26.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Gusht, 2025

Meta ironizon Ramën: Po t’u duk ters 13-ta në filxhan bëjmë datë tjetër! Kam kohë që të pres…

Presidenti Ilir Meta ka apeluar sot për gjetjen e një formule për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Meta: Jam fleksibël nëse 13 tetorin e ka parë ters në filxhan. Ka kohë që e pres me shpresë.

Kë mund të thonë edhe që gomari fluturon. Kjo mund të ndodhë në ëndrra por ne e dimë që të paktën në Shqipëri gomarin nu e e kemi parë të fluturojë.

Unë jam fleksibël pë ta ndryshuar 13 tetorin, meqë e ka ters. Negociatat nuk hapen me qoka ndërkombëtare. Ata që na e duan të mirën na e kanë thënë hapur.

Berisha denoncon skandalin: Uzina e Besnikut të kreut të meduzës nuk u paguan rrogat punëtorëve!

“Uzina e Besnikut të kreut të meduzës, don Djall Agaçios, nuk u paguan rrogat punëtorëve!” Ky është denoncimi që ka bërë sot, ish-kryeministri Sali Berisha, në mbështetje të punonjësve të uzinës së Ballshit, që ende nuk janë paguar nga ‘investitorët”, klientë të kryeministrit Edi Rama dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Ëngjëll Agaçi.

Denoncimi i bërë publikisht ka ardhur pas thirrjes për ndihmë të një punonjësi të kësaj uzine, që ka guxuar të thyejë presionin për të mos treguar.

Përshëndetje Doktor.

Dua të ngre një shqetësim.

Në uzinën e Ballshit, punëtorëve u bëhet presion për mos t’u ngritur në protestë për rrogat.

Nuk u japin rrogat punëtorëve dhe i detyrojnë, i pezullojnë nga puna, në çdo repart.

Këta punëtorë, me atë rrogë ushqehen, mbajnë familjet gjallë. Po bëjnë 20 ditë pa rroga.

Ju lutem e ngrini si shqetësim. Faleminderit.

Bomba nga Italia: Arsenal armësh e droge nga Shqipëria për mafian “Camorra” dhe “Sacra Corona Unita”

Sekuestrimi i një arsenali armësh lufte mes të cilave dhe një raketë gjuajtëse ajrore, disa kallashnikovë e pistoleta të fabrikimit rus, në zotërim të një grupi ekstremist nazist, ka sjellë në vëmendjen e mediave italiane trafikun e armëve ilegale në Itali.

Sipas raporteve të Europol e të shërbimeve të inteligjencës italiane grupet kriminale shqiptare, mafia kalabreze Ndrangheta e ajo puglieze Sacra Corona Unita janë organizatat kryesore kriminale që administrojnë trafikun klandestinë të armëve në Itali.

Përllogaritet që ky trafik në vitin 2018 ka kapur vlerën nga 520 milionë deri në 1 miliardë dollarë, raporton RTV Ora. Sipas raporti final të Fighting Illicit Firearms Trafficking Reuters ans Actors at Europeans Level në territorin e Ballkanit Perëndimor janë lokalizuar depozita armësh të fabrikimit sovjetik si dhe prodhime private e ofiçina klandestine armësh që më pas trafikohen ilegalisht për llogari të grupeve kriminale shqiptare e serbe.

Shumica e armëve në përdorim të mafias Camorra e Sacra Corona Unita kanë prejardhje nga Shqipëria e nga ish Jugosllovia. Të tilla janë pistoletat e markës Tokarev e mitralozët AK (kallasnikov).

Komisioni i antimafias në Parlamentin italian ka evidentuar lidhjet e mafies italiane me grupet kriminale ballkanike. të cilat përmes rrugës detare dhe asaj tokësore transportojnë ilegalisht armë në Itali.

Me anë të mjeteve lundruese që kapërcejnë Adriatikun, armët mbërrijnë në Itali, kurse në rrugë tokësore transportohen nga veriu i Italisë me automjeteve private apo kamionë mallrash.

