19.5 C
Tirana
E enjte, 28 Gusht, 2025

Haradinaj i përgjigjet Ramës për Mini-Shengenin Ballkanik

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj, në pritjen e organizuar për festat e fundvitit nuk ka lënë pa përmendur edhe njëherë në fjalimin e tij Mini-Shengenin.

Kryeministri tha se tentimet për Minishengen dhe reciprocitet bëhen për të hequr taksën dhe nënshtruar Kosovën

“Tentimet për Minishengen dhe reciprocitet bëhen për të hequr taksën dhe nënshtruar Kosovën. Orientimi i Kosovës është drejt BE-së e jo drejt izolimit rajonal. Drejt NATO-s e jo Rusisë”, tha Haradinaj, raporton EO.

Gjatë fundjavës që kaloi në Tiranë u mbajt samiti i tretë i të ashtuquajturit “Mini Shengen Ballkanik”. Kjo nismë nuk është mbështetur nga politika në Kosovë, çka ka sjellë edhe përplasjen me kryeministrin Edi Rama.

Hakmarrje primitive e rilindasve komunistë ndaj Aleksandër Gjokës!

Nga Dritan KABA

Ata nuk ja falin kurre qendresen antikomuniste gjate regjimit te eterve. Nuk eshte as pune pije, asgje tjeter, por bijte qe hakmerren ndaj njerezve te lire dhe dinjitare!

Ndersa drejtoret kriminele qe mbollen Shqiperine me droge shetsin te lire! Hajdutet e Unazes se Re shijojne lirine duke harxhuar taksat e vjedhura te shqiptareve.

Banditet qeveritare qe neglizhuan detyren pas termetit te 21 shtatorit gje qe solli me pas 51 jete te humbura, po pergatitet te festojne.

Ministrat se bashku me Edin dhe oligarket po ndajne fitimet e koncensioneve!

Kushdo qe e justifikon kete arrestim nuk ben gje tjeter, por vetem avokatin e ketij regjimi autokrat!

Komuniteti i artisteve dhe kengetareve duhet te reagoje me force dhe vendosmeri dhe t’i behet krah Sandrit, kantautorit qe na sillte ne ate kohe te zymte te diktatures komuniste rreze drite dhe shprese.

Jam me ty, Aleksander Gjoka!

Flet Zëvendësdekani i shkarkuar: Më ktheu nga rruga, mbërrita në zyrën e tij dhe…

Shkarkimi nga detyra e Zëvendësdekanit të Inxhinierisë së Ndërtimit i erdhi në mënyrë të befasishme inxhinierit Agim Seranaj. Profesori i inxhinierisë i cili denoncoi në media problemet e konstatuar në terren pas tërmetit të 26 nëntorit tregon në ABC-n e mëngjesit ku flet për herë të parë pas shkarkimit nga detyra si e mori vesh lajmin.

“Më ktheu nga rruga, mbërrita në zyrën etij dhe më komunikoi shqetësimin e tij për të mos bashkëpunuar dot me zëvendës dekanin”, tregon Seranaj. Seranaj nuk di të thotë saktësisht se çfarë e ka shtyre Dekanin Neritan Shkodrani ta shkarkojë pa motiv, megjithkëtë nuk përjashton mundësinë se mund ti ketë shkelur dikujt në kallo.

“Ka mënyrë të punuar pasiv dhe aktiv. Ka nga akta që mirpëresin ti përfshish, por ka nga ata si un që nuk durojnë të presin jam aktiv, dhe ktu ndoshta ka ndonjë element që të jetë trubulluar ndonjëri”, u shpreh ai. Ndërkohë profesori i inxhinierisë i tregon Enkel Demit se me vendimin e shkarkimit shefi i tij nuk ka ndjekur proceduren.

“Shpresoj ta anulojë dhe të bindet që është një gabim”, tha ai. Një ditë para shkarkimit nga detyra e zevendës dekanit të Inxhinierisë, Seranaj me një grup kolegesh i dërguan Kryeministrit dhe Presidentit sugjerimet e tyre për menaxhimin e situatës pas tërmetit, por ende nuk kanë marrë një përgjigje.

