22.5 C
Tirana
E enjte, 28 Gusht, 2025

Lubonja: Moment orgurzi për Reformën në Drejtësi

Analisti Fatos Lubonja në një shkrim për gazetën ‘Panorama’, ndërsa analizon vendimin e dhënë nga gjykata për ish-deputetin demokrat, Ervin Salianji, shkruan ndër të tjera se ky është një moment ogurzi për Reformën në Drejtësi.

‘Dënimi i ish-deputetit Salianji nga Gjykata, sipas meje – në ndryshim nga ata që u bien fanfarave se reforma po realizohet me sukses – është një moment tepër ogurzi për drejtësinë shqiptare, ku kam parasysh edhe Prokurorinë, edhe gjykatat. Çfarë kam parasysh me këtë? Drejtësia jonë në vitet paraardhëse ka pasur shumë probleme, por nëse do të sintetizojmë qëndrimin e saj ndaj politikës, shprehja që e ka karakterizuar ka qenë ajo e përdorur dikur: “Fle mbi dosje”.

Pra, kemi pasur një drejtësi që nuk ka guxuar të merret me çështjet e nxehta të korrupsionit të politikanëve tanë. Ajo ka hezituar, ose nuk ka guxuar, apo ka bashkëpunuar me politikanët për të mos dënuar ata, për të cilët kishte prova se duheshin dënuar, duke mos hapur çështje, duke kapërcyer afatet, duke fshehur prova etj. Ajo ka anuar gjithnjë nga pushteti i maxhorancës së radhës, por është treguar e kujdesshme edhe në trajtimin e politikanëve të opozitës si të paprekshëm, paçka se kundër tyre mund të ketë pasur prova.

Lidhur me çështjen “Salianji”, publiku është njohur me dy versione që bënin fajtor ose njërën palë politike, ose palën tjetër. Versioni i paraqitur nga opozita, protagonist i së cilës u bë Salianji, ishte se gazetari investigativ Olldashi kishte arritur, nëpërmjet ishtë dënuarit, i ashtuquajtur Babale, të provonte me incizim se vëllai i ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafaj – i dënuar në Itali për trafik droge – vazhdonte aktivitetin kriminal në Shqipëri. Këtë incizim, duke mos mundur ta botonte nëpër media, ai më në fund ia çoi PD-së, e cila e bëri publik, duke krijuar një skandal politik tashmë të njohur, që çoi edhe në largimin e Xhafajt nga posti.

Versioni i maxhorancës, që u shpalos që ditën e dytë pas shpërthimit të skandalit nëpërmjet gojës së Kryeministrit, ishte se kishim të bënim me një manipulim të kryer në laboratorët e PD-së, se ai e kishte çuar incizimin në një laborator të huaj (emrin e të cilit nuk e tha kurrë), që kishte provuar se zëri nuk ishte ai i vëllait të ministrit.

Ky version u konsolidua më pas nëpërmjet daljes në skenë të një personazhi të dënuar disa herë (Fredi Alizoti), i cili deklaroi se ishte ai që kishte simuluar zërin e vëllait të ministrit, i shtyrë nga premtimi se deputeti i PDsë, Salianji, do t’i jepte për këtë 100 mijë euro dhe që po denonconte sepse nuk i kishte marrë paratë (ndërkohë që Babalja i kishte marrë 200 mijë eurot e veta). Pra, sipas këtij varianti, në regjistrim kemi zërin e Babales dhe Alizotit, kurse i përdoruri i tretë është gazetari Olldashi, i cili deklaroi se ia ka dhënë stilografin Babales për të regjistruar Xhafajn në lokalin e tij, por gjatë regjistrimit nuk ka qenë prezent.

Ky është versioni që pranoi Gjykata, e cila dënoi për kallëzim të rremë Babalen me 3 vjet, Alizotin me 2 vjet, Salianjin me 1 vit dhe Olldashin me 100 ditë punë sociale për shlyerje dënimi.

