17.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Gusht, 2025

Historia e Dushkarakut, vendi ku Qeveria e Ismail Qemalit ngriti Qendrën e Ushtrisë Kombëtare! Kush ishte ministri i Luftës! Profesori rrëfen prapaskenat!

AGIM JAZAJ/ Dushkaraku, ky fshat i Labërisë, që nxjer kryet në brigjet plot blerim në krahun e majtë të rrjedhës së Vjosës, ka qënë përherë përgjatë shekujve, një sofër bujare dhe trimërie, me tradita dhe zakone të pasura, e mbi të gjitha me njerëz fisnik, që i kishin miqësitë e tyre në tërë Labërinë, në Mallakastër e Zagori, Berat e Janinë… Zëri kryengritës e liridashës i banorëve të Dushkarakut, gjëmon ende në historinë shqiptare, në kryengritjet antiturke të shekullit XV, si dhe ato të fshatarsisë së Jugut 1834, 1847, 1911, deri në prag të shpalljes së Pavarsisë Kombëtare, duke u bërë një mbështetje e fuqishme për Ismail Qemalin dhe shtetin e pavarur shqiptar.

 

Në kohët e këngës epike popullore, ngrihen me flatra edhe luftëtarët popullor të Dushkarakut, në Luftën e Vlorës 1920, kundër pushtuesve italian, e sidomos në epopenë e madhe Çlirimtare, kundër pushtuesve nazi-fashistë, në vitet e luftës së Dytë Botërore. Në hapësirat e reja të jetës demokratike shqiptare, dushkarakasit me mendjen e tyre të kthjelltë, shpirtin e tyre të dlirë, kanë rrahur flatrat hapsirave të integrimit europian, me krenarinë dhe mençurinë e tyre proverbiale… Sigurisht njeriun edhe dushkarakasit, fëmijëria dhe vendlindja, i ndjekin prapa kudo që vejnë, qoftë në Shqipëri, qoftë kudo venë, qoftë në emigracion… Dhe duam, apo nuk duam kjo është një kujtesë që lidhet me shpirtin e njeriut dhe vjen dalëngadalë dhe shprehet në ato zakone, ato tradita të mrekullueshme që ka Dushkaraku, në çdo vatër familjare. Sigurisht Dushkaraku ashtu si fshatrat e tjerë të Labërisë, dëshmohet në dokumente qysh në kohën e bizantit, por sidomos në regjistrin atoman 1431,1432 të Halil Inaliçikut-Ankara 1954, ku përmendet edhe Dushkaraku edhe Pronoviku.

Por, unë do të thosha se Dushkaraku nuk përmendet vetëm në këto dokumente, por përmendet edhe në dokumentet e Kuvendeve të Labërisë, në Zhulat, në Tatzat, Kuç, Mesaplik, në kuvendet e kryengritjeve të mëdha dhe më kujtohet tek kronika që jep ambasadori, konsulli anglez Viet, për ardhjen e Tafil Buzit në Sevaster, ku thuhet që edhe përfaqësuesit e Dushkarakut thanë fjalën e tyre. Sigurisht qoftë nga njëra anë e lumit me; Rrapo Hekalin, qoftë me Tafil Buzin, Cane Miftarin, Zenel Gjolekën, dushkarakasit kanë shkruar historinë e tyre atdhedashëse dhe liridashëse, qysh në shekujt e mëparshëm! Jo pa interes paraqiten dokumentet e Rudin Bojnes, ku marrin pjesë kudhësiotë, grehotë dhe dushkarakas, ose dhe të Gjergj Arianitit, edhe pse na duken kohë të largëta, po përcaktojnë fatin dramatik të shqiptarëve dhe shpirtin e tyre nëpër kohë.

Një moment tjetër që duhet të përmendet në të është edhe koha e Ali Pashë Tepelenës.

Jo pak dushkarakas kanë qenë përkrah këtij pashallëku, por unë do të kujtoj një gjë të vogël.

Në këtë zonë, një qytet që quhej Ylnec dhe kishte 42 dyqane argjendi, punime argjendi, ka pasur edhe një urë guri mbi lum, ka pasur edhe një qendër administrative të fuqishme.

Takimi me konsullin grek, me mbiemrin Kokoshi

Në Gjirokastër kur takova konsullin grek me mbiemër Kokoshi i thashë: Ku kanë banuar të parët e tu? Ai më tha: “Në Drimadha. Jemi grek”- më tha. I thash: Drimadha nuk është Greke, është nga Dhërmu i bregdetit, që i çoi Ali Pasha atje.

Nuk u ndje.

Po ti je nga Ylneci.

“Ku e dini ju Ylnecin”- më tha ai mua?

I thashë: Familja Kokoshi dhe Mezini që janë në Vlorë, janë një familje, që kanë ikur nga Ylneci, pas shkatërrimit të Ylnecit nga pushtuesit turq. Dhe disa fise janë vendosur në Janinë, me mbiemrin Kokoshi. Ai bëri sikur nuk dëgjoi fillimisht. Dhe pas një muaji erdhi në Vlorë dhe më kërkoi, dhe më tha një gjë të bukur: “Edhe pse ne kemi jetuar në Janinë dhe pastaj në Artë; Gjyshërit dhe babai im kokën e mbanin nga malet e Sevasterit”! E shikoni sa interesante është jeta e njerëzve! Dihet kontributi i Dushkarakut në luftën për Liri dhe Pavarësi; në kryengritjet e viteve 1912, 1920, me dëshmorët dhe heronjtë e vet, në luftën Nacional Çlirimtare.

