24.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025

Pse ka filluar ta “vrasë” ndërgjegjja Presidentin? Kryemadhi flet për marrëdhnëniet e Metës me Ramën

“Presidentin ka filluar ta vrasë ndërgjegjja për modestinë e tepruar ndaj Edi Ramës, duke i lënë atij që të kapte Reformën në Drejtësi”. Kjo ishte deklarata e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi në një intervostë për “FaxNews”.

Gjykata Kushtetuese tregoi edhe njëherë krizën institucionale, Presidenti refuzoi të betonte Arta Vorpsin nga ana tjetër është ngritur një padi për Kryetarin e KED-së, Kuvendi nga ana tjetër ka një komision hetimor ku ka bashkuar dy çështje për shkarkimin e Presidentit. A mendoni se Presidenti ka gabuar diku apo mund të themi që u bën opozitë ndoshta edhe më të fortë se ju?

Kryetarja e LSI u përgjigj: “Jo, Presidentin kam përshtypjen se ka filluar ta vrasë ndërgjegjja për modestinë e tepruar që ka treguar ndaj Z. Rama, duke i lënë atij që të kapte Reformën në Drejtësi dhe sot e kuptoi se çfarë plani ka pasur që në momentin që ka filluar historia, që kur ishte kryetar parlamenti dhe duhej që ta drejtonte reformën në drejtësi por modestia e tepruar që kur përjashtoi Ministrinë e Drejtësisë që duhet të ishte dhe ajo pjesë e hartimit të reformës jo sepse e drejtonte LSI sepse LSI nuk është marrë asnjëherë dhe nuk ka propozuar asnjëherë, nuk do të thotë që është jashtë atij dhe kur u kujtuan pastaj e kishin shumë më të vështirë që kur lejuan që ekspertja numër një për reformën në drejtësi ishte Romana Vlahutin dhe me thënë të drejtën ne të gjithë e dimë që ajo është eksperte për gjëra të tjera dhe vetëm për reformën në drejtësi nuk është”.

“Tjetra që dua të them është se unë nuk kam asnjë lloj dyshimi për Dvoranin që Dvorani ka bërë lojën e Ëngjëll Agaçit, nuk mendoj që është zoti Rama në këtë lojë, zoti Rama nuk e kupton fare se çfarë ka ndodhur, mendoj që është zoti Ëngjëll Agaçi dhe e gjithë beteja për Gjykatën Kushtetuese ka të bëjë për kontrollin e shtetit dhe kontrollin e bandave dhe krimit të organizuar në Gjykatën Kushtetuese sepse Gjykata Kushtetuese tashmë do të ketë një rol tjetër me reformën në drejtësi por zoti Rama është peng i zotit Agaçi dhe zoti Agaçi si një avokat i shquar i shumë grupeve kriminale në Itali të cilat po fitojnë dhe po gjejnë shtrirje në biznesin e vogël shqiptar dhe besoj se është një nga elementët kryesorë i cili i shërben kapjes së reformës në Shqipëri nga grupet kriminale”, shtoi ajo.

INTERVISTA

“2019 viti i kapjes së shtetit, abuzuesit do të dalin para drejtësisë, ata që morën mandatet u shantazhuan”

Çfarë fitoi dhe çfarë humbi në politikën e ndjekur opozita këtë vit?

Kryemadhi: Jeni gazetarja e parë që thoni që 2019 ishte një nga vitet e egra të opozitës dhe kjo është e vërtetë, pavarësisht se pjesa më e madhe e gazetarëve kërkojë që të nxjerrin lajm apo një pjesë e stabilokratëve mendojnë që opozita ka bërë një opozitë sipërfaqësore. 2019 ka qenë një vit shumë i vështirë për shqiptarët. Është një vit që shqiptarët kanë qenë të varfër, kanë qenë më të censuruar, më të kërcënuar nga sistemi autokratik që ka ngritur rilindja. Përveç kësaj në anën tjetër 2019, siç ka një zhveshje të mbulesës së kalbëzimit të shtetit, u ç’bë kjo. Largimi i opozitës nga Parlamenti dhe bojkoti i votimeve të 30 qershorit, theu atë lëvoren e një veze të kalbëzuar, e cila brenda kishte një vezë të prishur, por që në fakt në pamje të jashtme nuk dukej. Tashmë ka shpërthyer dhe kundërmon me erën e saj të prishjes së sistemit.

2019 ka qenë një vit shumë problematik, sepse kemi një cedim të të gjithë hallkave të shtetit, kemi një uzurpim të strukturave të shtetit, kemi kapje të shtetit nga një grup njerëzish me një krye një kryeministër që tenton të kapi reformën në drejtës, tenton të kapi sigurinë, ekonominë, etj. Tashmë edhe atë që deri dje deklaratat e opozitës ishin si deklarata retorike ose narrativë politike, sot tashmë ato janë më se të vërteta dhe mjafton të kapësh një qytetar të thjeshtë. Sot nuk ke më një diferencë mes një politikani, një qytetari, artisti, një mjeku, një mësuesi, nxënësi, një të papuni, një pensionisti.

Të gjitha deklaratat konkludojnë në një pikë, sepse ajo ç’ka të bën përshtypje, i gjithëanshmi kryeministri ynë, tashmë Lideri Suprem që bën edhe ekonomistin, edhe doktorin, edhe inxhinierin, edhe priftin, edhe hoxhën, edhe artistin, të bëjë edhe këngëtarin, edhe regjizorin, edhe diplomatin. Pra njerëzit tashmë kuptojnë se çfarë kemi bërë. Por reflektimi është që e gjithë kjo situatë vjen për shkak të votës që ne i kemi dhënë këtij njeriu, për shkak të indiferencës që i kemi bërë këtij njeriu kur ai kapte institucionet një nga një, kur censuronte njerëzit apo mediat një nga një. Diku kemi bërë sikur nuk e kemi parë, diku kemi qenë indiferentë, diku na ka pëlqyer. Dhe sot ja ku jemi, aty ku i gjithë shteti, e gjithë struktura, i gjithë mekanizmi jetësor i një vendi siç është Shqipëria është në duart e një njeriu me probleme.

2019-tën po e mbyllni pa asnjë mandat, ndërkohë që vendin tuaj e zunë deputetët që dolën nga listat shumë emërore të partive opozitare, çka duhet thënë që në shumicën e rasteve, për të mos thënë gati gjithmonë kanë dalë në krah të mazhorancës për të kaluar një sërë projekt ligjesh apo PPP korruptive. A mendoni se opozita është në luftë me kohën dhe është emergjente rikthemi në parlament pasi edhe një tjetër vit pa fuqi bllokuese apo vendimmarrëse do të ishte fatale për opozitën dhe shumë në favor të Kryeministrit Rama?

Kryemadhi: Kush mendon që nuk do paguajë për krimet e veta e ka shumë gabim, të gjithë do të paguajmë një ditë. Të gjithë do të dalim para drejtësisë, jo vetëm para drejtësisë ligjore dhe njerëzore por edhe përpara drejtësisë hyjnore. Për drejtësinë hyjnore nuk kam të drejtë të flas sepse është tjetër forcë që merret me të, por për drejtësinë ligjore të jeni të bindur që të gjithë do të përballen një ditë. Të gjithë që janë aty janë të paligjshëm që kanë hyrë, sepse është shkelur i gjithë procesi i futjes së tyre në Parlament por përveç kësaj, shantazhimet dhe dosjet me të cilët ata janë shantazhuar dhe janë kërcënuar apo janë joshur për të hyrë brenda sigurisht që jo vetëm do të zhbëhen por do të dalin përpara drejtësisë.

“Kushtetuesja do të kthejë procedurën e lënies së mandateve, minishengeni nismë anti-shqiptare”

Keni kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe duket pak e vështirë në fakt që të bini në dakordësi me Kryeministrin Rama, a do të përdorni Gjykatën Kushtetuese, do të ankimoni mandatet?

