13.3 C
Tirana
E mërkurë, 14 Maj, 2025

Ata ishin të parët në ndihmë, Rama dhe Xhaçka zhdukën flamurin e Kosovës

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka, e ka shënuar edhe një skandal me rastin e nderimit të shteteve që kanë ndihmuar Shqipërinë për tërmet. Në mesin e flamujve të vendosur para delegacioneve ndërkombëtare ka munguar ai i Republikës së Kosovës.

Express
Flamuri i Republikës së Kosovës dhe as i Forcave të Sigurisë së Kosovës nuk është vendosur në vendin ku janë vendosur flamujt e shteteve tjera që kanë ndihmuar Shqipërinë të tejkalojë situatën e pas tërmetit.

Kështu, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka, bashkë me Kryeministrin Edi Rama kanë nderuar delegacionet ushtarake dhe civile të shteteve tjera.

“Miqtë e vërtetë njihen në ditë të vështira dhe kurrë më shumë se këto ditë, kjo shprehje s’ka patur kaq shumë vlerë. Mbi 250 specialistë nga vende fqinje, mike e partnere na u gjendën pranë, që në orët e para të 26 Nëntorit.

Faleminderit secilit prej tyre, për kontributin dhe sakrificën gjatë operacioneve të kërkim shpëtimit. Një komb i tërë u është mirënjohës!”, shkroi Ministrja e Mbrojtjes.

Mirëpo, simboli i Republikës së Kosovës ka munguar në këtë aktivitet.
Ndërkohë, Kryetarja e Durrësit, Valbona Sako, dha dorëheqje pasi dha vlerësime pozitive se në tërmet pati vetëm 50 viktima.

Ajo dha dy deklarata kontradiktore. Në të parën tha se të prekurit nga tërmeti po dërgohen ne hotele me 5 yje, ku as për pushime s’kanë qenë ndonjëherë. Ndërsa, në deklaratën e dytë tha se ishte e kënaqur pse pati vetëm 50 viktima.

Tërmeti në Shqipëri përpos viktima ka lënë mbi 900 të plagosur, shtëpi e pallate të rrënuara. Si pasojë e kësaj, mijëra njerëz kanë mbetur pa kulm mbi kokë. Një pjesë e banorëve janë strehuar nëpër kampe, disa nëpër hotele e një pjesë tjetër janë akomoduar në Kosovë.

Në ndihmë të Shqipërisë, menjëherë pas tërmetit, ishin nisur ushtarë e policë të Kosovës, të cilët kishin shpëtuar disa jetë njerëzish.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 500 mijë euro për Shqipërinë derisa biznesmeni Pacolli ka ndarë një milion euro të tjera.

Edhe biznese tjera kanë ndihmuar shqiptarët e Shqipërisë pas tërmetit që ndodhi në Thumanë dhe Durrës.

Mirëpo, simboli i Republikës së Kosovës ka munguar në këtë aktivitet.

Lazim Destani dhuroi 3 milionë euro për Shqipërinë dhe nuk e bëri publike

Tërmeti në Shqipëri, tronditi të gjithë dhe bëri që të solidarizohen shumica me viktimat dhe familjet e prekura nga kjo katastrofë natyrore që goditi shtetin shqiptar.

Federata, klube, president e sportist të ndryshëm, ftyra të njohura e shoqata e milioner të ndryshëm dhuruan dhe ndihmuan me aq sa kishin mundësi, që shumica publikuan shumat e donuara për bamirësi. Mirëpo i heshtur qëndronte filantropi dhe pronari i kompanisë “Ecolog” që sponsorizon klubin e futbollit Shkëndija, Lazim Destani.

Sipas asaj që arrijmë të mësojmë, z. Lazim Destani dhe familja e tij kanë dhuruar 3 milionë euro për familjet e prekura në qytetin e Durrësit dhe të njejtën nuk e ka bërë publike, shkruan Infosport.

Lazim Destani njihet si humanist i madh e sidomos për popullin shqiptar, duke ndihmuar gjithmonë njerëzit në nevojë, ndërkohë ndihmoi edhe Shkëndijën e Tetovës që në momentet më të vështira vendosi të merr nën udhëheqje dhe në 6 vitet e fundit e bëri një nga klubet më të forta në vend po edhe përgjithësi shqiptar.

