30.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

Florida nën kërcënimin e uraganit, Trump anulon udhëtimin në Poloni

“Dita e Punës” nuk do të jetë ditë kremteje për Floridën, nëse uragani Dorian ndjek rrugën e parashikuar të tij.

Qendra Kombëtare e Uraganeve tha të enjten vonë se Doriani pritet të shndërrohet në uragan të madh në premten dhe do të mbetet “i rrezikshëm” përgjatë fundjavës derisa është duke thithur ujërat e ngrohta të Atlantikut.

Ai u shndërrua në uragan të kategorisë së dytë me erëra të forta që arrijnë në 165 kilometra në orë. Meteorologët parashohin që Doriani mund të godas Floridën Juglindore të hënën si uragan i kategorisë së katërt me erëra deri në 209 kilometra në orë.

Stuhitë e kategorisë së katërtë kanë fuqi të shkaktojnë dëme që ekspertët i quajnë katastrofike, si shkatërrimin e shtëpive dhe dyqaneve, copëtimin e rrugëve dhe rrëzimin e drunjve dhe linjave të energjisë.

Guvernatori Ron DeSantis e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në tërë shtetin.
Presidenti amerikan, Donald Trump, anuloi udhëtimin e planifikuar në Poloni për “t’u siguruar se të gjitha burimet federale janë të përqendruara në stuhinë e pritshme… Është shumë e rëndësishme për mua që të jem këtu”, tha presidenti Trump.

Nënpresidenti Pence në vend të presidentit Trump në Poloni
Presidenti amerikan Donald Trump, pritej të udhëtonte në Varshavë, për të marrë pjesë në shënimin e 80 vjetorit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore.

Më 1 shtator të vitit 1939 Gjermania naziste pushtoi Poloninë dhe përgjatë luftës atje u vranë 6 milionë qytetarë polakë, pjesa më e madhe hebrenj. Në ceremonitë përkujtimore më 1 shtator në Varshavë do të shkojë nënpresidenti amerikan Mike Pence.

Banorëve përgjatë bregut të Atlantikut ne Florida u është thënë që të jenë të gatshëm evakuimin e mundshëm. Ata po mbushin rezervuarët e makinave dhe po grumbullojnë rezerva ushqimore, ujë dhe pajisje emergjente.

Meteorologët presin që uragani të lëvizë drejt Bahamas veriperëndimore të shtunën.
Dorian shkaktoi disa përmbytje dhe ndërprerje të energjisë në dy ishuj të Porto Riko por nuk shkaktoi dëme të mëdha.

Tensionet SHBA-Iran dhe tentativat për bisedime

Ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif thotë se nëse Shtetet e Bashkuara duan të përfshihen në negociata, ato duhet të respektojnë marrëveshjen e 2015 që kufizoi aktivitetin bërthamor të Iranit në shkëmbim për zbutjen e sanksioneve.

Komentet e shefit të diplomacisë iraniane pasojnë pohimet e Presidentit të Shteteve të Bashkuara gjatë takimit të G-7 në Francë, se nëse ekzistojnë kushtet e përshtatshme, ai është i gatshëm për bisedime me presidentin e Iranit. Por, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Cindy Saine ekspertët thonë se ende ka pengesa serioze si në Teheran, ashtu edhe në Uashington për bisedimet e nivelit të lartë.

Gjatë një vizite në Malajzi, shefi i diplomacisë iraniane akuzoi sot Uashingtonin se është angazhuar në terrorizëm ekonomik kundër popullit iranian:

“Nuk është e mundur që ne të dialogojmë me Shtetet e Bashkuara nëse nuk ndalin këtë luftë, këtë terrorizëm ekonomik kundër popullit iranian. Ne dialoguam gjatë me Uashingtonin, arritëm marrëveshje dhe tani ata duhet të zbatojnë marrëveshjen që arritëm para se të vazhdojmë më tej bisedime”.

Zoti Zarif foli për vendimin e Presidentit Trump për t’u tërhequr nga marrëveshja ndërkombëtare e 2015 që synonte të kufizonte programin bërthamor të Iranit.

Ndërkaq, pak ditë më parë, Presidenti Donald Trump shtangu shumë veta, sidomos në Teheran, kur u përgjigj pozitivisht ndaj një pyetjeje të Presidentit Macron, duke thënë se “ka mjaft mundësi” që mund të takohet me Presidentin e Iranit, Hasan Ruhani brenda pak javësh.

Pas komentit dolën spekulime se takimi do të bëhej gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtator. I pyetur dje në Pentagon nëse kriza mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është zgjidhur, Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper u shpreh:

“Nuk kërkojmë konflikt me Iranin. Duam të angazhohemi në diplomaci me iranianët”.
Kryeministri japonez Shinzo Abe ka ofruar të veprojë si ndërmjetës mes Uashingtonit dhe Teheranit. Ministri i jashtëm iranian tha se vendi i tij nuk do acarimin e tensioneve me Uashingtonin, por shtoi:

“Ne besojmë se çdo vend duhet të jetë në gjendje të gëzojë të drejtat e tij në bazë të ligjit ndërkombëtar”.

