31.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

Farsa skandaloze e Ramës me Shkodrën

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho e cilëson një farsë dorëhqejne e drejtorëve të Ramës në Shkodër. “Shikoni çfarë farse në Shkodër, farsë për të qeshur por më shumë për të qarë. Shtatë drejtorë drejtorish rajonale dorëhiqen në grup nga pyjet, mjedisi, mjekësia, arsimi, posta, energjia, bujqësia. Në darkë atyre ju shtua edhe drejtori i hetimit tatimor”, shkruan Spaho.

Reagimi i plotë i Edmond Spahos

Shikoni cfare farse ne Shkoder, farse per te qeshur por me shume per te qare. Shtate drejtore drejtorish rajonale dorehiqen ne grup nga pyjet, mjedisi, mjekesia, arsimi, posta, energjia, bujqesia. Ne darke atyre ju shtua edhe drejtori i hetimit tatimor.

Kushdo qe e degjon fillon e mendon qe gjendja ne keto sektore ne Shkoder duhet te jete katastrofike. Sigurisht atje ka probleme por qe te terhiqen te gjithe ne grup eshte vertet e cuditeshme dhe fillon e germon per te mesuar shkaqet.

Dhe e dini cili eshte shkaku? Ka urdheruar Rama publikisht dje, ne mbledhjen e Kryesise te Para qe tja mbathin sepse ata nuk jane kerkund. Nuk jane kerkund jo ne fushen profesionale, por ne mbledhjen e votave per PS!

Po cfare pune ka administrata publike me votimet? Ata jane te depolitizuar, atyre ju ndalohet te marrin pjese ne aktivitete politike si drejtues institucionesh aq me teper ne aktivitete dhe fushata elektorale.

Ne te vertete nuk habitemi. Edi Rama nje nga armet e tij per te influencuar rezultatin zgjedhor ka perdorimin e administrates publike, kercenimin, trembjen e cdo punonjesi le pastaj drejtuesit e institucioneve. Ne rast se nuk arrijne objektivat zgjedhore te Rilindjes ne zgjedhjet e rradhes, ata qerohen nga puna. Ju kujtohet thirrja qe i beri policise ne zgjedhjet e pergjithshme te vitit 2017? Hiqni uniformat, tha Rama, dhe pas orarit te punes dilni e mblidhni vota per PS.

Rekomandimi i dyte, tek rekomandimet e rendesishme te raporteve te OSBE/ODIHR per zgjedhjet ne Shqiperi eshte marrja e masave urgjente per te garantuar paanshmerine e administrates publike gjate proceseve zgjedhore. Po me ke ta garantosh, te nderuar zoterinj te OSBE/ODIHR, me Edi Ramen? Ai nuk prapset ne angazhimin e krimineleve per te mbledhur vota e jo me me administraten publike qe e shikon si zgjatim te natyrshem te PS.

Mosperdorimi i administrates publike per mbledhjen e votave eshte nje nga kerkesat kryesore te opozites per te krijuar kushte per zgjedhje te lira e te ndershme dhe shembulli i Shkodres eshte rast skandaloz i cili tregon se ku eshte katandisur kjo administrate nen sundimin e Rilindjes dhe Edi Rames. Ata nuk konsederohen dhe nuk ju kerkohet llogari per sherbimin qe ju ofrojne qytetareve dhe zhvillimin e menaxhimin e sektoreve perkates por vleresohen dhe mbahen pergjegjes vetem se sa i sherbejne Rilindjes per qellime elektorale.

Rasti i Shkodres eshte nje thirrje me shume qe komuniteti nderkombetar ne Tirane te shikoje se cfare votimesh patem ne 30 Qershor, se si administrata publike me dru dhe me friken e largimit nga puna u dergua ne rrjesht te votoje dhe drejtuesit e institucioneve po largohen masivisht me arsyetimin se nuk kane arritur objektivat elektorale te Rilindjes. Hapur, pa droje, serbes sepse e shohin vehten si pronare te Shqiperise kurse administraten si skllever qe duhet te rropaten per ta.