Mesazhi i Destanit
Me dhembje të thellë po e përcjell situatën e rëndë pas tërmetit që goditi sot Shqipërinë. Në këto momente të vështira, me mendje e zemër jam me ju e pranë jush. Ju shpreh ngushllime të sinqerta për humbjen e më të dashurve tuaj duke u lutur që numri i viktimave dhe dëmeve që kjo fatkeqësi natyrore la prapa të jetë sa më i ulët.

Në këto ditë të vështira për të gjithë ne, duhet të jemi bashkë dhe lutem që këtë dhembje ta kalojmë sa më lehtë.
Zoti u faltë parajsën viktimave, e u dhashtë forcë e durim familjeve që humbën më të dashurit e tyre.

Me urdhër të Beogradit nuk falenderohet Kosova, reagimi i ashpër i Berishës

Sali BERISHA

Qendrim i turpshem anti kombetar i Edvin Mafise!
Me urdher te Beogradit nuk falenderohet Kosova.

Miq, dje ne akt paturpesie Zografi Bis urdheroi zedhenesen e tij, ndrikull Xhaçka qe per hesap te Serbise, per te mos zemeruar kete te fundit, te mos permendte ne falenderimet dhe mirenjohjen e narkoqeverise kontributin thelbesor te Forcave te ushtrise dhe policise se Republikes se Kosoves.

Ky akt i shemtuar ka revoltuar thelle shqiptaret ne Shqiperi, Kosove dhe kudo qe jane. Forcat e Republikes se Kosoves, Ushtrise dhe Policise se saj ishin te parat qe erdhen vetem pak ore pas termetit dhe me eksperiencen, paisjet moderne, kamera termike qe dispononin por edhe qenin e superstervitur dhe me nuhatje molekulare te diferencuar qe mungonin ne forcat tona sepse korrupsioni u kishte prishur nuhatjen qenve tane te kerkim shpetimit. Ato punuan dite e nate krahas forcave tona dhe vendeve te tjera dhe shpetuan shume jete njerezish. Vetem qeni i tyre hero shpetoi kater persona qe luftonin me vdekjen te mbuluar nga rrenoja te ndertesave te shembura nga termeti.

Forcat e Kosoves, qe Zografi Bis urdheroi ndrikull Xhaçken te mos falenderohen se merzitej Beogradi, dhane ndihme thelbesore edhe ne ngritjen dhe organizimin e kampeve te pritjes te te demtuarve nga termeti.

Per te gjitha keto qytetaret e Shqiperise ne teresi dhe veçanerisht ata te zonave te prekura nga termeti kane vleresimin me te madh dhe mirenjohjen me te pakufishme ndaj vellezerve te tyre nga Kosova per ndihmen tejet te çmuar qe dhane, kurse Zografi Bis dhe narkoministrat e tij nxoren me kete rast edhe njehere ne drite fytyren e tyre antishqiptare!

Qytetari dixhital denoncon qendrimin e pacipe dhe mosmirenjohes te ndrikull Xhaçkes.
Ketu me poshte keni mesazhin e tij. sb

Zoti Berisha jom IM nje djal nga Kosova dhe tu kisha lut nese ka mundesi me reagu pak per ate ministren olta sepse e ka ber nje gabim shum te madh duke i falenderuar te gjitha shtetet qe kan ndihmuar ne rrenoja te gjitha me fotografi dhe ne asnej foto nuk ka zen vend FSK dhe Policia Kosoves eshte turp per ate ministre dhe un si Shqipetar i Kosoves jom shum i irituar me ate gjest
Perqafime

Paratë e rindërtimit në katër firma ndërtimi të Ramës?

Dritan KABA

Sot po ndiqja me shumë vemëndje dhe shqetësim qytetar mbledhjen e Komitetit të Rindërtimit. Realisht doja të isha në atë mbledhje dhe të jepja kontributin tim modest për planin e rindërtimit.

