28.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Kërcënohet me jetë Sazan Guri: Xhelati i Lartë i Policisë më dërgoi lajmës “do të bëjmë 500 copa”!

Ambientalisti Sazan Guri, pjesë e protestës së banorëve të Astirit, është paralajmëruar në mënyrë jozyrtare nga ana e Policisë së Tiranës, që të heqë dorë nga kjo kauzë, ndryshe do ta pësojë. Guri tregon se, në sy të gruas së tij, Drejtori i Policisë së Tiranës i ka dërguar fjalë që të mos përzihet më në protestën e banorëve të Astirit.

Ai tregon: “U mendova gjithë natën: Ta them a mos ta them?!

Mbasi me thirrën dje pasdite në Komisariatin nr. 6 në Kombinat, vonë nga ora 22, sapo dola me zonjën time nga Teatri me dramën “Xhelati”, një drejtues, vetë Xhelati i Lartë i Policisë së Tiranës, më dërgon fjalë, në sy të gruas, me një mik shtëpie si lajmës që, nëse shkon prapë te protesta e banorëve të Unazës, do ta bëjmë 500 copa!

Sigurisht, nuk jam pjesë e hallit të banoreve, por jam pjesë e së drejtës publike te ata sot dhe, të kushdo qoftë nesër, ndaj e bëra lajmin publik”, shkruan Guri në rrjetet sociale.

Aksi qesharak antiperëndimor Surrel-Beograd

Nga Red VARAKU

Pas nëntë kushteve të ashpra të Gjermanisë, tashmë të vulosura edhe nga Bundestagu, vjen edhe refuzimi i fortë i Francës dhe Hollandës, të cilët janë shprehur ashpër kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë. Vendimi i Francës për bllokimin e Shqipërisë ishte shpulla më e rëndë në fytyrën e kësaj qeverie dhe i dha fund shpresave të Shqipërisë për të çelur negociatat.

Për Shqipërinë, orientimi drejt Europës është jetik, pasi është orientim drejt një ëndrre shumëvjeçare, është një shpresë për një jetë më të mirë, është shpresë për një ekonomi më të mirë, ndaj moshapja e negociatave nuk është vetëm izolim, por edhe paralajmërues i një të ardhmjeje shumë të zymtë për vendin. Bllokimi i integrimit është gati si një vendim me vdekje për shqiptarët. Çdo kryeministër i përgjegjshëm do të jepte menjëherë dorëheqjen për këtë dështim, i katërti në rradhën e gjatë të dështimeve spektakolare të këtij kryeministri me integrimin.

Por, ky dështim duket se nuk e ka shqetësuar fare përgjegjësin kryesor të kësaj katastrofe Edi Ramën, sepse pikërisht në kohën kur partnerët ndërkombëtarë po diskutojnë me shqetësim për të ardhmen e Shqipërisë në BE, pikërisht atëherë kur Presidenti Trump është shumë i shqetësuar për situatën në Ballkan saqë emëron dy përfaqësues specialë të SHBA-ve në rajon, ai fluturon me çarter privat drejt Beogradit dhe shpall paturpësisht, në karshillëk të plotë ndaj interesave të Perëndimit, aksin qesharak antiperëndimor Surrel-Beograd, pas atij Moskë -Teheran-Pekin, sigurisht nën bekimin e profetit të Jugosllavisë së Re, Aleksandër Vuçiç.

Të gjitha këto artisti rrumpallë nuk i bën rastësisht, por i bën pabesisht në formë presioni ndaj Perëndimit, për të treguar se Shqipëria ka mjaft alternativa të tjera përveç Perëndimit. Nuk është hera e parë që e bën këtë, sepse e ka bërë gjithmonë kur ka marrë shuplaka nga Perëndimi. Si të gjithë liderët autoritarë ai është gati të shkatërrojë dhe izolojë vendin, vetëm që të mos japë dorëheqjen nga pushteti.

Ai është gati të bëjë gjithçka vetëm në emër të pushtetit të tij dhe të mos e lëshojë karrigen e kryeministrit. Edi Rama, jo vetëm që është gati ta djegë me qejf shansin për hapjen e negociatave, por është gati ta çojë Shqipërinë drejt gjakderdhjes, nëse është e nevojshme, boll që të mos lëshojë pushtetin e tij.