Ndërsa presin reagimin institucional inxhinieri ka një këshillë për qytetaret që iu janë dëmtuar banesat nga lëkundjet e tokës. “Të mos lejojnë ndëryrje në objekt nëse nuk ka një leje të aprovua rnga shteti”, theksoi Seranaj.

 

Kush është njeriu i Ramës që kryeson listën për Inspektor Drejtësie

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka publikuar sot listën përfundimtare të kandidatëve për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Siç edhe bëhet e ditur në mbledhjen e sotme është emëruar lista përfundimtare dhe në vendin e parë, ashtu edhe siç pritej është vendosi i përfoluri Artur Metani, aktualisht Avokat i Shtetit. Kjo nuk përbën asnjë surprizë nga lista që pritej, pasi dihej se Rama do të vendoste njëriun e tij..

Edhe pse në shkelje të ligjeve, pasi Metani ka mbajtur poste politikë në 15 vitet e fundit, sërish KED e drejtuar nga Ardian Dvorani ka vendosur që të rëndisë të parin në listën e kandidatëve të preferuarin e qeverisë.

Njoftim për median nga KED

Në zbatim të nenit 147/d pika 4 dhe nenit 149/d pika 1 të Kushtetutës, të nenit 199 pika 2, nenit 201 pika 2, nenit 239 dhe nenit 240 të ligjit nr.115/2016, si edhe të dispozitave të aktit nënligjor normativ Vendimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nr. 5 datë 02.04.2019 “ Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”,

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në mbledhjen e tij të datës 23.12.2019, sipas rendit të përcaktuar të ditës, vendosi:

  1. Të miratojë listën përfundimtare të renditjes së kandidatëve të lejuar për Inspektor i Lartë i Drejtësisë, shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në datën 01.03.2019 dhe rishpallur për plotësimin e kandidaturave në datën 09.09.2019.
  2. Të miratojë raportin për renditjen e kandidatëve të lejuar për plotësimin e vendit vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në datën 01.03.2019 dhe rishpallur për plotësimin e kandidaturave në datën 09.09.2019.

Lista do t’i dërgohet Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, brenda tre ditëve, sipas parashikimeve të nenit 200 shkronja “ë” të ligjit nr. 115/2016.

Lista përfundimtare e renditjes:

  1. Artur Metani 89.6 Pikë
  2. Sokol Stojani 89 Pikë
  3. Joana Asimi Sorraj 82.2 Pikë
  4. Eris Hysi 78.3 Pikë
  5. Lindita Troja 63.4 Pikë

Pse kandidimi i Metanit është në kundërshtim me ligjin

Artur Metani është në kushtet e ndalimit ligjor për kandidimin për postin e Kryeinspektorit të Drejtësisë, referuar legjislacionit në fuqi në kohën kur Metani ka qenë këshilltar në institucionin e Presidentit, si edhe paketës ligjore të Reformës në Drejtësi, të miratuar pas vitit 2016.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenin 147/d, pika 3, parashikon se “Kandidati për Inspektor të Lartë të Drejtësisë nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike, ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit”.

Po ashtu, ligji për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, në nenin 199/pika 1/dh, parashikon se: “Inspektor i Lartë i Drejtësisë mund të zgjidhet shtetasi shqiptar, që në momentin e kandidimit përmbush këto kushte:

dh) nuk ka mbajtur funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit;

Artur Metani është në kushtet e ndalimit kushtetues dhe ligjor. Në bazë të biografisë profesionale të tij, rezulton se ai ka qenë në funksionin e Këshilltarit Juridik të Presidentit të Republikës, në periudhën Maj 2002-Korrik 2012.

Pozicioni i Këshilltarit të Presidentit konsiderohet “funksion politik” në administratën publike. Përcaktimi i saktë për përfshirjen e “këshilltarit” në “funksione politike” jepet në nenin 3 të ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve” (Ligji i Vetingut).

Argumenta të ngjashëm ligjorë janë përdorur edhe nga anëtaret e pakicës, Buhali e Marku, për të kundërshtuar lejimin e kandidimit të Metanit.

Këtë qëndrim ka mbajtur edhe institucioni i Presidencës, i cili, në një përgjigje zyrtare për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, e konsideron “këshilltarin e Presidentit” si “funksion politik”.

