23.5 C
Tirana
E hënë, 1 Shtator, 2025

Maskat bëjnë namin në Korçë, 9 dyqane u grabitën brenda këtij muaji

Policia e Korçës bërit të ditur se pas një muaj hetimesh kreu operacionin e koduar “Mekanizmi” në qytetin e Korçës. 1 person u arrestua dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim si autorë të vjedhjes së 8 banesave dhe bizneseve. Po ashtu, u sekuestrua një automjet i përdorur nga autorët e dyshuar.

Pas disa vjedhjeve të ndodhura muajin e fundit në qytetin e Korçës, u vu re se autorët përdornin të njëjtin mekanizëm: duke vjedhur sasi lekësh, sende apo pajisje elektroshtëpiake. Kësisoj, u arrestua A.Z., 23 vjeç si edhe u shpallën në kërkim shtetasit B.Q., 28 vjeç dhe I.G., 25 vjeç, banues në Korçë.

Nga veprimet hetimore të kryera, kqyrja e pamjeve filmike dhe provat e grumbulluara, dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të ngjarjeve të mëposhtme:

Më datë 06.12.2019, në banesën e shtetasit Ll.T., në lagjen nr.14, kanë marrë 1 orë dore.

Më datë 11.12.2019, në dyqanin ushqimor të shtetasit R.E., në lagjen nr.4, kanë vjedhur një sasi lekësh dhe 24 steka cigaresh.

Më datë 14.12.2019, në pastiçerinë e shtetasit S.T., në lagjen nr.15, kanë marrë një sasi lekësh.

Më datë 15.12.2019, në lokalin e shtetasit A.D., në lagjen nr.4, kanë marrë një sasi lekësh.

Më datë 15.12.2019, në lokalin e shtetasit N.C., në lagjen nr.15, kanë vjedhur një televizor dhe pije freskuese.

Më datë 18.12.2019, në dyqanin e shtetasit V.T., në lagjen nr.14, kanë vjedhur një sasi lekësh, eurosh dhe 5 steka cigare.

Më datë 19.12.2019, në banesën e shtetases M.K., në lagjen nr.14, kanë vjedhur një televizor dhe pajisje të tjera elektroshtëpiake.

Më datë 19.12.2019, në lokalin e shtetasit E.S., në lagjen nr.7, kanë vjedhur një televizor plazma dhe një sasi lekësh.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automjet, që dyshohet se është përdorur nga shtetasit e mësipërm për kryerjen e veprës penale.

Sekretariati i Energjisë në Vjenë: Shqipëria hapa mbrapa në sektorin energjitik për shkak të korrupsionit

Enno Bozdo, anëtar i Kryesisë së PD, deklaroi gjatë një conference për shtyp se, Sekretariati i Energjisë në Vjenë, institucioni me i rëndësishëm evropian për politikat energjetike, konfirmoi dështimin e qeverisë së Edi Ramës më sektorin energjetik. Sipas tij, Shqipëria është klasifikuar prej Sekretariatit si i vetmi vend në rajon, që ka hedhur hapa prapa në këtë sektor strategjik, që prek jetën e çdo shqiptari për një arsye të vetme – Edi Rama dhe qeveria e tij janë të korruptuar.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENO BOZDO ANËTAR I KRYESISË SË PD

Sekretariati i Energjisë në Vjenë, institucioni me i rëndësishëm evropian për politikat energjetike, konfirmoi dështimin e qeverisë së Edi Ramës më sektorin energjetik.

Shqipëria është klasifikuar prej Sekretariatit si i vetmi vend në rajon, që ka hedhur hapa prapa në këtë sektor strategjik, që prek jetën e çdo shqiptari për një arsye të vetme – Edi Rama dhe qeveria e tij janë të korruptuar.

Zvarritja e reformave energjetike apo ndryshimi i tyre sipas interesave financiare të klaneve në qeverinë e Edi Ramës, performanca e keqe e OSHEE-së, pavarësisht çmimit të rritur të energjisë, janë dy nga treguesit kryesorë të dështimit për shkak të korrupsionit.