Kryemadhi: Nuk është se kemi kërkuar ne zgjedhje të parakohshme, ne kemi kërkuar që në momentin që dogjëm mandatet sepse kishim një Parlament prodhuar me deputetë që vinin si rezultat i votave të blera nëpërmjet bandave dhe krimit të organizuar. Zgjedhjet e parakohshme ja ka kërkuar Bashkimi Europian, ja ka kërkuar Bundestagu gjerman pra 9 kushtet e Bundestagut janë shumë të qarta ku kërkojnë miratimin e reformës zgjedhore dhe implementimin e saj që do të thotë zgjedhje. Kështu që kjo është shumë e thjeshtë, nuk është tashmë zgjedhjet e parakohshme një kërkesë e opozitës. Rama po kërkon t’i spostojë dhe po të shikoni tërheqja e vëmendjes me gjendjen e jashtëzakonshme, sepse ajo që të bën përshtypje që në fakt rrallë herë kapet.

Ne kemi krijimin e një Ministrie Rindërtimi dhe ndërkohë kemi dhe një zvarritje, zgjatje të gjendjes së jashtëzakonshme. Ose gjendjen e jashtëzakonshme ose Ministrinë e Rindërtimin nuk mund t’i bësh dot të dyja, por ne i kemi të dyja. Kemi debatin që është i hapur tashmë për mini-shengenin. Një debat për të cilin ai është i gatshëm t’ja dhuroj Shqipërinë, Serbisë siç është, si llokum. Vetëm e vetëm që të mos flitet më për zgjedhjet e parakohshme, vetëm e vetëm që të mos flitet më për dështimet e Ramës që ka mbi kurrizin e tij. Ajo që themi ne dhe që është e domosdoshme, zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme për Partinë Socialiste jo për opozitën. Opozita është në një komoditet të jashtëzakonshëm, ndryshe nga herët e tjera sepse nuk është palë. Nuk është palë e një Parlamenti të cilin, që mund të ishim në Parlament ju besoj se e dini që ai kishte 74 vota, 78 ja dhe dy tre që mund t’i blente siç ndodh gjithmonë.

Ja 81, 82 dhe cili do të ishte roli i opozitës nëse në Parlament ne do të vazhdonim të gjuanim me këpucë, të gjuanim me vezë, të gjuanim me bojë, të bënim amendamente, të propozonim ligje, të propozonim ndryshime kushtetuese, të propozonim gjëra pafundësisht që i kemi propozuar në dy vitet e para dhe arroganca po themi dhe shkelja pa asnjë lloj ndërgjegje nga mazhoranca ishin të jashtëzakonshëm. Mjafton të kujtojmë Prokurorin e Përkohshëm që u zgjodh me 69 vota ku në Kushtetutë nuk ka Prokurorë të Përkohshëm por edhe sikur duhet me 84 vota. Ai e zgjodhi me 69 edhe mori vetëm një letër rekomandimi nga Romana Vlahutin. Pra Romana Vlahutin ishte më e madhe se Kushtetuta e shqiptare, ishte më e madhe se Gjykata Kushtetuese, ishte më e madhe se Parlamenti, ishte më e madhe se çdo gjë tjetër, e para.

E dyta propozimi i LSI dhe që kemi bërë bashke me ICITAP-in dhe Ambasadën Amerikane për ligjin e Vettingut në polici në qoftë se e mbani mend. U bënë 29 amendamente të cilat u pranuan politikisht, u miratuan për momentin dhe pas 2 ose 3 muajsh i rikthyen edhe një here prapa dhe i anuluan të gjitha. Pra janë disa gjëra që qëndrimi i opozitës në Parlament do të ishte thjeshtë një rrogë për deputetët edhe ndonjë qokë midis njëri tjetrit, dikujt ndonjë vëlla ose kunat në magjistraturë, dikujt ndonjë burrë ose grua në një administratë shtetërore e kështu me radhë. Kështu që pozicionimi I daljes së opozitës në rrugë dhe unifikimi I saj me qytetarët, krijoi kartën e moralit të opozitës, sigurisht që ne nuk jemi perfekt, sigurisht që ne kemi problemet tona përsa i përket organizimit të cilat do t’i rregullojmë gjatë rrugës sepse mos të harrojmë që kemi një opozitë që është përballë një strukture kriminale të organizuar ndërkombëtare.

Pra nuk është thjeshtë një Edi Ramë që përfaqëson një grup rilindasish që vijnë nga disa NGO, por është një strukturë kriminale e cila paguhet me paratë e drogës, trafikut të drogës, trafikut të armëve, terrorizmit e shumë e shumë aspekte të tjera dhe pas tij, që mjafton të shikojmë propozimet e fundit të Mini-Shengenit, shikojmë që është edhe një strukturë anti-shqiptare e cila me shekuj të tërë është munduar për të eleminuar dhe për të ekskluduar në rajonet e veta Shqipërinë por që tashmë është shumë më e fuqishme financiarisht, shumë më e fuqishme ndërkombëtarisht dhe shumë më e fuqishme dhe e organizuar edhe në aspektin diplomatik.

Kështu që përballja e opozitës dhe e shqiptarëve të ndershëm përballë Ramës dhe klanit të tij është një nga përballjet më të mëdha që mund të ketë pasur ndonjëherë Shqipëria në të gjithë historinë e shtetit të saj. Jo të 100 vjeçarit por edhe të kohës së Skënderbeut. Mos të harrojmë që është po e njëjta betejë për ruajtjen e një lloji identiteti dhe integriteti shqiptar, e njëjta betejë për ruajtjen e etnisë dhe tradicionalitetit shqiptar por edhe të flamurit mos të harrojmë.

Pra nëse Gjykata Kushtetuese do e quante nul djegien e mandateve, në këto kushte sërish opozita nuk do të kthehej në Parlament?

Kryemadhi: Jo do të fillojë procedurën nga fillimi sepse asnjëri nga gazetarët dhe nga mediat nuk është marrë. A e dini ju që deri sot Parlamentit duhej t’i ishin ndërruar vetëm 9 deputetë nga 182?

Ka një problem në procedurë?

Kryemadhi: Sigurisht. Sepse Komisioni i Verifikimit të Mandateve, mazhoranca i kishte, 74 vota që të shkarkonte Z. Viktor Tusha apo Z. Oerd Bylykbashi dhe të emëronte Rudina Hajdarin, të emëronte Lefter Kokën, të emëronte Z. Murrizi, të cilët ishin nga të njëjtat parti politike që mund të ishin anëtarë të këtij komisioni dhe duhej të thërrisnin deputetët një nga një dhe çdo deputet digjej në 30 ditë. Pra, digjej deputeti i parë i listës së parë të Shkodrës, kalonte një muaj dhe pastaj digjej deputeti i dytë e kështu me radhë. Kështu që edhe e dëmtonte opozitën Z. Rama por sigurisht nuk donte ta dëmtonte opozitën sepse kishte halle të tjera. Të gjitha ligjet dhe projektligjet që janë kaluar janë nul. Sado që të kenë efekte të tjera, kështu që çdo koncension, ligjit i teatrit, ligji për dividentin, të gjitha gjërat e tjera janë ligje të cilat janë nul dhe do të rikthehen prapa në Parlamentin tjetër.

“Presidentin ka filluar ta vrasë ndërgjegja për modestinë e tepruar ndaj Edi Ramës”

Gjykata Kushtetuese tregoi edhe njëherë krizën institucionale, Presidenti refuzoi të betonte Arta Vorpsin nga ana tjetër është ngritur një padi për Kryetarin e KED-së, Kuvendi nga ana tjetër ka një komision hetimor ku ka bashkuar dy çështje për shkarkimin e Presidentit. A mendoni se Presidenti ka gabuar diku apo mund të themi që u bën opozitë ndoshta edhe më të fortë se ju?