Unë nuk isha i ftuar, kështu po i shkruaj për t’i bërë publike propozimet e mia këtij komiteti. Besoj se Marini, Arbëri apo Elvisi mund t’i propozojnë në mbledhjen tjetër, nëse i lënë sërish fjallën kuptohet.

Gjatë diskutimit më tërhoqi vemëndje shifrat, që u përmendën nga diskutantët!
I pari, që foli me shifra ishte kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve. Dulaku parashtroi një vlerë rreth 200 deri në 300 milion euro të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ai ka një eksperiencë të madhe në fushën e ndërtimtarisë. Ka rreth 28 vite që ndërton. Si biznesmen, ai theksoi se nuk janë vetëm ndihmat, që kanë mbledhur shoqatat humanitare apo individë të ndryshëm, që mund ta perballojnë këtë situatë, kështu që barra më e madhe do i bjerë Qeverisë, dmth taksa paguesve shqiptarë. Por si biznesmen që ëshët nuk e theksoi këtë fakt.

Kjo shifër nuk e kënaqi aspak Kryeministrin. Kështu, si mjeshtër që është në komunikim dhe mashtrim publik, vuri në veprim një individ pasionant, i cili e dyfishoi shifrën sa hap e mbyll sytë në 500 milion euro e më shumë.

Ky individ pasi i thirri general dhe komandat, e cilësoi veten ushtar të “Ushtrisë” së “gjeneral” Ramës, e dyfishoi shifrën pa më të voglin teklif dhe i dha meritën dhe përgjegjësinë, atij “gjeneralit” të gjejë fondet.

Në fakt çdo lek do të paguhet nga buxheti është kontribut I shqipatrëve për shqiptarët, që janë prekur nga tërmeti dhe asnjë lek nuk është i “gjeneral” Ramës dhe ushtrisë së tij të dalë boje.

Për t’i hequr barrën e “madhe” të përgjegjësisë po i bëj një propozim të thjeshtë, i cili kërkon vetëm hedhjen e katër firmave të “gjeneralit”. Asgjë më shumë!

!. Anullo koncensinin e rrugës Balldren – Milot. Ky koncension pa asnjë vlerë të shtuar ekonomike për vendin, pa asnjë studim fizibiliteti, një koncesion të dhënë pa ofertë të kërkuar publike, i kushton shqipatrëve më shumë se 340 milion euro, vetëm për 17 kilometra rrugë që nuk të çon askund. Nuk ndryshon asgjë në lëvizjen e mallrave dhe udhëtarëve.

2. Anullo koncensionin tjetër atë të rrugës Orikum – Dukat plot 75 milion euro. Edhe ky një koncension pa asnjë leverdi ekonomike, pa asnjë studim, koncension pa ofertë publike, por thjeshtë me propozim të atij që e mori edhe atij që ja dha.

3. Anullo koncensionin e sterilizimit plot 90 milion euro në letër, se normalisht vetëm vitin e parë i kushtoi shqipatrëve nja 3 milion euro më shtrenjte. Shto këtu edhe vitet e tjera, nuk ka “gjeneral” që e llogarit.

Sipas llogarive të bëra nga profesionistë të fushës ky koncension iu merr shqiptarëve nga takstat plot 80 milion euro më shumë se çfarë i kushton realisht spitaleve sterilizimi i veglave të operacioneve.

Këto shifra shkojnë plot 495 milion euro.
Për të qënë brenda edhe me llogaritë e tjera, po i bëj edhe një propozim tjetër. Anullo koncensionin e incerenatorit të Tiranës, i cili shkon mbi 170 milion euro.

Për çfarë mund t’i duhen Shqipërisë 3 incerenatorë?! Vetëm “gjenerali” e di. Po shohim incerenatorin e Elbasanit, megjithëse kanë kaluar tre vite ende nuk ka prodhuar një kilovat energji.Më keq edhe se kaq, punon 4 herë më pak se kapaciteti.

Kështu “gjeneral” lëri shfaqjet bajate me individë të shtirur, për hallet që të kanë zënë për sigurimin e parave. Ja ku i ke ato. katër firmat e tua do t’i qetësonin shqiptarët më shumë se gjithë shfaqjet e tua groteske dhe për të ardhur keq nga cilësia e tyre e tyre mizerabël për nga intepretimi.