Kjo është arsyeja pse Ministrja Përgjegjëse Belinda Balluku u përpoq t’ua mbyllte gojën mediave më një seancë të zhvilluar thuajse në terr informativ për një nga shtyllat thelbësore të ekonomisë së vendit, sektorin energjetik.

Kreu i Sekretarit të Energjisë në Vjenë konfirmoi përkeqësimi në 4 drejtime:

1. Shqipëria nuk ka bërë progres përsa i përket reformës në sektorin e energjisë elektrike. “Reformat e këtij viti janë vetëm në letër”- theksoi ai;

2. Reformat strukturore te sektorit duhet të përshpejtohen. Ngecja e tyre po dëmton liberalizimin e sektorit si kusht i nevojshëm për shëndoshjen financiare të tij.

3. Ka vonesa të mëdha të ndarjes së OSHEE në tre kompanitë e veçanta sipas Direktivave të BE-së dhe angazhimeve të marra nga qeveria shqiptare për liberalizimin e tregut. Kjo reformë mbi të gjitha do të jetë në dobi të konsumatorit familjar.

4. Shqipëria po vuan mungesën e investitorëve të huaj në energjinë e rinovueshme. Kjo për shkak të politikave qeveritare, klimës së keqe për të bërë biznes dhe mungesës së sigurisë ligjore për kompanitë e huaja në Shqipëri.

Në këtë raport Shqipëria vlerësohet me ecuri shumë të ulët, me vetëm 50% të pikëve të mundshme. Ky rezultat është edhe më i ulët se viti i kaluar.

Qëndrimi i Sekretariatit është gjithashtu kritik kundrejt performacës së OSHEE. “Humbjet në sistemin e shpërndarjes janë të larta dhe kjo gjë po rrezikon financat e OSHEE. Kështu nuk mund të vazhdohet më”, – deklaroi Kopac.

Gjendja e vështirë financiare e OSHEE tashmë nuk është më sekret.

Mjaftoi vetëm një vit thatësirë për të nxjerrë zbuluar keqmenaxhimin financiar të kompanisë. Vetë kompania pohon se është në vështirësi të mëdha likuiditeti.

OSHEE deklaron se është e paaftë të paguajë detyrimet e saj, duke rrëzuar propagandën disa vjeçare të Edi Ramës mbi performancën e OSHEE-së dhe fitimet që ka realizuar ajo.

Për shkak të menaxhimit të keq, që në thelb ka vjedhjen dhe korrupsionin, sot OSHEE është në pamundësi të mbledhë borxhin e saj ndaj të tretëve. Në tetor të këtij viti, borxhi shkoi 590 milionë euro, shumë më e lartë se koha kur Edi Rama erdhi në pushtet.

Një muaj më parë edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi se “Shqipëria ka nevojë për reforma të thella në sektor sepse sektori është i prekur periodikisht nga humbjet financiare, nga detyrimet e ndërsjellta të ndërmarrjeve dhe entiteteve shtetërore, nga qeverisja e dobët koorporative dhe reforma gjysmake…”

Partia Demokratike është e vendosur dhe ka planin për të kapërcyer këtë krizë të thellë, të reformojë thellësisht sektorin duke synuar mbi të gjitha liberalizimin dhe transparencën e tregut të energjisë.

Kompanitë publike të sektorit do t’i nënshtrohen auditimit të thellë dhe abuzuesit me paratë publike do të përgjigjen përpara drejtësisë.

Reformat tona synojnë, mbi të gjitha, përmirësimin e cilësisë së furnizimit, duke ulur ndjeshëm çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë dhe bizneset prodhuese.

