25.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025

‘Kolonizimi i ri’ serb i shqiptarëve

Nga Red VARAKU

Ëndrra për të kontrolluar Ballkanin është ëndrra më e madhe e serbëve. Për të realizuar këtë ëndërr ata kanë kryer krime dhe luftëra të përgjakshme gjatë gjithë historisë. Jugosllavia nuk ishte gjë tjetër vetëm se realizim i kësaj aspirate të vjetër .

Sigurisht, frymëzuesja dhe mbështetja e realizimit të kësaj aspirate ka qenë gjithmonë Moska, e cila nëpërmjet një Beogradi të fortë , merr një rol të rëndësishëm në ‘tavolinën’ ku ndahen interesa të rëndësishme ndërkombëtare.

Projekti i mini Jugosllavisë nuk është tjetër, vetëm se një përpjekje për të realizuar këtë ëndërr, por në një version të maskuar me terma perëndimorë siç është termi ‘mini schengen’, duke iu mbivendosur dhe rivalizuar nismën CEFTA, që është një projekt që mbështetet plotësisht nga Perëndimi, presidencën e të cilës ironikisht këtë vit e ka Shqipëria.

Ndërkohë, fakti që kjo nisëm u aktivizua menjëherë pas vendimit të prerë të BE për bllokimin e integrimit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut, sigurisht që synon krijimin e një blloku të ri ekonomik dhe politik si sfidë të Moskës ndaj Bashkimit Europian dhe Perëndimit .

Pra, për shqiptarët nuk është dhe nuk duhet të jetë tjetër vetëm se ‘kolonizim i ri’ i Shqipërisë dhe shqiptarëve nga Serbët, duke izoluar dhe futur kështu një thikë pas shpine interesave të Kosovës.

Atë që Serbia rreth 100 vjet më parë duhet ta merrte me armë , tani po e merr pa derdhur asnjë pikë gjak dhe pa shkrepur asnjë fishek. ‘Tradhtari’ Rama u vetëofrua për ta shitur ‘shqiptarinë’ vetëm për ca kohë më shumë në pushtet. Pra, është e qartë që mini Jugosllavia nuk është as më pak dhe as më shumë vetëm se rikthimi i Serbisë në krye të Ballkanit, realizimi i ëndrrës së Serbisë së Madhe nëpërmjet kolonizimit ekonomik fillimisht, si faza e parë e ‘pushtimit’.

Ky projekt që po merr formë e kthen Ballkanin Perëndimor në një hapësirë krejtësisht të dominuar ekonomikisht nga vëllai i vogël i Moskës, Beogradi. Sigurisht, që kjo marrëveshje më pas do të sjellë dhe ‘humbje’ të sovranitetit’ për Shqipërinë dhe Maqedoninë, duke e kthyer Beogradin në kryeqytet të mini Jugosllavisë.

Kjo nuk do të ishte vetëm një thikë pas shpine për Kosovën , një tradhti e gjakut të derdhur për pavarësi , por do të ishte edhe një tradhti e interesave kombëtare shqiptare, popullit më të vjetër në Ballkan mbi të cilin përgjatë këtyre shekujve është kryer spastrim etnik dhe genocid . Gjëja e fundit që do të donin shqiptarët, do të ishte kthimi në ‘hyzmetqarë’ të hasmit të tyre shekullor, Beogradit dhe Moskës.

Me Vuçiçin, Serbia ka fituar një qetësi dhe vetëkontroll të habitshëm. Ai dhe bashkëpunëtorët e tij as që e ndjejnë më nevojën për të kërkuar falje për krimet e kryera në Ballkan, aq më tepër kur dihet që vetë Vuçiç është trashëgimtar i drejtpërdrejtë i Millosheviçit.

Ndërkohë, në sajë të aftësisë së tij, ‘kasapët’ e Ballkanit çuditërisht janë edhe përfituesit më të mëdhenj ekonomikë në rajon. Sigurisht, çelësi i këtij suksesi është Moska , për të cilën Beogradi ka qenë gjithmonë kryeqytet.

