26.5 C
Tirana
E diel, 17 Gusht, 2025

Dënohet me burgim të përjetshëm bosi i drogës “El Chapo”

Rreth një gjysmë viti pas burgosjes së bosit të drogës Joaquín “El Chapo” Guzmán, gjyqtari shpalli masën e denimit. Meksikani duhet të qendrojë në burg të përjetshëm – në rast se nuk arratiset sërish.

Denimi zyrtar përfshin burgim të përjetshëm plus 30 vjet. I dënuari nuk mund të bëjë kërkesë për lirim të parakohshëm, tha gjyqtari Brian Cogan. Përveç kësaj gjyqi i kërkoi Guzmánit të paguajë një shumë prej rreth 12.6 miliardë dollarësh (rreth 11.2 miliardë euro).

Kjo është një “përllogaritje konservatore” e shumës, që ai ka marrë nga biznesi kriminal me drogën, pati komunikuar më parë prokuroria. Ligji federal që lejon dënimin me vdekje u përjashtua paraprakisht, pas një marrëveshjeje mes SHBA-së dhe Meksikës, prej nga u ekstradua Guzmán pas arrestimit të tij.

Refuzohet një gjykim i ri
Para shpalljes së dënimit Guzmánit iu dha mundësia të thotë fjalën e tij. Ai tha, se atij i është mohuar një proces korrekt. Mbrojtësit e Guzmánit deri në fund u përpoqën pa sukses, që ta rinisnin procesin.

Sfondi ka të bëjë me një informacion mediatik, sipast të cilit anëtarët e jurisë së të betuarve gjatë procesit kishin ndjekur raportimin për të. Si rrjedhojë ata kanë pasur dijeni për hamendësimet paragjykuese, të cilat nuk mund të përdoren në proces. Megjithatë një gjyqtar e refuzoi kërkesën e mbrojtjes për një proces të ri. Sipas tij, sasia e provave kundër bosit të drogës ishte gjithsesi shokuese.

Guzmáni, që për shkak të gjatësisë së trupit 1.64 metra i ishte vënë nofka “El Chapo” (i shkurtëri), në shkurt në procesin më të madh të kryer ndonjëherë në historinë e kriminalitetit të drogës në SHBA u gjet fajtor në të dhjetë pikat e akuzës – ndër të tjera edhe për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, në prodhimin dhe shpërndarjen ndërkombëtare të drogave kokainë, heronië, metamfetaminë dhe marihuana si dhe për larje parashë e përdorim armësh zjarri.

Meksikani konsideorhet si baroni më i fuqishëm i drogës pas kolumbianit Pablo Escobar. Ai ka qenë për vite me radhë shef i kartelit famëkeq Sinaloa. Kontrabandë drogë në masë, tregti me armë dhe larje parashë kanë qenë bizneset kryesore të 62 vjeҁarit, i cili sipas dëshmitarëve ndër të tjera rekrutonte vrasës me porosi e në vrasje e tortura ka qenë edhe vet aktiv.

“El Chapo” vlerësohet prej shumë meksikanëve – një e supozuar si vajza e tij shet me emrin e tij një linjë mode.

54 dëshmitarë dëshmuan në procesin voluminoz, ndër ta ish-partnerë e bashkëpunëtorë si dhe një ish e dashura e tij. Shumica ndodhen po ashtu në burgjet e SHBA-së. Sipas dëshmive Guzmán ka urdhëruar rrëmbime e vrasje të konkurrentëve ose policëve, që nuk pranon ryshfet. Baroni i drogës ka rreth njëqind bodyguardë, që janë të pajisur me pistoleta, armë automatike, granata e madje edhe hedhës predhash.

Sipas një dëshmitari krahas shumë të tjerëve ai i ka paguar ryshfet milionësh edhe ish-prresidentit meksikan Enrique Peña Nieto. Ish-drejtuesi i kabinetit të Peña Nieto i hodhi poshtë këto akuza.

