21.7 C
Tirana
E martë, 13 Maj, 2025

Gjyqi absurd ndaj Xhulias, jepet vendimi

Gjykata e Durrësit ka vendosur ditën e sotme të lërë të lirë 25-vjeçaren Xhuliana Aliaj, e cila u arrestua tre ditë më parë me akuzën e përhapjes së panikut, pas tërmetit shkatërrimtar që goditi vendin.

Ajo doli këtë të hënë përpara togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë. Vendimi i marrë ishte detyrim paraqitje.

E reja u akuzua për kryerjen e veprës penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”. Sipas policisë ajo postoi në Facebook “shkrime me përmbajtje të rreme dhe jo të vërteta, duke kryer kështu përhapje të panikut nëpërmjet efekteve të këtyre lajmeve“.

Ndërkohë që dhe Prokuroria kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për të.

Arrestimi i Xhulias është dënuar maksimalisht nga opionioni i gjërë, edhe pse Gjykata sot vendosin ndaj saj masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Avokati i Xhulias u përpoq të argumentonte se 25-vjeçarja është përpjekur të kujdeset për komunitetin, jo të përhapë panik! Të kujdeset nga ato që ka dëgjuar dhe ka lexuar nga gazetat! Nuk ka qëllimi i saj të përhapë panik, asnjë lloj frikë, por të kujdeset për të afërmit, për familjen e vet, për komunitetin. Dhe ky njeri që kërkon të kujdeset, u dashka të dënohet për vepër penale?!”

Pse u arrestua Xhuljana Aliaj?

Njoftimi i plotë i Policisë më 29 nëntor 2019

Strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit në vijim të masave të marra për parandalimin dhe ndëshkimin ligjor të atyre personave, të cilët nëpërmjet njoftimeve të rreme në rrjetet sociale, përhapin panik me lajme destabilizuese, ka vijuar intensivisht punën në evidentimin, dokumentimin dhe ndëshkimin ligjor të çdo rasti.

Në këtë kuadër, Drejtoria e Antiterrorit arrestoi në flagancë shtetasen Xhuljana Aliaj, 25 vjeçe, lindur dhe banuese në Durrës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

Gjatë monitorimit të burimeve të hapura (rrjeteve sociale) nga struktura të Drejtorisë së Antiterrorit është konstatuar se shtetasja Xhuljana Aliaj, ka postuar nga profili i saj në rrjetin social “Facebook”, në linkun https://ëëë.facebook.com/xhulja.aliaj shkrime me përmbajtje të rreme dhe jo të vërteta, duke kryer kështu përhapje të panikut nëmërmjet efekteve të këtyre lajmeve.

Drejtoria e Antiterrorit në bashkëpunim me strukturat e tjera të specializuara në Policinë e Shtetit kanë evidentuar edhe raste të tjera për të cilat në bashkëpunim me Prokuroritë e rretheve përkatëse po vijon me procedimet penale dhe për çdo rast do informohet media e publiku.

Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë qytetarët që të mos bien pre e mashtrimeve të lajmeve që shpërndahen në rrjete sociale, të cilat krijojnë panik dhe fton cilindo që has në të tilla njoftime paniku të njoftojë menjëherë Policinë e Shtetit në numrin 112, apo në Komisariatin Dixhital.

Dy statuset për të cilat u arrestua Xhuliana

Në dy statuse në rrjetet sociale, 25-vjeçarja bënte thirrje qytetarëve që të largohen nga Porto Romano për shkak se nga tërmeti ishte çarë hidrovori dhe mund të shpërthente depozita e gazit.

Ju lutem ikni nga Porto-Romanoja. Eshte kris hidrovori dhe mund te shperthejne depozitat e gazit nqs bir prape termet. Ikni!”

Ndërsa në një status tjetër shkruante: “I lutemi shtetit dhe autoriteteeve të portit të naftës në Porto-Romano të vlerësojnë gjendjen e depozitave me nafte dhe gaz. Kemi shume frike! Presim pergjigje!”

