29.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025

Basha në Laç uron Krishtlindjen nga kisha e dëmtuar prej tërmetit: Bashkim për të triumfuar mbi çdo vështirësi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zgjodhi të urojë besimtarët katolikë për Krishtlindje nga kisha e Shën Mhillit në Laç dhe ajo e Shna Ndout, një vend i shenjtë për çdo shqiptar. Kisha 100 vjeçare e Shën Mhillit, ndonëse e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit hapi dyert dhe u bë strehë për banorët, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti.

“Unë kam besim tek forca e njerëzve që besojnë në Zot, kam besim se një ditë e shenjtë, siç është dita e Krishtlindjes, ka fuqinë dhe magjinë për të bashkuar shqiptarët për të triumfuar mbi çdo vështirësi, për të triumfuar mbi të keqen. Nëse arrijmë këtë, mund të arrijmë çdo projekt tjetër”, u shpreh kreu i opozitës, duke theksuar se kishte zgjedhur këtë kishë, në shenjë mirënjohjeje për strehimin dhe ndihmat që ajo dha për banorët me shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti.

“Kishën e Shën Mëhillit e zgjodha si një nga kishat e goditura nga tërmeti për të dhënë një mesazh shprese, besimi dhe për t’u lutur për të gjithë njerëzit e goditur nga tërmeti, të gjithë njerëzit në nevojë, për të falenderuar shërbëtorët e Zotit, të kësaj kishe dhe të të gjithë kishave të vendit, që janë gjendur pranë njerëzve në nevojë që në çastet e para të fatkeqësisë, për t’i falenderuar nga zemra dhe për t’u uruar të gjithë besimtarëve katolikë e të krishterë, gëzuar për shumë vjet, dhe mot më mirë”, ishte urimi i zotit Basha nga Kisha e Shën Mhillit.

Pensionistët të pakënaqur me shpërblimet: Vetëm lodra fëmijësh mund të blesh…

Nis shpërndarja e shpërblimit të fundvitit për pensionistët. Të moshuarit mund ti tërheqin në sportelet e zyrave postare ku marrin pensionin. Shumë prej pensionisteve të pyetur nga “ABC News” janë shprehur të pakënaqur me vlerën.

Edhe pse ditë feste zyrat postare janë hapur. Pensionistët kanë nxituar të tërheqin shperblimin e fundit të vitit. Një ditë më parë qeveria vendosi t’u japë nga 3 mijë lekë  rreth 663 mijë pensionistëve në vend.

Çfarë mendojnë të moshurit për këtë?

“Jemi mësuar me pak”, tha një qytetar.

Ndërsa një tjetër shprehet: “nuk janë asgjë, vetëm lodra fëmijësh mund të blesh”.

Pensionistët kanë mundësi ta tërheqin shpërblimin e festave deri më 31 dhjetor.

Nëse e kanë të pamundur ata mund ta marrin bashkë me pensionin në muajin janar./abcnews.al

Taulant Balla nga halli kërkon të shpëlajë tradhtinë e tmerrshme të Edi Ramws ndaj Kosovës

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, ka shpërndarë një artikull të gjatë të Radio Evropa e Lirë duke iu është përgjigjur zërave kritikë të procesit të “Minishengenit Ballkanik”. Ai fton qytetarët që të lexojë shkrimin e REL për këtë çështje, pasi sipas tij, kështu mund të riformësojnë idenë se kush janë “tradhëtarët” e kombit.

Balla publikoi qëndrimin pro të ish-presidentëve Bamir Topit dhe Fatmir Sejdiut mbi këtë temë, e cila ditët e fundit ka “ndezur” retorikën politike në Shqipëri dhe Kosovë.

“Për kujtesë. “Tradhëtarët” Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Presidenti Bamir Topi fiks 10 vjet me parë, lexojeni vetë qëndrimin për “mini-Shengenin ballkanik””, shkruan Balla.

Pas tij reagoi nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, i cili e quan Ballën një tradhëtaruc.

“Balla si tradhëtaruc i vogël, mbron tradhtarin e madh Rama!

Taulant Balla nga halli që të shpëlajë tradhtinë e tmerrshme të Edi Ramws ndaj Kosovës, publikon se në 2010 janë takuar katër Presidentë dhe kanë folur për mini-Shengenin.