Shpërthim tritoli në Vlorë, hidhet në erë makina e prokurorit

Një shpërthim tronditi mëngjesin e sotëm lagjen ’29 Nëntori’ në Vlorë. Shpërthimi ndodhi në makinën e prokurorit të rrethit Albert Kuliçi. Mjeti që ishte parkuar pranë banesës së prokurorit ka dëme të konsiderueshme, ndërkohë është dëmtuar dhe një tjetër makinë që ishte parkuar pranë Volfsvagenit të Kuliçit. Dyshimet e grupit hetimor janë se prokurorit i kanë vendosur lëndë plasëse në mjet.

“Rreth orës 06:45, në lagjen ’29 Nëntori’,  automjeti tip Volskwagen me targë AA 583OO dyshohet se është dëmtuar plotësisht me lëndë plasëse. Si pasojë e shpërthimit dyshohet se është dëmtuar pjesërisht edhe një automjet tjetër i parkuar afër. Nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Mjeti Volksëagen është në pronësi të shtetasit Albert Kuliçi, me detyrë Prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Për këtë ngjarje, është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë të cilët po merren me zbardhjen e ngjarjes”, njoftoi policia.

Burime pranë grupit hetimor thanë se një nga pistat që po hetohet është ajo për shkak të detyrës. Dyshohet se episodi ka qenë një paralajmërim për prokurorin.

Dosja e pronave

Një nga dosjet ‘me peshë’ që po heton prokuroi i Vlorës është ajo e skemës së grabitjes së 342 hektarëve tokë në zonat turistike të Karaburunit, Zvërnecit dhe Palasës në Vlorë. Një muaj më parë, prokuroi firmosi urdhër-ndalimin për biznesmenin vlonjat Pëllumb Petritaj. Ky i fundit po gjykohet në gjykatën e Vlorës për tjetërsimin e 100 hektarëve në zonën e Akërnisë në Vlorë. Ky i nëntorit, ishte arrestimit i dytë i biznesmenit për të njëjtën çështje, pasi gjykata me kërkesë të prokurorisë revokoi masën e sigurisë të dhënë në maj të këtij viti, që e kishte lënë atë të lirë me garanci pasurore 2.5 milion lekë.

Amarildo Petritaj, djali i të arrestuarit i cili i ka mohuar akuzat e tjetërsimit të pronës, paditi tre gjykatësit që pranuan urdhër-ndalimin duke pretenduar se në një marrëveshje me policinë dhe prokurorinë, kishin lejuar arrestimin para se të merrej vendimi për ndryshimin e masës së sigurisë. Ai pretendon në kallëzimin penal se ka mesazhe mes gjyqtarëve dhe policisë gjyqësore, që sipas tij kanë cënuar “fshehtësinë e dhomës së këshillimit”.

Shpëtim Gjika

Kuliçi ka firmosur dhe për ndalimin e ish-kreut të Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika dhe ka kërkuar në Gjykatën e Vlorës dënimin e tij me 9 vjet burg për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Fallsifikim dokumentash”, “Fshehje të provave të krimit” dhe “Ndërtim të paligjshëm”.

Maskat futen në banesë, terrorizojnë dy të moshuarat dhe grabisin 15 mijë euro

Një banesë është grabitur orët e para të mëngjesit në Terihat të Dropullit. Sipas burimeve, persona të maskuar ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën ku ndodheshin dy të moshuara, kanë marrë 15 mijë euro dhe më pas janë larguar.

“Rreth orës 03:30, në fshatin Terihat, Bashkia Dropull, persona ende të paidentifikuar, kanë hyrë në banesën e shtetasit V.B., ku ndodheshin dy të moshuara dhe kanë marrë një sasi parash dhe janë larguar”, njoftoi policia. “Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku vijojnë veprimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, shtuan të njëjtat burime.

Fqinjë thanë se pronari i banesës, Vasil Basho kishte shkruar në Greqi dhe sapo është informuar mbi ngjarjen është nisur me urgjencë drejt fshatit.

Në banesë, mësohet se ka qenë vetëm vjehrra e tij me një grua tjetër të moshuar, fqinje, e cila rrinte me 80-vjeçaren për ti bërë shoqëri. Ato kanë deklarojnë para uniformave blu se i është bërë presion nga autorët, të cilët ishin tre shtetas me maska, doreza dhe armë.

