22.5 C
Tirana
E enjte, 14 Gusht, 2025

Tabaku tregon shifrën dramatike: Arkës së shtetit i mungojnë 740 milionëe euro nga taksat e rritura

Jorida TABAKU

Financat, dështimi më i madh i kësaj qeverie!

Sa herë janë në vështirësi rikthejnë dhunën ndaj bizneseve

Njësoj si dy vjet më parë, qeveria ka nisur të ushtrojë politikën e kërbaçit ndaj bizneseve. Situata e buxhetit të shtetit është skandaloze jo sepse bizneset janë informale por sepse qeveria punon për oligarkët.

Deri më tani mungojnë në të ardhurat e ketij viti 60 mln euro ku kryesorja është e ardhura nga TVSH. Të dhënat nga Financat tregojnë se kemi rënie të mbledhjes së TVSH-së ku ka një rënie me 6.3 mld lekë. Kjo tregon jo vetëm krizën e bizneseve por edhe krizën e konsumit të qytetarëve dhe varfërimin e përditshëm të tyre!

Taksa Nacionale, që përfshin edhe taksën e qarkullimit që paguhet mbi naftën më të shtrenjtë në rajon, ka një rënie prej thuajse 2 mld lekësh në raport me planin. Në total të ardhurat nga doganat dhe tatimet janë mbledhur 4.4 mld lekë më pak se sa parashikimi i qeverisë në këto 6 muaj.

Pra është e qartë që kërbaçi i qeverisë vjen si pasojë e arkës së boshatisur të qeverisë. Një gjendje e rrënuar ekonomike dhe ankthi i një ekonomie që komandohet jo nga oferta dhe kërkesa por nga nevojat e oligarkisë dhe vendimet abuzive të qeverisë. Shqip, fajin e ka qeveria.

Në 6 vjet qeveria ka rritur taksat kumulativisht me 2 mld euro, duke aplikuar një barrë të rëndë ndaj bizneseve dhe qytetarëve. Sa herë taksat rriteshin aq më pak ishte mbledhja e taksave dhe tatimeve ndërsa buxheti boshatisej. Si rezultat deri më sot janë mbyllur mbi 50 biznese në ditë, një pjesë tjetër kanë nisur të punojnë në mënyrë informale. Qytetarët po konsumojnë gjithnjë e më pak dhe po shpenzojnë gjithnjë e më shumë, produktet janë shtrenjtuar dhe në fund të ditës xhepi i qytetarëve paguan kostot dhe taksat.

Me gjithë taksat e rritura buxhetit të shtetit i mungojnë në gjashtë vite rreth 740 mln euro nga ku rreth 600 mln euro i mungojnë buxhetit të shtetit vetëm në zërin e Taksave dhe Tatimeve. Kështu qeveria ka vendosur që të gjejë “fajtorët”, duke ia kaluar përgjegjësinë atyre që nuk kanë faj; pra bizneseve. Natyrisht edhe tek bizneset disa janë të oligarkëve (që nuk sulmohen) dhe pjesa tjetër. Janë këto të fundit që sot po goditen nga qeveria dhe organet e tatimeve dhe doganave nën presupozimin e Kuponit Tatimor.

Në pak fjalë qeverisë i mungojnë 37% e taksave të rritura në këto gjashtë vjet ndërsa shumica e bizneseve dhe investitorëve në vend ankohen për taksat e larta, kërbaçin e një qeverie që mban anën e të fortit dhe oligarkut, një ekonomi gjithnjë e më pak e lirë, korrupsioni galobpant dhe i kthyer në mënyrë jetese. Të gjitha këto janë shkaqe që kanë krijuar një ambjent të pajetueshëm jo vetëm për bizneset por edhe për qytetarët që marrin arratinë!

Një tjetër arsye e kërbaçit qeveritar lidhet me “edukimin” që qeveria do t’i japë bizneseve që nuk zbatuan urdhërin për të dalë në votime. Siç është provuar botërisht, qeveria i detyroi shumë biznese që të dilnin me votime me mënyra të ndryshme. Sot që farsa elektorale përfundoi qeveria ka nisur gjuetinë post-elektorale për kurbanët në biznes!

Partia Demokratike ka një tjetër vizion për biznesin dhe ekonominë në vend. Jo vetëm që beteja jonë do të nisë kundër oligarkisë dhe kontratave abuzive PPP që shpërndahen si të jenë certifikata nga qeveria. Ne do të ndërmarrim nismën e uljes së taksave për bizneset dhe për të përmisuar klimën e biznesit në vend. Taksa 9% mbi të ardhurat dhe tatim fitimin si dhe shmangia e patrullave gjobvënëse, taksë 0 për biznesin e vogël. Një paketë e plotë incentivash fiskale në shërbim të biznesit dhe investitorëve.

Ka ardhur koha t’i japim fundin e merituar atyre që biznesin e trajtojnë si plaçkë lufte, që korrupsionin e konsiderojnë si rrogë të përditshme dhe që shtetiin e mendojnë si një masë presioni. Programi i Partisë Demokratike është mundësia për të rikthyer normalitetin në ekonomi dhe qasjen pro-biznes.

