16.7 C
Tirana
E mërkurë, 14 Maj, 2025

Tjetër vjedhje skandaloze e ndihmave për të prekurit nga tërmeti (Video)

Video e mëposhtme është regjistruar në një nga mangazanat ku bëhet shpërndarja e ndihmave emergjente për të prekurit nga tërmeti, ndëra pamjet në fakt tregojnë të kundërtën pasi qytetarët e dëmtuar qëndrojnë në radhë, ndërsa makinat private mbushen nga persona të cilët qytetarët I denoncojnë se nuk janë të dëmtuar.

Video është regjistruar mbrëmjen e kaluar ndërsa sipas qytetarëve punonjësit që shpërndanin ndihma mbushin makiant e familjarëve të tyre dhe largoheshin.

“Shikoni se si narkozyrtaret mbushin makinat me ndihma per te demtuarit nga termeti.

Shikoni videon e qytetarit dixhital dhe lexoni mesazhin e tij. sb

Pershendetje dr video esht ber mbrem ne Oren 10 te Nates Ku punonjesit qe shperndanin ndihma mbushnin makinat e familjarve Te tyre dhe i merrnin”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në rrjetet sociale.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/1025278367815014/?epa=SEARCH_BOX

I dëmtuari nga tërmeti shpërthen në lot para Bashës: Po tallen me ne! As ndihma, asgjë! Fëmijët i kam…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka parë nga afër situatën e rëndë në Durrës dhe në Shkozet, ndërsa ka biseduar me shumë banorë duke u njohur  nga afër për nevojat emergjente që ato kanë.

Njëri prej banorëve të prekur nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, i tha kryeopozitarit se strukturat shtetërore po tallen me ta, ndërsa një tjetër pohoi se kanë shkuar për të kërkuar ushqim te Pallati i Sportit në Shkozet, por kjo kërkesë e tij nuk është realizuar.basha

“Kanë plasur kolonat. Po tallen me ne. As ndihma asgjë. Fëmijët i kam te psikologjia në Tiranë. Gocën e kam në klasë të shtatë, çunin në klasë të tretë. Hajde shihe si është bërë andej. Unë jam me ilaçe zemre”, thotë qytetari.

Meta kundër Ramës: Gazetarët janë heronj, situata të mos shfrytëzohet për të mbyllur media kritike

Presidenti Ilir Meta përmes një statusi në facebook përgëzoi median dhe veçmas gazetarët e terrenit që kanë raportuar me seriozitet dhe profesionalizëm ngjarjen e rëndë që u krijua në vend si pasoje e termetit shkatërrimtar. Po kështu, Meta i dërgon një mesazh Kryeministrit që të mos e shfrytëzojë gjendjen e jashtëzakonshme si pretekst për të sulmuar apo mbyllur media kritike. Kujtojmë se dy ditë pas termetit u arrestuan administratoret e JOQ dhe një vajzë nga Durrësi për shpërndarjen e lajmeve të rreme.

Deklarata e plotë e presidentit Meta

Falenderoj të gjithë gazetarët e terrenit, operatorët dhe stafet teknike mbështetëse për raportimin e saktë dhe në kohë reale ditë-natë, në kushte aspak të lehta, të situatës tepër të rëndë dhe të pasojave tragjike në jetë njerëzore dhe prona, që la pas tërmeti i tmerrshëm i 26 nëntorit.

Me punën e tyre të palodhur, gazetarët dhe mediat kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në ndihmë të banorëve të prekur nga pasojat e kësaj fatkeqësie tepër të rëndë.

Duke i inkurajuar mediat të vazhdojnë të tregojnë seriozitet dhe përmbajtje maksimale në raportimin e lajmeve, me qëllim shmangien e informacioneve të paverifikuara, besoj se në kuadrin e kësaj gjendjeje të jashtëzakonshme, çdo pakujdesi si pasojë e nxitimit për dhënien e lajmit të fundit, të mos përdoret si pretekst për të sulmuar apo mbyllur media kritike.

