15.1 C
Tirana
E martë, 13 Maj, 2025

O sot, o kurrë! Vendi gjendet në mes të një katastrofe, nëse nuk veprohet shpejt…

Nga Erl KODRA

Vendi gjendet në mes të një katastrofe. Tirana dhe Durrësi, por edhe qytete të tjera të Shqipërisë së Mesme janë goditur rëndë nga një tërmet shkatrrimtar që po merr përmasat e kaosit. Qeveria e Kryeministrit Edi Rama është krejtësisht jashtë loje, jashtë realitetit, jashtë kohe. Vet Kryeministri nuk po përpiqet të menaxhojë situatën post-katastrofë, por vazhdon bën marketingun e tij. Kushdo qofshin Elvis Naçi dhe Arbër Hajdari nuk mund të qeverisin vendin. Shqipëria nuk mund të qeveriset me lëmosha, as prej ERTV. Vendi do një Kryeministër serioz dhe një Ministër të Jashtëm burrë të vërtetë.

Një individ si Edi Rama nuk mund të qëndrojë në krye të qeverisë, për më tepër në një situatë si kjo, vetëm një hap larg kaosit total.

Situatat e vështira kërkojnë zgjidhje të radikale dhe veprime të menjëherëshme. Dimrin e kemi para, katastrofa të reja mund të ndodhin me përmbytjet. Vendi ishte në mes të një krize të thellë politike dhe ekonomike, në mes të një reforme drejtësie, të deformuar thellë nga Edi Rama. Pushteti lokal i prodhuar nga votimet e 30 Qershorit është inekzistent, i paaftë, i pambështetur nga populli.

Edi Rama e ka mbushur qeverinë me qeniet më të paafta në botë. Njerëz pa personalitet si Erion Braçe, Blendi Çuçi, Elisa Spiropali, Sandër Lleshaj dhe çunaku Gent Cakaj janë turpi i shtetit shqiptar. Ne nuk mund të pranojmë asnjë sekondë më tej që këta lakej të qeverisin tragjedinë tonë. Gjendjen e katastrofave nuk mund ta zgjidhin ata që e kanë gatuar. I pari Edi Rama dhe i dyti Vangjush Dako. Tirana dhe Durrësi mbajnë fytyrën e këtyre përbindshave.

Kasaphana urbane ka edhe kontributin e tyre të pazëvendësueshem. Shpejtësia me të cilën po shembin pallatet e dëmtuara është prishja e provave të krimit më të përbindshëm që është bërë kundër sigurisë kombëtare. Mister 20 përqindëshit duhet t’i sigurojmë një gjykim të drejtë dhe shembullor.

Nëse nuk veprohet shpejt, Shqipëria do të kthehet në tokën e askujt.

Popuj të tjerë janë gjendur në situata të vështira për arsye nga më të ndryshmet. Por popujt e tjerë kanë patur qeveri serioze dhe parlament serioz. Ne nuk e kemi asnjërën; për qeveri kemi një bandë mafioze me konkubina, dhe për parlament një bordello politike. Katastrofa nëpër të cilën po kalon vendi, është më e rënda, që prej që prej vitit 1913 e deri më sot.

Partia Demokratike duhet të marrë një pozicion të qartë dhe të vendosur politik. Si një forcë politike që ka qeverisur vendin, PD ka pjesën e saj të përgjegjësisë për epokën post-katastrofë që po kalon vendi. Përveç kësaj, resurset më të mëdha njerëzore dhe intelektuale gjenden, por në rrethanat aktuale, vullneti politik merr rëndësi absolute. Partia Demokratike duhet ta ndërtojë këtë vullnet politik me vendosmëri për të shpëtuar vendin nga kaosi total.

Shqipërisë i duhet një qeveri e re, me personalitete të forta intelektuale dhe qytetare, dhe me mbështetje politike gjithëpërfshirëse. Kryeministri, Ministri i Brendshëm dhe Ministri i Jashtëm i qeverisë së re duhet të jenë jashtë politikës, por të pranueshëm nga shqiptarët dhe ndërkombëtarët. Mandati i saj duhet të jetë i qartë, me dy objektiva madhore:

  1. Menaxhimi i katastrofës së rëndë humanitare dhe rindërtimi i vendit,
    2. Reforma zgjedhore dhe përgatitja e vendit për zgjedhje të reja, lokale dhe parlamentare në të njëjtën ditë.