Tensionet u acaruan pasi Shtetet e Bashkuara u tërhoqën vjet nga marrëveshja ndërkombëtare që i ofronte Iranit lehtësira në sanksione me kusht që të kufizonte programin e tij bërthamor. Administrata Trump vendosi sanksione shtesë kundër Teheranit. Ekspertët thonë se tani është momenti i përshtatshëm për një takim të nivelit të lartë mes dy vendeve.
“Një takim i tillë do të ishte një moment sizmik nëse realizohet. Por takimet nuk janë negociata, të cilat janë një proces i gjatë e kompleks,” thotë ekspertja Barbara Leaf.
Ekspertë të tjerë shprehin skepticizëm pas ballafaqimeve të fundit në ujërat ndërkombëtare:

“Mendoj se nevojitet një periudhë e gjatë qetësie, kur iranianët të mos rrëmbejnë anije në ujërat ndërkombëtare dhe kur SHBA nuk reagon me forcimin e sanksioneve,” thotë analisti i Fondacionit “Heritage”, Luke Coffey.

Disa ekspertë nënvizojnë deklaratën e zotit Ruhani se nuk kërkon thjesht një moment për prapagandë:

“Mendoj se iranianët janë shumë të shqetësuar se takimi do të jetë thjesht një moment para gazetarëve që do t’i shërbejë Presidentit Trump por nuk do të çojë në lëshime substanciale nga Shtetet e Bashkuara,” thotë analistja Dalia Dassa Kaye, e cila punon për Korporatën Rand.

Disa analistë thonë se udhëheqësit iranianë mund të jenë duke nxjerrë konkluzione nga takimet e Presidentit Trump me udhëheqësin koreano-verior, të cilat nuk kanë arritur të zgjidhin mosmarrëveshjet e vjetra për programin bërthamor të Koresë së Veriut apo të eliminojnë sanksionet ndërkombëtare.

Çfarë po ndodh? Tërhiqet Barcelona, refuzon propozimin e PSG-së për Neymarin

E përditshmja spanjolle raporton se drejtuesit e Barcelonës e kanë refuzuar ofertën e Paris Saint-Germainit për transferimin e Neymarit dhe tani kthimi i brazilianit në Camp Nou është pothuajse i pamundur.

Klubi katalonas i kishte shqyrtuar deri më tani kërkesat e klubit francez, i cili së fundi i ofroi Barcelonës t’ia japë Neymarin në shkëmbim të Ousmane Dembeles, Ivan Rakitivit, Todibos dhe një shume të konsiderueshme parash.

Këta tre lojtarë i kërkonte PSG-ja të jenë pjesë e marrëveshjen për kthimin e Neymarit në Barcelonë, pas huazimit të Philippe Coutinhos në Bayern Munich, pasi që klubi francez e vlerëson Neymarin 215 milionë euro.

Bordi drejtues i Barcelonës e shqyrtoi këtë propozimin dhe në fund i dha përgjigje negative drejtuesve të PSG-së. Kjo e bën pothuajse të pamundur arritjen e një marrëveshjeje, pasi që vetëm edhe katër ditë kanë mbetur para se të mbyllet afati kalimtar.

Një delegacion i Barcelonës raportohet se kishte qenë në kryeqytetin francez të martën për ta diskutuar një marrëveshje për Neymarin. Një marrëveshje e tillë do të duhej të kompletohet para 2 shtatorit, pasi që në këtë datë mbyllet afati kalimtar i verës.

Real Madridi ka qenë gjithashtu i interesuar për 27-vjeçarin, mirëpo mediat braziliane, franceze e spanjolle raportojnë se futbollisti e preferon kthimin në Camp Nou, përkundër që PSG-ja do të parapëlqente ta shiste atë në Real Madrid.

Neymari ende s’e ka bërë asnjë paraqitje për PSG-në këtë sezon, përderisa klubi ka hyrë në një krizë lëndimesh, pasi e humbi Kylian Mbappen dhe Edinson Cavanin qysh në fillim të sezonit.

Veliaj, leje ndërtimi luksi për oligarkët e Ramës për të ndërtuar pallat mbi pallat në zemër të kryeqytetit

• Erjon Veliaj, leje ndërtimi luksi për oligarkët e Ramës për të ndërtuar pallat mbi pallat në zemër të kryeqytetit.

• Në 4 vjet Veliaj e Rama i mashtruan shqiptarët dhe në vend të lulishteve, parqeve, apo edhe pronave legjitime të kryeqytetasve, ngritën kulla betoni.

• Bashkia e Erjon Veliajt dhe qeveria e Edi Ramës janë vënë në shërbim të oligarkëve dhe parave të pista duke dhënë leje ndërtimi për luks
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ORJOLA PAMPURI

Erjon Veliaj mashtroi qytetarët e Tiranës 4 vjet me parë duke u premtuar se asnjë leje ndërtimi nuk do të jepej nën drejtimin e bashkisë së kryeqytetit prej tij.

Duke ndjekur filozofinë e kreut të organizatës kriminale të Rilindjes, shefit të tij politik, Edi Rama, Veliaj jo vetëm që nuk e ndaloi dhënien e lejeve, por në 4 vite të drejtimit të tij, e vetmja gjë që lulëzoi ishin betoni dhe kullat.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se për të gjithë vitin 2018 janë dhënë leje me sipërfaqe prej 940 mijë metra katrorë, nga 521 mijë vitin e mëparshëm, me një rritje prej 80%.  Po sipas raportit zyrtar të INSTAT, në tremujorin e parë të këtij viti janë dhënë gjithsej për kryeqytetin 94 leje ndërtimi, me një rritje prej 44% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Trendi rritës vijoi edhe në tremujorin e dytë, ku u thye rekordi i lejeve të ndërtimit për bashkinë e kryeqytetit me 111 leje të reja.