Po unë do të kujtojë diçka tjetër, të vogël? Si është e mundur që neve të mos ngremë në qiell 3 djemtë e Ismail Qemalit që erdhën në Dushkarak, në kohën e luftës me grekët dhe i shoqëronte Mehmet Fega, me parësinë e fshatit?! Si është e mundur që gazetari gjerman, Shuls shkruan për vizitën në Dushkarak të Edit Durham dhe muhaxhirëve që kishin ardhur nga jugu i Shqipërisë në këtë fshat?…

Mis Durhan, në Dushkarak dhe Topcinjtë…

Në korrik 1914, Mis Durham, i shoqëruar nga Tol Arapi, Ibrahim Selimi dhe Memo Mete- Brati, ndërmori udhëtimin për të parë muhaxhirët në Vllahinë, Dushkarak dhe Shkozë, shoqëruar nga gazetari gjeraman Hejz. Dhe pasi vizitoi, muhaxhirët në Tepelenë, Përmet dhe Vllahinë, udhëtoi për në Dushkarak, ku u prit nga Mehmet Fega dhe kryeplaku i Dushkarakut, Balil Haxhaj! Dhe në mëngjez herët u habit, që në fushën midis Shkozës dhe Dushkarakut ishin dhe 800 muhaxhir të tjerë, të cilët iu ankuan për mungesë ushqimesh.

Atë e shoqëruan dhe 7 vetë nga Dushkaraku, të cilët shkuan deri në Malin e Dhëmblanit, ku ishin forcat ushtarake shqiptare dhe artileria e Qeverisë së Vlorës, ku dhe kishin bllokuar ushtrinë greke.

Topçinjtë ishin; Abdurramën Çiraku dhe 3 djemtë e Ismail Qemalit; Et’hem Beu, Qamil Beu dhe Muhamet Beu.

Në Shkozë dhe në Dushakarak; qeveria e Ismail Qemalit kishte ngritur Qëndrën Administrative të Ushtrisë Kombëtare, me ministër Mehmet Pash Dërralla.

Ata qëndronin në dispozicion të luftës, dhe komandanti i frontit të jugut ishte; Memo Mete Brati, zv ministri i luftës Xhelal Koprëncka, Osmën Haxhiu, Hamza Isai, Çerçiz Sihati, Kanan Maze, Mane Aliu. Mis Durham, pasi vizitoi frontin e luftës në Dhëmblan, zbriti në Shkozë dhe një natë fjeti në Dushkarak, tek Mehmet Fega. Dhe gratë e shtëpisë, në Dushkarak i bënë një byrek me lakëra, dhe për ta përshëndetur sollën dhe një nuse që ishte martuar ato ditë në fshat. Dhe Mis Durham, e fotografoi me veshjen e saj, të martesës!

Në mëngjes e përcollën Mis Durham deri në qafën e Karamënit, me kuaj për në Vllahinë e Vlorës. Më 1913 gjatë dimirit, Mehmet Pash Dëralla, u kërkoi pleqësisë të fshatit edhe 9 gra që u kujdesën për të plagosurit e Janinës, në spitali i Shkozës. Dhe nga 129 të plagosur, u bën 400 të plagosur. Aty ishin në shërbim e tyre mjeksor; Doktori i famshëm Ali Mihali, Dr. Mborja. Dr. Loloçi dhe 20 infermier. Mbi të gjitha është vetë dushkaraku, që edhe Agim Jazaj, një publicist dhe poet i hershëm, ky bir i këtij vendi ka ndërtuar një libër, që i shërben këtij komuniteti për kulturën dhe historinë e vet”. Ndër ngjarjet më të rëndësishme, të vendit; shënohet dhe mbetet në faqet e historisë: Mbajtja e Kuvendit Kombëtar në Dushkarak, në Shtator të Vitit 1943, ku dhe u krijua; Këshillit Nacional Çlirimtar i Qarkut të Vlorës.

/Gazeta Panorama

TikTok jashtë funksionit në SHBA! Rrejti social mesazh përdoruesve amerikanë: Jemi me fat që Trump do të punojë me ne për një zgjidhje sapo të marrë detyrën e Presidentit

TikTok ndaloi së funksionuari në Shtetet e Bashkuara të shtunën vonë dhe u zhduk nga aplikacionet e Apple dhe Google, përpara hyrjes në fuqi të një ligji që kërkon mbylljen e rrjetit të përdorur nga 170 milionë amerikanë.

 

Presidenti i zgjedhur Donald Trump tha më herët të shtunën se “me shumë gjasa” do t’i jepte TikTok-ut edhe një afat 90 ditësh pasi të merrte detyrën të hënën, një premtim që TikTok e citoi në një njoftim të postuar për përdoruesit e këtij aplikacioni.

Rrjeti TikTok, i cili është në pronësi të ByteDance të Kinës, u tha përdoruesve që përpiqeshin të përdorin aplikacionin të shtuan vonë se “në SHBA është miratuar një ligj që ndalon TikTok-un. Fatkeqësisht, kjo do të thotë që nuk mund ta përdorni atë për momentin. Jemi me fat që Presidenti Trump ka treguar se ai do të punojë me ne për një zgjidhje për të rivendosur TikTok-un sapo ai të marrë detyrën…”.

Sipas ligjit të miratuar nga Kongresi dhe të nënshkruar nga Presidenti Joe Biden vitin e kaluar, kompanisë mëmë kineze të rrjetit TikTok i ishte dhënë një afat prej 9 muajsh që t’ia shiste degën në Shtetet e Bashkuara një blerësi të miratuar paraprakisht. Ligji i lejon gjithashtu presidentit që të bëjë një shtyrje të afatit, nëse ka filluar procesi për shitjen.