Partia Demokratike i qëndroi aq sa duhet kodit të heshtjes përballë kësaj fatkeqësie me përmasa biblike. Në këto rrethana ne nuk mund të shpikim ose të krijojmë një forcë të re politike. Prandaj është absolutisht urgjente që Partia Demokratike t’i imponohet vendit me një zgjidhje të fortë politike.

Një marrëveshje politike e përmasave të mëdha duhet të ndodh tani, shpejt, menjëherë, sepse çka mund të pasojë nga kjo situatë e rëndë, domethënë jashtë dy forcave kryesore politike, do të jetë apokalipsi i vërtetë. Shqiptarët e përgjegjshëm duhet të marrin fatet e vendit në dorë.

O sot, o kurrë.

Shqiptarët kanë nevojë për shpresë dhe besim. Edi Rama të ngjallë vetëm një ndenjë; mosbesim të thellë dhe depresion. Të mos veprosh në këto rrethana ekstreme, për mua është tradhëti kombëtare.

Edhe njëherë,

O sot, o kurrë.

Ps. Shkrimin mund ta shpërndani lirisht.

1 Dhjetor 2019

Prokuroria regjistron çështjen penale pas tërmetit vrastar, dy akuzat që hetohen

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet pas tërmetit vrastar të 26 nëntorit. Çështja e regjistruar është për veprat penale ‘ndërtim pa leje’ dhe ‘shpërdorim i detyrës’.

“Më datë 29.11.2019, Prokuroria Durrës ka regjistruar çështjen penale që i referohet tërmetit të datës 26.11.2019 ku si pasojë e tij janë shembur një numër ndërtesash që kanë shkaktuar vdekjen e një numri personash.

Për këtë dyshohet se pasojat kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje dhe të moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave pergjegjës si dhe nga mospërmbushja e rregullt e detyrës nga nepunësit shtetëror të ngarkuar me mbikqyerjen e këtyre ndërtimeve.

Çështja është regjistruar për veprat penale: “Ndërtim pa leje”, dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 199/a, 3 dhe 248 k.penal”, thuhet në një njoftim.

Tërmeti i 26 nëntorit, me magnitudë 6.4 i Shkallës Rihter shkaktoi 51 viktima.

200 dosje do kalojnë në “sitë”

Ndërtimet “vrasëse” në Durrës e Thumanë do të hetohen nga institucionet ligjzbatuese, të cilat do të verifikojnë raportin e kolaudimit, nëse është respektuar apo jo leja e dhënë nga bashkia apo komuna dhe parametrat teknikë për konstruksionin metalik dhe betonin.durres-vijojne-kerkimet-ne-zonen-e-ish-kenetes

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetim për ndërtesat e rrënuara nga tërmeti, ku në sitën e organit të akuzës pritet të kalojnë të paktën 200 dosje të objekteve të pabanueshme. Mësohet se do të jenë dy ekipe nga Prokuroria e Durrësit, që do të kenë në përbërje edhe ekspertë të ndërtimit e inxhinierë dhe do të verifikojnë raportin e kolaudimit nëse janë respektuar parametrat teknikë për konstruksionin metalik dhe betonin. Do të verifikohet gjithashtu, edhe leja e dhënë për objektet.

Burime nga Prokuroria thanë për gazetën “Panorama” se janë ngritur dy ekipe: njëri prej tyre do të kryej hetimet për objektet që kanë shkaktuar viktima dhe një tjetër, për 200 objekte që kanë pësuar dëme, por që nuk kanë shkaktuar viktima.

VEPRIMET

Sipas grupit hetimor Polici-Prokurori mësohet se është urdhëruar sekuestroja e dosjeve me lejet e ndërtimi, raporti i institutit sizmologjik për këto ndërtime, raporti i kolaudimit, nëse është respektuar apo jo leja e dhënë, dhe parametrat teknikë për konstruksionin metalik dhe betonin. 200 dosje të objekteve të shpallura të pabanueshme në Durrës do t’i nënshtrohen hetimit të Prokurorisë dhe Task-Forcës së ngritur për përgjegjësitë njerëzore pas tërmetit.Pasojat e termetit ne Durres-Zona plazhit (10)

