31.5 C
Tirana
E diel, 3 Gusht, 2025

Shkoi të punonte në bujtinë, por u zhduk në mënyrë misterioze! Trupi i pajetë i babait të 3 fëmijëve gjendet në lumin e Shalës, kërkohet ndihma e palombarëve për nxjerrën e kufomës

Edison Oruqi, është gjetur i mbytur në ujrat e lumit të Shales, në Koman. Kanë qënë familjaret të cilet kanë kryer kontrolle gjatë paradites se sotme dhe kanë berë të mundur gjetjen e trupit të pajetë.

 

Ata kerkojnë ndihmen e policise dhe polumbareve per nxjerrjen e kufomes nga uji sepse e kanë të pamundur per shkak të rrjedhes se ujit. Babai i 3 femijeve u zhduk në menyre misterioze, paraditen e se shtunës.

Ai ishte duke punuar në një bujtine atje. Dyshohet se personi qe e kishte marrë në punë  viktimen, pas punet,  e kishte lënë Edisonin në një gadishull të vogel me rere dhe jo në destinacion  sepse aty nuk arrinte varka.

SPAK sekuestron pasuritë e vëllezërve Franc e Hajdar Çopja

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal të njoftuar më datë 01.08.2024, për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të një organizate kriminale, me bazë në qytetin e Elbasanit, e drejtuar nga vëllezërit F.G (ndryshe F. Ç.) dhe H.B. (ndryshe H. Ç.)

Pas kryerjes së veprimeve të shumta hetimore është bërë e mundur evidentimi i përdorimit të kriptovalutave, nga ana e organizatës kriminale, me qëllim realizimin e pagesave të ndryshme etj.

  • Në zbatim të vendimit të GJKKO, nr.683, datë 28.11.2024, “për caktim masë  sigurimi pasuror”, si dhe urdhërit të organit proçedues, datë 06.12.2024 “për ekzekutimin e vendimit nr.683, datë 28.11.2024”, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim edhe me EUROPOL, policinë Federale të Belgjikës, atë të Hollandës, Spanjës, në periudhën 25.11.2024 e deri më datë 15.01.2025, koordinuan veprimet për të mundësuar ekzekutimin e vendimit të gjykatës dhe urdhërit të organit procedues mbi sekuestrim preventiv të aseteve/vlerave të kriptovalutave në kuleta kriptovalutash në vlerën e mbi 10 milionë $ (Dollarë Amerikan). Këto rezultate u arritën në bashkëpunim të ngushtë me një kompani globale të njohur në menaxhimin e kriptovalutës ‘stablecoin’ si dhe një exchange të njohur në rang botëror, i cili menaxhon asete të ndryshme kriptovalutash.

Në zbatim të vendimit nr.516, datë 10.09.2024, u vendos sekuestro preventive mbi:

  • 2 (dy) llogari bankare në emër të hetuarit M. M., me vlerë totale 105,206.65 Euro.
  • 2 (dy) llogari bankare në emër të hetuarit B. L., me vlerë totale 27,212.57 Euro.

Në kuadër po të këtij procedimi, siç kemi njoftuar më parë, u sekuestrua një shumë e madhe parash cash, në valuta të ndryshme dhe lekë në një vlerë totale mbi 1 000 000 (një milionë) Euro.

Në zbatim të vendimit të gjykatës nr.467 datë 29.07.2024 me objekt “Vendosjen e sekuestros preventive”, janë sekuestruar pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme si vijon:

Truall dhe ndërtesë (Vilë), me sipërfaqe trualli 464.5 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe: kati nëntokë 120.3 m2, kati përdhes 91.4 m2, kati i parë 96.9 m2, verandë 18.3 m2, në kompleksin “M. D.”, Farkë, Tiranë, në pronësi të shtetasit E. R.;

Truall dhe ndërtesë (Vilë), me sipërfaqe trualli 468 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe; kati nëntokë 120.3 m2, kati përdhes 91.4 m2, kati i parë 96.9 m2, verandë 18.3 m2, në kompleksin “M. D.”, Farkë, Tiranë, në pronësi të shtetasit B. P.;

Truall dhe ndërtesë (Vilë), me sipërfaqe; kati nëntokë 78.5 m2, kati përdhes 89.9 m2, kati i parë 94.1 m2, kompleksi “M. D.”, Farkë, Tiranë, në pronësi të shtetasit K. M.;

Pasuria e paluajtshme e emërtuar “Hotel D……”, me sipërfaqe totale 340 m2, nga e cila, 233.30 m2 ndërtesë, në rrugën: “Lek Dukagjini”, Tiranë, në pronësi të shtetasit A L.;

Tokë arë, në Vile-Ballaj, Kavajë, me pronar shtetasin nën hetim A. L.;

Tokë arë, në Vile-Ballaj, Kavajë, me pronar A. L.;

Tokë arë, në Vile-Ballaj, Kavajë, me pronar A. L.;

Njësi, godinë shërbimi 1 kat me sipërfaqe; kati përdhes 120.5 m2, shtesë kati 120.5 m 2, me vendodhje në Tiranë;

Njësi, godinë shërbimi 1 kat, sipërfaqe; kati përdhes 120.5 m2, shtesë kati 120.5 m 2, me vendodhje në Tiranë;

Truall me vendodhje në Elbasan, me pronar A. L. etj;

Tokë arë me sipërfaqe 1300 m2, në Qeparo, Vlorë, në emër të shtetasve M. H. dhe G. P;

Tokë kullotë, me sipërfaqe 28970 m2, në Qeparo, Vlorë, në emër të shtetases M. H.;

4 garazhe me vendodhje në kompleksin “M. D.”, Farkë Tiranë, në emër të shtetases M. H.;

Apartament, me vendndodhje në Golem Kavajë, me pronar shtetasen M. H.;

Dupleks D1, kati përdhes 75.6 m2, kati i parë 79.5 m2, Tiranë, në emër të shtetases M.  H, me vendndodhje në Tiranë;

