30.5 C
Tirana
E martë, 5 Gusht, 2025

“Zyra Ovale, zona e parë që përgatitet!”- Rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë, si realizohet zhvendosja e presidentëve brenda vetëm gjashtë orëve

Kur Donald Trump të betohet si presidenti i 47-të i vendit, në Shtëpinë e Bardhë do të ndodhin një seri gjërash në prapaskenë. Për rreth gjashtë orë, sendet personale të Presidentit në largim Joe Biden dhe familjes së tij do të hiqen nga rezidenca ekzekutive.

Ndërkohë, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Dora Mekouar, rezidenca private do të shndërrohet në shtëpinë e presidentit të sapobetuar.

Në momentin që Joe Biden largohet nga Zyra Ovale për herë të fundit – zakonisht në mëngjesin e ditës së inaugurimit – punonjësit e Shtëpisë së Bardhë hidhen në veprim. Zyra e mirënjohur duhet të riorganizohet, sipas shijeve të presidentit të ardhshëm.

“Si u pëlqen që të jetë e pajisur Zyra Ovale? Çfarë tapeti? Çfarë perdesh, çfarë tavoline, etj, sepse kjo është zona e parë që përgatitet“, thotë Angella Reid, ish-punonjëse në Shtëpinë e Bardhë.

Fotot tregojnë se Presidenti Biden ndryshoi tapetin dhe disa karrige në vitin 2017, pasi mori drejtimin nga Donald Trump-i – që është pararendësi dhe pasardhësi i tij.

Por duket se kolltukët dhe perdet kanë mbetur të njëjtat.

Familja e presidentit jeton në katin e dytë dhe të tretë të Shtëpisë së Bardhë.

Përpara ditës së zhvendosjes, presidenti i ardhshëm dhe zonja e parë përzgjedhin mobiljet dhe veprat e artit që dëshirojnë nga koleksioni i Shtëpisë së Bardhë. Në kohën kur presidenti i ri mbërrin në shtëpi në Ditën e Inaugurimit, i gjen të vendosura mobiljet, së bashku me fotot personale.

“Kur hyjnë presidenti i ri dhe zonja e parë, ata gjejnë shampon e tyre të preferuar në dush. Kanë furçën e dhëmbëve, pastën e dhëmbëve, rrobat e tyre të varura në dollap“, thotë Kate Andersen Brower, autore e librit “Rezidenca” (“The Residence”).

Gjithçka ndodh në më pak se gjashtë orë dhe për këtë angazhohen rreth njëqind punonjës të Shtëpisë së Bardhë.

“Nuk realizohet nga profesionistë të ndonjë firme private. Është personeli i rezidencës që e bën këtë. Pra ndihmojnë të gjithë dhe këta nuk janë njerëz që janë të trajnuar për zhvendosjen. Nuk punësohen profesionistë për shkak të shqetësimeve të sigurisë“, thotë zonja Brower.

Shumë nga personeli i rezidencës së Shtëpisë së Bardhë punuan për Donald Trump-in gjatë mandatit të tij të parë nga janari 2017 deri në janar 2021.

“Pra, punonjësve vërtet u pëlqente Donald Trump-i, sepse ai është mësuar të ketë njerëz përreth që i shërbejnë // dhe, ai madje u jepte bakshish në para të thata, me kartëmonedha 20-ëshe dhe 50-ëshe dhe ata e vlerësojnë këtë. Ata nuk janë persona politikë. U intereson vetëm se si i trajton presidenti”, thotë zonja Brower.

Presidenti Barack Obama e punësoi zonjën Angella Reid si drejtuese për shërbimet në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2011. Ajo mbikëqyri ditën e zhvendosjes në janar 2017, kur u largua familja Obama dhe hyri familja Trump.

“Përdornim termin ‘kaos i organizuar’, por në të vërtetë është një operacion shumë i koordinuar. Bëhen prova disa herë për atë ditë; të gjithë mezi presin të vijë momenti“, tregon zonja Reid.

Kishte disa probleme, si për shembull mund të përdorej vetëm një ashensor.

