31.5 C
Tirana
E diel, 17 Gusht, 2025

1200 vota më shumë në kuti/ PD Roskovec kallëzon komisionerët kamikazë të PS

Partia Demokratike ka paditur anëtarët e Komisionit të Zgjedhjeve, komisionerët dhe numëruesit e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 30 qershorit në bashkinë e Roskovecit.

Me një dokument që mban datën 18 korrik, PD i ka kallëzuar penalisht ata në Prokuroinë e rrethit gjyqësor Fier për shpërdorim detyre, falsifikim të dokumenteve dhe rezultatit në zgjedhje, dëmtim të materialit zgjedhor, shkelje të fshehtësisë së votimit, kanosjes së zgjedhësit, dhe votim më shumë se një herë ose pa u identifikuar.

Deklaratë për mediat

Partia Demokratike Roskovec me autoritetin që të jep ligji, ka dorezuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, kallëzim penal për të gjithë antarët e komisioneve në qendrat e votimit të ZAZ nr.60.

Partia Demokratike Roskovec disponon të gjitha provat se procesi i votimit të zgjedhjeve monopartiake të Bashkinë Roskovec rezulton me parregullësi.

Sipas monitorimeve në terren gjatës ditës së votimit në 30 Qershor, me argumeta të plotë dhe fakte të grumbulluara, në kutitë e votimit janë hedhur më shumë fletë votimi sesa votues që kanë hyrë fizikisht në qendrat e votimit.

Majlinda Bufi edhe pse e vetme në votimet monopartiake, ka shtuar me dorën e kamikazëve të saj në komisione, vota në mënyrë fiktive. Sipas të dhënave të Partisë Demokratike Roskovec, kamikazët dhe puntorët e bashkisë së Majlindës janë hedhur në kutitë e votmit më shumë se 1200 vota në të gjitha qendrat e marra sëbashku.

Procesi i organizimit dhe administrimit të votimit të datës 30 qershor, në kundërshtim me Dekretin e Presidentit te Republikes nr.11199, date 10.6.2019 “Për shfuqizimin e Dekretit të Presidentit nr.10928, datë 5.11.2018, “Për caktimin e dates se zgjedhjeve per organet e qeverisjes vendore, perben shkelje te rende te rendit kushtetues.

Partia Demokratike Roskovec ndaj subjekteve të mësiperme ka paraqitur nje sërë faktesh të grumbulluara, për kallzimin e bërë per vepren penale të “Falsifikimit të materialeve dhe rezultateve zgjedhore”.

Partia Demokratike Roskovec shpreh besimin e plotë për veprimin në kohë dhe me profesionalizëm të Prokurorisë së rrethit gjyqësor Fier, me paanshmeri dhe korrektësi në hetimin e plotë të kësaj çështjeje për zbardhjen e të gjitha veprimeve dhe mosveprimeve, te cilat kanë sjellë si rezultat mbajtjen e një procesi votimesh monopartiake me qëllimin e vetëm të dokumentit të një rezultati “Farsë”

Prandaj duke deklaruar se në kutitë e votimit ka më shumë fletë votimi se votues, i gjithë procesi është i manipuluar dhe për rrjedhojë rezultati në Bashkinë Roskovec mbetet “Nul”.

 

Ish-deputeti zbulon pse Taulant Balla ashpërson Kodin Penal ndaj protestuesve

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu në një shënim në profilin e tij në facebook duke komentuar vendimin e sotëm të socialistëve që kërkojnë të ashpërsojnë sanksionet penale ndaj personave që protestojnë, shkruan  se këta nuk ashpërsojnë Kodin Penal ndaj Taulantit që vjedh buxhetin e shtetit, apo kundër hajdutëve të votave dhe kundër narkotrafikantëve, kjo sepse këta vrasësit, narkotrafikantët dhe hajdutët i kanë partnerë.

“Ashpërsojnë Kodin Penal kundër atyre që protestojnë sepse atë hall kanë.

Nuk ashpërsojnë Kodin Penal kundër vrasësve, kundër hajdutëve që vjedhin miliarda nga buxheti shtetit si Taulanti për shembull, kundër hajdutëve të votave apo dhe kundër narkotrafikantëve.

Sepse këta vrasësit, narkotrafikantët dhe hajdutët i kanë partnerë.