Në 4 vjet Erjon Veliaj dhe Edi Rama i mashtruan shqiptarët dhe në vend të lulishteve, parqeve, apo edhe pronave legjitime të kryeqytetasve, ngritën kulla betoni me financime miliarda euroshe, duke krijuar një situatë katastrofike ndërtimesh në Tiranë.

Filozofia e kullave u kthye në filozofi të qeverisjes së Tiranës, duke i vendosur lejet e ndërtimit në shërbim të oligarkëve dhe parave të pista, të cilat pastrohen në themelet e betonit, siç është edhe rasti i kullave në pronën publike të Teatrit Kombëtar.

Por Erjon Veliaj dhe Edi Rama nuk po ndalen me kaq!

Prej disa ditësh në Tiranë ka lulëzuar një formë e re betonizimi me para të pista droge dhe korrupsioni.

Qytetarët e alarmuar kanë denoncuar dhjetëra raste ndërtimesh luksi, ku përfitues rezulton të jenë njerëz të pushtetit ose oligarkë të lidhur dhe përfitues me pushtetin e Rilindjes.

Kjo është pamja në një nga ndërtesat më të larta të Tiranës, Sky Tower, pronë e ish-deputetit socialist Vladimir Kosta.

Mbi këtë ndërtesë në zemër të kryeqytetit po hedh shtat një ose më shumë kate.

Ndërkohë që një qytetar i thjeshtë i Tiranës nuk ngul një gozhdë në shtëpinë e tij se përfundon në burg, oligarku i Ramës ndërton pa iu prishur fare terezia në zemër të kryeqytetit.

Nëse Erion Veliaj i ka dhënë lejen, atëherë duhet të bëjë transparencë se si një ish-deputet i Rilindjes ndërton një ndërtesë mbi ndërtesë!?

Por marrëzia me ndërtimet e luksit të pushtetarëve të Rilindjes nuk ka të ndalur.

Në këtë foto është një tjetër objekt banimi në kryeqytet ku po hedh shtat një tjetër pallat mbi pallat.

Qytetarët e alarmuar kanë denoncuar deputetin e Partisë Socialiste, Robert Bitri që po ndërton një kat shtesë në këtë objekt banimi që jo vetëm shton betonin në Tiranë, por rrezikon jetën e qindra banorëve që jetojnë në këtë objekt.

Veliaj edhe në këtë rast hesht dhe ndërsa dërgon në qeli baballarë që rregullojnë çatitë e banesave të fëmijëve të tyre, mbyll sytë ose më keq i jep leje oligarkut të radhës, që të ndërtojë një kat luksi për veten e tij.

Bashkia e Erjon Veliajt dhe qeveria e Edi Ramës janë vënë në shërbim të oligarkëve dhe parave të pista duke betonizuar Tiranën.

Erjon Veliaj dhe Edi Rama po grabisin çdo hapësirë të kryeqytetit duke e kthyer atë në kulla miliarda euroshe për oligarkët dhe anëtarët e organizatës kriminale të Rilindjes.

Partia Demokratike ka një plan të qartë për t’i dhënë fund këtij masakrimi të pronës publike dhe një program të plotë për të kthyer Tiranën dhe të gjithë Shqipërinë në rrugën e zhvillimit dhe në shinat e ligjshmërisë.

Për ta bërë këtë duhet të heqim nga themelet betonin e të keqes që është ulur sot në qeveri, Edi Ramën dhe bandën e tij të “Rilindjes”.

Me zgjedhje të lira e të ndershme, PD dhe aleatët e saj do t’u ofrojnë shqiptarëve alternativën europiane dhe dhënien fund të modelit të qeverisjes me krimin dhe oligarkët.

Kusët nuk arrestohen, të lidhur si mishi me kockën me Partinë e Krimit

Sali BERISHA

7 te vrare dhe 5 te plagosur ne gusht, por vetem dy te ndaluar per 12 te vrare dhe plagosur!! Ky eshte bilanci afer zeros i narkopolicise se Edvin Mafise, gjeneral Hashashit dhe Ardi Eskobarit.

Te dashur miq, muaji gusht pati 7 vrasje dhe 5 plagosje, pra nje bilanc vertet dramatik. Krimi goditi ku deshi dhe kur deshi ne qytetet Tirane, Durres, Vlore, Elbasan, Fier, Rreshen dhe Selenice duke deshmuar se Shqiperine, vendin me numer nder me te lartit te policeve per fryme, ai eshte dhe zoteruesi kryesor dhe i vertet i rendit.

Deshmia me flagrante e rendit ne duart e krimit ne Shqiperi qendron ne faktin se, per 12 te vrare dhe te plagosur ne muajin gusht, narkopolicia e Edvin Mafise, gjeneral Hashashit dhe Ardi Eskobarit ka ndaluar vetem 2 persona pra ne 92% te rasteve vrasesit mbeten te lire, rezultat ky afer zeros i narkouniformave te narkoshtetit.