Në rastin konkret Beogradi është shndërruar në nyjën kryesore ku ndërlidhen interesat e Moskës, Pekinit, Stambollit, Berlinit dhe Parisit, duke rifituar lavdinë e tij të dikurshme.

Sigurisht, që forcimi i ‘armiqve’ tanë shekullorë nuk është një lajm i mirë për shqiptarët, sepse është e qartë që Serbia jo vetëm nuk e ka harruar të shkuarën, por është bërë edhe më agresive në realizimin e projektit të saj për të dominuar Ballkanin, por kësaj here nuk ka zgjedhur forcën ushtarake për të nënshtruar Ballkanin, por ka zgjedhur ‘kolonizimin’ ekonomik.

Kjo do të thotë, jo vetëm mohim i vuajtjeve dhe gjakut të derdhur nga shqiptarët për shekuj me rradhë, por edhe humbje e rolit dominues të shqiptarëve në rajon, pra asgjësim të investimit më të madh amerikan në Ballkan dhe kthim i tyre në ‘skllevër’ të armiqve të tyre historikë.

Kthimi në ‘hyzmetqarë’ të xhelatit tonë historik , pasi vetë ne e hodhëm në erë mundësinë e artë që na dha Perëndimi për të udhëhequr Ballkanin, është dështimi ynë më i madh kombëtar.

Vetëm një uragan i madh popullor mbarëkombëtar, kundër Edi Ramës njeriut që me këtë akt ka kryer tradhëti të pastër kombëtare, mund ta ndalojë këtë marrëzi dhe ta shpëtojë kombin shqiptar nga ky projekt antishqiptar. Nëse nuk reagojmë sot për ta ndalur këtë tradhëti duke e hequr zvarrë këtë kryeministër, nesër do të jetë shumë vonë, sepse ‘ai popull që tregohet i butë me tradhtarët, është i destinuar të shkatërrohet’.

“Budallait nuk i hapet rrugë, por merret për dore dhe shoqërohet atje ku e ka vendin”…

Ernil SABAJ
Student doktorature, Londër

Ne supermarketet me produkte nderkombetare ne Angli, te vetmet produkte shqiptare qe kam hasur jane “Devolli Princ caffe” dhe “Kelmendi Kosova Suxhuk”. Te dy produkte kosovare. Teorikisht per mua me shume sens ben qe Kosova te jete pjese e minishengenit sesa Shqiperia.

Personalisht, kam qene dakord me filozofine e Rames, sidomos kur deklaronte se: “Budallait nuk i hapet rruge, por merret per dore dhe shoqerohet atje ku e ka vendin, perndryshe behet i demshem per shoqerine”.

Sot kohet kane ndryshuar, dhe z. Rama gjendet ne vendin e budallait, prandaj eshte detyra e ndjekesve te tij besnike t’ia zbatojne filozofine. Neqoftese shpreson se shqiptaret e papune do te emigrojne ne Serbi (nese marreveshja perfshin dhe levizjen e punetoreve), ketu mund te kete te drejte, me nje gur dy zogj, largohen dhe te papunet dhe kritiket.

Realisht Serbia ka nje standard jetese me te larte (gjithmone nqs ata sdo jene raciste ndaj shqiptareve), dhe Beogradi edhe pse s’ka tituj si “European youth city capital”, me eshte dukur disi me i paster se Tirana.

Pjesen me te madhe te kosovareve qe kam takuar dhe punojne ne qeverine Kosoves si ekonomiste, i kam gjetur me background akademik shume te mire, dhe min me mastera ne Angli apo SHBA, ndersa ata qe keshillojne Shqiperine i kam gjetur me nje numer te larte followers ne insta.

Banorët e Ishmit denoncojnë jo vetëm braktisjen nga shteti, por edhe gjobitjen pse rindërtojnë shtëpitë

Përfaqësuesi i PD, Luan Baçi, takoi disa banorë në fshatin Shetaj të Ishmit, të cilët denoncojnë jo vetëm braktisjen nga shteti, por edhe aktet arbitrare me gjobitje për rindërtimin e shtëpive.