Lidhur me këtë version nuk mund të flasim për gabime interpretimi nga ana e prokurorëve, por ose për vërtetësi të tij, ose për fabrikim me dashje. Dhe këtu konsiston kalimi i Rubikonit nga drejtësia sepse fabrikimi e fut drejtësinë në një rrugë që na kujton praktikat e një kohe shumë të errëta. Dhe për mua ka shumë elementë në këtë histori, që na çojnë tek ato praktika ku vendimet i merrte pushteti politik, kurse Hetuesia, Prokuroria dhe gjyqësori kishin detyrë t’i vulosnin.

Për të përmendur vetëm ato më kryesoret: veprimi i parë depistues, që përcaktoi edhe linjën e hetimit nga Prokuroria, ishte deklarata e rreme e Kryeministrit, se laboratori i huaj kishte vërtetuar se nuk ishte zëri i Argon Xhafajt. Fill pas saj, Prokuroria, në vend që të hapte një hetim për aktivitetin kriminal në Shqipëri të Xhafajt (përveçse atë për kallëzim të rremë në dëm të ministrit dhe të vëllait), hapi hetim vetëm për këtë kallëzim. Lejimi prej saj i ikjes së vëllait të ministrit në Itali të nesërmen ishte tejet komprometues në këtë aspekt. Dhe sigurisht nuk mund ta shohim këtë veprim pa kujtuar edhe trajtimin para pak kohësh të komisar Zaganit nga Kryeministri dhe Prokuroria, ku ndërkohë që ky kishte thënë disa fakte që dolën të vërteta mbi ministrin tjetër të Brendshëm, Tahiri, u akuzua si zagar nga Kryeministri dhe u dënua me arrest në shtëpi nga Prokuroria.

Nuk dua të zgjatem këtu me argumentet e shumta, që më bëjnë të mendoj se kemi të bëjmë me fabrikim dhe fshehje provash nga ana e Prokurorisë, ku spikat krimineli Alizoti, i cili doli se pasi ka shkuar në Polici të denoncojë veten për t’u futur në burg (ngaqë nuk i kanë dhënë 100 mijë euro), ka shkuar në zyrat e PD-së për të kërkuar eurot, që ndërkohë që me Salianjin nuk ka asnjë bisedë telefonike, por ka shumë të tilla me shefat e Policisë, ku, çuditërisht, u flet me tone urdhërore.

Por nuk mund të mos ma përforcojë bindjen se këtu kemi të bëjmë me fabrikim dhe fshehje provash edhe vendimi i dhënë nga gjykata. Nëse do të pranojmë versionin se arkitekti i gjithë këtij maskarallëku qenka deputeti Salianji, atëherë dënimi i tij me 1 vit nuk justifikohet sepse do të duhet të ishte shumë më i rëndë, patjetër edhe më i rëndë se ai i Babales dhe Alizotit (ndërkohë që Prokuroria kërkoi që të dënohej edhe më pak: 1 vjet me kusht). Jo vetëm, por ai do të duhej të ishte hetuar edhe se ku i ka gjetur 200 mijë eurot që i paska dhënë Babales si pastrim parash e bashkëpunim me të tjerë (paçka se nëse i paska dhënë atij 200 mijë, s’ka pse mos t’i jepte edhe Alizotit 100 mijë).

Sipas mendimit tim, kërkimi i një dënimi kaq të lehtë nga Prokuroria, për një krim që personalisht e mendoj shumë të rëndë, sikur të ishte i vërtetë, psikologjikisht nuk mund të shpjegohet veçse me një kompleks faji nga prokurorët, që, duke e ditur se e vërteta është krejt tjetër nga ajo që kanë fabrikuar, nuk kanë dashur të shtyhen edhe më thellë në krim. Por një fjalë e urtë thotë: “krimi ndjell krimin”. Siç e thashë, ky ishte një kalim Rubikoni për drejtësinë nën shtysat e një Kryeministri, që ka kohë që e ka kaluar Rubikonin e tij, duke punuar me ngulm që të përdorë drejtësinë për eliminimin, kërcënimin apo frikësimin e kundërshtarëve të tij politikë.

Anëtari i Kunat i KLP nderohet nga “Lala”, reagon Berisha

Ish-kryeministri Berisha në një shënim në rrjetin e tij social ka denoncuar dekorimin që Qazim Sejdini të cilin e quan Don Lala dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i kanë bërë prokurorit Besnik Cani, i cili ka qenë prokuror në Elbasan, pikërisht në qytetin më të pasigurtë në Shqipëri, por edhe ku ka akuza konkrete ndaj dhëndrit të Qazim Sejdinit.