Gazetarët kanë qenë ndër heronjtë e vërtetë të këtyre ditëve dhe për këtë meritojnë një falenderim dhe mirënjohje të madhe!

 

Vetëm në Prizren janë strehuar 2 mijë persona nga Shqipëria

Pas tërmetit, i cili ka goditur Shqipërinë më 26 nëntor, numri i personave të ardhur nga ky shtet dhe që kanë hyrë në territorin e Kosovës, ende nuk dihet saktësisht nga institucionet e Kosovës.

Autoritetet e Kosovës, menjëherë pas tërmetit, kanë dërguar në Shqipëri njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës dhe të Forcës së Sigurisë të Kosovës me mision kërkim-shpëtimi, ndërkohë që Qeveria e Kosovës kishte ndarë 500 mijë euro ndihma për Shqipërinë.

Organizime të ndryshme në Kosovë, fillimisht kishin ndërmarrë nisma për t’i ndihmuar banorët e zonave të prekura nga tërmeti në Shqipëri dhe njëkohësisht kanë marrë me vete në Kosovë një numër të caktuar qytetarësh të këtij vendi, për t’i strehuar në qytete të ndryshme të vendit.

Nehat Koçinaj, zyrtar për marrëdhënie me publikun nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshëm, thotë për Radion Evropa e Lirë se gjatë natës ndërmjet të premtes dhe të shtunës, ka pasur një fluks të personave që kanë ardhur nga Shqipëria në Kosovë për t’u strehuar.

Sipas tij, në Kampin Inovativ Trajnues Kosovaro – Gjerman në Prizren, ku deri ditën e premte kanë qenë të akomoduar mbi 500 persona nga Shqipëria, janë strehuar edhe një numër shumë i vogël i personave, ndërkaq të tjerët janë sistemuar në sektorin privat.

“Tani për tani, në Prizren janë të sistemuar, të themi në sektorin publik dhe atë privat, rreth 2 mijë persona. në qytetet tjera, është një shifër e shpërputhur, sepse lëvizjet janë jo rrallë herë kontradiktore njëra me tjetrën. Çfarëdo shifre që të japim nuk mund të jetë as për afër e saktë. Kjo për faktin se përveç mënyrave të organizuara, ka edhe mënyra, t’iu themi, kaotike ose sporadike, që vijnë, shkojnë ose lajmërohen, e pastaj japin një informatë tjetër”, tha Koçinaj.

Zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme edhe më herët kanë thënë se përmes pikave kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë, deri tani nuk kanë ngritur ndonjë kontroll të veçantë evidentimi për të marrë informacione se ku shkojnë personat që hyjnë në Kosovë.

Ndërkaq, organizimet e ndryshme, menjëherë pas ditës së parë nga tërmeti, kanë vazhduar të sjellin në Kosovë qytetarë të zonave të prekura në Shqipëri. Ata fillimisht ishin sistemuar në disa hotele dhe më pas janë shpërndarë nëpër shtëpi private të qytetarëve të Kosovës, në komuna të ndryshme, të cilët vullnetarisht i kanë pritur ata.

Megjithatë, Koçinaj thotë se tashmë autoritetet e Kosovës janë duke punuar për të evidentuar sistemimin e të gjithë atyre shtetasve të Shqipërisë që janë strehuar në Kosovë.

“Të gjitha këto informata ose grupe, të cilat vijnë, në çfarëdo mënyre që ato sillen këtu, janë në sistemim e sipër. Por, koordinimi është duke u bërë në vazhdimësi me Policinë e Kosovës, me pikat hyrëse në Kosovë, që t’i marrin të dhënat. Një krahasim sa për evidencë, gjatë mbrëmjes së kaluar, rreth 12 mijë persona kanë hyrë në pikën kufitare në Vërmicë. Do të thotë se ata 12 mijë persona nuk kanë pasur për cak sistemimin e tyre afatshkurtë apo afatmesëm në Kosovë, por kanë qenë edhe turistë të rastit”, tha Koçinaj.