Operatori ekonomik “E B.” SH.P.K, me ortak dhe administrator të vetëm shtetasin A.O., si dhe llogaritë bankare të “E.B.” SH.P.K;

Bar “D……..”, Elbasan me sipërfaqe; 210 m2,  në pronësi të “E.B.” SH.P.K;

Njësi me sipërfaqe 345 m2, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;

Truall me sipërfaqe 9017 m2 dhe ndërtesë 252 m2, (godina e selisë së shoqërisë E.B.), në Bradashesh, Elbasan, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;

Truall me sipërfaqe 1600 m2 dhe ndërtesë (restorant F.) me sipërfaqe 380 m2, në Bradashesh, Elbasan, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;

Ish “Vila Gjuta”, me përbërje tre njësi banimi dhe sipërfaqe trualli, me vendodhje “Rruga e Elbasanit”, Tiranë;

Vila A7, kati nëntokë 125.5 m2, kati përdhes 99.2m2, kati i parë 109.5 m2, verande 22.4 m2, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;

Apartament, i cili ndodhet në “Rrugën e Elbasanit”, me pronar shtetasin nën hetim D.D. dhe shtetasen E. B.;

Pasuri truall me vendodhje në Farkë, Tiranë Zona kadastrale nr.1604, volumi 14, faqe 24, me pronar D.D.. Adresa: Tiranë, Farkë e Madhe;

Pasuri truall në Farkë, Tiranë, Zona kadastrale nr.1604, volumi 14, faqe 25, indeksi i hartës 44-D, me numër pasurie 865/15, me pronar shtetasin D. D.;

Tokë arë me vendodhje në Elbasan, me pronar E. H.;

Tokë arë, në Zonën nr. 2346, volumi 3, faqe 171, indeksi i hartës K-34-101 162-C, me numër pasurie 420/9, me pronar E.H.;

Tokë arë, në Zonën nr. 2346, volumi 3, faqe 19, me numër pasurie 420/7, me pronar E. H.;

Tokë arë, në Zonën kadastrale nr. 2346, volumi 2, faqe 16, indeksi i hartës K-34-101-(162-C), me numër 420/6, me pronar E. H.

Big brother Vip – Formati që nxjerr ‘lakuriq’ artistët, kujt duhet t’i besojmë?

Nga Blerina Moka

 

Për të katërtin vit radhazi, Big Brother Vip Albania, vijon tja dalë të nxjerrë ‘lakuriq’ artistët që vendosin të marrin pjesë në këtë format për të fituar çmimin e Madh prej 100 mijë euro.

Jo vetëm kaq! Por dhe të ofrojë skenar të njëjtë, love story që zgjasin vetëm brenda formatit dhe debate e dhunë mes njëri-tjetrit, ku fiton ai që bërtet e ulëret pasi ecet me teorinë “ka të drejtë ai që bërtet më shumë’.

Ajo ca I serviret shikuesit, janë dramat, lotët për histori që nuk kanë asnjë dallim me cfarë kalojnë njeëz të thjeshtë përtej ekranit, dhe pak, shumë pak vlera, për të mos thënë fare.

Prej kohësh, në Big Brother Vip Albania nuk ka VIPA. Atje shihen njerëz të rëndomtë që nuk e kanë për gjë të përdorin fjalët që gjenden në faqen e fundit të fjalorit të shqipes.

‘Artistët’ tanë VIPA, nuk janë as më shumë e as më pak, se ai gangsteri i lagjes, ose ajo llafazania apo intrigantja e shkallës, e cila në kujtesën time ishte një grua plakë e vetmuar, ndërsa në Big Brother Vip Albania, imazhi i saj është i kuruar deri në detaj.

Gangsteri VIP të shitet si i drejtpërdrejtë, ai ulëret, fyen, lëndon, pështyn, jargavitet madje të vjen deri tek fytyra pa mundur të të godasë, sepse e di që përjashtohet direkt.

Kurse llafazania e shkallës, intrigantja, teksa përpiqet të hiqet si VIP, zonjë, apo ku e di unë çfarë etiketimesh i pëlqen ta quajnë, e ruan veten deri diku, por më pas del në origjinë.

Nis të ulërasë, të ngatërrojë kush ti dalë, të fyejë me nënë e motër, të të kujtojë çke qenë e cdo jesh, e më e keqja, këtë thotë se e bën në kuadër të lojës.

Ajo çfarë sheh publiku nga jashtë, duket se ngjason me skenat në ndonjë spital psikiatrik, ku kamerat fiksojnë mimika fytyrash të çmendurish.

Por ajo që dëgjon shikuesi I këtij formati, në dy netët  e spektaklit, është jo vetëm shokuese, por e paimagjinueshme.

Në Big Brother VIP, secili prej personazheve artistë VIP kalon një dramë në jetë, si ne të gjithë. Secili prej tyre ka kaluar momente depresioni, panik ankthi, disa prej tyre kanë shkelur dhe ligjin, janë dënuar, e kështu, zinxhiri i historive dramatike të VIPA-ve tanë është i gjatë, sa ti mendon sa me fat je që s’i ngjason asnjë historie të tyre, ose të paktën s’ke ndërmend të bërtasësh sa ke vuajtur në jetë.

Në fund të cdo sezoni të Big Brother VIP ti thua se nuk do e ndjekësh më, pasi janë të njëjtët personazhe, arrogantë, intrigantë, pa vlera, rreken të ngrenë kauza por nuk janë asgjë, të gjithë janë kundër të gjithëve, për të rrëmbyer çmimin e madh.

Në fund të çdo sezoni, ti kupton se paraja është motori që nxjerr në pah të keqen, zbulon thelbin e njeriut të veshur ‘me petkun e artistit’ por vetëm artist që nuk është!

E në fund të çdo sezoni, gjithnjë e më pak, ti dëshiron ti shohësh këta artistë në skenë, si dikur, para se ti njihje në ‘skenën’ e Big Brother VIP.