“Ashensori nuk përdorej në maksimum. E korrigjova këtë dhe fituam një orë kohë. Kishte raste për shembull kur dysheku i caktuar për ndonjë dhomë nuk ishte në madhësinë e duhur“, thotë zonja Reid.

Por sfida kryesore është gjithmonë kufizimi kohor. Dhe ka vetëm rreth gjashtë orë për të bërë gjithçka gati, për ta mirëpritur familjen e re presidenciale në shtëpinë e tyre të re./VOA

Derbi ndaj Ismajlit, Asllani zgjidhet lojtari më i mirë i ndeshjes! Shikoni notat dhe statistikat e futbollistëve shqiptarë

Interi triumfoi ndaj Empolit me rezultatin 3 me 1 ku titullarë u aktivizuan dy futbollistët e Kombëtares, Kristjan Asllani dhe Ardian Ismajli.

Mesfushori i Interit, spikati në këtë duel, duke u shndërruar në protagonist absolut. Asllani asistoi për golin e dytë të shënuar nga Dumfris, teksa u vlerësua me notën 8.4 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, duke u zgjedhur edhe lojtari më i mirë i ndeshjes në baze të vlerësimeve.

Asllani e preku 105 herë topin ndërkohë që regjistroi 74 pasime të sakta, fitoi 7 duele me kundërshtarët si dhe shërbeu 8 topa të gjatë të saktë. Gjithashtu mesfushori shqiptar regjistroi dhe 3 pasime kyçe.

Ndërkohë në krahun tjetër Ismajli u vlerësua me notën 6.6 në këtë përballje.

Kur Jeni me Grip – Ushqimet që Duhet të Shmangni dhe Çfarë Duhet të Hani

Gripi dhe e ftohura shuajnë çdo dëshirë të mundshme për ushqim.

Këto dy sëmundje e veshin trupin me dhimbje nga koka tek këmbët.

Ndonëse ushqimi është i një rëndësie të veçantë për kapërcimin e gripit dhe të ftohurës, ekspertët kanë identifikuar një listë të produkteve që duhen shmangur, të cilën AgroWeb.org e sjell më poshtë.

Ushqimet E Përpunuara

Ushqimet e shpejta dhe të përpunuara përmbajnë shumë substanca të dëmshme që e dëmtojnë imunitetin.

Këto substanca të modifikuara gjenetikisht e vështirësojnë shërimin nga gripi dhe e ftohura dhe nuk largojnë simptomat.

Alkoli

Alkoli mund të ngrohë fytin dhe të ofrojë një qetësim të përkohshëm por në të vërtetë, ai dobëson sistemin imunitar dhe e dehidraton trupin.

Megjithatë, vera e kuqe e cila është e pasur me flavonoidë të cilët e mbrojnë organizmin nga e ftohura.

Kjo nuk do të thotë që kur të jeni sëmurë ta teproni me verën e kuqe.

Ushqimet Me Yndyrë

Ushqimet me yndyrë dhe të skuqurat duhen shmangur sepse shkaktojnë inflamacion në stomak.

Për më tepër, të skuqurat ndikojnë negativisht tek sistemi imunitar dhe vonojnë shërimin.

Produktet E Bulmetit

Produktet e bulmetit me pak yndyrë mund të konsumohen por ata me shumë yndyrë duhen shmangur.

Për shembull, AgroWeb.org ju këshillom se një gotë me qumësht të ngrohtë e të pasuruar me pak mjaltë lufton të ftohurën.

Por produktet e bulmetit me shumë yndyrë shumëfishojnë sekrecionet në rrugët e frymëmarrjes.

Ushqimet Me Shumë Sheqer

Sheqeri ndërhyn tek mekanizmi mbrojtës i organizmit që është përgjegjës për luftimin e të ftohurës dhe gripit.

Ushqimet me shumë sheqer nxisin akumulimin e sekrecioneve dhe ulin aftësinë e rruazave të bardha të gjakut për luftimin e sëmundjeve.

Mishi Dhe Nënproduktet E Tij

Këto produkte duhen shmangur deri sa gripi ose e ftohura të jetë larguar plotësisht.

Produktet e mishit kërkojnë shumë kohë për tu tretur dhe e mbingarkojnë sistemin tretës.