Po cilët janë 4 presidentët në fjalë?

Janë pikërisht: Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov dhe Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi.

Meqë mori përsipër të bëjë këtë publikim:

Balla duhet të tregojë se ku është Serbia në këtë takim se nuk po e shohim gjëkundi në këtë lajmin që ka postuar.

Balla duhet të thotë pse takimet e Ramës për mini-Shengenin janë turli e përbërë nga presidentë, kryeministra e gjithfarë të tjerësh, ndërsa takimi i vitit 2010 ka vetëm Presidentë.

Balla, meqë Edi Rama i tij ka miqësi jashtëzakonisht të ngushtë me Serbinë, le t’i pyesë serbët pse nuk ishin në takimin e vitit 2010.

Përgjigjet e këtyre pyetjeve dihen, por meqë Balla i ka dalë për zot tradhëtisë së Ramës, i duhet të përgjigjet për to.

Ndryshe edhe ai është njëlloj si Rama, por në krahasim me Ramën si tradhëtar i madh, ky është pak a shumë një tradhëtaruc i vogël”, shkruan Vasili.

Mesazhet e klerikëve: Tërmeti zbuloi varfërinë, shqiptarët kanë humbur shpresën

Njerëzit në kishat dhe katedralet në të gjithë vendin këtë krishtlindje që vjen pas tërmetit të 26 nëntorit ishin më të shumtë dhe mesazhet e klerikëve ishin të forta drejt autoriteteve të vendit. Ipeshkvi i Lezhës tha se Tërmeti zbuloi varfërinë dhe korrupsionin, ndërsa Arqipeshvki i Shkodrës theksoi se shqiptarët po humbin shpresën, ndaj kërkuan reagim.

Me kujtimet dhe pasojat e tërmetit të 26 nëntorit ende të freskëta, banorët e zonave më të prekura e kërkojnë shpresën dhe qetësinë në Shtëpinë e Zotit.

Katedralja e Lezhës, një prej qarqeve më të prekura nuk kishte vend për të gjithë në meshën e mesnatës.

Para mijëra besimtarëve, klerikët katolikë fshikulluan natën e krishtlindjes, autoritetet e shtetit.

I ashpër ishte Ipeshkvi i Lezhës, i cili tha se se tërmeti i 26 nëntorit zbuloi Shqipërinë e vërtete të varfërisë dhe korrupsionit.

“Është detyra e njeriut veçanërisht e atyre që kanë përgjegjësi publike të kujdesen për të në të gjithë përmasën e tij. Këto fjalë marrin peshe të veçantë veçanërisht pas asaj që ndodhi për shkak të tërmetit që solli vdekje dhe shkatërrim. Një tërmet që ka zbuluar Shqipërinë e vërtete të varfërisë dhe korrupsionit sepse kaq shumë vdekje dhe shkatërrim nuk do të kishte nëse ndërtesat e shembura do të ishin ndërtuar, duke ndjekur parametrat e sigurisë.

Këtu mbizotëron interesi personal, korrupsioni dhe sjellja e paligjshme që rrezikon jetën e njerëzve. Shpresoj që kjo krishtlindje të zgjojë ndërgjegjen e popullit shqiptar dhe mbi të gjitha të kërkojnë falje ato që shkaktojnë këto fatkeqësi sepse janë të korruptuar dhe nuk interesohen për të mirën e njerëzve” tha Vitale

Për Arqipeshvin e dioqezës Shkodër-Pult Imzot Angelo Massafra drama është se shumica e shqiptarëve kanë humbur shpresën dhe po lënë vendin.

“Jam i bindur se pjesa më e madhe e shqiptarëve kanë humbur shpresën. Shumë janë duke braktisur Shqipërinë, me inatin ndaj atdheut mund të themi”

Duke vënë gishtin mbi plagët e shoqërisë, nga dhuna në familje deri tek korrupsioni, Kisha Katolike kërkoi angazhimin e të gjithëve për të luftuar fenomenet negative dhe për të rikthyer shpresën.

“Kush ka më shumë përgjegjësi atij i kërkohet më shumë”

Mijëra besimtarë në të gjithë vendin mbushën në mesnatë kishat katolike, dhe ato ortodokse në orët e para të mëngjesit.