Kryemadhi: Jo, Presidentin kam përshtypjen se ka filluar ta vrasë ndërgjegjja për modestinë e tepruar që ka treguar ndaj Z. Rama, duke i lënë atij që të kapte Reformën në Drejtësi dhe sot e kuptoi se çfarë plani ka pasur që në momentin që ka filluar historia, që kur ishte kryetar parlamenti dhe duhej që ta drejtonte reformën në drejtësi por modestia e tepruar që kur përjashtoi Ministrinë e Drejtësisë që duhet të ishte dhe ajo pjesë e hartimit të reformës jo sepse e drejtonte LSI sepse LSI nuk është marrë asnjëherë dhe nuk ka propozuar asnjëherë, nuk do të thotë që është jashtë atij dhe kur u kujtuan pastaj e kishin shumë më të vështirë që kur lejuan që ekspertja numër një për reformën në drejtësi ishte Romana Vlahutin dhe me thënë të drejtën ne të gjithë e dimë që ajo është eksperte për gjëra të tjera dhe vetëm për reformën në drejtësi nuk është.

Tjetra që dua të them është se unë nuk kam asnjë lloj dyshimi për Dvoranin që Dvorani ka bërë lojën e Ëngjëll Agaçit, nuk mendoj që është zoti Rama në këtë lojë, zoti Rama nuk e kupton fare se çfarë ka ndodhur, mendoj që është zoti Ëngjëll Agaçi dhe e gjithë beteja për Gjykatën Kushtetuese ka të bëjë për kontrollin e shtetit dhe kontrollin e bandave dhe krimit të organizuar në Gjykatën Kushtetuese sepse Gjykata Kushtetuese tashmë do të ketë një rol tjetër me reformën në drejtësi por zoti Rama është peng i zotit Agaçi dhe zoti Agaçi si një avokat i shquar i shumë grupeve kriminale në Itali të cilat po fitojnë dhe po gjejnë shtrirje në biznesin e vogël shqiptar dhe besoj se është një nga elementët kryesorë i cili i shërben kapjes së reformës në Shqipëri nga grupet kriminale.

“SPAK-u t’iu zgjidhje dosjeve që flenë në prokurori, nëse bëhet pjesë e jetës politike do humbë besueshmërinë”

Në fakt fundviti na gjeti dhe me ngritjen e SPAK-ut, a keni besim që këta prokurorë kanë integritetin e duhur për të hetuar zyrtarë të korruptuar ndoshta kryeministrin, presidentin apo dhe kryetarë të partive?

Kryemadhi: Ajo që mendoj unë është se sistemi i bën individët që edhe po mos të kenë integritet të zbatojnë ligjin dhe gjykatësi më i mirë është populli, është opinioni publik që i gjykon njerëzit edhe pse me perceptim dhe herë pas here dhe me propagandë të madhe por ajo që dua të theksoj është se unë shpresoj që insititucioni i SPAK-ut të krijojë një hapje po themi ose një ringjallje të besimit, sepse të mos harrojmë që shqiptarët kur u miratua reforma në drejtësi, 90% e tyre prisnin vendosjen e drejtësisë. Por sot janë më të zhgënjyerit dhe vetë ato institucione që kanë bërë sondazhe para reformës në drejtësi dhe tashmë janë ato që e kanë hedhur poshtë dhe thonë që njerëzit nuk besojnë më te reforma në drejtësi.

SPAK-u ka për detyrë që t’u japë zgjidhje dosjeve që rrinë dhe flenë në Prokurori, duke filluar që nga dosjet e koncesioneve mendoj që janë shumë të rëndësishme, apo edhe ato korruptive të shumë shtetarëve. Mendoj që në momentin që SPAK-u do të bëhet pjesë e jetës politike, sigurisht që besimi për ta do të bëhet zero. Unë nuk mendoj që ky institucion do të ngatërrohet, sepse do t’iu kushtojë vetë atyre më shumë se kujtdo tjetër. Por ajo që mendoj është që qytetarët shqiptarë mendojnë që nëpërmjet këtij institucioni të lulëzojë ekonomia shqiptare, shkollat, arsimi e kështu më radhë.

Besoj që do të bëjnë diçka, në radhë të parë për veten dhe integritetin e tyre, sepse mendoj që subkoshienca menjëherë del shumë më lart sesa ajo që mund të themi e momentit. Sepse çdo njeri dhe prokuror që është aty do të ketë shumë dëshirë që të eci përpara në karrierën e tij, të jetë i pranueshëm dhe i pëlqyeshëm nga opinioni publik, në kuptimin e sjelljes së tij ligjore dhe korrekte. Nuk mendoj që secili nga ata do t’u shërbejë partive politike, sepse partitë politike ikin dhe vijnë, politikanët e kanë shansin për t’u konsumuar shumë më shpejt sesa një prokuror dhe një gjyqtar. Dhe të mos harrojmë që është një proces që dashje pa dashje politika ka marrë në qafë shumë prokurorë dhe shumë gjyqtarë që sot për hir të së vërtetës përballen me probleme të së shkuarës së tyre.

“Minishengeni, të bëhet transparencë, çfarë humbim, çfarë fitojmë”

Përmendët pak më parë Mini Shengenin, çfarë rrezikon Shqipëria nga kjo marrëveshje dhe çfarë përfitimi mund të ketë? A mund të themi që duke përdorur Serbinë si një urë lidhëse do të rritet ndikimi rus këtu, pasi shpesh mazhoranca ka akuzuar sidomos Partinë Demokratike, për një lobim rus?

Kryemadhi: Po është ajo që thotë: Ujku ujku dhe çakalli bën kërdinë, kot nuk është kjo batuta. Unë kam qenë thuajse një nga politikanet e para që ka folur për Mini Shengenin, të gjithë të tjerët e shikonin si një propagandë të Ramës. Kam bërë një status shumë të gjatë dhe në fakt e bëra në mënyrë të tillë që të perceptohej, para se të fillonte takimi i Mini Shengenit, ku kërkoja një transparencë. Çfarë do të thotë? Cilat janë humbjet dhe përfitimet që ka Shqipëria nga Mini Shengeni? Dhe sot e kësaj dite nuk ka asnjë lloj transparence nga qeveria shqiptare. Nuk pres që të jenë serbët dhe maqedonasit transparent me Shqipërinë, por pres që të jetë qeveria ime transparente. Kjo ishte e para. E dyta përjashtimi i Kosovës në një projekt të tillë, nuk ka se çfarë prioritetesh t’i japë Shqipërisë se në fund të fundit prioritetet tona janë shumë të qarta dhe shumë të pastra në këtë histori.

Sigurisht që duam apo s’duam, qoftë Kosova, Shqipëria, Maqedonia apo Mali i Zi, jemi të detyruar të bashkëpunojmë me njëri tjetrin, sepse jemi vende të Rajonit dhe Shqipëria gjithmonë ka pasur një rol shumë të rëndësishëm në stabilitetin e rajonit. Por qeveria aktuale për hir të së vërtetës, në 3-4 vitet e fundit ka prodhuar vetëm konflikte, nuk ka prodhuar stabilitet, por ka qenë faktor destabiliteti.

Dhe unë mendoj që qarqet anti shqiptare, jo populli serb, jo institucionet e vërteta serbe, por qarqe anti-shqiptare që kërkojnë të rrisin prezencën e tyre në rajon nëpërmjet shumë projekteve të tjera ekonomike apo edhe politike, përfitojnë nga një çartisje e momentit e qeverisë shqiptare, përfitojnë nga një kapje e momentit e qeverisë shqiptare nga segmente të caktuara dhe mund ta përdorin si një karrem qeverinë shqiptare, flamurin shqiptar dhe institucionet shqiptare për të prodhuar projekte të tilla që nuk të çojnë asgjëkund.

Çështja e Mini Shengenit ka ardhur si një rezultat i procesit të Berlinit, por procesi i Berlinit nuk është Mini Shengeni. Procesi i Berlinit është përfshirje dhe integrim rajonal i të gjitha vendeve pa dallime, duke njohur njëri tjetrin me reciprocitet. Ashtu sikurse ne kemi me Kosovën, me Malin e Zi, me Serbinë, të njëjtën gjë duhet të ketë Kosova, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia me Kosovën apo anasjelltas.