Të jap fjalën që do t’i qetësoje shqiptarët si një çaj kamomili, kur të dhemb koka, dmth pa pasoja, jo si ajo gjëja tjetër, që të bën skllav.

Kurseuja këto para shqipatrëve dhe hiqe malin e “halleve” nga kurrizi yt.
Ai, mal, do të fillojë pas analizës së veprimeve dhe mosveprimeve të tuaja dhe minsitrave të tu, pas tërmetit të 21 shtatorit. Të tjerat janë llafe, i dashur Gjenerali Edi!

Gjushi rimerr Bashkinë e Durrësit

Pas Valbona Sakos është dorëhequr nga posti edhe nënkryetarja e bashkisë së Durrësit, Etleva Kondi

Kondi u emërua në krye të detyrën rreth dy muaj më parë. Dorëheqja e të dyjave, vjen në një situatë ku qyteti i Durrësit po vuan pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.

Ndërkohë Zhylien Varfi është vendosur kryetar Bashkie në Durrës dhe pritet të qëndrojë në këtë post deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të bashkisë.

Varfaj mbante postin e zv/kryetarit i kësaj bashkie prej 12 vitesh, gjithashtu ai është edhe një nga njerëzit më të besuar të Vangjush Dakos.

Dorëheqja e Sakos

E emëruar në detyrë nga Edi Rama në votimet monpartiake të 30 qershorit, Valbona Sako dha dorëheqjen sot nga detyra e saj si kryebashkiake e Durrësit, qytetit që edhe u prek më shumë nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.

Përmes një statusi në Facebook, sot Valbona Sako u shpreh se ‘e lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës’.

Dorëheqja e saj erdhi pas deklaratës ku Sako u shprehe ndër të tjera se ‘për hir të së vërtetës ishte një tërmet i nivelit shkatërrimtar. Por duhet të jemi të kënaqur dhe me 50 viktima se në raste të tjera ka qenë mbi 1 mijë viktima…’

Por burime të tjera kanë bërë të ditur se, arsyeja e dorëheqjes së Sakos është një tjetër. Ajo ka qenë kundër shembjes së ndërtesave në Durrës, para se prokuroria të bëjë hetimet e plota.

Sako ka kërkuar që prokuroria me grupet e saj të bëjë hetimet e plota dhe më pas të nisnin shembjet. Ajo nuk ka pranuar që të shemben ndërtesa pa u përfunduar hetimet. Burimet thanë se, shembjet që po bëhen, do të fshijnë provat që akuzojnë Vangjush Dakon dhe vetë Edi Ramën.

Në këtë mënyrë, pas shembjes së ndërtesave prokuroria nuk do të mund të mbledhë prova për të ngritur akuza ndaj Vangjush Dakos dhe Edi Ramës.

Basha: Në njësinë nr.6 banorët tërësisht jashtë vëmendjes. Kërkojnë vlerësim urgjent, strehim dhe ndihma ushqimore

Kryetari i PD, Lulzim Basha shkruan në një postim në Facebook se, në njësinë administrative nr.6 në Tiranë banorët ndodhen tërësisht jashtë vëmendjes. Basha shkruan më tej se, banorët kërkojnë vlerësim urgjent, strehim dhe ndihma ushqimore.

“Sot në njësinë administrative 6 në Tiranë, qindra banesa të shkatërruara dhe të pabanueshme. Mes vuajtjeve, stresit dhe tronditjes banorët kërkojnë vlerësim urgjent, strehim dhe ndihma ushqimore! Ata thonë se deri tani janë tërësisht jashtë vëmendjes dhe të braktisur në fatin e tyre.

Mirënjohje për kontributet dhe ndihmën e disa bizneseve që ndonëse në vështirësi kanë strehuar 40 familje. Ndërkohë u informova se ndihma të tjera të destinuara nga Kosova për këtë zonë janë ndalur në Kashar dhe nuk kanë arritur në destinacion. Gjithsesi vullnetarizmi nuk mjafton. Duhet menjëherë prania dhe ndihma e shtetit!”, shkruan Basha.

