19.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Gusht, 2025

Kërcënohet gjyqtarja, PS: Nuk e njohim vendimin e Gjykatës që rrëzon zgjedhjet

Ndodhi edhe kjo. Rama përmes papagallit të vet, Balla ka deklaruar sot se nuk e njohin vendimin e Gjyaktës së Durrësit që rrëzon zgjedhjet e 30 Qershorit dhe shprehet se pavarësisht këtij vendimi, Kryebahskiakja do të ulet në detyrën e Kryetares së Bashkisë.

Numri dy i PS-së ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale për vendimin e Gjykatës së Durrësit e cila nuk i dha mandatin Valbona Sakos. Ai sulmon gjyqtaren duke e kërcënuar madje atë duke e konsideruar të lajthitur dhe antiligjore vendimin që ajo ka marrë.

Postimi i Ballës
Keqardhje për vendimin absurd, arbitrar dhe nul te një gjyqtareje, e cila mori brohoritjet e atyre qe në vijim të përpjekjes se deshperuar per kaos e pasiguri, nuk dinë më cfarë bëjnë. Pavarësisht kesaj lajthitjeje anti-ligjore dhe anti-logjike të radhës, në respekt të vullnetit të popullit, çdo kryetar i sapo zgjedhur pas shpalljes së vendimit vetëm nga KQZ apo Kolegji Zgjedhor do ta marrë detyrën, do ta ushtrojë dhe do të japë llogari përpara Këshillit Bashkiak sikurse ligji e parashikon. Nuk ishte parë e dëgjuar në gjithë këto vite që një vërtetim i thjeshtë fakti të refuzohet duke dalë hapur në shkelje flagrante të ligjit mbi një vendim të formës së prerë.

Në Shqipëri sipas Kodit Zgjedhor mandatet e të zgjedhurve i jep vetëm KQZ dhe Kolegji Zgjedhor. Dhe vendimet e Kolegjit Zgjedhor janë përfundimtare dhe të pa-ankimueshme. Sidoqoftë me keqardhje për ata që kanë humbur rrugën e arsyes, ne mbetemi të qetë dhe të vendosur në rrugën e hapur nga populli më 30 Qershor.

Lleshi arreston 3 inspektorë të ISSH pse i vunë gjobë mikut të shefit!

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar një tjetër skandal, që po ndodh në Shqipëri. Në postimin e tij Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari i cili tregon se si 3 punonjës të ISSH-së, janë arrestuar nga policia në shenjë hakmarrjeje se përse gjobitën një biznes në Shëngjin i cili i përkiste mikut të shefit të policisë.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Arrestohen per shkak te detyres inspektoret sepse guxuan, kontrolluan dhe gjobiten eksponentin e narkoshtetit!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb

Pershendetje drSot ne oren 10:00 paradite 3 punonjes te issh lezh vajten ne shengjin per kontroll .por zoteria Viktor doda nuk kishte dokumenta e duhura dhe ne baz te ligjit i pren nje mlion lek gjob por ne momementin e largimit i kan arrestuar te tre punojnesit se ky zoteria esht shum shok me shefin nga tepelena dhe ka nje ore qe i kan len te lir nje nga punonjesit esht nipi i imi.

Denoncimi: Në QSUT mungojnë ilaçet për të sëmurët me kancer, reagon Berisha

Një bashkëshort, gruaja e të cilit vuan nga një sëmundje e rëndë, ka denoncuar mungesën e medikamenteve në spitalin Onkologjik në QSUT. Denoncimin e tij e ka bërë publik edhe ish-kryeministri Berisha.

‘Narko-kumbarët kurohen jashtë, në spitale nuk ka ilaçe.

‘Ne spitalet e Narkoshtetit nuk ka ilaçe jetike per te semure!

Narkos-et kumbar dhe ndrikulla per vete mjekohen jashte shteti

Lexoni mesazhin e bashkëshortit dixhital:

E shoqja lihet pa kimioterapi ne spital!

E ka njoftuar dy here kreun e meduzes por per ate qytetaret nuk ekzistojne! sb

Pershendetje Dr.Berisha!