Prej aty uruan dhe u lutën për ditë më të paqta dhe të lumtura! /OraTv

“Tërmet” në RTSH, zhduken të gjitha këngët e Festivalit 58

“Festivali i Këngës” është ende në fokusin e mediave dhe rrjeteve sociale, por një tjetër e re ka tërhequr vëmendjen.

E papritur për të gjithë, por këngët nuk shfaqen në kanalin e RTSH-së.

Të gjitha këngët e Festivalit janë zhdukur nga Youtube dhe i gjithë kanali i RTSH nuk ekziston më në këtë platformë. Nuk dihen ende shkaqet apo personat që mund të jenë pas këtij veprimi.

Ishte këngëtarja Arilena Ara e cila fitoi çmimin e parë mbrëmjen e së dielës. Arilena do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion në 2020.

Budina: Rrënja e Teatrit është rrënja e demokracisë! Do ta mbrojmë me thonj e dhëmbë…

Edmond Budina, aktor dhe regjisor, pas 23 vitesh jete pune në Itali kthehet në Tiranë për të mbrojtur Teatrin Kombëtar në protestën më jetëgjatë të 30 vjeçarit.

“Nuk jam larguar asnjëherë nga Shqipëria pavarësisht se kam qenë atje. Për Teatrin kam ardhur se aty kam lindur në njëfarë kuptimi, aty jam rritur. Është normale që të vi dhe luftoj. Nuk është e lehtë, e thjeshtë të marrësh një vendim të tillë. Por bindja që ne duhet të japim një shpresë. Shembja e Teatrit Kombëtar është një humbje e shpresës”, tha ai. Kauza është e mjaftueshme thotë regjisori në “Tempora”, që ai të merrte vendimin për kthim.

“Duke protestuar në Teatër ti pasurohesh në tërë kuptimin e fjalës. Gjen personazhe të çuditshëm. Ka personazhe që vinë aty dhe thonë një fjalë vetëm dhe ikin, ky është një personazh që nuk e gjen në asnjë vend tjetër. Apo i dehur që vjen dhe flet pafund, ky është personazh që nesër pasnesër të duhet. Jo vetëm protesta më ka pasuruar shumë, por edhe rasti i tërmetit. I kam shkelur me këmbë të gjitha vendet ku ka ndodhur tërmeti, kam çuar ndihma dhe kam parë realisht se çfarë është Shqipëria e vërtetë.

“Shqiptarët mund të kthehen dhe të protestojnë. Të njëjtën gjë ka bërë Avni Delvina, Genc Sejko. Është një mënyrë artistike për t’u kthyer për të protestuar në këtë vend. Rrënja e Tetarit Kombëtar është rrënja e demokracisë përfundimisht. Me dhëmbë, me thonj do ta mbajmë atë ndërtesë. Është çështja e shkatërrimit të demokracisë, vendosjes së diktaturës“, u shpreh Budina. /RTV Ora/

Haradinaj: Rama na ka bërë bllokadë, më dhimbsen shqiptarët e Shqipërisë!

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistës të dhënë për gazetën ‘Epoka e re’, ndër të tjera ka folur edhe për përplasjet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ai ka thënë se i vjen keq prej shqiptarëve që kryeministrat e këtyre dy vendeve po polemizojnë në distancë. I pari i qeverisë ka sqaruar se kur pozicionohet për çështje nacionale nuk e bën këtë për inat apo për hatër të dikujt tjetër.

“Krejt shqiptarët, pavarësisht feve, krahinave, partive politike, jemi vëllezër e motra. Ne jemi një. Por, për interesa nacionale nuk mundem të mos pozicionohem. Dhe kur pozicionohem nuk e bëj për inat të njërit apo për hatër të njërit, sepse për interes nacional janë vrarë Shkëlzeni, Luani dhe familja ime i ka kaluar ato që i ka përjetuar.

Kur kam dalë kundër ndarjes dhe kundër asaj se ‘Trepça’ t’i mbetet Serbisë nuk mërzitem se kush hidhërohet. Aty është burimi i ndasive që kemi. U kërkojmë falje të gjithë shqiptarëve që i mërzisim tani me këtë gjuhë që përdoret”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri në detyrë i Kosovës ka kritikuar Qeverinë e Shqipërisë që i ka sjellë pengesa dy ekonomive në momentin që Kosova ka vendosur taksën prej 100 përqindësh për produktet serbe.