PD ka një vizion pro-biznes. Taksa të ulëta, largim të gjobaxhinjve me veshje shtetërore dhe incentiva pro biznes. Beteja jonë është per një ekonomi tregu dhe luftë të pakompromistë ndaj oligarkëve dhe monopoleve. Pa i dhënë frymë e hapësirë biznesit nuk mund të kemi një ekonomi të zhvilluar dhe shërbime e produkte cilësore! Taksa 9 % do të ketë si mision primar lehtësimin e biznesit, pulla fiskale do largojë tatimoret nga dyert e bizneseve dhe do të luftojë informalitetin! Mbi të gjitha mundësia për punësim do të rikthehet në Shqipëri. Mjaft me propagandën e shifrave të rreme që përhap qeveria!

Bien votimet e 30 qershorit! Gjykata e Durrësit nuk i jep mandatin kandidates së PS

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka refuzuar t’i japë mandatin e kryebashkiakes, kandidates së PS, Valbona Sako. Kjo e fundit fitoi zgjedhjet në votimet e 30 qershorit përballë rivales nga Bindja Demokratike, Valbona Sakollari.

Argumenti i Gjykatës ka qenë se zgjedhjet janë të paligjshme. Kjo për shkak se sipas trupës gjykuese, Bindja Demokratike është regjistruar në zgjedhjet e 30 qershorit jashtë afateve që parashikon Kodi Zgjedhor.

Pikëpyetjet për regjistrimin e Bindjes Demokratike janë ngritur edhe më herët nga media si dhe përfaqësuesit e opozitës, por mesa duket tashmë po del në pah se KQZ ka vepruar në shkelje me ligjin.

Ky është rasti i parë në këto zgjedhje kur një Gjykatë vendos të mos mandatojë kryetarin e ri të një bashkie. PS ka paralajmëruar se do ta ankimojë në Gjykatën e Apelit vendimin e Shkallës së Parë. Nëse vendimi mbetet në fuqi, zgjedhjet në Bashkinë e Durrësit do të ribëhen.

Ja vendimi i gjykatës

“Bllofi” i Saimir Tahirit me “zhdukjen” e letrave në Prokurori

Nën presionin e një dënimi të mundshëm për bashkëpunim me narko-trafikantët Habilaj, Saimir Tahiri ka zgjedhur të shndërrojë në kazus “mungesën” e përkthimit të dy letrave në gjuhën italiane, pjesë e dosjes voluminoze prej rreth 30 fashikujsht që dorëzuar në gjykatë Prokuroria për Krime të Rënda në ngarkim të tij.

Paraditen e së mërkurës, kryesuesi i trupës gjykuese, Ardit Mustafaj, vendosi të shtyjë seancën e radhës, pasi konstatoi se në dosje mungonin aktet e përkthimit në shqip të proces-verbaleve të pyetjes së anëtarëve të bandës Habilaj, e konkretisht Moisi Habilaj e Nazer Seiti.

Gjyqtari konstatoi se në dosjen e dorëzuar nga Prokuroria për Krime të Rënda gjenden vetëm proces-verbalet e marrjes së tyre në pyetje, në gjuhën italiane.

Në këtë situatë, gjyqtari vendosi shtyrjen e seancës, duke kërkuar nga Prokuroria dorëzimin pranë saj të këtyre 2 akteve të përkthyera në shqip, një procedurë që, në fakt, merr shumë pak kohë.

Por, pikërisht, këtë mungesë ka shfrytëzuar Saimir Tahiri, për të lëshuar një lumë akuzash ndaj prokurorëve, të cilët e kanë marrë të pandehur për “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Korrupsion pasiv të zyrtarëve të nivelit të lartë”.

Me gjuhë “politike”, Saimir Tahiri deklaroi se “Prokurorisë i kanë humbur letrat, me të cilën kërkoi arrestimin tim në Parlament, në vitin 2017”.

Tahiri u deklarua i ashpër me prokurorët, ndërkohë që veçoi nga “sulmet” e tij drejtuesen e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela. Sipas tij, Prela i është përgjigjur me korrektesë kërkesave proceduriale të tij.

Në fakt, deklaratat e Tahirit, si edhe i gjithë vrulli i tij kundër prokurorëve, nuk qëndron. Prokuroria ka dorëzuar në gjykatë një material tejet voluminoz, me rreth 30 fashikuj, në të cilën gjenden si materiale të mbërritura nga Italia, po ashtu edhe veprime të shumta hetimore të kryera në Shqipëri, në kuadër të hetimeve për “Habilajt”.

Në morinë e akteve hetimore, siç rezultoi në seancë, ishin dy akte në gjuhën italiane, të papërkthyera. Këto akte janë marrë nga prokurorët disa muaj pasi Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi autorizimin për arrestimin e tij në Parlament.

Pra, për Prokurorinë, provat e siguruara që në momentet e para të hetimit, kanë qenë të mjaftueshme për të kërkuar autorizimin për arrestim.

Për Prokurorinë, aktet, të cilat gjenden të papërkthyera në dosjen hetimore, nuk e zbusin aspak rëndësinë e provave të tjera, të siguruara që në momentet e para të hetimit, por edhe në vijim të hetimit disa-mujor.

Gjithësesi, këto akte pritet të dorëzohen shumë shpejt në gjykatë, të cilat do të nxjerrin blof të gjithë “përroin” e sulmeve të Saimir Tahirit kundër prokurorëve të çështjes.

/Boldnews.al

Berisha denoncon superskandalin: Edvin Kristaq Droga vendos me ligj të kthejë paratë e drogës në flori!

Nga Sali BERISHA

Super skandal!