Guzmán ndodhet ndërkohë në një burg të sigurisë së lartë në Nju Jork në zonën Manhattan. Më parë ai ia ka dalë të arratiset dy herë nga burgjet meksikane: Më 2001 ai u arratis duke u futur në një kazan rrobash dhe më 2015 përmes një tuneli, që kishin hapur bashkëpunëtorët e tij deri në qelinë e tij.

Një shans të tillë ai me gjasë nuk do ta ketë në SHBA. Me shumë gjasë Guzmán do të dërgohet në një burg të sigurisë ekstreme në zonën e Rocky Mountains. Burgu “ADX Florence” në shtetin federal të Colorados për shkak të kushteve të rrepta të burgimit prej disave konsiderohet si ferri në tokë. Burgu i ndërtua më 1994, sipas Amnesty International (AI) është i specializuar për izolimin ekstrem të të burgosurve.

Kontakt me të burgosurit e tjerë, sipas AI, ata kanë vetëm dy orë në ditë gjatë kohës së “çlodhjes”, kur të burgosurit mund të bëjnë stërvitje të trupit. Ata që konsiderohen si tepër të rrezikshëm edhe gjatë këtyre ushtrimeve fizike janë të izoluar në kafazë individualë, jo më të mëdhenj se 7.50 metra katrorë.

Për kushtet e deritanishme të dënimit në një burg të Nju Jorkut Joaquín “El Chapo” Guzmán është ankuar në mënyrë të përsëritur. Ai ia doli vetëm që t’i japin një batanie më të trashë, por nuk ia plotësuan kërkesën për tamponët e veshëve për qetësi. Në pozicionimin e tij para shpalljes së vendimit bosi i drogës e cilësoi izolimin e tij në SHBA si një “torturë psikologjike, emocionale dhe mendore”.

Administrata Trump përjashton Turqinë nga programi F-35

Administrata e Presidentit Trump tha të mërkurën se Turqia nuk mund të jetë më pjesë e programit të avionëve amerikanë F-35, një deklaratë që shënon një thyerje me rëndësi në marrëdhëniet me aleatin e vjetër të NATO-s.

Shtëpia e Bardhë tha në deklaratën me shkrim se vendimi i Turqisë për të blerë sistemin rus të mbrojtjes ajrore S-400 “e bën të pamundur vazhdimin e përfshirjes së vendit në programin F-35″.

Shtëpia e Bardhë nuk tha në mënyrë të drejtpërdrejtë se Turqia do të hiqet nga programi i avionëve F-35, por Pentagoni pritet ta bëjë këtë.

Turqia prodhon komponente të shumta për avionin e tipit Stealth, i cili shitet në shumë vende të botës. Nëse Turqia largohet nga programi, siç pritet, Shtetet e Bashkuara do të duhet të gjejnë furnizues alternativë për pjesët e avionit.

“F-35-a nuk mund të bashkëjetojë me një platformë ruse të grumbullimit të informacioneve të klasifikuara që mund të përdorej për të mësuar rreth aftësive të avancuara të avionit”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, e cila i referohet sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 si një mjet me të cilin Rusia mund të marrë informacion mbi aftësitë ushtarake të SHBA.

Presidenti Donald Trump njoftoi të martën se blerja e sistemit rus S-400 nënkupton se Turqia nuk do të lejohet të blejë asnjë aeroplan F-35. Ende nuk është njoftuar nëse SHBA do të vendosë sanksione ekonomike ndaj Turqisë për vendimin e saj.

Mosmarrëveshja me Turqinë për blerjen e një sistemi rus armatimi është shenjë e një ndarjeje më të thellë midis Ankarasë dhe aleatëve dhe partnerëve të saj perëndimorë.
Turqia është ankuar se nuk iu ofruan kushte të favorshme për të blerë një sistem amerikan alternativë ndaj sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400.

Shtëpia e Bardhë, megjithatë, tha në deklaratën e saj të mërkurën se Turqia kishte shumë shanse për të blerë sistemin amerikan Patriot. “Kjo administratë ka bërë oferta të shumta për ta bërë Turqinë ndër vendet kryesore për të blerë sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot,” tha ajo.

Fjalimi i fundit i kryeministres May

Kryeministrja Theresa May kritikoi të mërkurën intolerancën dhe absolutizmin në rritje në politikën botërore, në një mesazh që shumë e shohin si të adresuar ndaj pasardhësit të saj si dhe Presidentit Donald Trump.