Dhe sado të justifikohen se sjelljet e tyre janë në kuadër të lojës, ajo çfarë ke parë në 4 muaj të mjafton të krijosh bindje se njeriu nuk sillet ndryshe nga çfarë është.

Të jesh njeri, është sfidë që jo të gjithë ia dalin, aq më pak në Big Brother.

Raporti i OECD fakton se shëndeti i qytetarëve nuk është përparësi e qeverisë Rama

Nga Gazmend Koduzi 

Ditët e fundit qytetarët janë njohur me gjetjet e raporti të OECD në lidhje me situatënshëndetësore në Europë,duke analizuar edhe performancën e sistemeve shëndetësore. Dy ngashtyllat kryesore të sistemeve shëndetësore janë burimet financiare dhe ato njerëzore.
Cfarë vëren ky raport në lidhje me këto indikatorë dhe si performon Shqipëria?
Raporti vëren se vendet e BE shpenzojnë mesatarisht 3533 Euro për person, ndërsa Shqipëria734 Euro për person, afërsisht 5 herë më pak. Mesatarja e shpenzimeve në shëndetësi nëEuropë është 10.4% e GDP ndërsa Shqipëria 2.96 % nga skema e sigurimeve shëndetësoredhe 4.44% nga xhepi, ose e thënë ndryshe në 100 Lekë të shpenzuara në shëndet, 40 janë nga skema e sigurimeve dhe 60 janë nga xhepi i qytetarëve. Ndërkohë mesatarja Europiane e shpenzimeve nga xhepi është 15 % (15 Euro nga xhepi në 100 Euro shpenzime shëndetësore).

Sipas këtij raporti, Shqipëria është vendi që harxhon më pak për shëndetin, cfarë do të thotë se ka më pak fonde për ilace, aparatura, investime, rroga të mira.
Po pse ndodh kjo?
Kjo ndodh sepse shëndeti i qytetarëve nuk është përparësi e qeverisë. Qeveria fondet e mbledhura nga sigurimet shëndetësore dhe taksat e qytetarëve, nuk i prioritizon sipasnevojave të sistemit, por sipas nevojave të klientëve të saj. Sipas raportit të Fondit tëDetyrueshëm të Sigurimeve Shëndetësore, gjatë vitit 2023 janë dhënë 52.8 milionë Euro përkoncesionet korruptive dhe të panevojshme. Me këto fondë mund të rritej me 50% paga e mjekëve dhe infermierëve apo rritej me 50% fondi për barnat e rimbursushme, që qytetarëtmos të harxhojnë nga xhepi.
Si mund të përmirësohet kjo?
Ne nuk duhet të rishpikim rrotën, por të zbatojmë ndërhyrjet e sukseshme të vendeve të tjera, si Gjermania. Filluam në vitin 1995 implementimin e skemës së sigurimeve shëndetësore dhefinancimit bazuar në sistemin Bismarkian, por e lamë përgjysëm. Parimi “paraja ndjekpacientin” – qytetari sigurohet ku shikon përfiimet më të mëdha dhe vizitohet ku shikon qëjepet shërbim më cilësor dhe fatura paguhet nga sigurimet, do të bëjë që të rriten të ardhuratpër skemën, ulen shpenzimet nga xhepi, dhe kryesorja rriten të ardhurat edhe për mjekët dheinfermierët.
Në lidhje me burimet njerëzore, Europa ka një mesatare 4.2 mjekë për 1000 banorë, porndërkohë ka mungesë prej 1.2 milionë mjekë, infermierë dhe mami gjatë vitit 2022.Planifikimi për punonjësit në shëndetësi është thelbësore për orientimin e bërjes së politikavedhe sigurojë që ka numër të duhur punojësish dhe me aftësi profesionale. Për të adresuarmungesën akute në mjek dhe infermierë, vendet Europiane kanë varur shpresat te rekrutimi i tyre nga jashtë vendit të tyre. Kështu, gjatë vitit 2022 është rritur me 17% numri i mjekëvedhe 72% numir infermierëve që janë future në vendet Europiane krahasuar me vitin 2019.Gjermania ka marre infermierë nga vendet e Ballkanit, përshirë dhe 465 nga Shqipëria.
Si ta lexojmë në Shqipëri?
Ne duhet të përgatitemi për një largim masiv nga vendi të mjekëve dhe infermierëve. Për të përballuar këtë situatë si dhe numriin e ulët të mjekëve për frymë që kemi aktualisht, duhet t’i përgjigjemi me politika agresive si:
Rritje të numrit të studentëve në mjekësi; zbatimi reformave për mbajtjen e mjekëve dheinfermierëve në vend, duke përmirësuar ambjentin e punës, trainimin e vazhdueshëm, mundësinë për zhvillim karriere, rritjen e pagave në nivel të krahasueshëm me vendeteuropiane, heqja e kontrollit politik mbi administrimin e institucioneve shëndetësore (spitale) dhe detyrimin për angazhim politik për punësim.
Si arrihet kjo?
Reformim të institucioneve shëndetësore, spitali ndërmarrje, pagesë e mjekëve dheinfermierëve sipas performancës – jo pagesë të barabartë për punë jo të barabartë, mjekufamiljes profesionist i lirë ( si në itali, Greqi, Gjermani,etj).
Demokratët Euroatlantikë kanë një program të mirëdetajuar dhe realist për të reformuarsistemin shëndetësor, të aftë ti përgjigjet nevojave të popullatës dhe përballet me sfidat qëvijnë përballë.

Roli thelbësor i Estonisë

Nga Ardit Gjinali

Përkatësia gjeografike në Detin Balltik bashkë me dy shtetet e tjera Letoni dhe Lituani, historia e së shkuarës moderne, anëtarësimi në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe në Bashkimin Europian, fqinjësia me Finlandën dhe kufiri i afërt me Rusinë përbëjnë disa prej elementëve që përcaktojnë Estoninë si një vend politikisht strategjik, i tillë përtej gjeografisë dhe nivelit demografik.