Bashkëqeverinë e kanë për këtë kategori kurse qytetari i thjeshtë dhe i ndershëm është armiku dhe duhet burgosur.

MJERË JU O TË SHKRETË RILINDAS ÇFARË FUNDI I ZI JU PRET’.

Basha reagon pas ndalimit të Daut Haradinajt në Austri: Serbia provokon Kosovën me fletarreste ndaj liderëve të saj

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas ndalimit përkohësisht nga autoritetet e Austrisë të deputetit të AAK, Daut Haradinaj. Basha shkruan në reagimin e tij se, Serbia provokon Kosoven me fletarreste ndaj liderve të saj.

Reagimi i plotë i kryetarit Basha

Me indinjatë mësova lajmin e ndalimit ne Vjenë të deputetit të Parlamentit të Kosovës z. Daut Haradinaj, një prej luftëtarëve më të spikatur të çlirimit të Kosovës, për shkak të një fletarresti nga Serbia.

Është një tallje me faktorin ndërkombetar, me institucionet europiane dhe amerikane, që ndërsa Serbia flet për marrëveshje e bisedime me Kosovën,nga ana tjetër provokon Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar duke vijuar taktikën e dështuar të lëshimit të fletarresteve.

U bëj thirrje autoriteteve të Austrise mike të refuzojne këtë taktikë konflikti në Ballkan të frymëzuar nga mendësi të vjetra që në të shkuarën hapën plagë për Ballkanin e që vënë në pikëpyetje vullnetin për të ardhmen europiane të rajonit tonë.

Situata me deputetin kosovar është sqaruar nga autoritetet vendase dhe më pas është lënë i lirë.

Paralajmërohet Rama: Teatri do mbrohet me çdo kusht! Hiq dorë sa nuk është vonë!

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ka bërë thirrje Ramës të heqë dorë menjëherë nga shembja e Teatrit Kombëtar, pas urdhërit të sotëm të Ministrisë së Kulturës për heqjen e materialeve nga ky institucion.

Këlliçi shkruan se, Teatri do të mbrohet me çdo kusht, edhe me gjak po të mundet,pa asnjë kompromis.

‘Mëngjesin e sotëm Ministria e Kulturës ka urdhëruar zbrazjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Në mënyrë të pabesë, pushteti jo-legjitim, i një minorance politike aspak përfaqësuese, hodhi sot hapin e parë për zbrazjen fizike të Teatrit Kombëtar.

Jo rastësisht Edi Rama dhe Erion Veliaj përzgjodhën muajin korrik, në prag pushimesh, me shpresën se ky gjest nuk do të vihet re nga qytetarët dhe do të kalojë ashtu siç kanë kaluar shpesh me trishtim, masakra të tjera të përditshme që po i bëhen trashëgimisë historike të kryeqytetit.

Pasi tentuan ta zhvishnin Teatrin fillimisht nga funksioni duke i hequr vjedhurazi shkronjat natën, po tinëzisht deshën ta zbrazin për t’jua bërë fakt të kryer qytetarëve shembjen e tij dhe vjedhjen e truallit publik, si celebrimi final dhe më i paturp i një pushteti arrogant dhe jolegjitim, që s’ka si të sillet ndryshe veçse si pushtues barbar me qytetarët dhe historinë.

Si pjesë e atyre qytetarëve që “pushtimin” nuk e pranojnë, ju garantoj se Teatri Kombëtar do të mbrohet me çdo kusht! Ne jemi shumë, por do të kemi nevojë në luftën tonë për të tërë ju që dini të vini interesin publik dhe qytetar, para pazarave private dhe grabitjes së truallit publik për ndërtimin e 6 kullave të Erion Veliajt.

Hiqni dorë nga kjo marrëzi, përpara se te jetë tepër vonë për ju! Teatri Kombëtar do të mbrohet me çdo kusht, me çdo sakrificë dhe pa asnjë kompromis!

Berisha nxjerr dokumentin: Rekord i zi botëror në vjedhje nga Veliaj-Fusha, 6.1 milionë euro për 610 metra boulevard!

Lajmi i ditëve të fundit se kompania ‘Fusha’ Shpk ka marrë nga Erion Veliaj edhe tenderin 6.1 milionë euro për rehabilitimin e Bulevardit ‘Zogu i Parë’, nuk ka çuditur më askënd.