Sipas organizatës më të akredituar në sektorin e armëve, Small Arms Survey deri në fund të 2018 në Itali ekzistojnë gjithsej 8.6 milionë armë me leje të rregullta e armë klandestine. Ndër to 1 398 320 janë armë me licencë të rregullt mbajtje për vetëmbrojte apo dhe armë gjahu.

Paralajmërimi amerikan, Reeker: Nuk jam krenar me Shqipërinë kohët e fundit, e rrëzuan Kushtetuesen

SHBA nuk ëhstë krenare me Shqipërinë “kohët e fundit” për shkak të anashkalimit të zgjidhjeve të krizës që duhet të vinin nga Gjykata Kushtetuese. Ajo që nënkuptohet qartë është se zgjidhja e problemit të zgjedhjeve dhe dekretit të Presidentit duhet të kishte kaluar pikërisht nga Gjykata Kushtetuese që Rama e ka shkrirë.

“Kur institucionet nuk funksionojnë, ato duhen ndryshuar nëpërmjet mjeteve kushtetuese”. Kjo ëhstë fjalia e ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit në detyrë për Çështjet Evropiane dhe të Azisë, Philip Reeker për zhvillimet e fundit politike në Shqipëri në një vend ku Gjykata Kushtreyese është rrëzuar nga kreu i qeverisë pikërisht për të mos lejuar zgjidhje kushtetuese.

Në kuadër të një eventi të organizuar nga Këshilli Atlantik me temë “Identiteti, Vlerat dhe Demokracia: Për çfarë lufton Perëndimi”, ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit në detyrë për Çështjet Evropiane dhe të Azisë, Philip Reeker ishte i ftuar për të folur për sfidat që po kalon rajoni i Europës Qëndrore dhe Ballkanit.

I pyetur nga gazetari i Zërit të Amerikës se çfarë mendonte ai për krizën politike në Shqipëri dhe një zgjidhje të mundshme, zoti Reeker ngulmoi fort tek përdorimi i institucioneve kushtetuese në zgjidhjen e krizave. Ai kritikoi dorëzimin e mandateve nga ana e opozitës dhe theksoi se duhet bërë funksionale gjykata kushtetuese.

Një gjë tjetër që shtoi ndihmës sekretari ishte se ai përjashtoi përfshirjen e SHBA në rolin e arbitrit në politikat e brendshme në Shqipëri dhe gjithashtu u shpreh se nëse institucionet e vendit nuk funksionojnë atëherë ato duhet ndryshuar por vetëm nëpërmjet mjeteve kushtetuese.

“Jam krenarë për Shqipërinë po jo kohët e fundit pasi nuk kanë përdorur institucionet që kanë. Nuk mund të bojkotosh parlamentin dhe të dorëzosh mandatet. Duhet të përdorësh, institucionet, gjykatat, duhet të emërohen anëtarët e gjykatës kushtetuese për të përdorur kushtetutën në zgjidhjen e krizave.

Kështu që SHBA nuk do të luajë rolin e arbitrit në politikat e brendshme të Shqipërisë dhe do të vazhdojmë të inkurajojmë të gjitha palët atje të bashkëpunojnë së bashku me institucionet për të dalë nga situata. Dhe nëse institucionet nuk funksionojnë atëherë ato duhen ndryshuar vetëm nëpërmjet mjeteve kushtetuese” u shpreh zoti Reeker.

Kryetarja e CDU-së në krye të ministrisë të Mbrojtjes

Ish-kryeministrja e landit të Zarës, Kramp-Karrenbauer ka marrë postin e kryetares së CDU-së në dhjetor, duke i mundur kundërkandidatët Friedrich Merz dhe Jens Spahn. Spahn ishte edhe kandidati kryesor për postin e ministrit të Mbrojtjes, pas zgjedhjes së Ursula von der Leyenit si presidente e Komisionit Evropian.

