19.8 C
Tirana
E martë, 13 Maj, 2025

E moshuara ia përplas Ramës në fytyrë: Mos më bëj qyfyre mua, je i acaruar…

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ishte në Kurbin përsa i takon situatës së krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Rama është përballur me kritikat e qytetarëve, ndërsa ato janë shprehur se nuk ka pasur asnjë vëmendje ndaj tyre nga institucionet.

“Dua shtëpi ku tyë fus kokën, mos bëj qyfyre mua, je acaruar me popullin”, iu drejtua një grua e moshuar Ramës, i cili po bënte batuta me të.

“Dua strehim, nuk më kanë kontaktuar, ti je i strusuar dhe i acaruar me popullin, por …”, i tha një grua e moshuar, Kryeministrit, i cili iu përgjigj “nuk jam fare i stresuar dhe acaruar, por t’i shko në hotel atje, dhe ne do i zgjidhim. Ti kalamajtë i ke bërë të gjithë bashkë, apo nji nga nji…”.

Ndërkohë një tjetër i moshuar, i ka thënë Ramës se kryetarja e bashkisë i ka thënë “akoma s’ke vdek me gjithë kalamaj”. Në moment ka ndërhyrë kryebashkiakja Majlinda Cara, e cila tha se i moshuari po gënjen, ndërsa Rama u shpreh “mbaje veten, bëju burrë, mos u anko dhe mos gënje…”.

Në vijim të takimeve në Kurbin, Rama tha se pallatet që janë dëmtuar dhe janë kthyer të pabanueshme janë ato “pallatet e ‘liri demokraci ndërto se është begati”, e mbani mend atë shprehjen? Urdhëro begatinë tani. Edhe jam unë i keqi pastaj që prish. Këtu duhet bërë e gjitha nga e para është muhabet kot ky”.

“Hajde se nuk ka më ca të shohim andej”, tha në një moment ministri Lleshaj.

“Hajde nuk ka nuk ka, po prandaj jam udhëheqësi unë që të gjej shtegun aty ku s’ka. E shef që ke ca shef Sandër?”, iu drejtua ministrit Rama, teksa takoi një grua.

“Po mirë mbi përrua ka ndërtuar ky vëllai këtu? I ka hipur sipër përroit, vë dhe krevatin sipër edhe qejf o qejf. Tani duhen parë të gjitha historitë bashkë”.

Sandër Lleshaj: Ndërhyrja aty është mëse emergjende, sa herë bie shi aty bëhet nami.

Rama: Këta janë ata të Rama ik, imagjino të kisha ik unë kë do kishit tani.

Qytetari: Kryeministër të gjithë thonë Rama ik ne po themi Rama hajde tani”.

Rama: E di e di se ju ndërroi mendja juve tani. Nuk iki unë as sot as nesër.

Qytetari: “Dua të më tregoni a të fle as mos të fle. Nuk dua as të ha as të pi”

Rama: “Do durosh pak, sa fëmijë ke? Dy? Shko pyet gruan sa kollaj bëhen se ti e ke pasur kollaj”.

 

Kryetari i vërtetë i Bashkisë së Durrësit ka qenë dhe është “akullorja”, ndërsa shefi i tij Edi Rama

Nga Roland BEJKO

Është dorëhequr thjesht një punonjëse e emëruar e sektit që ka menaxhuar katrahurën urbanistike të deritashme. Deklaratat e saj të papërgjegjshme na treguan se ajo as që e kishte idenë pse ishte në atë karrige, pa le më të kuptonte shkallën e përgjegjshmërisë dhe profesionalizmit që e kërkon ajo detyrë e lartë publike.

Dikush mund të thotë se akti i dorheqjes tregoi përgjegjësi qytetare për gafat që shprehu. Po, unë them se ajo është një qytetare e mirë nëse ka ikur vet dhe nuk e kanë urdhëruar të ikte. Po qe se ka ikur vet do të thotë se e ka kuptuar që nuk mund të ishte e keqpërdorur pafundësisht në një punë që s’ishte as e saj, as për të.

Sepse një kryetar bashkie legjitim dhe i pëgjegjshëm për rëndësinë e detyrës nuk e lë atë sot në të tillë situatë kur qytetarët që të kanë votuar meritojnë mbështetjen dhe përkushtimin tënd për të kapërcyer pasojat e rënda të shkatërimit.