Edvin Kristaq Droga vendos me ligj te ktheje parate e droges ne flori!

Prapa ndryshimit te ligjit per blerjen e floririt fshihet vendimi i Edvini per te blere ar me parate e droges.

Miq, prapa ndryshimit te pashembullt te ligjit per blerjen e florit dhe argjentit nga shteti duke ia kaluar kete te drejte nga vendim i Keshillit te Ministrave, organ kolegjal, tek vendim personal, pra vetem Edvin Kristaq Droges, fshihet nje qellim ogurzi.

Keshtu me ndryshimin e ligjit nr 9000 dt 10.4.2008 “Levrimi dhe shitja e mallrave rezerve te grupit A (ku futen argjenti dhe floriri) ne nje akt te pashembullt kalon nga kompetence e Keshillit te Ministrave ne kompetence ekskluzive te kryeministrit (shif fotot) pra te Edvin Kristaq Droges dhe vetkuptohet te rrethit te tij te ngushte, pra nga nje vendim kolegjal transparent qe merrej ne mbledhjen e keshillit te ministrave tani kalon ne nje vendim te skutave te errta te Edvin Kristaq Mafise, Don Djall Agaçios dhe ndrikull Vali Bizhges!

Me kete vendim çelet plotesisht rruga qe klani i droges Edvin dhe Olsi Rama te mund te kthejne haptas ne flori parate e tyre te droges duke u sherbyer nga supermafioze si sekretari i pergjithshem i mafies te narkoshtetit shqiptar dhe nderlidhes kryesor i saj me Ndrageten, Don Djall Agaçio, konfidente Ndrikull Bizhga e apasionuar pas thirrjes ne zyren e saj te nenkontraktoreve shqiptar te firmave te huaja te ndertimit te rrugeve dhe besnikja me jete e Zonjes Basha, ndrikull Falimenti qe zevendesoi Zho Zho-ne, i cili vidhte cdo minute, ore dhe dite, por transaksionin narkoeuro-flori refuzoi qe ta merrte persiper, si dhe supermafioze te rrethit te tyre te ngushte.

Me autorizimin e vetes me ligj per transaksione te floririt dhe argjentit, Edvin Kristaq Mafia heq çdo maske dhe konfirmon veten si kryehajduti dhe kryetrafikanti i rregjimit te tij te kakistokracise! Rama ik! Fitore! sb

Presidenti Meta propozon kandidatin për kryetar të KLSH, ja kush është…

Presidenti Ilir Meta i ka propozuar Kuvendit si kandidat për postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Prof. Dok. Petraq Milo.

Prof. Dok. Petraq Milo është një personalitet me një eksperiencë të jashtëzakonshme, brenda dhe jashtë vendit në fushën e financave, të auditit, të bankave dhe të ekonomisë në tërësi, gjithashtu me një kontribut të spikatur në drejtimin e institucioneve financiare, fiskale e bankare në Kosovë.

Përvoja e tij akademike, brenda dhe jashtë vendit, si edhe bashkëpunimi me institucionet më të rëndësishme financiare botërore dhe të Bashkimit Europian, janë një faktor i rëndësishëm për këtë zgjedhje.

Presidenti Meta falënderon edhe njëherë kandidatët e mëparshëm të propozuar prej Tij për postin e kryetarit të KLSH-së, znj.Vitore Tusha dhe z.Bahri Shaqiri, të cilët pranuan kandidimin e tyre, dhe është i bindur edhe sot në integritetin e lartë të tyre për drejtimin e KLSH, thuhet në një njoftim të Kuvendit.

Presidenti Meta duke qenë i bindur në drejtësinë e vendimit të Tij, pasi ka lexuar me shumë vëmendje sugjerimet e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë lidhur me profilin profesional që duhet të ketë kandidati për kryetar i KLSH-së, nuk gjeti dot një kandidat më të përshtatshëm dhe me kaq eksperiencë të gjithanshme, si Prof. Dok. Petraq Milo, për të përmbushur me profesionalizëm dhe dinjitet këtë detyrë tepër të rëndësishme kushtetuese.

Presidenti Meta do t’ja dërgojë brenda ditës së sotme propozimin e tij Kuvendit, me besimin e plotë se do ta shqyrtojë këtë kandidaturë brenda këtij sesioni parlamentar, me objektivitet dhe përgjegjshmëri, që KLSH të funksionojë në mënyrë plotësisht kushtetuese e ligjore.

Kush është Petraq Milo

  • Lindur me : 07.04.1958
    • Statusi civil : Martuar, me dy femije

ARSIMIMI

  • Profesor ne Shkencat Ekonomike, Universiteti i Tiranes, 2013 dhe ne vazhdim
    • Doktor ne Shkencat Ekonomike ne Politikat e Financave Publike dhe Politika Monetare, Ministria e Arsimit dhe Shkences te Frances, Universiteti i Auvergnes, France, 1999
    o Tema : Financimi i Deficiteve Buxhetore dhe Efektet Fiskale, Monetare dhe Makroekonomike ne Vendet e Ballkanit Jug Perendimor,
    • Master ne Politikat Ekonomike, Universiteti i Auvergnes, France 1996
    • Bachelor ne Ekonomi, Universiteti i Tiranes, Fakulteti Ekonomik, 1998