Von der Leyen do të largohet zyrtarisht të mërkurën (17.07) nga posti i saj ministror në kabinetin qeveritar të kancelares Angela Merkel. Ndërsa vendimi që Kramp-Karrenbauer të jetë pasuese e von der Leyen i ka bafasuar të gjithë. Në këtë mënyrë udhëheqja e ushtrisë gjermane vazhdon të mbetet në duart e një gruaje.

 E besueshmja e Merkelit

Kramp-Karrenbauer llogaritet ndër bashkëpunëtoret e ngushta të kancelares Merkel. Por ajo ka edhe përvojën e duhur në skenën politike. AKK ka mbaruar studimet e shkencave politike dhe juridike, ndërsa në vitin 1998 është zgjedhur deputetet në Bundestag. Por shumë shpejt ajo u largua nga Berlini dhe është kthyer në ladin e Zarës.

Brenda 12 vitesh pune në këtë land ajo ka ushtruar detyra ministrore në shumë fusha dhe ka mbledhur përvojë – në Ministrinë e Brendshme, e Familjes dhe Gruas, Arsimit dhe Kulturës, Punës dhe Çështjeve sociale, Drejtësisë. Në vitin 2011 u zgjodh kryeministre e landit të Zarës. Ndërsa tani do të bëhet ministre e Mbrojtjes në Gjermani.

Karriera dhe realiteti

AKK u zgjodh anëtare e kryesisë së CDU në vitin 2010. Në shkurt të vitit vitit 2018 u zgjodh sekretare e Përgjithshme e CDU. Ndërsa më pas edhe kryetare e CDU. Kramp-Karrenbauer është e njohur për afërsi me njerëzit dhe politikane që respekton realitetin. Ajo është e martuar me Helmutin prej 35 vitesh dhe ka fëmijë tani të rritur.

Ndonjëherë mund të shihet rrugëve edhe me motoçikletë, ndërkohë që rregullisht shikonte ndeshjet e futbollit apo hokejit në akull në Mannheim. Burri i saj është inxhinier, por e ka lënë profesionin për t’u kujdesur për fëmijët dhe për të ndihmuar gruan e tij.

Detyra e re dhe rreziqet

Si ministre e Mbrojtjes ajo duhet të marrë vendime dhe të japë urdhëra ushtarake. Detyra kryesore e ministres së re do të jetë modernizimi i Bundesëehrit. Ushtria gjermane ka vuajtur një kohë të gjatë nga kursimet që kanë shkaktuar probleme të mëdha me armë dhe pajisje. Përveç kësaj, ushtria ka probleme edhe me gjetjen e kuadrove të duhura teknike në treg, sepse sipërmarrjet e tjera paguajnë më mirë. Ursula von der Leyen ka nisur reformat financiare, por ato nuk kanë përfunduar.

Detyra e re e Kramp-Karrenbauer do të jetë një sprovë e rëndësishme, sepse Ministria e Mbrojtjes është një sektor shumë i komplikuar politik. Edhe von der Leyen ka pasur probleme serioze në këtë ministri, si për shembull me aferën e pagesave për këshillime apo kostot tepër të larta të riparimit të anijes “Gorch Fock”.

Kramp-Karrenbauer nuk është shquar deri tani për deklarata lidhur me politikën e mbrojtjes. Në një intervistë për revistën “Der Spiegel” ajo ka kërkuar përmirësimin e buxhetit për mbrojtjen.

 

 

Pasuria e “El Chapo” 12.6 miliardë dollarë, po e Ramës që drejton narkoshtetin?

Joaquin “El Chapo” Guzman, bosi meksikan i drogës, i cili shpëtoi dy herë nga burgjet e sigurisë së lartë në Meksikë, do ta kalojë pjesën tjetër të jetës në një burg të SHBA

Dënimin e dha të mërkurën një gjykatës federal amerikan në Bruklin të Nju Jorkut, i cili e quajti El Chapon njeriu që kishte bërë të këqia të jashtëzakonshme.