“Ne dje në mëngjes ikëm në Athinë, sot u kthyem”, tha e zonja e banesës për mediat.

Nisur nga koha e zgjedhur për të bërë grabitjen, kur të zotët e shtëpisë sapo ishin larguar nga vendi, dyshohet se autorët ishin të mirë informuar mbi lëvizjet e familjes e cila ka rënë pre e krimit.

Sakaq, lidhur me shumen e grabitur, dyshohet se është rreth 15 mijë euro. Kaq është shifra qe pretendon i zoti i shtëpisë që i kanë marrë. Por, zyrtarisht ende nuk ka asnjë të dhëne për shumën e parave të grabitura.

Protestë kundër Mini-Shengenit ballkanik: Rama po zbaton projektin e një Jugosllavie të re

Shoqëria civile zhvilloi një protestë sot në Tiranë kundër takimit për Mini-Shengenin ballkanik të kryeministrit Edi Rama me tre lider të rajonit: Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

“Ne kundërshtojmë minishengenin ballkanik që është projekti i një Jugosllavie të re. Kjo është axhenda personale e kryeministrit që po na çon turravrap drejt rilindjes”, tha Aulon Kalaja iniciator i kësaj proteste.

Në orët e para të mëngjesit u shënua një incident me policinë. Kalaja tregon se, policia nuk ka pranuar që të vendoset një flamur të madh dhe nuk i lejon që ata të mbajnë protestën tek busti “Ismail Qemali” përballë hotelit ku do të mbahet samiti. Gjithashtu Kalaja tregon se u mor forcërisht dhe një vajzë dhe është përplasur në tokë nga policia.

Fantazma e Serbisë së Madhe në Tiranë!

Nga Sali BERISHA

Te dashur miq, Fantazma e Serbise se Madhe, hija e zeze e te gjitha fatkeqesive te rajonit keto 150 vitet e fundit, po shtetit neper Ballkan. Vetem dy dekada pas kapitullimit te Serbomadhise, ajo doli nga varri dhe Edvin Kristaq Zografi, ne nje akt madhor tradhetie kombetare, solli keto dite ne Tirane Fantazmen e Serbise se Madhe apo te Jugosllaves se Re.

Vetem pak dite pasi ne menyren me kriminale presidenti i Serbise dhe serbomadhise Aleksander Vuçiç mohoi masakrat, genocidin, krimet kunder njerezimit qe kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviçi dhe rregjimi i tij gjakatar kryen ne Kosove, ne Tirane ai pritet nga Zografi Bis apo Esad Pasha i Ri me qylym te kyq dhe se bashku me te ne Tirane u kurorezua dhe Fantazma e Serbise se Madhe apo Jugosllavise se re ne emrin maske Minishengeni ballkanik.

Shtoj ketu se pikerisht nje nate para ketij akti antikombetar, jo rastesisht por me porosi te padronit te tij Esad Toptani i ri, pas nje udhetimi blic ne kryeqytetin e Kosoves, ndermori nga studio e telebeogradit ne Prishtine ne emision me Baton Stanishiqin sulme si kryhorr i kombit kunder udheheqjes politike te Kosoves.

Miq, nisma e Jugosllavise se Re, ogurzeze per shqiptaret, u lançua nga presidenti i Serbomadhise Vuçiç me Traktatin e Nishit te firmosur prej tij dhe Zografit Bis. Ajo erdhi fill pas deshtimit te turpshem dhe historik ne Berlin te projektit krijimit te Serbise se Madhe nepermjet ndarjes se Kosoves te paraqitur nga presidenti i Serbise dhe serbomadhise Vuçiç dhe mbrojtur nga trojka famzeze e argateve te Beogradit; Zografi Bis, Miladini shqipfoles dhe shefi i tij Baton Stanishiq.