‘Miq, per here te pare ne historine e pluralizmit nje bajloz i njohur i krimit dhe trafiqeve dekoron nje prokuror.

Kjo ndodhi me famozin Don Lala, qyteti i te cilit diten dhe naten dominohet kryekeput nga banda natyrisht te lidhura kembe e krye me te dhe qe perbejne apo kontrollojne autostraden kryesore te trafikut te heroines nga vendet e lindjes drejt Europes.

Motivi i dekorimit te anetarit te Kunat KLP se “pavarur” eshte mirenjohja e Don Lales ndaj personit ne fjale per tolerancen e admirueshme dhe mirekuptimin e madh qe ka treguar per veprimtarine e bandave mafioze te vet Don Lales qe kontrollojne mbi 80% te sasise se heroines por se fundi edhe kokaines qe vjen nga vendet prodhuese per ne Europe.

Don Lala dhe klanet e tij mafioze kishin zgjedhur per te pershendetur ne kete ceremoni narkodeputetin qe mban me krenari nje seri mbiemrash te trafikanteve me te medhenj te vendit, pra kishin zgjedhur Tulant Bego/Qosja/Gjura/Yaris/Hoxha etj, etj,

Ketu me poshte keni artikullin e publikuar ne portalin boldneës.al. sb

Rilindja nderon anëtarin e KLP me titullin e “Mirënjohjes”/ A i ka hetuar Besnik Cani akuzat ndaj dhëndrit të Sejdinit

Nga Boldneës.al

Besnik Canit, prokuror dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i është akorduar titulli “Mirënjohja e Qakut Elbasan”.

Në ceremoninë e organizuar nuk kanë munguar Taulant Balla, Kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së, ish-Kryebashkiaku Qazim Sejdini, Kryebashkiaku i dalë nga votimet e 30 qershorit, Gledian Llatja, ish-deputeti socialist Bukurosh Stafa, i cili drejton Këshillin e Qarkut.

Motivacioni zyrtar për akordimin e titullit për anëtarin e KLP-së është “Për kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës dhe cilësisë së shërbimeve në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, dhe nxitjen e një partneriteti të qëndrueshëm ndërmjet prokurorisë dhe publikut”.

Referuar figurave pjesëmarrëse në këtë ceremoni, të paktën atyre publike, më tepër ajo ngjan me dhënien e një titulli një “veterani socialist”, kjo për faktin se Elbasani mund të ketë pasur prokurorë, gjyqtarë, punonjës policie, apo çdo zyrtar tjetër, që mund t’i ketë dhënë qytetit dhe banorëve të tij, shumë më tepër sesa anëtari i KLP-së.

Në mënyrë të hapur, kupola drejtuese e PS-së, ishte aty, si për të treguar se janë ata që vendosin se kujt i jepet një titull apo kush nderohet.

Cani ka drejtuar Prokurorinë e Elbasanit nga korriku 2015 në nëntor 2016, një qytet që konsiderohet ndër më të pasigurtët në aspektin e krimit, me grupe të forta kriminale dhe me vrasje të bujshme.

Në një zonë, ku “Lala” sikundër njihej Qazim Sejdini, kryebashkiaku me më shumë mëndate në këtë qytet, ka qenë në qendër të akuza publike për lidhje me krimin, por të pahetuara.

Sokol Sanxhaktari dhëndëri i Sejdinit është akuzuar publikisht si pjesë e një prej grupeve kriminale, ndërkohë që akuzat ndaj tij përfshijnë edhe kohën kur organi i akuzës drejtohej nga Cani. Dhe pyetja që lind është ai i ka hetuar Cani akuzat apo veprimtarinë e dhëndrit të ish-Kryebashkiakut?

Dhe si për ironi, sot në ceremoninë e titullit të akorduar për prokurorin Cani, ishte edhe Sejdini, i buzëqeshur dhe ndoshta edhe “i lumtur” për nderimin që po i bëhej ish-drejtuesit të prokurorisë.

Në krah të tij, ndodhej edhe Taulant Balla, numri dy i PS-së, që me praninë e tij, tregon “Elbasanit edhe pse zbuloi se kishte falsifikim dokumentesh.