Mini-Shengeni Ballkanik/ Lubonja: Nuk është hera e parë që Rama bën veprime që janë në dëm të shqiptarëve!

Analisti Fatos Lubonja i është bashkuar reagimeve në lidhje me samitin e Mini-Shengenit Ballkanik, që u mbajt këtë fundjavë në Tiranë mes kryeministrit Edi Rama, Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev. Në një lidhje skype për rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Lubonja pohoi se, para se të ndërmerrej kjo nismë, duhet të kishte diskutime të hapura mes partive si dhe për faktin se çfarë përfitohej realisht nga ky projekt.

Analisti pohoi se, me projektin e ‘Mini-Shengenit’ u shfaq dukshëm arroganca e kryeministrit Rama, ndërsa shtoi se ky i fundit e do këtë nismë për protagonizëm. Po ashtu Lubonja tha se, fakti që Kosova nuk merr pjesë në këtë projekt është një problem shumë i madh, që e afron vendin tonë më shumë me Serbinë dhe jo e kundërta.

Ndalemi tek ‘Mini-shengeni’. Përveçse do të duhej që liderët e këtyre vendeve të merrnin përsipër një ndërmarrje të tillë që ka kaq shumë përplasje, çfarë përfitimesh ka në këtë drejtim?

Kjo është pyetja që duhet të ishte bërë më herët dhe përpara vendosjes së këtij samiti. Kur flas për përfitime, besoj se nuk duhet të harrojmë se është përqendruar shumë problemi tek Kosova dhe përjashtimi i saj. Por mendoj se duhet të ishte dhe debati i përfitimeve. Pra është marrë e mirëqenë sikur është diçka e dhënë nga Zoti. Na jepet si diçka pozitive që duhet ta bëjmë me çdo kusht. Këtë e them se nuk e kam hasur shumë. Problemi i kësaj Evropë që është ndërtuar kështu, shihet dhe tek largimi i Britanisë nga BE. Disa akuza të forta thonë se fiton Gjermani, dhe disa vende humbin, si Italia.

Kjo kërkon një debat. Në një Mini-Shengen a është e vërtetë që fitojnë të gjithë? Por me lëvizjen e lirë të mallrave, mos ndoshta ne si shqiptarë humbasim dhe fiton më shumë Serbia?! Kjo kërkon debat midis atyre që quhen parti politike. Që kryeministri ynë ka harruar që fjala parti do të thotë pjesë. Duhet të kishte dhe në Shqipëri qasje të ndryshme, ekonomistë, specialistë, që duhet të bënin këtë debat nga të gjitha aspektet. Ky debat mungon dhe në një farë mënyrë vë në dukje arrogancën e një kryeministri. Këtu dalim dhe tek raporti me Kosovën.

Duke menduar si logjike që këta liderët duhet të jenë konsultuar me faktorë të ndryshëm përpara se të kenë marrë këtë hap. S’kemi të bëjmë vetëm me 3 njerëz që kanë parë ëndërr natën dhe janë konsultuar me njëri-tjetrin…..

Cili është përfitimi? Nuk është hera e parë që Rama bën veprime që mendon se janë në përfitimin e tij. Por që në fakt janë në dëm, të shqiptarëve.

Çfarë do të përfitonte Rama nga kjo marrëveshje?

Mjafton të kujtojmë ato PPP-të. Paraqitja e një imazhi si gjoja ‘Shengeni-Ballkanik’, është një imazh që nga një pjesë mund të konsiderohet si pozitive, një gjë që i jep pikë këtij politikani, apo atij serb. Këtu kemi të bëjmë me një propagandë pasi s’mendoj se është analizë serioze e përfitimeve të vërteta. Ai e ka hedhur këtë ide për protagonizmin e tij, për natyrën e tij që i intereson vetëm një gjë; Edi Rama dhe jo Shqipëria e Kosova.

Atij i duket sikur injeksohet me interesin e Shqipërisë. Nuk është e thjeshtë. Secili nga ata ka kontekstin e vet. Nëse unë jam në rolin e Vuçic dhe më duhet të kalojë mallra pa taksa dhe kam fuqi më të madhe prodhuese, atëherë më duhet dhe të anashkalojë një realitet bezdisës, siç është shteti i Kosovës që më ka vënë një taksë 100%. Ai pra ka interesin për ta bërë këtë. Këtu vijmë tek ana jonë. Gjermania, Italia, kanë interesa të ndryshme që të jenë në favor apo në disfavor të këtyre zgjedhjeve.