KARIERA AKADEMIKE

  • Profesor, lektor ne Universitetin e Tiranes, nga Tetori i vitit 2013 dhe ne vazhdim
    o Fakulteti Ekonomik, Departamenti i Finances,
    § Administrim Financiar i Organizatave Publike Qendrore dhe Lokale
    § Legjislacioni Tatimor
  • • Instituti i Studime Europiane, Zgjerimi Europian, Politikat Sociale, Fiskale, dhe te Punes
    • Charge d’Enseignement, Lektor, Universiteti i Auvergnes, CERDI, France, nga viti 2002 dhe ne vazhdim, Politikat Fiskale dhe te Administrimit Financiar

KARIERA PROFESIONALE

    • Lektor, Universiteti i Tiranes, Fakulteti Ekonomik, nga viti 2013 dhe ne vazhdim
      • Antar i Bordit Mbikqyres se Bankes se Shqiperise, nga 2011- 2018
      § Kryetar i Komitetit te Auditimit te Bankes Qendrore te Shqiperise
      • Keshilltar i Kryeministrit te Shqiperise, Keshilli i Ministrave, Shqiperi, nga Tetori i vitit 2005 deri ne Gusht te vitit 2013
      o Keshilltar i politikave fiskale dhe te administrimit te financave publike qendrore dhe lokale
    • o Keshilltar i politikave te sektorit financiar bankar dhe financiar jo bankar
      • Drejtues i Projektit te Permiresimit te Administrimit te Huaj, EU, Delegacioni Europian Tirane, ne 2005
      • Drejtues i Autoritetit Qendror Fiskal, UNMIK – EU, Kosove, nga Janari 2004 deri ne Janar 2005
      o Pergjegjes per hartimin e politikave fiskale dhe te financave publike
      o Pergjegjes per hartimin e politikave te administrimit dhe auditimit te burimeve financiare publike
      o Drejtues i Sekretariatit te Keshillit Ekonomik dhe Fiskal, organ i perbashket i drejtuesve te UNMIK-EU Shtylla e 4, dhe drejtuesve te Qeverise se Kosoveso Antar i Bordit te Autoritetit Bankar te Kosoves, perfaqesues i UNMIK – EU Shtylla 4,
      § Kryetar i Komitetit te Auditimit te Bankes Qendrore te Kosoves
      • Drejtues i Departamentit te Politikave Fiskale, Autoriteti Qendror Fiskal, UNMIK – EU, Kosove, nga Janari 2003 deri ne Janar 2004

      • Drejtor i Departamentit te Buxhetit te Pergjithshem, Autoriteti Qendror Fiskal, UNMIK – EU Shtylla 4, Kosove, nga Maj 2000 deri ne Dhjetor 2002
      • Konsulent Financiar i Projekteve, Agjensia Franceze e Zhvillimit, France 2000
      • Konsulent i Financave Publike, Maxëell Stamp Office, Londer, 1999
      • Kerkues Shkencor ne PhD, CERDI, Universiteti i Auvergnes, France, Tetor -Qershor 1999
      • Konsulent Ekonomist, Zyra e Drejtorit, Country Department 2, Europe & Central Asia Region, Banka Boterore, Ëashington DC, Prill- Shtator 1996

      • Drejtor i Drejtorise se Pergjithshme te Buxhetit, Ministria e Financave, Shqiperi Dhjetor 1993 – Shtator 1994
      • President i Komitetit te Borxhit Publik, Ministria e Financave, 1994
      • Drejtor i Drejtorise se Parashikimeve Makroekonomike, Ministria e Financave, Shqiperi, Qershor – Dhjetor 1993

      • Drejtor i Drejtorise se Pagave dhe Cmimeve, Ministria e Financave, Shqiperi nga Korriku 1991 deri ne Qershor 1993

GJUHET E HUAJA
• Anglisht
• Frengjisht
• Italisht

Rama hakmarrje primitive ndaj ish-deputetit të PD, i bllokon hotelin, reagon Aurel Bylykbashi

Rama nis hakmarrjen ndaj njerëzve të opozitës duke i bllokuar hotelin ish-deputetit dhe kryetarit të PD në Elbasan, Aurel Bylykbashi. Kryeministri Rama ka publikuar pamjet e bllokimit të një hoteli, ndërsa shkruan se numërimi mbrapsht ka nisur dhe humbja do të jetë e rëndë për çdo shkelës.

“Stop informalitetit. A i’a vlen humbja që sjell bllokimi ligjor për përfitimet nga shkelja e ligjit?! Kushdo që shkel ende ligjin le t’i bjerë lapsit. Numërimi mbrapsht ka nisur dhe humbja do të jetë e rëndë për çdo shkelës”, thotë Rama në një postim në Facebook.

Infoelbasani njofton se hoteli i bllokuar ndodhet në Llixha të Elbasanit dhe thuhet se është bllokuar për evazion. I pyetur rreth këtij fakti z. Bylykbashi u shpreh se kjo është një goditje e pastër politike që i bëhet atij dhe PD-së.

Para pak kohësh z. Bylykbashi u ndalua nga Policia për pjesëmarrje në protestën kundër Ramës në Librazhd dhe më pas gjykata e la të lirë.

Ministri francez dorëhiqet pas darkës me arragosta, në Shqipëri falsifikojnë firmën e Sekretarit amerikan të Shtetit dhe…

Paris (AFP) – Një ministër i lartë i kabinetit francez dhe aleati i ngushtë i Presidentit Emmanuel Macron dha dorëheqjen të martën pasi raportet e akuzuan atë për darka ekstravagante me arragosta të financuara nga shteti dhe për abuzim të ambjenteve publike në një goditje ndaj qeverisë centriste.

