39.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Malaj për VOA: Nuk hesht për karrigen, Veliaj model i keq për vendin, shqiptarët po varfërohen

Në Tiranë, një grup deputetësh të Partisë Socialiste ndërmorën një nismë për shkarkimin e zotit Arben Malaj nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë për shkelje të Kodit të Etikës.

Në një intervistë sot për Zërin e Amerikës, zoti Malaj, një profesor i njohur i ekonomisë, thotë se i njeh mirë kufizimet etike të profesionit, si dhe liritë e tij qytetare, ndaj do të ndjekë rrugën institucionale. Zoti Malaj thotë se ai përherë është shprehur publikisht për problemet ekonomike që ka vendi, dhe beson që ato mund të zgjidhen me diskutim dhe jo me heshtje.

Me zotin Malaj, bisedoi korrespondenti ynë në Tiranë, Ilirian Agolli:

 

Zëri i Amerikës: Profesor Malaj! Sapo mësuam për një nismë të një grupi deputetësh socialstë për largimin tuaj nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë. Cili është reagimi juaj i parë lidhur me këtë nismë?

Arben Malaj: Do të kërkoja mirëkuptimin tuaj që gjithë argumentat dhe detajet të mbeten pjesë e një ballafaqimi në Komisionin e Ekonomisë me nismëtarët e kësaj nisme. Këtë nismë unë e gjej të pavend nga pikëpamja profesionale, nga pikëpamja juridike. Arsyet mbeten për t’u verifikuar.

Pas një angazhimi 32 vjeçar publik, akademik dhe pjesë e madhe politike, nga ana ime garantoj mbi të gjitha integritetin njerëzor, së dyti profesionalzimin e thellë, duke investuar për një arsimim sa më të mirë, dhe e treta një ndjenjë dashurie për vendin tim.

Kështu duke patur këto 3 avantazhe në vetvete, besoj se gjithçka tjetër mbetet thjesht dhe vetëm politike. kjo më bën të qetë në një ballafaqim institucional, por jo në krijimin e një zhurme, sepse kemi aq shumë zhurma në Shqipëri sa një zhurmë tjetër më shumë dëmton se sa ndihmon.

Zëri i Amerikës: Zoti Malaj, ju pretendoi se nuk e keni shkelur Kodin e Etikës, por ju shpesh merrni pjesë në polemikat e kryeqytetit dhe për këtë keni tërhequr vëmendjen e publikut.

Arben Malaj: Jam i sigurtë se nuk e kam shkelur Kodin e Etikës. Unë i njoh kufizimet e Kodit të Etikës; pra, unë nuk bëj komente mbi bendimet e bordit të Bankës së Shqipërisë. Edhe në rastet kur mund të kem votuar kundër, nuk kam dalë në publik të them nëse kam votuar kundër, që të mos krijoj perceptime të gabuara te publiku dhe të mos krijoj panik.

Kjo është përgjegjësia ime e madhe dhe ky është testi i etikës. Pra, një etikë e rënë në një Bankë Qendrore do të thotë të kesh thyer besimin e depozitorëve, të kesh luhatur monedhën kombëtare, të kesh vështirësuar kanalet e kreditimit të ekonomisë, të japësh mesazhe të paqarta në opinionin publik.

Zëri i Amerikës: Zoti Malaj, 6-7 muaj më parë deputetët socialistë votuan për t’iu rizgjedhur juve në këtë këtë detyrë. Ndërsa kanë një nismë për t’iu larguar. A mendoni se ka një shtytje politike në këtë mes?

Arben Malaj: Ky është një rast për të diskutuar mbi Kodin e Etikës dhe unë e kam kërkuar që Banka e Shqipërisë të demokratizojë qeverisjen e saj dhe një prej pikave është edhe Kodi i Etikës. Ballafaqimi nëse është shkelur apo jo Kodi i Etikës duhet bërë nga institucioni për të cilin një zyrtar është mandatuar.

Argumentat që pashë atje mu dukën joprofesionale, joligjore, por me nuanca të qarta të një hakmarrje politike. nëse kjo hakmarrje vjen ngaqë unë jam shprehur në mes lirisë dhe karrigeve kam zgjedhr gjithmonë lirinë, para se të jem anëtar i bordit të Bankës së Shqipërisë jam qytetar i vendit tim, jam banor i lagjes time; nëse diçka nuk bëhet mirë në qeverisjen e vendit dhe të bashkisë, në luftën politike të vendit, unë shprehem dhe do të shprehem gjithmonë publikisht.