Tashmë ylli polar i orientimit të tij politik, nuk është më as Washingtoni dhe as Berlini, por është Moska e Vogël e Ballkanit ose ndryshe Beogradi. Nëpërmjet miqësisë me Vuçiç, ai i futi një thikë pas shpine Kosovës dhe dëshmorëve që dhanë jetën për Kosovën, duke e rikthyer edhe njëherë Beogradin në kryeqytetin e Ballkanit Perëndimor, duke i bërë një dëm të parikuperueshëm faktorit shqiptar, dhe duke rikthyer realitetin e kohës së ish-Jugosllavisë, e cila ishte një federatë shtetesh satelitë të Moskës.

Në fakt, ai është i lirë ta dëshirojë këtë gjë si djali i Kristaqit dhe trashëgimtar i Kristaqërve të tjerë të bllokut, por nuk mund ta bëjë kurrë nën petkun e kryeministrit të Shqipërisë, sepse kjo shkon kundër vullnetit historik të vetë shqiptarëve, të cilët i detyrohen Perëndimit edhe vetë egzistencën e tyre. Kjo shkon edhe kundër vetë interesave të Perëndimit për shqiptarët. Perëndimi ka qenë gjithmonë i investuar në forcimin e faktorit shqiptar në Ballkan. Ajo që ka qenë e interesuar për dobësimin e faktorit shqiptar ka qenë historikisht vetëm Moska.

Kjo është arsyeja se pse ai sot është kthyer edhe në një problem madhor jo vetëm për Shqipërinë, por për vetë Perëndimin. Ai nuk ka të drejtë të përfaqësojë më Shqipërinë, sepse 99% e shqiptarëve jo vetëm nuk kanë asnjë lidhje me Lindjen, por janë mbështetës kryesorë për integrimin e Shqipërisë në BE.

Mund të jetë biri i të atit, pra mund të ketë adhurim për Moskën dhe Lindjen, por ai nuk mund të vazhdojë të jetë më kryeministër i vendit më pro-amerikan në botë. Pra, nëse do që ta kthejë timonin e Shqipërisë nga Moska e Vogël, ai fillimisht duhet të japë menjëherë dorëheqjen, të fitojë zgjedhjet, të bëjë sërish shumicë, e të bëhet prapë kryeministër. Vetëm atëherë ka të drejtë të bëjë marrëveshje të tilla me Beogradin. Por, që shqiptarët të votojnë për Beogradin në vend të Washingtonit dhe Berlinit do të na duhet ta shpopullojmë Shqipërinë nga shqiptarët dhe ta mbushim atë me anti-shqiptarë.

Atdheu në rrezik! Duhet sa më parë reagim qytetarë!

Nga Enkelejda RICA

Mbas dy mandatesh në krye të bashkisë dhe pasi zaptuan Bashkinë Kurbin në të tretin socialistët nuk kanë bërë të mundur as rrejtin e kanaleve të ujërave të zeza.

Mjaftojnë dy orë shi dhe qyteti ynë kthehet në një Venecia të dytë në versionin më të shëmtuar të saj. Pikërisht në versionin rilindas.

E sikur të mos mjaftonte neglizhenca e bashkisë së pushtuar së fundmi kësaj i shtohet edhe pertacia e qeverisë ku nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Qytetarët kurbinas të zhytur në ujë dhe baltë ndërsa kryeminstri ynë ideon dhe projekton Jugosllavinë e madhe.

Përfundimisht atdheu në rrezik. Duhet sa më parë reagim qytetarë dhe mbi të gjitha opozitarë për të marrë fatet e vendit në dorë.

Revolta e banorëve të Unazës së Re: Gjaku në gju të vejë, ne nuk i lëmë shtëpitë tona!

Pas arrestimit të 6 banorëve të Astirit për shkak se kanë protestuar duke bllokuar rrugën, orët e natës në këtë zonë tashmë janë shndërruar në orë terrori, për shkak të pranisë mjaft të madhe të Policisë.

