16.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Gusht, 2025

Rikthehet Liga e Europës/ Nedim Bajrami sfidon Mançester Junajtidin, sa shumë shqiptarë zbresin sot në fushë

Sot do të luhet raundi i 7-të në Ligën e Europës. Mançester Junajtid do të presë Rejnxhërsin e futbollistit të Kombëtares Nedim Bajrami.

 

Lacio e Elseid Hysaj do të përballet me Real Sociedadin. Slavia Pragë e Qazim Laçit dhe Indrit Tucit do të sfidojë Paokun. Në fushë do të zbresin Roma, Totenhem dhe Fenerbahçe.

NDESHJET E SOTME

AZ ALKMAAR- ROMA 18:45

FC PORTO – OLIMPIAKOS 18:45

FENERBAHÇE – LION 18:45

FK BODO/GLIMT – M. TEL AVIV 18:45

HOFFENHEIM- TOTTENHAM 18:45

MALMO – TUENTE 18:45

KARABAK – FCSB 18:45

VIKTORIA P. – ANDERLEHT 18:45

FRANKFURT- FERENCVAROSH 21:00

FK RFS – AJAKS 21:00

ELFSBORG – NISË 21:00

LACIO – REAL SOCIEDAD 21:00

LUDOGORETS – MIDTJYLAND 21:00

MAN. JUNAJTID – REJNXHËRS 21:00

PAOK – SLAVIA PRAGË 21:00

UNION SAINT – BRAGA 21:00

Beogradi “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë, organizon votimin e personave të zhvendosur në Serbi! Ja qëllimi

Shteti i Serbisë është duke u angazhuar për të organizuar votimin e personave të zhvendosur nga Kosova, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të Kosovës, më 9 shkurt.

 

Në këtë proces është përfshirë edhe Komisariati për Refugjatë dhe Migrim, që është organizatë shtetërore në këtë vend.

Më 17 janar, ai u ka bërë thirrje personave të zhvendosur nga Kosova në Serbi, që të votojnë në zgjedhje, dhe ka bërë më dije se transporti deri në vendvotime, do të organizohet për të gjithë të interesuarit.

Ndërkohë, më 21 janar, Partia Përparimtare Serbe (SNS), që ka pushtetin në Serbi, ka mbështetur publikisht Listën Serbe në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë dhe ka bërë thirrje që të votohet për të.

Me zgjedhjen e saj sigurohet mbrojtja e popullit serb në Kosovë, ka thënë kryeministri i Serbisë dhe udhëheqësi i SNS-së, Millosh Vuçeviç.

Të zhvendosurit nga Kosova ndajnë mendime të ndryshme për çështjen e votimit dhe të përkrahjes së Listës Serbe, ndërsa opsionet e tjera politike serbe në Kosovë u bëjnë thirrje atyre që të mendojnë “për ata që jetojnë në Kosovë”.

“Do t’i bindemi shtetit”

Dragisha Stanojeviç nga Prizreni, i cili është zhvendosur në Beograd që nga viti 1999, planifikon t’i përgjigjet thirrjes së Komisariatit për Refugjatë të Republikës së Serbisë dhe të votojë në zgjedhjet parlamentare të Kosovës më 9 shkurt.

Motiv i tij, siç thotë, është “përmirësimi i të drejtave të serbëve në Kosovë” dhe sigurimi i “qëndrimit dhe mbijetesës së tyre” – gjë për të cilën apelon edhe Komisariati për Refugjatë.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Stanojeviç thotë se udhëhiqet nga politika e Beogradit zyrtar, i cili e mbështet ekskluzivisht Listën Serbe.

Kjo parti është më e madhja e serbëve në Kosovë dhe është formuar me mbështetjen e Beogradit zyrtar, përkatësisht të SNS-së.

Stanojeviç thotë se do t’i bindet thirrjes së kryeministrit serb, ndonëse thekson se “askush nuk i ka sugjeruar se për kë të votojë”.

“Unë besoj se Lista Serbe, aktualisht, mbledh njerëzit më të mirë, se shumica e serbëve atje poshtë [në Kosovë] qëndrojnë prapa saj dhe, natyrisht, shteti i Serbisë qëndron pas saj”, thotë Stanojeviç.

Deputetët e Listës Serbe, që nga nëntori i vitit 2022, nuk kanë marrë pjesë aktive në punën e Kuvendit të Kosovës, për shkak të, siç e kanë cilësuar, “politikës së bojkotit”.

Atëkohë, përfaqësuesit serbë kanë vendosur të largohen nga institucionet e Kosovës në veri, duke kundërshtuar kështu vendimin e Qeverisë së Kosovës për t’i zëvendësuar targat serbe të makinave me targa të Kosovës.

Për të mos i humbur mandatet dhe pagat, deputetët serbë kanë shkuar në Kuvend çdo gjashtë muaj vetëm për t’u nënshkruar.