Estonia, një aktor thelbësor politik, i ekspozuar në qëllimet e errëta terriroriale të Kremlinit zyrtar , mbetet vendi i parë që ka shpallur fuqishëm prej vitit 2022 ndaj Organizatës së Kombeve të Bashkuara, pas sulmit Rus ndaj tërësisë territoriale të Ukrainës, mbi krijimin  e një zone ndalim-fluturimi mbi terrorin e Ukrainës për frenimin e rritjes së numrit të viktimave të pafajshme në rradhët e popullsisë. Qëndrimi vizionar politik Estonez mbi dinamikën e konfliktit Rusi-Ukrainë u shpërfaq në një apel të hapur ndaj Aleancës së Atlantikut të Veriut mbi krijimin e një baze të përhershme të Aleancës në rajon për të ndalur ofensivën Ruse, deklaratë e mbajtur nga përfaqësuesi Estonez i kohës, Jonatan Vseviov përpara zhvillimit të  samitit të Aleancës së Atlantikut të Veriut më 2022.

Pro-aktiviteti politik Estonez në çështjet e politikës së Jashtme buron nga rrugëtimi historik i vendit, i tilli që ka përjetuar jo vetëm realitetin e zymtë të pushtimit territorial, por gjithashtu dhe trajtimin me rëndësinë e duhur, larg miopisë, së secilit rrezik, të tillët të shpërfaqur retorikisht, politikisht dhe ushtarakisht, gjithashtu;-  Ky proaktivitet shfaqet dhe në veprimin politik të Estonisë në dimensionin kombëtar dhe ndërkombëtar varësisht spektrit politik që ka qeverisur vendin.

Partia politike   që ka qeverisur kryesisht vendin pas vitit 2005, është përkatësisht  Partia Reformiste, spektri i së Djathtës, pjesë e grupimit të Partive Popullore Europiane ( PPE), së fundmi, e njëjta udhëheq vendin prej vitit 2021, nga ana tjetër , Partia e Qendrës është partia kryesore garuese, e njëjta ka qeverisur vendin prej vitit 2016-2021; të dy partitë , në periudha të kufizuara politike kanë bashkëqeverisur vendin, në përgjigje të realitetit politik dhe sfidave kombëtare. Partia e Ekstremit të Djathtë, EKRE, është një ndër partitë kryesore konkurruese   në dy zgjedhjet e fundit parlamentare, përkatësisht më 2019 dhe 2023, gjithashtu.

Sulmi Rus ndaj sovranitetit territorial të Ukrainës, Shkurt 2022, përkoi me qeverisjen e Estonisë nga Partia Reformiste, përkatësisht nën lidershipin e Kaia KALLAS, një mbështetëse e zëshme e Ukrainës, një zë politik ndikues për rritjen e mëtejshme të pranisë së Aleancës së Atlantikut të Veriut në hapësirën e Balltikut , gishtuese e drejtpërdrejtë e efektit të mundshëm domino si shkak i një mungese vëmendje ndaj trajtimit thelbësor të rrezikut së mendësisë zgjeruese të Kremlinit zyrtar, retorikisht aktive në apelin për një bashkërendim perëndimore me qëllim fundor përkatësisht një fitore politike dhe frenim të qëllimeve pushtuese të Rusisë, mbështetëse e qartë ndaj Ukrainës përkatësisht me rreth 44 përqind të buxhetit tërësor të Estonisë për mbrojtjen, mbështetje në armatime, trajnime ushtarake, mbështetje financiare në disa faza, ndihmë humanitare në sektorin e shëndetësisë përmes ndërtimit të përbashkët të spitaleve me Gjermaninë dhe Hollandën, dhe vend pritës për rreth mbi 60 mijë qytetarë të larguar për shkak të konfliktit .

Individualiteti dhe personaliteti i figurës politike të Kryeministres së kohës KALLAS , Kryeministre e vendit prej vitit 2021, e konfirmuar si fituese me shumicën e vendeve në Parlamentin kombëtar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2023,  ka kultivuar një sensibilitet të shtuar politik mbi mënyrën e përballimit dhe reagimit të aleancës perëndimore në tërësi ndaj konfliktit të shkaktuar nga Rusia, mendimi  dhe veprimi politik i Kryeministres KALLAS është një vlerë e shtuar në enumeracionin pozitiv të shumë-dimensionalitetit historik, gjeografik apo politik që përfaqëson Republika e Estonisë.

Pas zgjedhjeve për Parlamentin Europian, përkatësisht më  Qershor 2024, të tillat të mbajtura në një kontekst sfidues për Bashkimin Europian, proçesi i negociatave pas-zgjedhore u finalizua me propozimin, emërimin dhe votëbesimin e Kryeministes së Estonisë, KALLAS si Përfaqësuesja e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe njëkohësisht zëvendës-Presidente e Komisionit Europian, i drejtuar në një mandat të dytë nga Ursula VON DER LEYEN;- një emërim dhe votëbesim jo vetëm për Kryeministren KALLAS , por gjithashtu për Estoninë- një mesazh mbi një dimension të ri qartësie  në politikën e Jashtme  përmes një pozicioni të ri pro-aktiv në secilën tryezë negociatash dhe në secilën aleancë ku vizioni mbi Europën e së nesërmes nuk mund të jetë i plotë në mungesë të përgjigjeve të përshtatshme dhe veprimeve efektive Europiane  mbi Zgjerimin, marrëdhëniet trans-Atlantike, konfliktet aktuale dhe të mundshme në perspektivë, marrëveshjet ekonomike të Bashkimit Europian në nivel ndër-kontinental:- përtej nivelit strategjik të boshtit të politikës së Jashtme së Bashkimit Europian, personaliteti karizmatik dhe qasja pro-aktive, e tilla në nivel individual dhe përkatësi kombëtare, do të ndikojnë në rritjen e veprimit dhe efektivitetit në dërgimin përpara të proçeseve të mbetura pezull gjatë pesë viteve të mandatit të shkuar të drejtimit të Bashkimit Europian.