Pas ketij deshtimi te turpshem dhe historik, duke keqshfrytezuar veglat e tij shqipfoles, Vuçiç ndermori kete nisme me emrin maske Minishengen defakto Jugosllavi e Re te gatuar me kujdes ne Beograd dhe te shpalosur me nje skenar emergjence me tre samite ne tre muaj per te deshmuar se eshte padron i pakontestueshem i hapsires te kesaj Jugosllavie te Re dhe se kreu i narkoshtetit te Tiranes eshte thjeshte nje vasal i bindur i tij.

Nisma me emrin maske Minishengen, njelloj si Serbomadhia, ne te gjithe kohrat ka qellime te mirefillta anti shqiptare.

Se pari, me kete nisme Vuçiç me ndihmen e Zografit bis kerkon te defaktorizoje Kosoven, rolin e saj kyç ne rajon. Ai synon ta rrethoje ate nga gjitha anet me Serbomadhi, ti krijoje nje lloj “bllokade” te “embel” politike ekonomike, kesaj radhe me ndihmen e “vellezerve” te saj ne Tirane dhe ne Shkup.

Serbomadhi Vuçiç synon ti dobesoje Kosoves instrumentat ne negociatat e ardhshme e madje duke ndersyer kunder saj Esad Toptanin e ri ta parqesin Kosoven se bashku si delen e zeze te rajonit.

Se dyti, me kete nisme presidenti i Serbise dhe Serbomadhise defacto shnderron Shqiperine, vend anetar te NATOs ne nje vasal te Serbomadhise dhe i shkaterron asaj perfundimisht prodhimin dhe jeten e fermereve shqiptar.

Te gjithe ata qe ndjekin zhvillimet ne rajon, konstatojne se Vuçiç, nga nje problem serioz per Serbine dhe per rajonin, paraqitet tani si lider i hapsires te Jugosllavise se re. E verteta eshte se nismat e tij keto tre muajt e fundit kane qene te pashembullta qe nga Jugosllavia e Titos. Ai, me shume se çdo president tjeter i Serbomadhise para tij, lidhi, riktheu lidhjet genetike te Rusise se vogel, pra vendit te tij me Rusine e Madhe. Ne kete kuader Aleksander Vuçiç si njeri i Putinit ne Ballkan firmosi Traktatin e Bashkepunimit politik dhe ekonomik me Rusine, te cilin e kane firmosur dhe disa republika ish sovjetike.

Me kete akt ai anetaresoi Serbine por defacto edhe Jugosllavine e re ne kete hapesire qe fillon me Bjellorusine dhe perfundon ne kufi me Kinen.
Por Vuçiç nuk mjaftohet vetem me kete akt te bashkepunimit politik dhe ekonomik me Rusine.

Ai fill pa humbur momentin, sikur Vendi i tij te ishte republike ishsovjetike, firmosi edhe Marreveshjen e Bashkepunimit Ushtarak me Rusine dmth aktin e futjes se Serbise nen mbrojtjen raketore te Rusise duke sjelle dhe instaluar ne Etem pak kilometra nga Beogradi raketat ruse S400, nje rrezik madhor per paqen ne rajon, krahun jugor te NATOs dhe deshmi perfundimtare e vendosjes se Serbise, e cila pretendonte te ruante neutralitetin nen ombrellen ruse te mbrojtjes.

Perveç ketyre zhvillimeve me Rusine, Vuçiç deklaron se si lider i Jugosllavise se Re ai, i autorizuar nga vasalet e tij, ka folur me presidentin Makron ne emer te Tiranes dhe Shkupit. Pra Esat Toptani i Ri nuk ka zgjedhur Conten e Romes apo Kurztin e Vjenes per te lobuar prane presidentit francez por Sandrin e Beogradit, njeriun qe ishte betuar boterisht jo shume kohe me pare se per çdo serb te vrare ai do te vriste 100 shqiptar.

Transferimi i politikes se jashtme te Tiranes ne Beograd eshte tjeter deshmi flagrante e tradhetise se larte kombetare te Zografit Bis.