Dy here e kam informuar kryeministrin per situaten alarmante te medikamenteve ne Hematologji…

Une kam gruan aty dhe ka dy muaj qe kimiot i bej me medikamente te blera vete…

Neser ka radhen e kimioterapise dhe mungojne keto mefikamente:

1 Neëpogen 400 mije leke

2 Dacarbazine 120 mije leke

3 Vinblastine 80 mije leke.

Keto leke me duhen 2 here ne muaj se kete procedure ka mjekimi i saj..

Pra 1 miljon e 200 mije leke ne muaj..kur keto leke jane te planifikuara..

Kur s mundet shteti t na ktheje leket qe ne i blejme keto medikamente…

Kete papergjegjesi te qeveritareve do ta quaja as me shume e as me pak si krim kunder njerezimit…

Kjo eshte tu marresh jeten njerezve me dashje..

Nje kimio pa neëpogen rrezikon jeten e pavientit nga momenti ne moment..

Ju lutem Dr.Berisha mundesoni te sensibilizohet ky krim ne media a ku ju mund ta demaskoni…

Jam gati edhe vet te jem ne media per kete krim njerezor.

Mirenjohje per Ju i nderuar perhere Dr.Berisha.

Librazhdi nderon dy poetët martirë!

Qytetaret e Librazhdit i nderojne martiret…
Hipokrizia dhe ligesia rilindase i rivret ata…

Sot e 42 vjet me pare, regjimi kriminal qe themelet e tij i kishte ndertuar me gjakun e te pafajshmeve, pushkatoi dy djem ne lulen e rinise, dy poete ne kulmin e veprimtarise, dy liridashes qe kurre nuk u tunden nga kauza per te cilen thuren vargje me aq pasion e vlere te mencurise.

Regjimi, brutal i dhunshem dhe nenshtrues ngriti akuza, rekrutoi spiune, aktivizoi komuniste e sigurimsa dhe coi amanetin e mafiozeve, se djemt duhen pushkatuar jo vetem per idete, vlerat, dyert e medha, jo vetem per vargjet, mencurine, punen por per te nenshtruar pjesen tjeter te familjes, bashkezonasve dhe gjithe popullit.

Sa e tmershme kur plumbat zbrazeshin ne trupin e Vilsonit dhe Gencit, sa e tmershme kur komunistet duartrokisnin se po vrasim dy armiq, dy njerez gje na prishin rehatine, dy njerez qe nuk pranojne regjimin dhe poshtersine e miopeve qe sduan lirine.

Poetet, vlerat e lirise qe endren dhe vepren e tyre e lane ne mes jo nga zoti por dora e gjakatareve sot do ishin mes nesh dhe vepra do kishte dimesione te tjera, do ishte frymezim per shqiptaret, ballkanasit, europianet dhe me gjere sepse pena e tyre ishte e mprehte dhe mendja e ndritur qe ska te krahasuar me askend ne llojin e vet.

Regjimi i kriminalizuar vazhdon ti kete rrenjet e thella, vazhdon ta rrenoje kete popull te vuajtur duke e viktimizuar dhe shkaterruar te tashmen dhe erresuar te ardhmen, saharaja me e gjalle se kurre,te rinjte e te rejat po largohen nga toka e baballareve, ku uji rrjedh nga te kater anet dhe eshte me e thate se kurre.

Martiret,Vilsoni dhe Genci u pushkatuan per lirine dhe demokracine por ata nuk e dine se dhe pas 42 vjeteve bijte e eterve po vazhdojne me arrestime politike,po punojne me cdo forme per te shkrire opoziten dhe te krijojne fasaden.

Sa te turpshem jane,sa te neveritshem jane,sa fasadiste jane, sa hajdute jane nuk do ti besonte askush qe nuk e prek realitetin,por ju poete, ju mijera te pushkatuar dhe denuar,ju mijera te iternuar dhe debuar ju japim fjalen se sdo lejojme me te kthehet diktatura,sdo lejojme me te braktiset vendi,sdo lejojme me qe hajdutet te boshatisin xhepat e qytetareve. E them kete me besim te plote se jane bere bashke te djathte e te majte per te shporrur kete grusht njerzish mafioze qe deviza e tyre eshte pershtatja e territorit si vend funksional per trafikun e organizates kriminale me emrin rilindje.