“Të zhvendosurit duhet të mendojnë për njerëzit që jetojnë në Kosovë”

Përveç Listës Serbe, në garë për dhjetë ulëset e garantuara për serbë në Kuvendin e Kosovës janë edhe pesë subjekte të tjera politike që përfaqësojnë komunitetin serb: Demokracia Serbe, Iniciativa Qytetare Drejtësia Popullore, Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Partia e Serbëve të Kosovës dhe Lëvizja Popullore Serbe.

Branimir Stojanoviç nga Lëvizja Popullore Serbe thotë se SNS-ja do t’i shfrytëzojë të gjitha resurset për të dërguar në Kosovë njerëz, të cilët do ta mbështesin Listën Serbe në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai thotë se serbët e zhvendosur nga Kosova, sigurisht që duhet ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, por shton se “duhet të mendojnë me kujdes për ata që jetojnë në Kosovë”.

“Bëhet fjalë për jetën tonë dhe për ata që duhet të flasin në emrin tonë”, thotë Stojanoviç.

Pjesëtarë të komunitetit serb që jetojnë në Kosovë, me të cilët Radio Evropa e Lirë ka biseduar më 14 janar, kanë thënë se vota e tyre do t’i shkojë partisë që mund t’u sigurojë paqe, siguri, punësim të barabartë dhe luftë institucionale për realizimin e të drejtave të tyre.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), rreth 200.000 njerëz janë zhvendosur nga Kosova në Serbi ndërmjet viteve 1999 dhe 2004.

Stojanoviç shpreson se ata që vendosin të votojnë në zgjedhjet e Kosovës, do të mendojnë mirë se për kë do të votojnë, sepse, siç thotë, “një numër i njerëzve janë larguar nga Kosova viteve të fundit pikërisht për shkak të politikave të Listës Serbe”.

Mbështetjen publike të SNS-së për Listën Serbe, ai e sheh si “vazhdim të praktikës së vjetër” dhe thotë se kjo parti “ka marrë përgjegjësinë politike për të gjitha vendimet e Listës Serbe”.

Për Aleksandar Arsenijeviçin, udhëheqësin e Demokracisë Serbe, mbështetja e SNS-së për Listën Serbe nuk është e befasishme.

“Krejt e pritshme. Beogradi zyrtar nuk e ka kuptuar ende se Lista Serbe është kërcënim për të po aq sa edhe për ne”, thotë Arsenijeviç për Radion Evropa e Lirë.

Transport i organizuar, dreka e pije freskuese…

Dragica Gjorgjeviç, aktiviste e grupit joformal “Mbështetje për gratë e zhvendosura nga Kosova”, e cila aktualisht jeton në Arangjellovac të Serbisë, nuk ka vendosur ende nëse do të votojë në zgjedhjet e Kosovës më 9 shkurt.

Ajo thotë se serbët nga Kosova, të cilët jetojnë si të zhvendosur në Serbi, janë “harruar plotësisht”, dhe shton se shumica e bashkatdhetarëve të saj, besojnë se zgjedhjet e ardhshme nuk do të ndryshojnë asgjë kur bëhet fjalë për pozitën e serbëve në Kosovë.

“Prandaj, sipas asaj që di dhe dëgjoj, shumica e popullit tonë është më afër opsionit për të mos votuar, pavarësisht se është paralajmëruar se do të organizohet transport nga disa qytete të Serbisë dhe se njerëzit që vendosin të shkojnë në qendrat e votimit, do të kenë drekë të paketuar e pije freskuese”, thotë Gjorgjeviç.

Edhe disa të zhvendosur nga Kosova në Kragujevc të Serbisë, që janë intervistuar nga ekipi i Radios Evropa e Lirë, por që duan të mbeten anonimë, thonë se nuk do t’i përgjigjen ftesës së Beogradit për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës, sepse “nuk ka kushte për një gjë të tillë”.

“Asgjë e mirë nuk mund të pritet nga këto zgjedhje”, është një prej përgjigjeve të serbëve të zhvendosur në Kragujevc – qytet në Serbinë qendrore.

Sa dinë serbët e zhvendosur për situatën në Kosovë?

Dragisha Stanojeviç, i cili ka më shumë se dy dekada që jeton në Beograd si person i zhvendosur, beson se është i mirinformuar për ngjarjet në Kosovë, për të cilat, siç thotë ai, më së shumti mëson përmes mediave në Serbi.

“Unë e di që situata aktuale është shumë e ndërlikuar. E di që autoritetet shqiptare po i terrorizojnë serbët dhe institucionet e Serbisë që kanë mbetur atje poshtë. Paralelisht, qëllimisht dhe sistematikisht, po punojnë për t’i dëbuar serbët nga Kosova”, thotë ai.

Zyrtarë të lartë të Listës Serbe flasin vazhdimisht për “terror” dhe “persekutim” nga autoritetet kosovare, të udhëhequra nga kryeministri Albin Kurti.

“Gjithçka që ka bërë Kurti, e ka bërë për të shkatërruar Listën Serbe dhe popullin serb”, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për Radio-Televizionin e Serbisë më 5 janar.

Atëkohë, ai gjithashtu ka thënë se vota për Listën Serbe do të thoshte “mbijetesë në vatrën e vet”.