Humbi nënën dhe vëllanë, kërkon ndëshkimin e punonjësve që e deklaruan pallatin të sigurt

Bujar Cuka dhe Egi Cuka, babë e bijë, humbën gjysmën e familjes së tyre, Fatmira Cuka dhe Sardi Cuka, nënë e bir vdiqën nën rrënojat e njërit prej pallateve në Thumanë.

Bujari dhe Egi fajësojnë institucionet shtetërore. Në një intervistë për Klan Kosovën, ata pohuan se pas tërmetit të 21 shtatorit 2019, përfaqësues të institucioneve shtetërore u thanë se banesa e tyre ishte e sigurt.

Egi kërkon ndëshkimin e funksionarëve që e shpallën pallatin e banueshëm:

“Unë këtë gjë dua ta çoj deri në fund. Këtë padrejtësi unë dua ta çoj deri në fund që ato persona që kanë qenë aty dhe kanë thënë që pallati ka qenë i banueshëm duhet të ndëshkohen.”

Revoltën ata e nxjerrin tek zyrtarët qeveritarë që i kontaktuan ata pas tërmetit për t’u afruar ndihmë. Është reagim i ashpër ndaj punonjësve që mund të mos kenë asnjë lidhje dhe përgjegjësi me tragjedinë e tyre, por është reagim njerëzor.

Ndërsa vajza refuzon të takojë punonjësin, babai i saj e akuzon:

“Pse duhet të vish ti këtu. Ti e di që shtëpia ime ka qenë e pabanueshme që në atë kohë. Pse më vjen këtu ti mua.”

Incidenti kaloi pasi inati i momentit ja la vendin arsyes, por kërkesa e tyre për drejtësi nuk do largohet.

Të gjitha kostot e tërmetit janë të përballueshme me përjashtim të keqqeverisjes

Pasi Shqipëria varrosi viktimat e tërmetit të 26 nëntorit, sfida bëhet serioze sa i përket ndihmës së menjëhershme për familjet e dëmtuara si dhe për financimin e rindërtimit të banesave të humbura. Këto janë disa mjete që Shqipëria ka në dispozicion për të financuar rindërtimin.

Shqipëria varrosi të dielën një pjesë të 50 viktimave të tërmetit të 26 nëntorit dhe i dha fund zyrtarisht operacionit për kërkimin e të mbijetuarve nën rrënoja. Në këtë pikë, sfidat kryesore janë ndihma e menjëhershme për familjet e pastreha dhe hartimi i planeve pak më afatgjata për rindërtim.

Shqipëria, njësoj si çdo vend sovran, ka një numër opsionesh në dispozicion mbi mënyrën se si mund të përballojë kostot e menjëhershme për ndihmën e familjeve të pastreha si dhe koston më afatgjatë për rindërtimin e pallateve dhe banesave të shembura. Deri më tani, qeveria shqiptare nuk ka bërë të ditur se çfarë ka në mendje të bëjë, me përjashtim të hapjes së llogarive bankare për pranimin e donacioneve. Këto donacione, ndonëse janë të domosdoshme për të ndihmuar familjet në nevojë në fazën e parë të emergjencës, pra furnizimin e familjeve me veshje, ushqime, çadra e batanije; ndihmat vështirë se janë të mjaftueshme dhe në një farë mase, nuk janë as shumë të nevojshme, për fazën e gjatë të rindërtimit.

Kostoja e përgjithshme e rindërtimit është e vështirë të vlerësohet në kushtet aktuale, kur nuk është e qartë se sa është numri i pallateve të pabanueshme. Megjithatë, dëme në rendin e qindramilionë eurove nuk janë të papërballueshme për gjendjen ekonomike të sotme të Shqipërisë, në rast se tërmeti nuk shoqërohet edhe me keqqeverisje dhe abuzim me fondet e me prokurimet e rindërtimit.

Qeveria mund të përdorë: 1) rritje të borxhit publik; 2) rritje të përkohshme të taksave;  3) t’i kërkojë Bankës së Shqipërisë të bëjë emision monetar; 4) të përdorë një pjesë të rezervës valutore të vendit; 5) një kombinim të këtyre masave më sipër.