As fakti se kontrata është nënshkruar më 26 qershor, pra tre ditë para kurorëzimit farsë të kryebashkiakut në zgjedhjet një partiake nuk përbën ndonjë habi.

Madje edhe fakti se në këtë kontratë të re nuk precizohen punimet që do kryhen në këtë segment rreth 610 metra të gjatë, nga sheshi ‘Skënderbej’ deri te busti i Ahmet Zogut, kaloi si një gjë e zakonshme.

Lidhur me këtë reagon edhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, e cilëson këtë një tjetër rekord të zi.

Postimi i plotë i ish kryeministrit Berisha

Rekord i zi boteror vjedhje e Lal Plehu-Ligjfusha!

40 milione euro per km standarti i hajnise Lal Plehu-Ligjfusha!

Te dashur miq, mediat informojne nje supervjedhje te Lal Plehut me famozin Fusha apo siç thirret tani nga kodin e mafies “Ligjfusha” per shkak te ligjit per teatrin qe votoi narkomazhoranca per kompanine Fusha dhe qe u hodh poshte nga Komisioni Europian.

Sipas mediave vetem per rishtrimin me pllaka te 610 m te Bulevardit Zogu i Pare, Lal Plehu dhe Ligjfusha kane vendosur te shpenzojne (ndajne se bashku) 6,1 milione euro. Sipas ketij pazari te felliqur per 1 km pllaka ne bulevard do shpenzoheshin 10 milione euro.
Specialisti i ndertimit shkruan se keto shpenzime perfaqesojne vetem 1/4 e kostos totale per ndertimin nga e para te nje km bulevard cka do te thote se ndertimi nga e para e 1 km sipas standarteve te tmerrshme te hajnise Lal Plehu-Ligjfusha do te kushtonte rreth 40 milione euro nderkohe ju rikujtoj miq se 1 km ne tunelin e Krrabes ka kushtuar 14 milion euro.

Kio eshte nje nga vjedhjet me klamoroze ne historine e ndertimeve ne bote! sv

I dashur dr po lexoj keto dite ne media per aferen me korruptive qe kam ndegjuar ndonjeher se shtrimi i plakave ne Bulevardin Zogu i pare me nje gjatesi 0,61 km pra 660 m me shumen stratosferike 6,1 milion euro.

Si inxhineri i kesaj fushe mund te ju pohoj me pergjegjesi te plote se ku çmim eshte mbi absurd stratosferik dhjetra here me i larte se sa kostoja reale e shtrimit me pllaka te Bulevardit te cilin vet Edi Rama kryetar bashkie e shtroj me pllaka te kuqerremta pak vite me pare.

Kjo vedhje klamoroze per shtrimin me pllaka te 0 ,61 km me 6,1 milion euro do te thot po te ishte 1 km do kushtonte 10 milion euro nderkoh qe kjo perben vetem 1/4 e kostos se ndertimit te nje km bulevard. Pra ndertimi nga e para e 1 km sipas ketyre çmimeve, standarteve qe jane dhjetra here me te larta se sa ato te manualeve europiane dhe nderkombetare shkone ne rreth 40 milion euro km.

Lexoni raportimin e gazetarit investigativ. sv

Bulevardi ‘Fusha’/ dhe Shkëlqimi i Lali Erit

Lajmi i ditëve të fundit se kompania ‘Fusha’ Shpk ka marrë nga Erion Veliaj edhe tenderin 6.1 milionë euro për rehabilitimin e Bulevardit ‘Zogu i Parë’, nuk ka çuditur më askënd. As fakti se kontrata është nënshkruar më 26 qershor, pra tre ditë para kurorëzimit farsë të kryebashkiakut në zgjedhjet një partiake nuk përbën ndonjë habi. Madje edhe fakti se në këtë kontratë të re nuk precizohen punimet që do kryhen në këtë segment rreth 610 metra të gjatë, nga sheshi ‘Skënderbej’ deri te busti i Ahmet Zogut, kaloi si një gjë e zakonshme.