“Mendoj se do të ishte sigurisht një mundësi që do ta shqyrtonim… Shtyrja 90-ditore është diçka që me të gjitha gjasat do të ndodhë, pasi është e përshtatshme. Është e përshtatshme”, i tha Presidenti i zgjedhur Trump, drejtueses së emisionit “Meet the Press”, Kristen Welker, gjatë një interviste nëpërmjet telefonit. “Nëse vendos ta bëj këtë, ndoshta do ta njoftoj të hënën”, tha ai./VOA

S’ka më bagëti në Shqipëri, vitin e shkuar u importua 84 milionë euro mish

Vitin e shkuar u importua mish nga jashtë si kurrë më parë. Kjo, jo se shqiptarët konsumuan më tepër, por nga që në vend pati edhe më pak bagëti.

“Janë shitur bagëtitë të gjitha. Në Shqipëri nuk merret më njeri me blegtori. S’po e kuptoj se çfarë po bëhet”, shprehet kasapi Sinani.

Vlera e mishit dhe nënprodukteve të tij të blerë nga jashtë në 12 muajt e lëna pas përllogaritet në 84 milionë euro. Në raport me 2023-shin, importet u zgjeruan me 7 milionë euro apo 9.1 për qind.

“Dy janë arsyet kryesore. Së pari, largimi i banorëve nga fshati, së dyti është falimentimi i disa komplekseve blegtorale në Shqipëri”, shpjegon pedagogu Ndoc Faslia.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se më shumë se 1/3 e mishit gjatë vitit të shkuar erdhi nga Brazili. Lista e importeve pasohet nga Greqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia.

“Shqipëria nuk ka nevojë të zgjerojë kapacitetet përpunuese, por duhet të rritet prodhimi dhe standardet. Kjo bëhet duke orientuar të paktën 70% të skemës së subvencionit në sektorin blegtoral kryesisht për prodhim”, shton Faslia.

Mishi është një ndër produktet për të cilin shqiptarët po paguajnë më shtrenjtë. Në varësi të llojit, rritja luhatet nga 100 lekë tek ai i viçit e kecit, në 250 lekë te mishi i qengjit./A2

Trajneri i Leçes më në fund lavdëron Ramadanin: Ishte i fikur se ndoshta ishte i sigurt për hierarkinë, e shoh të përmirësua

Ylber Ramadani mund të shohë minutazhin e tij të rritet ndjeshëm në ndeshjet e radhës të Leçes, pasi trajneri Marko Xhampaolo, ka filluar të marrë në konsideratë mesfushorin e Kombëtares shqiptare. Ai kishte humbur vendin në formacion që kur në pankinë u ul ish-trajneri i Milanit, por ky i fundit tashmë e sheh me një sy tjetër futbollistin kuqezi.

 

Para ndeshjes ndaj Kaljarit, Xhampaolo ka vlerësuar reagimin e Ramadanit në këtë periudhë teksa ka theksuar se ndoshta fakti se mesfushori nuk ishte shfaqur në formën më të mirë, ishte sepse kishte pasur bindjen se kishte vendin të sigurt mes titullarëve.

“Në fund të ndeshjes me Empolin i bëra elozhe Ramadanit pasi është përgjigjur i gatshëm, por sidomos sepse ka punuar gjithmonë dhe në periudhën e fundit e ka parë veten duke mos luajtur, por ka reaguar në mënyrë të shkëlqyer në aspektin profesional.

Është e drejtë që të inatoset p[asi nuk luan, por ai inatin e ka katalizuar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe duhet të them se ka qenë çdo ditë aty duke punuar. Ishte më i fikur më parë… ndoshta ishte më i sigurt për disa hierarki dhe përgjigja ishte pozitive në bazë të rrugëtimit që ka bërë. Nuk kam dyshime rreth tij në krahasim me fillimin, e shoh të përmirësuar në mënyrë të ndjeshme”, tha Xhampaolo para mediave për Ramadanin.

Lidhja e oqeaneve, si u ndërtua Kanali i Panamasë! Debatet mbi pronësinë e tij

“Ne e blemë atë, paguam për të, e ndërtuam atë, dhe synojmë ta mbajmë”. Tema ishte Kanali i Panamasë, folësi ishte kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ronald Reagan, në marsin e vitit 1976.

 

Një vit më pas, megjithatë, presidenti Jimmy Carter nënshkroi marrëveshje për t’ia dorëzuar Panamasë kontrollin e rrugës vitale ujore.

Gjysmë shekulli pasi debati mbi pronësinë e tij lëkundi për herë të parë Uashingtonin, çështja është aktualizuar përsëri, teksa presidenti në ardhje i SHBA-së, Donald Trump, sinjalizoi synimin për ta rimarrë kanalin e rëndësishëm, duke pohuar se Kina “praktikisht e ka marrë atë në dorë”.

nije duke kaluar nëpër Kanalin e Panamasë, në dhjetorin e vitit 2022

Kanali aktualisht administrohet nga Panamaja, por Matthew Parker, autor i një libri për rrugën e famshme detare, thotë për Radion Evropa e Lirë se “kompanitë kineze kanë hise kontrolluese në portet në të dyja anët e Kanalit të Panamasë”.

Kjo, shprehet ai, është pjesë e një trendi më të gjerë, në të cilin Pekini “po zgjeron interesat e tij në infrastrukturën detare ndërkombëtare” në mbarë botën, përfshirë “edhe në ‘oborrin’ jugor të Shteteve të Bashkuara”.