Le ta nisim nga e përgjithshmja: Shqipëria ka një prodhim të brendshëm bruto prej rreth 11 miliardë eurosh në vit. Nga kjo shumë dalin të gjitha paratë tona, pagat, fitimet e kompanive, taksat që mbledh buxheti i shtetit për shërbime publike. E thënë ndryshe, puna jonë dhe puna e emigrantëve që sillet në Shqipëri në formë remitancash krijon vlerë të shtuar 11 miliardë euro në vit. Pikërisht nga kjo shumë përgjatë dy apo tre viteve të ardhshme do të duhet të dalin paratë për të paguar dëmet e shkaktuara nga tërmeti.

Duke qenë se ne nuk e dimë se sa janë kostot e tërmetit, po shqyrtojmë tre mundësi. E para, që kostot janë relativisht të ulëta në rendin e 200 milionë eurove; e dyta, që kostot janë relativisht të larta, në rendin e 1 miliardë eurove dhe; e treta, që kostot janë në rendin e shifrës marramendëse prej 2 miliardë eurosh.

Në raport me prodhimin e brendshëm bruto, kjo do të thotë kosto nga 1.8 deri në 18% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Opsioni i parë, zhvendosje fondesh nga koncesionet kontroverse te rindërtimi

Në rast se kostot janë 200 milionë euro, qeverisë i mjafton të pezullojë apo të shtyjë për më vonë disa projekte koncesionare shumë të debatueshme dhe thellësisht të paarsyeshme edhe në kohë pa tërmet, për të drejtuar fondet te rindërtimi i zonave të prekura nga tërmeti.

Ligji për Buxhetin e Shtetit ka një listë të këtyre projekteve nga të cilat është shumë e lehtë të zgjedhësh se çfarë mund të shtysh për më vonë: Milot – Balldre është një projekt autostrade me kosto të planifikuar 32 miliardë lekë ose 270 milionë euro dhe që synon ndërtimin e një rruge prej vetëm 17 kilometrash të gjatë. Kjo është një nga shumë projektet e infrastrukturës, të cilat që para tërmetit ishin kontroverse dhe të paarsyeshme.

Anulimi i kësaj kontrate tashmë që ajo nuk ka nisur ende është një hap shumë i logjikshëm për të siguruar fonde për rindërtimin. Por Milot – Balldre është larg të qenit e vetmja. Nëse kostot e rindërtimit nga tërmeti janë më shumë se sa kaq, kemi projekte të tjera që mund të anulohen: 1. Rruga Orikum Dukat, kostoja 83 milionë euro. 2. Incineratori i Tiranës, kostoja e paidentifikuar. 3. Incineratori i Fierit, kostoja e paidentifikuar. 4. Unaza lindore e Tiranës, kostoja 38 milionë euro. Në veçanti, anulimi i dy koncesioneve të rrugëve është veprim i logjikshëm për shkak se këto projekte nuk kanë nisur të zbatohen.

Opsioni i dytë, shtimi i borxhit publik/rritje taksash

Në rast se zhvendosja e fondeve nga koncesionet te rindërtimi nuk mjafton, qeveria ka mundësi të rrisë borxhin publik. Aktualisht ky borxh është në nivelin rreth 65% e PBB-së, shifër sakaq e lartë. Por për fat, interesat e këtij borxhi aktualisht janë të ulëta, pranë minimumit historik, kështu që rritja e këtij borxhi me, fjala vjen, nga 65 në 70%, mund të sjellë 550 milionë euro para të thata për të financuar rindërtimin. Natyrisht që nëse borxhi rritet, taksat mbi shqiptarët duhet të rriten gjithashtu për të shlyer këtë borxh.

Një veprim i arsyeshëm është rritja e përkohshme e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për së paku 2 apo tre vjet. Shqiptarët paguajnë përmes TVSH-së afro 1.3 miliardë euro në vit ndërsa rritja e TVSH-së nga niveli aktual 20% në, fjala vjen, 22%, mund të sjellë afro 130 milionë euro të ardhura shtesë në vit. Nëse dëmet nga tërmeti janë 200 milionë euro, atëhere mjafton që TVSH të rritet në 22% për rreth një vit e gjysmë që shqiptarët të paguajnë koston e rindërtimit.