Ai shtoi se edhe më tej priten qytetarë të Shqipërisë në Kosovë dhe anasjelltas, por nuk pritet më ndonjë fluks i atyre, të cilët kanë për qëllim strehimin në Kosovë.

Kjo, sipas tij, për shkak se Qeveria e Shqipërisë ka marrë masa për sensibilizimin e qytetarëve të saj të prekur nga tërmeti, që sistemimi i tyre do të bëhet brenda kapaciteteve të shtetit shqiptar. Por, siç ka thënë Koçinaj, edhe nëse do të ketë lëvizje eventuale nga Shqipëria drejt Kosovës, me qëllim strehimi, autoritetet e Kosovës në kufi janë të njoftuara se për ku do t’i orientojnë ata qytetarë.

Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, më herët i ka ftuar qytetarët që duan të ofrojnë ndihmë në ushqime dhe materiale të tjera të nevojshme, që t’i dërgojnë në Kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Prizren dhe pastaj ato do të delegohen në mënyrë të kujdesshme dhe të kontrolluar në vendet ku ka nevojë.

Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë të Rihterit, i cili ka goditur Shqipërinë më 26 nëntor, ka qenë më i fuqishmi që ka goditur këtë vend gjatë dekadave të fundit dhe për pasojë ka lënë 51 persona të vdekur, mijëra të lënduar dhe mbi 5 mijë persona të pastrehë, si pasojë e shembjeve, dëmtimeve serioze dhe rrezikshmërisë që paraqesin vendbanimet e tyre. /REL

Banori i Bubqit: Ndihmat po i çojnë në shtëpitë e veta, ne kemi marrë fund!

Shtëpia e familjes Korriku në fshatin Bubq është dëmtuar plotësisht nga termeti fatal i 26 Nëntorit. Pesë anëtarë të familjes flenë në një çadër në oborrin e shtëpisë së rrënuar. Kryefamiljari tha për “Abc News” se, “kemi përjetuar një tmerr të paparë”.

“Kemi fjet në makinë me plakun me dy fëmijë të vegjël për tre netë. Mbrëmë na kanë sjell një çadër dhe jemi fut aty…5 vetë në një çadër. Fëmijët i kam të moshës 12 dhe 5 vjeç”, u shpreh ai.

I pyetur nëse kanë marrë ndihma ushqimore, ai tha “JO”, ndërsa akuzoi se drejtuesit e njësisë administrative Bubq po i shpërndajnë ndihmat me mik. Po i çojnë në shtëpitë e tyre dhe të të njohurve të tyre”, u shpreh banori i Bubqit./abcnews.al

Skandali tjetër i Xhaçkës: Falenderon të gjitha ushtritë për ndihmën dhe injoron atë të Kosovës

Ministrja e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka falënderuar të gjithë ata që dhanë kontribut për popullin shqiptar pas tërmetit në Durrës.

Por, Xhaçka ka zgjedhur të injorojë ndihmën e shtetit të Kosovës duke mos e përmendur e as publikuar ndonjë fotografi të ushtrisë apo policisë së Kosovës.

Xhaçka nuk ka përmendur e as nuk ka vendosur të publikojë në statusin e saj ndonjë fotografi të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës apo popullit kosovar që dhanë kontributin e tyre. Por, në postimin e saj nuk ka harruar të publikojë fotografi të njësiteve speciale të Turqisë, Rumanisë, Italisë dhe Francës.

Ajo falënderoi 250 specialistët nga vendet fqinje, mike e partnere. Por nuk u “kujtua” që të vendoste të paktën një fotografi të FSK’së apo Policisë së Kosovës karshi njësiteve tjera speciale në shenjë falënderimi.
Ministrja në fund tha se një komb i tërë u është mirënjohës!

