39.5 C
Tirana
E mërkurë, 13 Gusht, 2025

“Kosova është shtet”, deklarata e prerë e Macron në Beograd që u censurua nga serbët

Vizita dyditore e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, në Francë, në Serbi bëri shumë bujë, por një detaj shumë i rëndësishëm u kalua në heshtje. Ishte momenti kur Presidenti Macron e cilësoi Kosovën shtet, që heshti liderët serbë, si dhe u censurua në mediat e vendit.

Gjatë fjalës së tij, Kreu i Shtetit francez deklaroi se Kosova dhe Serbia ishin dy shtete fqinje që e kishin të ardhmen në Evropë, por një gjë e tillë nuk iu ka pëlqyer serbëve, të cilët kanë vendosur ta censurojnë.

Një gjë e tillë është vënë në pah nga deputeti i pavarur serb, Gjorgje Vukadinoviç, i cili u ndal te censura që mediat i bënë fjalimit të Macron, në rastin kur e cilësonte Kosovën vend fqinj të Serbisë.“Përveç mediave që nuk e kanë transmetuar këtë deklaratë, nuk kanë reaguar as krerët e shtetit serb”, është shprehur Vukadinoviç për mediat serbe.

Gjithashtu, politikani serb ka sjellë në vëmendje reagimin aspak të sjellshëm të Ministrisë së Jashtme, të udhëhequr nga Ivica Daçiç, ndaj ambasadorit të francës në Beograd, Federico Mandoloni, të cilit për të njëjtën deklaratë si ajo e Macron i ishte thënë “Kosova nuk është fqinje e Serbisë”.

Nga ana e tij, Presidenti francez publikoi një pjesë të fjalimit të tij në “Tëitter”, në të cilin fliste specifikisht për zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë. “Ne duhet të ndërtojmë së bashku paqen ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Mesazhi im nga Beogradi”, shkruante Macron.

Gjatë vizitës së tij në Serbi, Presidenti francez premtoi të përfshihet në procesin e rifillimit të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, me qëllim arritjen e marrëveshjes së përhershme gjithëpërfshirëse dhe me këtë në mendje, ai u shpreh se do të organizonte një takim të veçantë Beograd-Prishtinë me pjesëmarrjen e Kancelares gjermane Angela Merkel në Paris, rreth muajit shtator.

Festa e maturantëve kthehet në revoltë: “Rama ik”!

Thirrjen “Rama ik” tani po e hasim kudo. Edhe një grup maturantësh janë filmuar teksa me dy gishtat lart brohorasin në kor; “Rama ik”.

Më në siklet nga kjo video është vendosur mësuesja e tyre e cila e alarmuar ka kërkuar t’i tërheqë mënjanë.

Vokshi denoncon gjuhën e urrejtjes së Ramës ndaj medias: Prekja e gazetarëve, fundi i një Kryeministri

Nga Albana Vokshi

Gjuha e urrejtjes së Edi Ramës, dhuna e vazhdueshme verbale, psikologjike, institucionale si dhe fizike, po bën që gazetarët të punojnë e të jetojnë në një mjedis krejt të pasigurt për ta dhe familjet e tyre.

Gazetari i mirënjohur Basri Çollaku denoncoi shantazhet ndaj tij dhe familjes. Persona të paidentifikuar kanë filmuar dhe fotografuar në orët e para të mëngjesit shtëpinë e gazetarit.

Ky është një kërcënim i urdhëruar për të intimiduar gazetarin e publikimeve që ia kanë tronditur karrigen Edi Ramës.

Basir Çollaku kërcënohet si bashkëpunëtori kryesor i gazetës gjermane, me tirazhin më të
madh në Europë “BILD”, e cila muajt e fundit ka publikuar përgjimet ku Kryeministri bashkë me ministra, deputetë dhe kryebashkiakë blejnë zgjedhjet me kriminelë të skeduar.