Një tjetër i intervistuar nga Radio Evropa e Lirë, i cili që nga viti 1999 jeton në Smederevë të Serbisë si i zhvendosur nga Rahoveci i Kosovës, thotë se është i informuar mirë për situatën dhe “anën politike të zgjedhjeve” përmes mediave, por jo edhe për detajet teknike dhe kushtet në të cilat mund të votojë më 9 shkurt.

Çfarë thonë nga Komisariati për Refugjatë dhe Migrim në Serbi?

Komisariati për Refugjatë dhe Migrim, në emër të Republikës së Serbisë, u ka dërguar thirrje personave të zhvendosur nga Kosova që të votojnë në zgjedhjet e planifikuara për 9 shkurt në Kosovë, duke theksuar se të interesuarit mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës vetëm nëse posedojnë letërnjoftim të vlefshëm, të lëshuar nga autoritetet e Kosovës.

“Për të gjithë të interesuarit do të organizohet transport me autobus drejt vendvotimeve në Kosovë dhe Metohi. Qytetarët e interesuar mund të aplikojnë deri në datën 8 shkurt”, thuhet ndër të tjera në thirrje.

Aty, po ashtu, theksohet se informacionet më të detajuara mund të merren përmes një linje telefonike pa pagesë.

Radio Evropa e Lirë pyeti Komisariatin nëse ka të interesuar dhe nëse atyre u sugjerohet se për kë të votojnë, por nuk mori përgjigje.

Komisionarja për Refugjatë dhe Migrim e Republikës së Serbisë, Natasha Stanisavleviç, ka thënë për Radio-Televizionin e Serbisë më 20 janar, se zgjedhjet e ardhshme në Kosovë janë të një rëndësie të madhe “për mbijetesën e popullit serb në atdheun e tyre shekullor” dhe se është e rëndësishme që “bashkatdhetarët tanë ta ushtrojnë të drejtën e votës”.

“Një numër i caktuar i bashkatdhetarëve tanë kanë kontaktuar Komisariatin për Refugjatë dhe Migrim. Ata janë interesuar nëse ne mund të ndihmojmë në organizimin e transportit me autobus. Sigurisht që mundemi dhe këtë po e bëjmë në bashkëpunim me autoritetet tona lokale në Serbi dhe në bashkëpunim me Zyrën për Kosovë dhe Metohi”, ka thënë Stanisavleviç.

Janjiç: Për shkak të qëndrimit të Beogradit, Komisariati mund të kontribuojë në përçarje

Dushan Janjiç nga Forumi i Beogradit për Marrëdhënie Etnike thotë se thirrja e Komisariatit për Refugjatë, në rrethana të tjera, mund të shihej si “nxitje” për pjesëmarrje më të lartë të serbëve në zgjedhjet e Kosovës, por për shkak të qëndrimit zyrtar të Beogradit se ai mbështet vetëm Listën Serbe, mund të kontribuojë në “përçarje mes komunitetit serb”.

Janjiç, megjithatë, nuk beson se pjesëmarrja e personave të zhvendosur do të jetë e madhe dhe se votat e tyre do të ndikojnë dukshëm në rezultatin e zgjedhjeve.

“Ata që kanë dokumente të Kosovës, do të shkojnë. Votimi me postë nuk ekziston më, ndaj shkuarja fizike është e pashmangshme. Më herët, personat e zhvendosur kanë votuar në komunat në këtë anë të kufirit apo vijës administrative. Për shumë njerëz, shkuarja në Kosovë është një udhëtim drejt së panjohurës, kështu që nuk pres shumë interesim”, thotë ai.

Procesi i votimit me postë për qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë territorit të Kosovës, ka filluar më 9 janar dhe do të zgjasë deri më 8 shkurt.

Kjo vlen edhe për shtetasit kosovarë të nacionalitetit serb që jetojnë jashtë Kosovës, por votat nga Serbia nuk mund të arrijnë drejtpërdrejt në Kosovë, sepse dy postat nuk bashkëpunojnë me njëra-tjetrën.

Si është votuar më herët?

Votat me postë nga Serbia në Kosovë deri më tani kanë mundur të mbërrijnë vetëm përmes “transitit”, përkatësisht përmes Postës në Maqedoninë e Veriut, me të cilën Kosova ka marrëveshje të vlefshme për dërgesat.

Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në tetor të vitit 2019, një kuti me zarfe me mbi 3.500 fletëvotime nga Serbia i është dorëzuar postës në Prishtinë nga zyrtari ndërlidhës i Serbisë me Kosovën, Dejan Paviçeviç.

Këto vota, megjithatë, janë anuluar, për shkak se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i Kosovës ka konstatuar se ato nuk kanë mbërritur në Kosovë përmes postës, por se i janë dorëzuar postës – gjë që ka qenë në kundërshtim me rregullat zgjedhore për votim jashtë Kosovës.

Në vitet e kaluara, edhe Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) e ka ndihmuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë për zhvillimin e zgjedhjeve, gjegjësisht ka luajtur rolin e ndërmjetësit.