Aa, nëse e ka urdhuruar kupola e sektit, kjo po që bëhet serioze. Efektet do duken në vazhdimësinë e ngjarjeve nëse do ketë sfond politik, apo kriminal, apo të dyja bashkë, largimi i saj.

Se në fakt kryetari i vërtetë i Bashkisë së Durrësit ka qenë dhe është “akullorja”. Ndërsa shefi i tij Edi Rama.

Ndërsa pas 30 qershorit nuk ka më kryetarë të vërtetë bashkish në Shqipëri. Edi Rama është kryebashkiaku real i të gjitha bashkive të tjera. Vet Ali, e vet Kadi. Vet shkruan, vet vulos për çdo gjë.

Ndaj pushteti lokal jo vetëm në Durrës, por kudo në gjithë territorin e vendit është sot jashtë loje. Është lux të flasësh sot për demokraci dhe autonomi lokale dhe siç po duket as krizën e tërmeteve nuk po e menaxhojnë dot aty ku ka. Ndërsa në bashkitë ku nuk ka dëme nga tërmetet, po çedohet seriozisht në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve për shkak të krizës morale që i bën kryetarët e bashkive ta shikojnë veten si të emëruar dhe jo të zgjedhur nga qytetarët.

Tani, këdo që të vendosin në karrigen e kryetarit të bashkisë Durrës nuk përbën ndonjë lajm, sepse dihet, do të jetë thjesht një tjetër kukull në duart e sektit, asgjë më shumë deri në momentin që do rifillojnë betejën politike të nisur ndaj Presidentit për dekretimin e zgjedhjeve të parakohshme në bashkitë ku kryetarët kanë dalë me njollë, por që ky i fundit dhe opozita nuk e njohin legjitimitetin e 30 qershorit.

Megjithatë, nga gjithë kjo situatë e krijuar, u vërtetua edhe njëherë ajo që thuhet në shkencat politike se ilegjitimiteti i zgjedhjes në një funksion publik duke manipuluar votat dhe rezultatet nuk prodhon dot legjimitet pushteti sado që të shtrihet në kohën e haresës.

Bejtexhiu u tregon përralla fëmijëve në kohë “kolere”: A po pozoj mirë?

Kryeministri Edi Rama është bërë më qesharak se kurrë në daljet e tij në zonat e prekura nga tërmeti ku shihet duke bërë batuta të rëndomta deri në tallje me fëmijët e rënduar nga pasojat e tërmetit. Aq qesharak është sa duket si një babagjysh që tregon përralla për fëmijët në këtë kohë të vështirë…

Rama dominon të gjithë hapësirën mediatike në vend, nga orët e para të mëngjesit e deri në mesnatë që pas tragjedisë së 26 nëntorit.

Të gjitha ngjarjet transmetohen live, kurse ekipi i tij kujdeset deri në detaje që makineria propagandistike të funksionojë siç duhet.

E gjitha duket një strategji për marketing politik, nisur edhe nga këto foto.

Një vajzë e re kujdeset që të filmojë dhe transmetojë live në Facebook të Edi Ramës. Kurse ky i fundit kuptohet se sa merak e ka kameran dhe mënyrën se si po pozon para saj.

Skandal! Edhe ministri Lleshaj po vjedh ndihmat! Thasët me ndihma çohen në zyrën e tij…

Tjetër rast i vjedhjes apo shpërdorimit të ndihmave të mbledhura për familjet apo qytetar e prekur nga tërmeti. Dy videot e mëposhtme tregojnë një automjet të Ministrisë së Brendshme me targë TR 1564 F, nga i cili shkarkohen disa qese, që duket që janë ndihma të dhuruara nga qytetarët pas tërmetit të së martës.

Gjithashtu në automjet ndodhen edhe disa batanije.

Qeset me ndihma po shkarkohen te Ministria e Brendshme, dhe një punonjës i saj, i fut brenda godinës.

Videot janë postuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

“Për pyetjen tonë se pse po bëhej shkarkimi i ndihmave të Fundjavë Ndryshe te Ministria e Brendshme, morëm përgjigje se po sillen si provë materiale. Mos qeshni të dashur qytetarë, provë materiale, pikërisht kështu.

Por sipas Kodit të Procedurës Penale e dimë që provat materiale dorëzohen ne polici e prej aty kalohen në Prokurori dhe JO në Ministrinë e Brendshme”, thuhet në postimin Aleancës.