“Ndaj Canit ka pasur denoncim nga N.K. akuzohet për kontakte të papërshtatshme dhe korrupsion. N.k deklaroi se Cani ka lidhje me grupe kriminale Shkodrës e Lushnjës. N.K. deklaroi se “prokurori Besnik Cani më ka kërkuar 15 mijë euro për një cështje ta mbyllte dhe nuk pranova”. N.K. thotë se Cani nuk ka bërë kurë shkollë drejtësie.

  1. K. ka bërë denoncim të dytë ku thotë se Cani të lëvizë nga Shkodra në Fier ka paguar 150 mije euro.

Por, KPK sqaroi se ka thirrur denoncuesin N.K, por ai nuk ka pranuar të vijë duke thënë se çfarë kishte për të thënë i ka thënë.

Po kështu ndaj Prokurorit Cani në KPK kishte një denoncim S.B, sipas të cilit Cani ka vilë 4 katëshe në Paskuqan, karburant. Po ashtu ka denoncuar pavarësinë” që ka një anëtar i KLP-së nga politika.

Ndoshta Balla mund t’a kishte kursyer Canin, por jo, mesazhi që jepet përmes fotove është se pa praninë e Sekretarit të Përgjithshëm të Rilindjes, nuk mund të bëhet asgjë, madje as të jepet një titull, qoftë edhe honorifik.

Besnik Cani kaloi fazën e parë të Vetting atë në KPK, por është në pritje të vendimit nga Kolgji i Posaçëm i Apelimit. Ndoshta, “kupola e PS” duhet të priste edhe këtë vendim, për të akorduar titullin e mirënjohjes.

Në KPK, ndaj prokurorit ka pasur disa denoncime për mbyllje dosjesh; e para për mbylljen e një dosje për një person për shkaktim vetëvrasje dhe korrupsion dhe e dyta për pushimin e hetimet për tenderat në spitalin Psikiatrik të

se ka dy djem që jetojnë në Austri që sipas denoncuesit bëjmë jetë luksi.

Po kështu në KPK, ka pasur një denoncim, sipas të cilit Cani ka mbyllur dosjen e V.H të akuzuar për vrasje. Sipas denoncimit u pagua 50 mijë euro.

KPK sqaroi se mori dosjen 1340 të viti 2007 dhe nga shqyrtimi i dokumenteve Cani ka nisur hetimet. Cani pas vendimit të eprorit 2008, me 11 prill 2008 ka plotësuar akuzën edhe për shkaktim vetëvrasje. Është ripërpiluar kërkesa për gjykimin penal duke kërkuar gjykim për V.H me akuzën shkaktim vetëvrasje e korrupsion pasiv. Vërejmë se Cani nuk është thelluar në hetime dhe padrejtësisht ka pushuar akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes herën e parë dhe herën e dyte pas hetimit e vendosi.

“Cani hetoi një kallëzim për tenderat në spitalin Psikiatrik në Elbasan. Por pasi hetoi e pushoi akuzën për favorizim me garë, zbuloi se kishte falsifikim dokumentesh por se hetoi këtë gjë” tha komisioni.

Nuk ka fund orteku i reagimeve në Kosovë kundër Edi Ramës!

Orteku i reagimeve kundër Edi Ramës për nismën e shengenit Ballkanik të mbrojtur në krah të Vuçiçit nuk ka fund. Rast i veçantë ato vijnë jo vetëm nga qytetarët në rrjete sociale, por edhe nga deputetëe që do përbëjnë shumicën e re qeverisëse. I zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ish luftëtari i UÇK, Rexhep Selimi, ka thënë se në tavolinën ku po diskutohet për krijimin e “Mini-shengenit”, nuk mungon vetëm Kosova, por edhe Shqipëria. “Në këtë tavolinë nuk mungon veç Kosova, aty mungon edhe Shqipëria. Interesat e shqiptarëve nuk përfaqësohen nga asnjëri nga këta të katër”, ka shkruar Selimi.