Në një komunikim me Fax News, një prej zërave më rezistencë të protestës, Lindita Protoduari është shprehur se ndaj tyre u sollën si nazistë, pa u dhënë asnjë mundësi komunikimi, nga përfaqësuesit e shtetit.

“Ne kemi qenë mbi 15 veta të shoqëruar dje në Polici.

Dy nga banorëve iu kërkuan sendet personale, dhe donin që t’i mbanin të ndaluar. Por për shkak të problemeve të tyre shëndetësore i lanë të lirë.

I  bëjmë thirrje shtetit shqiptar që të vijë dhe të flasë më banorët, të mos i fusë në burgje, por të burgosë kriminelët.

Gjaku në gju të vejë, ne nuk i lëmë shtëpitë tona. Na kanë vënë një kryq, dyerve, si të ishim nazistë, po zërin tonë nuk na e shuan njeri”, u shpreh Protoduari.

Zbulohet skandali! Rama avionin Bullgaria 1800 euro ora për të udhëtuar drejt Serbisë

Zbulohet skandali me udhëtimin në Serbi të Kryeministri Rama. Shefi i qeverisë shqiptare udhëtoi dy ditë më parë me një avion privat, vlera e të cilit është tejet e madhe. Sipas burimeve, avoni me të cilin udhëtoi Rama është i një linje ajrore bullgare me bazë në Aeroportin e Sofjes.

“Aviostart”, logo që duket qartë edhe në fotot, është një kompani që ofron shërbime të pasagjerëve privatë dhe çmimet fillojnë nga 1800 euro ora. Një çmim mjaft i kripur për Shqipërinë, qoftë edhe kur bëhet fjalë për zyrtarët më të lartë të vendit.

Kryeministri Edi Rama ishte në Serbi dy ditë më parë, ku edhe zhvilloi takime me homologun e tij maqedonas, Zoran Zaev dhe zyrtarë të lartë serbë për të diskutuar idenë e “Shengenit Ballkanik”.

Ajo që ra në sy nga vizita e tij në Serbi, ishte fakti që kryeministri shkoi në Beograd me charter. Avioni i ishte sjellë nga një kompani serbe. Është i çuditshëm fakti që Rama ka shkuar me charter pasi që në fillim të marrjes së detyrës ka vendosur një rregull për kabinetin e tij. Rama shprehej që nga kryeministri e më pas me radhë, askush nuk do të udhëtonte në business class por atë ekonomike.

Banka Botërore: Korporata e Investimeve, mandat të gjërë, konflikt interesash dhe risk për buxhetin!

Nga Jorida TABAKU

Nuk ka gjë më të rëndë për një shtet se sa shndërrimi i pushtetit legjislativ në një noter që voton dhe firmos çfarë t’i shkojë në mendje qeverisë apo pronarëve të ministrave (pra oligarkëve). Gjithsesi përpara disa ditësh parlamentarizmi shkoi edhe më poshtë, pasi në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave u diskutua projekt-ligji i famshëm i Korporatës së Investimeve Shqiptare.

Mirëpo e veçanta e mbledhjes ishte se projektligji në fjalë nuk kish ardhur përmes një rruge zyrtare me protokoll. Jo! Komisioni kish vendosur që të shqyrtonte një projektligj që sekretariati i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave ia ka çuar kryetarit të Komisionit me email. Praktikisht parlamenti, institucioni më i lartë sipas kushtetutës në vend, nuk respekton as vetë rregullat bazë të diskutimeve proceduriale dhe marrjes së ligjeve. Tanimë është normale që qeveria (më saktë oligarkët) të komandojë parlamentin dhe deputetët përmes sekretarëve të ministrive.

Siç edhe kuptohet nga projektligji, qeveria ka bërë vetëm disa ndryshime estetike në këtë draft të ri. Shumica e kërkesave dhe vërejtjeve që i janë paraqitur qeverisë dhe mazhoranës nga institucionet serioze si BB dhe FMN nuk janë pasqyruar. Madje Banka Botërore ka kundërshtuar pohimet e mazhorancës në lidhje me projektligjin. Në një letër të drejtuar kryetarit të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave ato nënvizojnë se shqetësimet e BB-së për draftin mbeten të pa adresuara.