Ky rezultat afer zeros lidhet ne te gjitha rastet me faktin se vrasesit jane banda te partise ose vrasjet i kryejne ne bashkepunim te ngushte me policine.

Keshtu, vrasja e Endrit Çeles nga Kuset e lidhur si mishi me kocken me Partine e Krimit gjer ne nivelet me te larta, u mbajt e fshehur per 8 ore nga shefi i komisariatit 2 vetem e vetem qe tu jepte mundesi vrasesve Kusi te largoheshin ne drejtim te paditur.
Po keshtu, vrasesit e biznesmenit ne Vlore shetisin te lire ne qytet madje kercenojne edhe familjen e viktimave sepse i mbrone policia.

Po keshtu, Santjago u vra nga vrases te lidhur me policine vetem se ai filloi te shoqerohej me Saimir Trafikun dhe kjo ishte e mjaftueshme qe te urdherohej eleminimi i tij.

Autori i vrasjes se fundit ne Selenice, Tesi i partise i denuar me perjete ne vendin fqinj per vrasjen e dy shtetasve italiane, pritet te kryeje i mbrojtur nga policia vrasjen e rradhes. Pra ne narkoshtetin e Edvin Mafise, gjeneral Hashashit dhe Ardi Eskobarit krimi ben ligjin dhe narkopolicia eshte ne funksion te tij!

Pse iu anulua vizita Ramës në Kanada?

Para pak ditësh, Flasshqip kumtoi një lajm për pjesëmarrjem e Kryeministrit Rama në një Forum Ekonomik që do të zhvillohet në datat 4-6 Shtator në Toronto, metropolin kanadez ku mendohet që jetojnë rreth 30,000 shqiptarë. Lajmi ishte konfirmuar nga dy burime. I pari burim, organizatorët e forumit në fjalë, ku Flasshqip u akreditua si media. I dyti, një mesazh i ambasadës shqiptare në Ottaëa, shpërndarë te një rreth i ngushtë në formë ftese për një darke me Kryeministrin Rama në datën 6 shtator.

Fotografia e Ramës u shfaq për ditë me radhë në listën e pjesmarrësve. Befas dje, fotografia është hequr nga Website i International Economic Forum of the Americas dhe një mesazh i dytë i ambasadës ka njoftuar të ftuarit për anulimin e darkës me Edi Ramën, fakte që konfirmuan kësisoj plotësisht anullimin e vizitës private të Kryeministrit shqiptar në Kanada.

 

Nuk dihen shkaqet e verteta të këtij anulimi. Arsye mund të jetë situate e rëndë politike në Shqipëri, por një nga arsyet mund të jetë edhe refuzimi i autoriteteve më të larta të Ontarios dhe Kanadasë per t’i ofruar atij një pritje të veçantë në kushtet e një vizite me ftesë të një OJQ-je private. Ajo që dihet me siguri është që marrëdhëniet me Kanadanë kanë pësuar një krisje qysh nga historia me kompaninë kanadeze “Bankers Petroleum”. Marrëveshja për mbrojtjen e Investimeve prej atij momenti ka mbetur pezull dhe nuk nënshkruhet nga Qeveria Kanadeze. Ndërkohë, kujtojmë që Kryeministri i vetëm që ka vizituar zyrtarisht Kanadanë ka qenë Berisha në vitin 2007 (pak para pranimit të Shqipërisë në NATO), ndërsa vizita e fundit zyrtare e rangut të lartë ka qenë ajo e Ministrit të Jashtëm Bushati në vitin 2015.

Lajmi për ardhjen e Ramës krijoi jo pak reagime në radhët e komunitetit shqiptar në Kanada. Burime të sigurta provojnë që një pjesë e të ftuarve nuk konfirmuan pjesëmarrjen në darken me Kryeministrin, mes të cilëve edhe disa mbajtës të titullit “Ambasador i Kombit”, akorduar nga vetë Rama. Po kështu edhe nga radhët e kryetarëve të shoqatave shqiptare apo individualitete të shquara në komunitet.
Më një gjuhë diplomatike, por kuptueshëm refuzuese, iu përgjigjën Ambasadës dhe dy anëtarët e Këshillit Koordinativ të Diasporës Adriana Bejko dhe Ardian Radovicka. Këta të fundit, kërkuan publikisht që në vend të darkës të organizohej një takim i zgjeruar me komunitetin i Kryeministrit, me prezencën e mediave. Një reagim tejet kritik ndaj Ramës ishte dhe prononcimi publik i intelektualit Endrit Mullisi, me origjinë nga Elbasani, i cili për shumë vite ka kryer dhe funksionin e Pastorit të Kishës Ungjillore Shqiptare të Torontos.