Deputeti i rizgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se Edi Rama është mjerimi i qeverisjes shqiptare dhe sipas tij nuk është i denjë që Kosova të merret me të. “Unë mendoj se Edi Rama përgjigjen më të mirë po e merr prej Kosovës, injorimin, ai person nuk e meriton të merret me të. Kjo është përgjigja që Kosova ja ka dhënë kësaj radhe dhe besoj që ka me ia dhënë gjithmonë atyre që mendojnë në çfarëdo forme me e injoru Kosovën, ai person është i padenjë që Kosova të merret me të”, ka thënë Gashi.

Ndërsa gazetari dhe këshilltari i Ramush Haradinajt Halil Matoshi, shkruan:  se ‘MiniSchengen-i’ âsht sot projekt i Serbisë së Madhe, nuk dëshmon shumë mospjesëmarrja e Kosovës, sa bojkoti i BE-së!? “Shqipnia pa dyshim, si shtet sovran ka të drejtë të zhvillojë marrëdhânie dypalëshe me kombet tjera, pra edhe me Serbinë, por âsht jologjike me ia imponu kursin drejt nji ‘MiniSchengen-i’ Kosovës, veçmas kur edhe BE-ja ashiqare e sheh me dyshim këtë projekt. Sepse Vu?i?-in e Ramën i ka bashku antieuropeanizmi i dukshëm, si levë mbi të cilën duhet të krijohet ‘MiniSchengeni’ dhe në këtë kurth âsht gjetë “i pafajshmi” Zaev”?/ Lapsi

Gazetarja zbulon çfarë u tha Vuçiç gazetarëve serbë me dyer të mbyllura

Gazetarja e Abc News, Linda Karadaku ishte e vetmja gazetare shqiptare që mundi të marrë pjesë në konferencën e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç me gazetarët serb.

Në një intervistë përballë Juli Xhokaxhi ajo tregoi detaje se çfarë i tha Vuçiç gazetarëve serbë në atë konferencë, ndërsa zbardh detaje të rendësishme nga samiti i mini-shengenit duke i bërë edhe një pyetje publike Kryeministrit Rama.

“Pyetja që nuk arrta t’ia bëj kryeministrit Rama sot dhe po ia bëj publikisht është: A e di ai që Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një seri marrëveshjes me ndërmjetësimin e BE, dhe njëra prej to është lëvizja e lirë e njerëzve dhe e mallrave, por ajo nuk po zbatohet. Nëse ai ka ndikim tek Vuçiçi, ti kërkojë që të zbatohen marrëveshjet që kanë lidhur deri më tani Kosova dhe Serbia dhe pastaj të ftohej Kosova?”, tha gazetarja duke kërkuar gjithashtu që të jepen edhe emra në rastet kur bëhen akuza ndaj klasës politike të Kosovës.

“Nëse kryeministri Rama mendon se ka hyrë në rrugë qorre duhet të japë emra dhe të thotë se kush nga politikanët e ka futur në rrugë qorrë. E ka futur Hashim Thaçi, Albin Kurti apo Ramush Haradinaj”, tha ajo.

Gazetarja tregoi se Vuçiç u kishte thënë veçmas gazetarëve serb se ai i kishte llogaritur mirë interesat e Serbisë duke e theksuar disa herë këtë.

“Ne ishim e vetmja media shqiptare tek konferenca e Vuçiçit me gazetarët serbë. Vuçiç thotë në fjalën e fundit të tij se i kishte përllogaritur mirë gjërat dhe po mbronte interesat e Serbisë. Madje këtë e përsëriti dy herë”, shpjegoi gazetarja.

“Këtë duam edhe nnga Rama, të thotë që ka llogaritur shumë mirë interesat e Shqipërisë”, vijoi ajo.

Gazetarja e Abc Neës tregoi gjithashtu se ardhja e Milo Gjukanoviç sot në samit e shpëtoi Ramën, Vuiçicin, Zaevin si edhe mini-shengenin.

“Mali i Zi është shumë pranë BE se sa vendet tona. Ndikimi i tij është shumë i madh në këtë marrëveshjes se ishte vendi i fundit që doli nga Jugosllavia. Ka porte të rendësishme dhe raporte shumë të mira me BE-në”, theksoi ajo duke hedhur dyshime edhe mbi pikat e marrëveshjes, njëra prej të cilave është edhe shkëmbimi i i të dhënave.