Problemi në lidhje me mandatin e zgjeruar dhe portofolin e madh institucional që ka KISH e cila është edhe manaxhere pronash, edhe pronare por edhe invesitore nuk kanë gjetur rrugëzgjidhje logjike dhe ligjore. Sakaq BB vëren me të drejtë se propozimet e qeverisë për të supervizuar, rregulluar apo dhe audituar veprimet e KISH janë shumë të dobëta. Sikundër dhe mungesa e një analize të riskut financiar dhe ekonomik sa i takon borxhit publik.

Shqetësimet e BB janë mëse korrekte dhe parashtrojnë disa pika kyçe të hajdutërisë që po tenton të shndërrohet në ligj nga Parlamenti. I cili, siç dhe u tha nga deputetët, do të votojë brenda dy javësh në favor të projektligjit që vjedh pronat e qytetarëve dhe ua jep oligarkëve. Rruga që kryeministri Rama ka nisur të marrë do të jetë një kosto e lartë që shqiptarët do të mbajnë mbi supet e tyre. Pushteti i oligarkëve është tanimë aq i madh saqë me gjasë projektligjet e radhës do t’i shkojnë komisionit nga sekretaret e oligarkëve në email.

Kjo përbuzje ndaj shtetit dhe Kushtetutës është shembulli më i shëmtuar se si duhet të sillen deputetët e një Parlamenti. Natyrisht këtë ndjesi nuk mund ta kenë deputetë që kanë dalë ose nga paraja e krimit të organizuar apo nga ajo e oligarkëve. Shqipëtarët duhet t’i japin drejtim vendit dhe zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja mundësi. Një parlament-noter është ëndrra e çdo trafikanti dhe oligarku madje e çdo qeveritari që shqiptarët i përdor për t’i mjelë kursimet e për t’i ndarë kursimet e tyre me monopolet dhe oligarkët e tenderave.

Prandaj nuk mund të pritet më asgjë, as taksa më të ulëta, as më shumë shërbime, as më pak informalitet, as ligje më të drejta dhe as konkurencë!

Misioni e funksioni i këtij parlamenti ka përfunduar!

Berisha reagon pas reportazhit të Rai3: Xibraka e Olsit pika botërore e mjaltit për Kokainën!

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar pas publikimit të reportazhit nga Rai3 ku Shqipëria cilësohej si rrugë kalimi për drogërat e forta. Berisha shkruan në një postim në faqen e tij sociale se, Xibraka e Olsit si epiqendër e miellit të Partisë nuk ka vdekur.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Xibraka e Olsit pika boterore e mjaltit per Kokainen!
Miq, mos kujtoni se Xibraka e Olsit si epiqender e miellit te partise ka vdekur. Jo, ajo vetem ka fjetur per tu zgjuar si tani me e rendesishme se kurre, pika boterore e mjaltit per Kokainen, Bravo Olsi rezultate rekord. Floriri vjen nga Amerika Latine derdhet ne grataciele dhe hotele me pese yje Stamboll!!

Me poshte keni kroniken e mediave italiane Rai 3! sb

Xibraka e Osit pika boterore e mjaltit per Kokainen!Miq, mos kujtoni se Xibraka e Olsit si epiqender e miellit te partise ka vdekur. Jo, ajo vetem ka fjetur per tu zgjuar si tani me e rendesishme se kurre, pika boterore e mjaltit per Kokainen, Bravo Olsi rezultate rekord. Floriri vjen nga Amerika Latine derdhet ne grataciele dhe hotele me pese yje Stamboll!!Me poshte keni kroniken e mediave italiane Rai 3! sb

Gepostet von Sali Berisha am Samstag, 12. Oktober 2019

Llesh kimiku vazhdon terrorin ndaj banorëve të Unazës së Re, arrestohen 3 protestues të tjerë

Policia e Llesh kimikut, e urdhëruar nga Rama kanvazhduar edhe gjatë natës presionin ndaj banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë prej afro një viti kundër shembjes së banesave të tyre nga mafia e instaluar në pushtet.