Pak ditë më parë një zyrtar policia u ndalua pasi kishte marrë ndihmat e mbledhura për të prekurit nga tërmeti dhe me makinën e policisë, kishte bërë transportin, deri në banesën e tij.

Nuk dihet nëse edhe pamjet e mëposhtme janë një rast i ngjashëm me abuzimin me ndihmat dhe nëse do të nisin hetimet lidhur me të.

Oficeri denoncon: 1,1 milion euro për përgatitjen e qenve, Veliu për të mbushur xhepat firmos kontratë për…

Një officer policie ka denoncuar tek ish-Kryeministri Berisha aferën e madhe korruptive me qentë që përgatiten për të shpëtuar jetë njerëzish në raste tërmetesh dhe fatkeqësish të tjera natyrore. Oficeri shkruan se, ndërkohë që takspaguesit shqiptarë paguajnë 1,1 milion euro për përgatitjen e qenve në shkollën e tyre, Ardi Veliu për të mbushur xhepat firmos kontratë për t’i blerë në Itali.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Superskandal qe kushtoi shume jete njerezish!

Afera e e madhe korruptive e Geron Veliut me qente iu kushtoi jeten dhjetra qytetareve nen rrenoja!

Ja sepse forcat tona te kerkim shpetimit nuk kishin perveç duarve asgje tjeter!

Lexoni denoncimin trondites te oficerit dixhital.

Nderkohe qe takspaguesit shqiptar paguajne 1,1 milion euro per pregatitjen e qenve ne shkollen e tyre, Ard Veliu per te mbushur xhepat firmos kontrate per ti blere ne Itali. Nga 4 qente e ardhur nga miku i tij italian del se asnjeri nuk ka nuhatjen e duhur molekulare. sb

Pershendetje z.Berisha jame punonjes i policise se shtetit
E di qe nuk eshte momenti por nje skandal shume i madhe ka ndodhur ne keto kohe nga Drejtori policise Ardi Veliu qe ka lidhje me termetin e ketyre diteve.

Shteti paguan deri ne 1 million € per shkollen e tranjimit te qeneve kurse zoteria ne fjale ka lidhur nje kontrat me nje zoteri nga krahina e Firences qe quhet Stefano Noferi qe meret me kultivimin e zaferanos ne Shqiperi per blerjen e 12 qeneve nga te cilet me dt.23 Nentor kane mberritur 5 te paret.

Korrupsioni eshte shume i thelle se drejtori policise ka bere kete kontrat i ndihmuar nga sekseri Arturo Verzenolli drejtuesi I kompanise se sigurise private Abguardia dhe javen e pare te Nentorit Veliu ka qene ne shtepine e z Stefano ne Firence sebashku me 2 persona te tjere ku ka mare pagesen e rrushfetit ne lidhje me kete kontrat korruptive.
Pra ku eshte paguar me perqindjen qe i takonte ne baze te marveshjes qe kishin rene dakort ne mese tyre.

Qershia mbi torte eshte qe asnje nga keta qene nuk eshte i trajnuar per emergjenca si kjo e termetit te ketyre diteve.

Trajnimi eshte i njejte sic eshte ai qe behet ne shkollen tone te specializuar per kete pune.
Por sipas meje ketu jane levruar fonde vetem per pervetesim personal.
Anonim ju lutem
Klm

Banorët në qiell të hapur: “Kam 6 fëmijë, nuk më kanë dhënë as çadër, asgjë”!

Banorët presin furnizimin me ushqime, veshmbathje dhe çadra për të dëmtuarit. Kryetari i fshatit Fushë–Mamurras Astrit Tafa tregon se janë grupet e verifikimit në terren, dhe furnizimi është kryer me rregullsi.

Po para kamerave për Fax News, ndryshe flasin banorët, për situatën në fshatin me 7000 banorë.

“Më kanë thonë mos rri mrena, po kam hyrë prap. Mua nuk më sjell njeri çadra, asgjë kurrkush. Jam ngusht e gjallë jashtë, as me hëngër skemi gjë.

Gjysma shtëpisë më është shemb, kam ngel duke shku për miq. I lutem shtetit të na bëjë derman. As çadër asgjë. Është shtëpi e pabanueshme. As ushqime asgjë nuk kam marrë.

Kam gjashtë fëmijë dhe nuk me kanë dhënë asnjë çadër asgjë”, u shprehën banorët.