“Paralelisht, po kryhet një tjetër hetim në lidhje me 6 objektet, të cilat shkaktuan viktima, mes tyre hotele, shtëpi private dhe pallate”, thanë burime nga Prokuroria e Durrësit. Pritet që ky hetim i nisur nga prokuroria dhe agjenci të tjera ligjzbatuese të zbardhë nëse zonat ku janë kryer ndërtimet kanë pasur ose jo miratimin e Institutit të Sizmologjisë, i cili është një ndër kushtet kryesore për t’u pajisur me leje ndërtimi. Njëherësh mësohet se do të verifikohen edhe lejet e ndërtimit të lëshuara nga bashkitë apo ish-komunat. Procedim penal ka regjistruar edhe Prokuroria e Krujës për pallatet e Thumanës që shkaktuan viktima, të cilët nga tërmeti i 21 shtatorit ishin shpallur të pabanueshme. Edhe objekti katërkatësh në Durrës, ku banonte familja Lala, ishte klasifikuar si i pabanueshëm nga ekspertët në tërmetin e 21 shtatorit.pasojat e termetit Durres

Pasojat e tërmetit, të paralajmëruara më herët

Specialistë të ndryshëm dhe persona të prekur nga tërmeti kanë ngritur pretendime se ndërtimet në Durrës nuk kanë qenë cilësore dhe për këtë, pasojat ishin edhe më të rënda. Nga ana tjetër, 3 pallatet e shkatërruara në Thumanë të Krujës, ishin të vjetër dhe dëshmi nga fshati flasin se ato janë shpallur të pabanueshme që me tërmetin e shtatorit të këtij viti, por qytetarët sërish vazhdonin të jetonin në to.

Njëjtë si këto pallate në Thumanë, janë edhe disa të tjera, që janë të vjetra dhe kanë marrë dëmtime, në dukje të parikuperueshme. Edhe për sizmologun grek, Efthymios Lekkas, dëmtimet i duhen atribuuar vetë ndërtimeve. Ndërkohë, tetë anëtarë të familjes Lala u shuan tragjikisht, pasi nuk respektuan vendimin e ekipit të ekspertëve, të cilët kishin dalë në përfundimin se vila e tyre ishte e pabanueshme, pasi kishte lëvizur dhjetë centimetra që në tërmetin e shtatorit. E njëjta gjë vlen të thuhet edhe për pallatin “vrasës” në Thumanë, i cili ishte shpallur gjithashtu i pabanueshëm.

Tragjedia që goditi Shqipërinë/ Associated Press publikon foto nga pasojat e tërmetit…

Associated Press ka publikuar foto nga pasojat që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit që goditi Shqipërinë, ndërsa zonat më të prekura ishin Durrësi, Thumana, Lezha dhe Tirana.

Përmes pamjeve të publikuara tregohen pasojat e tragjedisë. Tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter ishte më i forti i 40 viteve të fundit.

“Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë tronditi vendin përpara agimit të martën duke shkaktuar 51 viktima dhe mbi 2 mijë të plagosur, shkruan agjencia.

Sipas saj, qyteti më i goditur ishte Durrësi, një pikë e rëndësishme turistike e vendit.

Deri më tani flitet për mbi 700 godina të dëmtuara në Durrës dhe 235 në Tiranë.

Po Olta Xhaçka do përgjigjet para ligjit për garancitë e rreme? 

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ngritur pyetjen nëse ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, duhet të përgjigjet para drejtësisë për garancitë e rreme që dha.

Vasili ka sjellë në vëmendje garancitë që ka dhënë ministrja Xhaçka më 31 korrik lidhur me gadishmërinë e plotë dhe profesionalizimin e jashtëzakonshëm

“Se sa e dobet ishte gadishmeria dhe profesionalizmi i saj këtë e pa Shqipëria dhe gjithë bota, që kuptoi më së miri se pa mbështetjen, që erdhi nga Kosova dhe disa vende europiane katastrofa njerëzore do të ishte shume më e rëndë.

Si guxoi ministrja të mashtronte dhe të jepte garanci që nuk ekzistonin?

Çfarë proces riverifikimi e vlerësimi të kapaciteteve bëri Ministrja përpara përgjigjes që i dha Presidentit?

Prokuroria është përballe shqiptarëve dhe pyetja është: A do të hetojë për këtë shpërdorim të detyrës me pasoja katastrofike??”, shkruan Vasili në rrjet.

Postimi nga Petrit Vasili

Po Ministrja e Mbrojtjes a do të përgjigjet përpara drejtësisë për garancitë e rreme që dha ??

Ministrja e Mbrojtjes zyrtarisht dhe me zë të larte i konfirmonte në 31 korrik Presidentit gadishmëri të plotë dhe profesionalizëm të jashtëzakonshëm.