Ky është procesi i Berlinit, Mini Shengeni nuk është procesi i Berlinit. Mini Shengeni është po një projekt, i cili unë mendoj që klouni ynë kryeministër e përdor shumë bukur për të qeshur dhe gajasur sadopak disa qarqe anti-shqiptare, por që ne shqiptarët nuk gajasemi, por dëshpërohemi. Sepse të përdorësh institucionin e kryeministrit shqiptar, që nuk është i Edi Ramës, por kryeministri shqiptar është institucion i shqiptarëve. Është fytyra, identiteti dhe integriteti i çdo shqiptari. Ta përdorë një shtet tjetër për të krijuar benefite të tjera është dhimbje e madhe. Megjithatë koha do t’i tregojë vendin çdo njeriu dhe çdo njeri i cili ka cënuar qoftë moralin apo integritetin e vendit, sigurisht që do të përballet një ditë me shpagimin.

“Listat e hapura, demokraci në jetën politike e kemi kërkuar që para 11 viteve, në LSI anëtarësia do vendosë për rënditjen e deputetëve”

Një nga kushtet e Bundestagut është edhe reforma zgjedhore, për të cilën opozita ka deklaruar që në janar do të jetë gati drafti. A mendoni se duhet një ndryshim sistemi, listat e hapura mund të ndikojnë pozitivisht në demokratizimin e partive apo edhe në një Parlament më kualitativ?

Kryemadhi:  Kjo është pas 11 viteve, ajo që ne kemi kërkuar si LSI. Ne e kemi kërkuar që në grevën e urisë të 2008, bashkë me një grup deputetësh që kanë qenë. Bënim protesta nga dy herë në ditë, për 9 ditë rresht, në mëngjes dhe në darkë. Dhe ajo që mund të them është që sigurisht që listat e hapura janë një demokraci në jetën politike.

Por duhet të kemi një gjë parasysh, që në këtë tryezë duhet të përfshihen të gjitha grupet e interesit, të gjitha palët, përfshirë këtu, pavarësisht pozicionimeve politike që kemi, ajo që mendoj unë është që sot ne e kemi të domosdoshme të rindërtojmë, forcën, urat e besimit me njëri-tjetrin sepse sot çfarë do lloj sistemi që të bëjmë ne, kudo të shkosh, kudo të votosh do të të numërojnë grupet kriminale me paratë e drogës. Me këtë sistem e bëmë ne kalimin demokratik. Në këtë sistem a ikëm ne në 2013 nga PD te PS kur mori pushtetin? Nuk të ndalon ligji që të shkosh të votosh. Ne p.sh në parti do t’i bëjmë me demokraci do të vendosë partia listën dhe rënditjen e deputetëve.

Si mund të pretendosh ti, kur ti nuk fiton dot dhe nuk ndërton dot demokracinë brenda partisë tënde, do ndërtosh demokracinë në popull? Kur nuk fiton dot brenda partisë tënde do fitosh në popull. Pra një deputet nëse nuk është i zoti të fitojë brenda partisë për t’u renditur i pari, i dyti apo i treti në listë si mund të fitojë kur del në opinionin publik. Duhet të demokratizojmë partitë tona në radhë të parë.

Nëse ne nuk mund të demokratizojmë partitë tona nuk mund të kemi demokratizim të sistemit. Është betejë e vështirë sepse ne vazhdojmë akoma të jemi në tranzicion. Kur po mendonim se do dilnim nga tranzicioni jo vetëm që u rikthyem nga fillimi i tranzicionit por u rikthye në diktaturë. Pra është një proces i cili do të kërkojë kohën e vet. Nëse ne do të flasim për një reformë të thellë zgjedhore, nuk bëhet në një parlament i cili është i përçudnuar. Është një parlament i cili ka 82 deputetë të ligjshëm. Nuk ka 84.

Po bëj një krahasim me Kosovën. U përshëndetën zgjedhjet në Kosovë nga gjithë forcat politike, momentalisht LDK dhe Vetëvendosja kanë rënë dakord për programin e qeverisjes por duket se ka një ngërç përsa i përket ndarjes së pushteteve. Ju keni biseduar me kreun e PD sesi do e bashkëdrejtoni vendin në një të ardhme?

E para ne kemi një marrëveshje që është nënshkruar nga të gjitha partitë politike më 23 prill të 2019. Aty janë shumë të qarta pikat e bashkëpunimit. Sigurisht që ne kemi disa pika të panegociushme për bashkëpunimin me z.Basha, të cilat kanë të bëjnë me integrimin evropian dhe vazhdimësinë e reformave të cilat e bëjnë të domosdoshme hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE. Më pas pastaj përsa i përket sistemit arsimor, punësimin e të rinjve, punën e mirëpaguar, shpopullimin që po ndodh edhe këto janë pika emergjente sot sepse njerëzit po largohen nga Shqipëria për shkak të mungesës së sistemit arsimor, sistemit shëndetësor dhe për shkak të mungesës së sigurisë së jetës së tyre.

Këto janë tre pika për të cilat sot shqiptarët po detyrohen të largohen nga Shqipëria dhe të emigrojnë në vende të tjera. Kjo është një nga pikat që sot e vendos në rrezik ekzistencën e Shqipërisë. Ndërsa përsa i përket pyetjes tuaj për reformën zgjedhore ne kemi qenë gati që me 1 dhjetor si opozitë për reformën zgjedhore por qëlloi që ishte situata e tërmetit dhe e kemi spostuar pak në kohë. Ne jemi të gatshëm për ngritjen e një mekanizmi funksional të miratimit dhe të angazhimit të të gjitha forcave politike të përfshirjes së një tryeze politike përsa i përket reformës zgjedhore ku angazhimi dhe gjetja e mekanizmit të miratimit të kësaj reforme do të çojë drejtë zgjedhjeve të parakohshme të cilat i japin fund njëherë e përgjithmonë krizës politike që ka në Shqipëri.

“Në 2020, opozita organizim të strukturave, na duhen njerëz e mentalitet i ri”

Çfarë presim nga opozita në 2020?

Kryemadhi: Shumë gjëra të mira.

Denoncime, protesta?

Kryemadhi: Nuk është më çështje denoncimesh. Denoncimet ia bëjnë vetë njëri-tjetrit rilindasit. Nuk ka çfarë të denoncosh më. Tani duhet bërë denoncimi kur bëjnë ndonjë gjë të mirë po nuk ka shanse që të bëjnë ndonjë gjë të mirë. Ajo që është më e rëndësishme është që axhenda e opozitës të paktën flas 100%, për LSI është një axhendë e cila do të ecë hap pas hapi sa i përket organizmit të gjithë strukturave që janë brenda opozitës dhe jashtë opozitës, për përfshirjen e shumë njerëzve të tjerë dhe instrumenteve të tjerë jashtë politikës në jetën politike sepse sot partitë politike por sidomos opozita dhe vetë PS kanë nevojë për risi të reja, njerëz të rinj, mentalitete të reja dhe për angazhimin e njerëzve të cilët edhe pse janë jashtë mund të kthehen dhe të kontribuojnë për të ndryshuar këtë realitet të hidhur.

Mendoj që Shqipëria sot më shumë se kurrë ka nevojë për thirrjen e hapur dhe ne si LSI kemi filluar një fushatë sensibilizuare me të gjithë njerëzit që janë përkrahës të LSI për t’u përfshirë dhe për të qenë pjesë e listave të deputetëve, pjesë e angazhimit edhe të pushtetit vendor sepse do të kemi një proces që do të kërkojë ngritjen e një sistemi të jashtëzakonshëm, që nuk kemi më nevojë për ithtarë politikë të cilët thonë “Yes Man” por kemi nevojë për njerëz të cilët janë ithtarë të sistemit, për një sistem të fortë i cili të kontribuojnë në ngritjen e bazave të forta të një shteti dhe ti japim fund njëherë e përgjithmonë tranzicionit.

Basha: Shteti ka dështuar turpshëm, e gjitha kjo vetëm që të mos preken 150 milion dollarët që shkojnë në xhepat e 10 oligarkëve

Kryetari i PD, Lulzim Basha ishte sot pranë banorëve në Thumanë. ‘Përtej propagandës shteti ka dështuar turpshëm’, shkruan kreu i PD në postimin e tij në Facebook.