Pas Valbona Sakos e thotë dhe Rama: Ne ju sollëm në hotele me 5 yje se do ishit në shi e çadra…

“Po i marrim njerëzit dhe po i dërgojmë në hotele me pesë yje, në të cilat ata nuk do të paguanin dot kurrë si pushues”. Kjo ishte deklarata e bërë nga ish-kryebashkiakja e Durrësit, Valbon Sako në “Abc News” që bëri xhiron në rrjetet sociale.

DEKLARATA E RAMËS

Por, duket se Sako e ka dëgjuar diku tjetër këtë deklaratë. Pikërisht nga shefi i saj Edi Rama, i cili gjithashtu i ka thënë të njëjtën gjë banorëve me shtëpi të shkatërruara që janë strehuar në hotele.

DEKLARATA E SAKOS

“Këtu është vëmendja e qeverisë se po të mos kishte vëmendje, do ishit akoima në shi dhe në çadër. Nuk është se nuk kanë ndodhur këto gjëra më përpara, por nuk ka bërë vaki ndonjëherë që njerëz të prekur nga fatkeqësitë të vijnë në hotele me pesë yjë”, u thotë Rama disa prej banorëve të prekur nga tërmeti, të cilët janë në një hotel në Durrës. /abcnews.al

O sot, o kurrë! Vendi gjendet në mes të një katastrofe, nëse nuk veprohet shpejt…

Nga Erl KODRA

Vendi gjendet në mes të një katastrofe. Tirana dhe Durrësi, por edhe qytete të tjera të Shqipërisë së Mesme janë goditur rëndë nga një tërmet shkatrrimtar që po merr përmasat e kaosit. Qeveria e Kryeministrit Edi Rama është krejtësisht jashtë loje, jashtë realitetit, jashtë kohe. Vet Kryeministri nuk po përpiqet të menaxhojë situatën post-katastrofë, por vazhdon bën marketingun e tij. Kushdo qofshin Elvis Naçi dhe Arbër Hajdari nuk mund të qeverisin vendin. Shqipëria nuk mund të qeveriset me lëmosha, as prej ERTV. Vendi do një Kryeministër serioz dhe një Ministër të Jashtëm burrë të vërtetë.

Një individ si Edi Rama nuk mund të qëndrojë në krye të qeverisë, për më tepër në një situatë si kjo, vetëm një hap larg kaosit total.

Situatat e vështira kërkojnë zgjidhje të radikale dhe veprime të menjëherëshme. Dimrin e kemi para, katastrofa të reja mund të ndodhin me përmbytjet. Vendi ishte në mes të një krize të thellë politike dhe ekonomike, në mes të një reforme drejtësie, të deformuar thellë nga Edi Rama. Pushteti lokal i prodhuar nga votimet e 30 Qershorit është inekzistent, i paaftë, i pambështetur nga populli.

Edi Rama e ka mbushur qeverinë me qeniet më të paafta në botë. Njerëz pa personalitet si Erion Braçe, Blendi Çuçi, Elisa Spiropali, Sandër Lleshaj dhe çunaku Gent Cakaj janë turpi i shtetit shqiptar. Ne nuk mund të pranojmë asnjë sekondë më tej që këta lakej të qeverisin tragjedinë tonë. Gjendjen e katastrofave nuk mund ta zgjidhin ata që e kanë gatuar. I pari Edi Rama dhe i dyti Vangjush Dako. Tirana dhe Durrësi mbajnë fytyrën e këtyre përbindshave.

Kasaphana urbane ka edhe kontributin e tyre të pazëvendësueshem. Shpejtësia me të cilën po shembin pallatet e dëmtuara është prishja e provave të krimit më të përbindshëm që është bërë kundër sigurisë kombëtare. Mister 20 përqindëshit duhet t’i sigurojmë një gjykim të drejtë dhe shembullor.

Nëse nuk veprohet shpejt, Shqipëria do të kthehet në tokën e askujt.

Popuj të tjerë janë gjendur në situata të vështira për arsye nga më të ndryshmet. Por popujt e tjerë kanë patur qeveri serioze dhe parlament serioz. Ne nuk e kemi asnjërën; për qeveri kemi një bandë mafioze me konkubina, dhe për parlament një bordello politike. Katastrofa nëpër të cilën po kalon vendi, është më e rënda, që prej që prej vitit 1913 e deri më sot.