Rasti i Shkodres eshte perqeshja e rradhes qe Rama i ben pese kerkesave baze qe BE-ja i ka vendosur Shqiperise per hapjen e negociatave. Nje prej kerkesave eshte krijimi i administrates publike, profesionale, ne sherbim te qytetareve dhe jashte ndikimeve dhe perdorimit politik.

Ne te vertete mesazhi qe Rama i dergon BE nga mbledhja e Kryesise te PS dhe nga Shkodra eshte qe nuk jam fare i shqetesuar per plotesimin e kritereve tuaja, mua me intereson qe administrata te plotesoje vetem nje kriter, ate qe te sigurojne me cdo mjet qe une te mbetem ne pushtet pavaresisht se Shqiperia shkon me vrap drejt gremines.

Raportimi në media: Pasuria marramendëse e Ramës arrin 1.5 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij, janë akuzuar shpeshherë për vjedhje në tendera, apo shpërdorim të parave të buxhetit të shtetit. Mjafton të përmendin rastet e Milot-Balldren apo Orikum Dukat, ku kostot janë jashtë normales.

Këto projekte nuk janë të vetmet, pasi ka shumë raste të tjera, ku Rama ka kënqur orekset e tij dhe të oligarkëve pranë tij. “Nova Media Albania: shkruan se Rama sot për sot është njeriu më i pasur në botën shqiptare me 1.5 bilion dollarë.

Po kjo media shkruan se Rama ka investuar shumë para jashtë Shqipërisë. Sipas “Nova Media”, Rama i ka filluar abuzimet që kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe më pas e rriti dozën kur u bë kryeministër. Në të njëjtën kohë thuhet në shkrim, se militantët janë të lumtur me 300 mijë lekëshin, ndërsa shumica e shqiptarëve jetojnë në kufijtë e skamjes.

Postimi i Nova Media Albania

Dikur ishte një piktor i dështuar, ndërsa sot është njeriu më i pasur i botës shqiptare. Pasuria e Edi Ramës llogaritet me shumë se 1.5 bilionë dollarë, shumë para janë investuar jashtë shqipërisë ne biznese si Real State dhe kompani siguracionesh.

Sipërmarja e Edi Rames është aq e madhe dhe aq e fuqishme, sa do ta kishte zili edhe bilioneri Tramp, që ju desh 70 vjet te ngrinte pasurine e tij. Pasuria e ketij paraziti medioker vjen nga abuzimet dhe vjedhjet qe ka bërë gjatë kohës që ka qënë kryetar bashkie ne Tiranë dhe me vonë u rrit me hapa galobante kur u be kryeministër.

Shqiperia ndodhet ne nje borxh të madh financiar, shqiptarët në kufijtë me te ulëta të skamjes, politika nē një qorrsokak, kurse Kadafi me konkubinat e tija jeton ëndrrën shqiptare. Qorrat militantë socialistë as nuk duan të dinë, mjafton 300 mijë lekshi që marin dhe janë të lumtur.

Ronaldo: “Pas rivalitetit duhet së paku një darkë me Messin” (Video që po bën xhiron e botës)

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka thënë se i mungon rivaliteti me Lionel Messin e Barcelonës.

Pas nëntë vjetësh te Reali, ylli portugez sezonin e shkuar kaloi te “Zonja e Vjetër”.

Në ceremoninë e sivjetme të UEFA-s ku Virgil Van Dijk mposhti Ronaldon dhe Messin për të fituar çmimin e më të mirit të vitit, portugezi dhe argjentinasi folën për rivalitetin shumëvjeçar që kishin sa Ronaldo ishte te Reali.

“E kemi ndarë skenën për 15 vjet, dhe s’di a ka ndodhur ndonjëherë në futboll. Nuk është e lehtë. Dhe sigurisht kemi raporte të mira. Akoma megjithatë s’kemi pasur një darkë, por shpresoj në të ardhmen. Sigurisht më mungon loja në Spanjë. Kishim atë rivalitet, që ishte i bukur, më shtynte përpara dhe unë atë”, ka thënë Ronaldo, ndërsa edhe Messi e quajti rivalitet të bukur përballjen e tyre disavjeçare.