Kryeministrja May, e cila do të largohet nga posti brenda një jave, pas një mandati trevjeçar të dominuar nga Brexit-i, dënoi “politikën ndarëse” dhe tha: “disa po humbasin aftësinë për të mos u pajtuar pa dëmtuar pikëpamjet e të tjerëve”.

Zonja May njoftoi dorëheqjen e saj muajin e kaluar pasi Parlamenti hodhi poshtë marrëveshjen e saj të ndarjes me Bashkimin Evropian, e cila kishte për qëllim të siguronte një largim të rregullt të Britanisë nga blloku.

Plani u hodh poshtë pjesërisht nga anëtarët pro-Brexit-it të Partisë Konservatore të zonjës May, të cilët dënuan kompromiset me BE-në.

Në fjalimin e saj të fundit si udhëheqëse e vendit, zonja May dënoi politikën populiste të ‘fituesve dhe humbësve, të cilët e shohin kompromisin dhe bashkëpunimin përmes institucioneve ndërkombëtare si shenja të dobësisë, e jo të forcës’.

Ajo mbrojti bashkëpunimin ndërkombëtar dhe theksoi nevojën për të ruajtur marrëveshjen e klimës së Parisit dhe marrëveshjen ndërkombëtare bërthamore me Iranin, të cilat Presidenti Trump i ka hedhur poshtë.

Zonja May ka pasur një marrëdhënie nganjëherë të tensionuar me presidentin amerikan, i cili e ka quajtur qasjen e saj ndaj Brexit-it “naive” dhe ka thënë se ajo duhet të kishte dëgjuar këshillat e tij për të paditur BE-në.

Javën e kaluar, ambasadori britanik në Uashington dha dorëheqjen pasi presidenti Trump u përgjigj me zemërim ndaj kabllogrameve diplomatike të bëra publike ku ai e përshkruante Shtëpinë e Bardhë si “kaotike ” dhe ”jofunksionale”.

Rama, 526 milion euro mikut të tij për një vit! 328 milionë euro për 31 km rrugë, PD paralajmëron klientët oligarkë

• Edi Rama po miraton sot në parlamentin e tij ilegjitim dy koncesione me vlerë 328 milionë euro për dy rrugë me gjatësi vetëm 31 kilometra.

• Koncesionet Milot-Balldren dhe Orikum – Dukat janë pjesë e projektit kriminal “1 miliardë euro”, që po e shndërron Shqipërinë në parajsën e pastrimit të parave të pista.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI

Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e vjedhura, në bashkëpunim me krimin, po noterozon sot një tjetër grabitje të madhe të shqiptarëve për të pasuruar miqtë personalë të Edi Ramës.

Janë 328 milionë euro për dy rrugë me gjatësi vetëm 31 kilometra, afërsisht sa distanca mes Tiranës dhe Durrësit. Thënë ndryshe, me vendimin e sotëm kriminal të këtij parlamenti ilegjitim, 1 kilometër rrugë, do t’i kushtojë popullit më të varfër të Europës 10.5 milionë euro.

Kompania që përfiton pjesën e luanit, prej 258 milionë euro për 17 kilometra të rrugës fushore Milot- Balldre është ajo e Ndue dhe Agim Kolës, të njohur për lidhjet e ngushta familjare me Edi Ramën. Ndërsa kompania tjetër, Gjikuria, e koncesionit për Orikum – Dukat, njihet për numrin e madh të tenderave publikë që ka përfituar gjatë qeverisë së Edi Ramës.

Vendimi i Edi Ramës për të mos u tërhequr nga këto dy koncesione vjen pak ditë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit e klasifikoi Shqipërinë si vendi më i korrupuar në Europë për shkak të procedurave të PPP-ve dhe koncesioneve të Qeverisë së Edi Ramës. Ato u cilësuan si koncesione klienteliste, të pastudiuara dhe jo në interes të publikut.