“Unë mendoj se kjo është e parakohshme. Sa i përket ekonomisë, Beogradi do të ketë pjesën e luanit. Wshtë vendi më i madh, ka ekonominë e zhvilluar, prodhon më tepër. Wshtë një vend që ka mbështetjen nga SHBA, Kina, Rusia dhe kushdo. Me çfarë do ta konkurrosh ti Serbinë?”, pyeti gazetarja.

“Fakti që nukpranohen masakrat serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës do të thotë se nuk është bërë kurrë katarsis. Nëse ka ndonjë mendje ngushtë që thotë se kjo është mes Kosovës dhe Serbisë dhe jo mes nesh dhe Serbisë bën shumë gabim”, përfundoi ajo.  /abcnews.al

Rama “bombardohet” në rrjetet sociale, (Memet)

Takimin i tretë në kuadër të të ashtuquajturit “Mini Shengeni Ballkanik” i zhvilluar në Tiranë nuk është pritur mirë në Kosovë por edhe në vendin tonë. Të gjithë kanë shpërthyer në reagime të ashpra kundër kryeministrit Rama.

Por kjo ngjarje nuk mund të shpëtonte në rrjet pa memet pikante. Fokusi kryesor janë prania e Aleksander Vuçiç dhe përjashtimi i Kosovës nga ky projekt.

Qytetarët i kujtojnë kryeministrit Reçakun, masakrën e serbëve ndaj shqiptarëve në Kosovë, ngjarje historike që Vuçiç e injoroi publikisht.

Ish-deputeti shpërthen ndaj Ramës: Një pacient psikiatrie hodhi vrer mbi Kosovën, duhet izoluar

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia, e ka krahasuar sjelljen e kryeministrit Edi Rama me atë të një sëmuri psikik, ndërsa hidhte vrer mbi Kosovën gjatë takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, në kuadër të ‘mini-shengenit’ Ballkanik që u zhvillua në Tiranë.

Në reagimin e tij në Facebook, Spahia shkruan se asnjëherë më parë që prej kohës së PKSH-së dhe komunistëve serbë, Shqipëria nuk ka qenë më pranë Serbisë dhe më larg Kosovës se sa sot.

Sipas tij çdo bisedim mes shqipërisë dhe Serbisë pa prezencën e Kosovës është antishqiptare.

Postimi i Bardhit

Kryeministri antishqiptar dhe ilegjitim edhe sot u soll ne dukje si nje pacient psikiatrie por ne thelb si nje antishqiptar ndaj Kosoves. Volli vrer te pakontrolluar ndaj kryeministrit Haradinaj qe atdhedashurine per Kosoven e per krejt shqiptarine e tregoi edhe me pushke dhe me sakrifica te medha edhe brenda familjes se vet.

Ky i pacipe qe arritje ka vetem zbrazjen e vendit te vet apo taksimin e vellaut qe shkon e vjen tek vellau, ka guximin te shese mend se eshte ai qe paska bindur Vucicin per te pranuar levizjen e lire. Nje gje eshte e sigurte, asnjehere me pare qe nga koha e krijimit te partise komuniste shqiptare qeveria e Shqiperise nuk ka qene me afer Serbise dhe me larg Kosoves.

Çdo bisedim midis Shqiperise dhe Serbise pa prezencen e Kosoves eshte antishqiptar, dashakeq dhe tradheti ndaj Kosoves. Antishqiptari Edvin Rama duhet izoluar, sa me pare aq me mire!

Sot më shumë se kurrë, pavarësisht bindjeve politike, duhet të reagojmë për t’i thënë ndal këtij regjimi!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri ishte i ftuar në studion e lajmeve në Fax Neës, ku foli në lidhje me krijimin e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion si dhe zgjedhjen e kreut të saj.

Strazimiri u shpreh se, në krye të kësaj strukture është zgjedhur një persekutor që ka dhënë dënim për njërëz që kanë qenë kundër moralit komunist.

Madje ai shtoi se këto që drejtojnë sot po i japin urdhëra drejtësisë dhe madje po u tregojnë edhe nga ta fillojnë hetimin, duke i dhënë listën.

Sipas tij, partia që drejton sot në pushtet është, me bijtë e Partisë Komuniste dhe se të rinjtë duhet sot më shumë se kurrë duhet të reagojnë, pavarësisht bindjeve politike për t’i thënë ndal këtij regjimi.