Poete, ju jemi borxh per gjakun tuaj…
Shqiperia ka nevoje per bashkim kunder se keqes dhe clirimin e lirise qe eshte futur ne erresire te plote nga kaviet e rilindura…

Zoti e bekofte popullin e Librazhdit dhe te mbare Shqiperise.

Bujar Vreto
Kryetar i PD Librazhd

Lleshi hedh në rrugë policin e infiltruar në grupet mafioze: “Do më vrasin si Artan Cukun”!

Nga Anila HOXHA

“Do më vrasin, do më vrasin si Artan Cukun. Kam blerë një armë, për të cilën jam pajisur me leje, kushdo që të vijë për t’më vrarë, njërin prej tyre do ta marr me vete…”.

Ky është parashikimi i zymtë i Gjergjit, njërit prej agjentëve të infiltruar, një ndër më të mirët që ka patur Policia e Shtetit. Gjergji, të cilin mjaft trafikantë droge e njohin me emrin tjetër, siç autoritetet e kishin pajisur me dokumente, pret ditën se kur do ta zbulojnë.

Nga 11 vite në polici, shumicën e tyre e kaloi si agjent undercover ose agjent i mbuluar. Dhjetëra aksione, në të cilat ai u shtir si trafikant droge për llogari të drejtësisë në mënyrë që të zbulonte ngarkesa që më pas janë sekuestruar, kriminelë që më pas janë arrestuar.

‘Më dhanë identitetin tjetër, operoja nën atë identitet të dytë. Për mos ta harruar mora emrin e shokut të fëmijërisë. Jam ulur në një tavolinë me trafikantë të dëgjuar, kam ngrënë bukë në shtëpinë e tyre. Kur isha i inflitruar sillesha si ata, bëja si i fortë, vishesha shtrenjtë si ata, mbaja makina të shtrenjta… është e vështirë të ta shpjegoj.

Kisha një parim, të mos isha asnjëherë agjent provokator dhe gjithmonë e kam larguar nga rreziku informatorin. Kur vinte çasti për të blerë ngarkesat, përherë më vendoseshin në dispozicion shumë vlera monetare, të cilat ishin të sigluara dhe në funksion të aksionit.’

Por, pavarësisht kontributit, Gjergji është larguar nga detyra me argumentin më paradoksal: ‘Për shkurtim të funksionit organik’. Është 33 vjeç dhe ka dalë në reformë, pasi kishin luajtur ping-pong me të. Nga undercover njëri nga shefat e hodhi polic objektesh, pastaj e kthyen sërisht tek hetimi i grabitjeve të dhunshme, pastaj patrullë, pastaj undercover dhe së fundmi në Kombinat. Për të qarë e për të ulëritur. Një agjent undercover, një agjent i lindur për të qenë i tillë.

U spikat që në akademi nga të huajt, mes të cilëve atë dhe disa si ai i trajnuan anglezë e gjermanë se si undercover shqiptarë të fuste trafikantët në kurthin e ligjit. Mes tyre Alan Watson, Sean Mcgowan dhe Roderik Mckenzie.

E ç’rëndësi ka e gjitha kjo! Gjergji, vetëm 33 vjeç ka dalë në reformë, pasi e hodhën degë më degë e cep më cep. Por, as kjo s’ka rëndësi. Të paktën askujt që duhet të shqetësohej nuk shqetësohet.

Ajo që ka rëndësi është se Gjergji thotë që po pret ta vrasin. Ashtu si Tan Cuku që pastaj e shpallën dëshmor më pas. Të gjithë ne e dinim që Tani ishte mjaft i kujdesshëm pasi e hodhën në rrugë, por të gjithë pritëm si sehirxhinj deri sa ta vrisnin

Telendisja e Gjergjit sa në policinë e objekteve dhe të Kombinatit nisi menjëherë sapo goditi një trafikant heroine, ndërsa më pas ulje-ngjitjet i pati pjesë të punës dhe përditshmërisë edhe për shkak të temperamentit të tij, por edhe një konflikti, në të cilin ai mbeti i plagosur.