Sipas Bashës, dështimi i shtetit ka ardhur ‘vetëm që të mos preken 150 milion dollarët që shkojnë në xhepat e 10 oligarkëve’.

Reagimi i plotë i kryetarit Basha

Sot vizitova disa familje në Thumanë, zona më e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Thumana nxori në pah papërgjegjshmërinë dhe dështimin e kësaj qeverie që shkaktoi humbjen e 24 jetëve vetëm sepse nuk mori masa për pallatet e dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit dhe ai i korrikut 2018.

Ka kaluar një muaj dhe ende qytetarët, banesat e të cilëve u dëmtuan janë në ankth për fatin e tyre. Askush nuk u ka dhënë një vlerësim nëse banesat e tyre janë apo jo të banueshme. Disa janë detyruar të marrin rrezikun e qëndrimit në shtëpitë e dëmtuara duke mos pasur mundësi tjetër strehimi. Frika dhe dëshpërimi i shoqëron gjatë gjithë kohës.

Ata nuk kërkojnë asgjë më tepër sesa inxhinierë që të vlerësojnë rrezikshmërinë që paraqesin banesat e tyre në mënyrë që të mos u ndodhë e njëjta gjë sic ndodhi me pallatet e shembura vetëm disa metra larg tyre

Përtej propagandës shteti ka dështuar turpshëm. Dhe e gjitha kjo vetëm që të mos preken 150 milion dollarët që shkojnë në xhepat e 10 oligarkëve.

Mos reagimi i shpejtë ka rënduar gjendjen e tyre she po sjell probleme shëndetësore kryesisht tek fëmijët dhe të moshuarit.

Bamirësia e shqiptarëve ka qenë ndihma më e madhe që kanë marrë! Por është detyrë e shtetit që u merr taksat, tu vijë në ndihmë, tu sigurojë strehim, të vlerësojë sa më parë dëmet dhe të bëjë të mundur rindërtimin e shtëpive dhe riparimin e dëmeve.

Çdo vonesë sjell dëme të mëdha për banorët, fëmijët e tyre por edhe për mbarë shoqërinë dhe vendin.

Basha në Thumanën e braktisur: Do ngremë zërin që të mos lejojmë një krim tjetër nga neglizhenca e shtetit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka parë nga pranë gjendjen në të cilën ndodhen banorët e Thumanës, pas tërmetit të rëndë që goditi vendin më 26 nëntor.

Gjatë bisedës me banorët Basha konstatoi se ata ndodhen në gjendje të vështirë për shkak të indiferencës që po tregon qeveria.

“Shteti të vërë dorë, se edhe ne jemi njerëz”. Kjo është thirrja që e dëgjon nga pothuajse çdo banor i Thumanës, ku u vranë 24 peroan nga shembja e 2 pallateve dhe ku mbetën pa shtëpi me qindra familje të tjera. Shumë prej tyre i treguan Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kushtet e vështora në të cilat jetojnë, me fëmijë të sëmurë, me të moshuar, në çadra plasmasi, pas braktisjes nga autoritetet shtetërore.

“Nuk më kanë ofruar as hotel, as bonus, as shtëpi me qera”, thotë një zonjë e revoltuar, pjesë e një famioje me 15 persona, që e kalojnë dimrin sa në çadër, sa në verandën e shtëpisë, pasi kanë frikë të futen brenda shtëpisë së dëmtuar. “Të na thotë, është e banuar kjo shtëpi? Të futem brenda. Nqse nuk është e banueshme, të dalim jashtë. Shteti nuk po pyet fare për ne. Jemi njerëz mbi të gjitha”, shprehet vëllai i sja, i cili shqetësohet për fatin e të birit të mitur, që e kuron me ilaçe të kushtetueshme.

”Nuk ka asnjë arsye që familjarët të mos sistemohet në banesa me qera të paguara nga shteti, përveç faktit që nuk duan të prekin lekët e oligarkëve. Për ne si opozitë, ky është krim. Këtu në Thumanë ka ndodhur një krim. 24 vetë janë varrosur për së gjalli për shkak të neglizhencës së shtetit. E njëjta neglizhencë kriminale që varrosi ata njerëz, e njëjta neglizhencë kriminale mund të kushtojë prapë jetë, sepse me motin e ftohtë, edhe fëmijët, edhe të sëmurët, edhe të moshuarit mund të sëmuren.

Çfarë do të presim ne, që të ndodhë katastrofa?!”, theksoi kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i cili apeloi për masa urgjente ndaj fëmijëve dhe të moshuarve. S’kemi ardhur as për politikë, as për vota. Nuk ka detyrë më të shenjtë për ne, si njerëz në rradhë të parë, si familjarë, si prindër, e pastaj edhe si opozitë që të jemi afër jush. Këtë kemi bërë, këtë do të bëjmë deri sa së bashku ta kalojmë këtë të keqe”.

Zoti Basha vuri në dukje se qeveria e mbajti Thumanën për dy javë në qendër të vëmendjes me propagandë, për shkak të 24 viktimave, ndërsa tani e kanë harruar e braktisur duke i lënë në gjendje të mjeruar. “Ne nuk folëm në fillim fare se ishte tërmeti, ishin njerëzit nën rrënoja, por këtu ka ndodhur një krim, e pa u zbardhur ai krim, pa u çuar përgjegjësit para drejtësisë nuk kemi për të pushuar. Dhe për këtë ju jap fjalën, edhe ju dhe gjithë të afërmve të banorëve që kanë humbur jetën në ato rrënoja”- theksoi kreu i opozitës.

Në të paktën 2 raste, dy kryefamiljarë treguan se kanë marrë kredi për të rregulluar shtëpitë pas tërmetit të 21 Shtatorit dhe tani janë në vështirësi të mëdha, sepse edhe shtëpitë u dëmtuan sërish nga tërmeti, edhe shteti nuk ekziston për ta. “Kam kërkuar që të verifikuar shtëpia me ekspertë, të mos pësoj edhe unë si pallatet. E dyta, kam kërkuar edhe një bonus qeraje si i verbër. Se unë akoma vazhdoj me kredinë për çatinë, tani në korrik e mbyll”, i tha njëri prej tyre zotit Basha.

“Kjo punë kërkon që të shkundet shteti dhe të vihet në krye të detyrës. Ky shtet i ka harru njerëzit”, theksoi kreu i opozitës, i cili propozoi edhe një zgjidhje për këtë kategori qytetarësh. “Këto kredi të gjitha duhet të shlyhen nga shteti, se unë e di që ju nuk keni takat t’i shlyeni”.

 

Vuçiç: Bashkë me Ramën kemi kundër të gjithë Europën

Edhe njëherë ato që presidenti Vuçiç thotë kur flet për Serbët nxjerrin bllof ato që Edi Rama nxjerr nga goja kur u drejtohet shqiptarëve. i vendosur përballë kritikave të ashpra se po ringjall Jugosllavinë, se i është bashkuar një plani të Beogradit prej të cilit përfiton vetëm ai, kryeministri shqiptar ka përdorur si alibi se ai mbështetet nga BE dhe SHBA.

Disa herë më radhe Rama ka përsëritur se mini Shengeni mbështetet nga Brukseli dhe Departamenti i shtetit. Por të paktën pjesën që i përket BE e ka hedhur poshtë presidenti serb.

Ai ka dhënë të hënën në mbrëmje një intervistë të gjatë për televizionin “O2” ku ka theksuar se mini-Shengeni nuk kishte mbështetjen entuziaste të kryeqyetete europiane (përkthimi sipas tekstit të zbardhur nga Tanjug https://ëëë.kurir.rs/vesti/politika/3381171/vucic-na-o2-nedostajalo-je-tri-dana-kampanje-da-skoro-postane-predsednik-hrvatske).

Dhe për të përforcuar këtë ide Vuçiç ka shtuar se “shumëkush në Europë nuk pëlqen që Ballkani të ndërtojë fatin e tij”, pra se kjo është një përpjekje e ballkanasve dhe jo një nismë e iniciuar nga Brukseli dhe Uashingtoni.