Ronaldo më tej me shaka tha se, mendon të luajë akoma dhe se, “duket mirë për moshën që ka”. Ka thënë se, “ata që nuk e duan, megjithatë do ta shohin në ceremoni të tilla edhe për disa vjet”.

Portugezi sivjet nuk mori asnjë çmim në këtë ceremoni. Messi fitoi çmimin për Sulmuesin e vitit, ndërsa Van Dijk fitoi edhe çmimin për Mbrojtësin e vitit, pas atij për Futbollistin më të mirë të vitit.

Bilanc lufte, 7 të vrarë dhe 5 të plagosur në Gusht, vrasësit të lirë, policia ka kapur makinat e djegura

Eshtë një bilanc lufte ky i muajit Gusht me 7 të vrarë dhe 5 të plagosur. Akoma dhe më e rënë është fakti se policia nuk ka mundur të arrestojë asnjë prej vrasësve. Në shumicën e këtyre krimeve, komunikatat e policisë kanë qenë thuajse të njëjta.

Ata thonë se viktimat kanë qenë me precedent penalë dhe se policia ka mundur të gjejë makinëne djegur të vrasësve”. E turpshme për një polici që p[lan të parë nuk ka rendin e sigurinë e qytetarëve por vetëm protesta kundër qeverisë të qytetarëve.

Përveç plazheve, pushimeve, turistëve, selfieve, udhëtimeve në mal apo det muaji gusht i këtij viti pati edhe një anë të errët. Ndonëse jo të gjithë e kanë pasur mendjen te lajmet, por muaji më i nxehtë i këtij viti ka qenë edhe më i përgjakuri sa u takon krimeve të rënda.

Nuk kanë munguar të vrarët në aksidente apo të mbyturit në plazhe që edhe mund të parandalohen, por më e keqja është se çdo 4 ditë ka ndodhur një vrasje. Krimet e Rënda kanë pasur një shpërndarje gjeografike në të gjithë vendin, si në Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier, Elbasan deri në Mirditë.

Seria e vrasjeve do të fillonte në datën 1 gusht, ku në derën e banesës së tij në Durrës u ekzekutuaFeriz Bardhi. Ai ishte një emër i njohur për policinë, pasi ishte arrestuar në Itali për trafik droge. Disa persona e prisnin jashtë banesës dhe sapo ai ka dalë, e kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, disa persona e kanë thirrur viktimën dhe e kanë qëlluar menjëherë sapo ai ka dalë.

Dyshohet se autorët e kanë ruajtur prej kohësh 40-vjeçarin me qëllim ekzekutimin e tij. Pista kryesore e hetimeve duket se janë konfliktet për drogën, por policia po vijon hetimet dhe ende nuk ka një autor të dyshuar. Një ditë më pas, (2 gusht) krismat e armëve do të tronditnin Elbasanin.

Në qendër të qytetit ndodhi një plagosje e trefishtë me armë, por fatmirësisht pa viktima. U tha se bëhej fjalë për një grindje për motive banale, por nuk u përjashtuan edhe çështje borxhesh që ishin zgjidhur me armë. Në pranga u vu pak ditë më pas Ilirjan Bezhani, 34 vjeç, banues në Elbasan dhe është shpallur në kërkim 42-vjeçari Gent Faqja, që rezulton preson i skeduar nga policia, i dënuar më herët.

Në 4 gusht do të ishte radha e Vlorës. Në orët e pasdites do të ekzekutohej në lokalin e tij pranë plazhit, Arben Beqiri. Pas sherrit me disa të rinj ata ishin kthyer të armatosur në lokalin e Brahimajt dhe hapën zjarr ndaj tij duke e lënë të vdekur ndërsa plagosën djalin e tij, Brikelo Beqiri dhe nipi i tij Olsi Beqiri. Policia tha se i ka identifikuar autorët duke dhënë edhe inicialet e tyre, E.XH dhe Sh.L.. policia u vu në ndjekje të tyre në Pyllin e Sodës, por ma mundur dot t’i ndalë.