Opsioni i tretë, emisioni monetar

Shqipëria, si çdo vend sovran, ka një monedhë e cila prodhohet nga banka qendrore. Në raste ekstreme, qeveria mund t’i kërkojë Bankës së Shqipërisë të rrisë sasinë e lekut në qarkullim për të financuar rindërtimin. Kjo masë natyrisht që sjell zhvlerësim të monedhës kombëtare dhe inflacion. Dhe kjo masë përbën njëkohësisht një formë taksimi. Milton Friedman ka thënë në një rast se inflacioni është ajo formë taksimi për të cilën qeveritë nuk marrin miratim në parlament. Mund të duket një problem i vogël, por në krahasim me taksat e zakonshme, inflacioni është i tillë që i takson njerëzit ndërkohë që këta të fundit as që janë në gjendje të dallojnë se po taksohen.

Gjithsesi, emisioni monetar është një lloj arme veprimi në masë që i prek të gjithë, pavarësisht nëse janë të pasur apo të varfër. Në kushtet e sotme, kur leku është forcuar falë parave të bollshme të pista deri në 122 lekë për euro nga 140 që ka qenë tre vjet më parë, një emision monetar, që në gjuhën moderne njihet me termin lehtësim sasior, mund të jetë pozitiv edhe për pjesën tjetër të ekonomisë.

Opsioni i katërt, përdorimi i rezervës valutore

Si çdo vend tjetër modern, Shqipëria ka një instrument të quajtur: Rezerva valutore ndërkombëtare. Kjo është një shumë parash që menaxhohet nga Banka e Shqipërisë dhe që është akumuluar përgjatë njëzet viteve të fundit. Kjo është shuma që BSH përdor në rast krizash dhe niveli i saj llogaritet në muaj importe, d.m.th., vendi duhet të ketë aq para të kursyera sa të mund t’i lejojë vetes të paguajë katër muaj importe pa pasur asnjë burim tjetër në rast katastrofash. Në rast se dëmet nga tërmeti janë shumë të larta, atëhere qeveria mund të përdorë një pjesë të kësaj rezerve valutore. Rezerva valutore në fund të vitit 2018 ishte në masën 3.4 miliardë euro. [Shiko më shumë f. 94 të raportit vjetor të BSH]

Në rast se qeverisë i nevojiten, fjala vjen, 1 miliardë euro për rindërtimin, atëherë asaj i mjafton të përdorë më pak se një të tretën e rezervës valutore. Kjo nuk do të thotë se taksat nuk do të duhet të rriten dhe se vendi mund ta përballojë tragjedinë vetëm duke përdorur paratë e kursyera. Në rast se rezerva valutore preket për rindërtim, ajo do të duhet të plotësohet sa më parë që të jetë e mundur. Dhe e vetmja mënyrë për ta plotësuar është që të rrisësh taksat.

Ana pozitive e katastrofave natyrore është që, ndonëse burimet ekonomike duhet të zhvendosen, fjala vjen, nga koncesionet e rrugëve te rindërtimi i shtëpive, pasojat e këtij veprimi në ekonominë kombëtare janë neutrale, e ndoshta më pozitive. D.m.th., nëse betoni bëhet ndërtesa dhe jo rrugë, vlera e shtuar finale në ekonomi është njësoj. Por në rastin e ndërtesave, përfituesit janë shqiptarët e zakonshëm, gjë që nuk mund të thuhet si e vërtetë absolute në rastin e koncesioneve.

Nga një këndvështrim i përciptë, dëmet janë tërësisht të përballueshme për gjendjen aktuale të ekonomisë shqiptare sot. Ndihmat, qofshin këto edhe prej miliona eurosh nga biznesmenë shqiptarë apo nga qytetarë të zakonshëm, janë veç një qindarkë e asaj që nevojitet dhe asgjë në krahasim me kontributin që do të duhet të japim të gjithë ne për rindërtimin e vendit. E vetmja gjë e papërballueshme është keqqeverisja. Nëse tenderët vijojnë të manipulohen trashë, apo kompani fantazmë fitojnë tenderë shumëmilionësh dhe prokuroria nuk është në gjendje të identifikojë se kush është përgjegjësi, asnjë lloj skeme financiare nuk është e mjaftueshme për rindërtimin e vendit.