Këto duhej të ishin diskutuar. Përmenda disa nga kostot ekonomike. Por ka dhe kosto politike. Vuçiç ka tjetër interes nga ai që ka Shqipëria. Nëse ne mendojmë se jemi më afër Serbisë sesa të Kosovës, ky është problem. Dhe kështu del. Nëse ne mendojmë që të ndërtojmë urë me Serbinë, një prej këmbëve të urës duhet të jetë në Kosovë. Si mund të injorosh këtë faktor? Sikur të jesh ti mbreti absolut i të gjithë shqiptarëve, këtej dhe andej kufirit (Rama). Këtu kemi një anashkalim dhe injorim të spektrit politik në Kosovë.

A nuk do të ishte Mini-Shengeni një hap i mirë për të zgjidhur konfliktet?

Them se mund të ishte i mirë nëse tek ‘Mini-Shengeni’ do të shkonin të gjithë dhe do të kishin biseduar me njëri-tjetrin. Kur ty s’të hyn Kosova, ‘Mini-Shengeni’ është dështim. Ky është dështim i sigurt dhe krijimi i problemeve të mëdha mes Ramës dhe partisë së tij dhe të gjithë klasës politikë në Shqipëri por dhe në Kosovë. Për Kosovën duhej të ishte diskutuar. Nëse je mbret absolut atëherë në rregull.. Por nuk jemi në këtë realitet. Je parti dhe nuk je mbret. Je pjesë dhe nuk je i tërë (I drejtohet Ramës).

Si e keni parë qëndrimin e fuqive që janë jashtë Ballkanit Perëndimor për këtë çështje?

Kjo ideja e imitimit të Europës, nuk është më ide triumfueses. Kjo ndikon që mos të ketë kaq mbështetje të madhe, e avancuar. Ndaj Rama në këtë drejtim është i vonuar. Ka qenë i vonuar dhe në politikat e brendshme. Kur nisën idetë kur Tirana dhe Durrësi do të bëheshin metropol i madh.

Berisha: Krimineli hoxhist Haxhi Lleshi u shpall qytetar nderi në Dibër me urdhër të Ramës

Ish-Kryeministri Berisha ka dënuar nderimin që Qarku i Dibrës i ka bërë figurës së Haxhi Lleshit, duke e nderuar me titullin Nderi i Qytetit.

Berisha shkruan në reagimin e tij se, nderimi i xhelatit të diktaturës hoxhiste dhe agjentit të UDB-së, që ka ekzekutuar me qindra njerëz të pafajshëm, është bërë me urdhër të Edvin Kristaq Ramës.

‘Xhelati i diktatures hoxhiste dhe agjenti i UDB se Titos shpallet qytetar nderi ne Qarkun e Dibres!

Te dashur miq, sot keshilli monist i Qarkut te Dibres me urdher te Edvin Kristaq Xhelatit shpalli qytetar nderi te Qarkut te Dibres njerin nga xhelatet me te urryer te rregjimit te Enver Hoxhes, kryekriminelin qe ka ekzekutuar pa gjyq me dhjetra njerez te pafajshem dhe qe per tre dekada me radhe ne krye te presidiumit famzi te kuvendit popullor ka firmosur si xhelat i vertetet ekzekutimin, me pushkatim ose varje ne litar, te mijra shqiptareve si kundershtar te regjimit te Enver Hoxhes, Hitlerit shqiptar te Pasluftes se Dyte Boterore.

Denoj me sshpersine me me madhe kete vendin te marre me porosi direkte te Edvin Kristaq Xhelatit si nje perpjekje makabre per te rehabilituar krimet dhe kriminelet e diktatures barbare te eterve mizor te Edvin Kristaq Xhelatit, si nje vrasje per se dyti te mijra e mijra qendrestareve martire te diktatures komuniste.