Mbrëmjen e 8 gushtit, në Selenicë u ekzekutua në rrugë Dilaver Tozaj, i njohur edhe me emrin Nikolla Ikonomi. 47-vjeçari u qëllua 7 herë në kokë dhe kraharor. Dyshohet se ka qenë një autor i vetëm, kjo për shkak se është qëlluar shumë afër dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke shfrytëzuar faktin që nuk kishte drita.

Viktima ishte me precedencë të mëparshëm penalë, ku në vitin 2011 Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e kanë dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim për trafik droge.

Seria e vrasjeve do të vazhdonte me mëngjesin e 12 gushtit, ku në afërsi të Fierit u gjet i vrarë me thikë në fyt dhe i hedhur në kanal 23-vjeçari Florian Selimi. Policia njoftoi se arrestoi dy autorët e dyshuar të vrajes, një 26-vjeçar dhe një 20 vjeçar. Dyshohet se ata e kanë vrarë të riun për motive të dobëta. I riu nga Tropoja kishte disa vite që jetonte në fshatin Sulaj të Fierit, fshat në të cilin banojnë edhe dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Po në të njëjtën ditë, në qendër të Rrëshenit do të ekzekutohej me armë Armando Gjini, i njohur edhe me ermin Tonin Gjini. 48-vjeçari nuk ishte një emër i panjohur i policisë. Ai ka qenë i skeduar pasi dyshohej si një nga pjesëtarët e grupit të Met Kananit, i njohur si një nga baronët e drogës. Policia u vu në ndjekje të autorëve të vrasjes, por pa mundur të bjërë në gjurmë të tyre.

Në 22 gusht vrasjet do të zhvendoseshin në Tiranë. 26-vjeçari Indrit Çelaj, që punonte si teknik kondicionerësh u qëllua me armë zjarri në kokë nga djali i pronarit të godinës ku po punonte në rrugën “Myslym Shyri”. Policia ka shpallur në kërkim dy vëllezër, djemtë e pronarit të vilës ku punonte 26-vjeçari, si autorë të dyshuar të ngjarjes. Në qeli ndodhen 4 persona të akuzuar për “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Në 27 gusht një tjetër krim do të trondiste Tiranën. Ish-polici 26-vjeçar Santiago Malko u qëllua për vdekje në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë. Autorët i kanë prerë rrugën me një furgon dhe pasi qëlluan me breshëri ndaj tij u larguan në drejtim të fshatit Ferraj ku dogjën makinën dhe humbën gjurmët. Edhe Santiago Malko ishte një person i njohur për policinë e Tiranës.

Ai ka qenë efektiv i patrullave gjatë vitit 2015-2016. Në fillim të 2016-ës ai është larguar nga policia për tu marrë me biznes. Në prill të atij viti ai pati një përplasje me vëllezërit Edmond dhe Gentian Lashi për shkak të konflikteve për bastet sportive që kontrollonin në zonë.

Malko dyshohet se ka qenë i pranishëm kur ndodhi masakra në lokalin “Monopol” në Bllok në 4 tetor 2018 ku një p[erson mbeti i vrarë dhe u plagosën 2 të tjerë. Teksa kanë mbetur edhe 3 ditë nga gushti shpresojmë që të mos raportohen ngjarje të kësaj natyre.

Van Dijk lojtari më i mirë në Europë, mposht Messin dhe Ronaldon

UEFA ka pasur tre lojtarë të nominuara për në Ligën e Kampionëve për sezonin e kaluar

Ishte Lionel Messi, Van Dijk dhe Cristiano Ronaldo ata të cilët ishin norminuar për këtë çmim.

Van Dijk ka thënë se ajo çfarë kishte ndodhur me Barcelonën ishte e pabesueshëm.

Në fund UEFA ka zgjedhur Van Dijk, personi që pati më se shumti impakt në skuadrën e Liverpool për të fituar Ligën e Kampionëve.

Drejtorët e Ramës ngulen e shkulen si kastraveca…

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili përmes një reagimi në Facebook shkruan ndër të tjera se, “drejtorët e Edi Ramës hiqen e vihen ose thënë ndryshe ngulen e shkulen si kastraveca nga shkollëpaku”.