?
Sepse tashmë është bërë normale që Lali dhe Shkëlqimi të shkëmbejnë favore me njëri tjetrin. Natyrisht kompania Fusha ShPK është një kliente e rregullt e gjithë rilindjes e imponuar aty prej Edi Ramës. Ajo ka përfituar afro 90 milionë euro para publike duke akaparuar për vete, përpos projekteve të mëdha e të njohura si sheshi Skënderbej apo 6 kullat në tokë shtetërore pas Teatrit Kombëtar edhe rikonstruktimin e bulevardit të Vlorës, sheshin para portit në Durrës, restaurimin e Ministrisë së Brendshme, pyllëzimin e Kodrës së Currilave, ndërtimin e shëtitores së Himarës, ndërtime shkollash, rehabilitime universitetesh e pa fund punë publike.

?
?Ajo që bie në sy në gjithë këtë shllafari është se punët publike kompania e Shkëlqim Demir Fushës i merr në mënyrë abuzive: ose pa zhvilluar fare garë apo tender sipas procedurës së njohur “me negocim, pa shpallje”, ose me “gara” ku është konkurent i vetëm, ose edhe më tej me fitore aty ku jep çmimin më të lartë.

Tabela e mëposhtme tregon të gjithë paratë publike që ka fituar Fusha ShPK deri në korrikun e një viti më parë ku vihet re kjo praktikë

Natyrisht të njëjtën rrugë ka ndjekur edhe njeriu u palodhur i punës Erion Veliaj. Që nga dita kur kryeson Bashkinë e Tiranës ai është treguar zemërgjerë me plot 43 kontarta për mikun e tij Shkëlqim. Edhe këtu praktika vazhdon të jetë po njësoj. 1/3 e kontaratave janë të tipit me negocim pa shpallje, në të cilat rrezulton se Fusha ka talent për gjithçka edhe për të menaxhuar parkingjet edhe për të mbjellë drunj dekorativë edhe për të ndërtuar rrugë edhe për të pastruar qytetin.

Dhe megjithë kritikat e shumta bashkia e njerzve të palodhur nuk është ndalur asnjëherë. Në mars të këtij viti, përsëri pa garë, Fusha SHPK mori një tender për shërbimin e pastrimit të terminaleve të Tiranës, me fond prej 9.3 milionë lekësh. Ajo vazhdoi praktikën e zhdukjes së konkurencës të kthyer tashmë në rutinë pasi Erion Veliaj ka rrefuzuar të hapi garë edhe për tenderin e pastrimit të pjesës perëndimore të qytetit (330 milionë lekë) dhe ndërtimin e këmbëve të urës Menik (154 milionë lekë).

Prandaj askush nuk u habit kur doli lajmi i ri se qe përsëri firma Fusha që fitoi të drejtën e rikonstruktimit të bulevardit Zogu I, me një fond prej 6.1 milionë eurosh. Tani po i duket të gjithëve normale t’i ushqejmë Erionin dhe Shkëlqimin me paratë tona.

Tallja me kërcënimin “kush prek zgjedhjet nuk del 10 vjet nga Shqipëria”, anullohet ligji

Bënë një muaj fushatë me sloganin se kush prish zgjedhjet nuk del jashtë vendit… PS tërhiqet nga ligji
“Lojën” e nisi kryeministri pak ditë para nisjes së fushatës elektorale, duke deklaruar se ata që do të dhunojnë zgjedhjet do të qëndrojnë në Shqipëri për 10 vite, pa patur asnjë mundësi që të dalin jashtë vendit, qoftë këtu edhe në shtete fqinje si Kosova, Maqedonia, Greqia, Mali i Zi. etj.

Gjatë një muaji fushate elektorale, Rama e kishte kthyer në një |”formulë” shprehjen se kushdo që cënoin 30 qershorin, jo vetëm që do të burgoset, por do duhet t’I thotë mirupafshim ëndrrës për të shkuar në SHBA e BE.

Tashmë që sesionit parlamentar po i vjen fundi me seancën plenare të kësaj të enjte, gjithçka rezultoi një “lojë” nga e cila maxhoranca ka hequr dorë. Nuk do të ketë asnjë ligj.

Nga foltorja e Kuvendit, numri dy i PS-së Taulant Balla tha se amendamenti në Kodin Penal që ndalonte daljen jashtë vendit për ata që preknin zgjedhjet, do të tërhiqet për ta konsultuar edhe më gjerësisht me opozitën parlamentare.