Francois de Rugy, i cili u emërua ministër i mjedisit në shtator 2018, njoftoi ikjen e tij një javë pas publikimeve te skandaleve nga faqja e internetit e krahut te majtë, Mediapart.

“Sulmet dhe linçimi i mediave që synojnë familjen time më detyrojnë të marr hapin e duhur”, tha de Rugy, i cili ishte numri dy në qeveri pas Kryeministrit Edouard Philippe.

Mediapart ka publikuar fotot e de Rugy dhe gruas së tij gazetare duke shijuar darka luksoze me shampanjë dhe arragosta dhe një vakt për Ditën e Shën Valentinit, ndërsa ai ishte kryetar i parlamentit në 2017 dhe 2018.

Ëebsiti pretendonte se ngjarjet – në kurriz të tatimpaguesve – ishin gjeresisht shoqërore, ndërsa de Rugy pretendon se ata ishin pjesë e punës së tij dukepërfaqësuar Asamblenë Kombëtare.

Mediapart gjithashtu zbuloi se de Rugy ka përfituar nga një apartament pranë vendlindjes së tij të Nantes në Francën perëndimore që ishte marrë me qira me një normë preferenciale që synonte të ishte për punëtorët me të ardhura të ulëta.

45-vjeçari ishte gjithashtu i detyruar të pushonte drejtoren e kabinetit të tij javën e kaluar pasi ajo doli që kishte mbajtur një apartament në një bllok të strehimit social në Paris që nga viti 2001.

Ky është stabdardi i vendeve të BE. PO në Shqipëri? Në këtë vend kapen në flagrancë të vjedhjes së 40 milionë eurove duke falsifikuar firmën e sekretarit amerikan të Shtetit në Delaëere dhe askush nuk hetohet dhe askush nuk mban përgjegjësi pa llogaritur miliarda euro të tjera vjedhje të përditshme që po ashtu askush nuk përgjigjet.

Takimi i rëndësishëm i Bashës në Vjenë…

Pas takimit me Presidentin e Republikës dhe aleatët nga selia blu, ku ai sqaroi për mediat se ato ishin në kuadër të aksionit opozitar, dhe zgjedhjeve që ka propozuar me dekret Presidenti, teksa kryedemokrati tha se do të ndryshojë Kushtetutën me kreun e shtetit, Basha po intesifikon takimet edhe jashtë vendit.

Burime nga Partia Demokratike për Shijak Tv, bëjnë me dije se Basha do të udhëtojë drejt Vjenës, ku ndodhet edhe selia e OSBE-se, ku pritet të takojë atje edhe kreun e këtij instuticioni.

Kreu demokrat pritet të ketë takime të rëndësishme, ndërkohë që kriza politike në vend është thelluar veçanërisht pas votimeve të 30 qershorit.

Një rrëfim i sinqertë për ‘orgjitë’ në ish-bllok

Në atë vjeshtë ankthi, Mehmet Shehu përpëlitej i pashpresë t’i shpëtonte fundit të parashikuar. Pas ftohtësisë së Enver Hoxhës në Kongres, nisi të mendonte të vendoste pak “rregull” në shtëpi, diçka që e bënte herë pas here me të bijtë. Bashkim Shehu, në rrëfimin e tij, të vitit 1994, në librin “Vjeshta e ankthit”, tregon të vërtetat e jetuara prej tij, në lidhje me një nga ngjarjet më të bujshme të diktaturës komuniste në Shqipëri: vrasje/vetëvrasjen e kryeministrit të vendit, Mehmet Shehu, më 17 shtator të vitit 1981, plot 34 vjet më parë.

Bashkim Shehu, me dhuntinë prej shkrimtari dhe syrin e dëshmitarit, na tregon gjithë çka ndodhte në shtëpinë e tij, pas prishjes së fejesës kobzezë mes të vëllait, Skënderit dhe Silva Turdiut. Ai rrëfen një nga ato ditët, kur Mehmet Shehu tentonte të vendoste autoritetin në shtëpi, duke u imponuar ca rregulla të bijve, duke u mbështetur në sinjalizimet e Sigurimit të Shtetit, si daljet natën vonë, ndonjë gotë me miqtë, kafetë në shoqërinë e të huajve, sjellje të “pahijshme” për kohën, siç mund të ishte një qëndrim këmbë përmbi këmbë apo konsumimi i alkoolit nga një femër.

Deri te këshilla që të mos shoqëroheshin më me shkrimtarin Ismail Kadare, me njeriun, që siç do të thoshte bashkëshortja e atëhershme e Bashkim Shehut, ishin njerëzit e vetëm ku ata shkonin me qejf….

Nga Bashkim Shehu

Pak ditë mbasi u prish fejesa e Skënderit me Silvën, babai dërgoi e më thërriti sërishmi nga zbori. Më priste në studion e tij të katit të poshtëm, i vrenjtur, hijerëndë, po prapëseprapë me njëfarë turbullimi që s’po mund ta fshihte. Mesa dukej, i paduruar që t’i thoshte sa më parë çka krejt kishte përbluajtur vetmevete, qe kthyer nga zyra mjaft herët.