Por, pavarësisht kësaj kundërvënieje me Europën, Vuçiç ka lavdëruar gjatë intervistës në o2 mikun e tij Edi Rama që ka demostruar një “kurajo të veçantë për mini Shengenin: “Kryeministri Rama është në favor të bashkëpunimit tonë ekonomik, ndryshe nga disa të tjerë në rajon që këmbëngulin se ne duhet vetëm të kërkojmë ndjesë pasi jemi popull gjenocidal.

Por kjo është politika e tyre. Rama, për nismën e Shengeni të vogël, ka treguar kurajë të rrallë,” tha ai gjatë intervistës duke përdorur kryeministrin shqiptar për të demaskuar qëndrimin që mban politika në Kosovë.

Me këtë qëndrim presidenti serb ka nxjerrë bllof së paku gjysmën e gënjeshtrës së Ramës se inisiativë e tyre e përbashkët, mbrohet nga BE.

Korrupsioni me sterilizimin/ Kirurgu i njohur: Kosto e një seti 2.4 euro, koncesionarit i paguajmë 190 euro

Përpara se dosja e ‘sterilizimit’ të mbërrinte te SPAK, kur kjo strukturë e drejtësisë ende nuk ishte ngritur, indicjet e para dyshuese erdhën nga doktori Artan Koni, i cili ndihmoi edhe Nismën Thurje për ta çuar këtë kallëzim të parë drejt SPAK.

Artan Koni ishte i ftuar në Ditarin e orës 09:00 në A2, dha më shumë detaje se si nisën dyshimet e para. ‘Dyshimet e para kanë nisur në fund të vitit 2018, kur doli lajmi se qeveria ka paguar 3.6 mln euro më shumë se planifikimi për këtë koncesion.

Pse ndodhi kështu?

Duke u nisur nga kjo ne hulumtuar për kostot reale të sterilizimit dhe në fund të këtyre llogarive, ne na doli se kostot totale për sterilizimin e një seti është 2.4 euro, ndërsa ne i japim koncesionarit mesatarisht 190 euro.

Supozojmë se ne e kemi bërë llogarinë gabim dhe shohim sa e ka bota. Mesatarja e një seti në Gjermani është 0.8 euro, në Turqi është 1 euro.

Sado të jetë gabimi që ne mund të kemi bërë diferenca është jashtëzakonisht e madhe. Nga këtu ka lindur e gjithë historia e këtij koncesioni që dyshohet të jetë abuziv.

Pas video ku bëhej denoncimi, Artan Koni thotë se nuk ka pasur asnjë reagim nga autoritetet. ‘Kam marrë shumë mesazhe falënderuese, ndërsa mesazhe negative nuk kam pasur.

Nga autoritetet nuk kam pasur asnjë reagim, përveç nja dy inspektorëve që erdhën për inspektim. U çudita që nuk kishin ardhur prej 3 vitesh’.

‘Ne presim nga SPAK të përmbushë pritshmëritë e popullit në radhë të parë, jo vetëm tonën. Ky institucion është hapur për të luftuar korrupsionin në nivele të larta dhe ky është një rast dhe mund ta fillojë nga këtu. Besimi ynë është maksimal dhe ne e nxisim të bëjë punën e duhur’.

Makina plot me kanabis nga Tirana drejt Malit të Zi

Policia e Lezhës bëri të ditur se ka arritur të bllokojë një mjet tip Benz, të mbushur me kanabis. Në total janë sekuestruar 52 kg dhe është arrestuar pronari i makinës.

Por makina e ngarkuar me kanabis, shoqërohej nga një tjetër mjet, i cili i paraprinte për të informuar në rast problemi. Policia thotë se ka arritur të ndalojë edhe dy personat që ishin në mjetin paraprijës, por një i tretë ka arritur të largohet. Ai është shpallur në kërkim.

NJOFTIMI

Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut Lezhë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe mbi bazën e informacionit të siguruar në rrugë operative se në një automjet po transportohej lëndë narkotike nga Tirana në drejtim të Shkodrës, me qëllim trafikimin nëpërmjet kufirit jeshil drejt malit të Zi, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Tranzit”, ku në afërsi të një karburanti në fshatin Tresh, Lezhë, u gjet dhe bllokua mjeti tip “Benz”.

Gjatë kontrollit të mjetit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, në sendiljen e pasme dhe në bagazh 52 kg lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sativa.

Nga veprimet hetimore, rezultoi se mjeti tip “Benz” që transportonte lëndën narkotike ishte në pronësi të shtetasit A. K. dhe paraprihej nga një mjet tjetër, me qëllim vënien në dijeni në rast konstatimi të punonjësve të Policisë.

Në vijim të veprimeve, Policia ka bërë ndalimin e shtetasit I. R., 26 vjeç dhe E. B., 33 vjeç, banues në Shkodër, të cilët ndodheshin në mjetin paraprijës, si dhe shpalljen në kërkim të shtetasit A. K., 29 vjeç, banues në Shkodër dhe vijon puna për kapjen e tij. Ky shtetas, kur ka kontatuar që shërbimet e Policisë kanë bllokuar automjetin që i paraprinte, ka mbyllur automjetin në afërsi të një karburanti dhe është larguar me shpejtësi.

Policia, nën drejtim e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me DVP Tiranë e Shkodër po punon për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Samiti anti – Haradinaj i gangsterëve të Ballkanit në Tiranë!

Nga Sali BERISHA

Te dashur miq, hakmarrja primitive dhe urrejtja patologjike e serbomadhit Aleksander Vuçiç dhe argateve te tij, gangstereve ne Tirane dhe Prishtine ndaj Ramush Haradinajt, nuk gjendet as ne dramat dhe tragjedite e lashtesise!

Keshtu, te verbuar nga urrejtja dhe hakmarrja ndaj tij, serbomadhi Vuçiç se bashku me treshen famezeze te vasaleve dhe bashkepuntorve te ngushte te tij Zografin bis, Miladinin shqipfoles dhe argatin tjeter, shefin direkt te ketij te fundit Baton Stanishiq, i pregatiten kryeministrit te Kosoves me shpjetesi dosjen me akuza fallco duke besuar se do mund te perdornin edhe drejtesine nderkombetare Gjykaten e Hages per te lare hesapet me te.

Pas ketij akti te ulet dhe kriminal serbomadhi Vuçiç, i cili se bashku me ish shefin e tij Sheshelin eshte nje monster e albanofobise ne Ballkan dhe ne bote, ne bashkepunim me argatet e tij Zografi Bis, Miladini shqipfoles dhe Baton Stanishiq ne kuadrin e nismes per krijimin e Serbise se Madhe nepermjet Traktatit te tradhetise kombetare te Nishit me 718 nene te firmosur pa asnje autorizim ligjor dhe kushtetutes nga Esad Toptani i ri, organizuan ne Tirane samitin anti – Haradinaj.

Ne kete samit gangsteret kryesor te Ballkanit te lidhur direkt me te gjitha klanet e droges dhe krimit nga Vlora, Durresi, Mitrovica e Veriut dhe Banja Luke, nen diktatin direkt te albanofobit numer nje te rajonit Vuçiç, Edvin Kristaq Zografi si armik i eger ne gene i kombit shqiptar, per dy dite me radhe ne çdo dalje televizive si nje rrugaç ordiner , si njeriu qe ka humbur veten per shkak te firmes se tradhetise kombetare qe ka vendosur, sulmoi nje njeri dhe vetem nje njeri; Kryeministrin ne detyre te Kosoves duke shnderruar Tiranen ne epiqender te sulmeve koprolalike ndaj kryeministrit legjitim ne detyre te Republikes se Kosoves dhe samitin ne nje rast unik ne samitin anti – Haradinaj.