Partia Demokratike duhet të marrë një pozicion të qartë dhe të vendosur politik. Si një forcë politike që ka qeverisur vendin, PD ka pjesën e saj të përgjegjësisë për epokën post-katastrofë që po kalon vendi. Përveç kësaj, resurset më të mëdha njerëzore dhe intelektuale gjenden, por në rrethanat aktuale, vullneti politik merr rëndësi absolute. Partia Demokratike duhet ta ndërtojë këtë vullnet politik me vendosmëri për të shpëtuar vendin nga kaosi total.

Shqipërisë i duhet një qeveri e re, me personalitete të forta intelektuale dhe qytetare, dhe me mbështetje politike gjithëpërfshirëse. Kryeministri, Ministri i Brendshëm dhe Ministri i Jashtëm i qeverisë së re duhet të jenë jashtë politikës, por të pranueshëm nga shqiptarët dhe ndërkombëtarët. Mandati i saj duhet të jetë i qartë, me dy objektiva madhore:

  1. Menaxhimi i katastrofës së rëndë humanitare dhe rindërtimi i vendit,
    2. Reforma zgjedhore dhe përgatitja e vendit për zgjedhje të reja, lokale dhe parlamentare në të njëjtën ditë.

Partia Demokratike i qëndroi aq sa duhet kodit të heshtjes përballë kësaj fatkeqësie me përmasa biblike. Në këto rrethana ne nuk mund të shpikim ose të krijojmë një forcë të re politike. Prandaj është absolutisht urgjente që Partia Demokratike t’i imponohet vendit me një zgjidhje të fortë politike.

Një marrëveshje politike e përmasave të mëdha duhet të ndodh tani, shpejt, menjëherë, sepse çka mund të pasojë nga kjo situatë e rëndë, domethënë jashtë dy forcave kryesore politike, do të jetë apokalipsi i vërtetë. Shqiptarët e përgjegjshëm duhet të marrin fatet e vendit në dorë.

O sot, o kurrë.

Shqiptarët kanë nevojë për shpresë dhe besim. Edi Rama të ngjallë vetëm një ndenjë; mosbesim të thellë dhe depresion. Të mos veprosh në këto rrethana ekstreme, për mua është tradhëti kombëtare.

Edhe njëherë,

O sot, o kurrë.

Ps. Shkrimin mund ta shpërndani lirisht.

1 Dhjetor 2019

Prokuroria regjistron çështjen penale pas tërmetit vrastar, dy akuzat që hetohen

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet pas tërmetit vrastar të 26 nëntorit. Çështja e regjistruar është për veprat penale ‘ndërtim pa leje’ dhe ‘shpërdorim i detyrës’.

“Më datë 29.11.2019, Prokuroria Durrës ka regjistruar çështjen penale që i referohet tërmetit të datës 26.11.2019 ku si pasojë e tij janë shembur një numër ndërtesash që kanë shkaktuar vdekjen e një numri personash.

Për këtë dyshohet se pasojat kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje dhe të moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave pergjegjës si dhe nga mospërmbushja e rregullt e detyrës nga nepunësit shtetëror të ngarkuar me mbikqyerjen e këtyre ndërtimeve.

Çështja është regjistruar për veprat penale: “Ndërtim pa leje”, dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 199/a, 3 dhe 248 k.penal”, thuhet në një njoftim.

Tërmeti i 26 nëntorit, me magnitudë 6.4 i Shkallës Rihter shkaktoi 51 viktima.

200 dosje do kalojnë në “sitë”

Ndërtimet “vrasëse” në Durrës e Thumanë do të hetohen nga institucionet ligjzbatuese, të cilat do të verifikojnë raportin e kolaudimit, nëse është respektuar apo jo leja e dhënë nga bashkia apo komuna dhe parametrat teknikë për konstruksionin metalik dhe betonin.durres-vijojne-kerkimet-ne-zonen-e-ish-kenetes

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetim për ndërtesat e rrënuara nga tërmeti, ku në sitën e organit të akuzës pritet të kalojnë të paktën 200 dosje të objekteve të pabanueshme. Mësohet se do të jenë dy ekipe nga Prokuroria e Durrësit, që do të kenë në përbërje edhe ekspertë të ndërtimit e inxhinierë dhe do të verifikojnë raportin e kolaudimit nëse janë respektuar parametrat teknikë për konstruksionin metalik dhe betonin. Do të verifikohet gjithashtu, edhe leja e dhënë për objektet.