/Reporter.al

Intelektualë dhe qytetarë kërkojnë qeveri teknike për përballimin e krizës

Mjeku i njohur Petrit Vargu i është drejtuar me një apel të fortë Kryeministrit Edi Rama, i cili mëngjesin e sotëm zhvilloi mbledhjen e rradhës së qeverisë, lidhur me situatën pas tërmetit dhe masat që duhen marrë për përballimin e situatës.

Rama ripërsëriti apelin drejtuar opozitës dhe kreut të saj, Lulzim Basha, për t’u ulur në një tryezë dhe për dhënë propozimet e tyre lidhur me masat.

Por mjeku Petrit Vargu i kujton Ramës se si tallej me opozitën para tërmetit dhe për lokomotivën që ecte përpara, ndërsa ata e shikonin me qesëndi.

Gjithashtu, vargu i kujton Ramës faktin se për PPP-të që shkatërruan ekonominë, ai nuk i pyeti asnjëherë, ndërsa sot si makiavelist i thërret për mendim.

“Inxhinierët dhe mjekët mos i thërrit që të japin mendime në vesh të shurdhet. Thjesht largohu dhe lër të krijohet një qeveri teknike”, shkruan Vargu në një postim në rrjet.

Postimi nga Petrit Vargu

Z.Kryeministër! Deri tani u tallje me opozitën jo parlamentare, me lokomotivën që ecte dhe me ata që shikonin me qesendi poshtë pemës.

Për PPP-te dhe bëmat e tjera nuk i pyete asnjeherë derisa shkatërrove ekonominë e vendit. Tani si Makiavelist që je, i thërret për mendim.

“By the Way”, Luli e ka ndërruar prapë shtëpine? Se me këto u more pas tërmetit të parë.

Lëri këto të papara “live” në 7 të mëngjesit mbledhje qeverie, sepse njerëzit e kuptojnë mirë sesa të cekët e të paditur jeni…

A e pe Shkrelin, që jepte këshilla praktike si duhet të sillen njerëzit e katit të parë dhe të fundit në rast tërmetesh?

Këto mund ti japësh me titra dhe në televizione dhe jo në mbledhje qeverie. Si resume e mënyrës si është sjellë Qeveria deri më sot, je thjesht i pa aftë të drejtosh këtë vend.

Inxhinierët dhe mjekët mos i thërrit që të japin mendime në vesh të shurdhet. Thjesht largohu dhe lër të krijohet një qeveri teknike.

Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Sakos? A po prishen provat që akuzojnë Dakon dhe Ramën për pallatet?

E emëruar në detyrë nga Edi Rama në votimet monpartiake të 30 qershorit, Valbona Sako dha dorëheqjen sot nga detyra e saj si kryebashkiake e Durrësit, qytetit që edhe u prek më shumë nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.

Përmes një statusi në Facebook, sot Valbona Sako u shpreh se ‘e lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës’.

Dorëheqja e saj erdhi pas deklaratës ku Sako u shprehe ndër të tjera se ‘për hir të së vërtetës ishte një tërmet i nivelit shkatërrimtar. Por duhet të jemi të kënaqur dhe me 50 viktima se në raste të tjera ka qenë mbi 1 mijë viktima…’

Por burime të tjera kanë bërë të ditur se, arsyeja e dorëheqjes së Sakos është një tjetër. Ajo ka qenë kundër shembjes së ndërtesave në Durrës, para se prokuroria të bëjë hetimet e plota.

Sako ka kërkuar që prokuroria me grupet e saj të bëjë hetimet e plota dhe më pas të nisnin shembjet. Ajo nuk ka pranuar që të shemben ndërtesa pa u përfunduar hetimet. Burimet thanë se, shembjet që po bëhen, do të fshijnë provat që akuzojnë Vangjush Dakon dhe vetë Edi Ramën.

Në këtë mënyrë, pas shembjes së ndërtesave prokuroria nuk do të mund të mbledhë prova për të ngritur akuza ndaj Vangjush Dakos dhe Edi Ramës.