Edhe njehere ju bej thirrje shqiptareve te ngrihemi dhe te permbysim Edvin Kristaq Xhelatin dhe kliken e urryer te tij! sb

Pershendetje Doktor ! Sot, per turpin e Zotit, Keshilli i Qarkut Diber, ne mbledhjen e rradhes, ka dekoru me titull nderi Haxhi Lleshin????…., nder te tjera vegla qorre e enver hoxhes per nxitjen e vellavrasjes apo zhvillimin de fakto te luftes civile ne Diber pas v.1944…Sa turp , ku po shkojme ????????????

Per dijeni:

Kryetare e K. Qarkut Diber eshte Valentina Haliti, qe is njekohesisht eshte edhe Kryetare e Deges PS Diber. Sekretar i K. Qarkut Sadik Damzi, enverist…( ky turp eshte bere me urdher te vet Edi Rame dhe me propozim te veteraneve nostalgjik e rrangalle ketu ne dibren e nenshtruar tashme…krimit, injorances dhe dhunes se rilindjes…, por qe mbeshteten nga Edi Rama fhe qeveria fhe Partia Socialiste…).’

Banorët denoncojnë tek Basha: Kanë futur në listë të zezë ata që nuk votuan në 30 Qershor

Një muaj pas tërmetit ka një krizë e rëndë humanitare në zonat përreth Durrësit. Ndëkrohë që banorët e këtyrë zonave kanë denoncuar tek kryetrai i PD, Basha se i kanë futur në listë të zezë ata që nuk kanë votuar në zgjedhjet moniste të 30 Qershorit.

Në fshatin Hamallaj të Durrësit, janë mbi rreth 250 shtëpi, pothuajse të gjitha të dëmtuara nga tërmeti, por shteti është inekzistent. Megjithëse është një nga zonat më të godituar nga tërmeti, banorët në HamallajiI treguan liderit të opozitës se janë lënë në harresë.

“Nuk ka ardhur askush të vlerësojë shtëpinë. Nuk ka ardhur aksush të na sjellë një çadër”- është fjalia që thonë njësoj të gjithë banorët që takoi kryetari i PD, Lulzim Basha në Hamallaj, në Qendër Manzë dhe në Radë. “Dritën e lidhim vetë me shpenzimet tona, ujin vetë, rrugën e bëjmë vetë, çdo gjë vetëm me forcat tona. Ku është shteti për ne? Nuk ka shtet për ne? Vijnë vetëm kur na kërkojnë votat?”, shprehet e revoltuar një kryefamiljare në Hamallaj, e cila kërkon vlerësimin e shtëpisë së saj.

Kryetari i Partisë Demokratike, i cili vizitoi disa familje të lëna në mëshirë të fatit në çadra plasmasi, u shpreh se gjendja është e papranueshme. “Kjo është kriminale. Tani nuk ka më asnjë justifikim. U bë një muaj kjo gjendje. Kanë 150 milion dollarë që i marrin 10 veta dhe kanë lënë dhjetra mijëra familje si ju. Nga mëngjesi deri në darkë vetëm propagandë. Propoganda as ju ngroh as ju ushqen, as ju shëron, as i çon fëmijët në shkollë.” – tha zoti Basha,

Në Manzë, një kryefamiljar dëshmoi se Bashkia e Durrësit dhe njësia administrative po bëjnë ndarje politike në dhënien e ndihmave, duke përjashtuar ata që nuk kanë marrë pjesë në votimet e 30 Qershorit. “Na kanë thënë se nuk kemi votuar më 30 qershor dhe për ju ekziston lista e zezë, prandaj nuk kemi as ndihma, asgjë.”- i tha ai zotit Basha, për të cilin kjo dëshmi nuk ishte e panjohur.

“E kam dëgjuar këtë histori, se ma kanë thënë disa persona. Kjo është për ndjekje penale. Se Zoti nuk i ndau njerëzit, kur ra tërmeti. Ky po i ndan, po i ndan sipas listës së 30 qershorit. Dhe këta që e bëjnë këtë punë, këta duhen kapur, u duhen vënë prangat në dorë, po të ketë prokurori. “- u shpreh kreu i opozitës, i cili siguroi qytetarët e revoltuar nga braktisja shtetërore se opozita do të jetë zëri i tyre për çdo padrejtësi.