Prania politike e Estonisë është thelbësore dhe në rajonin e Ballkanit ku spikat mbështetja për Republikën e Kosovës, e tilla përkatësisht jo vetëm në vizitat e ndërsjellta zyrtare dhe në deklaratat mbështetëse të Kryeministres KALLAS mbi domosdoshmërinë e anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut,  por gjithashtu dhe në përcaktimin e një raportuesi Estonez për Kosovën, përkatësisht Eurodeputeti Riho TERRAS, pjesë e grupit të Partive Popullore Europiane,  pozicioni i të njëjtit do të jetë ndikues pozitivisht mbi pozicionin e Kosovës, në kuadër të çështjeve të dialogut me Serbinë, aplikimit të dorëzuar në Bashkimin Europian, zë i shtuar ndikues në heqjen e sanksioneve të Bashkimit Europian ndaj Kosovës  apo dhe në pasqyrimin realist të përparimit të Kosovës, në një mjedis të ri ku përfaqësuesja e politikës së Jashtme së Bashkimit Europian është Kaia KALLAS ish-Kryeministre e Estonisë, Komisionerja për Zgjerimin është Marta KOS, me përkatësi kombëtare Sllovene, një tjetër vend përkrahës ndaj Kosovës dhe zgjedhja e ndërmjetësuesit të dialogut Kosovë-Serbi, përkatësisht diplomati nga Danimarka, Peter Sorensen, një vend që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, gjithashtu.

Pas emërimit të zonjës KALLAS si Përfaqësuese e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, vendi po drejtohet nga pasaardhësi i saj, me përkatësi të njëjtë partiake, partia “Reformiste”, e qendrës së Djathtë, ish-Ministri për Klimën në kabinetin qeveritar “Kallas 3”, Kristen MICHAL. Kryeministri MICHAL po vijon të njëjtin angazhimin politik në nivel ndërkombëtar, si një pasqyrë e qasjes kombëtare të Estonisë ndaj ngjarjeve në Europë, përkatësisht me konfliktin Rusi-Ukrainë. Qeverisja e zotit MICHAL vijon bashkërendimin në nivel politik dhe ushtarak me dy vendet e tjera të Balltikut, Letoni dhe Lituani, ku ndërtimi i përbashkët i një linje mbrojtjeje i njohur si “Dhëmbët e Dragoit” është dëshmia e përmbushjes së angazhimeve në fushën e sigurisë, pavarësisht mbrojtjes së përbashkët që buron nga anëtarësimi në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Dëmtimi i kabllove nën-ujore “ EstLink 2 “,  pjesë thelbësore e infrastrukturës energjetike, që lidh Estoninë me Finlandën, është dëshmi e ekspozimit tërësor të Estonisë ndaj secilës tentativë të mundshme sabotazhi nga Kremlini zyrtar, shqetësim i shprehur nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Mark RUTTE si vijon;- “Unë shpreha solidaritetin dhe mbështetjen time të plotë për Finlandën dhe Estoninë,” duke nënvizuar vëmendjen  e Aleancës së Atlantikut të Veriut për të garantuar sigurinë e infrastrukturës thelbësore në rajonin e Balltikut. Në të njëjtën frymë  me reagimin e mësipërm të Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut, përgjigja politike ndaj aktit me autorësi të dyshuar të Rusisë u përcoll pas një mbledhje të përbashkët në Helsinki mes vendeve të Detit Balltik dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO ku u vendos një patrullim i përbashkët NATO-BE në Balltik ku nënvizohet si vijon ;” Luftimi i dëmtimeve të kabllove dhe tubacioneve nënujore është një problem global”. Kjo praktikë e dënueshme po ashtu kërcënon integritetin e infrastrukturës nënujore, rrit rreziqet që lidhen me municionet kimike të hedhura në det dhe mbështet ndjeshëm financimin e luftës së paligjshme të Rusisë kundër Ukrainës”.
Një tjetër moment shqetësues, përgjigje ndaj reagimit perëndimor, ditëve të shkuara gjatë Janarit, lidhet me sulmin Rus ndaj një avioni zbulues Francez , i angazhuar në mbrojtjen e kabllove nën-ujore në Balltik, të njëjtët të sulmuar më parë gjatë muajit Dhjetor, 2024.

Në përgjigje të sfidave të sigurisë, Estonia ka dëshmuar një vullnet të konsoliduar në fuqizimin ushtarak përmes rritjes së vazhdueshme të buxhetit për mbrojtjen ku planifikon të rrisë buxhetin deri në 3.3 përqind dhe si rezultat i marrëveshjeve dy palëshe, mes Estonisë dhe SHBA ku pritet mbërritja e raketa -hedhësve “HIMARS” dhe një rritje e mëtejshme e arsenalit të armatimeve gjatë këtij viti përkatësisht nga sistemi i mbrojtjes ajrore me rreze të mesme Iris-T, dhe Brigada e 2-të e Këmbësorisë do të pajiset me rreth 220 automjete të reja të blinduara.
Ministri i Mbrojtjes së Estonisë PEVKUR do të theksonte si vijon “Disa sisteme të mbikqyrjes tashmë janë dorëzuar dhe instaluar, të tjerët po mbërrijnë aktualisht dhe disa janë duke iu nënshtruar certifikimit. Një pjesë e konsiderueshme e aftësive të vëzhgimit të Estonisë, duke përfshirë radarët aktivë ose pasivë dhe radarët bregdetar, ose do të përmirësohen ose zgjerohen me sisteme të reja”.