Yndyrnat shtazore pengojnë eliminimin e viruseve dhe baktereve dhe sëmundja zgjat për shumë kohë.

Për këtë arsye rekomandohet konsumi i frutave dhe perimeve.

Ushqimet Dhe Pijet E Ftohta.

Ushqimet dhe pijet e ftohta përkeqësojnë acarimin e fytit.

Ju duhet të qëndroni ngrohtë, të pini çajra të ngrohtë dhe të hani supa me perime ose mish pule.

Trupi ka nevojë për nxehtësi, hidratim dhe ushqime të shëndetshme që të mposhtë sëmundjet.

Çfarë duhet të hani?

Në vend të alternativave më sipër zgjidhni të konsumoni sa më shumë lëngje të freskëta, fruta të pasura me vitaminë C, supë pule, lëng mishi dhe produkte antinflamatore si mjalti apo turmeriku. /AgroWeb.org

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, NATO dhe BE përforcojnë kontingjentet e tyre para 9 shkurtit

NATO dhe Bashkimi Evropian po dërgojnë burime në Kosovë për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit.

Aleanca ushtarake perëndimore e NATO-s tha se ka dërguar në Kosovë edhe 200 ushtarë shtesë italianë për të forcuar misionin e saj paqeruajtës në Kosovë, KFOR, i cili tani ka afër 4.000 trupa nga 50.000 sa kishte më 1999, kur ushtarët e këtij misioni u dislokuan në vend.

KFOR-i tha se po përforcon praninë në Kosovë dhe brigada italiane e këmbësorisë “Sassari” do të kryejë “një sërë aktivitetesh, së bashku me trupat e KFOR-it”.

Kjo forcë “do të dislokohet në përgjigje të çdo zhvillimi të rëndësishëm të situatës së sigurisë, përfshirë edhe gjatë periudhës së zgjedhjeve”, tha KFOR-i.

Ditë më parë, shqetësime për periudhën zgjedhore në Kosovë shprehu edhe shefi i NATO-s, Mark Rutte. Ai deklaroi se është në kontakt me Kosovën dhe Serbinë, që të sigurohet që të mos ketë destabilizim gjatë zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të monitorohen po ashtu nga Bashkimi Evropian, i cili ka njoftuar për një mision prej 100 vëzhguesish.

Nathalie Loiseau, anëtarja franceze e Parlamentit Evropian, do të udhëheqë misionin e bllokut evropian për monitorimin e zgjedhjeve. Ajo ka deklaruar se ky mision vë në pah “mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për Kosovën për të forcuar edhe më tej qeverisjen e saj demokratike”.

Ajo tha se votimet e 9 shkurtit do të tregojnë “pluralitetin e peizazhit politik të Kosovës”.

Ky do të jetë misioni i shtatë vëzhgues i BE-së për zgjedhjet në Kosovë.

Fushata zgjedhore, e cila nisi më 11 janar, sipas organizatave joqeveritare në Kosovë që e monitorojnë këtë proces, po karakterizohet me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes mbi baza politike.

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit garojnë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur.

Katër kandidatët për kryeministër – Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – ditët e para të fushatës i kanë përqendruar energjitë te politikat e brendshme dhe te akuzat ndaj njëri-tjetrit.

Këto zgjedhje shihen nga shumë si test për fuqinë e kryeministrit Albin Kurti dhe të partisë së tij, teksa tensionet janë të larta me minoritetin serb dhe me Serbinë fqinje.

Asnjëri nga ta nuk ka përmendur si zotim kryesor normalizimin e raporteve me Serbinë.

Së fundi janë rritur tensionet për shkak të disa veprimeve të ndërmarra nga autoritetet e Kosovës në komunat ku jetojnë serbët. Më 15 janar, u mbyllën institucione serbe në dhjetë komuna të Kosovës, pasi autoritetet në Prishtinë thanë se ato ishin institucione ilegale.

Megjithatë, mbyllja e disa komunave paralele të Serbisë, si dhe zyrave postare e tatimore në dhjetë komuna në jug të Ibrit, u përshkrua me kundërthënie.