Mëngjesin e sotëm, 3 protestues të tjerë janë arrestuar duke e çuar në 6 numrin e protestuesve të ndaluar.

Dhuna policore është përshkallëzuar dy ditët e fundit, ku justifikim po përdoret bllokimi i rrugës nga protestuesit.

Ndërkohë që pas këtij akti fshihet dëkurajimi i protestuesve të cilët për hir të së vërtetës me qëndresën e tyre e kanë nervozuar së tepërmi kryeministrin dhe veglat e tij qorre në pushtet.

Komunikata e Policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit:
E. F., 27 vjeç;  R. D., 54 vjeç dhe  T. Gj., 56 vjeç (të tre banues në rrugën “Teodor Keko” në Zonën e Unazës së Re).

Këta shtetas në rrugën “Teodor Keko” në zonën e Unazës së Re, kanë organizuar e zhvilluar një tubim të paligjshëm dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor në të dyja drejtimet e rrugës “Tedor Keko”.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, pjesëmarrës në bllokimin e rrugës në zonën e Unazës së Re.

Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i qarkullimit rrugor duke cenuar të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve dhe të mjeteve të transportit, do të përballet me pasojat e shkeljes së ligjit.

Genocid ndja banorëve të Unazës së Re, Balliu: Rama ka vërtetuar se është i biri i babait komunist të ndyrë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu tha në një deklaratë për mediat se, ajo që po bën policia dhe kjo qeveri ndaj banorëve të Unazës së Re është një gjenocid, ndërsa shtoi se Edi Rama në këtë protestë ka vërtetuar se është i biri i babait komunist të ndyrë dhe se sot duhet të ishte në burg.

Balliu u shpreh se duhet shmangur përplasja, kurse ka bërë thirrje për dialog.

“Për çfarë po i arrestojnë banorët? Ky është gjenocid. Edi Rama është biri i të atit, një komunist i ndyrë që duhet të jetë në burg. Na thirrën me fletë thirrje, ndërsa ndryshuan me fletë-arrest. Këtu mund të ketë përplasje. Erion Veliaj dhe kjo qeveri ka përgjegjësi se në këtë rrugë kanë vdekur dy banorë se ka hequr dritat. Iu bëj thirrje të zgjedhin dialogun, se nga përplasja nuk fiton askush”, tha Balliu.

Klevis Balliu theksoi se arrestohen banorët pse bllokojnë rrugën, ndërsa protesta është lajmëruar edhe në polici. Sipas tij, kjo gjë është absurde. Balliu vlerësoi se Veliaj bllokon rrugët me biçikleta e nuk e fut njeri në burg.

“Protesta është legjitime, ka arrestime, nuk e di pse e bëjnë. Këta bllokojnë rrugën. Erion Veliaj bllokon rrugën për biçikleta dhe ta fusin në burg për biçikletat. Ndërsa banorët këtu po bllokojnë rrugën se ka skandal korruptiv. Të gjithë banorët këtu janë në protestë. Përplasja dhe gjithçka ndodh këtu është faji i policisë. Iu kam thënë se kjo punë nuk bëhet me arrestime, por me dialog. Policia nuk ka punë me banorët, por kjo polici bllokon rrugën. Kjo protestë është e ligjshme, kjo është protestë e dokumentuar”, u shpreh Balliu.

Bardhi: Paritet në Komisionin e reformës zgjedhore

Pyetje: Zoti Gjiknuri ka deklaruar se jemi të hapur për depolitizimin e administratës zgjedhore, duke mos përjashtuar edhe KQZ. Çfarë qëndrimi keni për ketë?

Gazment Bardhi: Dje nuk ka patur asnjë tryezë për reformën zgjedhore ku PD të ketë qenë e ftuar. Ka pasur një mbledhje të komisionit parlamentar, ku, normalisht, marrin pjesë deputetët e Kuvendit, Kuvend të cilin opozita e konsideron jo legjitim dhe të dalë nga zgjedhjet e manipuluara të vitit 2017, për te cilat ka edhe një hetim prej 2 vitesh të prokurorisë. Zoti Gjiknuri apo PS është palë në këtë proces dhe është palë e barabartë me opozitën. Pra, nuk mund ta trajtosh reformën zgjedhore sikur e ka në dorë njëra palë dhe po i bën nder palës tjetër.