Nga ana e tij, El Chapo Guzman akuzoi sistemin amerikan të drejtësisë, ndërkohë që një ish-bashkëpunëtore e tij tregoi se si ai i kishte paguar një bande 1 milion dollarë për ta vrarë atë.

Pas kësaj, gjyqtari Brian Cogan shpalli dënimin: burgim i përjetshëm i detyrueshëm plus 30 vjet. Gjyqtari Cogan urdhëroi gjithashtu që Guzmanit t’i sekuestrohen 12.6 miliardë dollarë. 62 vjeçari u gjet fajtor nga juria federale në muajin shkurt për trafikimin e tonaletave me kokainë, heroinë dhe marijuanë si dhe për pjesëmarrje në komplotime të shumta për vrasje.

Guzman, pseudonimi i të cilit do të thotë “I shkurtri”, krijoi emër si figurë e ngjashme me Robin Hudin, duke u bërë hero popullor për shumë njerëz në shtetin e tij Sinaloa, ku ai lindi në një fshat të varfër malor.

E ndërsa pasuria e “El Chapo” kosniderohet në 12.6 miliardë dollar duhet kuptuar se ai ka qenë vetëm një kartel droge. Pyetja që shtrohet se sa mund të jetë pasuria e Ramës që në këto 6 vite e ka kthyer vendin në një narkoshtet dhe ai qëndron në krye të tij?

Zgjedhje e mirë në kohë të vështira, humbësit më të mëdhenj, të majtët

Ines Pohl

Edhe në epokën e internetit ka momente, në të cilat fjala është vendimtare. Këtë e tregoi Ursula von der Leyen të martën në Parlamentin Europian në Strazburg. Edhe pse në fakt nëpër parlamente “parlare”, fjala pra, do të duhej të ishte arti më i madh, shpesh ndodh, që vendimet dihen përpara se të jenë shkëmbyer argumentat.

Kësaj here qe ndryshe: Ishte një ditë, në të cilën për kandidaten gjermane çdo gjë ishte e mundshme. Asaj i duhej të rezistonte në skenën e madhe e ndonjëherë irrituese të Parlamentit Europian. Ajo duhej të bënte për vete skeptikët, duhej të inkurajonte përkrahësit dhe me ofertat e duhura të ndryshonte kursin e kundërshtarëve. E po ashtu ajo duhej të kujdesej për një moment europian.

Feministe, sociale dhe ekologjiste
Të gjitha këto i ka Ursula von der Leyen – edhe pse në fund ajo ia doli me një shumicë fare të dobët, vetëm me nëntë vota. Feministja e bindur u prezantua më sociale dhe më ekologjiste nga sa do të preferonin shokët e saj të partisë konservatore – dhe ajo me vetëdije të plotë dhe sovranitet e luajti kartën e të qenit grua.

Ndoshta ishte zgjedhja më e mirë e saj që ta mbante fjalimin në tri gjuhë. Frëngjisht për një BE me zelll të ri dhe pjesëmarrje të qytetarëve, anglisht për faktet dhe kërkesat e mprehta – për taksa më të larta për gjigandët e ekonomisë botërore, dhe për një barazi të vërtetë gjinore. Gjermanishten ajo e zgjodhi për mbylljen emocionale të fjalimit, gjatë të cilit politikania e lindur në Bruksel e shiti biografinë e saj si të kompozuar ekstra për një karrierë europiane.

Qartësisht zgjedhja e dytë
Nuk është sekret, që von der Leyen ishte zgjedhja e dytë për këtë post. Ajo e dinte, që i duhej të luftonte me rafinesë dhe një inskenim perfekt kundër këtij disavantazhi. Ajo mund t’i kishte humbur të gjitha. Por ajo surprizoi duke e kthyer këtë disavantazh në përparësi.