Edi Rama jashtë kontrollit, kërcënon pa arsye përsëri mediat dhe gazetarët

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama si duket e ka në plan të qërojë hesapet me mediat teksa Shqipëria po përballet me pasojat e tërmetit të tmerrshëm që goditi bregdetin shqiptar në zonën e Durrësit dhe disa pjesë tjera.

Teksa vetë po e kalon kohën më të madhe live duke u bërtitur bashkëpunëtoreve që të mos i shkojnë prapa, ai ka lëshuar kërcënimin e dytë ndaj mediave duke thënë: Mos na detyroni ta bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata.

Pa e dhënë asnjë shembull të ndonjë shkelje eventuale nga ana e mediave të cilat po raportojnë për gjendjen në zonat e prekura përfshirë edhe kryeqytetin shqiptar, ku shumë banorë nuk po guxojnë të futen “në pallatet” e tyre, Rama ka bërë një kërcënim të ashpër duke thënë “Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata.

Ky është “apeli” kërcënues i Kryeministrit
APEL I DETYRUAR MEDIAVE

Gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore, Japonia ka masa ekstreme për mediat private, që mesa duket edhe në Japoninë e urtësisë së vjetër, paskan qenë taksirat mbi taksiratin e madh të tërmetit! Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata!

Filtroni informacionet dhe verifikoni ato që thoni! Menaxhoni debatet dhe ndaloni klithmat nëpër studiot tv dhe përfshihuni në qetësimin e shpirtrave të goditur më keq se banesat! Kontribuoni për të kanalizuar energjinë e jashtëzakonshme të solidaritetit mbarëshqiptar!
Kjo është koha për kurimin psikologjik të popullit që ju ndjek dhe jo për rrenat e shamatatë karakteristike të veprim

Deklarata e fortë e Lubonjës: Rama duhet të ndëshkohet dhe jo t’i lihet menaxhimi i kësaj katrahure

Analisti Fatos Lubonja mendon se pas tërmeti fatal i 26 nëntorit do kishte më pak kosto nëse në krye të vendit nuk do kishim pasur njerëz si Edi Rama.

“Ndërkohë që gjatë dymbëdhjetë vjetëve kryetar bashkie nuk la fushë futbolli e basketbolli pa e kthyer në shesh ndërtimi të pallateve monstra, shkon në spitale te fëmijët e plagosur të mbetur pa prindër e pa shtëpi dhe luan teatër me ta, duke u dhuruar topa basketbolli e duke u premtuar se do t’u sjellë fanellat e Ronaldos dhe Donarumës të firmosura prej tyre (sepse i ka miq të afërt).

Çmenduri! Por në këtë çmenduri nuk harron që të dëgjojnë të gjithë, që të mos shikojnë televizor dhe të mos hyjnë në Facebook, sepse atje (nënkuptohet) mund të dalin armiqtë që flasin për përgjegjësitë e tij. Të mjerët fëmijë! Kur t’i shohin këto filmime të rritur, do ta kuptojnë se kë kanë takuar në ditën e tragjedisë së tyre më të madhe.

Ajo që na ndodhi me këtë tërmet tragjik: vdekja e 51 personave, shembja apo kthimi në të pabanueshme i qindra, mos mijëra ndërtesave, trauma psikike e një populli të tërë, kostot që do të na duhet të paguajmë në të ardhmen, do të kishin qenë shumë herë më të vogla, ndoshta edhe të papërfillshme, sikur të mos kishim pasur në krye njerëz si Edi Rama me shokë, që kanë inkurajuar me veset e tyre pjesën më të keqe të njeriut shqiptar e që ia kanë dhënë në dorë fatet tona e të natyrës që kemi trashëguar nga paraardhësit pjesës më të mbrapshtë të shoqërisë.