Se sa e dobet ishte gadishmeria dhe profesionalizmi i saj këtë e pa Shqipëria dhe gjithë bota, që kuptoi më së miri se pa mbështetjen, që erdhi nga Kosova dhe disa vende europiane katastrofa njerëzore do të ishte shume më e rëndë.

Si guxoi ministrja të mashtronte dhe të jepte garanci që nuk ekzistonin?

Çfarë proces riverifikimi e vlerësimi të kapaciteteve bëri Ministrja përpara përgjigjes që i dha Presidentit?

Prokuroria është përballe shqiptarëve dhe pyetja është: A do të hetojë për këtë shpërdorim të detyrës me pasoja katastrofike??

Per tja kujtuar prokurorisë shqiptare lexojeni sërish se si i përgjigjej Ministrja Xhaçka Presidentit, lexoni:

“Qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes, vëmendje maksimale ndaj fatkeqësive natyrore. Më të përgatitur se kurrë në këto 30 vite për t’u përballur me emergjencat. Kapacitetet tona reaguese janë sot shumë më të mëdha, profesionalizmi i jashtëzakonshëm. Koordinimi institucional është shumë më efikas se çka qenë ndonjëherë” , i shkruante Xhaçka Presidentit Meta.

U arrestua me urdhër të Ramës/ Mesazhi i Xhulia Aliajt para seancës gjyqësore

Sot në orën 11:00, në Gjykatën e Durrësit, do të zhvillohet gjyqi për masën e arrestit ndaj Xhulia Aliajt, e cila u ndalua me urdhë të Ramës. Ajo akuzohet për “përhapje paniku” në rrjetet sociale, pas postimit nga ana e saj të një artikulli të medias italiane “Avvenire”, ku flitej për dyshime se mund të jetë dëmtuar impianti i trajtimit të ujrave të zeza.

Avokati i saj, Stefan Topalli ka reaguar pak orë para seancës ku tregon fjalët e Xhuliaj në takimin e fundit (dje pasdite) me të.

 “Më bjer një palë uratë se Biblën e kam me vete” – i ka thënë Xhulia Aliaj avokatit.

Postimi në Facebook

Më bjer një palë uratë se Biblën e kam me vete- këto ishin një ndër porositë e Xhulia Aliajt kur vajta ta takoja(dje pasdite) si përfaqësues ligjor.

Seanca e vleftësimit të masës së sigurisë është sot në orën 12.00.
Xhulia është mirë dhe ju falenderon të gjithëve për mbështetjen.

Mbrojtja është gati.

Rama degjeneron Veliajn: Do lyesh shkallën ti personalisht…

Kryeministri Edi Rama duket se në dy ditët e fundit e ka pasur halë në sy kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ndaj të cilit ka shfryrë të gjithë mllefin e akumuluar pas tërmetit të 26 Nëntorit.

Teksa akomodonin një prej familjeve që i është shkatërruar banesa në 26 Nëntor, Edi Rama ka parë se muret ishin të shkarravitur dhe i ka dhënë ultimatum Veliaj, që nesër në orën 4 e 30 në mëngjes muret lyhen nga ai vetë, duke e “degjeneruar” kryetarin e Bashkisë live, ndërsa ai dëgjonte urdhërat e shefit të tij.

Veliaj u mundua që të shpëtonte duke thënë se Rama ishte perfeksionit, por ky i fundit u tregua dhe më i ashpër me numrin 1 të Bashkisë së Tiranës.

Biseda gjatë ngjitjes së shkallëve

Edi Rama: Po këto pse nuk i lyni këto, o Erion? Pse nuk i lyeni këto muret?

Erion Veliaj: Do i lyejmë, do i lyejmë kryetar. Po…

Edi Rama: Ç’a do i lyejmë, mos t’i shikoj më këto… Ky është dhe pallati që administroni ju.

Biseda në shtëpi

Erion Veliaj: Do keni gjithçka këtu se Kryeministri është prefeksionist, shikon dhe gjërat e vogla…

Edi Rama: Ore ç’a kryeministri, do të lyeni shkallët nesër. Ato shkarravina nuk duhet të jenë nesër. Mos na trego ç’a duhet të bëjmë ne, po na trego ç’a do të bësh ti. Nesër në mëngjes të vish këtu. Unë nesër do të dal në 5 e 30 nga shtëpia për në punë, ti do të dalësh në 4 e 30 do lyesh shkallën. Ti personalisht, ti!

Rrëfime tronditëse të banorëve në Durrës: Po flemë jashtë. Çadrat i hoqën, na thanë rrini te bashkia!