Ky mision ende mund të ofrojë ndihmë për zgjedhjet e Kosovës, por vetëm me kërkesë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve – gjë që nuk ka qenë praktikë në proceset e fundit zgjedhore./REL

Nga lufta për pavarësi në Amerikë, te lëvizja për të drejtat civile dhe Pranvera Arabe, njihuni me revolucionet dhe kryengritjet që ndryshuan historinë

Zbuloni disa nga revolucionet që transformuan shoqërinë dhe sfiduan rendin ekzistues, nga lufta për pavarësi në Amerikë dhe lëvizja për të drejtat civile, te Pranvera Arabe dhe beteja e vazhdueshme kundër ndryshimeve klimatike.

 

Revolucionet kanë fuqinë të riformësojnë gjithçka, nga jeta jonë e përditshme te ekonomitë lokale dhe imagjinata kolektive. Ato nuk janë aspak një koncept i ri – kanë ndodhur për shekuj me radhë. Disa tashmë kanë hyrë në historinë botërore, ndërsa të tjera vazhdojnë dhe evoluojnë.

Çdo revolucion zhvillohet në mënyrën e vet unike, por të gjitha ndajnë një fije të përbashkët dhe tejet të fuqishme: sfidojnë dhe transformojnë të kuptuarit tonë për shoqërinë dhe potencialin e saj.

Nga Revolucioni Amerikan te Pranvera Arabe, këto janë disa nga lëvizjet që kanë bërë pikërisht këtë.

1. Revolucioni Amerikan

Është viti 1776 dhe 13 koloni janë në prag të rebelimit kundër Perandorisë Britanike. Ajo që filloi si protestë kundër taksave për çajin dhe letrën u shndërrua shpejt në një luftë të gjerë për pavarësi. Motivimi ishte i thjeshtë: të shkëputeshin nga Britania e Madhe dhe të ndërtonin një komb mbi parimet e lirisë dhe vetëqeverisjes – vlera që Amerika i çmon edhe sot.

Më 4 korrik 1776, u miratua dhe u firmos Deklarata e Pavarësisë dhe amerikanët luftuan pa u ndalur për lirinë e tyre. Sot, Dita e Pavarësisë festohet me parada, fishekzjarre dhe aktivitete festive.

2. Revolucioni Rus

Rusia në vitin 1917 ishte një vend i vështirë për të jetuar si fshatar ose punëtor. Carët e pasur sundonin vendin, ndërsa qytetarët e zakonshëm përballeshin me varfëri, pabarazi dhe luftë. Atëherë erdhi Lenini me premtimet e tij për “paqë, tokë dhe bukë”. Nuk është çudi që masat e lodhura i pranuan Bolshevikët me krahë hapur.

Revolucioni Rus jo vetëm që rrëzoi një regjim të gjatë imperial, por ndihmoi në shembjen e monarkive shekullore në Evropë. Por nga ana tjetër, solli sistemin komunist në skenën globale.

3. Lëvizja për të Drejtat Civile

Segregimi dhe padrejtësia racore ishin realitete të përditshme për afro-amerikanët në vitet 1960. Shtetet e Bashkuara propagandoheshin si “toka e lirisë”, përveç nëse ishe person me ngjyrë. Në këtë rast, nuk mund të uleshe në të njëjtat tavolina, të përdorje të njëjtat tualete apo të shkoje në të njëjtat shkolla si njerëzit e bardhë. Madje, votimi ishte pothuajse i pamundur.

Deri kur liderë si Martin Luther King Jr. dhe aktivistë në mbarë vendin thanë “mjaft”. Përmes protestave paqësore, bojkotimeve dhe fjalimeve të fuqishme, ata drejtuan Lëvizjen për të Drejtat Civile, duke nxitur ndryshime sociale që vazhdojnë të frymëzojnë lëvizjet për drejtësi edhe sot.

4. Revolucioni Francez

Franca në vitin 1789 ishte një “tenxhere me presion”. E nxitur nga pabarazia dhe një monarki e shkëputur nga realiteti, më në fund gjithçka shpërtheu kur revolucionarët sulmuan Bastijën. Pasuan gijotinat, idetë radikale dhe një slogan i ri: “Liri, barazi, vëllazëri”.

Tërmetet e Revolucionit Francez u ndjenë jo vetëm në Francë, por në mbarë Evropën, duke frymëzuar njerëzit të sfidojnë autoritetin dhe të luftojnë për ideale demokratike. Revolucioni ishte i përgjakshëm, por përfundimisht ndihmoi në ngjitjen e Napoleonit në pushtet.

5. Pranvera Arabe

Në vitin 2010, protesta e një burri në Tunizi ndezi një valë kryengritjesh në të gjithë botën arabe. Njerëzit e zakonshëm dolën në rrugë për të kërkuar dinjitet, liri dhe kushte më të mira jetese. Regjime që dukeshin të patundshme u shembën nën peshën e fuqisë popullore dhe, për një moment, bota mbajti frymën.