Ajo u tregoi vendin anti-europianëve dhe atyre që largohen duke iu kundërvënë me shpërfillje provokimeve të tyre. Këtë kurs ajo duhet të vazhdojë ta ndjekë qartë dhe me konseguencë duke e mbyllur krahun e djathtë. E gjitha kjo nuk mjafton për të garantuar një presidencë të sukseshme të Komisionit, por është të paktën një fillim i mirë dhe një ditë e mirë për Parlamentin Europian, që kishte një zgjedhje të vërtetë.

Humbësit më të mëdhenj të kësaj dite votimi janë eurodeputetët socialdemokratë gjermanë. Duke i qendruar besnik parimit, ata deri në fund iu përmbajtën marrëveshjes, se vetëm një kandidat kryesor në zgjedhjet europiane duhet të bëhet president i Komisionit të BE-së.

Që për këtë nuk e gjet shumica, kjo nuk luajti asnjë rol. Ata nuk morën parasysh as që BE-ja mund të zhytej në një krizë të thellë, nëse von der Leyen nuk do të kishte fituar. Parlamenti e tha fjalën e vet. Ai vendosi me shumicë, që politika tek e fundit është arti i së mundshmes.

Skandali, Veliaj dyfishon çmimet për mbetjet inerte ndaj biznesit dhe një tender dhuratë Zotos

Nuk ka fund babëzia në bashkinë e Tiranës dhe bahskëpunimi me hajdutin Zoto. Mbas aferës korruptive të inceneratorëve, ku Klodian Zoto (më saktë kush fshihet pas tij) do të marrë 178 mln euro, 60 mln nga te cilat i janë dhënë deri më sot pa asnjë punë të kryer, e ku kompania që ai ka në zotërim po merr pagesa nga Bashkia e Tiranës, duke tarifuar dyfish për mbetjet e krijuara nga çdo kompani private apo nga shtetit, Erion Veliaj ka vendosur t’i japë të njëjtit biznesmen një tender prej 100 milionë lekësh.

Qokat partiake të kryebashkiakut që u zgjodh në votimet monopartiake të 30 qershorit nuk duhet të jenë barrë për xhepat e qytetarëve të Tiranës. Buxheti i Tiranës duket se është arka nga ku Zoto dhe ata që qendrojnë pas tij fusin dorën sa herë kanë nevojë për parà.

Tenderi i 3 korrikut 2019, që iu dhurua kompanisë së Zotos është provë se përse kjo mazhorancë luftoi për zgjedhje moniste dhe jo zgjedhje demokratike.

 

Biznesi i Vogël: Rritja e çmimit të karburantit sjell rritjen e çmimit të çdo produkti, gati protestat

Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël, Albert Naso në një intervistë për FaxNews, duke komentuar taksën që Rama do ti vendosë sërish karburanteve në dëm të xhepit të konsumatorëve, tha se “rritja e çmimeve është bërë pa asnjë konsultim me biznesin dhe qytetarët duke shtuar se janë këta të fundit që do ta pësojnë më keq.

“Është bërë pa asnjë konsultim me bizneset dhe qytetarët në një kohë kur sot nafta në vend shitet me çmimet më të larta në rajon dhe Evropë. Rritja e çmimit të karburantit sjell rrjedhimisht rritjen e çmimit të çdo produkti”.

Naso tha më tej se nëse qeveria nuk i dëgjon atëherë do të ketë protesta dhe greva.

“Ne po diskutojmë me Bordin drejtues dhe me shoqatat në gjithë Shqipërinë, por edhe me politikën dhe qytetarët për të gjetur një mënyrë për ti thënë stop rritjes së çmimit të karburanteve. Ne do t’i themi qeverisë jo rritjes, sepse ne i kemi thënë vazhdimisht që ta uli çmimin. Kemi vende fqinje që nuk kanë një çmim të tillë karburanti dhe gjithashtu tregtojnë një lëndë me cilësi shumë më të mirë se ne. Do të shikojmë mundësinë për protesta dhe greva për të mbrojtur interesat e biznesit por edhe të qytetarëve. Sepse nëse biznesi rrit çmimin e pësojnë qytetarët”.