Një tjetër pohim nga Trumpi, se Shtetet e Bashkuara kanë humbur “38.000 njerëz nga malaria” gjatë ndërtimit të kanalit, sipas Parkerit, e nënvlerëson rolin tragjik të një vendi tjetër në origjinën e rrugës detare.

Punëtorë francezë duke hapur një shtrat kanali në Panama, më 1886
Punëtorë francezë duke hapur një shtrat kanali në Panama, më 1886

Prej shekujsh, detarët kishin kërkuar një shkurtore që do ta lidhte Oqeanin Paqësor dhe atë Atlantik përmes istmit të Panamasë, për të shmangur rrugën e mundimshme përreth skajit të Amerikës jugore.

Më 1881, i frymëzuar nga suksesi i Kanalit të tij të Suezit, diplomati francez, Ferdinand de Lesseps, nisi zyrtarisht punën për ndërtimin e Kanalit të Panamasë.

Rruga do të shkurtonte për rreth 60 për qind largësinë detare ndërmjet brigjeve lindore dhe perëndimore të Amerikës.

Ferdinand de Lesseps, diplomati francez që qëndroi prapa Kanalit shumë fitimprurës të Suezit përmes Egjiptit
Ferdinand de Lesseps, diplomati francez që qëndroi prapa Kanalit shumë fitimprurës të Suezit përmes Egjiptit

De Lesseps grumbulloi ekuivalentin e miliarda dollarëve të sotëm për projektin, para të përdorura pjesërisht për të paguar gazetarë dhe politikanë për të rritur mbështetjen publike dhe për të inkurajuar investimet.

Por, plani francez për të hapur një kanal në nivel deti nëpër Panama ishte i prirë të dështonte që në nisje.

Një fotografi e rrallë që shfaq punimet e udhëhequra nga francezët për ndërtimin e Kanalit të Panamasë në vitet 1880
Një fotografi e rrallë që shfaq punimet e udhëhequra nga francezët për ndërtimin e Kanalit të Panamasë në vitet 1880

Punëtorët arritën në një istëm tropikal të kapluar nga varfëria, trazirat politike dhe sëmundjet. Në një kohë kur sëmundjet besohej se përhapeshin nga “avujt” misteriozë, fajtorët e vërtetë – mushkonjat – zbarkuan mbi ardhësit në re aq të dendura, saqë një punëtor kujtoi të ketë parë tufa “duke shuar një qiri të ndezur me trupat e tyre të djegur”.

Në kulmin vdekjeprurës të përpjekjes franceze, rreth dyzet punëtorë vdisnin çdo ditë, shumica nga ethet e verdha apo malaria.

Makineri e braktisur franceze përgjatë rrugës së kanalit, në Panama
Makineri e braktisur franceze përgjatë rrugës së kanalit, në Panama

Punëtorët e papërvojë u gjetën kryesisht në Karaibe, por kostoja njerëzore e projektit francez u ilustrua më së dhimbshmi nga historia e kryeinxhinierit të tij, Jules Dingler.

Francezi mori me vete në Panama familjen e vet dhe pa sëmundjen t’ua marrte jetën njërit pas tjetrit, vajzës së tij, të fejuarit të vajzës së tij dhe djalit të tij.

Lokomotiva të braktisura në xhunglën e Panamasë, pas dështimit të përpjekjes franceze për ndërtimin e kanalit
Lokomotiva të braktisura në xhunglën e Panamasë, pas dështimit të përpjekjes franceze për ndërtimin e kanalit

Kur kompania ndërtuese franceze përfundimisht dështoi më 1889, qindra mijëra investitorë humbën kursimet e tyre në atë që ishte një prej skandaleve më të mëdha financiare në histori.

Francezët në largim lanë prapa shumë pajisje, si dhe mbetjet mortore të rreth 20.000 punëtorëve.

Presidenti i SHBA-së, Theodore Roosevelt
Presidenti i SHBA-së, Theodore Roosevelt

Një dekadë pas katastrofës franceze në Panama, Theodore Roosevelt u zgjodh president i SHBA-së.

I nxitur nga një besim se Shtetet e Bashkuara duhet t’i dominojnë valët ekonomikisht dhe ushtarakisht, presidenti i 26-të kërkoi që SHBA-ja të vazhdojë aty ku e la Franca.

Një rrugë në Panama, në fillimin e viteve 1900
Një rrugë në Panama, në fillimin e viteve 1900

Kur negociatat për një koncesion për kanalin ndërmjet SHBA-së dhe Kolumbisë – provincë e së cilës ishte Panamaja – ngecën më 1903, revolucionarët panamezë të mbështetur nga SHBA-ja u shkëputën nga Kolumbia, teksa luftanijet amerikane qëndronin në gatishmëri larg brigjeve.

Uashingtoni njohu menjëherë shtetin e ri, ndërsa pasoi një marrëveshje për ndërtimin e një kanali nëpër Panama.

Ndërtimi i portave të kanalit në Gatun, rreth vitit 1910
Ndërtimi i portave të kanalit në Gatun, rreth vitit 1910

Në vend se të hapnin një rrugë në nivel deti nga bregu në breg, siç ishin munduar francezët, inxhinierët amerikanë zgjodhën ta përmbysnin qendrën e istmit të Panamasë, duke ndërtuar një pendë në lumin Çagres.