Shpresa? Një epokë e re lirie për popujt në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Ishte frymëzuese për t’u parë. Por, si shumë revolucione, pasojat janë të ndërlikuara. Disa vende vazhdojnë të përballen me konflikte dhe të tjera luftojnë për të ekuilibruar liritë e reja me stabilitetin. Një kujtesë se rruga drejt ndryshimit është komplekse.

6. Revolucioni për Ndryshimet Klimatike

Ky është revolucioni që askush prej nesh nuk mund ta injorojë. Nga grevat e shkollave të Greta Thunbergut te protestat masive globale, njerëzit kudo po kërkojnë veprime ndaj ndryshimeve klimatike. Rreziku nuk mund të ishte më i madh.

Nivelet e rritura të detit, moti ekstrem dhe zhdukja e mijëra specieve janë pasojat. Është një garë kundër kohës për të ndryshuar zakonet tona dhe për të shtyrë politikat që do t’u japin gjeneratave të ardhshme një shans për të mbijetuar. / bota.al

Prangoset nipi i ish-deputetit të PS-së! Ariel Rraja theu masën e sigurisë “arrest shtëpie”! E pëson edhe i ati, Flamur Rraja kundërshtoi policinë gjatë shoqërimit të 24-vjeçarit

Policia ka vendosur në pranga 24-vjeçarin Ariel Rraja, nipi i ish-deputetit të PS-së Rrahman Rraja, i cili theu masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

 

Raportohet se policia ka shkuar për të kontrolluar nëse ndodhej në banesë në zbatim të masës së sigurisë të caktuar ndaj tij, por nuk e kanë gjetur.

Ndaj, Gjykaya e Tiranës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Ndërkohë është proceduar penalisht edhe babai i tij, Flamur Rraja, si edhe 26-vjeçari me iniciale E. T., pasi kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë ndalimit të 24-vjeçarit, dhe nuk iu janë bindur urdhrit të tyre, për shoqërimin në komisariat.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. Rr., 24 vjeç, të cilit Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, janë proceduar penalisht shtetasit F. Rr., 56 vjeç dhe E. T., 26 vjeç, pasi kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë ndalimit të 24-vjeçarit, dhe nuk iu janë bindur urdhrit të tyre, për shoqërimin në komisariat”, njoftoi policia.

Ariel Rraja ishte në kërkim për dhunën që së bashku me babain e tij ushtroi ndaj Kujtim Cacës.

Ngjarja ka ndodhur në tetor të 2024, pas një konflikti mes Flamur Rrajës dhe Kujtim Cacës për një kanal.

Pjesë e grupit kriminal që planifikoi vrasjen e Indrit Dokles, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Elvin Merlikës! Lista me 20 prona, nga hoteli, apartamente tek makinat luksoze

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, më 21.01.2025 kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara në kuadër të procedimit pasuror nr.2 të vitit 2022.

Prokuroria e Posaçme regjistroi procedimin e mësipërm, për hetimin pasuror të shtetasit Elvin Merlika, i dyshuar për veprën penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/1, 334 të Kodit Penal si dhe personave të lidhur me të.

Mbi bazën e dispozitave të ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr.70/2017, janë identifikuar dhe sekuestruar* pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të personave nën hetim pasuror dhe personave të lidhur me ta.

Në përfundim të hetimit pasuror rezulton se pasuritë e sekuestruara janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe për pasojë prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale të personave të hetuar dhe të personave të lidhur me ta.

Pasuritë e sekuestruara për të cilat kërkohet konfiskimi janë:

  1. 100% të kuotave të shoqërisë “Zeus Garden” sh.p.k.
  2. 49% të kuotave të shoqërisë “M.S.G Security” sh.p.k.
  3. 100% të kuotave të shoqërisë “London Eye” sh.p.k.
  4. Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 3250 m2, me adresë Fushë-Kuqe Kurbin.
  5. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament 14/5, kati i 6, me sipërfaqe 108 m2, në zonën e Kasharit.
  6. Pasuri e paluajtshme e llojit truall me sip. 6026 m2, ZK.3051, me adresë Priskë Tiranë.
  7. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 105 m2, me adresë Yzberisht.
  8. Pasuri e paluajtshme e llojit arë më numër, me sipërfaqe 3250 m2, me adresë Fushë-Kuqe Kurbin.
  9. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament më numër, me sipërfaqe 38.85 m2, me adresë Yzberisht Tiranë.
  10. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 81.24 m2, në posedim nga shoqëria “………..” sh.p.k.
  11. Pasuri e paluajtshme e llojit garazh, me sip. 50.82 m2, në posedim nga shoqëria “………..”,.
  12. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 89 m2, me adresë Tiranë.
  13. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 35.09 m2, me adresë Tiranë.
  14. Pasuri e paluajtshme e llojit bodrum, me sip. 9 m2, me adresë Bulevardi “Bajram Curri” Tiranë.
  15. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip.30.2 m2, me adresë Rruga “Karl Gega.
  16. Pasuri e paluajtshme e llojit garazh, kati i parë nëntokë në objektin e shoqërisë “Xh……” sh.p.k.
  17. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 105 m2, me adresë Yzberisht.
  18. Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 3250 m2, me adresë Fushë-Kuqe Kurbin.
  19. Pasuri e paluajtshme e llojit pyll me sip. 6026 m2, me adresë Priskë e Madhe, Tiranë, në vendin e quajtur (Fusha e Bukur).
  20. 9 (nëntë) automjete të markave të ndryshme.