Edi Rama, në 12 vjet kryetar bashkie, nuk bëri një plan urbanistik, i cili përcakton, përveç të tjerave, edhe lartësitë e ndërtesave sipas zonave sizmike dhe gjeologjike. Ai shkatërroi çdo institucion shtetëror që kontrollon mënyrën e ndërtimit, duke ua lënë në dorë gjithçka oligarkëve të tij sipas parimit “një pallat, një votë”. Ai bëri gjithçka që të kontrollojë mediat, gazetarët dhe specialistët që duhet të informonin njerëzit edhe për rreziqet që paraqisnin këto lloj ndërtimesh,” shkruan Lubonja për gazetën Panorama.

Sipas tij, Rama duhet të ndëshkohet dhe jo t’i lihet menaxhimi i kësaj katrahure.

“Janë këto përgjegjësi morale dhe ligjore që e kanë panikuar Edi Ramën e që ai kërkon t’i verë në heshtje me çdo mjet, deri edhe me kërcënime mbylljeje të portaleve apo edhe me arrestime. E pra, të mos flasësh për përgjegjësi në këto ditë, është sikur të rrish të qash të vrarin në shtëpi pa kërkuar të dish se cili është vrasësi dhe nëse u kap apo jo. Është sigurt se në këtë rast ai do kryejë vrasje të tjera.

Thënë të gjitha këto për këtë njeri që meriton të ndëshkohet dhe jo t’i lihet në dorë menaxhimi i katrahurës së shkaktuar nga ky tërmet – nëse duam që të ngrihemi mbi të dhe jo të zhytemi edhe më – ngulmoj se vrasësi duhet kërkuar jo thjesht te ky njeri, por te një sistem dhe një kulturë që ka pjellë njerëz të tillë. Shtjellimin se çfarë kam parasysh me këtë po ia le shkrimit mbi reflektimet që më ngjalli shprehja e Ramës “pabesi e natyrës”, shkruan lubonja.

 

Karbohidratet ndihmojnë në dobësim më shumë seç mendoni, përse nuk duhet t’i hiqni nga dieta

Foods high in carbohydrate on wooden background. Top view

Të hiqni këtë lloj ushqimi nga përdorimi është gabim i madh Balanca në ushqim, përkatësisht balancimi midis marrjes dhe shpenzimit të kalorive është çelësi për humbje peshe, jo eliminimi i grupit të caktuar të artikujve.

Truri dhe të gjitha funksionet e tij punojnë mirë vetëm kur furnizohen me këtë grup artikujsh. Shumë gjendje anksioziteti, po ashtu i përshkruhen pikërisht marrjes së pamjaftueshme të karbohidrateve.

Karbohidratet ndahen në të përbëra dhe të thjeshta. Dallimi midis tyre është që ato të përbëra më ngadalë zbërthehen, ndërkaq glukoza e cila përftohet gjatë zbërthimit futet në gjak më ngadalë.

Karbohidratet e thjeshta gjenden në mjaltë, xhem, shurupe pemësh, sheqer të rafinuar, ëmbëlsira, pije joalkoolike dhe në pemë. Përfshijnë monosaharide dhe disaharide, siç janë glukoza, fruktoza dhe laktoza.

Karbohidratet e përbëra gjenden në drithëra, bukë, perime dhe bishtajore. Për funksionim të mirë të tretjes janë të domosdoshme.

Ajo që është më e rëndësishme te konsumimi është cilësia e karbohidrateve. Sheqernat e thjeshta, të ashtuquajtura kalori të zbrazëta, të cilat gjenden në ëmbëlsira dhe në pije me gaz duhet shmangur.

Artikujt të cilat janë të pasur me karbohidrate të përbëra përmbajnë vitamina, minerale, fitokemikale, fibra, andaj rekomandohet marrja e tyre.