Ose ndoshta s’kishte qenë fare në zyrë dhe sapo qe kthyer nga Enver Hoxha, me të cilin po takohej dendur gjatë gjithë asaj jave.
-Tani, janë disa çështje të brendshme të familjes sonë që duhet t’i ndreqim, – filloi babai, ndërsa unë u ula në një kolltuk përkundruall tij, – për këtë të kam thirrur.

Një copë herë ndërmjet nesh u nder një heshtje e sikletshme. Unë po mundohesha të kuptoja çfarë donte të thoshte e ku donte të dilte, po edhe ai e kishte disi të zorshme ta shpështillte fillin e bisedës. Janë disa probleme që kanë të bëjnë, së pari, me mënyrën tënde të jetesës, – e prishi heshtjen më në fund.

-Mënyra ime e jetesës?
Atë çast hyri një shërbyese, me një pjatë të vogël në të cilën kishte një kokërr mollë. Babai heshti sakaq. Mua s’po më pritej gjersa ajo të dilte nga dhoma dhe babai të vazhdonte. As atij vetë nuk i pritej.

-Lëre aty, – i tha shërbyeses duke e ndjekur me sy me njëfarë bezdie, pastaj për diçka u kujtua dhe i tha:
– Më bjer një shkrepëse.
Priti që shërbyesja të mbyllte derën dhe vazhdoi:
-Ti bën jetë lokalesh, Bashkim.

Po më fliste në emër të plotë dhe kjo ishte e pazakontë për të. Kjo donte të thoshte largësi e pamatë, tëhuajtje. Shpërnjohje. Në shqiptimin prej tij të emrit tim të plotë kumbonte jehu i mallkimit. Ti s’je më biri im. Kurse ai ishte gjithnjë babai im dhe kjo më bënte të ulërija i ndërkryer dhe njëkohësisht më ndrydhte e ma mbytte përbrenda ulërimën.

-Unë tërë ditën e kaloj duke shkruar apo duke lexuar, kështu që kam nevojë edhe të çlodhem, të argëtohem…
-Ti kthehesh shumë vonë në shtëpi. Të rrish me orë të tëra nëpër kafenera, duke pirë, kjo s’është e rregullt.
-Se pi ndonjë gotë, s’ka asgjë të keqe. Unë as dehem, as rrihem, as i bie kujt më qafë.

-Mos u rrëmbe, – ma preu babai – s’të thotë njeri se ke bërë gjëra të tilla.
Hyri prapë shërbyesja, e cila solli një kuti shkrepëse.
-Mos u rrëmbe, mos e bëj tragjike, – foli prapë babai, dhe shtyu nga unë pjatën me kokrrën e mollës. Pastaj nxori nga xhepi i brendshëm një tufë letrash, pas gjase ndonjë buletin zyrtar sekret, zu t’i bënte shuk njëra pas tjetrës dhe t’i hidhte ashtu grumbull në vatrën e oxhakut.

-Në fund të fundit, unë s’jam as i vogël, – i thashë.
Ai u përkul për nga oxhaku, ndezi një shkrepëse dhe vuri flakën së përposhtmi letrave të shukura e të hedhura aty.
-Vërtet, tani ti je burrë, – tha mbas pak pa kurrfarë qesëndie në zë, – mund të shkosh dhe në kafene, me gruan tënde. Po një herë në hënë e jo çdo natë! Fundja, mund të pish dhe ndonjë gotë, kurse ajo mund të marrë ndonjë pastë, por jo të pijë, këmba mbi këmbë…

Vështrova për një hop letrat që filluan të digjeshin në oxhak, duke u nxirë e tkurrur me ca spërdredhje si një përpëlitje e dhimbshme prej qeniesh të gjalla.
-Pse, ç’të keqe ka!, – i thashë babait. Fytyra e tij vazhdimisht çehrengrysur, u vrungua edhe më. Dukej në zgrip të një shpërthimi britmash të hakërryera dhe mezi e përmbante veten. Po fjalët e tij më ngjethën edhe më tepër se çdo e bërtitur.

-Unë s’mund të lejoj që ju të merrni nëpër këmbë nderin tim, – tha ai, – nderin e anëtarit të Byrosë Politike.
Letrat e hedhura në oxhak përflakeshin furishëm, a thua se prej shkronjave të tyre çlirohej ashtu një zjarr magjik.
-Do të bëni si them unë, – vazhdoi ai, – s’ka të vonoheni natën sa të doni, do të ktheheni në orar. Që sot e tutje, në ora 9 shtëpisë i vihet çelësi. Kjo shtëpi nuk është han…

-Mos është kazermë? – i thashë.
-Po, – tha ai, – të pëlqen apo s’të pëlqen ty! Kështu si them unë do të bëhet!
Në qoftë se nuk do të bëhej ashtu, unë s’do të isha më biri i tij. Po mirë, atëherë as ai nuk ishte më babai im… Përpara meje qëndronte një idol prej guri, i shurdhët e i pamëshirshëm. Idoli duhej thyer të ndizej sherri dhe flaka do të pushtonte shtëpinë, trarët të shndërruar në ura zjarri do të binin mbi mua dhe duhma dhe tymi do më zinin frymën. Por ndërkaq frika më bëri të stepem, një frikë e errët. Nuk nxora dot asnjë fjalë për ta kundërshtuar.