Me koncesionin për Milot Balldre, Edi Rama thyen çdo rekord korrupsioni dhe klientelizmi. Brenda 1 viti, Edi Rama i ka dhënë familjes së mikut të tij personal, Ndue Kola, 526 milion euro ose gati 5% të Prodhimit Kombetar nëpërmjet koncesiont të sotëm dhe atij të rrugës së Arbrit, që ndërtohet nga e njëjta familje.

Koncesioni Milot-Balldren dhe Orikum – Dukat është pjesë e projektit kriminal “1 miliardë euro”, që po e shndërron Shqipërinë në parajsën e pastrimit të parave të pista, koston e së cilës e paguajnë qytetarët shqiptarë.

Partia Demokratike paralajmëron klientët oligarkë të Edi Ramës se nuk kanë për t’i marrë paratë e shqiptarëve.

Me ligjin antimafia, që do të miratohet ditët e para të ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike, çdo qindarkë që po grabitet sot, do t’u kthehet shqiptarëve. Përgjegjësit do të paguajnë me pasurinë e tyre çdo dëm që u kanë bërë financave të shtetit.

Këto koncesione janë një vjedhje masive që u bëhet qytetarëve. Prandaj, ata e refuzuan masivisht Edi Ramën, sepse kanë kuptuar që Qeveria e tij punon vetëm për t’u pasuruar duke grabitur shqiptarët.

Shqipëria e ka emergjente çlirimin nga oligarkia e krimit dhe qeveria që i shërben kësaj oligarkie kundër interesit publik.

Presidenti Meta deklaratë për mediat nga Xhafzotaj…

Presidenti i Republikës Ilir Meta nga Xhafzotaj në Durrës ka dhënë një deklaratë për mediat. Meta apeloi se duhet të përfitojmë nga momenti mjaft pozitiv që ka arritur Maqedonia e Veriut me Marrëveshjen e Prespës, dhe jo të dëmtojnë edhe shanset e tyre apo t’i shantazhojmë të tjerët, pasi për ne ka shumë rëndësi që Shqipëria të çelë negociatat, por ka shumë rëndësi që edhe Maqedonia e Veriut t’i çelë këto negociata.

“Duhet të përfitojmë nga momenti mjaft pozitiv që ka arritur Maqedonia e Veriut me Marrëveshjen e Prespës, dhe jo të dëmtojnë edhe shanset e tyre apo t’i shantazhojmë të tjerët, pasi për ne ka shumë rëndësi që Shqipëria të çelë negociatat, por ka shumë rëndësi që edhe Maqedonia e Veriut t’i çelë këto negociata.

Jo vetëm për shkak të fqinjësisë mjaft të rëndësishme. Jo vetëm për shkak të lidershipit të shkëlqyer që ka treguar si Kryeministrit Zaev, ashtu edhe Presidenti Pendarovski, por edhe për shkak të shqiptarëve që kemi në Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë qenë një faktor i jashtëzakonshëm për integrimin europian të atij vendi, por edhe për anëtarësimin e tij në NATO dhe të cilët presin një mesazh pozitiv, edhe për Maqedoninë e Veriut pasi edhe ata nuk dëshirojnë të largohen nga ai vend.

Përkundrazi, duan ta realizojnë të ardhmen si qytetarë europiane të ardhmen, edhe ata, në vendin e tyre dhe pranë familjeve të tyre”, u shpreh Presidenti Meta.

Zëri i Amerikës drejt për drejt me artistët që mbrojnë Teatrin! Budina: Ky veprim i pabesë i qeverisë nuk do të ketë sukses!

Menjëherë pasi është bërë publik lajmi, se Ministria e Kulturës nëpërmjet një urdhri ka nisur zbrazjen e godinës së Teatrit Kombëtarë dhe reagimit të ashpër të grupit të artistëve që prej më shumë se një viti janë në mbrojtje të tij, Zëri i Amerikës është futur live nga ambientet përpara godinës.

Në një prononcim për VOA, regjisori Edmond Budina i revoltuar ka deklaruar, se ky veprim i pabesë i qeverisë nuk do të ketë sukses, pasi Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe qytetarët e shumtë që e mbështesin do ta mbrojnë godinën, edhe nëse është e nevojshme përplasja fizike.