Kjo, pasi Prokuroria Themelore në Prishtinë deklaroi po më 15 janar se nuk kishte autorizuar Policinë e Kosovës për kryerjen e këtij operacioni, pasi nuk kishte ndonjë kërkesë zytare.

Mbyllja e institucioneve të tilla nga autoritetet e Kosovës ka nisur që në fillim të vitit 2024.

Përveç organeve të përkohshme komunale dhe ndërmarrjeve të tyre publike, janë mbyllur edhe Posta e Serbisë në veri, Banka Postare Kursimorë, Thesari i Bankës Kombëtare, Drejtoria e Fondit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor, Rrethi Administrativ i Mitrovicës së Kosovës dhe të tjera. Kryesisht kanë vazhduar të funksionojnë vetëm institucionet arsimore dhe shëndetësore, të cilat në zonat serbe gjithashtu punojnë në sistemin serb.

Serbët në veriun e Kosovës gëzojnë mbështetjen e Beogradit, i cili ka financuar strukturat paralele atje, por edhe ka mbështetur qytetarët serbë përmes pensioneve apo edhe shtesave të tjera.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kundërshtuar shumë nga veprimet e Prishtinës në veriun e Kosovës, sikurse edhe Bashkimi Evropian, duke i vlerësuar si veprime të paakordinuara.

Blloku evropian u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të normalizojnë raportet në kuadër të dialogut të Brukselit, duke thënë se normalizimi është kusht për avancimin e shteteve drejt integrimeve evropiane./REL

Pas ndërhyrjes së Donald Trump, TikTok rihapet sërish për përdoruesit në SHBA

TikTok ka rifilluar shërbimet për 170 milionë përdoruesit e tij në SHBA, pasi Presidenti i zgjedhur, Donald Trump tha se do t’i jepte një afat aplikacionit kur të merrte detyrën të hënën më 20 janar.

 

Në një deklaratë, TikTok tha se platforma e videove do të rikthehet në internet pasi presidenti i sapozgjedhur Donald Trump dha garancitë e nevojshme për ofruesit e shërbimeve të kompanisë, sipas nbcnews.com.

TikTok falënderoi presidentin e zgjedhur për dhënien e qartësisë dhe sigurisë së nevojshme”dhe tha se ata do të punonin me Trump “për një zgjidhje afatgjatë që mban TikTok në Shtetet e Bashkuara”.

“Në marrëveshje me ofruesit tanë të shërbimeve, TikTok është në procesin e rikthimit të shërbimit,” thanë ata në një postim në X. “Ne falënderojmë Presidentin Trump që siguroi ofruesit tanë të shërbimeve se ata nuk do të përballen me sanksione, duke ofruar TikTok për mbi 170 milionë amerikanë dhe duke bërë të mundur që mbi 7 milionë biznese të vogla të përparojnë”, vazhdoi ai.

“Ky është një qëndrim i fortë në favor të Amendamentit të Parë dhe kundër censurës arbitrare. Ne do të punojmë me Presidentin Trump për një zgjidhje afatgjatë që do ta mbajë TikTok në Shtetet e Bashkuara”, shtoi kompania.

 

Të dielën, aplikacioni në pronësi kineze ndaloi së punuari për përdoruesit amerikanë, pas shqetësimeve se të dhënat e tyre mund të aksesoheshin nga zyrtarët kinezë.

Më herët, presidenti i zgjedhur amerikan njoftoi se do të lëshojë një urdhër ekzekutiv për të shtyrë ndalimin e TikTok.

“Unë po u kërkoj kompanive që të mos lejojnë që TikTok të mbyllet! Unë do të lëshoj një urdhër ekzekutiv të hënën për të zgjatur kohën para hyrjes në fuqi të ndalimeve të ligjit, në mënyrë që të mund të bëjmë një marrëveshje për të mbrojtur sigurinë tonë kombëtare.

 Urdhri gjithashtu do të sigurojë që nuk do të ketë përgjegjësi për asnjë kompani që ndihmoi në parandalimin e mbylljes së TikTok përpara porosisë sime”, shkroi Trump në Truth Social.