Basir Çollaku kërcënohet sepse intervistoi oficerët Dritan Zagani dhe Emiljano Nuhu, të cilët zbuluan se si Saimir Tahiri, Rrahman Rrahja, Taulant Balla, Artur Bushi etj kanë vënë gjithë shtetin në dispozicion dhe shërbim të krimit dhe narkitrafikut.

Basir Çollaku kërcënohet se Edi Rama del edhe në materialin që gazetari ka njoftuar se do të transmetohet së shpejti në Shijak TV.

 

A do të pengojë Rama hapjen e negociatave? Mesazhi i fortë i Von der Leyen për Shqipërinë

Presidentja e re e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në mesazhin e parë pas marrjes së postit, është shprehur se mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për një mesazh të fortë që jepet nga një Presidente e re e Komisionit Europian që ka mbështetje të madhe tek vendet anëtare të BE.

I vetmi që mund të pengojë këtë rrugëtim të Shqipërisë në BE është tani Edvin Kristaq Rama, të cilit Brukseli ja ka bërë të qartë rrugën që duyhet të ndjekë për të mos mbajtur më poeng vendin.

Kushtet janë aty për tu përmbushur bdhe mund të tejkalohen nëse ka vullnet politik, në të kundërt Rama do të jetë sërish përgjegjësi për dështimin e katërt rradhazi gjatë kohës që ai është në krye të qeverisë.

“Unë dëshiroj të riafirmoj perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe shoh një rol të rëndësishëm në procesin e reformave të vazhdueshme në të gjithë rajonin, ku kemi të njëjtin kontinent, të njëjtën histori, të njëjtën kulturë dhe sfida të njëjta.

Unë e mbështes plotësisht dhe të qëndrojë prapa propozimit të Komisionit Evropian për të hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë “, thekson presidentja e zgjedhur Ursula von der Leyen në udhëzimet politike për Komisionin e ardhshme (2019-2024).

Ursula von der Leyen është gruaja e parë që do të drejtojë Komisionin Evropian.

Mesazhi i Metës: S’ka më kohë, sovrani të shprehet në tre palë zgjedhe me 13 Tetor

Presidenti Meta ka kërkuar përnes një mesazhi se nuk ka më kohë të ecet në dy rrugë dhe se 13 Tetori duhet të jetë një ditë e zgjedhjeve të trefishta. Ilir Meta iu rikthye sërish 30 qershorit, duke u shprehur se iku si datë e përbashkët vetëm kalendarike.

Meta shkruan në “Facebook” se tani është koha që të mos mbetemi edhe në vjeshtë pa negociata, teksa risjell në vëmendje 17-18 tetorin, kur KE do të marrë vendimin për çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë.

Duke iu drejtuar një mesazh të fortë Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, Meta thekson se nuk mund të vazhdohet të ecet në dy rrugë të kundërta, që nuk takohen me njëra-tjetrën, ndaj dhe të dyja palët politike duhet t’iu krijojnë mundësinë të gjithë shqiptarëve të shkojnë në tre palë zgjedhje më 13 tetor.

Policia mësyn në Malin e Tomorrit, reagon Berisha: Motive të qarta çnjerëzore dhe politike!

Forca të shumta të Policisë i janë drejtuar sot guroreve në malin e Tomorrit për të ndaluar veprimtarinë e këtyre bizneseve. Një punonjës i guroreve dhe banor i zonës ka shprehur shqetësimin e tij të madh për sekuestrimin nga Policia të mjeteve të rënda, me të cilat ata punojnë.

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin plot të ankth të punëtorit, ilustruar me fotografi dhe është shprehur se ky operacion policor ka motive të qarta, çnjerëzore dhe politike.

Postimi i ish-kryeministrit Berisha

Qindra narkoforca te narkopolicise ne Malin e Tomorrit duke iu prere kafshaten qindra e qindra familjeve ne Skrapar me motive te qarta çnjerezore dhe politike!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje doktor po te shkruaj nga Mali tomorrit 200 forces policie po marin eksavatorat te lutem na ndimo po i marrin me dhuna klosi tiku zotka dhe drejtori policis Asan ametaj

Presidenti: 30 qershori iku si një datë kalendarike. Përpara kemi një datë tepër të rëndësishme…

Ilir Meta

KOHA QË TË MOS MBETEMI EDHE NË VJESHTË!