Zëri i Amerikës: Cili është problemi kryesor që doni të veçoni në shoqërinë e Shqipërisë?

Arben Malaj: Unë besoj se ashtu si studentët për herë të parë i zgjuan shqiptarët, pas 97-s, si ndërgjegjësim popullor, ishte ajo për armët kimike dhe pas kësaj pati një periudhë nënshtrimi të përgjithshëm ose vetpranimi, dhe ajo që është më e keqja dhe i lutem të rinjve të vendit tim është rruga e gabuar e largimit dhe të mos qëndrojnë këtu për t’u bërë pjesë e ndryshimit.

 Zëri i Amerikës: Nuk dëgjohen të debatohen çështje ekonomike, sociale, nevojat e përditshme të jetesës së qytetarëve. Pse?

Arben Malaj: Njerëzit kanë nevojë të mposhtin papunësinë dhe sigurojnë një jetë më të mirë. Parakusht është edhe një reformë në sistemin gjyqësor, si domoshmëri për të ndryshuar situatën dhe për të krijuar një shpresë, qoftë edhe për 10 vite. Brenda një dekade lidershipi pozitë – opozitë mund të ngrejnë institucione. Shqipëria ndodhet në fazën që pasi ka bërë rrugëtimin e parë të tranzicionit, me ato themele arriti deri këtu.

Shqipëria don të bëhet një vend europian. Themelet e pushtetit gjyqësor, ato të balancimit dhe ndarjes së pushteteve, themelet e një administrate publike sa më profesionale, themelet e pronës private, themelet e mirëqeverisjes duhet të jenë më të forta, se nuk e mbajnë dot peshën e standarteve europiane. Përparësi duhet të jenë reforma strukturore, jo veprime me aksione.

Kur u krye reforma e energjisë, ndërgjegjësimi për pagimin e faturave, u ndoq rruga e penaliteteve. U arrit një produkt i vogël. Nuk u zbatua këshilla që para se të nisësh një reformë, kujdesu se kë mund të lësh pa mundësi jetese, se njeriu po nuk pati drita dhe ujë, mund të mos jetojë.

Tani jemi sërish përballë sfidës që do të përmirësojmë administrimin fiskal. Unë jam plotësisht dakord; është një prioritet i rëndësishëm. Në vendet ku ka opozitë dhe oponencë zyrtarët nuk luajnë dot me taksat dhe nuk i ngrenë shpesh dhe fokusohen më shumë tek përmirësimi.

Zëri i Amerikës: Zoti Malaj, ne më herët kishim biseduar për një intervistë mbi raportin e Departamentit të Shtetit mbi klimën e biznesit në botë, pjesa për Shqipërinë. Cili është mendimi juaj për komentet e atij raporti?

Arben Malaj: Përpara se të dilte raporti i Departamentit të Shtetit ishim një grup ekonomistësh që bëmë një apel publik; i kërkuam politikanëve të vendit tonë dhe gjithë institucioneve kushtetuese të marrin përgjegjësi dhe të ndërpresin ciklin e krizës politike. duam apo nuk duam ne, ekonomia e vendit tonë edhe në skanerin e Departamentit të Shtetit, edhe në skanerin e FMN-së edhe në skanerin e Bankës Botërore edhe në skanerin e zmerës së çdo shqiptari po shkon drejt një varfërimi shpirtëror, i cili më pas kthehet në një varfërim ekonomik e social, që krijon varfëri në rritje, pabarazi në rritje, paqëndrueshmëri politike. nëse thjesht për të mbajtur një karrige do të heshtja, ajo që do të virshte shpirtërisht do të ishte mosmirënjohja ime me heshtje për publikun shqiptar që tek unë dhe tek shumë politikanë dhe ekspertë shqiptarë ka vite që investon për ta ndihmuar që të parandalojë krizat, të dalë shpejt nga krizat, dhe që të krijojë shpresë.

Varfërimi më i madh që po ndodh në Shqipëri është humbja e perspektivës. Ka rënë shpresa, janë përkeqësues pritshmëritë. Nuk ka humbje më të madhe për një komb, është njësoj sikur të të ikë fëmija nga shtëpia. Janë 280 mijë të tjerë që parashikohet të largohen.