Pa diskutim që në ditë të tilla pati lavdinë e tij si agjent i mbuluar, ku pas çdo aksioni ai shikonte rezultatet nga këndi i një të panjohuri. Gjergji këmbëngul se polic nuk të bën rroba. Dhe ka të drejtë.

Për t’u bërë një polic i tillë si ata që kemi parë në filma, Gjergji i doli së pari kundër familjes së tij, familje mjekësh. I ati, një doktor i njohur në Vlorë e dërgoi djalin e vetëm në Itali, ku Gjergji përfundoi Liceo Classico. Përkundër pritshmërive Gjergji ia tha troç familjes ëndrrën dhe ambicien e tij: ‘Ëndrra ime ka pesë gërma… POLIC’.

Ai është zotërues i tre gjuhëve; anglisht, greqisht dhe italisht. U diplomua shkëlqyeshëm. Por, kjo s’ka rëndësi.

Ai ishte një agjent undercover. Ai ishte një polic i mirë. As kjo s’ka rëndësi.

Ai mund të zgjidhte një të ardhme të sigurtë, ai mund të jetonte kudo. Por, kjo s’ka rëndësi….

Gjergji parashikon se do ta vrasin. Dhe për këtë ka marrë një armë me leje. Se shteti që i shërbeu e ka hedhur lakuriq në duar të kriminelëve që po e kërkojnë. Kjo ka rëndësi.

Dorian Protoduari flet pas lirimit: Në burg na bënë presion për të votuar. Protesta s’ka kthim…

Dorian Protoduari, një nga të arrestuarit për pjesmarrje në protestat e opozitës, i njohur edhe për angazhimin e tij në protestën e Unazës së Re ka fituar sot lirinë pas 5 muajsh privimi në Burgun 313.

Në një intervistë ekskluzive për Syri Tv, Protoduari ka dhënë edhe detaje mbi ndalimin e tij.

“Që më datë 21 mars jam arrestuar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Kanë ardhur të më arrestojnë të armatosur deri në dhëmbë a thua se ishte Pablo Eskobari. Isha në burgun e Vaqarrit, pas një muaji jam transferuar në Burgun 313.

Katër muaj atje më janë dukur si 40 vjet për të vëtmen arsye se më mbanin kot në burg, ndërkohë që më akuzonin për gjëra që nuk kishin ndodhur gjatë protestës së Opozitës së Bashkuar. Kam qëndruar me mendjen te fëmijët e mi, te nëna ime që i kanë thyer këmbën gjatë një tubimi për të mos lejuar kryeministrin të vinte në Unazën e re. Janë dy ditëlindje të fëmijëve të mi, në vitin 2018 kur jam arrestuar për protestën para parlamentit më 22 nëntor dhe kam qëndruar në burgun e Fushë Krujës dhe unë nuk kisha pranë saj, si edhe këtë vit kur unë nuk isha pranë vajzës së vogëlë”, u shpreh Protoduari.

Protoduari gjatë intervistës ka treguar edhe për presionin që u është bërë në burg për të votuar më 30 qershor.

“Në burgun 313 kam pasur presione. Të shikonin me sy tjetër si armik si dikë që je kundërshtar i tyre. Sepse dihet në burgje ka stafe politik, nuk ka stafe të kualifikuara. Kemi pasur edhe presione për punën e votimeve. Më kërkuan kartën e identitetit gjoja për të firmosur një letër, ndërkohë që kartën e identitetit tim e kishin fotokopje të dosja ime.

Për çfarë e doni? E duam për një letër, ndërkohë që ata e donin për të votuar.Kemi pasur presione, do ju ndërpresim takimet.

10-15 ditë përpara presione që duhet të votoni. Ndërkohë që burgu 313 bashkë më të riun kanë rreth 450 të burgosur, ku vetëm 10 përqind kanë vajtur për të votuar.