(Lista pas anulimit)
Flasshqip u informua gjithashtu që një grup pjestarësh të komunitetit shqiptar në Toronto po përgatisnin një protestë për të cilën kishin njoftuar dhe autoritetet kompetente. Protesta ishte parashikuar të mbahej në datën 5 shtator, para godinës ku do zhvillojë punimet Forumi Ekonomik, ditë në të cilën sipas konfirmimit në programin paraprak do merrte fjalen edhe Kryeministri Rama.
Ndërkohë, një grup prej 17 vetësh, emra të njohur nga e gjithe Kanadaja, i dergoi më 25 gusht një letër Presidentit të International Economic Forum of the Americas, Nicholas Rémillard, në shenjë reagimi për pjesëmarrjen e Edi Ramës në aktivitet. Letra shprehte veçanërisht shqetësimin për situatën e rëndë politike në Shqipëri. Theksojmë që ky është rasti i parë që nga radhët e diasporës shqiptaro-kanadeze reagohet në mënyrë të organizuar ndaj krizës politike shqiptare dhe personalisht ndaj përgjegjësit kryesor për këtë krizë, Kryeministrit Edi Rama.
Më poshtë dhe teksti i plotë bashkë me listen e nënshkruesve:

August 25, 2019
Nicholas Rémillard
President and Chief Executive Officer,
International Economic Forum of the Americas
Ç
Joseph Clark
President, Toronto Global Forum
About the participation of the Prime Minister of Albania to Toronto Global Forum
Nicholas Rémillard

President and Chief Executive Officer,

International Economic Forum of the Americas

Cc

Joseph Clark

President, Toronto Global Forum

About the participation of the Prime Minister of Albania to Toronto Global Forum

Dear Mr. Rémillard,

We are a group of Albanian-Canadian intellectuals and businessmen who have learned with dismay that Albanian Prime Minister Edi Rama has been invited to attend the 13th edition of Toronto Global Forum (Leading the New Economy) hosted by your highly respected organization on September 4-6, 2019.

While your activities contribute to a more just, inclusive and sustainable world, the presence, among world leaders, renowned experts and business executives, of a Prime Minister who has degraded the course of democracy in his country and plunged the country’s economy into corruption and informality, would probably be considered a questionable gesture of encouragement, a misstep that may not pair with the principles and values of your reputable forum.

We would like to draw your attention to recent information that may update the picture you already have about the situation of Albania under Mr. Rama’s government over the past 6 years.

The state of Democracy in Albania

The elections in Albania are free but rigged in a regular basis, since the day Mr. Rama seized the power. The government controls all the big media companies to such a degree that the opposition can’t get a fair hearing. The biggest German Newspaper BILD has been publishing credible evidence how Mr. Rama rigged the elections in Albania and how he and his ministers are allegedly connected and work with the organized crime. In the previous legislature, 19 MP of his caucus were individuals with criminal records. Facing the impossibility to be heard and to be elected in this fraudulent climate, the opposition does not participate in elections anymore and actually is out of the political system. Mr. Rama runs one of the most undemocratic regimes of the post-communist era in Albania – and has undermined and abused democratic institutions and procedures at every turn. Under the pretext of judicial reform, Mr. Rama has destroyed the check and balance system by abolishing the Constitutional and Supreme Courts.

He has appointed a non-consensual General Attorney, violating the articles of the Constitution on this matter. And what is happening now is that the Attorney General, a puppet of Mr. Rama, is destroying all the reasonable evidence collected by her predecessors, evidence that could seriously charge the government and its members. The country is plunged into a serious constitutional and political crisis. With the last municipal elections 99.99% won, the party of Mr. Rama has seized practically all the town halls of the country. Albania became the first country in Europe, since the fall of the wall, where a single party controls the central and local power in the mass of 100%.

Mr. Rama already has absolute power and his party has seized all powers. The President of the Republic is excluded and his decrees ignored. The opposition is too weak, outside the system and divided to pose a major threat in the near future.

Albania is a warning about what could happen when, in the name of stability, Western societies tolerate the seizure of all institutions by a major political party that is thus allowed to govern without control.

The state of Albanian Economy

The economy of Albania is in full collapse. Most people subsist mainly by emigrants’ remittances and informal money entered the country by dubious activities. Organised crime has corrupted every layer of Albanian government. There are no longer any public submissions and bidders in Albania. The major contracts are awarded to the same companies on several occasions. Through a systematic obscure and non-transparent conduct, Mr. Rama is sharing the biggest assets of public economy with a handful of friends and supporters, through the so-called Private-Public-Partnership (PPPs) schemes. Just to bring an example, a brand new company supposedly registered in Delaware in the United States just days before the award of a major contract of 240 million euros (CAN $352 million) is part of these notorious projects. After publications on a private investigative portal, it came out that the certificate of constitution was forged as well as the signature of the Delaware Secretary of State on the Corporation acts.

The economy has been in steady decline during Mr. Rama’s tenure. No new foreign investors in the last six years and the majority of foreign companies operating in Albania before 2013 are now leaving, due to the arbitrary treatment inflicted by the corrupt administration and the total absence of the justice system. Just an example as illustration: The government of Mr. Rama has recently lost an international legal battle of 140 million euros (CAN $205 million) for the benefit of a foreign investor, whose business had been suspended and the assets seized arbitrarily by the government. Corruption has undermined citizens’ trust in public institutions and hurt anyone whose lives, livelihoods or happiness depend on the integrity of people in positions of authority. 500,000 hopeless Albanians have left the country during the last 6 years of the regime of Mr. Rama and there are fears the trend will only worsen.

It is for the above reasons, we believe, that Canadian government has not been extending any invitations to the dignitaries of Albania from 2015 and has not rectified yet the Foreign Investment Protection Agreement even though the negotiations were concluded in 2013.

Being proud Albanian – Canadians residing in this Great Country, we would like to see Albania progress in the road of Democracy.

We thank you for the attention to our concerns and please accept our highest regards!