Sado të përdorësh teknologjitë e reja, nuk ka bend që mund të zhvillohet nëse i pakësohen burimet humane dhe sociale. Si të mos reagosh për këto? Si të mos reagosh për risqet që ka kapja e shtetit? Si të mos reagosh për risqet që ka arroganca, për risqet që ka babëzia? Si të mos reagosh se çfarë duhet dhe mundet të bëhet më mirë? Shqipëria duhet nxjerrë nga ky cikël.

Zëri i Amerikës: Zoti Malaj, ju jeni shprehur disa herë edhe lidhur me polemikën më shumë se njëvjeçare për Teatrin Kombëtar?

Arben Malaj: Për Teatrin Kombëtar, sigurisht kam dhënë një mbështetje dhe do ta jap. Ajo që mua më shqetësoi ishte mungesa e transparencës, si dhe ai pingpongu i hedhjes së kompetencave herë te qeveria e herë te bashkia.

Më shqetësoi shumë qëndrimi pas zgjedhjeve i kryetarit të bashkisë, i cili deklaroi se ishte penduar që nuk u angazhua më shumë me Teatrin, pra ta shembte më shpejt. Tirana ka mijëra të varfër, Tirana ka zona me pamundësi zhvillimi, Tirana njerëz që flenë pa bukë, Tirana ka familje pa drita e pa ujë.

Nëse kryetari i bashkisë paska shqetësimin e tij më të madh që nuk paska çuar deri në fund projektin për Teatrin, kjo është shqetësuese. Nëse dikush nuk ia thotë, dikush e përkëdhel, dikush e sheh me frikë nëse ka ambicje për karrierë si kryetar partie apo kryeministër, kjo do të thotë që ne të ripërsëritim modelet e këqija të qeverisjes së vendit tonë.

Zëri i Amerikës: Zoti Malaj, çfarë do të theksoni për nevojat që ka aktualisht ekonomia shqiptare, si dhe për administrimin e përditshëm si tatime, dogana dhe shërbime të tjera, të cilat janë vazhdimisht nën reforma?

Arben Malaj: Po, ja vetëm tani në vitin 2019 administrata e tatimeve ka patur 3 drejtorë. Për 7 muaj 3 drejtorë. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, i Doganave, i Pronave i Antikorrupsionit duhet të jenë personalitete publike dhe me vizion. Ata nuk janë teknokratët më të mirë, por kanë mbështetje politike e profesionale dhe në qarqet e biznesit dhe bëjnë reforma. Nëse i trajtojmë ata në bazë të shifrave të planit, kjo është e gabuar.

Basha: 85% e shqiptarëve është vota më e pastër për largimin e këtij regjimi. Është detyra jonë ta kthejmë këtë në projekt shprese dhe ndryshimi

PRONONCIMI I KRYETARIT BASHA NË BERAT

Sot jam në Berat me demokratët e Beratit, për t’i falenderuar me shumë mirënjohje, jo vetëm strukturat tona të Partisë Demokratike për betejën e jashtëzakonshme që kanë bërë kundër krimit, kundër korrupsionit, por, në veçanti, se, së bashku me qytetarët e Beratit, qytetarinë beratase, ia kanë dalë të vrasin frikën, të ringrenë kurajon qytetare dhe të vetëdijësojnë të gjithë qytetarët e Beratit, pavarësisht përkatësive politike, për nevojën akute për ndryshim.

Kjo u duk më së miri dy javë më parë, ku qytetarët e Beratit, të cilëve u shpreh mirënjohjen time nga zemra për qytetarinë e treguar, të cilët me aktin e tyre refuzuan në masë Edi Ramën. E refuzuan demokratët, e refuzuan mbështetësit tanë, e refuzuan edhe socialistët e ndershëm.

Pjesëmarrja në Berat ishte nën mesataren kombëtare, e cila kapi më pak se 15 %, që do të thotë se edhe në Berat socialistët janë vetëdijësuar që rruga e çlirimit të partisë së tyre nga tutela e krimit kalon në qendrimin krah për krah me qytetarët e tjerë të Beratit, me demokratët dhe të gjithë qytetarët e tjerë të Beratit, në betejën tonë për vlera, në betejën tonë për liri ekonomike, mundësi dhe mirëqenie për çdo qytetar.

Unë dhe Partia Demokratike e konsiderojmë këtë refuzim të regjimit të Edi Ramës me 30 qershor si një përgjegjësi të madhe për t’i dhënë qytetit të Beratit, qytetarëve të Beratit, por edhe të gjithë bashkisë së Beratit, sikundër të gjithë shqiptarëve, rrugën e ndryshimit, rrugën e transformimit ekonomik, që do të mundësojë lirinë ekonomike, konkurrencë ekonomike, do të mundësojë që njerëzit të punojnë dhe të jetojnë me punën e ndershme, do të mundësojë t’i japim fund varfërisë ekstreme.