“Kreu i SPAK, Arben Kraja rezulton që është një ish-persekutor për të cilin unë mendoj se nuk do të kishte më dilema për shoqërinë. Persekutorët nuk mund të japin drejtësi. Tu kërkosh shqiptarëve të kenë besueshmëri me persekutorë të vjetër është e pamundur. Kjo shoqëri duhet të reagojë sot.

Në Shqipëri akoma sot drejtohesh nga e njëjta parti që ka ndërruar vetëm emrin dhe merr persekutorët e Enver Hoxhës. Në qeveri promovon fëmijet e anëtarëve të Partisë Komuniste.

Ne jemi një vend që e kemi paguar shumë shtrenjtë dhe ne nuk duhet të heshtim. Ka vrarë shumë gra dhe fëmijë Enver Hoxha. Ne kemi harruar, fëmijët dhe gratë që kanë vdekur nga uria, nga i ftohti,  i kanë vrarë prindërit e atyre që janë në pushtet sot. Të gjithë këto që janë në pushtet janë shkaktarë të vrasjeve në kampe si Kampi i Tepelenës. Duhet t’u themi jo këtyre.

Kjo shoqëri i ka luftuar këto beteja, por ka mbetur e vetme. PD ka qenë shumë hapa më shumë se shoqëria. Sot duhet që të rinjtë të merren me politikë dhe jo të largohen nga fusha. Këto kanë njerëzit e tyre, zyrtarisht dhe publikisht japin urdhëra, dhe i japin urdhëra drejtësisë. Ku drejtësia duhet të jetë e pavaruar. Ai ka arrestuar njerëz që janë kundër ‘moralit komunist’! Nga kjo pikpamje gjendja është alarmante. I ka dhënë listën se nga duhet ta nisë, kujt drejtësisë së pavarur!

Kraja ka dalë një dokument, e vërteta e nxjerrë nga dokumentat e regjimit që sot drejtojnë. Kjo strukturë ka lindur e vdekur në besushmërinë e saj.

Dilni dhe bjeruni këtyre njerëzve! Nëse të gjithë e bëjnë këtë punë. Merruni me politikë. Të gjithë sipas bindjeve të veta në emër të dinjitetit njerëzor. Duke kur të gjithë po vrasim të ardhmen e këtij vendi. Nëse një gjë nuk shkon mirë të gjithë duhet të merremi”, u shpreh Strazimiri.

Profesori amerikan iu drejtohet shqiptarëve: Si e lejoni Edi Ramën të izolojë Kosovën?

Në një intervistë për “Bugajski Hours”, profesori amerikan Edward Joseph, njohës i mirë i çështjeve të Ballkanit, ka skanuar “dashurinë” mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

Sipas ekspertit amerikan, çdo ekuacion në Ballkan që nuk ka Kosovën brenda saj përkthehet në izolim për të.

T’ju pyes, çfarë është kjo marrëdhënia e kohëpaskohshme me Ramën, çfarë po ndodh prapa skenave mes tyre?

“Besoj se kjo pyetje zgjon shumë më shumë interesim kur bëhet në raportin me Edi Ramën, se sa nëse bëhet në lidhje me Vuçiçin. Tek Vuçiç është e qartë: të izolojë Kosovën.

Pra, nëse Beogradi mund të kultivojë raporte më të afërta me Tiranën si dhe Kosova nuk është pjesë e atij ekuacioni, atëherë kemi izolim të Kosovës”, shprehet qartazi Joseph.

Të gjithë kundër Ramës! Njeriu më i urryer në Kosovë!

Nisma e kryeministrit shqiptar për t’u ulur përkrah Serbisë dhe pa Kosovë në tryezën ballkanike, është një ngjarje që ka shpërthyer në urrejtje ndaj Ramës, sidomos në Kosovë.

Edi Rama është shndërruar në të parin lider të “dheut amë” që ka kthyer kundër vetes të gjithë faktorët politikë në Kosovë. Duke thyer një rregull të vendosur prej atij vetë, që mos i shajë bashkëkombasit e tij në krah të të huajve, duke e kaluar cakun dhe duke shpallur se Prishtina është futur në rrugë qore Rama ka arritur të krijojë një konsensus të paparë kundër tij.