Situata pas tërmeti në Durrës është shumë e vështirë, pasi jo të gjithë banorët kanë patur mundësi të strehohen.

Qindra qytetarë të Durrësit e kanë kaluar natën para bashkisë së Durrësit dhe para stadiumit “Niko Dovana” në mes të ftohtit.

Në çdo pallat që është i dëmtuar si pasojë e tërmetit ka oficerë policie para tij dhe nuk lejojnë asnjë të futet. Konsiderohet si zonë e rrezikshme.

Nuk kanë ku të strehohen, ndërkohë që edhe nga bashkia nuk kanë marrë një zgjidhje, ja çfarë thonë ata për ora neës.

Banori: Kam motrën 3 vjeçe, po të më sëmuret motra do të mbajnë përgjegjësi këta?Të heqin ata policët që kanë atje te shtëpia jonë dhe të ikim, të vdesim rehat. Nuk ka ardhur asnjë. Edhe aty brenda thonë jemi dy vullnetarë, nuk ka punonjëse.Të vijë i madhi dhe ta sqarojmë. Të vijë pra Edi Rama në Durrës, kush është Edi Rama? A është kryeministri?!

Banori: Çadrat i hoqi bashkia, ne jemi të gatshëm të shkojmë kudo që të na thonë, mjafton të kemi një strehë.Sa të kalojë kjo gjendje. Boll të jemi diku brenda. Jemi pa shtëpi, jemi jashtë. Jemi dhe pa ushqime, po zihemi, është turp.Po zihemi për një paninë.

Situata është e vështirë, pasi mes banorëve ka edhe fëmijë të vegjël, të moshuar dhe njerëz të sëmurë.

Banori: Filloi i ftohti nuk e di si do t’ia bëjmë.

Banori: Dje na kthyen 6 familje, na thanë rrini te bashkia. Bashkia ishte mbyllur. Morën policinë na thanë merrni emergjencën e Tiranës. Mora emergjencën ato më thanë: Hahahha, aty rrini deri nesër. Pse kështu komunikohet me njerëzit, popullin?

Banori: Kam motrën 7 vjeçe, kam dy ditë pa hëngër. Thjesht të më çojnë diku, të vë kokën në jastëk. Ne kemi dy ditë që kemi dhënë letrat, të gjithë kanë ik vetëm ne jo. Nëse ikën ndonjë para nesh, niset ndonjë autobus, do ja vë flakën  këtu. Kemi dy ditë që po ngrijmë nga i ftohti. Ata po ngrohen në kalorifer.

“Shteti nuk funksionon”, ekspertët në takimin me Bashën: Ligji për ndërtimet nuk respektohet!

Në takimin e zhvilluar nga kreu i opozitës, Lulzim Basha me personalitete të inxhinierisë, sizmiologjisë, gjeologjisë, pedagogë, eskpertë të emergjencave civile, ing Mimoza Hysaj nga Durrësi, e trajtoi çështjen në 3 drejtime kryesore.

1. Në menaxhimin e burimeve njrëzore
2. Në ekspertizë
3. Në legjislacion

Inxhinierja tha se në aspektin njerëzor, emergjencat nuk kanë funksionuar. “Nuk kishte asnjë plan për raste të tilla, siç ka në çdo vend të botës. Qytetarët e Durrësit nuk dinin ku të trokisnin. Edhe sot vazhdon sorollatja e tyre. Akoma nuk gjejnë mundësitë të komunikojnë me autoritetet për të shprehur shqetësimin e tyre.’

Lidhur me verifikimin e objekteve, inxhinierja bëri të ditur se në Durrës nuk ka akoma grupe verifikimi dhe ky është një problem, pasi ajo e sheh situatë të rrezikshmenë shumë palate që duken me fasadë të rregullt. “Ajo që kam konstatuar këto ditë nga disa inspektime që kam bërë vetë privatisht dhe me disa kolegë të tjerë është se ka apartamente të shkatërruara, që janë bashkuar me njëri-tjetrin, pavarësisht dukjes jo shqetësuese të fasadës “- u shpreh e shqetësuar ing. Mimoza Hysaj.

Përsa I përket funksionimit të ligjit, ing Hysaj propozoi ndryshimin e ligjit për Planifikimin e Territorit, duke bërë të detyrueshëm në ndërtim studimet sizmiologjike dhe gjeologjike. “Mendoj që pjesa e studimit gjeoligjik dhe sizmik të bëhet detyrim ligjor, pasi, aktualisht, është vetëm rekomandimdhe jo gjithmonë respektohen nga arkitekti dhe konstruktori. Është shumë e rëndësishme që detyrimet ligjore të shikohen me përpikmëri dhe të zbatohen”- tha ing Mimoza Hysaj.