Një ilustrim nga fillimi i shekullit XX i rrugës së Kanalit të Panamasë
Një ilustrim nga fillimi i shekullit XX i rrugës së Kanalit të Panamasë

Liqeni artificial do të qëndronte 26 metra mbi nivelin e detit, kurse një varg zinxhirësh do t’i ngrinin anijet lart deri në liqen, e më pas do t’i zbritnin ato në nivelin e detit në skajin tjetër.

Një punëtor në Panama duke spërkatur vaj në një vend shumimi të mushkonjave
Një punëtor në Panama duke spërkatur vaj në një vend shumimi të mushkonjave

Për fatin e mirë të planifikuesve amerikanë, roli i mushkonjave në përhapjen e sëmundjeve u kuptua para se ekipet e tyre të punëtorëve të arrinin në Panama.

Përpjekje aq intensive ishin ndërmarrë për zhdukjen e mushkonjave në istëm, saqë një inxhinier pohoi se secila mushkonjë e ngordhur i kushtonte taksapaguesit amerikan 10 dollarë.

Një ekip dinamiti duke vënë mjete shpërthyese
Një ekip dinamiti duke vënë mjete shpërthyese

Përpjekjes amerikane i ndihmoi fakti se udhëhiqej nga inxhinierë që respektoheshin nga ekipet e tyre.

Ndarja racore zbatohej ndërmjet punëtorëve të papërvojë me ngjyrë, kryesisht nga Barbadosi, dhe amerikanëve të bardhë, por një dëshmitar raportonte se burrat përgjithësisht “trajtoheshin si qenie njerëzore, e jo si kafshë”.

Punët duke u kryer në Ngushticën e Kulebrës, një pjesë e vështirë e kanalit ku ndodhën rrëshqitje të shpeshta të dheut
Punët duke u kryer në Ngushticën e Kulebrës, një pjesë e vështirë e kanalit ku ndodhën rrëshqitje të shpeshta të dheut

Përpjekjeve për ngritje morali – sikurse një gazetë për punëtorët dhe organizimi i turneve të bejsbollit – burrat “iu përgjigjën duke dhënë shërbimin më të mirë që mundën”.

Rreth 5.800 punëtorë vdiqën gjatë dekadës që Shtetet e Bashkuara punuan në projektin e kanalit.

Një person duke ecur nëpër një nga portat në ndërtim e sipër
Një person duke ecur nëpër një nga portat në ndërtim e sipër

Teksa burrat hapnin rrugë nëpër Panama, vdekja vazhdonte të sulmonte punëtorët. Shumë prej tyre u vranë nga rrëshqitjet e dheut, të tjerë nga shpërthimet e dinamitit.

“Mishi i burrave shpesh fluturonte në ajër sikur zogjtë”, kujtonte një punëtor.

Ndërtimi i portave
Ndërtimi i portave

Por, puna u krye para afatit dhe sipas buxhetit të caktuar.

Në vjeshtën e vitit 1913, presidenti i SHBA-së, Woodrow Wilson, shtypi një sustë në tavolinën e tij në Uashington, e cila hodhi në erë një mur detar në Panama, rreth 3.300 kilometra larg.

Teksa uji rrodhi me shpejtësi në shtratin e kanalit, The New York Times raportoi se “ëndrra shekullore u bë realitet”.

Anija amerikane Ancon duke bërë kalimin e parë të plotë të Kanalit të Panamasë, më 15 gusht 1914
Anija amerikane Ancon duke bërë kalimin e parë të plotë të Kanalit të Panamasë, më 15 gusht 1914

Para hapjes formale të kanalit, më 15 gusht 1914, pakkush kishte marrë vesh për të.

Atë verë, vëmendja e botës ishte e përqendruar mbi Evropën dhe konfliktin e ashpër që së shpejti do të njihej si Lufta e Parë Botërore.

Trupat amerikane brenda zonës së Kanalit të Panamasë, pas hedhjes së gazit lotsjellës në drejtim të protestuesve panamezë, më 12 janar 1964
Trupat amerikane brenda zonës së Kanalit të Panamasë, pas hedhjes së gazit lotsjellës në drejtim të protestuesve panamezë, më 12 janar 1964

Dekada pas hapjes së kanalit, i cili transformoi tregtinë botërore, nisën të rriten tensionet ndërmjet amerikanëve që paguheshin mirë e që jetonin brenda zonës së kanalit nën kontrollin e SHBA-së, dhe panamezëve.

Në janarin e vitit 1964, armiqësitë e ndërsjella shpërthyen në dhunë vdekjeprurëse, pasi një flamur i Panamasë u shqye në mes të një zënke ndërmjet dy grupeve.

Një tubim në Uashington, në shtatorin e 1977-tës, kundër dorëzimit të kontrollit të Kanalit të Panamasë nga ana e SHBA-së
Një tubim në Uashington, në shtatorin e 1977-tës, kundër dorëzimit të kontrollit të Kanalit të Panamasë nga ana e SHBA-së

Incidenti i 1964-tës shtoi zërat në Uashington që kanali t’i jepej nën kontroll Panamasë.

Lëshimi kontrovers i presidentit Jimmy Carter bëri që rruga detare t’i dorëzohej vendit të Amerikës qendrore më 31 dhjetor 1999.

Punëtorët në njërën nga portat e Kanalit të Panamasë, në tetorin e 2024-tës
Punëtorët në njërën nga portat e Kanalit të Panamasë, në tetorin e 2024-tës

Historiania Julie Green, e cila ka shkruar një libër për historinë e kanalit, thotë për Radion Evropa e Lirë se çfarëdo përpjekje amerikane sot për të rimarrë kontrollin e kanalit me shumë gjasë do të çonte në një konflikt.