Për katin ku isha unë nuk kam parë dikë të shkonte të votonte. Por bësoj që i kanë mbushur vetë kutitë. Policëve u kishin bërë preison. Nëse nuk shkonin me shenja gishti ditën e hënë u kishin thënë që rrini në shtëpi”, tha ai.

Protoduari ka folur edhe për ndjesinë e lirimit si edhe vazhdimin e protestës.

“Ndjesi e jashtëzakonshme. Takova nënën. Takova vëllain që kisha një vit që se takoja. Takova miqtë, shokë, akoma nuk kam takuar vajzat e mia. Kanë shkuar t’i marrin sepse unë jam në arrest shtëpie. Sepse unë i largova fëmijët sepse familjes po i bënin shumë presion, sepse po i vinte gjithmonë policia pranë bizneseve të mia. Dhe nuk doja që të përjetonin tmerret që po kalojmë ne.

Patjetër. Siç e thotë Basha; “S’ka më kthim pas’, vetëm ‘Rama ik’ dhe sllogani që kanë nisur tashmë Unaza e Re ‘Unaza e Re e Bashkuar ka për të fituar’. Ka kosto por ne do fitojmë”,tha Doriani.

Ai tha se protesta e Unazës së Re do të vijojë për të mbbrojtur pronat.

“Protesta vetëm sa është zmadhuar nuk zvogëlohet, Ndërkohë provokimet kanë që nga dita e parë dhe vazhdojnë akoma. Por të siguroj vetëm dicka. Lus Zotin jo vetëm unë por të gjithë, ajo ditë që do të tentojnë të ndërhyjnë në Unazë të Re të jetë sa më larg, këtë e them që te fëmija im që është 4 vjeç deri te gjyshja. Sa të qajë nëna ime, të qajë nëna e tyre. Shqipëria do bëhet do apo s’do Edi Rama”, përfundoi Protoduari.

Nul i gjithë procesi! Zgjedhje nuk ka patur!…

Nga Monika Kryemadhi

Pavlefshmëri absolute!

Thjesht e saktë pa tambure politike. Vendimi i Gjykatës së Durrësit vetëm teknikisht tregoi se që në krye të herës, që në hapin e saj të parë procedural e administrativ, atë të regjistrimit të subjekteve zgjedhore KQZ ka shkelur hapur Kodin Zgjedhor dhe ligjin për partitë politike, dhe gjithë veprimtaria e vendimmarrja e saj rezulton në shkelje të hapur të Kodit të Procedurave Administrative.

Që pas këtij momenti çdo vendim i KQZ është nul. Pavlefshmëria absolute e aktit administrativ sjell pavlefshmëri absolute të të gjithë procesit në vijim.

Gjithçka konsiderohet nul.

A mund të diskutohet tani mbi diçka që nuk ka sjellë asnjë pasojë juridike??

Nul i gjithë procesi.

Zgjedhje nuk ka patur.

E vetmja pyetje tani që mbetet të bëhet është: Kush do të mbajë përgjegjësi tani për të gjithë dëmin ekonomik, juridik, moral, të krijuar nga veprimtaria e paligjshme e KQZ?

I bëj thirrje Prokurores së Përkohshme të fillojë menjëherë çështjen penale për ‘Shpërdorim detyre’ në ngarkim të anëtarëve të KQZ.

Kryebashkiakia e Shkodrës padi për 30 qershorin: Në ditët në vijim priten zhvillime të reja…

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka depozituar një padi penale lidhur me procesin zgjedhor të 30 Qershorit në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor, Shkodër.

Sipas Ademit kjo bëhet për të vërtetuar akuzat e opozitës mbi zgjedhjet e njëanshme vendore për të cilat tha se janë të paligjshme dhe përveç kësaj shtoi se janë marrë letërnjoftimet e qytetarëve pa dijeninë e tyre për të votuar.

“Marrja e paligjshme e letërnjoftimeve dhe shpërdorimi i detyrës nga ana e Policisë së shteti janë dy nga çështjet që përmban akuza mbi votimet e paligjshme të 30 Qershorit. Sot jam në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ndërkohë që në ditët në vijimi do të presim të shohim atë që do të ndodhë”, tha Ademi duke iu përgjigjur edhe interesit të lartë të gazetarëve nëse do të pranojë të lirojë zyrën e bashkisë kandidatit të PS, Valdrin Pjetri.