Ajo ngriti pyetje të vlefshme lidhur me ndërtimet në zonën e Kënetës dhe të mosfunksionimit të IKMT-së. “IKMT nuk është vetëm për të prishur objektet. Në rradhë të parë është për të parë zbatimin e këtyre objekteve që kanë marrë leje ndërtimi. Me të drejtë u tha këtu që në Kënetë nuk duhet ndërtuar, pasi njihen njollat gjeologjike.

Pyetja ëhstë kush i ka dhënë këto leje ndërtimi? Pse janë dhënë? Pse disa ndërtojnë dhe nuk kontrollohen, ndërsa disa kontrollohen edhe për gjënë më të vogël? Ne vetëm flasim për standard europianë, por, de fakto nuk i kemi”, theksoi ing Mimoza Hysaj në takimin e thirrur nga Kryetari i PD, Lulzim Basha me disa nga ekspertët më të mirë në vend në fushën e dnërtimit, gjeologjisë, sizmiologjisë dhe emergjencave civile.

Ndërron jetë nga dhimbja një tjetër pjestare e familjes Lala

Një tjetër anëtare e familjes Lala ka ndërruar jetë në spital.

Viktima është Fiqerete Lala. Kjo humbje e çon në 9 numrin e anëtarëve që humbën jetën, si pasojë e lëkundjeve të fuqishme të tërmetit.

Fiqerete Lala ndërroi jetë pas drekës së varrimit të 8 anëtare të familjes së saj.

ABC Neës ka mësuar se pas ceremonisë mortore që u përcollën në banesën e fundit tetë anëtarët e familjes, ndërroi jetë nga dhimbja për tragjedinë edhe Fiqirete Lala 64 vjeçe.

Shqiptarët e Kosovës dhuruan edhe qindarkat e fundit për Shqipërinë, këtu monstra i zhduk flamurin

Për t’iu dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti, shqiptarët dhuruan edhe kur nuk kishin mjaftueshëm

Erdhën se bashku më fëmijën e tyre, për të dhuruar diçka nga vetja.
Por, veprimi që e bëri kjo nënë nga Kosova i habiti të gjithë.

Ajo e largoi fëmijën e saj nga karroca dhe atë e dhuroi për të mbijetuarit e tërmetit në Shqipëri.
E raste të ngjashme, kur kosovarët dhuruan edhe paranë e fundit për t’iu dalë në ndihmë bashkëkombësve shqiptarë, ishin të shumta.

I tillë ishte rasti edhe i kësaj gruaje nga Podujeva, që i dhuroi 10 eurot e fundit që i kishte.
Por, kishte vetëm një hall, që nuk pati më shumë e t’i dhuronte.

E një qytetar i Drenasit, pavarësisht që prindërit e tij po përballeshin me probleme të rënda shëndetësore, nuk mundi të qëndrojë pa dhuruar diçka.

E një i moshuar tjetër, posa e mori pensionin, ndau nga paratë e tij në ndihmë të atyre që ishin në gjendje më të vështirë.
Ndërkohë, paratë që një i mitur kishte arritur t’i grumbullonte duke kërkuar lëmoshë gjatë tërë ditës, nuk i çoi në shtëpi.

Ai i dhuroi të gjitha të hollat për t’iu dalë sadopak në ndihmë atyre që mbeten pa kulm mbi kokë.
Ndërkohë, për t’ia kthyer gëzimin një fëmije shqiptar, u përkujdes një bashkëmoshatar i tij nga Kosova.

Në pamundësi për të dhuruar më shumë, ai e dhuroi një gjë të çmuar që e kishte, si kjo lodër…
Kurse këta tre fëmijë të tjerë, i dhuruan të gjitha kursimet e tyre, për t’i ndihmuar bashkëmoshatarët e tyre në Shqipëri.

E ditë më parë vëmendje mori edhe veprimi i kësaj gruaje që vuan nga sëmundja e kancerit.

Ajo nga pensioni i saj ndau 50 euro, ani pse pranoi se ai mezi i mjafton të blejë ilaçe.
Ndryshe, mobilizim për t’i ndihmuar ata që u dëmtuan rëndë nga tërmeti i së martës në Shqipëri, kishte në të gjitha qytetet e Kosovës.