Signed by:

Mr. Hajro ÇINI M.A. Economics – Toronto

Former Director of Finance Smiths Medical

Mr. Taulant DEDJA M.P.A. – Toronto

Former Prefect of Tirana – Albania

Former Member of Parliamentary Assembly of the Council of Europe (Albania)

Editor – Flasshqip.ca Albanian Canadian Online Newspaper

Mr. Bujar LLAPAJ – Vancouver

Independent Professional Musician

Principal Conductor – West Coast Symphony Orchestra, Vancouver

Mrs. Edlira BEGEJA ÇINI – Toronto

Customer Care Manager RBC

Mr. Endrit MULLISI MSc – Toronto

Professional in the non-profit organization management and churches

Mr. Artan Gjyzel HASANI – Toronto

Albanian Canadian Writer

Mr. Mishel KOÇIU – Montréal

Motion Picture Producer & Director

Mrs. Entela KONOMI – Montréal

Artist Painter & Lawyer

Hysni MARKU – Montréal

Membre de l’Ordre des médecins vétérinaires du Québec

Ancien Président Communauté Albanaise du Québec, Montréal

Mr. Besnik REXHVELAJ – London

Mortgage Broker

Chairman – Albanian Canadian Society “Illyria”, London Ontario

Mr. Lejdi AGO – Kitchener

Financial Advisor, Former Chairman Albanian Canadian Association of Regina, Saskatchewan

Mr. Rudolf NOSI – Toronto

Project Manager

Mrs. Bela ALEKSI – Toronto

ESL Teacher

Mrs. Ira KORE – Toronto

Property Manager

Mr. Robert KORE – Toronto

Property Manager

Mr. Afrim KORBI – Toronto

Business owner

Mr. Nick NDREKA – Toronto

Business owner

Mr. Armando MOSHO – Toronto

Financial Advisor

Project Manager

/Lajmi në pronësi te Flasshqip/

Shkresa e Drejtorit të Burgjeve: Po lirohen “pa dashje” kriminelët nga burgjet!

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agimi Ismaili u ka dërguar një shkresë zyrtare të gjithë Prokurorive të rretheve ku kërkon një bashkëpunim për interest ë sigurisë publike. Shqiptarja.com ka siguruar dokumentet ku shihet edhe letra zyrtare e dërguar Prokurorive. Gjithashtu për dijeni shkresa u është dërguar edhe prokurores së Përgjithshme Arta Marku dhe ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Ismaili shkruan ndër të tjera se gjëja më shqetësuese është ajo që lidhet me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore me objekt “njohjen e ditëve të punës në masën e dënimit”. Sipas drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, prokurorët e rretheve marrin vendime në kundërshti me ligjin nr.8328 duke njohur ditët e punës dhe u zbritet nga dënimi që ata kryejnë.

Kështu Agim Ismaili ka përmendur edhe rastin e lirimit të parakoshëm të Lulzim Cakës, që u Cilësua si një veprim pa dashje. Gjithashtu para kohe janë liruar edhe të burgosur të tjerë.

“Sikurse jemi vënë në dijeni para pak kohe edhe media publikoi lajmin se nga një IEVP u lirua nga burgu pa përfunduar plotësisht ekzekutimin e vendimit penal i dënuari Lulzim Caka. Ky rast nuk është i vetmi,”-thuhet ndër të tjera në shkresë. Ismaili kërkon që të shihen me përpikmëri veprimet që kryejnë prokurorët e rretheve pasi duhen shmangur rastet e lirimit të parakohshëm duke abuzuar me llogaritjen e dënimeve.

Së fundmi janë denoncuar shumë raste të abuzimit të drejtorëve të burgjeve në lidhje me lehtësirat që u siguronin të burgosërve VIP, gjë që u solli heqjen nga detyra. Përmendim këtu pezullimin e drejtorit të burgut “313” në Tiranë Maksim Hamitajn. Ky i fundit dyshohet se favorizonte të burgosurit si Emiljano Shullazi dhe e lejonte të takohej me anëtarët e bandës

Tradita jonë e Bjeshkës ka nevojë për promovim dhe mbështetje konkrete!

Myqerem TAFAJ

Shqipëria është konsideruar një ndër vendet më të pasura në kullota natyrore malore, sepse ka aktualisht më shumë kullota natyrore (rreth 430 mijë ha) se sa tokë të kultivuar (aférsisht 400 mijë ha).

Kullotat natyrore janë një potencial i madh, gati i falur nga natyra, për zhvillimin e blegtorisë extensive, kryesisht të bagëtive të imta, por edhe të gjedhit. Madje, mbi bazën e kullotave malore, mund të zhvillohet prodhimi blegtoral ekologjik, që shquhet për produkte blegtorale (mish, qumësht, djathë, gjalpë) me cilësi të lartë (vërtetë Bio) dhe me kosto të ulët. Blegtoria shqiptare e zonës kodrinore malore është mbështetur tradicionalisht në shfrytëzimin e kullotave ose të bjeshkës, shumë e ngjashme edhe me vende të tjera të rajonit dhe më gjërë.