“Ajo çfarë ne duam është të shohim drejtësia që të vihet në vend. Zhvillime të tjera priten dhe ne do t’ia lëmë çdo dite të provojë atë që ka ndodhur në Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë. Lejomëni meqënëse jemi në një situatë të tillë, që në një situatë tjetër që ta lëmë për të parë në atë kohë ç’do të ndodhë”, u shpreh Ademi.

Rrëzimi i votimeve, Basha: Ata që u bënë pjesë e farsës para drejtësisë!

Nga Lulzim BASHA

Farsa e 30 qershorit ishte masakër e Kushtetutës, e ligjit dhe e standarteve. Dua të përshëndes vendimin e Gjykatës së Durrësit, i cili sjell shpresë se në këtë vend ka gjyqtarë e gjyqtare që e kanë të shenjtë Kushtetutën dhe ligjin, se ka shërbyes civilë me kurajo dhe ndërgjegje që i shërbejnë shtetit të së drejtës dhe jo shtetit partiak.

Farsa e 30 qershorit është një grusht kriminal institucional i Edi Ramës, përmes të cilit ai uzurpoi pushtetin vendor, por edhe KQZ-në dhe gjithë sistemin e administrimit të zgjedhjeve përfshi kolegjin zgjedhor.

Të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij grushti kriminal institucional, të gjithë ata që i shërbyen Edi Ramës për të dhunuar Kushtetutën dhe ligjin me 30 qershor, do të përgjigjen para drejtësisë për veprimet e tyre kriminale.

Pas Durrësit, Gjykata refuzon të çertifikojë mandatin e kandidatit të PS për Bashkinë e Vorës

Pas Durrësit bien votimet edhe në Vorë. Gjyakta rrëzon kandidatin e PS, Agim Kajmaku për Bashkinë Vorë.

Gjykata e Tiranës ka nxjerrë vendimin e saj për zgjedhjet moniste të 30 qershorit. Ajo ka shpalluar moskompetencë për kandidatin e PS, Agim Kajmaku të Bashkisë Vorë dhe e ka adresuar çeshtjen në Gjykatën e Lartë.

Gjykata e Durrësit ka refuzuar të certifikojë mandatin e kryebashkiakes së zgjedhur të Durrësit, të dalë nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Gjykatësja Mimoza Margjeka e ka quajtur mandatin e kandidates socialiste të marrë në mënyrë të parregullt, për shkak të pjesëmarrjes së paligjshme në zgjedhje të Partisë Bindja Demokratike (BD). Sipas ligjit nëse regjistrimi i garuesve është i paligjshëm, i bën zgjedhjet të paligjshme.

Vendimi pritet të apelohet në Gjykatën e Durrësit dhe do të rihapë edhe një herë diskutimet mbi ligjshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit. Nëse ky vendim do të konfirmohet nga Gjykata e Apelit e Durrësit, ai do të rrëzojë praktikisht zgjedhjet në 22 bashki, përfshi edhe atë të Tiranës, ku kanë kandiduar përfaqësuesit e BD-së për kryebashkiakë.

Vendimi i Gjykatës së Durrësit ka nxjerrë në pah një nga skandalet kryesore të zgjedhjeve të 30 qershorit—regjistrimin në shkelje të hapur të ligjit të Partisë Bindja Demokratike.

BD u pranua të regjistrohej pas datës së fundit të lejuar për regjistrimin e partive politike që ishte data 23 prill 2019.

Exit.al e ka ngritur këtë problem që në atë kohë në një artikull të detajuar. Bindja Demokratike paraqiti kërkesën për regjistrim në Gjykatën e Tiranës më datën 23 prill 2019—data e fundit e lejuar për regjistrimin e partive politike në zgjedhje.

Në kërkesën e saj BD nuk ka paraqitur, sikurse kërkon ligji, vërtetimin e regjistrimit të BD-së në regjistrin e partive politike.

Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin e shkallës së parë për regjistrimin e BD-së, dy ditë pas këtij afati, më 27 prill 2019. Por edhe ky vendi nuk është i formës së prerë, pasi ai është apeluar në Gjykatën e Apelit të Tiranës nga pesë qytetarë, të cilët akuzuan se firmat e tyre në kërkesën e regjistrimit të BD-së ishin të fallsifikuara.

Gjykata e Apelit vendosi regjistrimin përfundimtar të Bindjes Demokratike më datën 10 maj 2019, edhe pse vendimi i saj nuk është bërë publik dhe nuk dihet si i trajtoi ajo çështjen e firmave të fallsifikuara.

Gjithsesi, fakti është se BD u regjistrua me vendim të formës së prerë si parti politike 17 ditë pas mbarimit të afatit për regjistrimin e partive për zgjedhjet e 30 qershorit.
Kodi Zgjedhor kërkon që partitë politike të jenë të regjistruara me vendim të formës së prerë brenda afatit të caktuar për regjistrim në zgjedhje për të marrë pjesë në to.

Nuk ka asnjë dyshim se regjistrimi i BD-së është bërë në mënyrë të paligjshme nga KQZ. Madje sikurse kemi sqaruar më herët, vendimi i KQZ bie ndesh me vendimet e mëparshme të saj kur ajo ka refuzuar të lejojë pjesëmarrjen në zgjedhje të partive që nuk kanë qenë të regjistruara në gjykatë para mbarimit të afatit të fundit të regjistrimit zgjedhor.

Çështja e regjistrimit të paligjshëm të Bindjes Demorkatike u ankimua në Kolegjin Zgjedhor në fillim të majit nga Partia Bashkimi Demokrat.

Më datën 9 maj 2019, mediat raportuan se Kolegji Zgjedhor e kishte hedhur poshtë kërkesën e Bashkimit Demokrat, por nuk është bërë asnjëherë publik as ndonjë vendim i tillë i Kolegjit dhe aq më pak përmbajtja e këtij vendimi të supozuar.

Sidoqoftë, nuk ka dyshim se KQZ ka shkelur edhe gërmën dhe frymën e ligjit në regjistrimin e një partie që nuk ekzistonte fare si parti në ditën e mbarimit të afatit për regjsitrim.

Këtë shkelje e konstatoi edhe misioni monitorues i OSBE-ODIHR-it, i cili në raportin e tij paraprak u shpreh:

KQZ-ja e regjistroi Bindjen Demokratike (BD) si subjekt zgjedhor më 27 prill, ndonëse kjo e fundit ishte regjistruar si parti politike vetëm më 25 prill me një vendim gjykate që mori formë të prerë më 10 maj. Përveç kësaj, KQZ-ja nuk i kërkoi partisë së saporegjistruar, Bindjes Demokratike, të mblidhte firma mbështetëse, duke e shpërfillur kërkesën për periudhën gjashtë-mujore.

Ajo çfarë e bën edhe me të rëndë regjistrimin antiligjor të Bindjes Demokratike është natyra tërësisht politike e vendimit, çfarë dëshmon se KQZ ka qenë nën kontrollin e qeverisë.

Partia Socialiste kërkoi me çdo kusht që t’i krijonte një fasadë pluraliste zgjedhjeve të 30 qershorit, pas bojkotit të opozitës. Pas dështimit për të siguruar kandidatë të pavarur apo kandidatë nga forca të tjera politike, asaj i erdhi në ndihmë ish-nënkryetari i PD-së Astrit Patozi, i cili vendosi që të krijonte me urgjencë një parti politike për t’u futur në zgjedhje.

Ishte pikërisht regjistrimi i Bindjes Demokratike që siguroi një fasadë gare në 22 bashki, ku kandiduan nga dy kandidatë, një i PS-së dhe një i BD-së. Në 31 bashki të tjera kandidatët e PS-së morën pjesë të vetëm në zgjedhje. Ky numër do të ishte 53 nga 61 bashki në total, sikur të mos ishte lejuar regjistrimi i BD-së.