Europa në emergjencë mjekë e infermierë, nga Shqipëria largohen qindra bluza të bardha! Pasojat në sistemin shëndetësor si rrjedhojë e kërkesave të larta për staf nga shtetet e BE

Pavarësisht rritjes së vazhdueshme të numrit të mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë gjatë dekadave të fundit, fuqia punëtore në shëndetësinë Europiane po përballet me krizë thotë një studim i fundit i BE-së mbi gjendjen shëndetësore në Europë për vitin 2024.

Vetëm në vitin 2022 Gjermania mori nga Shqipëria 465 infermierë, vërehet në studim, e treta në rajon, pas Bosnjë Hercegovnës dhe Serbisë. Nga vendi ynë largohen çdo qindra doktorë dhe infermierë si rrjedhojë e kërkesës së lartë në vende e BE, kryesisht në Gjermani. Kërkesat për mjekë dhe infermierë të huaj pritet të jetë shumë e lartë në vitet në vijim nga BE, thuhet në publikimin BE-se.

Shumica e vendeve europiane po përballen me mungesa të konsiderueshme në disa kategorive të punonjësve shëndetësorë për shkak të rritjes së kërkesës për kujdes shëndetësor si dhe reduktimit të orarit të punës të disa kategorive të punonjësve që synojnë një ekuilibër më të mirë punë-jetë.

Këto mungesa të fuqisë punëtore në shëndetësi do të përkeqësohen në vitet e ardhshme, të nxitura nga dyfishimi i popullsisë së vjetër në njërën anë dhe plakjen e punonjësve të shëndetësisë në anë tjetër. Studimi vë në dukje se sistemi shëndetësor i BE-së është para një kërcënimi serioz.

Ndërsa përqindja e popullsisë së moshës 65 vjeç e lart në BE parashikohet të rritet nga 23% në 2023 në gati 30% deri në vitin 2050, kërkesa për shërbime shëndetësore pritet të rritet gjithashtu.

Në anën e ofertës, një numër i madh i profesionistëve shëndetësorë janë afër moshës së pensionit në një numër të konsiderueshëm vendesh të BE-së. Këto zhvillime do të kërkojnë një fluks të konsiderueshëm të profesionistëve të rinj shëndetësorë për ti zëvendësuar.

Analiza të tjera kanë zbuluar tendenca shqetësuese, të tilla si nivele të larta të pakënaqësisë në punë midis punonjësve aktualë të shëndetësisë. Nivelet e pakënaqësisë janë përkeqësuar nga pandemia COVID-19, në një kohë që ka rënë interesi për karrierën shëndetësore tek të rinjtë.

Sfidat e fuqisë punëtore do të kërkojnë një qasje të shumë-anshme, me disa politika që kanë ndikim në afat të shkurtër. Numri në rënie i aplikantëve për programet e infermierisë në disa vende nënvizon urgjencën për të bërë karrierën në infermieri më tërheqëse. Përmirësimi i kushteve të punës dhe shpërblimit të punonjësve shëndetësorë duhet të aplikohet si një hap i parë thelbësor dhe që parandalon një cikël vicioz dorëheqjesh.

Shumë vende janë duke shikuar si zgjidhje rritjen e migrimit ndërkombëtar të punonjësve shëndetësorë në Europë si pjesë e strategjive që shumë vende po përdorin për të adresuar mungesën e fuqisë punëtore shëndetësore.

Ndërsa rekrutimi i profesionistëve shëndetësorë të trajnuar nga jashtë mund të sigurojë një zgjidhje të shpejtë për nevojat e brendshme, mbështetja e tepërt në këtë qasje është joefikase dhe do të përkeqësojë mungesat në vendet e origjinës duke krijuar dobësi në sistemet shëndetësore të vendeve të destinacionit.

Shqipëria është një nga vendet e rrezikuara që teka po shkollon me fonde publike qindra dhe mijëra infermierë të cilët janë të destinuar për shtetet e huaja./ Monitor

Pse shqiptarët blejnë rroba të përdorura? – Në vitin 2024 shënoi rritje importi i veshjeve të dorës së dytë

Çmime më të lira, marka cilësore dhe origjinale, apo veshje ndryshe çfarë shiten në tregje apo dyqane, janë arsyet që vajzat e gratë kryesisht blejnë rroba të përdorura.

“Edhe më lirë, por edhe më cilësore janë të them të drejtën. Janë shumë cilësore, rezistojnë, i blejmë ndonjëherë kur na nevojiten”, u shpreh një kliente.

Por për tregtarët viti 2024 ka qenë më me tepër fluks, ndërsa ditët e para të 2025, për ata është bosh.