Ai ka vlerësuar se Shqipëria duhet të marrë tregun e Kosovës dhe jo të vendosë taksë.

“Më dhimbsen shqiptarët e Shqipërisë, vëllezërit e motrat e jugut, sepse ne kur i kemi vendosur taksë Serbisë është dashur që Shqipëria ta fitojë tregun në Kosovë.

Kur Kosova iu heq si treg Serbisë, në vend se Shqipëria ta marrë këtë treg, shqiptarët mes vete kanë vendosur taksë në rrugë, e cila është 42 euro për kamion e 5 euro për makinë. Pra, ne kemi vendosur bllokadë që mos me u lidh këto ekonomi”, ka thënë Haradinaj.

Rritja ekonomike në Kosovë

Edi Rama në përpjekje për të justifikuar rolin e tij të dyshimtë në të ashtuquajturin projekt të ‘Minishengenit Ballkanik’, sulmoi ashpër lidershipin politik dhe të qeverisës së Kosovës duke i quajtur ‘qorra dhe të paditur’.

Këto fyerje dhe akuza të tjera si, ‘patriotë me pizhama’, i bëri duke tentuar që të argumentojë pa fakte që vijnë nga specialistët apo grupet e interesit, se nga kjo nismë Kosova është ajo që përfiton më së shumti.

Ai madje ai sulmoi edhe taksën 100%, e cila nga bilanci i deri tanishëm duket se ka dëmtuar më shumë ekonominë e Serbisë se sa atë të Kosovës, e cila ishte kthyer në një konsumuese të mallrave stok të vendit, që udhëhiqet nga miku i tij Vuçiç.

Por përtej retorikës së Edi Ramës, ky vit po mbyllet me një realitet të ndryshëm ekonomik për dy shtetet shqiptare.

Diferenca e rritjes së ekonomive mes shtetit që udhëhiqet nga qeveria e ‘largpamësit’ Edi Rama dhe ajo e Kosovës që drejtohet ende nga ‘I padituri’ Ramush Haradinaj është mbresëlënëse.

Kështu guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, në daljen e fundit për këtë vit deklaroi ka konfirmuar parashikimet e Bankës Botërore dhe të FMN për ekonominë e vendit.

Sipas Mehmetit në vitin 2019 rritja ekonomike e Kosovës ka qenë 4.2% dhe ka ardhur për shkak të rritjes së investimeve dhe eksportit neto. Në konferencën përmbyllëse për vitin 2019 u shpalosën të dhëna të detajuara mbi ecurinë e ekonomisë dhe sektorit bankar në vend.

‘Sipas vlerësimeve të Bankës Qendrore të Kosovës rritja ekonomike në vend për vitin 2019 vlerësohet të jetë 4.2 për qind, e mbështetur kryesisht nga investimet dhe rritja e eksporteve neto. Rritje e ngjashme ekonomike planifikohet të jetë edhe për vitin e ardhshëm’, tha Mehmeti.

Nga ana tjetër edhe pse Banka e Shqipërisë ende nuk ka dalë zyrtarisht për të deklaruar bilancin e ekonomisë për vitin që po lëmë pas, kanë qenë Banka Botëror dhe FMN të cilat kanë deklaruar nëpërmjet raporteve të tyre të fundit, se për vitin 2019 Shqipëria ka kapur minimumin historik të rritjes ekonomike e cila shkon 2.8-2.9%. Madje sipas të dhënave të këtyre institucioneve ndërkombëtare, Shqipëria e  Edi Ramës është e fundit në rajon.

Haradinaj flet për përplasjet me Ramën: Qeveria e Shqipërisë i ka sjellë pengesa Kosovës…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë me dije se me qeverisjen e tij ka ndryshuar Kosovën. Ai ka thënë se me punën që ka bërë gjatë këtij mandati ia ka lehtësuar punën pasardhësit, Albin Kurtit.

Në intervistën dhënë për gazetën ‘Epoka e re’, Haradinaj ka folur edhe për përplasjet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ai ka thënë se i vjen keq prej shqiptarëve që kryeministrat e këtyre dy vendeve po polemizojnë në distancë. I pari i qeverisë ka sqaruar se kur pozicionohet për çështje nacionale nuk e bën këtë për inat apo për hatër të dikujt tjetër.