Trump ka thënë se do të dëshironte që SHBA të zotëronte 50% të TikTok për të mbrojtur platformën. “Pa miratimin e SHBA, nuk ka TikTok,” shkroi ai. “Mendimi im fillestar është një sipërmarrje e përbashkët midis pronarëve aktualë dhe/ose pronarëve të rinj, me Shtetet e Bashkuara që marrin 50% të pronësisë,” tha ai.

trump-tiktok

Po ashtu edhe Michael Waltz, i cili është përzgjedhur nga Trump për postin e këshilltarit të sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, tha se presidenti amerikan po punon për të “shpëtuar TikTok”.

Zgjedhjet e 11 majit/ “The Economist”: Sali Berisha në krye të PD dhe Reforma Zgjedhore që votuan bashkë, e bëjnë Ramën fitues!

Media prestigjioze britanike “The Economist”, në edicionin e saj “Economist Intellligence Unit”, ka analizuar zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, duke bërë edhe një prognozë.

Media britanike parashokin se partia e udhëhequr nga Edi Rama do t’i fitojë këto zgjedhje, por jo për meritën e saj.

Si faktor kryesor evidentohet Reforma Zgjedhore e votuar në korriik të vitit që shkoi, ku PD e Berishës bashkoi votat me PS e Ramës.

Gjithashtu qënien e Sali Berishës të akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash, në krye të forcës më të madhe opozitare, PD-së, “The Economist” e sheh si një avantazh të madh për fitimin e mandatit të katërt nga Rama.

Duke analizuar aktivitetin politik të opozitës raporti i cili disponihet dhe është raportuar nga gazetari Muhamet Veliu, evidenton se teksa qeveria Rama 3, do ta vijojë drejtimin e vendit gjatë 2025, PD partia më e madhe opozitare është dobësuar rëndë nga sherret e brendshme.

Kjo thonë ekspertët e “Economist Intelligence Unit” e vendos Partinë Socialiste në një pozicion të fortë dhe po sipas analizës së tyre e bën të ketë dominancën në zgjedhjet parlamentare, pas më shumë se tre muajsh.

“Ne presim pasjen e një mandati të katërt në vazhdim nga qeveria socialiste e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të 2025-sës. Ne presim prej ndryshimeve të reformës zgjedhore dhe ndryshimet në kabinetin qeverisës, një përforcim të pozitave të zotit Rama. E kështu ai është në pozita të forta në të fituarit e zgjedhjeve për Partinë Socialiste”.

“Economist Intelligence Unit” thekson se qeveria e kryeministrit Edi Rama vijon të mos ketë një opozitë të besueshme.

“Prej rikthimit në parlament në 2021 PD është përballuar me shumë sfida , përfshi një ndarje të thellë të brendshme brenda saj. PD do të vijojë të jetë e dobët nën udhëheqjen e Sali Berishës i akuzuar për korrupsion e pastrim parash. Të tilla akuza detyruan SHBA aleatin më të fortë të Shqipërisë në NATO dhe më pas Britaninë e Madhe ti ndalonin hyrjen në këto vende”.

“Mundësia e PD për ta projektuar vetën si një alternativë të besueshme përballë PS do të vijojë të përballet me vështirësi e nga kjo do të përfitojë Partia Socialiste”, theksohet në raportin e “Economist Intelligence Unit”.

“Maduro dhe Assad mund të jenë fqinj në Moskë”, Axios: Trump kërkon rrëzimin e regjimit në Venezuelë

Administrata e ardhshme e Trumpit dëshiron ndryshimin e regjimit në Venezuelë, ku diktatori Nicolás Maduro vodhi zgjedhjet e fundit, burgosi ​​një rival dhe këtë muaj madje kërcënoi se do të pushtonte territorin amerikan të Porto Rikos.

Venezuela nën qeverisjen e Maduros ka qenë një problem masiv për Amerikën Latine dhe SHBA. Vendi është përgjegjës për migrimin më të madh të ditëve moderne në hemisferën perëndimore me rreth 8 milionë njerëz që janë larguar nga regjimi i Maduros në dekadën e fundit.

Ekipi i Trump thotë se dëshiron që Maduro të ndjekë rrugën e diktatorit sirian Bashar al-Assad të rrëzuar së fundmi. Por ndryshimi i regjimit nuk do të thotë domosdoshmërisht veprim ushtarak, thonë këshilltarët e Trump.