“Pse zgjedhin rrobat e përdorura, për cilësinë apo çmimin?
Për cilësinë më shumë. Cilësia është më e mirë. Çmimi gati njëllojë është me të rejat, por janë më cilësore.
Cilat mosha ju vijnë më shumë? Rinia, por edhe brezi i tretë, por rinia më shumë. Unë shes gjëra shtëpiake, peshqira çarcafe, perde, çfarë përmbajnë gjërat shtëpiake. Mallin e marrim jashtë”, u shpreh një tregtare.

“Zgjedhin rrobat e përdorura, se s’kanë ekonomi të marrin tek të rejat. Janë rrogat e vogla dhe pensionet e vogla dhe vijnë këtu tek të vjetrat. Kanë cilësi se janë origjinale, s’janë rroba tregu kineze”, theksoi tregtarja tjetër.

Duke bërë një krahasim me të dhënat e Instat, viti 2024 ka një rritje të ndjeshme përsa i përket veshjeve të përdorura.

Sipas të dhënave, në muajin dhjetor të vitit 2023 janë importuar rreth 350 milionë kg veshje të përdorura. Ndërsa, në dhjetorin e 2024, importi i kësaj kategorie ka shënuar një rritje rreth 450 milionë kilogramë.

Trump i kërkon Rusisë t’i japë fund luftës në Ukrainë, paralajmëron sanksione nëse marrëveshja nuk arrihet

Presidenti i SHBA Donald Trump kërkoi që Rusia t’i japë fund luftës në Ukrainë , duke paralajmëruar taksa të larta, tarifa dhe sanksione ndaj eksporteve ruse nëse një zgjidhje nuk arrihet shpejt.

“Unë nuk jam duke kërkuar të lëndoj Rusinë. Unë e dua popullin rus dhe kam pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të mirë me Presidentin Putin. Nuk duhet të harrojmë kurrë se Rusia na ndihmoi të fitojmë Luftën e Dytë Botërore, duke humbur pothuajse 60,000,000 jetë në këtë proces”, tha Trump në Truth Social.

“Të gjitha këto që thuhen, unë do të bëj Rusinë, ekonomia e së cilës po dështon, dhe Presidentit Putin, një favor shumë të madh. Zgjidheni tani dhe Ndaloni këtë luftë qesharake! Nëse nuk e bëjmë një ‘marrëveshje’ së shpejti, nuk kam zgjidhje tjetër veçse të vendos nivele të larta taksash, tarifash dhe sanksionesh për çdo gjë që i shet nga Rusia Shteteve të Bashkuara, dhe vende të tjera pjesëmarrëse, le ta mbarojmë këtë luftë, e cila nuk do të kishte filluar kurrë nëse unë do të isha President, ne mund ta bëjmë atë në mënyrën më të lehtë, ose në mënyrën më të vështirë – dhe është gjithmonë koha. NUK DUHET TË HUMBEN MË JETË!!!” shtoi ai.

Postimi ishte një ditë pasi presidenti amerikan tregoi se sanksionet shtesë ndaj Rusisë janë “të mundshme” nëse presidenti rus Vladimir Putin nuk vjen në tryezën e negociatave për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Trump u pyet nga gazetarët në Shtëpinë e Bardhë nëse do të vendoste sanksione të mëtejshme ndaj Moskës nëse Putin refuzon të përfshihet në bisedimet e paqes.

“Duket e mundshme,” tha ai, pa dhënë detaje.

I pyetur nëse beson se lufta duhet të ngrihet, ai u përgjigj: “Lufta nuk duhet të kishte filluar kurrë. Nëse do të kishit një president kompetent, gjë që nuk e kishit, lufta nuk do të kishte ndodhur. Lufta në Ukrainë nuk do të kishte ndodhur kurrë po të isha president”.

Ai kritikoi ish-presidentin Joe Biden , duke thënë se Putin “nuk e respektoi” udhëheqjen e tij.

Në lidhje me atë nëse ai do të vazhdojë të dërgojë armë në Ukrainë, Trump tha se administrata e tij “do ta shqyrtojë atë”, duke shtuar, “Ne po flasim me (Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky). Do të flasim me Presidentin Putin shumë shpejt, dhe do të shohim se çfarë, si do të ndodhë gjithçka.”

“Një gjë që unë ndjej është se Bashkimi Evropian duhet të paguajë shumë më tepër sesa paguajnë tani,” shtoi ai.

Trump u zotua t’i jepte fund luftës në Ukrainë dhe tha se do të angazhohej në bisedime me Putinin dhe Zelensky, megjithëse nuk ka dhënë një afat kohor apo specifika.

“Presidenti Zelensky do të donte të kishte paqe. Ai ma tha këtë me shumë forcë,” u tha ai gazetarëve.

I pyetur se kur do të takohej me Putinin, Trump tha: “Sa herë që të duan, unë do të takohem”.

“Miliona njerëz po vriten. Është një situatë e mbrapshtë,” tha ai, duke akuzuar SHBA për nën-raportimin e numrit të të vdekurve.