Të dashur qytetarë,
30 qershori iku si një datë e përbashkët vetëm kalendarike. Përpara kemi një datë tepër të rëndësishme, për ne dhe të ardhmen e vendit tonë, 17-18 tetor 2019, kur Këshilli i Bashkimit Europian do të marrë një vendim për çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë.

Ndaj nuk mund të vazhdohet më të ecet në dy rrugë të kundërta, që nuk takohen me njëra-tjetrën: në një anë atë të kapjes së çdo institucioni, çdo zyre dhe çdo vendi pune, dhe atë të delegjitimimit të çdo institucioni nga ana tjetër.

Të dy palët duhet t’u krijojnë mundësinë të gjithë qytetarëve shqiptarë, që në mënyrë të qetë, civile dhe demokratike të shprehin sovranitetin e tyre për të gjitha institucionet, vendore dhe qendrore, përfshi dhe Presidentin nga populli, në 13 tetor.

KOHA ËSHTË TANI!

Në 19 tetor do të jetë shumë vonë!

 

Basha përkujton vrasjen nga diktatura të dy poetëve, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka

Nga Lulzim BASHA

42 vjet më parë, diktatura komuniste vrau dy poetë në Librazhd, Vilson Blloshmin dhe Genc Lekën. Instrumenti i terrorit, Sigurimi i Shtetit, pushkatoi natën e 17 korrikut dy të rinjtë poetë vetëm pse guxuan të përshkruanin figurativisht në poezi Saharanë që mbizotëronte në realitetin shqiptar.

Në fillim të dekadës, në vitin 1971, Sigurimi kishte vendosur një tjetër rekord të zi, kishte pushkatuar Dom Shtjefën Kurtin, vetëm se kishte pagëzuar një fëmijë. Pushkatimi i dy poetëve ishte një gjëmë që regjimi po deklaronte se do e kthente në normë: cilido intelektual që do mendonte me mendjen e tij dhe do të guxonte ta shprehte sadopak mendimin e tij në shoqëri do ndëshkohej rëndë.

Diktatura e mbante fjalën kur ishte fjala për të shtypur intelektualët. Dënimi me varje i poetit Havzi Nela 11 vjet më vonë, i fundit dënim me varje i një poeti në Evropën ish-komuniste, ishte tregues se monstra diktatoriale nuk hiqte dorë deri në fund nga dhuna ndaj intelektualëve.

42 vjet me vonë, shohim kudo shenjat shqetësuese se intelektuali shqiptar po intimidohet, po tulatet, po detyrohet të mbyllë gojën, apo në rast se nuk bindet, po hiqet nga puna, duke e detyruar kështu të largohet nga vendi.

Kudo shohim tabelat mediatike të shndërruara në fletërrufe të qeverisë që kërcënojnë intelektualët, që synojnë të damkosin profesionistët dhe që në një përpjekje antishqiptare ngrenë në piedestal hajnin, dallkaukun e xhahilin.

Prandaj kjo ditë, ky përkujtim për Vilson Blloshmin e Genc Lekën bëj thirrje që të na shërbejë për t’i ndihmuar intelektualët, për të qenë solidarë me ta dhe për t’u bërë jehonë qendrimeve të tyre, denoncimeve të tyre, pasi sot më shumë se kurrë denoncimet e intelektualëve janë pasuria më e madhe që kemi në përballjen me të ligën.

Qëndresa e Aleancës së Teatrit dhe pedagogëve e akademikëve, janë prova se metastazat e reja të asaj diktature që u mori jetën poetëve nuk do t’ja dalin dhe se pasardhësit e atyre xhahilëve që kërkonin bakshishe pse kishin përndjekur e paditur klerikë që kryenin misionin e tyre për lehtësimin e plagëve të besimtarëve që e ushtronin lutjen ndaj Zotit veç në klandestinitet, s’do të çimentohen në kolltuqet e qeverisë.