“Nuk do ta kishim problem ta shihnim Maduro-n të jetë fqinj me Assadin në Moskë”, tha për Axios një këshilltar i Trump i përfshirë në diskutimet e politikës së jashtme.

Gjatë fushatës së tij, Trump akuzoi Maduro për dërgimin e qëllimshëm të bandave kriminale si Tren de Aragua në SHBA.

Venezuela e pasur me naftë dhe e varfër me para, “qeveriset nga një organizatë narko-trafiku që e ka fuqizuar veten si një shtet-komb,” tha senatori i Floridës, Marco Rubio, i cili dikur ishte në shënjestër të një komploti për vrasje nga Venezuela, në seancën e tij të konfirmimit. të jetë sekretar i shtetit i Trump.

Aleati më i afërt i Venezuelës është Kuba, armiku më i vjetër i SHBA në Amerikën Latine. Regjimi i Maduros është gjithashtu në linjë me Kinën, Rusinë dhe Iranin, i cili po ndërton drone në Venezuelë, dëshmoi Rubio.

Trump sanksionoi Venezuelën gjatë mandatit të tij të parë, por është e paqartë se çfarë dëshiron të bëjë presidenti i zgjedhur për të larguar Maduro nga detyra.

Interesi i Trump për ndryshimin e regjimit në Venezuelë është rritur nga vendimi i minutës së fundit të Presidentit Biden të martën për të liruar kufizimet e SHBA ndaj Kubës, regjimi socialist i së cilës Trump e sheh si qendër të problemeve të Amerikës Latine.

“Nuk është e qëndrueshme,” tha këshilltari i Trump i përfshirë në bisedimet për politikën e jashtme për situatën në Venezuelë. Maduro “fjalë për fjalë po e shkatërron vendin… çështjet masive të refugjatëve, duke dërguar kriminelë në Shtetet e Bashkuara, prodhimi i naftës është në rënie dhe ka kinezë, rusë dhe kubanë atje”.

Interesi i Trump për Venezuelën është pjesë e një politike më të gjerë dhe në zhvillim të sigurisë kombëtare që është gjithçka tjetër veçse modeli izolues që tema e tij “Amerika e para” shpesh duket se projekton – veçanërisht kur bëhet fjalë për hemisferën perëndimore.

“U ktheva në skllav”, mesazhe në shqip kundër emigrantëve të paligjshëm; Home Office: Mos bini viktima të bandave

Emigrantët ilegalë po paralajmërohen se do të përballen me skllavërinë nëse vijnë në Britani me varka të vogla në një fushatë të re reklamuese.

Videot do të publikohen në Shqipëri gjatë javëve të ardhshme me dëshmi të viktimave të bandave të trafikantëve të njerëzve.

Reklamat dixhitale do të shfaqen në mediat sociale dhe së bashku me artikujt e lajmeve në internet.

Duket se Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka zgjedhur këtë rrugë për të shkatërruar mitet e shpërndara nga bandat kriminale ndërkombëtare dhe të ndalë flukset e emigrantëve përmes udhëtimit të rrezikshëm me gomone.

“U ktheva në skllav”, mesazhe në shqip kundër

Dëshmia e një migranti , fytyra e të cilit është e mbuluar, ndërsa shprehet “më premtuan një punë të paguar mirë. Përkundrazi, unë isha skllav”, është pjesë e videove që do të publikohen.

Mesazhet e Home Office paralajmërojnë shikuesit se “përpjekja për të hyrë ilegalisht në MB mund t’ju kushtojë gjithçka”.

Një tjetër mesazh nga emigrantët është: “kam shumë borxhe për udhëtimin. Ata nuk do të thonë se sa kohë duhet të punoj apo sa kam borxh.”

Mesazhet shoqëruese të Home Office paralajmërojnë se migrantët e paligjshëm nuk lejohen të punojnë në MB dhe rrezikojnë të shfrytëzohen.

Në një tjetër, një emigrant tregon kërcënimet me të cilat u përball. “Ata thanë se familja ime do të dëmtohej nëse nuk do të ndiqja udhëzimet”, rrëfen një emigrant.