Po të qëmtohen me kujdes edhe fjalët që tha këtë të shtunë gjatë samitit të mini Shengenit Ballkanik, ai e ka pranuar vetë këtë realitet.

Nëse presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se nuk do të vinte në këtë samit pasi Serbia nuk e njeh genocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve, Rama ironizoi ata që deri para pak kohësh hanin e pinin në tryeza me liderët e Beogradit.

Nëse kryeministri Ramush Haredinaj e cilësoi mini Shengenin një nismë që ka vetëm një qëllim, heqjen e taksës 100% ndaj produketeve serbe, Rama tha se ai është gënjeshtar dhe i paditur.

Nëse kandidati për kryeministër Albin Kurti dhe Vetëvendosja organizuan protesta kundër Vuçiçit në Tiranë, Rama i talli si neo marksistë që kërkojnë vendosjen e masave proteksioniste duke huazuar grandomaninë e vendeve si Kina dhe ShBA.

Pra shkurt kryeministri ka aplikuar formulën që zbaton edhe brenda Shqipërisë: të gjithë e kanë gabim dhe vetëm ai e ka të drejtë.

Kjo qasje prej autokrati delirant ka ngjallur edhe shpërthimin kudër tij në rrejete sociale.

Sepse para se të besojnë njeri që predikon se e gjithë bota përveç tij e ka gabim, sepse para se të dëgjojnë se Kosova është futur në rrugë qore, se po vetëizolohet, se liderët e sja po e përdorin të ardhmen për politikën e ditës, ata që e shohin Ramën me dyshim kanë të drejtë të ngrejnë pyetjen: po mirë vërtet edhe Hashimi, edhe Ramushi edhe Albini po gabojnë.

Dhe pas kësaj ata janë në të drejtën e tyre të ngrejnë edhe një dilemë tjetër: A mos është më mirë formula që propozon Albin Kurti, se shqiptarët përpara se të bien dakord me Vuçiçin apo Gjukanoviçin, duhet të merren vesh me njëjri tjetrin?

Rama se ka përfillur këtë formulë. Ai ka hecur përpara me Beogradin, Shkupin e Podgoricën pa u marrë vesh me Prishtinën. Dhe pikërisht kjo e ka vënë përballë fortunën me të cilën po përballet sot.

Atentati ndaj prokurorit/ PD: Mbështetje të plotë për trupën e prokurorëve, të zbardhet sulmi mafioz

Partia Demokratike i ka bërë apel prokurorisë që të zbardhë sa më parë sulmin mafioz që u bën ndaj prokurorit Alber Kuliçi. Me anë të një deklarate për mediat, PD thekson se, akte të tilla mafioze kërkojnë luftë të fortë dhe pakompromis.

Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë

Partia Demokratike është thellësisht e shqetësuar për sulmin mafioz ndaj prokurorit të Vlorës z. Albert Kuliçi, akt i kryer për shkak të detyrës së tij.

Akte të tilla mafioze kërkojnë angazhimim e menjëhershëm dhe energjik të organeve ligjzbatuese për vënien përpara përgjegjësisë të autorëve të kësaj ngjarje. Ndëshkimi ndaj tyre duhet të jetë shembullor dhe i shpejtë.

Lufta ndaj krimit të organizuar, dhe veçanërisht promovimit dhe mbështetjes politike ndaj tyre, është prioritet kombëtar.

Partia Demokratike shpreh mbështetjen e plotë për trupën e prokurorëve dhe për familjet e tyre. Kemi qenë dhe do të mbetemi përkrah çdo prokurori të ndershëm që lufton krimin, pavarësisht mbështetjes që segmete të politikës i japin shpesh kriminelëve, duke i veshur me pushtet.

Injkurajojmë prokurorët dhe gjyqtarët e ndershëm, që pavarësisht vështirësisë, të vijojnë betejën pa kompromis ndaj krimit. Ata nuk janë vetëm në këtë betejë, por kanë përkrah shumicën dërrmuese të qytetarëve shqiptarë, që luftën ndaj krimit të organizuar e konsiderojnë si mundësi për ti dhënë vendit të ardhmen europiane.