Më herët Aleanca doli edhe me një deklaratë për këtë rast.

“Sot në mëngjes, Ministria e Kulturës ka urdhëruar zbrazjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Duket se dyshja Rama-Veliaj po hedhin hapat e parë konkret për shembjen e kompleksit teatror dhe grabitjes së truallit publik.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e ka deklaruar prej kohës qëndrimin e saj të prerë në lidhje më këto hapa: Teatri nuk do të shembet! Pushtetit politik mund ti trimërojë hajdutët, por nuk ka për ti shpëtuar përgjithmonë. Teatri do mbrohet, edhe me gjak po të jetë nevoja, dhe kushdo që do guxojë të ngrejë dorën ndaj tij do të gjykohet e do të paguajë shumë shpjet pasojat e vendimeve të marra sot.

Hiqni dorë nga kjo marrëzi para se te jetë vonë për Ju!”, shkruhet në këtë njoftim të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Fakte tronditëse për Profesor Doktor Ulsiun…

Ish-deputeti i LSI, Endrit Braimllari i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 , tha se fakte tronditëse do të dalin jo vetëm për Ulsi Manjën, por edhe për persona të tjerë të “Rilindjes”.
Ndërsa theksoi se Komisioni Hetimor nuk e shkarkon dot presidentin Meta.

“Të forta, korrekte, të konsoliduara. Është diversion i Ramës që PD dhe LSI nuk janë dakord për 13 tetorin. Ne nuk kemi frikë askënd për të garuar në një proces të drejtë zgjedhor. Gjithë kjo strukturë është e kriminalizuar nga rilindja. Fakte tronditëse do të dalin jo vetëm për Ulsi Manjën, por edhe për persona të tjerë të kësaj strukture.

Komisioni Hetimor nuk e shkarkon Metën. Ulsi Manja me shokë do jenë vetë të pandehur, sepse janë kapur në përgjime. Një person që e ka kthyer Shqipërinë në një sistem të tillë kriminal është Edi Rama. Ne jemi këtu për një sistem që i shërben shqiptarëve dhe është i drejtë. Duhet të ketë dhe referendum, nëse shqiptarët kërkojnë të zgjidhet Presidenti nga populli”, tha Braimllari.

Ministrja urdhëron boshatisjen e Teatrit për ta shembur, artistët kërcënojnë Ramën dhe Veliajn

Një grup punëtorësh, me urdhër nga ministria e Kulturës kanë hequr materialet nga godina e Teatrit Kombëtar paraditen e sotme.

Reagjisori, Edmond Budina ka reaguar menjëherë pas kësaj ngjarjeje dhe deklaroi se ky është një provokim dhe shtoi se është nadluar median që të marrë plane nga brenda godinës

“Duan të vjedhin truallin dhe Teatrin Kombëtar për të pastruar paratë e pista. Por le ta ndërmarrin këtë hap dhe do ta shohin reagimin që do të marrin, ne do të jemi këtu.Dikush tha që ky urdhër ka ardhur nga ministria por nuk kemi parë një document për këtë gjë.

Është kthyer dy herë nga Presidenti i Republikës ky ligj që në mënyrë më kriminale dhe mafioze po tenton të shemb Teatrin. Kjo hipokrizi në këtë vend në këtë formë duhet të marri fund dhe qytetarët e Tiranës duhet të reagojnë dhe t’i japin përgjigje”, tha Budina per Fax News.

Aktorja Adriana Tolka u shpreh: “Unë personalisht sa më tepër këembëngulin ata, aq më tepër më shtohet urrejtja për këtë akt që po ndëermerr qeveria. Është koha të veprojmë, ata me plane konkrete ne me reagime konkrete. Mund të bëjmë gjithçka, e kemi thënë edhe më parë, do të përplasemi trup me trup me ta”.

Regjisori Kastriot Çipa, tha nga ana tjetër se procesi i shembjes së Teatrit në çdo formë ligjore është i pamundur deri në Shtator për shkak të mbylljes së sesionit parlamentar, por paralajmëroi se Teatri mund të oreket nga ndonjë “zjarr aksidental” për të cilin tha se zjarrvënësit duhett ë tregojnë kujdes pasi mund t’ju digjet edhe ndonjë banesë në Surrel.