“Ne do të bëjmë çdo gjë që kemi në dorë. E para, për t’ju qëndruar afër. E dyta, për të mos e lejuar tërmetin të përdoret si një alibi për një tjetër megatermet hajdutërie. E ka shteti për detyrë t’ju ndihmojë. E ka për detyrë dhe i ka të gjithë mundësitë. Ia kemi thënë prej ditës së parë: hiqu 150 milionë dollarë oligarkëve, vlerëso dëmin, jepu paratë në dorë njerëzve që jetojnë në zonat rurale, pezullo faturat e energjisë dhe të ujit derisa të kalojë gjendja e jashtëzakonshme. Gjendje të jashtëzakonshme pa bërë këto, por me propaganda, për të  mbushur xhepat hajdutët e qeverisë, për të vjedhur mbi rrënojat e tërmetit, kjo është skandaloze, kjo është kriminale. Vetëm me llafe, vetëm me propaganda, nuk pret as shëndeti i fëmijëve, as shëndeti juaj për propagandën”, tha Basha.

Njëri nga banorët denoncoi jo vetëm braktisjen nga shteti, por edhe presionet nga zyrtarët për të mos i bërë publike në media.

“Nga bashkia asnjë lloj ndihme, as edhe gjëja më e vogël. Edhe kur vjen puna tashi pse dalim ne nëpër media, bëhen këto gjëra, penalizohemi. Unë dal për hallet e mia.”- i tha kryefamiljari zotit Basha, i cili vuri në dukje apatinë e prokurprisë për të reaguar për të tilla situate presioni. “Jo vetëm që s’duhesh të kesh ti frikë, frikë duhet të kenë këta që po bëjnë abuzime me pushtetin që s’po ju vijnë në ndihmë juve, se po të kishte Prokurori, do të vinte tani t’i merrte në hetim”, u shpreh kreu i opozitës.

Blerja e “likes” – një tregti e rrezikshme

Të jesh i njohur dhe i preferuar. E kush nuk e dëshiron këtë? Por në internet manipulohet shumë me këtë. Në mediat sociale blihen lehtë të ashtuquajturat „likes“. Ky manipulim bart rreziqe të mëdha thonë ekspertët.

Disa klikime, 80 euro, kaq mjaftoi dhe Tanja Kühne kishte 500 „likes” më shumë në faqen e saj të Facebook-ut. Drejtoresha e një agjencie dizajni dhe kryetare e qarkut të partisë liberale FDP në Lüneburger Heide pagoi vitin e kaluar ofruesin „Paidlikes” për t’u bërë më e njohur në internet.

Për këtë punojnë „clickworker”, që me porosi të firmës janë të zellshëm në shtimin e klikimeve „like” – më pëlqen. „Atëherë kam menduar, pse jam përpjekur në këtë formë që të rris ndikimin tim”, thotë Kühne për DW. „

Unë jam politikane lokale, por në zgjedhjet e parlamentit të landit dal në garë me politikanët që punojnë si të tillë me kohë të plotë.” Ata kanë një zyrë që kujdeset profesionalisht për median sociale, që postojnë përditë aktivitet e reja në Facebook dhe pamjet e fundit në instagram. „Ky është një presion i madh, që në këtë formë vetëm shtohet”, thotë Kühne.

Rrjeti investigativ – SZ, WDR e NDR zbuloi klikimet false
Që Tanja Kühne dhe mijëra të tjerë, muzikantë, trajnerë fitnesi, shitës automjetesh i kanë blerë klikimet e tyre, këtë e ka zbuluar, rrjeti investigativ gjerman i tre mediave të njohura, SZ, NDR, WDR.

Më parë ishte Universiteti i Bochum-Ruhrit që i kishte bërë publike të dhënat e furnizuesit me likes, „Paidlikes”. Sipas të dhënave të rrjetit investigativ aty gjenden politikanë të të gjitha partive të mëdha: 17 janë politikanë të CDU/CSU-së dhe FDP. 14 të SPD-së, 11 të AfD-së dhe tre Të Gjelbër dhe Të Majtë. Nuk dihet, nëse personat, faqet e të cilëve janë klikuar, janë edhe ata që e kanë dhënë porosinë.