Gjatë ditëve të para të vitit 2025, Kryeministri Estonez, MICHAL ka dëshmuar një angazhim të shtuar diplomatik, përkatësisht në vizitën zyrtare të mbajtur në Berlin, ku spikat takimi me homologun Gjerman, SCHOLZ, vizitë e mbajtur pas toneve kritike të shprehura nga Kryeministri Estonez ndaj telefonatës dypalëshe mes Kancelarit Gjerman SCHOLZ dhe Presidentit Rus PUTIN. Gjatë takimit nënvizohet qartë qasja e Estonisë mbi secilin skenar të mundshëm negociatash për konfliktin Rusi-Ukrainë ku MICHAL theksoi; “ Sot, Ukrainasit po luftojnë jo vetëm për lirinë e tyre, por gjithashtu dhe për lirinë tonë. Mënyra e përfundimit të luftës do të përcaktojë sigurinë e Europës në terma afatgjatë”. Kryeministri Estonez theksoi qartë që secila marrëveshje e mundshme mbi përfundimin e konfliktit duhet të ketë patjetër si pjesë përbërëse të së njëjtës palën Ukrainase.
Telefonata dypalëshe mes Kryeministrit Estonez MICHAL dhe Kryeministrit Britanik STARMER nënvizoi angazhimin e përbashkët të të dy vendeve në mbështetje të Ukrainës, përmbushja e sfidave në Aleancën e Atlantikut të Veriut përfshirë miratimin e të dy vendeve për një anëtarësim të mundshëm të Ukrainës në NATO dhe një konsolidim të bashkëpunimit jo vetëm mes dy vendeve, por gjithashtu dhe në kontekstin e anëtarësisë së Estonisë në Bashkimin Europian, si shkak i një vizioni të ri mbi ridimensionimin e marrëdhënieve mes Bashkimit Europian dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Një shembull i qartë i rëndësisë thelbësore e pozitëa gjeo-strategjike të Estonisë shënon vëmendja e Presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi përcaktimin e një emri të ri si Ambasador të SHBA në Estoni, përkatësisht  Roman PIPKO, i deklaruar nga zoti TRUMP, i njëjti i lindur në Estoni, në pritje të miratimit të Senatit pas 20 Janarit, por dëshmi e një vëmendjeje të posaçme si shkak i pozicionit gjeografik të Estonisë dhe qartësisë në pozicionimin gjeopolitik të së njëjtës në koherencë me aleancën Perëndimore
Estonia është një aleat i palëkundur që do të shenjojë jo vetëm në nivel kombëtar por gjithashtu në nivel Europian për shkak të të zgjedhurve që do të përfaqësojnë Bashkimin Europian në nivele të ndryshme institucionale duke evokuar një ndryshim pro-aktiv pozitiv të një Europe në veprim si parathënie e një dimensioni të ri të Unionit në raport me aleatët dhe rivalët në nivel botëror, gjithashtu.

Basha do ta çonte PD në Washington, ndërsa Berisha e çoi në SPAK

Ish Kryeministri, Sali Berisha dhe Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke diskutuar para selise se Partise Demokratike, pas nje seance te tensionuar parlamentare, ku opozita ka protestuar kunder rikthimit ne Kuvend te deputetit te PS, Armando Prenga. /r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha and Former Prime Minister Sali Berisha, discussing after a parliamentary session.

Nga Namir Lapardhaja

Një ditë më parë, agjensia mediatike “Balkan Insight” e rendiste kreun e Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, si një ndër pak liderët e Ballkanit që mori pjesë në inaugurimin e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.
Kjo ngjarje nuk do të kishte ndonjë rëndësi të veçantë, nëse në po të njëjtën ditë ndërsa Basha ishte në Washington, Berisha paraqitej në SPAK, i ndjekur nga një grup i vogël militantësh të PD-së së tij.

Këto dy panorama, më shumë se sa simbolike, në fakt, janë thelbi i dy vizioneve dhe i rrugëtimit që do të kishte marrë PD-ja dhe krejt kauza opozitare, nëse nuk do të kishte rënë pre e betejës së të shkuarës për ta mbajtur peng.
Fatkeqësisht nëse e gjithë media mbulonte paraqitjen e Berishës në Prokurorinë e Posaçme, duke transmetuar të gjithë akuzat e tij pa kurrfarë filtri dhe kriteri, asnjë prej mediave të mëdha nuk evidentoi vizitën dhe takimet e Bashës në Washington, të cilat, edhe pse ndofta modeste, kanë një rol të rëndësishëm përderisa Lulzim Basha është një figurë kyçe e historisë politike në dy dekadat e fundit. Jo vetëm kaq, por, ndërsa në të njëjtën ditë Berisha e akuzonte Bashën për lidhje me “Toyota Yaris” dhe pengmarrje nga Taulant Balla, po e njëjta media injoroi reagimin e Lulzim Bashës për këtë akuzë të rimarë nga Berisha sa herë që ai është në hall dhe sa herë i duhet për të mjegulluar zhvillime si ky i Bashës në Washington.

Gjithsesi, ndryshe nga Berisha, Lulzim Basha ka promovuar gjithmonë një lidhje të ngushtë me Perëndimin, duke theksuar rëndësinë e partneritetit me SHBA-në dhe BE-në, e mishëruar kjo edhe te mbështetja e pakompromis te puna e SPAK-ut.

Kontrasti mes Berishës dhe Bashës nuk është thjesht përfaqësim i dy individëve, por një pasqyrë e ndarjes së thellë që ka prekur Partinë Demokratike dhe se si kjo parti politike do të ishte nën drejtimin e Bashës vetëm 4 muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme. Ndërsa njëri është përfshirë në luftën e tij personale me drejtësinë, duke e çuar partinë në një rrugë të tensionuar dhe të polarizuar, tjetri ka synuar ta orientojë atë drejt reformave dhe bashkëpunimit ndërkombëtar si e vetmja rrugë për ta bërë atë konkurruese dhe fituese.

Skandali kushtetues i pazarit të ri Rama- Berisha për diasporën

Nga Pamfleti

Ilirjan Celibashi ka shpallur arritjen e një akordi mes PS-së dhe PD-së për diasporën. Sipas këtij pakti të ri, tre janë ndryshimet që do t’i bëhen Kodit Zgjedhor.