Duke perfunduar, perballe te gjitha ketyre akteve te rrezikshme per mbare kombin shqiptar, ju bej thirrje shqiptareve kudo qe ndodhen sot te bashkojne forcat dhe energjite e tyre ne mbrojtje te interesave te tyre kombetare ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni dhe te flakin sa me pare ne koshin e plehrave te historise monstren e tyre kombetare Edvin Kristaq Zografin apo Esad Toptanin e Ri! sb

SHBA kundër Ramës

Liria e shtypit dhe paketa antishpifje, e miratuar para dy ditësh nga parlamenti me shumicë socialiste, ishte edhe sot në qendër të diskutimeve në Tiranë gjatë konferencës vjetore të Avokatit të Popullit, që iu kushtua lirisë e shprehjes dhe të drejtave të tjera të njeriut.

Paketa antishpifje u prit me kundërshtime të forta dhe polemika të shumta mes qeverisë Rama dhe organizatave vendase dhe ndërkombëtare të gazetarëve.

OSBE-ja dhe Komisioni Evropian ngritën shqetësime për amendamentet e reja.

SHBA nuk janë shprehur deri tani publikisht për ligjin. Por i Ngarkuari me Punë i SHBA-vë në Shqipëri, Daniel Koski, në fjalën e sotme në konferencë e vuri theksin pikërisht tek rëndësia që ka liria e të shprehurit për një shoqëri demokratike, duke sjellë përvojën amerikane.

Në fjalën e tij, diplomati amerikan ndonëse nuk i permendi drejtpërdrejt ligjet e fundit për mediat, theksoi se në Shtetet e Bashkuara mbizotëron toleranca e mendimit ndryshe dhe jo kufizimi i të shprehurit.

“Ne amerikanët mbrojmë fjalën kritike, të çuditshme dhe fyese sepse toleranca është shenjë e forcës sonë. Duke lejuar fjalën fyese, përveç rasteve ekstreme, ne ngulim këmbë që shoqëria jonë të mos jetojë në frikën e fjalëve” – tha zoti Koski.
Po ashtu ai theksoi se përgjigja ndaj gjuhës së ulët dhe urrejtjes nuk duhet të jetë kufizImi i të shprehurit.

“Ne nuk mund ta pastrojmë shoqërinë nga fjalët e urrejtjes duke i shtypur ato. Ne besojmë se kundërshtimi më i mirë ndaj gjuhës së ulët dhe të urrejtjes është arsyetimi racional.

Nëse gjuha e urrejtjes është helm – dhe është e tillë – arsyetimi është kundërhelmi” – tha diplomati amerikan, duke shtuar se “përgjigjja ndaj gjuhës së urrejtjes është kundër-arsyetimi racional, është të shprehurit më shumë, jo më pak – zgjidhja ndaj urrejtjes janë më shumë lapsa, jo goma”.

Ndërsa Presidenti Meta tha se liria e medias në Shqipëri është përkeqësuar ndjeshëm, gazetarët iu kthyen pas shumë vitesh protestave në mbrojtje të lirisë së shprehjes, sepse shqetësimet e tyre nuk dëgjohen, ndërsa shumë pronarë e drejtues mediash përfitojnë nga fondet publike.

“As media, as gazetarët dhe as pedagogët nuk janë armiqtë nga të cilët duhet të ruhemi, ndaj ata nuk mund të trajtohen si të tillë. Përkundrazi!” – tha zoti Meta.

Sipas tij, vitet e fundit kanë qenë të shumta rastet, kur roli dhe kontributi i medias në denoncimin e aferave korruptive dhe veprimtarive kriminale, me pasoja të rënda për shoqërinë dhe ekonominë e vendit, ka qenë thelbësor.

“Nevojitet ruajtja e një balance të kujdesshme ndërmjet luftës ndaj gjuhës së urrejtjes dhe mbrojtjes së lirisë së shprehjes. Kufizimet ndaj gjuhës së urrejtjes nuk duhet të keqpërdoren me qëllim mbytjen e kritikës ndaj qeverisjes, e bindjes së ndryshme politike, e përkatësisë së besimit fetar, e kërkesës për llogaridhënie.” – tha Presidenti Meta.