“Shembja nuk mund të ndodh deri në Shtator, por mund të ketë një “zjarr aksidentental;” siç ndodh shpesh për zhvillimin e biznesit. Por zjarrvënësit duhet të dinë se nëse bie zjarr aksidentalisht në Teatër, mund të bie gjithandej edhe në ndonjë shtëpi në Surrel. Përvoja tregon se zjarri bie aty ku nuk ka njerëz që punojnë, kështu ka ndodhur edhe në disa qytete të tjera, kështu mund të ndodhi edhe me Teatrin Kombëtar”, tha Çipi.

Denoncimi: Policia e Llesh kimikut kërkon ndihmën e popullit për 10 milionët e grabitur nga shteti!

Një qytetar ka shprehur revoltën e tij për vonesën e Policisë së Shtetit për të hetuar grabitjen e miliona eurove në Rinas. Si një vëzhgues i hollë, qytetari, sheh me habi se si kjo Polici priti derisa të përfundonte procesi i 30 qershorit dhe pastaj, ofroi 10 mijë euro për informatorin e milionave të grabitura.

Ish-kryeministri Sali Berisha, që e ka gjetur me vend këtë shqetësim, e ka publikuar mesazhin me këtë shënim: “Akuzon narkopolicinë se po mbulon grabitjen shtetërore të shekullit në Rinas! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital”.

Përshëndetje zoti Sali Berisha. Të lutem, postoje.

Ka dy muaj që janë vjedhur lekët në barkun e avionit dhe Policia e Shtetit – pasi prishi çdo provë dhe mashtroi me dëshmitarë të rremë, Bengas, baca, baba, xhaja, kunata dokrra etj etj. u kujtua për të treguar sikur po heton çështjen tani – të kërkojë ndihmën e popullit.

Se, më përpara nuk e bënin dot, se u duheshin për zgjedhjet milionat që vodhën vet.

Po kjo është Policia jonë, se ishin duke ngrënë drekë dhe i prishej terezia në momentin kur ndodhi grabitja.

Policë në qejfin e tyre, s’e prishin terezinë dhe tani japin 10 000 € për informacion për të gjetur 10 milionë € të vjedhura nga shteti!

Kësaj i thonë të tallesh me popullin, të bësh sikur po heton ato që ke vjedhur vetë.

Rama shpërblen lëpirësin Plarent Ndreca, e bën Sekretar të Përgjithshëm të Ministrisë së Lleshit

Sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Arsimit, Plarent Ndreca, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka bere publike shkeljet ligjore te tre institucioneve te arsimit te larte privat, per te cilat atyre iu eshte hequr licensa./r/n/r/nSecretary General of the Ministry of Education, Plarent Ndreca, speaking during a press conference.

Plarent Ndreca me profesion avokat është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme. Ndreca zëvendëson në detyrë Dritan Palnikaj, i cili është emëruar Këshilltar i Kryeministrit Rama. Plarent Ndreca nuk është një emër i padëgjuar për publikun, pasi është parë shpesh në studio televizive si përfaqësues i mazhorancës. Ai ka qenë edhe Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit kur dikasteri drejtohej nga Lindita Nikolla.

Sakaq, ndër debatet e shumta në “Opinion”, kujtojmë debatin mes Çlirim Gjatës dhe Plarent Ndrecës gjatë këtij muaji, kur Gjata e akuzoi Ndrecën se ka vjedhur 800 mijë euro, sipas raportit të KLSH.

Por e verteta është se Kontrolli i Lartë i Shtetit paditi në prokurori ish-sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit në vitin 2015 për shpërdorim detyre. Ai ka qenë kryetar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në tenderin për ndërtimin e objektit “Tirana Olimpik Park”.

Plarent Ndreca dhe Embri Kollçinaku janë paditur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së Pabarazizë së pjesëmarjes në tendera apo ankande publike”. Por pas dy vitesh (në 2017) prokuroria pushoi hetimet me argumentin se nuk u gjetën elementë të vepres penale.