Ismet Shetaj denoncoi inspektorin e INUK-ut të Durrësit, Ardit Halili, i cili e gjobiti me 5 milionë lekë pas punimeve për rindërtimin e shtëpisë së dëmtuar nga tërmeti. “Shtëpinë po e rregulloj me të ardhurat e mia. Askush s’më ka ndihmuar. Po punoj me fjalën e Edi Ramës se kush ka lekë ta ndërtojë vetë shtëpinë, por tani po na vë gjoba”, u shpreh i revoltuar banori i Ishmit.

Një tjetër dëshmi nxjerr në pah kaosin e autoriteteve për vlerësimin e banesave, duke mos u dhënë siguri njerëzve.

Zejdi Kaculi nga fshati Ishëm i tha ish deputetit Luan Baçi se shtëpia e tij ishte vlerësuar 3 herë që pas 21 shtatorit. “Në tërmetin e parë inxhinierët thanë se është i pabanueshëm. Në tërmetin e dytë thanë është e pabanueshme. Kur erdhën një grup tjetër na thanë: Kjo është vetëm për çati. U thashë “banoni ju këtu se e rregulloj unë çatinë. Kjo nuk është e banueshme. Këtu jetojnë njerëz, jo gjëja e gjallë”, u shpreh ai i revoltuar.

Haradinaj injoron Ramën: Kosova s’ka nevojë për minishengen me kryeqytet Serbinë

Takimi i radhës i nismës rajonale për një “Minishengen Ballkanik”, që u mbajt në Tiranë me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, nuk u vlerësua mirë në Kosovë, ku reagimet ishin nga më të ndryshmet.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi refuzoi të marrë pjesë në këtë takim për shkak të Serbisë, e cila sipas tij, “vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës dhe të pengojë subjektivitetin e saj ndërkombëtar”.

Haradinaj: Nuk kemi nevojë për një Mini Shengen me kryeqytet Serbinë
Ndaj takimit të tretë me radhë që u mbajt në Tiranë, nismë kjo rajonale për një “Minishengen Ballkanik”, reagoi edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai tha se “Kosova nuk ka nevojë për një “Mini Shengen” me kryeqytet Serbinë”, duke potencuar se “po vërehet se “Mini Shengeni”, ka për qëllim heqjen e taksës që Kosova i ka vendosur produkteve që importohen nga Serbia”.

“Përderisa Kosova nuk njihet nga Serbia dhe mohohet masakra e Reçakut, iu mbetet t’iu themi puna e mbarë pa ne”, ishte reagimi i Haradinajt ndaj takimit të liderëve të rajonit që u mbajt në Tiranë, duke e argumentuar refuzimin e Kosovës edhe më tutje.

“Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, pra 6 vende kanë mbetur pa u anëtarësuar në BE. Ne kemi marrëdhënie kontraktuale me BE-në. Pra, secili vend ka kontratë me BE-në. Kosova e ka MSA-në dhe ne duhet me u fokusuar në MSA.

Pra, nuk kemi nevojë për një Mini Shengen me kryeqytet Serbinë ose lider Serbinë të Mini Shengenit tonë. Jemi të interesuar për Shengen në këtë rast, për BE-në”, tha Haradinaj, duke shtuar se “Kosova është vend euroatlantik” dhe kjo është perspektiva e saj.

Kjo deklaratë e Haradinajt duket se e ka nervozuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, i cili pas përfundimit të Samitit, e cilësoi Haradinajn “gënjeshtar”, duke thënë se “nuk ka asnjë kusht ndaj Kosovës për të marrë pjesë në takimin e liderëve të rajonit”.

Rama: Refuzimi i Kosovës për mua i pakuptueshëm
“Haradinaj është një gënjeshtar dhe vazhdon të gënjejë. Nuk e di nëse e bën nga padija, por është gënjeshtar”, tha kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pas mbylljes së samitit.

Më parë, gjatë konferencës së përbashkët me liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, Edi Rama tha se “nisma rajonale nuk është përjashtuese për askënd, është gjithëpërfshirëse, është e hapur, nuk i imponohet askujt dhe nuk imponohet nga askush”.