“Express”

Basha i përgjigjet Ramës: Tani nuk është koha për politikë! Njerëzit në nevojë ekstreme…

Lideri i opozitës, Lulzim Basha i është përgjigjur negativisht Kryeministrit Rama i cili e ftoi të uleshin në tryezë për situatën e jashtëzakonshme të krijuar nga termeti. Nga Shkozeti ku po vizitonte banorët, ai tha se ”fokusi ynë është të ndihmojmë gjithë personat në nevojë… nuk bëhet politikë me njerëzit. Jo propagandë dhe manovra politike”, u shpreh ai në një prononcim për TCH.

Pyetje: Keni inspektuar zonën e Shkozetit, keni inspektuar edhe shumë zona të Durrësit sot, si paraqitet situate në këto zona?

Lulzim Basha: Gjendja është e rëndë, siç nuk ka nevojë për koment, mjafton t’ia drejtoni kamerën. Po të pyesni banorët, do t’ju thonë se askush nuk ka ardhur t’i pyesë si janë, t’u ofrojë ndohmën më minimale dhe ndokush që është pajisur me një letër për të tërhequr ndihma nga Pallati i Sportit, nuk ka arritur dot të tërheqë ndihma.

Pra, është një komunitet i madh, i cili është tërësisht i braktisur, pa asnjë vëmendje, pa asnjë mundësi për t’u strehuar. Ndonjërit që i është ofruar ndonjë mundësi për t;u strehuar larg prej këtej, faktikisht, nuk i është dhënë asnjë zgjidhje për vendin e punës që mund ta ketë në drejtim te kundërt me atë që i është ofruar për strehim.

Pjesa tjetër që me shqetëson shumë është mungesa totale e një koordinimi për t’u dhënë strehë dhe për t’i pajisur me ushqime, me batanije. Në një vend me thanë se “na kanë dhënë miell dhe patate, por mielli dhe patatet nuk hyjnë në punë, sepse ne jemi jashtë shtëpive.” Pra, duket qartë që ka një ç’organizim total, kaos total dhe, për fat të keq, këtë po e vuajnë banorët, të cilët, unë po u jap zë shqetësimeve që m’i thanë mua, por ju i keni këtu, mund t’i pyesni edhe vetë.

Pyetje: Zoti Basha, ditën e sotme kryeministri i vendit ju ka bërë thirrje për t’u ulur në një tryezë të përbashkët për të dhënë zgjidhje konkrete dhe propozime, sa i takon situatës së jashtëzakonshme. Ai tha “unë e mirëpres vetëpërmbajtjen e kryetarit demokrat sa i takon fjalëve, por është e pamjaftueshme, duhen veprime konkrete”. A jeni të gatshëm të uleni me të për veprime konkrete?

Lulzim Basha: E gjithë energjia jonë, ajo që po bëjmë dhe do të vazhdojmë të bëjmë është të jemi afër njerëzve dhe t’i ndihmojmë sa të jetë e mundur. Jemi gjendur pranë komuniteteve, njerëzve në nevojë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Ky është prioriteti ynë tani. Tani nuk është koha për politikë.

Njerëzit janë në nevojë ekstreme, njerëzit kanë nevojë për strehë, njerëzit kanë nevojë për ushqim, shumë kanë nevojë për vëmendje mjekësore, që nuk po e marrin, të tjerë kanë nevojë për siguri, se i kanë shpëtuar një fatkeqësie dhe duhet të bëhemi gati që të përballojmë çdo gjë tjetër, qoftë me kaq! Pra, tani nuk është koha as për politikë, as për propagandë. Gjëja e vetme me të cilën po merremi ne, është të jemi afër njerëzve dhe kjo është ajo që duhet të bëjë çdokush tjetër.