Vuani nga mungesa e gjumit? Fajin e ka teknologjia dhe smartphone-i

Vazhdimisht është në rritje numri i njerëzve të cilët janë duke pasur probleme të bien dhe të qëndrojnë në gjumë, ndërkaq, sipas hulumtuesve, për këtë duhet fajësuar teknologjia dhe telefonat e mençur.

Analizimi i të dhënave të rreth 165,000 të rriturve ka treguar se numri i personave që raportojnë se kanë vështirësi të bien në gjumë të paktën një herë në javë është rritur për 1.5% mes viteve 2013 dhe 2017.

Në anën tjetër, numri i personave që kanë vështirësi të qëndrojnë në gjumë është rritur për 2.7%. Këto përqindje mund t’ju duken të vogla, por faktikisht nënkuptojnë se rreth 5 milionë njerëz vetëm në Amerikë po kanë probleme me gjumë.

Ajo se sa orë gjumë i bëjmë gjatë një nate është tejet e rëndësishme për shëndetin e njeriut, por gjithashtu edhe kualiteti i gjumit. Sa i përket shkaktarit të këtij problemi, hulumtuesit thonë se ekziston një lidhje mes përdorimit të telefonit të mençur dhe mungesës së gjumit.

Përndryshe, mungesa e gjumit apo gjumi me kualitet të dobët e rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe shumë sëmundjeve tjera. Vlen të ceket se studimi është publikuar së fundmi online në revistën “Sleep Health”.

Nuk i ndal kërcënimet ndaj mediave: Mos më detyroni të bëj atë që s’ua rrok imagjinata!

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sërish sulmin ndaj mediave, duke shfrytëzuar situatën e gjendjes së jashtëzakonshme në vend pas tërmetit 6.4 ballë që tronditi vendin.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri duke marrë shembullin e Japonisë, shkruan se ky shtet ka marrë masa ektreme për mediat private.

“Gjatë periudhës së gjendjes së jashtzakonshme të fatkeqësisë natyrore, Japonia ka masa ekstreme për mediat private, që mesa duket edhe në Japoninë e urtësisë së vjetër, paskan qenë taksirat mbi taksiratin e madh të tërmetit! Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata!”, tha ai.

Cilin akuzon Haradinaj: Dikush po mashtron me të ardhurit nga Shqipëria pas tërmetit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga të gjithë qytetarët, shoqëria civile, por edhe subjektet politike që të tregohet kujdes me personat e ardhur nga Shqipëria.

Haradinaj është shprehur se asnjë qytetar nga Shqipëria nuk do mbetet pas streh, ndërsa ka theksuar se dikush po i mashtron njerëzit.

“Çdo shtetas i Shqipërisë, që hyn në territorin e Kosovës, nuk do të mbetet pa strehë, por nuk është në rregull një zhvendosje pa kritere e njerëzve që vijnë nga zonat që nuk janë prekur nga tërmeti. Dikush po i mashtron njerëzit, po i mbush autobusët po i sjell në kushte të vështira, është dimër, nuk është në rregull. Keqpërdorimi i kësaj gjendje nuk është në rregull, duhet të ketë kujdes”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj, u ka bërë thirrje qytetarëve nga zonat e paprekura nga tërmeti në Shqipëri, që të mos të vijnë në Kosovë, me pretendimin se nëse hyjnë në Kampin Inovativ Trajnues Kosovaro – Gjerman në Prizren, mund të dërgohen në shtetin e Gjermanisë, sipas tij, kjo nuk është e vërtetë.

Dako shfaqet sërish në ambintet e Bashkisë Durrës, merr komandën e drejtimit (Foto)

Ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako pavarësisht se nuk e mban më një post të tillë, vazhdon të shihet në ambientet e këtij institucioni.