“Më lejoni ta them hapur se për mua, refuzimi i përsëritur i autoriteteve të Kosovës është i pakuptueshëm dhe i dëmshëm për vetë Kosovën”, tha Rama.

Kundërshtimi i parë ndaj Samitit të Tiranës erdhi nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, që refuzoi ftesën e bërë nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Liderët e vendeve të rajonit pa praninë e udhëheqësve kosovarë, për herë të parë janë takuar në Novi Sad dhe pastaj në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku janë dakorduar përmes një deklarate që synohet të përmirësohet bashkëpunimi rajonal, apo të krijohet një “Minishengen Ballkanik”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në letrën publike të refuzimit tha se, “Kosova për dallim nga Shqipëria, vazhdon të ketë pengesa serioze në konsolidimin e shtetësisë së vetë nga Serbia”.

Albin Kurti:“Rruga nga Beogradi për në Tiranë kalon përmes Prishtinës”
Albin Kurti, lideri i Vetëvendosjes dhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës kujtoi në rrjetin e tëitterit se iniciativat rajonale duhet të drejtohet nga parimet e gjithëpërfshirjes dhe të reciprocitetit. “Rruga nga Beogradi për në Tiranë kalon përmes Prishtinës”. Ai shkroi se shqiptarët janë një popull dhe “askush nuk mund të qëndrojë midis nesh.”

Thaçi: Kosova në NATO e BE, jo në “iniciativa eksperimentale rajonale”
“Fatkeqësisht, pengesa kryesore vjen nga Serbia, e cila në të gjitha format dhe mundësitë, në mënyrë të vazhdueshme minon përpjekjet tona për konsolidimin e shtetësisë sonë. Serbia ka kryer gjenocid kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe sot jo vetëm që mohon krimet e kryera, por vazhdon të mos e pranojë ekzistencën e shtetit tonë.

Në një situatë të tillë, thirrjet dhe iniciativat për bashkëpunim rajonal janë krejtësisht të pakuptimta. Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nuk e njohin shtetin e Kosovës”, shkroi në profilin e tij social Presidenti Thaçi.

Sipas Presidentit të Kosovës, “nuk mund të këtë përparim në bashkëpunimin rajonal pa pasur njohje reciproke, dhe se Kosova synon anëtarësim në NATO e BE” dhe jo në “iniciativa eksperimentale rajonale”.

Analistët kosovarë: Rama nuk e mbron sa duhet nga Serbia subjektivitetin e Kosovës
Ideja e “Minishengenit Ballkanik”, është kundërshtuar edhe nga udhëheqësit e tjerë të partive politike në Kosovë, duke e cilësuar këtë iniciativë si një “devijim” të rrugës euroatlantike.

Reagimet nga Kosova dhe kundërreagimet nga Tirana për nismën rajonale ”Minishengeni Ballkanik”, sidomos për takimin e fundit që u mbajt në Tiranë, prodhuan debat të gjerë në Prishtinë, në disa raste edhe me ofendime publike ndaj kryeministrit të Shqipërisë.

Shumë analistë në Prishtinë po e akuzojnë Edi Ramën si një kryeministër shqiptar që me veprimet e tij nuk po e mbron sa duhet subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës karshi mohimit dhe pengesave që i bën Serbia.

Adelina Ismajli sulmon Alketa Vejsiun: Fitoi arti, jo mafia…

Adelina Ismaili ka qenë shumë e ashpër me disa statuse të saj në InstaStory ku ka sulmuar shumicën e mediave në Shqipëri dhe Kosovë, të cilat po kërkojnë që Elvana Gjata të del e para dhe ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong.

E diva kosovare, e cila ishte e para që kishte bërë revolucion në këtë festival, ku ishte paraqitur me këngën “Shko”, ka bërë disa komente që për shumë kënd nuk do të jenë të pëlqyeshme.

“Ku është ajo Shqipëria që dikur kishte çmuar artin mbi të gjitha? Arilena Arën për herë të parë e kam parë duke kënduar “They Don’t Care About Us”.