Shkrimtari Ismail Kadare, në parathënien e librit të Sadik Bejkos “Vilsoni dhe Genci” e përcakton betejën e poetëve, ashtu si edhe të klerikëve, një betejë të shqiptarëve për të mbrojtur rrënjët e tyre në Perëndim.

Në 42-vjetorin e pushkatimit të poetëve, mund të them me krenari se armata e qytetarëve shqiptarë të bashkuar rreth vlerave të Perëndimit është forcuar, por beteja ende nuk ka mbaruar.

Ndaj metastazave që ëndërrojnë të mbrojnë krimet e diktaturës dhe të dënojnë çdo intelektual që guxon të denoncojë gjëmat dhe bëmat e një nomenklature hajdute dhe të lidhur me krimin, nuk duhet reshtur beteja, çdo ditë, kudo, deri në triumfin ndaj të keqes.

42 vjet më vonë, para nesh nuk është Saharaja e poetëve të Bërzhezhtës së Librazhdit, por agonia e një klike sa hajdute, dhe kriminale aq edhe injorante dhe anti perëndimore që lajmëron shuarjen e vet, pikërusht se u ka shpallur publikisht luftë poetëve, shkencëtarëve, pedagogëve dhe intelektualëve të këtij vendi.

Mirënjohje përjetë Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës! I pavdekshëm qoftë kujtimi i tyre!

Si Veliaj i bën ‘Fushë’ paratë e qytetarëve, 5 milionë euro për 600 metra rikonstruksion

Bulevardi Zogu I në Tiranë do të rindërtohet nga firma Fusha shpk. Punimet për rindërtimin e 600 metrave rrugë, nga Sheshi Skënderbej tek ish-Stacioni i Trenit, do të kushtojnë rreth 5 milionë euro, pra rreth 8200 euro për metër.

Deri më tani nuk janë publike ndërhyrjet sfecifike që do të bëhen në bulevard.
Fusha shpk, e cila në katër vitet e fundit ka përfituar mbi 40 milionë euro tendera publike, vazhdon të jetë fituesja kryesore e kontratave ndërtimore të Bashkisë Tiranë.

Ne tenderin për rehabilitimin e Bulevardit Zogu I garuan katër kompani, por Fusha.shpk pati ofertën më të ulët—ajo ofroi rreth €5 milionë (afërsisht 626 milionë lekë), ndërsa fondi limit ishte €5,6 milionë. Duket kosto shumë e lartë për reahbilitim rruge urbane, afërsisht 8,5 milionë euro për kilometër.

Exit.al kishte lajmëruar që në muajin mars për këtë projekt të kushtueshëm, hartuar mbi një studim të studios I RI, që kushtoi rreth 90 mijë euro.

I RI është në pronësi të firmës 51N4E—klienti kryesor i Kryeministrit Rama—e cila projektoi edhe rindërtimin e Sheshit Skënderbej, të realizuar po nga Fusha shpk.

Studimi, prej 124 faqesh, nuk ofronte planin e plotë të projektit, dhe Bashkia nuk e ka diskutuar anjëhereëë idenë e rehabilitimit. .
Bulevardi Zogu I u rindërtua në vitin 2006 kur Kryetar i Bashkisë Tiranë ishte Edi Rama. para dy vjetësh, kryebashkiaku i tanishëm i Tiranës Erion Veliaj ndërhyu në këtë segment duke kthyer në korsi për biçikletat trotuaren e këmbësorëve në mes të dy krahëve për makina të bulevardit, investim që tani do të çbëhet.

“Exit.al”

Kryetarja e re e Komisionit Europian pa votat e së majtës

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Ursula von der Leyen mori votat e majftueshme për t’u bërë presidentja e ardhshëme e Komisionit Europian. Kësisoj ajo do të jetë gruaja e parë në krye të këtij posti të lartë të BE-së.