Tek Tanja Kühne kjo qëndron, por mes tyre gjenden edhe emra në listë që e mohojnë porosinë për blerjen e likes. E kjo nuk mund të jetë patjetër e gabuar. Ka gjasa që pas tyre mund të fshihen simpatizantë apo konkurrentë që me „like” false të dëmtojnë imazhin e rivalëve. Klikimet mund të jenë edhe manovër për të devijuar vëmendjen, me qëllim që të mos bien në sy manipulime të tjera.

Edhe NATO tregon interes
Pas kësaj fshihet një industri e tërë manipulimi, thotë suedezi, Sebastian Bay. Ai është ekspert digjital në Qendrën Strategjike të Komunikimit, Stratcom në kryeqytetin letonez, Riga. Stratcom konsulton NATO-n, edhe pse nuk bën pjesë në strukturën e komandos së aleancës. „Kemi gjetur firma në të gjithë botën”, thotë Bay, „që nga Europa deri në Rusi, Filipine apo Afrikën Perëndimore, që fitojnë para me manipulimin e mediave sociale.”

Bay dhe kolegët e tij i shqetëson fakti, që manipulimi i mediave sociale është kaq i lirë në kosto dhe kaq i lehtë. Për 300 euro ata bënë një eksperiment – blenë si provë mijëra komente dhe ndjekës, si edhe dhjetëra mijëra likes apo shikime të videove.

„Menduam në fillim, se duhet të porosim dikë në darknet apo në këndet e errëta të kushedi se cilëve hakera, por është kaq e lehtë, këta ofrues mund t’i gjesh në google apo bing.”
Pazari me likes ka pasoja, thotë eksperti. „

Përfytyroni një kiosk me dënerin turk, që blen vlerësime pozitive apo vlerësime negative për konkurrentin e tij. Ky është thjesht mashtrim.” Mashtrim edhe kundër gjigandëve të teknologjisë, Google dhe Facebook, që nuk bëjnë sa duhet kundër fenomenit, thotë Bay.

Në eksperimentin e tyre, katër javë më pas, katër nga pesë klikime të manipuluara nuk ishin shuar ende. „Teknikisht nuk është gjithmonë e thjeshtë. Por firmat nuk investojnë sa duhet për të vepruar kundër fenomenit.” Një shenjë për mashtrim mund të jetë për shembull që nga llogari të caktuara apo rrjete papritur shpërndahet një numër i madh „likes”.

Falsifikimi rrezikon edhe demokracinë
Sipas Bay, ky lloj mashtrimi nuk është i rrezikshëm vetëm për bizneset. „Nëse algoritmit i bëhet e kuptueshme, se shumë vetë e shohin një përmbajtje të caktuar, atëherë ai e vë si trend këtë përmbajtje dhe ajo i rekomandohet shumë njerëzve”.

Qeveritë mund ta përdorin këtë për të manipuluar online debatet demokratike. „Ata kështu mund të nxjerrin jashtë loje zërat legjitimë dhe forcojnë ato jolegjitimë. Ata mund të krijojnë përshtypjen me profile të fallsifikuara, se janë pjesë e një debati lokal. Kështu bëhet e vështirë për të zbuluar, çfarë është e vërtetë dhe çfarë e gabuar.”

Nëse debatet manipulohen kështu, kjo është shumë e rrezikshme, mendon Tanja Küjne. Ajo vetë në të ardhmen nuk do të merret më me ofrues si „Paidlikes”. „Nuk do ta bëj më këtë, sepse mendoj, se edhe nuk sjell gjë.” Në të ardhmen ajo dëshiron të përdorë më shumë kontaktin e drejtpërdrejtë me njerëzit dhe takimet. „Na bën mirë të gjithëve të kthehemi tek kjo formë komunikimi”, thotë ajo.

Pesë të dënuar me vdekje për vrasjen e Jamal Khashoggit

Arabia Saudite dënoi të hënën pesë veta me vdekje dhe tre të tjerë me gjithsej 24 vjet heqje lirie lidhur me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, në Stamboll i tetor të vitit të kaluar.

Zëvendës Prokurori Publik saudit, Shalaan al-Shalaan, duke lexuar vendimin tha se gjykata hodhi poshtë akuzat kundër tre nga 11 personat sa ishin në procesin gjyqësor, duke i shpallur ata të pafajshëm.