E admirova sepse për herë të parë pas shumë kohe po shihja një shqiptare që po shkatërronte skenën dhe mua me energjinë. Nuk i kishte buzët e fryra. Nuk tërhiqte zvarrë pas vetës shërbëtorë të mjerë që paguhen me byrek, as nga Kosova dhe as nga Maqedonia”, ka shkruar Adelina në fillim të këtij komenti.

Tutje, diva kosovare ka shkruar se prezantuesja Alketa Vejsiu i ka mbetur borxh Arilenës.

“Arilena ka më shumë sukses ndërkombëtare sesa gjysma e banorëve të shoëbizznesit të Kosovës dhe Shqipërisë bashkë. Është faji i jonë nëse nuk e njohim. Alketa Vejsiu mbrëmë i mbeti borxh Arilenës.

Ishte hera e parë prej dekadash që ndër shqiptarë po fitonte arti dhe artisti. Jo lëmoshat për gazetarë e rrobaqepësa, jo mafia e politikanët, jo luksi fallco i korrur në lëndinat e “koncerteve” që mbajnë erë bajgash e sponsorësh dhëmbë palarë”, ka shkruar tutje Adelina.

Kujtojmë se është organizuar një komunitet i tërë në Shqipëri kundër fitores se Arilenës, madje disa fansa kanë nisur edhe një peticion që ti merret fitorja asaj.

Ndahet nga jeta Myftar Gjana

Njëri ndër udhëheqësit e Lëvizjes Studentore të 8 Dhjetorit 1990, Myftar Gjana ka ndërruar jetë ditën e sotme nga një sëmundje e rëndë. Gjana ka nderruar jete ne moshen 59 vjeçare

Myftar Gjana lindi më 10 maj 1960 në qytetin e Peshkopisë. Gjimnazin e kreu në qytetin e Kukësit në vitin 1978, ndërsa studimet e larta i kreu në vitet 1986 – 1991 në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë.

Nga viti 1991 – 1992 ka qenë kryeredaktor i gazetës “Kosova”, ndërsa në vitet 1992 – 1996 ka punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme si drejtor i Drejtorisë së Shtypit.

Në vitet 1993 – 1994 kreu Akademinë Mesdhetare të Studimeve Diplomatike në Maltë, ku fitoi edhe gradën “Master në Diplomaci”. Në vitet 1996 – 1997 ka punuar në Kuvendin Popullor në detyrën e Drejtorit të Departamentit të Informacionit dhe Dokumentacionit. Në vitet 2000 – 2001 ka punuar si administrator në Bibliotekën Kombëtare.

Gazeta RD ngushëllon famlijen Gjana për hubjen e njeriut të tyre të dashur.

Një urim të përzemërt në 30 vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës!

Nga Sali BERISHA

Nje urim te perzemert!
Sot 30 vjetori i themelimit te Lidhjes Demokratike te Kosoves!

Dite historike per Kosoven dhe mbare kombin shqiptar!

Te dashur miq, sot 30 vjet me pare kollosi i politikes shqiptare, prijesi i pavdekshem i Kosoves dhe arkitekti i pavaresise te saj, Dr Ibrahim Rugova dhe bashkepuntoret e tij themeluan ne kushtet e terrorit te eger te pushtuesve serbomedhenj, Lidhjen Demokratike te Kosoves, forcen e pare anikomuniste jo vetem ne boten shqiptare por edhe krejt Ballkanin e diktaturave komuniste.

Fill pas themelimit te saj, LDK dhe kryetari i saj Dr Ibrahim Rugova nisen ndertimin e institucioneve paralele, parlamentit, presidences, qeverise, ushtrise, diplomacise, financave etj te shtetit te shqiptareve te Kosoves.