“Amendamenti i propozuar nga zoti Bushati lidhur me penalizimin e përkohshëm deri në 10 vite, me ndalimin e udhëtimit jashtë vendit, kemi menduar që amendamenti mos të votohet sot edhe me mendimin e opozitës, dhe të jetë pjese i një diskutimi më të gjerë me ndëshkime alternative”, deklaroi kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

“Akoma s’kanë marrë garanci ata kushot e ministrit”, publikohen përgjime të reja për Tahirin

Publikohen dokumente të reja mbi dosjen “Tahiri” ku ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri akuzohet për grup të strukturuar kriminal dhe korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë.

Nis seanca për gjykimin e ish ministrit të brendshëm Sajmir Tahiri duke lënë shtigje të dukshme të hallit të dosjes. Kërkesa për gjykim nuk u lexua sepse palët ranë dakord se e dinë çfarë ka brenda. Të tjerë dokumenta në të cilat ish-ministri pretendon se janë bazë e akuzave të ngritura në ngarkim te tij, mungonin dhe Prokuroria duhet të kërkojë njëherë rrotull vetes për t’i gjetur. Drejtorët e bashkëakuzuar me shefin e tyre Jaeld Çela, Gjergj Kohila e Sokol Bode, vazhdojnë të jenë në kërkim.

Pasi u lexuan akuzat, gjykatës, avokatë e prokurorë, ranë dakord të mos lexoheshin as provat, meqë njihen të gjithë me to. Anëtarët e organizatës kriminale drejtuar nga vëllezërit Habilaj u arrestuan në tetor 2017 në Itali dhe në qershor në 2019 janë dënuar . Kërkesa e djeshme e prej 20 faqesh ka një sasi të konsiderueshme përgjimesh. Çfarë nuk u lexua dje në gjykatë, është kjo kërkesë e prokurorëve. Ndërkohë me 22 korrik prokurorët duhet të sjellin dhe shkresat e “humbura”.

/Shijaktv.al

Personat e lumtur bëjnë jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme

Lumturia vërtet se mund të jetë ilaçi më i mirë që ekziston. Sipas studimeve të reja, personat e lumtur me veten dhe mirëqenien e tyre kanë tendenca të jetojnë më gjatë dhe të jenë më të shëndetshëm.

Hulumtuesit londinezë thonë se gratë që janë në vitet e tyre të 50’ta dhe raportojnë se janë të kënaqura me jetët e tyre, kanë një pritshmëri të jetëgjatësisë prej përafërsisht 37 viteve, krahasuar me 31 vite të atyre grave që ndihen në depresion dhe të palumtura.

E njëjta gjë vlen edhe për meshkujt që janë në vitet e tyre të 50’ta – ata që ndihen të lumtur kanë një pritshmëri të jetëgjatësisë prej 33 viteve, krahasuar me 27 vite të meshkujve që jetojnë në mizeri.

Dy gjinitë që janë të lumtur me jetët e tyre kanë tendenca që kur të plaken të jenë më të kënaqur dhe të vuajnë nga më pak sëmundje kronike. Vlen të ceket se rezultatet e këtij studimi janë publikuar në revistën “JAMA Network Open”.

Sipërfaqet më të ndotura të shtëpisë tuaj

Nëse keni pyetur ndonjëherë cilat janë gjërat më të ndotura në shtëpi, kjo është përgjigjja! “Shumica e njerëzve mendojnë që sipërfaqja e guaskës së WC-së është më e ndotura, mirëpo në të vërtetë shumë më të “rrezikshme” janë sipërfaqet e tjera si p.sh. ndërprerësit e rrymës dhe drejtuesit nga distanca”.

Mirëpo, ajo që mbase është edhe më e fëlliqur janë disa nga sipërfaqet më të ndotura vërtet në kuzhinë! “Sipërfaqet në të cilat gatuhet ushqimi, siç janë dërrasa për prerje mund të kenë më së shumti baktere”, thotë thotë shkencëtarja Karen Holiman.

Dhe nuk është çështja vetëm ajo se çfarë duhet rregullisht të pastrojmë, por edhe ajo që e thithim me frymëmarrje. “Pluhuri shtëpiak gjithashtu mund të jetë “shkak për brengosje”, sepse mund të përmbajë alergjenë, polen, tenja, baktere”.