E megjithatë është një çmenduri, thash me vete, çmenduri kryekëput. Ishte vijimi i një bisede të vjetër, të filluar vite më parë, të ndërprerë, të filluar e të ndërprerë sërishmi, disa herë kështu, e që s’po kishte të mbaruar. Të mos vonohesha natën, sepse, sepse, sepse… tjetër punë po të jesh i martuar e të kesh gruan tënde… me të mund të bredhësh natën e të vonohesh sa të duash…

Më pas, mbasi isha martuar, disa herë më kishte thënë të mos vonohesha, jo për fanatizëm patriarkal, por sepse kemi armiq dhe armiqtë, me ç’ju kemi bërë ne… Pastaj, për një kohë të gjatë, sikur harronte, pastaj prapë kujtohej. Kurse tani, tani s’ishte më punë armiqsh dhe, megjithëse i martuar, prapë s’duhej të vonohesha natën.

Kështu thoshte ai dhe kështu do të bëhej, isha i dënuar prej tij, dhe dënimi im nuk është që të kthehem në ora 9 apo në ora 8, kjo s’ka rëndësi, dënimi im është që atij t’i bindem, që të mos kem fuqi të kundërshtoj dhe, tek e mbramja ta vuaj këtë pafuqi.

Po për çfarë tjetër duhej t’i bindesha… Nuk kishte asnjë rëndësi për mua ajo çka më kërkonte të bëja e të mos bëja, madje ishte aq e pakuptimtë krejt kjo bisedë, sa që as nuk mund të fyhesha. Isha i topitur i tëri, kur, papritmas ai kaloi në diçka tjetër.
-Me Ismail Kadarenë më nuk dua të shoqërohesh, – më tha. Ismail Kadareja ka lakra në kokë. Kjo dihet, dhe ta kam thënë kaq herë, por ti s’më ke dëgjuar.

Përsëri nuk e kundërshtova. Më mirë të heshtja. Çfarëdo që të them, aq më keq do të zemërohet me Ismailin. Si dhe herë të tjera kur kemi bërë fjalë për punë të ndonjë shokut tim që ai s’e pëlqente. Vite me radhë kështu. Babai do të thotë se jam thjesht ndikuar nga Ismaili. Rolet janë të ndara. Unë në rolin e fëmijës, tjetri në rolin e djallit. Shkaktar grindjesh në familjen tonë. Ai përçarësi i brezave.

-Po s’është vetëm kjo, – vazhdoi babai – ti e di se përpara se të behej mik me ty, ai ka qenë mik me Todi Lubonjën. Dhe gjithmonë është përpjekur të depërtojë nëpërmjet miqësirash në familjet e Udhëheqjes, një herë në drejtim të familjes së Hysni Kapos, një herë tjetër në drejtim të familjes së Manush Myftiut, e tash te ne. Hm, qëllon larg ai.

Përsëri nuk e kundërshtova. Sepse kisha mbetur gjuhëlidhur. Në oxhak s’kishte veçse një dorë shkrumb të shuar tashmë, po mua më bëhej si të isha i mbështjellë në një vorbull tymrash mbytëse që ngriheshin soje. Pata parandjenjën se fundi i kësaj bisede do të ishte edhe më i tmerrshëm.

-T’i them të gjitha këto që t’i kesh parasysh jo vetëm për sa i përket Ismailit, po edhe për shoqërinë tënde në përgjithësi. Të kesh kujdes, se mund të shoqërohen me ty për qëllime jo të mira. Dhe nuk ke punë të takohesh me të huajt, edhe kosovarë qofshin. Ia thuaj edhe Marjetës këtë. Zaten e kemi si rregull të përgjithshëm që ndalohet të takohesh me shtetas të huaj. Kur je i autorizuar, kur je me detyrë shtetërore, është tjetër çështje. Me ligj nuk e kemi, po e kemi vënë në rregullore ushtarake.
Në këto fjalë e sipër në studio kishte hyrë nëna. Ajo u ul përbri nesh dhe po na dëgjonte. Në një ndërkohë pauze të babait ajo mori e tha:
-Janë disa probleme të ngritura qysh në plenumin e katërt, por që, pa dashur i kemi lënë pas dore. Vazhdimisht duhet t’u rikthehemi dhe t’i kemi gjithmonë në qendër të vëmendjes.

-Ato të meta që kemi, do t’i ndreqim së bashku, – tha babai me një zë të zbutur tashmë, – s’kemi pse të mos i ndreqim… Merre këtë mollën, e lashë për ty. Në shenjë pajtimi, një pajtim aq i dëshiruar, qoftë dhe me haraçin e dhembjes së bindjes për krejt çka më kërkonte, fillova të haja kokrrën e mollës. Në shenjë pendese, tek e mbramja.

-Po për Marjetën, i the? – e pyeti babain nëna. -Atë po thosha pak më parë – ia ktheu babai, rishmazi dhe përnjëherësh i acaruar, – Marjeta e ka bërë rrugë të shkojë në lokalet për të huajt dhe të takohet me të huajt… – bëri dhe një pauzë, ngurronte me sa dukej, por duke e mposhtur ngurrimin dhe dora-dorës duke u acaruar gjithëheri më tepër, vazhdoi:

– Më ka ardhur një sinjalizim në drejtim të Marjetës… Ajo na ka marrë veturën, në kohë vape kështu, kur ka pak njerëz në qarkullim, dhe ia hipën veturës shkon te lokali atje lart, te liqeni, ulet në një tavolinë këmbë mbi këmbë, dhe mbas një çike vjen dhe ulet me të një i huaj… Ka të ngjarë të jetë dhe rastësi, po ka të ngjarë dhe të mos jetë…

Ky i huaj është punonjës i një ambasade dhe nuk mund të mos jetë i interesuar të krijojë lidhje me Marjetën që ta shfrytëzojë për qëllime spiunazhi.