Pyetje: Prej ditësh, ju keni shpërndarë edhe një udhëzim, strukturat e PD janë në terren për të evidentuar problematikat, po ashtu edhe për të dhënë zgjidhje për banorët. A do të ishte mirë t’i bashkërendonit forcat për t’u dhënë zgjidhje konkrete banorëve të prekur nga tërmeti?

Lulzim Basha: Ne jemi pranë banorëve dhe udhëzimet e mia jo vetëm për strukturat e PD, por çdokujt që mund të ndihmojë, të ndihmojë, të jemi afër njerëzve, sepse njerëzit janë në nevojë ekstreme. Shikojini këta njerëz, janë prej 5 netësh jashtë, thonë “nuk kemi ku të fusim kokën, jemi pa ushqim, jemi pa mbështetje”. Prandaj, ky është fokusi ynë, kjo është vëmendja jonë. Nuk kemi kohë sot as për manovra politike, as për propagandë dhe ky duhet të jetë shqetësimi i çdokujt e, në veçanti, i qeverisë.

Banorët i shkojnë në zyrë për pallatin e shembur, kryebashkiaku i Ramës i përzë: Mos më bëni mua tërr, tërr, tërr…

Një pallat 6 katesh i ndërtuar rreth 6 vite më parë në Lezhë është dëmtuar nga tërmeti ndërsa banorët e kanë braktisur atë.

Ata tregojnë se për të diskutuar rreth situatës kanë takuar në zyrën e tij edhe kryebashkiakun Pjerin Ndreu.

Banorët e pallatit në rrugën “Shtraus” shprehen për Fax News se në takim kryebashkiaku ishte treguar shumë arrogant pasi iu ka thënë se situata është e jashtëzakonshme dhe të njëjtin hall e kishte edhe ai në shtëpinë e tij, ndërsa nuk u ka dhënë një përgjigje nëse duhet të futen në apartamentet e tyre apo jo.

Sipas banorëve, pallati ka marrë dëmtime serioze strukturore dhe në kolonat e tij ndërsa shprehin frikën të futen brenda, por nga ana tjetër nuk i braktisin dot.

“Takuam kryebashkiakun në zyrë, i kërkuam ta na japë një garanci teknike dhe shkencore mbi sigurinë e pallatit. Na tha se do të vijnë ekspertë nga Tirana. Përgjigje jo korrekte nga një kryetar Bashkie. Të lutem më tha, mos më bëj mua tërr, tërr, tërr teksa po i tregoja për situatën.

Unë i tregova hallin ndërsa pas kësaj i thashë se do të takohemi në një vend e kohë tjetër për të bërë një debat tjetër kur vijnë dhe na kërkojnë votat. Pa njohuri teknike për mua është i pabanueshëm. Administratori dhe pronari na kanë thënë se nuk na japin dot ndonjë garanci, jemi të detyruar të qëndrojmë jashtë”, tha njëri nga banorët e pallatit, transmeton Faxweb.al

“Isha edhe unë tek kryetari i bashkisë, na priti në mënyrë arrogante, ‘është gjendje e jashtëzakonshme, kam hallet e mia tek shtëpia ime siç keni edhe ju hallet e tuaja’, megjithatë na tha se do vinin ekspertët nga Tirana. Pronari thotë se nuk ka besim për jetën, me sa shikojmë ne është e rrezikshme. Pronari ka ardhur të vendos skele të suvatonte por erdhi Policia dhe e ndaloi pasi është shumë e rrezikshme të jetohet brenda tij.

Kemi fjetur nëpër makina, tek miq e shokë tonë, nuk ka ardhur njeri të na ndihmojë. Duam të na sigurojnë nëse duhet të jetojmë apo jo në atë pallat. Kryebashkiaku na tha se nuk ua heq dot frikën juve. Apartamenti mund të shembet, të bien tulla, pronari na thotë futuni brenda po deshët, edhe kryebashkiaku por është shumë e rrezikshme. Duam të na thonë ose të futemi ose të qëndrojmë jashtë asgjë më shumë”, tha një tjetër qytetar.