Mësohet se Dako është edhe ditën e djeshme po ashtu edhe sot është futur në bashkisë Durrës ku komandon zyratrët për përballimin e siyuatës së pasojave të tërmeti, ku shkatari kryesor për humbjen e jetëve është ai për lejete e dhëna për ndërtimin e pallateve pa kriter.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Këshilli Bashkiak zgjodhi në krye të bashkisë Zhyljen Varfaj, pas dorëheqjes së Valbona Sakos.

PD Durrës e akuzoi Varfajn si krahu i djathtë i Dakos.

Dako akuzohet se është “de-facto” kryetar i Bashkisë së Durrësit, nëpërmjet emërimit në këtë post të ish-zëvendësit Zhulien Varfaj.

Varfaj u emërua përkohësisht pas dorëheqjes së Valbona Sakos, arsye për të cilën u dha gafa që ajo bëri gjatë një interviste në televizion.

Por sa është vërtetë kjo gafë arsyeja e largimit të Sakos?

Abcnews ka mësuar se në fakt, Valbona Sako, përpara se të bënte atë gafë televizive që ishte sebepi i largimit të saj, u kishte kërkuar specialistëve në Drejtorinë e Urbanistikës, nxjerrjen e dosjeve dhe praktikave të të gjithë pallateve që po evidentoheshin të pabanueshëm apo që ishin shkatërruar.

Kjo do të conte në një tjetër drejtim: kohën kur janë dhënë lejet dhe mënyra sesi është proceduar. Prokuroria e Durrësit e kishte deklaruar se do të merrte gjithë dokumentacionin nga bashkia.

E moshuara ia përplas Ramës në fytyrë: Mos më bëj qyfyre mua, je i acaruar…

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ishte në Kurbin përsa i takon situatës së krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Rama është përballur me kritikat e qytetarëve, ndërsa ato janë shprehur se nuk ka pasur asnjë vëmendje ndaj tyre nga institucionet.

“Dua shtëpi ku tyë fus kokën, mos bëj qyfyre mua, je acaruar me popullin”, iu drejtua një grua e moshuar Ramës, i cili po bënte batuta me të.

“Dua strehim, nuk më kanë kontaktuar, ti je i strusuar dhe i acaruar me popullin, por …”, i tha një grua e moshuar, Kryeministrit, i cili iu përgjigj “nuk jam fare i stresuar dhe acaruar, por t’i shko në hotel atje, dhe ne do i zgjidhim. Ti kalamajtë i ke bërë të gjithë bashkë, apo nji nga nji…”.

Ndërkohë një tjetër i moshuar, i ka thënë Ramës se kryetarja e bashkisë i ka thënë “akoma s’ke vdek me gjithë kalamaj”. Në moment ka ndërhyrë kryebashkiakja Majlinda Cara, e cila tha se i moshuari po gënjen, ndërsa Rama u shpreh “mbaje veten, bëju burrë, mos u anko dhe mos gënje…”.

Në vijim të takimeve në Kurbin, Rama tha se pallatet që janë dëmtuar dhe janë kthyer të pabanueshme janë ato “pallatet e ‘liri demokraci ndërto se është begati”, e mbani mend atë shprehjen? Urdhëro begatinë tani. Edhe jam unë i keqi pastaj që prish. Këtu duhet bërë e gjitha nga e para është muhabet kot ky”.

“Hajde se nuk ka më ca të shohim andej”, tha në një moment ministri Lleshaj.

“Hajde nuk ka nuk ka, po prandaj jam udhëheqësi unë që të gjej shtegun aty ku s’ka. E shef që ke ca shef Sandër?”, iu drejtua ministrit Rama, teksa takoi një grua.

“Po mirë mbi përrua ka ndërtuar ky vëllai këtu? I ka hipur sipër përroit, vë dhe krevatin sipër edhe qejf o qejf. Tani duhen parë të gjitha historitë bashkë”.

Sandër Lleshaj: Ndërhyrja aty është mëse emergjende, sa herë bie shi aty bëhet nami.

Rama: Këta janë ata të Rama ik, imagjino të kisha ik unë kë do kishit tani.