Komandanti i Sigurisë Kufitare Martin Hewitt i tha Sun se reklamat do të dërgojnë një “mesazh të qartë” për migrantët që nuk mund t’u besojnë bandave të kontrabandës.

“U ktheva në skllav”, mesazhe në shqip kundër

Një marrëdhënie e mirë me qeverinë shqiptare ka çuar në një kthim të vazhdueshëm të emigrantëve të paligjshëm.

Të enjten 31 shqiptarë që kishin hyrë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të parregullt janë kthyer në Shqipëri.

“Kjo fushatë ndihmon për të thyer modelin e biznesit të këtyre kriminelëve dhe mbron njerëzit që të mos bien viktimë e gënjeshtrave të tyre të rrezikshme, duke siguruar kufijtë tanë si pjesë e Planit të Qeverisë për Ndryshim. Duke punuar ngushtë me partnerë ndërkombëtarë si Shqipëria, ne po synojmë bandat kriminale në çdo hap, duke ndërprerë operacionet e tyre përtej kufijve dhe duke sjellë autorët para drejtësisë”, tha Hewitt. /Përshtatur nga The Sun/

Shefi i OBSH-së: Pengjet izraelitë dhe të burgosurit palestinezë përballen me probleme “komplekse” shëndetësore

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) e ka përshëndetur armëpushimin Izrael-Hamas dhe marrëveshjen e pengjeve si “shpresë të madhe” për ata që mbahen nga të dyja palët, megjithëse ai theksoi se ata do të përballen me çështje “komplekse” shëndetësore që mund të zgjasin me vite për t’u zgjidhur.

“Marrëveshja e armëpushimit ofron shpresë të madhe se pengjet izraelitë do të çlirohen pas më shumë se 450 ditësh në Gaza”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus në një postim në X.

Ai shtoi se marrëveshja ofronte gjithashtu shpresë për të burgosurit palestinezë në Izrael, duke thënë se ata që mbahen nga të dyja palët ka të ngjarë të jenë përballur dhe do të vazhdojnë të përballen me sfida “komplekse” shëndetësore që mund të duhen vite për t’u trajtuar.

Marrëveshja midis dy palëve ndërluftuese do të thotë që, në fazën e parë gjashtëjavore, 33 izraelitë të marrë nga Hamasi më 7 tetor 2023 dhe të mbajtur robër për më shumë se një vit do të kthehen më në fund në shtëpi.

Në Qendrën Mjekësore Sourasky të Tel Avivit (Ichilov), një repart i tërë është pastruar dhe ridizajnuar për të pritur pengjet.

Komplikimet mjekësore nga të cilat pritet të vuajnë pengjet përfshijnë kequshqyerjen, ndjeshmërinë ndaj dritës dhe traumat psikologjike.

Eli Sprecher, CEO i Qendrës Mjekësore të Tel Avivit, tha për CNN se një ekip i posaçëm është krijuar gjithashtu për të adresuar çështjet e dhunës seksuale dhe të dhunës me bazë gjinore dhe se stafi është i përgatitur për të kryer të gjitha testet dhe ekzaminimet e nevojshme.

Nga oraret te pjesëmarrësit dhe planet e ditës/ Çfarë duhet të dini për inaugurimin e nesërm të Trump si president

Presidenti i sapozgjedhur Trump do të inaugurohet të hënën si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara në Uashington, DC.

Dita e Inaugurimit – me Zëvendës Presidentin e zgjedhur JD Vance të planifikuar gjithashtu për t’u inauguruar si zëvendëspresidenti i tretë më i ri do të përkojë me Ditën e Martin Luther King Jr.

Është vetëm hera e tretë që Dita e MLK bie në Ditën e Inaugurimit, me raste të mëparshme që ishin inaugurimi i ish-presidentit Clinton në vitin 1997 dhe inaugurimi i ish-presidentit Obama në vitin 2013.

Inaugurimi i Trump nis zyrtarisht një mandat të dytë që ai premton se do të sjellë dëbime masive, tarifa agresive për importet amerikane dhe shpërbërjen e Departamentit të Arsimit .