E para, shtyrja e afatit të regjistrimit të emigrantëve në platformën e KQZ që është vetëm 10 ditë, e që nuk përbën gjë të madhe. Megjithatë i vlefshëm. Ndryshimi tjetër ka të bëjë që në numërimin e votave të diasporës në KQZ të jenë prezent edhe vëzhguesit e partive e mediave, që është pozitiv si vendim.

Ndërkaq, më problematikja është se pakti më i ri Rama-Berisha i ka vënë minat ligjit, duke lënë që të votojnë edhe ata qytetarë që jetojnë jashtë vendit, por që nuk kanë dokumente të rregullta- kartë identiteti apo pasaportë. Më shkoqur u ka skaduar afati. Sipas paktit qeveria, do të marrë një VKM që të quajë të vlefshme një grup dokumentesh identifikimi që u ka mbaruar afati. Duke vendosur natyrisht afat, dmth, nga filan muaj e filan vit, gjë që të cilën e kanë biseduar mes tyre Gjiknuri e Bylykbashi, të autorizuar nga Berisha e Rama.

Ky vendim, është ashiqare një shkelje e rëndë e Kushtetutës, Kodit Zgjedhor dhe ligjeve në vend. Pasi

sipas ligjit themeltar, dokument i rregullt është ai i vlefshmi. Në këtë rast, jo të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit. Ngaqë atyre që jetojnë brenda vendit i kërkohet një dokument i vlefshëm, e atyre jashtë, edhe nëse nuk e kanë të vlefshëm, që do thotë i paligjshëm.

Edi Rama, me një VKM të qeverisë së tij, do t’i vërë vulën e ligjshmërisë një pjese të këtyre dokumenteve të skaduara.

Po ku fle lepuri?

Qartësisht bëhet fjalë për atë pjesë të diasporës, që nuk hyn ndër ato qytetarë të rregullt, të cilët janë treguar korrekt në rinovimin e dokumenteve. Por për ata që s’e kanë bërë, natyrisht jo për arsye kohe apo mukajeti, por për probleme serioze të identifikimit të tyre.

Me fjalë të tjera, njerëz që janë kontigjent i krimit, madje krimit të organizuar, të cilët nuk i kanë rinovuar dokumentet, vetëm sepse nuk duan të jenë pjesë e listës së rrezikshme për problemet që kanë me ligjin.

Dokumentet e tyre, sipas paktit Berisha-Rama, nuk legalizohen përgjithmonë, por vetëm një ditë; 11 maj, ditën e zgjedhjeve.

Pra i thonë atyre, që mund të jeni të ligjshëm për një ditë, e më pas mund të riktheheni në ata që jeni, pra të paligjshëm e të panjohur.

Kjo fsheh qartësisht një patronazhim si nga PS e nga PD për kontigjentin e tyre të nëntokës, që duan ta aktivizojnë në zgjedhje. Nuk ndodh në asnjë vend të botës, qoftë edhe diktatorial, që të votojë dikush që nuk ka një dokument të vlefshëm. Madje edhe në mesjetë, askush nuk quhej qytetar i principatës apo perandorisë, nëse nuk ishte i regjistruar.

Edi Rama, në këtë rast ka edhe gurin edhe arrën, pasi identifikon të gjithë grupet e zjarrit të Berishës, dhe i jep hov brigadistëve të tij për të votuar. Që është një skandal i madh, pasi këtë vendim, pra vendimin e një zgjatje të ligjshmërisë duhet ta bëjë një organ i pavarur, si KQZ për shembull apo një gjykatë. Në realitet i është lënë qeverisë, e kjo bie erë një hapje burgjesh reale nga jashtë ku këtu të mos ndikojnë vetëm ata që janë të rregullt e që zbatojnë ligjet, por edhe ata që i shkelin me para. Kjo nuk është gjë tjetër veçse vepër e pastër kriminale. Por dikush nga partitë opozitare, së paku jashtë rreshtit të Berishës, duhet të alarmojë opinionin për këtë skandal kushtetues./Pamfleti

Po ushqehemi me importe, rriten me mbi 30% ato të zarzavateve e kafshëve! Si po ndikojnë ulja e prodhimit vendas dhe pakësimi i popullsisë në fshat

Mungesa e prodhimit vendas dhe zhvillimi i turizmit është duke nxitur rritjen e shpejtë te importeve, sidomos në disa grupe ushqimesh ku sasitë u rriten me mbi 30 për qind në vitin 2024.

Ri-zgjimi i kanaleve të importit po e bën edhe më të vështire konkurrencën e prodhimit vendas dhe po ul vlerën e mbetur në vend nga prurjet e turizmit.

Sipas të dhënave ë zyrtare nga INSTAT në vitin 2024 importet e kafshëve të gjalla shënuan rritje me 35.5 për qind, në sasi. Rreth 32 mijë tonë kafshë të gjalla u importuan nga rajoni dhe më gjerë nga 22 mijë tonë në vitin 2023. Rritja e importeve të kafshëve po vjen për dy arsye kryesore.

E para, si rrjedhojë e rënies së numrit të bagëtive, nga plakja e popullsisë dhe pakësimi i popullsisë në fshat. Numri i bagëtive në vendin tonë është përgjysmuar në dekadën e fundit.

Së dyti konsumi i mishit ka pësuar rritjen prej zhvillimit të turizmit. Kuzhina shqiptare ka në themel të saj mishin dhe bulmetin. Në njërën anë numri i vizitoreve dhe njësive të agro-turizmit po rritet dhe nga ana tjetër numri i bagëtive në vend po pëson rënie duke bërë që hendeku të plotësohet në import.

Përveç kafshëve edhe importet e në sasi zarzavateve pësuan rritje me 29 për qind vitin e kaluar. Gjatë 2024 u importuan 61 mijë tonë zarzavate nga 47 mijë tonë më 2023.

Pavarësisht se prodhimi në sera po rritet vit pas viti, ai është destinuar për eksport, teksa falimenti i ngastrave të vogla i ka kthyer në konsumatorë fermerët e vegjël edhe në fshatra. Gjithashtu sektori i turizmit ka rritur kërkesën për zarzavate duke nxitur rritjen e importeve.