Burime nga Prokuroria thanë për gazetën “Panorama” se janë ngritur dy ekipe: njëri prej tyre do të kryej hetimet për objektet që kanë shkaktuar viktima dhe një tjetër, për 200 objekte që kanë pësuar dëme, por që nuk kanë shkaktuar viktima.

VEPRIMET

Sipas grupit hetimor Polici-Prokurori mësohet se është urdhëruar sekuestroja e dosjeve me lejet e ndërtimi, raporti i institutit sizmologjik për këto ndërtime, raporti i kolaudimit, nëse është respektuar apo jo leja e dhënë, dhe parametrat teknikë për konstruksionin metalik dhe betonin. 200 dosje të objekteve të shpallura të pabanueshme në Durrës do t’i nënshtrohen hetimit të Prokurorisë dhe Task-Forcës së ngritur për përgjegjësitë njerëzore pas tërmetit.Pasojat e termetit ne Durres-Zona plazhit (10)

“Paralelisht, po kryhet një tjetër hetim në lidhje me 6 objektet, të cilat shkaktuan viktima, mes tyre hotele, shtëpi private dhe pallate”, thanë burime nga Prokuroria e Durrësit. Pritet që ky hetim i nisur nga prokuroria dhe agjenci të tjera ligjzbatuese të zbardhë nëse zonat ku janë kryer ndërtimet kanë pasur ose jo miratimin e Institutit të Sizmologjisë, i cili është një ndër kushtet kryesore për t’u pajisur me leje ndërtimi. Njëherësh mësohet se do të verifikohen edhe lejet e ndërtimit të lëshuara nga bashkitë apo ish-komunat. Procedim penal ka regjistruar edhe Prokuroria e Krujës për pallatet e Thumanës që shkaktuan viktima, të cilët nga tërmeti i 21 shtatorit ishin shpallur të pabanueshme. Edhe objekti katërkatësh në Durrës, ku banonte familja Lala, ishte klasifikuar si i pabanueshëm nga ekspertët në tërmetin e 21 shtatorit.pasojat e termetit Durres

Pasojat e tërmetit, të paralajmëruara më herët

Specialistë të ndryshëm dhe persona të prekur nga tërmeti kanë ngritur pretendime se ndërtimet në Durrës nuk kanë qenë cilësore dhe për këtë, pasojat ishin edhe më të rënda. Nga ana tjetër, 3 pallatet e shkatërruara në Thumanë të Krujës, ishin të vjetër dhe dëshmi nga fshati flasin se ato janë shpallur të pabanueshme që me tërmetin e shtatorit të këtij viti, por qytetarët sërish vazhdonin të jetonin në to.

Njëjtë si këto pallate në Thumanë, janë edhe disa të tjera, që janë të vjetra dhe kanë marrë dëmtime, në dukje të parikuperueshme. Edhe për sizmologun grek, Efthymios Lekkas, dëmtimet i duhen atribuuar vetë ndërtimeve. Ndërkohë, tetë anëtarë të familjes Lala u shuan tragjikisht, pasi nuk respektuan vendimin e ekipit të ekspertëve, të cilët kishin dalë në përfundimin se vila e tyre ishte e pabanueshme, pasi kishte lëvizur dhjetë centimetra që në tërmetin e shtatorit. E njëjta gjë vlen të thuhet edhe për pallatin “vrasës” në Thumanë, i cili ishte shpallur gjithashtu i pabanueshëm.

Tragjedia që goditi Shqipërinë/ Associated Press publikon foto nga pasojat e tërmetit…

Associated Press ka publikuar foto nga pasojat që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit që goditi Shqipërinë, ndërsa zonat më të prekura ishin Durrësi, Thumana, Lezha dhe Tirana.

Përmes pamjeve të publikuara tregohen pasojat e tragjedisë. Tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter ishte më i forti i 40 viteve të fundit.

“Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë tronditi vendin përpara agimit të martën duke shkaktuar 51 viktima dhe mbi 2 mijë të plagosur, shkruan agjencia.

Sipas saj, qyteti më i goditur ishte Durrësi, një pikë e rëndësishme turistike e vendit.

Deri më tani flitet për mbi 700 godina të dëmtuara në Durrës dhe 235 në Tiranë.