Qytetari: Kryeministër të gjithë thonë Rama ik ne po themi Rama hajde tani”.

Rama: E di e di se ju ndërroi mendja juve tani. Nuk iki unë as sot as nesër.

Qytetari: “Dua të më tregoni a të fle as mos të fle. Nuk dua as të ha as të pi”

Rama: “Do durosh pak, sa fëmijë ke? Dy? Shko pyet gruan sa kollaj bëhen se ti e ke pasur kollaj”.

 

Kryetari i vërtetë i Bashkisë së Durrësit ka qenë dhe është “akullorja”, ndërsa shefi i tij Edi Rama

Nga Roland BEJKO

Është dorëhequr thjesht një punonjëse e emëruar e sektit që ka menaxhuar katrahurën urbanistike të deritashme. Deklaratat e saj të papërgjegjshme na treguan se ajo as që e kishte idenë pse ishte në atë karrige, pa le më të kuptonte shkallën e përgjegjshmërisë dhe profesionalizmit që e kërkon ajo detyrë e lartë publike.

Dikush mund të thotë se akti i dorheqjes tregoi përgjegjësi qytetare për gafat që shprehu. Po, unë them se ajo është një qytetare e mirë nëse ka ikur vet dhe nuk e kanë urdhëruar të ikte. Po qe se ka ikur vet do të thotë se e ka kuptuar që nuk mund të ishte e keqpërdorur pafundësisht në një punë që s’ishte as e saj, as për të.

Sepse një kryetar bashkie legjitim dhe i pëgjegjshëm për rëndësinë e detyrës nuk e lë atë sot në të tillë situatë kur qytetarët që të kanë votuar meritojnë mbështetjen dhe përkushtimin tënd për të kapërcyer pasojat e rënda të shkatërimit.

Aa, nëse e ka urdhuruar kupola e sektit, kjo po që bëhet serioze. Efektet do duken në vazhdimësinë e ngjarjeve nëse do ketë sfond politik, apo kriminal, apo të dyja bashkë, largimi i saj.

Se në fakt kryetari i vërtetë i Bashkisë së Durrësit ka qenë dhe është “akullorja”. Ndërsa shefi i tij Edi Rama.

Ndërsa pas 30 qershorit nuk ka më kryetarë të vërtetë bashkish në Shqipëri. Edi Rama është kryebashkiaku real i të gjitha bashkive të tjera. Vet Ali, e vet Kadi. Vet shkruan, vet vulos për çdo gjë.

Ndaj pushteti lokal jo vetëm në Durrës, por kudo në gjithë territorin e vendit është sot jashtë loje. Është lux të flasësh sot për demokraci dhe autonomi lokale dhe siç po duket as krizën e tërmeteve nuk po e menaxhojnë dot aty ku ka. Ndërsa në bashkitë ku nuk ka dëme nga tërmetet, po çedohet seriozisht në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve për shkak të krizës morale që i bën kryetarët e bashkive ta shikojnë veten si të emëruar dhe jo të zgjedhur nga qytetarët.

Tani, këdo që të vendosin në karrigen e kryetarit të bashkisë Durrës nuk përbën ndonjë lajm, sepse dihet, do të jetë thjesht një tjetër kukull në duart e sektit, asgjë më shumë deri në momentin që do rifillojnë betejën politike të nisur ndaj Presidentit për dekretimin e zgjedhjeve të parakohshme në bashkitë ku kryetarët kanë dalë me njollë, por që ky i fundit dhe opozita nuk e njohin legjitimitetin e 30 qershorit.

Megjithatë, nga gjithë kjo situatë e krijuar, u vërtetua edhe njëherë ajo që thuhet në shkencat politike se ilegjitimiteti i zgjedhjes në një funksion publik duke manipuluar votat dhe rezultatet nuk prodhon dot legjimitet pushteti sado që të shtrihet në kohën e haresës.