“Vrasja e vërtetë tani është në frontin e luftës. Është një tokë shumë e sheshtë, dhe e vetmja gjë që ndalon një plumb është trupi i dikujt, dhe ju keni ushtarë të rinj. Pra, Rusia ka humbur rreth 800,000 ushtarë tani. Ukraina ka humbur rreth 600,000 ose 700,000 Unë mendoj se shifrat janë më të ulëta se sa po japin”, shtoi ai.

E bujshme nga Turqia, zyrtarët e Çelsit ndjekin nga afër Ernest Muçin

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat turke, bëhet fjalë për talentin shqiptar Ernest Muçi. Raportohet se dje në duelin që Beshiktash zhvilloi ndaj Atletiko Bilbaos, ka pasur të pranishëm në shkallët e stadiumit zyrtarë të Çelsit, që kanë ndjekur nga afër futbollistin pogradecar, i cili u aktivizua titullar, duke bërë një paraqitje tepër dinjitoze.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është në lupën e klubit të Premier Ligës, teksa një transferim tek Çelsit, do të ishte qershia mbi tortë për talentin Muçi. Gjithsesi mbetet të shihet me mjaft interes se si do të jenë zhvillimet e merkatos në vijim.

Cilat janë Ushqimet e Pasura me Vitamina nga A-ja tek K-ja

Këshilla dhe informacione shumë  vlefshme  duhet t’i zbatoni edhe në praktikë. 

Vitaminat janë të domosdoshme për organizmin, këtë e di çdo lexues i rregullt i AgroWeb.org.

Megjithatë, a e dini sa vitamina ju duhen në ditë apo në cilat ushqime t’i gjeni ato?

Artikulli i mëposhtëm i AgroWeb.org ju vjen në ndihmë me informacione të dobishme të cilat duhet t’i zbatoni edhe në praktikë.

Vitamina A

Ushqimet ku mund ta gjeni: Patatet e ëmbla, karrotat, spinaqi, drithërat e pasuruara.

Sa ju nevojitet
• Meshkujt: 900 mikrogramë në ditë
• Femrat: 700 mikrogramë në ditë
• Femrat shtatzënë: 770 mikrogramë në ditë
• Nënat lehonë: 1,300 mikrogramë në ditë

Përfitimet: Përmirëson shikimin, sistemin imunitar dhe sistemin riprodhues.

Vitamina B1 (thiamina)
Ushqimet ku mund ta gjeni: Krundet, drithërat e plotë, produktet e miellit, buka.

Sa ju nevojitet
• Meshkujt: 1.2 miligramë në ditë
• Femrat: 1.1 miligramë në ditë
• Femrat shtatzënë ose nënat që ushqejnë me gji: 1.4 milligram në ditë

Përfitimet: Ndihmon organizmin të përpunojë karbohidratet dhe disa proteina

Vitamin B2 (riboflavina)
Ushqimet ku mund ta gjeni: Qumështi, produktet e bukës, drithërat e pasuruar.

Sa ju nevojitet
• Meshkujt: 1.3 miligramë në ditë
• Femrat: 1.1 miligramë në ditë, (përveç në rastin e femrave shtatzënë dhe gjatë ushqyerjes me gji)
• Femrat shtatzënë: 1.4 miligramë në ditë
• Nënat që ushqejnë me gji: 1.6 miligramë në ditë

Përfitimet: Ndihmon në transformimin e ushqimit në energji dhe në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Vitamina B3 (niacina)
Ushqimet ku mund ta gjeni: Mishi, peshku, shpendët, buka integrale, drithërat e pasuruar.

Sa ju nevojitet
• Meshkujt: 16 miligramë në ditë
• Femrat: 14 mg në ditë (përveç në rastin e femrave shtatzënë dhe gjatë ushqyerjes me gji)
• Femrat shtatzënë: 18 miligramë në ditë
• Nënat që ushqejnë me gji: 17 miligramë në ditë

Përfitimet: Ndihmon me tretjen dhe në formimin e kolesterolit

Vitamina B5 (acidi pantotenik)
Ushqimet ku mund ta gjeni: Mishi i pulës, lopës, patatet, tërshëra, drithërat, domatet.

Sa ju nevojitet
• Të rriturit: 5 miligramë në ditë
• Femrat shtatzënë : 6 miligramë në ditë
• Nënat që ushqejnë me gji: 7 miligramë në ditë

Përfitimet: Ndihmon në transformimit të karbohidrateve, proteinës dhe yndyrnave në energji.

Vitamina B6
Ushqimet ku mund ta gjeni: Drithërat, produktet e pasuruara të sojës, patatet, të brendshmet e kafshëve për konsum, qiqrat

Sa ju nevojitet
• Meshkujt dhe femrat e grupmoshës 19-50 vjeç: 1.3 miligramë në ditë, (përveç në rastin e femrave shtatzënë dhe gjatë ushqyerjes me gji)
• Femrat shtatzënë 1.9 miligramë në ditë
• Nënat që ushqejnë me gji: 2 miligramë në ditë
• Meshkujt mbi 51 vjeç: 1.7 miligramë në ditë
• Femrat mbi 51 vjeç: 1.5 miligramë në ditë