Si në fjalimin e sotëm edhe në deklarime të mëparshme, presidenti Meta ka lënë të kuptohet se mund të kthejë pas në parlament për rishqyrtim paketën e ligjeve antishpifje.

Ndërsa kryeministri Rama deklaroi që edhe nëse presidenti Meta e kthen ligjet prapa, shumica socialiste do ti rimiratojë menjëherë, duke u përpjekur të mbyllë debatet mbi këto ligje, të cilat shumica e organizatave të gazetarëve i shohin si hapjen e periudhe të re censure dhe autocensure dhe dënime dhe mbyllje mediash.

“VOA”

Çmenduria, qeveria do t’i garantojë 138 milionë euro nga taksat tuaja konçesionit të aeroportit të Vlorës

Në udhëzimin që qeveria ka nxjerrë për ofertuesit potencialë lidhur me Aeroportin e Vlorës i cili parashikohet të ketë një kosto rreth 87 milionë euro, nuk është harruar pjesa e garantimit të trafikut.

Një situatë e ngjashme në negociatat e vitit të shkuar me turqit që shprehën interes çuan pikërisht në mosarritjen e një marrëveshjeje por konsulenti edhe në këtë rast ka nënvizuar se skenarët që merren në analizë tregojnë për risqe të larta çka e bën përfshirjen e garancisë si një instrument.

Referuar të ardhurave totale të parashikuara në skenarët e studimit vënë në dispozicion te “Komisionit, shprehemi se ky projekt mbart risqe të larta për arsye se është një aeroport i cili ndërtohet nga fillimi në një zonë te gjelbër (green field), dhe është e pamundur të parashikohet me saktësi trafiku dhe nuk ka një bazë të dhënash.

Gjithashtu sipas parashikimit të konsulentit të kontraktuar nga Autoriteti Kontraktor për kryerjen e studimit, vërehet një normë e ulet kthimi në rastin bazë e cila arrin 9.23%.

Në këto kushte, në rast se do të vendoset të vazhdohet me zhvillimin e këtij projekti, atëherë autoriteti kontraktues do të marrë masat për të garantuar të ardhurat e parashikuara në skenarin bazë, pra të ardhurat e munguara midis nivelit faktik dhe atij të parashikuar në skenarin bazë për 10 vitet e para të operimit “thuhet në dokument.

Kështu referuar tabelës parashikohet që të ardhurat e garantuara në skenarin bazë për 10 vitet e para të operimit të jenë 9.6 milionë euro në vitin e katërt, 10.3 në vitin e pestë, 11.2 për të gjashtë , 12.1 për të shtatë e kështu me radhë me një kulmim prej 18.6 në vitin e trembëdhjetë nga nënshkrimi i kontratës.

Në total të ardhurat e garantuara duhet te jenë rreth 140 milionë euro.
Në rast të tejkalimit të të ardhurave të parashikuara në rastin optimist, atëherë të ardhurat mbi nivelin e parashikuar do të ndahen në raport 50:50 me shtetin.

Ofertuesit potencialë duhet që të përmbushin një listë të gjatë me kushte ku ndër të tjera ajo për vlerën neto. “Ofertuesi, (nëse nuk është Bashkim i Perkohshem i Shoqerive) – apo filiale të Ofertuesit – duhet të provojë që ka patur një vlerë neto prej të paktën 100 (njëqind) milion EURO apo ekuivalent gjatë 3 (tre) viteve të fundit fiskale.

Nëse Ofertuesi është Bashkim i Perkohshem i Shoqerive, ai duhet të vërtetojë që vlera e përgjithshme neto e pjesëtarëve të Bashkimit te Perkohshem te Shoqerive është 100 (njëqind) milion EURO apo ekuivalent gjatë 3 (tre) viteve të fundit fiskale dhe të paktën 80 (tetëdhjetë) milion EURO gjatë gjithë kohës për Pjesëtarin Financiar apo Drejtuesin e Bashkimit të Shoqërive. Vlera neto do të llogaritet: Vlera neto = (totali i aktiveve) minus (totalin e detyrimeve)” thuhet në dokument.