Jamal Khashoggi një kritik i Princit të Kurorës saudite, Mohammed bin Salman, sundimtari de fakto i mbretërisë, u pa për herë të fundit në konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor të vitit 2018, ku ai kishte shkuar për të marrë disa dokumente para dasmës së tij. Trupi i tij u copëtua e u zhduk dhe eshtrat e tij nuk janë gjetur.

Vrasja shkaktoi një reagim botëror duke prishur imazhin e princit të kurorës. CIA dhe disa qeveri perëndimore kanë thënë se besojnë që princi Mohamed urdhëroi vrasjen, por zyrtarët sauditë thonë se ai nuk kishte të bënte me të. Njëmbëdhjetë të dyshuar sauditë u gjykuan në një proces të fshehtë në Riad.

Gjykata penale e Riadit, shqiptoi dënimin me vdekje për pesë persona emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur ende, “për kryerjen dhe pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në vrasje” e gazetarit.
Tre veta u dënuan me burg me kohëzgjatje prej 24 vjetësh gjithsej “për rolin e tyre në mbulimin e këtij krimi dhe shkeljen e ligjit”.

Prokurori Shalaan shtoi se hetimet vërtetuan që nuk kishte “armiqësi paraprake” midis të dënuarve dhe gazetarit Khashoggi.

Trump i vendos sanksione gazsjellësit gjermano-rus

Rusia dëshiron të sjellë gaz në Gjermani përmes gazsjellësit Nord Stream 2, por kjo nuk i pëlqen SHBA-së. Sanksionet të cilat i vendosi tani presidenti Trump, synojnë të bllokojnë gazsjellësin në metrat e fundit.

Në një ceremoni në bazën ushtarake ajrore, Andrews në Uashington, presidenti amerikan, Donald Trump nënshkroi buxhetin e ri ushtarak, në të cilin janë planifikuar masa ndëshkuese kundër ndërtimit të gazsjellësit rus, Nord Stream 2.

Më parë ishte Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati që i kishin miratuar sanksionet. Ato prekin kryesisht firmat që punojnë për vendosjen e gazsjellësit në Detin Balltik, si edhe pronarët e tyre. Parashikohet ndalimi i hyrjes në SHBA dhe ngrirja e pasurisë së tyre në këtë vend.

Trump akuzon Gjermaninë, se me Nord Stream 2 krijon një varësi të madhe të gazit nga SHBA. Edhe në Europë ky projekt i drejtuar nga koncerni rus, Gazprom has në kritika. Argumenti kryesor kundër tij është, se me këtë gazsjellës dobësohen gazsjellës të tjerë alternativë dhe vendet që tradicionalisht janë vende tranziti.

Kurse vendet që e përkrahin projektin, thonë, se ky gazsjellës rrit sigurinë e furnizimit në Europë dhe sjell çmime të leverdsishme për konsumatorët edhe në krahasim me gazin e lëngshëm nga SHBA, që është më i shtrenjtë.

Gazsjellësi në përfundim
Ndërtimi i Nord Stream 2 është gati i përfunduar. Rrugëkalimi i tij, që mënjanon Poloninë dhe Ukrainën, kalon në shumë pjesë paralelisht me gazsjellësin ekzistues Nord Stream. Pika e nisjes është në bregdetin rus, në perëndim të Shën Peterburgut.

Stacioni i fundit është Lubmini, në Graifsvald, Gjermani. Më shumë se 2000 kilometra të gazsjellësit janë vendosur ndërkohë, 300 kilometra kanë mbetur pa u vënë. Ky projekt ka kohë që ka shkaktuar tensione mes Berlinit dhe Uashingtonit.

Merkel ka thënë këtë javë në Bundestag, se „nuk shoh mundësi tjetër, vetëm të zhvillojmë bisedime, por bisedime të vendosura, që ne nuk i miratojmë sanksionet.”

Efekti i sanksioneve duket që tani. Një firmë holandeze-zvoceranie, Allseas, që ishte përgjegjëse ndër të tjera për gazsjellësin i pezulloi ndërkohë punimet. Por Kremlini sipas të dhënave të veta nuk llogarit me atë që do pengohet përfundimi i gazsjellësit.