“Drejtorët janë pra thjesht ushqim për midenë politike dhe për damllanë psikopatike të Edi Ramës”, shkruan Vasili.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit

Drejtoret ne Shkoder si kastraveca ne duart e shkollepakut!

Drejtoret e Edi Rames hiqen e vihen ose thene ndryshe ngulen e shkulen si kastraveca nga shkollepaku.

Se jane ata fajtoret qe zgjedh Edi Rama kandidate per faqe te zeze si Valdrin Pjetri.

Drejtoret jane pra thjesht ushqim per midene politike dhe per damllane psikopatike te Edi Rames.

Cfare administrate e pacipe eshte kjo?

Ku e ka pavaresine nga politika?

Po portalet e famshme te punesimit qe pataksen dynjane ku perfunduan?

Apo administrata eshte thjesht zorre qorre e Edi Rames?

Ku jane kriteret e punesimit?

Ku eshte meritokracia?

A eshte zyra e partise apo ligji dhe kriteret qe punesojne njerezit?

Objektivat ne pune dhe sherbimi ndaj qytetareve jane kriteri apo votat e mbledhura?

Ky demagog i shplare qe moçalisht vegjeton si kryeminister qelbi dynjane me propagande per gjoja administraten e “ndritur” qe do te ngrinte pasi te merrte timonin dhe tepsine.

E pame administraten e diskredituar,te korruptuar e te percudnuar te timonit dhe tepsise se kryeministrit.

Kjo administrate e Edi Rames eshte atje thjesht shami per te fshire hundet dhe gjithshka..tjeter te tij dhe ska asnje lidhje me sherbimin ndaj qytetareve.

Shkodra ishte shembulli me i qarte se si drejtoret shnderrohen ne kastraveca.

Gara e luksit në qeveri, ministrja, 3079 euro për tre ditë në Londër në hotelin “Blu Sussex”

Udhëtimet jashtë vendit për vizita pune të ministreve të arsimit Lindita Nikolla e Besa Shahini ndryshojnë, si për nga destinacioni ashtu dhe për nga shpenzimet. “Faktoje” verifikoi faturat e siguruara nga Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë.

Në datën 8 korrik të këtij viti, “Faktoje” dërgoi një kërkesë për informacion tek Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ashtu si te të gjitha ministritë dhe Këshillin e Ministrave për t’u njohur me shpenzimet e udhëtimeve të titullarit jashtë vendit.

“Faktoje” ka shqyrtuar faturat e udhëtimeve të dikasterit të Arsimit për periudhën janar 2018-qershor 2019.
Gjatë periudhës janar-dhjetor 2018, MASR është drejtuar nga Lindita Nikolla, ndërsa nga janari i 2019-s këtë detyrë e kryen Besa Shahini.

Shpenizmet e Lindita Nikollës
Për periudhën janar-nëntor 2018, Nikolla ka udhëtuar drejt Anglisë, Turqisë, Belgjikës dhe dy herë drejt Italisë për vizita pune.
Udhëtimi më i shtrenjtë nga faturat që i janë vënë në dispozicion “Faktoje” është ai drejt Londrës në Angli, ku përfshihet udhëtimi me avion, akomodimi në hotel për pesë netë dhe transporti me taksi nga aeroporti në hotel dhe anasjelltas.

Nikolla ka marrë pjesë në Forumin Botëror të Arsimit që organizohet çdo vit në Londër nga data 21-24 janar.
I gjithë ky udhëtim, vetëm për ish-ministren Nikolla ka kushtuar 3079 euro.

Bileta e avionit e klasit “Economy” (një detyrim ligjor për ministrat) është rezervuar fillimisht për datën 21 janar 2018 dhe ka kushtuar 502 euro për itinerarin Tiranë-Londër-Tiranë. Tre ditë përpara nisjes, ministria ka ndryshuar datën e udhëtimit duke e rezervuar me një ditë para (20 janar), veprim ky që ka sjellë një kosto ekstra prej 365 euro vetëm për biletën e ish-ministres.
“Faktoje” nuk ka informacion se pse erdhi ky ndryshim.