Në total importet e ushqimeve në sasi janë rritur me 15 për qind vitin e kaluar. Rritja me shpejtësi e vizitorëve të huaj në vendin tonë është një mundësi e artë për të nxitur më tej ekonominë dhe mirëqenien në vend.

Përvojat e vendeve të tjera mesdhetare na tregojnë se, nga turistët nuk përfitojnë vetëm hotelet dhe restorantet, por të shumë sektorë të tjerë që lidhen me prodhimin dhe sidomos bujqësia dhe i gjithë zinxhiri i furnizimit që i nevojitet turizmit. Kjo lidhje e bën turizmin gjithëpërfshirës dhe zgjeron përfitimet tek më shumë njerëz. Apo ecën në këtë trajektore Shqipëria.

Të dhënat tregojnë një prirje të kundërt. Teksa numri i turistëve është duke u rritur në rekorde, sektori i prodhimit, bujqësia, industria dhe eksportet në përgjithësi po bien me shpejtësi. Bujqësia, sektori kryesor i ekonomisë shqiptare që kontribuon me shumë se 18% të PBB -së shënoi rënie me 2.5% në tremujorin e tretë 2024. Kjo ishte rënia më e fortë që nga tremujori i katërt i vitit 2022 kur prodhimi u dëmtua nga ngrica.

Mungesa e lidhjes së turizmit me sektorët e tjerë po bën që një pjesë e madhe e fitimeve që vijnë turizmi të dalin jashtë për importin e mallrave që na duhen për turistët. Gjatë vitit artikujt lidheshin me furnizimet e hoteleve pësuan rritje në sasi deri në 50%, duke ndikuar negativisht deficitin tregtar./ Monitor

“SHBA-të do të përpiqen të shmangin konfliktet”- Marco Rubio në ditën e parë si Sekretar Shteti: Çdo gjë që na bën më të fortë e më të begatë do të jetë misioni ynë

Sekretari i ri i Shtetit Marco Rubio u prit të martën në Departamentin e Shtetit me duartrokitje të ngrohta, në vizitën e tij të parë që kur bëri betimin si kryediplomati i Shteteve të Bashkuara.

Duke folur para qindra diplomatëve, Rubio theksoi angazhimin e tij ndaj një politike të jashtme të përqendruar tek interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

“Çdo gjë që na bën më të fortë, më të sigurt apo më të begatë” do të jetë misioni ynë, tha Rubio, duke shtuar se SHBA-të do të përpiqen të shmangin konfliktet, duke mos kompromentuar kurrë sigurinë kombëtare apo sakrifikuar vlerat themelore amerikane.

Sekretari Rubio e pranoi se ndryshimet janë të pashmangshme, por siguroi se “ato ndryshimet nuk kanë për qëllim të shkaktojnë dëme. Nuk kanë për qëllim të shkaktojnë ndëshkim.”

Sekretari i ri i Shtetit shprehu mirënjohjen për diplomatët amerikanë.

“Dua t’ju falënderoj – të gjithë ata që po shërbejnë jashtë vendit, disa në vende që janë të forta dhe të qëndrueshme, dhe disa në vende që janë më të dobëta dhe me rrezik. …Dua të falënderoj gjithashtu personelet lokale, shtetasit e atyre vendeve që punojnë me ne”, tha zoti Rubio.

Pas prezantimit të tij në Departamentin e Shtetit, Rubio u takua me ministra të jashtëm të Indo-Paqësorit të martën pasdite, përfshirë Ministrin e Punëve të Jashtme të Indisë Dr. Subrahmanyam Jaishankar, Ministren e Jashtme australiane Penny Wong dhe Ministrin e Jashtëm japonez Iwaya Takeshi.

Ministrat e Jashtëm të Japonisë, Australisë dhe Indisë ishin në Uashington për të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit Donald Trump.

Rubio u konfirmua unanimisht nga Senati si Sekretar i Shtetit të hënën, duke u bërë anëtari i parë i kabinetit të zotit Trump në administratën e tij të dytë.

Gjatë seancës së tij të konfirmimit të mërkurën e kaluar, ai detajoi sfidat kryesore të politikës së jashtme, përfshirë kërcënimet nga Partia Komuniste Kineze, imigracioni në masë, fentanilin dhe kriminelët e dhunshëm në hemisferën perëndimore.

Ai paralajmëroi gjithashtu për destabilitetin që shkaktojnë diktatorët në Moskë, Teheran dhe Phenian duke mbështetur grupet terroriste radikale./VOA

Ndizet merkato, Grilish përfundon në “radarët” e Interit dhe Dortmundit

Xhek Grilish po ndiqet nga dy prej klubeve të mëdha të Evropës, me të ardhmen e tij te Mançester Siti gjithnjë e më të pasigurt. Ylli i Anglisë e ka pasur të vështirë të gjejë hapësira te kampionët e Anglisë këtë sezon dhe Pep Guardiola ka ngritur shqetësime për gjendjen e tij fizike. Katalanasi ka preferuar Savinjon përpara anglezit.

Kjo nxiti zërat se ish-kapiteni i Aston Vilës mund të ishte i interesuar të largohej nga “Etihad” gjatë verës për të ringjallur karrierën e tij. “Villains”, Mançester Junajtid, Totenhemi dhe Njukasëlli thuhet se janë klubet e interesuara për mesfushorin.

Por “SunSport” raportonte ditën e hënë se Interi dhe Borusia e Dortmundit tani po monitorojnë nga afër zhvillimet për sulmuesin. Grilish mund të jetë i interesuar për një lëvizje në Evropë për t’u rikthyer në majë. 29-vjeçari ka luajtur vetëm 11 ndeshje titullar nga 20 këtë sezon në të gjitha kompeticionet, ndërsa ka shënuar vetëm një gol dhe ka dhënë 4 asiste në 1036 minutat e tij.