjumit. Sa i përket shkaktarit të këtij problemi, hulumtuesit thonë se ekziston një lidhje mes përdorimit të telefonit të mençur dhe mungesës së gjumit.

Përndryshe, mungesa e gjumit apo gjumi me kualitet të dobët e rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe shumë sëmundjeve tjera. Vlen të ceket se studimi është publikuar së fundmi online në revistën “Sleep Health”.