Forma më e zhvilluar e kësaj tradite është ajo e verimit në Bjeshkët verore, pranverore dhe të vjeshtës. Kjo formë haset sidomos në Tropojë dhe në krahinën e Lumës. Sipas kësaj tradite, në trajtën klasike të saj, gjithë familja veronte në Bjeshkë me stane, merrej me blegtori, dhe produkte e prodhuara i tregtonte, pasi kishte siguruar ushqimet shtazore të familjes për dimër. Kjo traditë është e ngjashme sidomos me atë të fermerëve në Alpet e Zvicrës, ku është zhvilluar si aktivitet shumë eficient për prodhimin e produkte blegtorale Bio, me kosto shumë konkurruese. Madje, në vitet e krizës së fundit financiare, ky sistem extensiv blegtoral, u konsiderua si një rrugë efikase, për të rritur prodhimin me kosto më të ulët dhe cilësi shumë më të lartë.

Tradita e blegtorisë extensive, të mbështetur në kullota, një potencial kaq i madh dhe i falur nga natyra, është edhe një bazë e shkëlqyer për zhvillimin e agroturizmit malor dhe kodrinor.

Por, fatkeqësisht, ky potencial i madh natyror është gati i braktisur. Bjeshkët janë gati bosh, ndërkohë që mund të ishin burim i madh mishi i cilésisë së lartë, për tregun tonë dhe për export. Banorët e këtyre zonave nuk mbështeten për të zhvilluar blegtori tradicionale. Atyre nuk u mbetet gjë tjetër vecse të braktisin këto zona për pamundësi jetese. Dhe rezultati: zonat malore të braktisura, blegtoria në zhdukje, masive kullosore të degraduara nga mos shfrytëzimi, prodhim i pamjaftueshëm sidomos mishi dhe me cmime shumë të larta.

Politikat rurale që injorojnë zhvillimin e blegtorisë dhe shfrytëzimin e këtij potenciali kaq të madh kullosor, janë jo vetëm produkt i injorancës ekonomike, por edhe klienteliste, në shërbim të importit. Shqipëria duhet të zhvilloj tregun e lirë, me import dhe export edhe të ushqimeve, por kjo nuk do të thotë të mos zhvillohet me përparësi blegtoria, për të cilën vendi ynë ka resurset më të mëdha. Për këtë mjafton të shohim përvojat e vendeve të tjera, jo vetëm Zvicra, Franca, Austria, por edhe Bullgaria, etj.

Mendoj se është shumë pozitive që Presidenti Meta takon dhe inkurajon blegtorët e talentuar lumjan në Korab apo ata në Bizë të Martaneshit. Këtë duhet të bëjë edhe qeveria, sic bëjnë qeveritarët dhe politikanët e Zvicrës apo Autrisë!

Kur do të diskutohet një program politik për zhvillimin e blegtorisë direkt me blegtorët në bjeshkë, dhe jo në sallat e konferencave të hoteleve të Tiranës, jo ne fermerët, por me tregtarët e produkteve blegtorale dhe grumbulluesit apo përpunuesit e mishit nga përtej Oqeanit?

Pse Rama po kërkon që të gjitha Drejtoreshat të jenë gra?

Nga Albana Vokshi 

Edi Rama nuk la trafikant e përdhunues femrash pa promovuar në parlament, Qeveri e Bashki. Edi Rama hoqi, duke i shantazhuar e kërcënuar edhe me jetë, gratë nga listat e kandidatëve për deputetë dhe futi trafikantët në Parlament.

Edi Rama zhyti në mjerim gratë shqiptare duke mos I dhënë asnjë mundësi punësimi. Edi Rama u shkaktoi dhimbjen e jetës 290 mijë nënave që nuk ushqejnë dot fëmijët e tyre me bukë. Edi Rama rihapi plagën e rëndë të emigrimit qindra mijëra grave që sot enden rrugëve të Europës e jetojnë si azilkërkuese në kushtet më të mjerueshme.

Edi Rama, kurrë nuk foli për dhunën në rrugë, shtëpi, administratë ndaj grave; as për mijëra gratë e dhunuara apo për 100 gratë e vrara nga dhuna në familje në 4 vitet e fundit.

Por sot, në ditën e tij më të zezë, mendoi t’i përdorë përsëri gratë, për të manipuluar e mbuluar dështimin, vjedhjen grabitjen, mashtrimin që u bëri tash 6 vjet shqiptarëve. Edi Rama po heq sot disa drejtorë burra që kanë vjedhur, abuzuar e një pjesë duhet të ishin në burg, e thotë se do vendosë gra drejtoresha.

Pa i hyrë fare çështjes ligjore, sepse ligji as nuk respektohet e as nuk zbatohet në Qeverinë e Edi Ramës, një gjë është e sigurt: edhe gratë “drejtoresha” nuk do përzgjidhen nga arsimimi, eksperienca, integriteti apo përkushtimi… Me shumë gjasa, ato do të jenë si Elisa e 5 milionë eurove në dogana, do jenë fasada e vjedhjeve dhe grabitjeve të rradhës të Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Pa larguar Edi Ramën, gratë asnjëherë nuk do të jenë të vlerësuara, të respektuara. Pa larguar Edi Ramën, e keqja thjesht mund të fshihet përkohësisht pas fasadës por sërisht do jetë aty dhe më e rëndë se më parë.#RamaIK

Helmi i ndarjes dhe përçarjes kombëtare…

Bujar NISHANI

Personi i cili u lobua, sponsorizua dhe katapultua të marrë pushtet absolut në Shqipëri kryesisht vetëm për përfshirjen në dy projektet antishqiptare, atë të shitjes së detit territorjal shqiptar jugor dhe atë të garantimit të logjistikës politike të ndarjes territorjale të Kosovës e më tej, për të orientuar një strategji afatmesme për një Shqipëri salamandër me fusha të minuara nacionalizmash shoviniste antishqiptare brenda saj, tashmë ka nisur intensifikimin e platformës shekullore shqiptarofobe të rajonalizimit të saj politik, social e shoqëror.