-Do ta pyes Marjetën, – i thashë i befasuar, i tronditur, duke ia shmangur vështrimin syve të babait dhe duke e mbërthyer për disa çaste te shkrumbi i letrave në oxhak dhe atë botë m’u bë se ishte gati të vrundullonte s’andejmi një shtëllungë e stërmadhe e murrme tymi. Atë ditë drekova vetëm, pa i pritur të tjerët dhe as Marjetën, që ende nuk ishte kthyer nga Shkolla. Hëngra si i babëzitur, si për të mbushur ashtu atë farë boshllëku që ndieja në lukth të kraharorit. Me t’u kthyer Marjeta, nuk m’u durua dhe i thashë se kisha diçka për të biseduar me të.

Dhe këtë ia thashë gjithë duke e ditur se në kësi rastesh Marjetën zakonisht e kaplonte ankthi. Ajo nuk hëngri veçse dy kafshata. I thashë të dilnim më mirë, nuk më rrihej brenda dhe kështu dolëm së bashku. U ulëm në një nga stolat e një parku përskaj bulevardit të madh. Ajo priste gjithë ankth, por unë kisha një mjegullirë në kokë dhe nuk po dija nga t’ia filloja. Gjithçka më dukej e pakuptimë dhe jashtëkohore, me atë diell të bardhë si sy i verbër i ngulitur palëvizshëm në mes të qiellit dhe me erën që, kur e kur, shkundte me mospërfillje gjethet e akacieve.

Bëra ç’bëra dhe nisa t’ia riprodhoja copëra-copëra dhe disi rrëmbyeshëm bisedën që kisha pasur me babanë. Por, gjithë duke folur, ngaherë e më tepër mendimet vendoseshin sipas një rregulli dhe ngaherë e më qartë më dukej se po e ninëzoja ku rrihte ajo bisedë, dhe arrita sadokudo në njëfarë përfundimi.

-Dy janë mundësitë, – i thashë Marjetës, – ose e kanë me Ismailin dhe ai është në rrezik, ose është diçka më e gjerë… domethënë një përgatitje për një gjueti të re shtrigash të tipit të pleniumit të katërt. Po Marjeta, ndërkohë, kishte filluar të qante.
-Pse qan? – i thashë. -S’do shkojmë më te Kadaretë? – tha ajo, mes lotësh. Pikërisht miqtë më të mirë që kishim, atje ku shkojmë më me qejf, na i ndalojnë…

-Kush tha që s’do shkojmë tek ata! – bëra ta qetësoja, – madje që tani do të shkojmë, sepse duhet paralajmëruar Ismaili patjetër, se mund të jetë në rrezik…
-Ashtu vërtet – tha Marjeta, po a do t’i gjejmë zgjuar në këtë orë? -Besoj se ende nuk kanë rënë për të fjetur…

“Panorama”

Braktisja e vendit nuk ndalet, 8 mijë shqiptarë ikën në Gjermani vetëm në 2018

Zyra e Statistikave në Ëiesbaden bën të ditur se në Gjermani gjatë vitit 2018 kanë ardhur 1.185.000 persona me shtetësi të huaj nga vendet tjera, që është një plus prej 416.000, krahasuar me një vit më parë. Në kohën e lëvizjeve të shtuara të njerëzve, Gjermania ka shënuar bilanc pozitiv vjetor prej vitit 2010 deri më sot.

Numri më i madh i personave të ardhur në Gjermani është shënuar në kohën e ardhjes masive të refugjatëve, në vitin 2015, me rreth 1,5 milionë. Më pas ka rënë numri i të ardhurve në këtë vend, bën të ditur një zëdhënës i Zyrës, për agjencinë katolike të lajmeve KNA.

Ndërkohë nga Gjermania janë larguar sipas të dhënave statistikore rreth 262.000 shtetas gjermanë. Por nga Gjermania janë larguar gjatë vitit të kaluar edhe rreth 924.000 persona me shtetësi të huaj.

Nëse llogariten të gjitha shifrat e të ardhure me shtetësi gjermane dhe të huaj, gjatë vitit të kaluar në Gjermani janë vendosur 1.384.000 persona. 87% prej tyre kanë pasaportë të huaj, kumtoi Zyra për Statistika.

Ndër vendet me numrin më të madh të personave të ardhur nga vendet jashtë Bashkimit Evropian, janë Shqipëria (rreth 8.000), Kosova me 12.000 si dhe Turqia me rreth 16.000 persona. Por shifrat më të larta të lëvizjeve janë megjithatënga vendet e BE dhe Azisë.

Gjatë vitit të kaluar në Gjermani kanë ardhur 202.000 persona me nënshtetësi të ndonjë vendi anëtar të BE. Më së shumti kanë ardhur nga Rumania (68.000), Kroacia (29.000) dhe Bullgaria (27.000). Ndërsa nga Azia kanë ardhur në Gjermani gjatë vitit të kaluar rreth 118.000 persona. Nga vendet tjera të Evropës (jashtë BE) kanë ardhur 85.000, nga Afrika 34.000./DW