Sipas gazetarit Martin Marku, pallati është 6 katësh i ndërtuar rreth 6 vite më parë ndërsa kolonat paraqesin rrezik pasi janë dëmtuar nga tërmeti dhe rrezikon të shembet. Të gjithë banorët janë larguar nga apartamentet e tyre për të mos rrezikuar jetën. Gazetari raportoi se ky nuk është i vetmi në këtë gjendje në qytet por ende nuk ka një shifër zyrtare nga autoritetet si për pallatet ashtu edhe për banesat private apo bizneset. Mësohet se një situatë e ngjashme paraqitet edhe në Kurbin e Mirditë./ Faxnews

Deklaratat e papërgjegjshme të idiotes së Durrësit: Jemi të kënaqur me 50 viktima…

Kryebashkiakja e Durrësit, Valbona Sako, ka bërë dy deklarata skandaloze brenda një dite. Deklarata qe eshte pak te thuash te papergjeshme, por deklarata prej nje idioteje te vertete qe meriton shkarkimin urgjent nga detyra.

Deklarata me e rende eshte ajo qe ka bere pak me pare ne nje transmetim direkt per mediat ku shprehet se “eshte e kenaqur me 50 viktima”. A mund te kete deklarate me te tmerrshme per te cilen jo vetem duhet shkarkuar, por duhet arrestuar.

Deklaratën më të rëndë, por edhe më injorante, Sako e ka bërë për Top Channel dhe shprehet se qeveria është e kënaqur me 50 viktima, sepse mund të kishte patur më shumë se kaq, duke dëshmuar se papërgjegjshmëria dhe budallallëkut, tek përfaqësuesit e popullit, ka arritur në nivele të frikshme.

Gafën tjetër, Sako e ka bërë në një intervistë për ABC Neës dhe ka thënë se qytetarët po akomodohen në hotele me pesë yje, që në kushte normale nuk do t’i paguanin dot as për pushime.

Pra, në njëfarë mënyre, Sako po thotë se këtë nder që Rilindja po u bën këtyre njerëzve, nuk e kanë parë as në ëndërr, se nuk kanë para të shkojnë në hotele me pesë yje as për pushime.

“Ata që nuk janë sistemuar do të thotë që, zotëria, sot jemi në ditën e katërt nuk ka pasur nevojë për t’u sistemuar. Sot kemi evidentimin e saktë të pjesës së qytetarëve që realisht nuk kanë ku të banojnë. Akomodimi është i organizuar dhe siguruar për të gjithë.

Qytetarët paraqiten në bashkinë e Durrësit, krijojmë një lëvizje të organizuar me transport dhe i çojmë në hotele në kushtet më të mira, janë hotele me 5 yje, që në kushte normale zotërinjtë nuk do të mund t’i paguanin për pushime”, u shpreh Sako.

Dëshmia: Çadra me qera, 50 mijë lekë nata në hotel për të prekurit nga tërmeti! (Video)

Familja Hoxha në Krujë shprehet se ka marrë ndihma minimale, dhe se kanë disa netë që paguajnë nga 50 mijë lekë të reja qera për tendën ku kalojnë natën.

“Jemi 6 persona në familje dhe për ne askush nuk ka marrë asnjë masë, disa kalamaj shkolle na kanë sjellë disa ndihma të vogla, paguajmë 50 mijë lekë qera për çadrën”, tha një qytetare.

 “Me pas 50 mijë lekë në ditë shkoj e qëndroj në hotel, ata që nuk kanë pësuar asnjë dëm kanë marrë çadra e batanije. Çadrën që kemi sot e kemi marrë me qera, bashkia e Krujës nuk na ka ofruar asnjë përkraheje”, u shpreh një tjetër e kësaj familje.