“E kam të vështirë ta imagjinoj kthimin e Kanalit të Panamasë në kontrollin e SHBA-së, pa një luftë kundër Panamasë”, shprehet ajo./REL

Peter Sorensen, pasardhësi i Mirosllav Lajçakut për dialogun Kosovë-Serbi! Emri i diplomatit dërgohet për miratim nga vendet e BE-së

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, ka vendosur që diplomati nga Danimarka, Peter Sorensen, të jetë përfaqësues i posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Këtë post aktualisht e mban Mirosllav Lajçak. Radio Evropa e Lirë ka mësuar nga burime diplomatike në BE se emri i Sorensenit është dërguar për miratim edhe te vendet anëtare të bllokut.

Kandidatura e tij do të jetë në rend dite në takimin e Komitetit politikë dhe të sigurisë së BE-së (PSC) ku janë përfaqësuesit e të gjitha vendeve anëtare.

Burimet diplomatike thanë se sipas praktikës nga e kaluara, konfirmimi i Sorensenit nga vendet anëtare do të jetë vetëm procedurë formale, pasi tashmë Kallas e ka zgjedhur atë si të dërguar të posaçëm për dialogun.

Përfaqësuesit e posaçëm të BE-së emërohen nga kryediplomatja e bllokut, por emërimi i tyre duhet të konfirmohet edhe nga vendet anëtare në Këshill.

Pritet që Sorensen të konfirmohet në postin e emisarit për dialog deri në fund të këtij muaji, në mënyrë që nga fillimi i shkurtit të nisë mandatin e tij.

Të dërguarit aktual, Lajçak, i skadon mandati më 31 janar. Sorensen nga Danimarka ka përvojë të gjatë diplomatike në strukturat e BE-së. Ai aktualisht është Këshilltar i lartë në Shërbimin e Veprimit të jashtëm të BE-së (EEAS) për diplomaci digjitale.

Gjatë karrierës së tij diplomatike në BE, Sorensen ka ushtruar disa detyra në Ballkanin Perëndimor. Ka shërbyer si përfaqësues i posaçëm i BE-së për Bosnje e Hercegovinë dhe shef i zyrës së BE-së në Sarajevë. Po ashtu ka qenë edhe shef i delegacionit të bllokut evropian në Shkup.

Më herët, Sorensen ka punuar si këshilltar edhe në Kosovë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa ka qenë edhe përfaqësues i posaçëm i përfaqësuesit të lartë të BE-së në Serbi. Në Ballkan, ai ka punuar edhe në misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kroaci.

Përvoja e tij nga rajoni thuhet se ka qenë edhe një prej argumenteve se pse Kaja Kallas ka vendosur që ai të jetë pasardhësi i Lajçakut.

Burimet diplomatike në BE, i thanë Radios Evropa e Lirë që Sorensen pritet të jetë vetëm i dërguar i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi dhe nuk do të ketë detyrime të tjera lidhur me Ballkanin Perëndimor, siç ka pasur paraardhësi i tij.

Gjatë mandatit gati pesëvjeçar të Lajçakut, Kosova dhe Serbia kanë arritur Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të raporteve.

Marrëveshja, e cila nuk është nënshkruar, është ligjërisht e obligueshme për palët ka thënë blloku. BE-ja ka akuzuar Kosovën dhe Serbinë për mosnisjen e zbatimit të paktit, duke thënë se kjo do të ndikojë në rrugëtimin e dy shteteve drejt integrimeve evropiane.

Dialogu për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, ka nisur më 2011. Gjatë procesit janë arritur disa marrëveshje, por pak prej tyre janë zbatuar në terren./REL

Çfarë e shkakton rënien e menjëherëshme të flokëve! Efektet e ajrit të ndotur në shëndet

Shëndeti i mirë i organizmit pa dyshim që reflektohet edhe në pamjen e jashtme të tij.

 

 

Këtu futen sigurisht flokët e shëndetshëm apo lëkura e mirë dhe e pastër.

Në ndarjen e vështirë midis flokëve dhe lëkurës së shëndetshme, në artikull do të flasim për një problem të flokëve që prek shumë persona.

Rënia e flokëve prek thuajse 85% të burrave pas të 50-tave dhe është kthyer në një problem të vazhdueshëm.

Në të gjithë botën numërohen rreth 35 milionë burra dhe 21 milionë gra të cilët vuajnë nga ndonjë sëmundje e këtij lloji.

Gjithsesi problemi i vërtetë është faktori kryesor që e ka kthyer rënien e flokëve në një shqetësim global.

Çfarë e Shkakton Rënien e Flokëve

Sipas mjekëve shumë nga shkaqet janë ende të paqarta, duke filluar që nga gjenetika, kujdesi i keq, trajtimi me produkte të forta apo medikamente.

Gjithashtu ka dhe një sërë sëmundjesh që mund të shkaktojnë si efekte anësore humbje të vazhdueshme e të menjëhershme të flokëve.

Megjithëse për përhapjen masive të këtij problemi mund të ketë një arsye specifike sipas ekspertëve.

Të dhënat për një faktor të ri ndikues, u prezantuan në Kongresin e 28-të të Akademisë Europiane të Dermatalogjisë dhe Venerologjisë.

Sipas të dhënave të publikuara çdo grimcë pluhuri, nafte apo benzine që lëshohet në ajër dhe futet në organizëm përveç shumë sëmundjesh të rrezikshme, shkaktojnë edhe humbjen e flokëve.