‘Krejt shqiptarët, pavarësisht feve, krahinave, partive politike, jemi vëllezër e motra. Ne jemi një. Por, për interesa nacionale nuk mundem të mos pozicionohem. Dhe kur pozicionohem nuk e bëj për inat të njërit apo për hatër të njërit, sepse për interes nacional janë vrarë Shkëlzeni, Luani dhe familja ime i ka kaluar ato që i ka përjetuar.

Kur kam dalë kundër ndarjes dhe kundër asaj se ‘Trepça’ t’i mbetet Serbisë nuk mërzitem se kush hidhërohet. Aty është burimi i ndasive që kemi. U kërkojmë falje të gjithë shqiptarëve që i mërzisim tani me këtë gjuhë që përdoret’, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri në detyrë i Kosovës ka kritikuar Qeverinë e Shqipërisë që i ka sjellë pengesa dy ekonomive në momentin që Kosova ka vendosur taksën prej 100 përqindësh për produktet serbe.

Ai ka vlerësuar se Shqipëria duhet të marrë tregun e Kosovës dhe jo të vendosë taksë.

‘Me dhimben shqiptarët e Shqipërisë, vëllezërit e motrat e jugut, sepse ne kur i kemi vendosur taksë Serbisë është dashur që Shqipëria ta fitojë tregun në Kosovë.

Kur Kosova iu heq si treg Serbisë, në vend se Shqipëria ta marrë këtë treg, shqiptarët mes vete kanë vendosur taksë në rrugë, e cila është 42 euro për kamion e 5 euro për makinë. Pra, ne kemi vendosur bllokadë që mos me u lidh këto ekonomi’, ka thënë Haradinaj.

Në intervistën dhënë për gazetën ‘Epoka e re’, Haradinaj ka thënë se e ka bërë Kosovën shtet funksional.

‘Sot Kosova është tjetër vend. Kur kam qenë unë mandatar para dy vjetësh ka qenë problematike gjendja në vend, si rendi, ligji, siguria në veri dhe shumë probleme të tjera. Tash Albin Kurti e ka livadh, le të flasë çfarë të dojë, sepse Kosova është funksionale.

Vonesat për krijimin e qeverisë së re nuk sjellin ndonjë problem në Kosovë. Natyrisht se është mirë që sa më shpejt ta bëjë qeverinë e re, por kështu nuk ka qenë kur e kam marrë unë mandatin. Kosova ka ndryshuar fort për dy vjet të qeverisjes sime’, ka thënë Haradinaj.

Ai ka vlerësuar se pasardhësi i tij do ta ketë më të lehtë që të merret me çështje të tjera. ‘Ju po e shihni edhe vetë. A ka ndonjë shqetësim në Kosovë? Çdo gjë është funksionale në këtë vend, si në jug e veri, ashtu edhe në lindje e perëndim.

Ai të dalë e të thotë çfarë të dojë publikisht. Merret me Sanxhakun, me Maqedoninë, me Tiranën, mos të flasim për të tjerat. Ka nge kryeministri i ardhshëm, i cili do të vijë dhe do të merret me shëndetësi, arsim dhe me i ndalë harxhimet e paarsyeshme e me ç’kap shtetin qysh po thotë. Por, prapëseprapë Kosova po funksionon’, është shprehur Haradinaj.

Shefi i qeverisë ka vlerësuar se funksionaliteti i shtetit të Kosovës është dëshmuar edhe në ditën e zgjedhjeve, duke shtuar se institucionet e Republikës së Kosovës kanë treguar integritet të lartë më 6 tetor duke mos lënduar vullnetin e qytetarëve të Kosovës.

Ai ka thënë se gjatë gjithë mandatit ka respektuar opozitën. ‘Opozita është trajtuar me respekt gjatë gjithë kohës së qeverisjes time. Asnjë diskriminim apo ndëshkim nuk iu ka bërë opozitës në këtë mandat. Përkundrazi, e kemi respektuar gjatë gjithë mandatit. E kemi respektuar ditën e zgjedhjeve dhe kemi respektuar rezultatin.