Te dashur miq, sulmet e urdheruara nga serbomadhi Vuçiç te Zografit Bis kunder kryeministrit te Kosoves kane si shkaqe themelore:

1-Vendosjen nga ana e kryeministrit Haradinaj te takses 100% anti Miladin (fjala eshte per argatin e Prishtines), me te cilen bllokoi firmosjen e marreveshjes se coptimit te Kosoves te arritur ne takime te fshehta te Vuçiç me Zografin Bis, Miladinin shqipfoles dhe Baton Stanishiq!

2-Grisja e hartave te coptimit te Kosoves dhe krijimit te Serbise se Madhe te paraqitura ne Samitin e Berlinit nga armiqte e kombit shqiptar Vuçiç dhe argatet e tij shqipfoles te Tiranes dhe Prishtine nga Kryeministri Haradinaj ne prani te lidershipit te Gjermanise, Frances dhe BE.

Me kete akt historik Haradinaj nxori lakuriq jo vetem para shqiptareve por edhe botes tradhetaret e kombit shqiptar sherbetor te peshtire te Beogradit dhe projetktit te tij te seromadhise.

3-Samiti i Tiranes u shnderrua ne samitin anti-Haradinaj edhe per shkakun sepse kryeministri ne detyre i Kosoves, siç ju grisi tradhetarve te kombit hartat e coptimit te Kosoves dhe krijimit te Serbise Madhe ne Berlin, ju permbysi dhe hodhi ne kosh te plehrave traktatin e tradhetise kombetare dhe krijimit te Serbise se Madhe te Nishit te firmosur nga presidenit i serbomadhise Vuçiç dhe ne shkelje te rende te kushtetutes nga vasali i tij i Tiranes Zografi Bis apo Esad Toptani i Ri.

Te dashur miq, le tju bejme ne thirrje te gjithe atyre qe e ndjejne veten shqiptare te ngrihemi sot me te vendosur se kurre per permbysjen e klikes antikombetare te Tiranes me ne krye Zografin Bis dhe dergimin e tyre sa me pare ne banesen e turpit te historise ose ne konaqet e padronit te tyre ne Beograd. sb

Klonimi i Akademisë si fundosje politike e saj

Nga Luçiano BOÇI

Gjinushi i padekretuar dhe i papranuar nga opinioni shkencor, ngatërron me dashje drejtimin e Partisë së tij me Drejtimin e Akademisë.

Pa konkurrim, pa parime e standarte, pa konsultime në të gjitha nivelet, pa kritere shkencore, me një grusht besnikësh politikë ka bërë emërimin e Komisioneve dhe drejtuesve të tyre.

E kjo është, as më shumë e as më pak, çimentosje e uzurpimit dhe fundosje e akademizmit.

Ajo që bie në sy është nepotizmi politik majtist e familjar po i tillë, duke klonuar kështu Akademinë e dikurshme moniste.

Në Shqipëri tani nuk trashëgohet vetëm prona, jo.

Trashëgohet dhe Akademia. Aty tani gjen djalin ose vajzën, pse jo dhe dhëndrin, e X-it ose Y-it, të kohës “së qepës”, jashtë çdo kriteri diplomimi, titulli apo standarti.

Politika sot nuk të jep vetëm post administrativ.

Tani me Gjinushin merr si shpërblim dhe post akademik dhe Akademia është një “qoshe e ngrohtë” ku paraja publike “rrjedh shumë e për lumë”, më saktë “për xhep”.

Gjinushi është treguar dhe “kodosh i madh”. Me disa emërime të vogla, të parëndësishme, kërkon të bërtasë nesër se ka emëruar dhe nga krahu i kundërt politik.

Sepse ky është mentaliteti i tij për akademinë. Mentalitet krejtësisht politik.

E ka bërë për të mbuluar “qokat” e mëdha politike që vijnë me urdhër nga lart.

Ndër të tjera bie në sy emri i Thomas Frashërit, ish shefi i protokollit të Ramës, i graduar pak më parë “persekutori i AKEP”, i cili do të jetë dhe dora e zgjatur e hekurt e Ramës, për t’i mbyllur gojën fjalës së lirë të mediave online, sipas paketës anti-shpifje.

Për “merita të veçanta”, pa titull shkencor përkatës, por për shërbime politike, katapultohet dhe në Akademi.

Ish shefi i stafit të një tjetri hierarku majtist Gramoz Ruçit, Bajraba futet në komisionin e sociologjisë pa pasur drejtimin e duhur të diplomimit, por ama ka drejtimin e duhur politik.
E kështu me rradhë, çfarë nuk gjen aty brenda të së ashtuquajturës tanimë Akademi të Gjinushit se e Shkencave vështirë ta thuash.

Jo vetëm kaq. Vendimet e Gjinushit shkojnë akoma më larg.

Në petkun e përshtatjes së Akademisë me tendencat e kohës, por realisht për të diktuar rrjepjen e parasë publike, ngre njësi kërkimi që dublojnë institucionet ekzistuese dhe i atashon kompetenca ekstra akademike.

Njësia e kërkim-studimit p.sh. në fushën e gjeofizikës e sizmiologjisë, kërkon të tejkalojë e të rrëmbejë kompetencat e Institutit të Gjeoshkencave.

E njëjta gjë ka ndodhur dhe me njësinë e nanoshkencës dhe nanoteknologjisë.

Në vend të vetullave Gjinushi po i heq sytë Akademisë, për hir të politikës dhe interesave anti-shkencë.

“Torta” e Rilindjes, 360 milionë euro për pllaka dhe gurë!

Programi i Rilindjes Urbane, simbolikë kryesore e qeverisjes së kryeministrit Edi Rama zbulohet në detaje përmes të dhënave mbi kostot, kompanitë fituese dhe ndarjen e fondeve mes bashkive në databazën e publikuar nga BIRN.

Nga Gjergj Erebara 

Në vitin 2014, kryeministri Edi Rama shpalli atë që e quajti Program Kombëtar për Rilindjen Urbane. Në fund të atij viti, buxheti i shtetit mbajti një shënim të vogël: Fondi i Zhvillimit Rajonal, 12.5 miliardë lekë [100 milionë euro].

Sipas ligjit të buxhetit, kjo shumë i vihej në dispozicion një organi të quajtur Komiteti i Zhvillimit të Rajoneve, i cili drejtohet nga kryeministri. Pesë vjet më vonë, shpenzimet totale të buxhetit të shtetit për këtë fond kanë arritur në rreth 360 milionë euro, ndërsa investime të tjera vijojnë.

Për të zbardhur historinë e këtij programi masiv që është bërë simbolikë e mazhorancës së drejtuar nga kryeministri Edi Rama, BIRN grumbulloi të dhënat e disponueshme nga databazat publike si dhe dërgoi qindra kërkesa për të drejtë informimi në të gjitha institucionet përkatëse, për të kërkuar kontratat dhe dokumente të tjera të lidhura me projektet.

Në fund të kësaj procedure, një databazë u krijua në adresën rilindjaurbane.reporter.al, në të cilën gjenden të dhënat dhe dokumentet e mbi 573 projekteve, përfshirë kostot e çdo projekti, kontratat e punimeve apo mbikëqyrjes, aktet e kolaudimit, të plotësuara në shumicën dërrmuese të rasteve me fotografi të realizuara nga një rrjet i gazetarëve vendorë në të gjithë Shqipërinë.

Në databazë gjendet pjesa dërrmuese e projekteve të Rilindjes Urbane me përjashtim të një pjese të vogël, të dhënat e së cilave nuk u siguruan dot në kohë.

Drejtoresha e BIRN Albania, Kristina Voko tha se krijimi i databazës synon t’u mundësojë qytetarëve informimin mbi investimet publike.

“Ajo u mundëson qytetarëve që të informohen mbi investimet publike të kryera në zonat e tyre, kostot e këtyre punimeve dhe kompanitë zbatuese, në mënyrë që të jenë në gjendje të vlerësojnë siç duhet të mirat dhe problematikat që mund të kenë sjellë këto projekte,” tha Voko.

Databaza mund të ndihmojë gjithashtu edhe studiuesit, gazetarët apo studentët për të bërë analiza më të thelluara mbi të dhënat, të cilat janë publikuar sipas licencës Creative Commons Attribution 4.0, e cila lejon kopjimin, shpërndarjen dhe përpunimin e materialeve.