Qoftë PD, qoftë PS, sikundër edhe partitë e tjera politike në vend, janë aktorë të zgjedhjeve. Në momentin kur reformohen rregullat e lojës, secila prej partive politike është e barabartë në trajtimin apo ndërmarrjen e reformës që sjell rregulla të tjera loje për partitë politike në zgjedhje. Opozita e ka bërë të qartë qëndrimin e vet, që jemi të gatshëm, duke qenë se është kusht kryesor për hapjen e negociatave, që ditën e parë kur kjo çështje u kthye në një kusht të Bundestagut, opozita tha se do të japë kontributin e vet në reformën zgjedhore. Si mund të përfshihemi? Thjesht dhe vetëm duke siguruar barazi mes palëve në këtë proces.

Pyetje: dhe cili është qendrimi juaj në raport me administratën dhe depolitizimin e saj?

Gazment Bardhi: Në vitin 2019 ka patur një ndryshim të rekomandimit të dhënë nga dy palë zgjedhje të mëparshme për administratën zgjedhore. Nga një formulim që kërkonte depolitizimin e tyre dhe dhënien e kësaj komptence nëpunësve publikë, në raportin 2019, OSBE/ODIHR ka konstatuar se nëpunësit publikë, pra, shërbimi civil është i politizuar, i kontrolluar nga partia në pushtet, nën presionin e partisë në pushtet. Për këtë arsye, OSBE/ODIHR ka rekomanduar që të ndryshojnë procedura e propozimit të anëtarëve. Ne jemi të hapur për te parë modelet që garantojnë administratë zgjedhore të balancuar, që gëzon.

Ne nuk diktojmë përfaqësuesin e pales, besimin e të gjitha palëve qe marrin pjesë në zgjedhje, sikundër një administratë zgjedhore që i bindet ligjit dhe jo urdhrave politikë. Përsa i përket KQZ është provuar që KQZ është në pamundësi për të administruar zgjedhje të lira dhe të ndershme, sepse është kapur në flagrancë nga OSBE/ODIHR duke shkelur ligjin dhe duke zbatuar urdhra politikë, dhe kështu reformimi i KQZ dhe mbajtja përgjegjësi e anëtarëve aktualë për shkeljet gjatë votimeve moniste të 30 Qershorit, sigurisht janë kërkesa të opozitës dhe këtu biem dakord. Megjithatë, dua të theksoj se zgjedhjet në Shqipëri nuk vuajnë nga komisionerët, por nga blerja e votës dhe ky është rekomandimi nr 2 i ODIHR. Ne nuk mund të shkojmë tek rekomandimi 6, adminsitrata zgjedhore pa zgjidhur rekomandimin 2.

Pyetje: Cili është qendrimi juaj për sistemin zgjedhor? 

Gazment Bardhi: E kemi bërë publik qendrimin. Ka një qendrim të kahershëm të Kryetarit të PD, Lulzim Basha, i cili ka përkrahur publikisht sistemin maxhoritar të pastër. Lidhur me qendrimin zyrtar të opozitës, ne jemi të hapur te diskutojmë për nje sistem që garanton që qytetari të zgjedhë në mënyrë të drejtpërdrejtë përfaqësuesin e vet në Parlament. Por kjo, aktualisht, nuk është çështja prioritare që ka opozita. Fillimisht duhet të grantojmë që vota e qytetarit shqiptar lexohet drejt dhe më pas duhet të gjejmë sistemin qe do të aplikojmë për zgjedhje. Sepse, qoftë proporcional me vota të hapura, qoftë me lista të mbyllura, nëse vota e qytetarëve vidhet, nëse votuesit kërcënohen, nëse punonjësit e administratës publike janë nën presion për t’u pushuar nga puna, atëherë kjo votë nuk ka vlerë, cilido sistem zgjedhor të jetë.