Çfarë thotë Trump për inaugurimin e tij?

Presidenti i zgjedhur i tha NBC News muajin e kaluar se tema qendrore e fjalimit të tij inaugurues do të jetë “uniteti”.

“Siç thashë, ne do të flasim për unitet dhe do të flasim për sukses, për ta bërë vendin tonë të sigurt, për të mbajtur njerëzit që nuk duhet të jenë në vendin tonë jashtë ne duhet ta bëjmë këtë ”, tha ai. “E di që nuk tingëllon bukur, por duhet ta bëjmë këtë”.

Kur është inaugurimi?

Portat do të hapen për shfaqjen e sigurisë në orën 5 të mëngjesit ET, e cila përkon me orën 11 të mëngjesit me orën evropiane me shfaqje muzikore që fillojnë rreth orës 9:30 të mëngjesit, sipas një njoftimi për lajmet nga Komiteti i Përbashkët i Kongresit për Ceremonitë Inauguruese (JCCIC).

Ceremonitë inauguruese do të fillojnë në orën 11:30 me orën lokale, e cila përkon me orën 17:30 në Evropë dhe ceremonia e betimit do të fillojë në mesditë, me Vance që do të vijë i pari dhe Trump do të vijojë.

Ku është inaugurimi?

Ceremonia e betimit, e vendosur fillimisht për t’u zhvilluar në shkallët e përparme të Kapitolit të SHBA në Uashington, DC, do të zhvendoset brenda Rotundas së Kapitolit për shkak të parashikimeve të motit të ftohtë.

Parada poshtë Pensilvania Avenue do të zhvendoset në Arenën Capitol One të Uashingtonit.

Kush merr pjesë në inaugurim?

Më shumë se 220,000 bileta u shitën për këtë ngjarje, ku do të merrnin pjesë edhe ish-presidentët – Barack Obama, George Bush dhe Bill Clinton – dhe manjatë të teknologjisë .

Të pranishmit përfshijnë miliarderin Elon Musk, CEO i Alphabet Sundar Pichai, themeluesi i Amazon Jeff Bezos, CEO i Apple Tim Cook, CEO i OpenAI Sam Altman dhe CEO i Meta Mark Zuckerberg, i cili është bashkëorganizues i një pritjeje të hënën në mbrëmje, sipas AP.

Ylli i muzikës Country Carrie Underwood do të performojë në inaugurim, ndërsa grupi disko Village People dhe muzikantët Kid Rock dhe Billy Ray Cyrus u rezervuan për mitingun inaugurues të dielën. Këngëtari i Country Jason Aldean dhe grupi Rascal Flatts do të luajnë në ballon inaugurues të hënën.

Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe ish-zonja e parë Michelle Obama i janë bashkuar një liste në rritje të zyrtarëve dhe ligjvënësve që nuk planifikojnë të marrin pjesë në inaugurim.

Çfarë është planifikuar për ditën?

Dita e inaugurimit tradicionalisht fillon me një procesion, në të cilin presidenti në largim bashkohet me presidentin e zgjedhur në një shëtitje drejt Kapitolit për ceremonitë e betimit.

Në procesion janë të pranishëm edhe nënkryetari, nënkryetari i zgjedhur dhe bashkëshortët e tyre dhe të shoqëruar nga anëtarët e JCCIC.
Ceremonitë e betimit, duke përfshirë betimin e detyrës, pasojnë dhe presidenti i ardhshëm jep fjalimin e tij inaugurues. Presidenti në largim dhe zonja e parë largohen me një largim nderi dhe ceremonitë e nënshkrimit fillojnë të pasuara nga një drekë inauguruese dhe Pass in Review për të lejuar kryekomandantin e ardhshëm të inspektojë trupat.

Si mund të shikoni?

Inaugurimi do të transmetohet drejtpërdrejt në disa rrjete kryesore të transmetimit, duke përfshirë ABC, CBS, CNN, CSPAN, Fox News, MSNBC, NBC dhe PBS. Shtëpia e Bardhë po planifikon gjithashtu një transmetim të drejtpërdrejtë të ngjarjeve të ditës.