MASR ka zgjedhur hotelin me 4-yje Radisson Blu Sussex, i pozicionuar në qendër të Londrës. Një natë në këtë hotel për ministren ka kushtuar 380 euro.

Sipas faturës së sjellë nga MASR, ministria e ka rezervuar hotelin në Londër për në datën 19 janar por kujtojmë se ish-ministrja Nikolla fluturimin e kishte ndryshuar për në datën 20 janar.

Sipas faturës së sjellë nga MASR, ministria e ka rezervuar hotelin në Londër për në datën 19 janar por kujtojmë se ish-ministrja Nikolla fluturimin e kishte ndryshuar për në datën 20 janar.

Megjithatë, nëse shohim faturën e taksisë, figuron (me shkrim dore) se ish-ministrja ka mbërritur në aeroport në datën 21 dhe është kthyer në aeroport për t’u nisur drejt Tiranës me datë 25 janar, siç konfirmohet edhe nga fatura tatimore për biletën e avionit.

Nga verifikimi i të gjitha faturave të vëna në dispozicion ka një mospërputhje mes datës së mbërritjes dhe akomodimit të ministres Nikolla, ku rezulton se një ose dy netë në hotel janë paguar, por kanë shkuar dëm sepse ministrja nuk është akomoduar.
Udhëtimi me taksi nga aeroporti deri në hotel dhe anasjelltas ka kushtuar 309 euro ose pothuajse sa çmimi i një nate në hotelin e sipërpërmendur.

Ish-ministrja Nikolla ka udhëtuar për në Londër me dy anëtarë të stafit të saj, kostoja totale e biletave të avionit të të cilëve është 1680 euro. Ndërsa për shpenzimet e akomodimit të tyre nuk disponojmë të dhëna.

Për destinacionet e tjera jashtë shtetit për periudhën janar-dhjetor 2018: Romë, Parma, Izmir akomodimi në hotel varion nga 93-194 euro nata. Ndërsa për një udhëtim në qershor në Bruksel, MASR nuk ka sjellë fatura.

Nga dokumentat që kemi marrë nga MASR rezulton vetëm një urdhër shërbimi për nëntë udhëtimet e Nikollës dhe Shahinit gjatë periudhës janar 2018- qershor 2019. Urdhri i shërbimit, ashtu siç ka qenë praktikë ndër vite, është një detyrim ligjor i firmosur nga ministri që tregon arsyet dhe jep leje për dërgimin me shërbim jashtë shtetit të punonjësve të ministrisë, përfshirë titullarin.

Shpenzimet e Besa Shahinit
Gjatë ushtrimit të detyrës që prej janarit 2019 deri në qershor, ministrja aktuale e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka udhëtime vetëm brenda rajonit të Ballkanit.

Gjatë kësaj periudhë 6 mujore, Shahini ka udhëtuar gjithsej katër herë, me destinacion Bujanovcin, Beogradin dhe dy herë në Prizren.

Tre prej udhëtimeve sipas tabelës përmbledhëse që ka sjelle MASR janë pa kosto akomodimi dhe transporti. Në një nga udhëtimet në Prizren, ministrja ka shpenzuar 60 euro për akomodimin në hotelin Tiffany, i vetmi udhëtim për të cilin ministria na ka vënë në dispozicion një faturë.

Bixhozi po ringrihet me shpejtësi në mbarë vendin nga të fortët e partisë së krimit

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari që tregon se në qytetin e Lezhës bixhozi është fare hapur dhe drejtohet nga të fortët e qytetit të lidhur me socialistët në pushtet.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Bixhozi ne duart e te forteve te partise se krimit nuk preket

Ai po ringrihet me shpejtesi kudo ne mbare vendin.

Per te fortit e partise se krimit ligji nuk vepron!

Lexoni denoncimet e qytetarit dixhital! sb

Pershendetje zoti Sali Berisha! Ne Shenkolle te Lezhes jane prape keto, dhe ne Lezhe duke u drejtuar nga miqte e te forteve ne Lezhe, atyre sjau mbydhin sepse kane miq dhe jane te lidhur bashke per votime dhe interesa te tjera.