Pyetje: Po punoni me ekspertët tuaj një draft?

Gazment Bardhi: Po. Ka një grup pune të opozitës së bashkaur, që po punon për çështjet që lidhen me reformën zgjedhore, qoftë çështje që kërkojnë adresimin e e rekomandimeve, për të cilin duhet villnet politik, pasi rekomandimet e ODIHR nuk janë thjesht rekomandime për ndryshim ligji. Fenomeni i shitblerjes së votës është i rregulluar në ligj. E kemi ndryshuar Kodin Penal në 2017, kemi rritur në maksimum dënimet për këtë lloj vepre penale. Problemi në këtë rast është moszbatimi i ligjit dhe kjo nuk adresohet me ndryshime ligjore, por me vullnet politik për të mos u përsëritur fenomeni. Dhe ne duhet të gjejmë këtë mekanizëm qe garanton këtë vullnet politik. Me duhët të sqaroj që ky nuk është projektligj, por platformë që adreson problemet nga vullneti politik, tek ato teknike.

Pyetje: Nëse thirreni në një tryezë si ajo e OSBE, do ta paraqisni aty këtë platformë?

Gazment Bardhi: Absolutisht po. Nëse një tryezë e tillë thirret mga partnerët ndërkombëtarë, domethënë që është vënë në jetë mekanizmi i propozuar prej nesh.

Pyetje: Pra shkoni edhe nëse është Damin Gjiknuri?

Gazment Bardhi: Ne nuk diktojmë përfaqësuesin e palës tjetër. Kemi të drejtë të zgjedhim përfaqësuesin e palës tonë.

Pyetje: A ka hapësirë ligjore për të realizuar atë që tha kryeministri për grupin e prokurorëve dhe gjyqtarëve KÇK, kap ça t’kapësh?

Gazment Bardhi: I vetmi qe ka krijuar organizatë kriminale me emrin kap ça t’kapështë kryeministri i vendit. Kap çfarë të gjejë përpara nga pronat e shqiptarëve me cilindo oligark që i del përpara. Kjo është organizatë kriminale qe po shkatërron pasurinë dhe të mirat publike të qytetarëve shqipatrë. A ka në sistem prokurorë të korruptiar? Pa asnjë diksutim. Prandaj kemi mbështetur që ditën e parë testin e vetingut në drejtësi. Ndryshe nga zoti Rama, ne kemi kërkuar qe procedini vetingut të përfundonte brenda 3 vitesh, ndërkohë që Rama kërkoi që vetingu të shkojë 11 vite. Ne morëm mbështetje nga Venecia për propozimin tonë për 3 vjet, pasi në të kundërt, do të krijonte destabilizim të sistemit gjyqësor.

Pyetje: Ka hapësirë ligjore?

Gazment Bardhi: Ne kemi miratuar ndryshime kushtetuese që prokurorët dhe gjyqtarët i nënshtrohen vetingut. Rama e donte 5-9 vjet, prandaj jemi në këtë situatë.

Pyetje: Pra po e përdor edhe juridikisht edhe politkisht?

Gazment Bardhi: Nga ana juridike, Edi Rama është me një këmbë jashtë. Nuk merr vesh nga ligji. Nuk mund të ketë ndonjë ndryshim ligjor tjetër, përveçse të pranojë propozimin fillestar të PD për të shkurtuar kohën e vetingut. Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar nxorren jashtë sistemit vetëm me veting-thotë kushtetuta që kemi miratuar. Do të pranojë propozimin e PD për ta përmbyllur vetingun në 3 vjet? Bujrum! Le ta bëjë dhe të pranojë propozimin tonë të 2015. Nëse do të ngrejë një zyrë në këshillin e ministrave qe do të identifikojë gjyqtarët dhe prokurorët dhe ky i shpall si “kçk” se po godasin njerëzit e korruptuar të tij, ta shohim pasi ta propozojë, por kjo është thellësisht kundër kushtetutës dhe një akt qe tregon identifikimin e të keqes tek të tjerët, ndërkohë që të keqen e ka tek vetja.