Ajri i ndotur, kryesisht nga nënprodhime industriale të fabrikave apo makinave, pasi futet në trup në vetëm 24 orë ul ndjeshëm nivelin e proteinës tek flokët.

Kështu rrënja bëhet më e dobët e delikate dhe flokët fillojnë të bien në mënyrë të papritur.

Konkretisht për rritjen e mirë dhe të shëndetshme të flokëve janë përgjegjëse  proteinat ciklin D1, ciklin E dhe CDK2.

Të cilat sa herë që ekspozohen ndaj ajrit të ndotur ulin sasinë e tyre të prodhimit.

Efektet e Ajrit të Ndotur në Shëndet

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, rreth 4.2 milion njerëz në të gjithë botën vdesin çdo vit si pasojë e ajrit të ndotur.

Nivelet e larta të pluhurit apo kimikateve që makinat dhe fabrikat lëshojnë çdo ditë, bëhen shumë lehtë shkaktare të zhvillimit të sëmundjeve vdekjeprurëse.

Rreth 90% e popullsisë së globit sipas OBSH jeton çdo ditë në zona me ajër dhe natyrë të ndotur.

Ndaj problemi i flokëve dhe jo vetëm është shumë shqetësues dhe aktual.

I prenë 350 rrënjë ullinj, qytetari në Lushnje: Këtu as punohet, as jetohet më

Mbi 350 rrënjë ullinj janë prerë në kodrën e Stan Karbunarës në Lushnje nga persona ende të paidentifikuar.

Ullishtja ishte mbjellë 20 vjet më parë dhe pronarët e saj kanë lajmëruar policinë për ngjarjen.

Një prej tyre thotë se është hera e dytë që problemet me pronësinë e tokës janë bërë shkak për situatën, e cila këtë herë është përshkallëzuar me dëme të mëdha.

Vlera e dëmit llogaritet mbi 30 mijë Euro.

Sipas Vasil Dufos, një prej pronarëve të ullinjve, pemët janë prerë nga katër persona natën dhe janë përdorur sharra me bateri. Duke qenë se ulinjtë janë mbjellë në majën e kodrës dhe moti ishte me shi, zhurmat nuk janë ndjerë nga askush.

“Është hera e dytë po ndjek rrugën ligjore. Unë i kam bërë të gjitha denoncimet e mia, i di kush janë se kam konflikte që më përpara, muhabet pronësie. Më erdhën, më dëmtuan këtu. Janë prerë me sharra me bateri, kanë qenë 3-4 veta. Erdhën ditën e shiut kur ishte stuhi që të mos njiheshin. Bënë dëmin dhe ikën”, tha Dufo.

Ai thotë se tokën e ka me certifikatë pronësie dhe se ullishtja ishte i vetmi burim të ardhurash për familjen e tij.

Frika se herën e tretë, autorët edhe mund ta vrasin atë për t’i marrë tokën, ka sjellë dëshpërimin më të madh në këtë familje.

“Tokën e kam me certifikatë, e kam të regjistruar, paguaj taksat. Dua që shteti të ndjekë ligjet, të bëjë punën e vet, përgjegjësit të futen para drejtësisë. Kam dyshime për emra konkretë. Pres që të vendoset ligji, të bëjë punën e vet. Policia erdhi filmoi, verifikoi, bëri matjet e veta. Presim të fillojnë hetimet. Janë ullinj 20-vjeçarë. U shkatërrua.

Unë me këtë ushqehesha, puna ime kjo ishte. Unë me këtë merrem. Po deshi shteti këto janë të verifikuara. Ça do bëj? Është hera e dytë që bëjnë këtë gjë, hera e tretë ku të vete? Ça pritet pas kësaj? E para, e dyta, e treta nuk ka më. Ata masakruan këto, jo mua. Nuk jetohet më këtu. Këtu as punohet, as jetohet më. Ti punon ai vjen të pret ullinjtë. Ka shtete, ka ligje. Ça ke me mua ik ankohu. Nuk i zgjidh dot as unë as ti, kur ka mosmarrëveshje. Nuk zgjidhen, ata thonë të vetat unë të miat. Unë them zbato ligjin, ata thonë jo ne”, tha Dufo.

10 rrënjë ullinj janë prerë edhe në një tjetër parcelë. Pronari i saj tregon se është hera e dytë që kjo i ndodh, por këtë herë kanë bërë kallëzim në polici.

Sipas tij, ullishtja nuk mund të ruhet 24 orë nga keqbërësit ndaj i kërkon shtetit të gjejë autorët.

“Jemi bashkëkufitarë bashkë me Vasilin. Edhe mua më janë dëmtuar ullinjtë. Aty ndajmë më kanë prerë gati 10 rrënjë ullinj. Tani këtë kërkoj dhe unë që para drejtësisë të vihen fajtorët, të merren masat. Unë nuk kam probleme me ndokënd. Unë nuk kam konflikt prone apo diçka të tillë me askënd.

Është hera e dytë. Herën e parë na janë prerë disa të tjerë, prapë në kufi me Vasilin. Por nga meraku se ne bëjmë kallëzime dhe ndodhin dëme të tilla, më të mëdha akoma. Mua nuk më ndodh vetëm kjo. Nuk marrin prodhimin e duhur, na i dëmtojnë me dele. Para dy vjetësh janë prerë, por janë prerë disa rrënjë të holla që mund të priteshin me dorë. Tani dëmi është më i madh”, tha Resmi Alla.

Pas prerjes se 350 rrënjëve ullinj 20-vjeçarë dy personat e dëmtuar kanë bërë kallëzim në Policinë e Lushnjes.