Une do shetis gjithkun ne Lezhe dhe ne njesite e tyre dhe do te dregoj foto vazhdimisht deri ne mbydhjet e tyre. Ne lezhe ke 3 dyqane te mbushura plot me lojera fati dhe tavolina pokeri, dhe ne njesine shenkoll jane 2 dyqane te tjera do nisi aksion ne cdo moment dhe cdo vend dhe cdo lajm qe te marr ndaj tyre cdo dite 1 muaj rrjesht do mbaj qendrim duke te shkruar e duke te vene ne dijeni per gjithcka te lutem shperndaje dhe anonim!

Ju lutem merrni masa per ne Shenkolle se na mbyten gjithe rrogen sic e marim ne fund te muajt ketu shkon prap se ai Erion Bracja thot 0 tolerim!? Pse valle bejne shoë ne fb dhe ne intervista perderisa ne shume vende ne Lezhe dhe njesite e tyre dhe ne Lac dhe Milot zhvidhohen pa pike problemi ky eshte tolerimi nga BRACJAAA?? Gjithsesi zoti berisha 1 muaj do rri rreshturazi duke te shkruajtur.Anonim.

 

Deklarata e fortë: Rama e ka futur në kazermë ushtarake Partinë Socialiste dhe e ka…

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, i ftuar në “News 24” tha se, vendimet e kryeministrit Rama për rastin ‘Pjetri’ në Shkodër, janë tërësisht politike dhe shkodranët nuk mund të pranojnë vendime të tilla partiake.

Sa i përket largimit të drejtorëve në Shkodër, Mustafaj tha se ç’do njeri duhet mbajtur në punë, në bazë të ligjit dhe rezultatit. Mustafaj e quajti përpjekje për përmirësim imazhi atë që po bën kryeministri Rama duke vendosur gra në pozicione drejtuese.

Ndërsa për Ditmir Bushatin i cili deklaroi mbrëmë se Partia Socialiste ka nevojë për një reformë, Mustafaj i dha të drejtë këtij të fundit.

“Kryeministri Edi Rama e ka futur në kazermë ushtarake Partinë Socialiste dhe e ka në kontroll të plotë”.

Lidhur me ate se çfarë duhet të bëjë PD-ja, Mustafaj tha se opozita duhet jo vetëm të denoncojë, gjë që e ka detyrë, por të shfaqë dhe programin, alternativën që të bëhet edhe shpresë për njerëzit. Sipas Mustafajt, ndërkombëtarët kanë shprehur shqetësime për situatën në vend, si dhe për faktin se Edi Rama ka marrë të gjitha pushtet.

“Ne kemi kryeministër krejtësisht të pandjeshëm ndaj fjalëve, opozita duhet të protestojë. Ndërkombëtarët kanë ngritur shqetësim se të gjitha pushtet janë kapur nga kryeministri. Të gjitha këto bëjnë shqetësim për aleatët e Shqipërisë. Të gjitha këto probleme mund të prodhojnë përplasje sociale”, deklaroi ai.

Librazhdi i zhytyr në korrupsion e mjerim nga tutori i Taulant Ballës, do të kthehet çdo qindarkë e grabitur nga taksat

Banore te qytetit tim, po mendoj qetesisht per arsyen e vetme qe situaten e rende te krijuar ne komitetin ekzekutiv te Librazhdit dhe kjo nga vjedhjet e medha te taksave, perfituesit (hajdutet) mos e kthejne ne sherbim te tyre si denoncim per te demtuar imazhin politike te Taulantit (mulla omari) nga Partia Demokratike, vendosa te vazhdoj me te vertetat duke instrumentalizuar problematikat qe pjesa e lefaqeneve perfitues te ndonje kocke te kthehen vetem ne qesharake dhe te urryer per komunitetin e ndershem qe per fatin e mire ketu ne Librazhd jane mbi 95 %.