Pluhurin të cilin më së shumti e thithim, më së shumti grumbullohet në jastëk, dyshekë por edhe në perde, prandaj këto gjëra duhet pastruar sa më shpesh. Hulumtimi i organizatës globale për shëndetësi dhe siguri NSF International e konfirmon këtë.

Shkencëtarët kanë testuar 300 sipërfaqe në 22 shtëpi në mënyrë që të matin lagështinë, mykun, salmonelën, Eshceria coli dhe bakteret stafilokokë.

Këto janë dhjetë gjëra apo sipërfaqe të cilat kanë pasur më së shumti baktere (të radhitura nga gjërat më të ndotura deri te ato më pak të ndotura):

• Sfungjeri dhe leckat për larje të enëve
• Makina për larjen e enëve
• Doreza e furces së dhëmbëve
• Enët për ushqimin e kafsheve shtëpiakë

• Aparatet e kafes
• Çepi i banjës
• Lodrat e kafsheve shtëpiakë
• Sipërfaqet e punës në kuzhinë

• Sustat për aktivizimin e furrës
• Dërrasa për prerje të ushqimit

Si mund të pengojmë grumbullimin e baktereve?
Pastrimi i rregullt është me siguri hapi i parë. “Larja e shpeshtë dhe fshirja e duarve, si edhe pastrimi i rregullt i sipërfaqeve në të cilat përgatitet ushqimi ndihmojnë në kontrollimin e sasisë së baktereve në shtëpi”, thotë Haliman.

Gjithashtu, thithja e rregullt, por edhe investimi në pastruesit e ajrit, posaçërisht nëse jeni alergjikë ndaj pluhurit, gjithashtu mund të ndihmojë. Natyrisht, është e qartë që sado që të angazhoheni, shtëpia nuk mund të jetë sterile dhe gjithmonë ka pak pluhur dhe baktere, mirëpo gjithsesi rekomandohet pastrimi i rregullt.

PD Lezhë padit komisionerët dhe numëruesit e PS për manipulim të rezultatit në votimet moniste

Partia Demokratike Dega Lezhë ka paraqitur në Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, kallëzimin për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” neni 248 i Kodit penal, kryer në bashkëpunim, në ngarkim të anëtarëve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor Nr.12 dhe 13, të anëtarëve të Komisioneve të Qendrave të Votimit dhe Grupeve të Numërimit të Zonave Zgjedhore 12 dhe 13 Lezhë.

Organizimi dhe administrimi prej tyre i proçesit të votimit të datës 30 qershor, në kundërshtim me Dekretin e Presidentit Nr.11199 datë 11.6.2019 “Për shfuqizimin e Dekretit Nr.10928, datë 5.11.2018 të Presidentit të Republikës “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, përbën shkelje të rëndë të rendit kushtetutes dhe ka si qëllim cënimin e funksionimit ligjor të institucioneve.

Gjithashtu, Partia Demokratike Dega Lezhë, ndaj subjekteve të mësipërme, ka paraqitur ndër të tjera kallëzim për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve dhe rezultateve të zgjedhjeve”, neni 326 i Kodit Penal, pasi ka dyshime të arsyeshme bazuar në monitorimin e bërë nga strukturat e PD-së, referimit nga qytetarët si dhe të dhënave të publikuara zyrtarisht, se në disa Qendra Votimi në ZAZ 12 dhe 13 në Lezhë, ndër të tjera, janë kryer veprime me qëllim manipulimin e rezultatit të votimeve duke falsifikuar nënshkrimet në listat e zgjedhësve, duke cënuar fshehtësinë e votimit, apo lejuar votimin pa qenë prezent qytetarët.

“Ne besojmë se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë do të dëshmojë profesionalizëm, paanësi dhe korrektësi në hetimin e plotë dhe të gjithanshëm të kësaj çështje, për zbardhjen e të gjitha veprimeve apo mosveprimeve të cilat kanë sjellë si rezultat mbajtjen e një proçesi votimi të kundraligjshëm si dhe falsifikimin e materialeve zgjedhore me qëllim dokumentimin e një rezultati të manipuluar dhe të pavërtetë”, thuhet në këtë deklaratë.