“Torta” e Rilindjes

Mbi 330 kompani shqiptare rezultojnë se kanë fituar kontrata të prokurimit publik nga torta e madhe e Rilindjes Urbane. Nga këto, 19 kanë fituar kontrata me vlerë zero lekë, ndërsa 50 të tjera kanë fituar në total kontrata me vlerë më të ulët se sa 10 mijë euro.

Kompani që fitojnë prokurime publike me ofertë zero lekë ishte risia që zbuloi BIRN gjatë procesit të gjatë të grumbullimit të të dhënave. Bëhet fjalë për kompani mbikëqyrëse punimesh të cilat në mënyrë të pashpjeguar kanë vendosur të kryejnë punë pa pagesë.

Pjesa e luanit i përket 10 kompanive të mëdha, të cilat kanë fituar së bashku 122 milionë euro nga projektet e përfshira në databazë ose 33% të fondit total prej 360 milionë eurosh.

Nga të dhënat rezulton se përfituesit më të mëdhenj janë bashkitë Tiranë, Korçë, Fier dhe Durrës, të cilat kanë përfituar së bashku 30% të të gjitha fondeve të përshkruara në databazë. Në të kundërt, Shkodra është përfituesja numër 44 për nga madhësia duke përfituar vetëm 0.5% të fondit, krahasimisht në të njëjtat nivele me bashkitë e vogla si Poliçani, Çorovoda apo Prrenjasi. Po kështu, Bashkia Kamëz, e cila ka mbi 100 mijë banorë, rezulton se nuk ka përfituar asnjë fond nga programi.

Databaza ndihmon për të dalluar edhe fituesit më të mëdhenj të kontratave publike të këtij programi. Kompania G.P.G është fituesja më e madhe me 28.6 milionë euro, pasuar nga Fusha me 22.3 milionë dhe Salillari me 22.3 milionë. Lista pasohet nga kompania “Vëllezërit Hysa” me 11.2 milionë dhe “Agbes Construcion” me 8.5 milionë.

Disa nga këto kompani janë të njohura për publikun jo vetëm për aktivitetin e tyre si kontraktorë të punëve publike.  Në shtator të këtij viti, Paqsor Buzi, aksioner i G.P.G.-së, u arrestua nga policia si pjesë e një skeme të dyshuar mashtrimi me TVSH-në, ndërsa gjykata e la në arrest shtëpie.

Kompania Fusha njihet si kompania së cilës kryeministri i kërkoi propozim të pakërkuar ndërtimin e Teatrit Kombëtar, një projekt kontrovers që përfshin shkatërrimin e teatrit ekzistues, të cilin shumë e konsiderojnë si ndërtesë e trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit, dhe dhënien e disa mijëra metrave katrorë tokë publike për ndërtimin e disa pallateve me sipërfaqe të përgjithshme prej 90 mijë metrash katrorë.

Administratorët e kompanisë Vëllezërit Hysa përfunduan në pranga në shkurt 2019 për rrugën Elbasan – Gjinar dhe u liruan më pas nga gjykata. Procesi ndaj tyre nuk ka përfunduar ende.

Impaktet e Rilindjes

Projekti i Rilindjes Urbane nuk është i pari i këtij lloji për qeveritë e Shqipërisë. Në vitin 2011, qeveria e atëhershme krijoi Fondin e Zhvillimit të Rajoneve, në të cilin, njësoj si me këtë program, qeveria qendrore vendoste të financonte projekte të ndryshme, më së shumti rrugë vendore apo ujësjellësa, të cilat në shumë raste mbetën gjysmë të përfunduara.

Disa nga investimet e Rilindjes Urbane konsiderohen të rëndësishme dhe efikase, ndërsa shumë të tjera janë kritikuar për dëmtim të trashëgimisë kulturore e historike, për punë me cilësi të dobët apo për shkelje ligjore në fushën e prokurimeve publike.

Sipas Afrim Krasniqit, drejtor i Institutit të Studimeve Politike, “mazhoranca e përdori Rilindjen Urbane për të krijuar me sukses avantazhe në zgjedhjet parlamentare 2017 dhe lokale 2019.”

Ndërsa Ornela Liperi, kryeredaktore e revistës ekonomike “Monitor” tha se programi, ndonëse në shumë raste ishte i vlefshëm për të rinovuar qytete apo qyteza të lëna pas dore prej dekadash, në shumë raste të tjera u krye në një farë modeli investimi për efekt vizual pa ndonjë përfitim praktik.

“Unë mendoj se është si të lyesh shtëpinë me bojë të shndritshme, ndërkohë që të pikon çatia,” komentoi Liperi.

“Pavarësisht se shumë qytete kishin të nevojshme investime për sistemim, nga pikëpamja e eficencës ekonomike, nuk ishte pozitive përqendrimi i projekteve vetëm në bojatisje e rregullime të jashtme,” tha ajo.

BIRN kreu një seri me reportazhe në prag të zgjedhjeve për pushtetin vendor të këtij viti për të pyetur qytetarët se çfarë mendonin për investimet e qeverisë në “rilindjen urbane”. Përgjigjet duket se varionin nga lavdërime për zhvillime shumë pozitive tek kritika për çuarje të parave dëm.

Në Korçë, bashkia që ka përfituar më shumë fonde nga të gjitha me përjashtim të Tiranës, qytetarët janë shprehur të kënaqur, ndonëse sugjerojnë se problemi kryesor i qytetit vijon të mbetet mungesa e vendeve të punës.

Përkundër kësaj, në Kukës ka ankesa se një projekt i ngjashëm ka shkaktuar më shumë telashe se sa ka sjellë të mira, ndërsa në Belsh, ku fondet e Rilindjes Urbane krijuan një shesh dhe objekte të tjera, Kontrolli i Lartë i Shtetit vërejti parregullsi në procesin e tenderimit.

Pavarësisht opinioneve të ndryshme, Krasniqi mendon se qeveria duket se ka qenë e suksesshme në pikëpamjen elektorale nga këto investime.

“Anketimet tregojnë se impakti elektoral është i ndjeshëm, sidomos në qytetet e vogla, ku ndryshimi i tyre shoqërohet me krijimin  e imazhit të ndryshimit, – një sinjal me rëndësi për votuesit e pavendosur dhe ata të rinj,” thotë Krasniqi.

Por përveç politikës së bindjes së votuesve përmes ekspozimit të syve të tyre ndaj projekteve rinovuese të punëve publike, Krasniqi vëren edhe përdorimin e kësaj skeme për krijimin e klientelës politike vendase.

“Një nga impaktet [e programit] lidhet me krijim klientele politike përmes kontratave të centralizuara me bizneset lokale, duke zgjeruar kështu bazën e mbështetjes me donatorë e infrastrukturë në zgjedhjet parlamentare e lokale,” tha Krasniqi.

/BIRN

Goditje për Xho Bajden, ekspertë dhe ish-zyrtarë të administratës Obama nuk e mbështesin

Kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë, Xho Bajden nuk mund të mbështetet tek ekspertët e politikës së jashtme apo pjesës më të madhe të ish – zyrtarëve të administratës Obama të cilët kanë zgjedhur si të preferuarin e tyre, Pete Butigieg.

200 ekspertë dhe ish zyrtarë të politikës së jashtme janë rreshtuar me Pete Butigieg, kryebashkiakun e Sauth Bend i cili garon për Shtëpinë e Bardhë.

Me anë të një letre ku kritikojnë presidentin amerikan Donald Trump, ekspertët, përfshirë dhe ish – zyrtarë të administratës Obama, kanë mbështetur me vota të plota demokratin Butigieg.

Sipas letrës këndvështrimi i tij për të ardhmen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në botë është korniza e duhur për të rivendosur lidershipin e vendit. Sipas tyre Butigieg kupton forcat që aktualisht po ndryshojnë botën.

Kjo konsiderohet si një kthesë negative për garën e Bajden meqenëse dhe pika e tij më e fortë është pikërisht politika e jashtme.