Deklarimi hapur dhe jetësimi i veprimit politik e institucional me të ashtuquajturin “Këshilli Rajonit i Veriut”, përbën kulmimin e një platforme politike që ky individ dhe rilindja e tij kanë përdorur si ideologji të përçarjes kombëtare dhe profitit politik mbi këtë përçarje.

Shqipëria nuk është një federatë por një Republikë unitare, madje shumë e vogël në kontekstin territorjal dhe politik për tu konsideruar e trajtuar me pjesë.

Historikisht, pavarsisht organizimit social/politik të kohës, veçanërisht gjatë pushtimeve apo sfidave kombëtare, shqiptarët kanë reaguar si një të vetëm në bashkëpunim e gjithëpërfshirje.

Malësia dhe Labëria, Dibra dhe Kolonja, Shkodra dhe Bregu, Gjakova dhe Lumi Vlorës kanë qenë vatra të ndezjes së kryengritjeve antiosmane, antisllave, antifashiste e antikomuniste, që prej shekullit XVI.

Kuvendi i Greçës dhe Kongresi i Lushnjes, Ismail Qemali dhe Isa Boletini, Hasan Prishtina dhe Sulejman Delvina, Prek Cali e Selam Musai, Sali Butka e Ded Gjo Luli, Elez Isufi e Çerçiz Topulli, Postriba dhe Zhapokika, Hysni Lepenica e Abaz Kupi e shumë e shumë të tjerë janë emblema të atij qëndrimi dhe ekzistence unitare shqiptare përpara të cilave e të cilëve del se sa i vockël është ky anarkist i kohëve moderrne me misionin për të zhbërë Shqipërinë.

Perdorimi i zhargonit, dialektit të deformuar të veriut në daljet dhe logoret publike prej tij nuk kanë qenë as për “gallate”, as batuta, as të rastësishme dhe as për të thyer monotoninë e logoresë.

Ato kanë qenë mirë të projektuara, paramenduara dhe pjesë e platformës shqiptarofobe “përça e sundo”!

Padyshim që partitë politike në kuptimin organizativ të tyre kanë strukturë kapilare në çdo lagje, fshat, qytet e zonë të vendit.

Por dizenjimi dhe adresimi i strukturave politike me konotacion krahinor është helmi i ndarjes dhe përçarjes kombëtare në interesin e përfitimit politik brenda vendit dhe shërbimit për lobim prej qarqeve shqiptarofobe.

Platforma e identifikimit, adresimit dhe sjelljes formale, jo vetëm në perceptim por dhe artikulim, të Shqipërisë dhe shqiptarëve si “veriorë” dhe “jugorë”, është një platformë e importuar në këtë vend nga akademitë albanofobe, për ta mbajtur këtë vend e komb të përçarë, të frymëzuar nga urrejtja e xhelozia në vend të fokusimit tek vlerat dhe gjenerimi i burimeve të shumta zhvilluese.

Platformë kjo që u injektua me intensitet të fortë veçanërisht pas Luftës së Dytë Botërore, e cila ishte periudha e bumit prosperues të kontinentit tonë, platformë që u adaptua si opium ideologjik gjysëm i fshehtë nga rregjimi stalinist që u vendos në Shqipëri dhe u mbajt gjallë vijimësisht si një nga detajet e poshtra të përçarjes dhe sundimit të shqiptarëve prej rregjimit.

Platformë që për fat të keq duhet të pranojmë që jo pak ja ka mbërritur të kompleksojë herë pas herë shqiptarët.

Kjo platformë e poshtër dhe antishqiptare qëndron e inkubuar dhe aktivizohet kur raporti i perceptimit skanohet si frymë virtuale makro, por kur zbret në raportin familjar e individual ajo nuk ka forcë e sot madje injorohet.

Por rreziku i aktivizimit të saj si virus kryesisht për qëllime të pushtetit politik mbahet në jetë e ushqehet vazhdimisht duke identifikuar si laboratorin e së keqes sot qeverisjen antikombëtare të “rilindsave” që nuk kanë as turpin e as cipën ta artikulojnë atë edhe në zyrat apo tryezat e ambasadave të ndryshme.

Ajo pjesë e shoqërisë, elita e saj, që e kupton fare mirë rëndësinë e unitaritetit social/politik të vendit dhe rrezikun e madh të platformës antishqiptare të copëzimit apo margjinalizimit në kuptimin rajonalist duhet të ndihen jo vetëm të turpëruar por dhe përgjegjës nominal në raport me historinë, nëse heshtin dhe nuk veprojnë në mënyrën e duhur, drejtpërdrejt e vendosmërisht.

Askush prej nesh nuk mund e nuk duhet të pranojë të na deformojnë e të na fusin në mutacion degradimi, identitetin tonë real e të shëndetshëm që kemi.

Me qenë shqiptar ! 🇦🇱