Kjo është Kosova që e kemi krijuar bashkë. Kjo është meritë e pozitës dhe opozitës. Pra, është meritë edhe e pozitës e cila ka ditë të sillet asisoj që t’i japë hapësirë opozitës që të vijë deri te fitorja. Ka vende të tjera që nuk e lejojnë opozitën të vijë deri te fitorja. Ne i shohim këto në të dyja anët e Kosovës. Këtu nuk e ka penguar dikush opozitën për të fituar, për t’u rritur dhe që të ndihet e lirë’, është shprehur Haradinaj.

Në këtë intervistë i pari i AAK-së ka folur edhe për rezultatin jo të mirë të kësaj partie në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ai ka treguar se pse pushteti këtij subjekti politik nuk i ndihmojë ta rritë votën qytetare. ‘Kam prishur shumë plane dhe kam bërë shumë armiq gjatë dy vjetëve të qeverisjes sime. Kemi dalë kundër shumë erërave të fuqishme. Unë nuk jam shumica sot, por kam bërë punë për shumicën.

Nuk kam qenë as në kohën e luftës për liri shumicë, por kemi bërë punë për shumicën. E vërtetë është ajo që thotë Surroi, se UÇK-ja nuk ka qenë shumicë. Por, si pakicë kam kryer mision në shërbim të shumicës. AAK-ja sot nuk është shumicë, por ka kryer punë në funksion të shumicës për qindra vjet’, ka thënë ai, duke shtuar se nuk ka punuar si kryeministër për ta përvetësuar shumicën, por për të kryer punë në shërbim të vendit.

‘Unë kam punuar për të kryer punë dhe nuk kam punuar për ta përvetësuar qytetarin me votë. Kam punuar që t’ia lë do punë qytetarit tim në themel, të cilat nuk mund t’ia marrë askush. Asnjë resurs i Kosovës nuk është sot i kontestuar prej ndonjë vendi tjetër ose prej dikujt që pretendon se ka hise në Kosovë. Ushtria, energjia dhe taksa, këto janë punët që ne i kemi bërë’, ka vlerësuar Haradinaj.

Në këtë intervistë Haradinaj ka folur për vendimet e veta më të vështira gjatë këtij viti, për raportet me ndërkombëtarët, për liberalizimin e vizave, për taksën dhe për partnerët e koalicionit.

 

460 familje në Laç në mes të katër rrugëve: Na urdhëruan ‘ikni nga pallati’ dhe…

Banorët e pallatit 136 në qytetin e Laçit kërkojnë ndihmë nga bashkia për strehimin e tyre. Bashkia i ka urdhëruar të largohen prej aty për shkak të rrezikut të shembjes, por për strehimin e tyre nuk është menduar.

Pallati është cilësuar i pabanueshëm pas verifikimit të dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Na kanë dhënë urdhër për të dalë jashtë, nuk kemi ku të qëndrojmë. Na kanë thënë merrni shtëpi me qera”, tregon një banor.

Një njoftim i Bashkisë Kurbin në hyrje të pallatit jep vetëm këtë urdhër, por banorëve nuk u është dhënë asnjë zgjidhje për strehim.

“Të dërgojnë një eskpertizë, mos ta lënë si ngjarja  e Thumanës”, shprehet një banore.

Sipas të dhënave nga pushteti vendor në Kurbin, rreth 460 familje në këtë bashki kanë mbetur të pastrehë pas tërmetit. 7 pallate të dëmtuar janë shembur nga IKMT, ndërsa pritet një vendim për 20 pallate të tjera./abcnews.al

Plas humori me Ramën: “Shkojmë nga tërmeti për içik gallatë”! (Foto)

Mjeshtri i karikaturës, Bujar Kapexhiu ka thumbuar sërisht Kryeministrin Edi Rama. Në një punim të botuar në “Mapo”, Kapexhiu përfshin Kryeministrin Rama, nënkryeministrin Erjon Braçe dhe Blendi Çuçin, ministër i Bujqësisë, i cili pas tërmetit të 26 nëntorit drejtoi gjithë operacionin për përballimin e situatës.

“Shkojmë nga tërmeti për içik gallatë”, është dixhitura që shoqëron karikaturën e Kapexhiut, i cili duket se thumbon Ramën dhe pjesëtarë të kabinetit qeveritar, për qëndrimet e mbajtura pas tërmetit shkatërrimtar që shkaktoi 51 viktima.