Ata kanë dhënë emrat e 4 personave të dyshuar, por ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga policia për ngjarjen.

Vasil Dufo i trembet gjakderdhjes, pasi një rast i ngjashëm ka ndodhur në Garunjas të Lushnjes, ku për të njëjtën pronë pretendohet nga dy familje, konflikt që përfundoi me 1 të vrarë dhe 3 të plagosur.

Pas 7 zgjedhjeve, Bullgaria ka një qeveri të re! Analiza e DW: Më në fund tym i bardhë, por a do të arrijë të luftojë korrupsionin dhe të rivendosë shtetin ligjor? Ekspertët janë skeptikë

Bullgaria më në fund ka një qeveri të re. A do të jetë ajo në gjendje të zgjidhë problemet e njohura të vendit, të luftojë korrupsionin dhe të rivendosë shtetin ligjor? Ekspertët janë skeptikë.

Më në fund tym i bardhë! Qytetarët bullgarë kanë votuar shtatë herë që nga viti 2020. Vetëm dy herë është formuar një qeveri e rregullt, e cila ka dështuar shpejt dhe në mënyrë spektakulare.

Pas zgjedhjeve të fundit në tetor 2024, të cilat edhe një herë nuk dhanë rezultate të qarta, tre parti po përpiqen të krijojnë më në fund një udhëheqje të qëndrueshme politike për shtetin anëtar të NATO-s dhe BE: GERB-ja konservatore (Lëvizja për një Bullgari Evropiane – Qytetarë për Zhvillim Evropian të Bullgarisë), e udhëhequr nga ish-kryeministri Boiko Borisov, Partia Socialiste Bullgare (PSB) dhe partia populiste “Ka një popull të tillë” (ITN). Ata mbështeten nga një pjesë e partisë së minoritetit turk “Lëvizja për të Drejta dhe Liri” (DSP).

Më 16 janar 2024, 125 deputetë të Parlamentit bullgar votuan për qeverinë e re të koalicionit dhe 114 kundër. Aleanca u formua pasi kreu i GERB, Borisov, 65 vjeç, tërhoqi kandidaturën e tij për kreun e qeverisë. Në vend të tij kryeministër u bë aleati i tij i ngushtë, avokati Rossen Sheljaskov, 56 vjeç.

A do të mbajë qeveria e re më shumë se paraardhëset e saj? Dhe a mund t’i kapërcejë ajo sfidat e mëdha me të cilat përballet vendi më i varfër në BE? Vëzhguesit politikë dyshojnë për këtë, sepse partnerët aktualë të koalicionit kanë qenë rivalë të ashpër deri vonë.

Lufta kundër korrupsionit

Paqëndrueshmëria politike në Bullgari filloi në vitin 2020, kur qindra mijëra njerëz dolën në rrugë për të protestuar kundër korrupsionit dhe klikave në gjyqësor dhe shtet. Protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Borisov, i cili në atë kohë sundonte vendin ballkanik për herë të tretë, dhe të prokurorit të përgjithshëm Ivan Geshev.

Protestuesit i akuzuan të dy politikanët se janë varur nga strukturat kriminale, veçanërisht oligarku dhe politikani Deljan Peevski. Manjati i medias u sanksionua nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar në vitin 2021 për korrupsion.

Parti të reja

Në përgjigje të protestave, u themeluan disa parti dhe aleanca partiake me një qëllim të përbashkët: eleminimin e modelit Peevski-Borisov-Geshev. Një nga këto parti të sapothemeluara ishte partia e prezantuesit, muzikantit dhe producentit televiziv Slavi Trifonov “Ka një popull të tillë” (ITN), i cili çuditërisht fitoi zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Të diplomuarit në Harvard Kiril Petkov dhe Assen Vassilev themeluan një parti tjetër të re: “Ne vazhdojmë kthesën”, e cila premtoi fund të korrupsionit dhe një të ardhme të qartë pro-evropiane për Bullgarinë, që fitoi shpejt popullaritet dhe që formoi një të ashtuquajtur qeveri reformuese në vitin 2021, së bashku me “Ka një popull të tillë”, me socialistët dhe aleancën liberale demokratike e Bullgarisë.

Megjithatë, ajo u shemb vitin që pasoi. Në atë kohë, lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe propaganda e fortë pro-ruse në Bullgari, e përhapur edhe nga partia nacionaliste-populiste “Rilindja”, shtruan sfida të reja për vendin e BE. Pas zgjedhjeve të reja, “Ne vazhdojmë kthesën” formoi një koalicion me GERB-in e Borisovit, gjë që për shumë votues përfaqësonte një tradhti ndaj idealeve dhe premtimeve të reformistëve.

Oligarku në sfond

Braktisi Shqipërinë për Greqinë, Olimpiakos e çon te ekipi i shqiptarëve në Portugali

Andrea Ndoj ka lënë grekët e Olimpiakosit dhe ka kaluar në formë huazimi te Rio Ave në Portugali.

 

Mbrojtësi i cili refuzoi Shqipërinë duke kaluar në kombëtaren greke, nuk po kalonte ditë të mira në këtë sezon dhe ka luajtur vetëm në gjashtë ndeshje.

Tashmë, deri në fund të sezonit, ai ka kaluar në kampionatin portugez, ku do të kërkojë më shumë minuta.

Në të njëjtin ekip, luan edhe shqiptari tjetër që ka zgjedhur Greqinë, Mario Vrushaj, si dhe portieri i U21 kuqezi, Anxhelo Sina, të cilët janë gjithashtu në huazim nga Olimpiakos.