Jane kryer disa punime pa standarte te cilat u shkaterruan pa mbushur 1 vitin te marra ne dorezim (fusha e sportit, rruga auto ne vije te drejte me fushen e sportit, qendra e qytetit, sistemimi i brendeshem i lagjeve 1 dhe 2) dhe kjo eshte e kuptueshme pse nuk ka cilesi, se ne destinacion shkon vetem 30% e parase te prokuruar dhe pjesa tjeter dihet tashme qe ka perfunduar ne vaskat me qumesht, bizhuteri te endrave qe dhe faraonet do i kishin zili, ne hotele me pese yje, ne kater apo pese shtepi per hajdut, investime ne HEC-e, kostume firmato dhe cigare puro mbas pilafi, me pak fjale te bejme qef sot dhe te kemi cezmen e pashtereshme neser .

Deshtaket (e mulla omarit) te zene ngusht para kesaj situate te rende kane mobilizuar,punetoret e ujesjellesit, gjelberimit, rrugeve rurale bashke me makinerite e renda dhe po bejne punime per te riparuar demet e medha qe dalin ne drite cdo dite e me shume.

Une sot do ju sjelle te ilustruar, me foto se si perdoren punetoret dhe makinerite ne varesi te komitetit ekzekutiv per te mbuluar vjedhjen e madhe qe eshte bere ne keto vepra te marra ne dorezim para nje viti (per rrugen ne vije te drejte me fushen dhe vete fushen e sportit).

Tek rruga per te cilen po denoncoj publikisht eshte care asfalti i ri dhe po rihapen kanalet e ujrave te zeza pasi po qelbet Qyteti. Une mendova se vazhdon era e rende nga mbushja e potureve te kryemafiozit rama qe doli ne mallet e dragosunjes nga populli i Librazhdit qe me guxim se lejoj te futet ne qender, por jo, e verteta eshte se qyteti u katranos nga fekalet per shkak te korrupsionit te papare ndonjeher ne historine tone.

Fusha e sportit qe u propagandua si stadium duke shpenzuar miliona per ta ndertuar (future ne xhepa) 1 vit ka qe eshte perfunduar por sot eshte katandisur si me keq.

Per keto vepra dhe te tjerat qe Dega e PD-se Librazhd do vazhdoje t’i denoncoje ne ditet ne vazhdim, propaganda e altruistit qe hipnotizon qytetaret me teori konspirative dhe dyfytyresie (fasadis) solli ne qytetin tone edhe mafiozin ortakun ne krimin ekonomik edverin i cili si nje demagog i shkelqyer foli per rilindjen urbane dhe qeverisjen e tij si fantashkence dhe e dobishme per popullin.

“Gjithashtu fliste qe qytetaret kane shpetuar nga Berisha se ai nuk dinte te vidhte por bente rruge te asfaltuara, shkolla, ujesjellesa, qendra shendetesore, subvensione, dyfishonte pensionet, rrogat dhe zhvilloi ekonomine ne teresi”.

Daullet e mulla omarit i kemi degjuar dhe bashkeqytetaret e mi e kane kuptuar melodine e tij prej nihilisti, autokrati dhe servili perballe te gjatit, por kam nje kerkese per shokun edver (e pres nje dite ne Librazhd) nuk ka nevoje per poilici e forca speciale, as per gaz lotsjelles, se e garantoj qe populli nuk do e ndale te futet ne qytet, por me nje kusht te sjelle drejtuesit e krimit ekonomik, prokurorine e cdo institucion ligjzbatues te zbardhe te verteten pse jane shkaterruar investimet pa mbushur vitin e marrjes ne dorezim?! Ne te kundert i garantoj se luginat e Dragostunjes do t’i duken lule heres tjeter dhe te jete i bindur se nuk me tremb as mua as demokratet dhe as qytetaret e lire te Librazhdit qe tashme jane ne shumise kunder 5 hajduteve qe vrane shpresen dhe boshatisen vendin nga popullsia.

Drejtesia do trokase ne deren tuaj o te babezitur dhe mos mendoni se cudia me e madhe zgjat vetem tre dit, por do zgjase deri ne marrjen e qindarkes se fundit dhe kthyer qytetareve.

Bujar VRETO
Kryetar i Degës së PD Librazhd