Ajo mori 383 nga 747 vota të mundshme, vetëm nëntë më shumë se minimumi për zgjedhjen e saj. 327 ligjvënës votuan kundër saj dhe 22 abstenuan. Pasi u kominikua votimi përfundimtar, ajo tha se qëllimi i saj është një Evropë të fortë dhe e bashkuar.

Me një fjalim pasionant para Parlamentit Europian sot dhe me një fushatë intensive gjatë ditëve të fundit ajo ka shpalosur konceptin e saj për BE-në.

Për një BE të fortë
Me premtime e reja pёr temat si mbrojtja e klimёs dhe tё drejtat paramentare Ursula von der Leyen kёrkoi mbёshtetje pёr zgjedhjen si presidente e Komisionit tё BE-sё. Nё njё shkresё prej tetё faqesh ajo i ishte drejtuar edhe socialdemokratёve europianё duke deklaruar ndёr tё tjera se do tё ndёrmarrё njё nismё tё re pёr pakёsimin e emetimeve tё gazrave tё efektit serё.

Deri nё vitin 2012 ajo do tё paraqesё njё plan pёr bisedeimet mbi klimёn, se si “nё mёnyrё tё pёrgjgjshme” tё arrihet üakёsimi me 55 pёrqind i kёtyre gazrave nё atmosferё. Deri mё 2050 BE-ja duhet tё bёhet neutral ndaj klimёs.

Duke iu referuar kërkesasve tё socialdemokratёve politikania e CDU-sё premton se dёshiron tё arrijё vendosjen e kritereve ligjore pёr pagёn minimale nё mbarё BE-nё, dhe tё avancojё luftёn kundёr papunёsisё tek tё rinjtё. Programi i shkembimeve Erasmus duhet tё zgjerohet edhe pёr ata qё ndjekin shkollat profesionale. Lidhur me politikёn e refugjatёve ajo shpreson tek njё mekanizёm i ri pёr ndarjen e barrёs mes vendeve anёtare.

“E drejta pёr nisma ligjore” pёr Parlamentin e BE
Ndryshe nga deri mё sot von der Leyen synon edhe njё rol mё tё fuqishёm tё Parlamentit tё BE-sё nё procesin legjislativ tё BE-sё, sepse deri tani vetёm Komisioni i BE-sё ka pasur tё drejtё tё ndёrmarrё nisma ligjore.

Sfidat me tё cilat konfrontohet Europa, sipas von der Leyen, mund tё pёrballohen vetёm me vendosmёri dhe duke mbrojtur vlerat e pёrbashkёta, por edhe duke u angazhuar pёr njё shoqёri mё korrekte, mё tolerante dhe mё me barazi.
Von der Leyen pas emёrimit nga kryetarёt e shteteve dhe tё qeverive kёtё tё martё (16.07) kaloi me sukses, ndonëse me shumcië të vogël, votimin nё Parlamentin Europian.

Von der Leyen komunikoi një ditë më parë (15.07) të tëitter, se do të tërhiqet nga posti i ministres së Mbrojtjes edhe pa qenë i qartë rezultati i votimit të së martës, me qëllim që t’i kushtohet më fort punës së saj në Europë. Deri në votimin përfundimtar ajo pati një betejë të ashpër, në Parlamentin Europian, pasi e paraqitur si kandidate kompromisi ajo nuk gjente përkhje sa duhet kryesisht nga grupi i partive socialdemokrate europiane. Tё gjelbёrit dhe tё majtёt patёn deklaruar javën e kaluar, se nuk duan ta votojnё ministren gjermane tё Mbrojtjes.

Von der Leyen do të nisë detyrën si pasuese e Jean-Claude Juncker në krye të komisionit më 1 nëntor. Ajo është g jermania e parë që do të drejtojë ekzekutivin e BE-së që nga modernizimi i Bashkimit Evropian. Diplomati gjerman Ëalter Hallstein ka qenë kryetar i Komisionit të mëparshëm të Bashkësisë Ekonomike Evropiane nga viti 1958 deri më 1967.

“DW”