Meta pret në takim Soros, ja çfarë u bisedua

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim, me kërkesë të tyre, Zëvendëspresidentin e Fondacionit “Shoqëria e Hapur”, z.Aleksandër Soros dhe Drejtorin Ekzekutiv të zyrës së Fondacionit në Shqipëri, Andi Dobrushi.

Presidenti Meta i njohu me shqetësimet e Tij, të bëra edhe publike, për përpjekjet e qeverisë për kapjen e institucioneve të drejtësisë, e sidomos të Gjykatës Kushtetuese, për përkeqësimin e lirisë së medias, si dhe për domosdoshmërinë e gjallërimit të shoqërisë civile në mbrojtje të vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut.

Takimi i Metës me Alex Soros vjen disa javë pasi Kreu i Shtetit artikuloi akuza të forta në drejtimin të rrjetit Soros, të cilin e akuzoi se qëndronte pas “një komploti të kurdisur prej kohësh për të ushqyer përplasjen civile më 30 qershor, si dhe për të ndikuar reformën në drejtësi”.

Akuzave të Metës, Fondacioni Soros me seli në New York iu përgjigj me një reagim, ku theksohej “Fondacioni Shoqëria e Hapur është krenar për rolin që ka luajtur, krahas Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, për të mbështetur reformën në sistemin gjyqësor në Shqipëri, që është një kërkesë e domosdoshme për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian”.

“Karakterizimi që Presidenti Meta i ka bërë kësaj përpjekjeje kaq publike si një komplot, është i çuditshëm. Ne presim që të takohemi në të ardhmen e afërt me Presidentin Meta, në bazë të ftesës që na ka dërguar”, thuhej në reagimin e Fondacionit “Soros”.

Debatet në distancë mes Metës dhe Soros u zhvilluan në qershor-korrik, ndërsa takimi mes Presidentit dhe Alex Soros, u mbajt në Dhjetor.

U prit me protesta në Tiranë, Vuçiç: Kjo nuk e ndryshon marrëdhënien time me Ramën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç mbërriti pasditen e sotme në Tiranë, për të marrë pjesë në samitin dy-ditor të Shengenit Ballkanik. Një samit ku merr pjesë Shqipëria, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut dhe që refuzohet kategorisht nga gjithë faktori politik në Kosovë si dhe nga Bosnje-Hercegovina. Teksa Rama pristet Vuçiçin dhe Zaevin në Rogner, në Bulevard protestonin aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Pas përfundimit të takimit,  Vuçiç dha një konferencë për mediat serbe, ku mori pjesë edhe gazetarja e Abc News, Linda Karadaku.

Gazetarja e Abc News raporton se Vuçiç është shprehur se “protesta është normale në demokraci dhe nuk e shoh si problem”. Sipas tij këto protesta nuk do të bëjnë që të ndryshojnë qendrimin politik dhe të menduarit politik. “Kjo nuk do të bëjë që unë të ndryshoj marrëdhënien apo që Edi Rama të ndryshojë marrëdhënien”.

“Nuk kam çfarë të them për ata njerëz atje…Nuk e kuptojnë realitetin, nuk kanë vizion për te ardhmen, ky eshte problemi i tyre”, ka deklaruar Vuçiç.

Më tej, Presidenti serb është shprehur se nga Mini-Shengeni Ba të gjithë do të përfitojnë. “Fola me Presidentin e Malit të Zi, Gjukanovic… mendoj se do të jetë mirë për Malin e Zi, mendoj qe do të jetë mirë për gjithë rajonin”.  Vuçiç konfirmoi se samiti i radhës do të jetë në fund të janarit në Beograd ku do të nënshkruhen marrëveshje konkrete. /abcnews.al