Presidenti Ibrahim Rugova dhe qeveria e tij realizuan me sukses te veçante perfaqesimin dhe nderkombetarizimin dhe vendosjen per zgjidhje te çeshtjes se drejte te popullit te Kosoves ne axhenden e Shtepise se Bardhe dhe kongresit te SHBA dhe kancelarive te medha te vendeve te lira perendimore. Ne te gjitha perpjekjet e tyre kombetare dhe nderkombetare ata paten mbeshtetjen e palekundur te Partise Demokratike te Shqiperise dhe shtetit demokratik shqiptar.

Pas çlirimit, Presidenti Rugova dhe LDK do te luanin rol kryesor ne udheheqjen e Kosoves ne rrugen e ndertimit te shtetit te saj demokratik dhe shpalljen e pavaresise se saj. Sot ajo vazhdon te mbetet force e besimit masiv te qytetareve te Kosoves, garanci e te ardhmes se saj europiane.

Prandaj ju ftoj te dashur miq te perulemi lme nderimin dhe mirenjohjen me te thelle para vepres se pavdekshme te Presidentit Rugova dhe bashkepuntoreve dhe mbeshtetesve te tij si dhe tju dergojme ne sot Kryetarit te LDK, z Isa Mustafa, udheheqjes dhe te gjithe anetarve e mbeshtetesve te LDK urimet tona me te perzemerta ne kete pervjetor dhe suksese gjithnje e me te medha.
Urime! sb

 

Reagojnë banorët e prekur nga tërmeti në Laç: Nuk na është ofruar asnjë çadër

Tërmeti i 26 nëntorit nxori të pabanueshëm disa pallate dhe banesa, duke lënë të pastrehë dhjetra familje në Laç.

Pjesa më e madhe e banorëve që jetonin në këto pallate që tashmë janë shembur janë strehuar në hotelet që ndodhen në Shëngjin, por ka dhe banorë të cilët shprehen se nuk u është ofruar as një çadër

“Kam ikur 4-5 herë te bashkia, letrat i kam të gjitha dhe tani fle në makinë. Unë jam vetë i pesti”, shprehet banori.

Në Bashkinë e Kurbinit për shkak të dëmeve të konsiderueshme, përveç pallateve dhe banesave, i pabanueshëm u shpal edhe spitali I Laçit I cili pritet të shembet dhe të ndërtohet një spital i ri./abcnews.al

Pollo: E dëmtuara më e madhe nga miniShengeni është Kosova, Thaçi u dogj bashkë me Ramën e Vuçiç

Ish-deputeti i PD, Genc Pollo e ka cilësuar marrëveshjen për miniShengenin Ballkanik një nismë të padobishme.

I ftuar në “Mbrëmje në ABC” me Mirela Milorin, Pollo u shpreh se e dëmtuara më e madhë në këtë rast është Kosova.

Ish-deputeti theksoi se, kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk është ftuar, ndërsa Thaçi, sipas tij, u dogj bashkë me Ramën dhe Vuçiç.

“Dalim me një nismë të re ku nuk ka më konsensus në rajon, mungon Bosnja dhe për Shqipërinë mungon Kosova. Ne mund të diskutojmë gjatë që është faji i Kosovës që nuk erdhën apo është faji i Edi Ramës që nuk i ftoi. Kryeministri në detyrë i Kosovës nuk është ftuar.

Hashim Thaci mund të ketë arsyet e veta. U dogj me Ramën bashkë me dhe Vuciçin për shkëmbimin e territoreve. Unë po e them duhet të ishte edhe Bosnja. Mali i Zi ishte në mënyrë protokollare. Bosnja ka probleme të tjera, por nuk dëmtohet nëse nuk mori pjesë. Kosova dëmtohet. Bosnja ka probleme të brendshme, por ndërkombëtarisht është shtet i njohur nga të gjithë. Në këtë kontekst imazhi që i jepet botës që Kosova është e izoluar është dëmtuese krahasuar me dëmet që i solli nisma me copëtimin e Kosovës.

Është një nismë e padobishme por teknikisht mund të mos jetë e dëmshme. Fakti që Kosova ishte e munguara e madhe kthehet në një dëm të madh për Kosovës, dhe që Shqipëria ka dorë kthehet në një dëm të madh”, tha Pollo./abcnews.al