31 % e familjeve shqiptare nuk mbyllin dot muajin, nga 25 % që ishte. Pra, nga 1 në 4 familje, është rritur me 6 % në vetëm një vit.

Mjerimi ekonomik i shqiptarëve, varfëria, papunësia, janë veprat e vërteta të një qeverie që nuk ka ardhur me votën e qytetarëve, por ka ardhur me ndihmën e kriminelëve dhe të oligarkëve. Dhe prandaj nuk qeveris për qytetarët, por qeveris për kriminelët dhe oligarkët.

Kanë shkatërruar çdo interes publik, kanë shkatërruar infrastrukturën, kanë shkatërruar shëndetësinë, arsimin, bujqësinë.

Nuk ka gjë më të trishtë dhe më kriminale se të shikosh dritat e fikura të Universitetit të Beratit. Por dua t’u jap fjalën qytetarëve të Beratit që dritat e universitetit do të ndizen në Berat. Do të ndizen anembanë Shqipërisë dritat e arsimit. Dua t’ju them, në veçanti, qindra prindërve që më kanë dërguar sms gjatë këtyre ditëve, përfshirë edhe prindër nga Berati, se padrejtësia që është bërë me ndryshimin në çastin e fundit të kriterit të mesatares për maturantët është një nga paudhësitë e fundit të këtij regjimi.

Shqiptarët, prindërit, të rinjtë dhe të rejat, e kanë dhënë verdiktin e tyre.
85 % e shqiptarëve është vota më e pastër për largimin e këtij regjimi, është vota më e pastër “Rama ik”.

Tani është detyra jonë që ta kthejmë këtë në një energji për ndryshim, në një projekt shprese dhe ndryshimi, në radhë të parë për ekonominë, për punësimin dhe për mirëqenien e beratasve dhe të të gjithë shqiptarëve.

Pyetje: Zoti Basha, si do të vijojë aksioni opozitar në ditët në vijim?

Basha: Ne do të vazhdojmë me një ndërthurje të aksionit opozitar, me vazhdimin e qëndresës opozitare, denoncimit, të protestave, por edhe me shpalosjen e alternativës sonë, e planit tonë për të ndryshuar vendin, duke filluar me ndryshimin ekonomik, i cili do të jetë i prekshëm për të gjthë qytetarët, për sipërmarrësit, për të punësuarit, për fermerët, për të rinjtë e papunë që kërkojnë punë, sigurinë e punës për ata që kanë vende pune, por nuk e dinë në do t’i kenë nesër apo jo. Padyshim, ky ndryshim ekonomik do të vijë vetëm atëherë, kur të kemi një qeveri të njerëzve, nga njerëzit dhe për njerëzit dhe jo një qeveri të krimit dhe oligarkisë, për krimin dhe oligarkinë, nga krimi dhe oligarkia.

Kryemadhi nga Durrësi: Korriku dhe gushti betejë për të zhbërë të keqen, gati për zgjedhje!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë që drejton në Durrës.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi është shprehur se, LSI është partia e fjalës së mbajtur, e energjisë rinore dhe e punësimit e shanseve të barabarta.

“Falenderoj të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e LSi që bojkotuan votimet moniste të 30 qershorit, pavarësisht presionit kriminal dhe trysnisë së pushtetit me bukën e gojës dhe vendin e punës. LSI është partia e fjalës së mbajtur, e energjisë rinore, e punësimit dhe shanseve të barabarta”, u shpreh kryetarja e LSI.

Kryemadhi deklaroi më tej se, muaji korrik dhe gusht nuk do të jenë muaj pushimi por punë e plotë përzgjedhjet.

“Në këtë betejë jemi, jo për një zgjidhje të momentit për klasën politike, por për ndryshimin e sistemit për të tashmen dhe të ardhmen e shqiptarëve. Votimet e Rilindjes së 30 qershorit u refuzuan në mënyrë plebishitare nga shqiptarët”, vijoi kryetarja e LSI.

Duke u ndalur te Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, Kryemadhi u shpreh: “Sot kemi një KQZ qesharake, ende nuk ka një rezultat zgjedhjesh. Çdo ditë e kësaj qeveria në pushtet thellon varfërinë dhe skamjen e shqiptarëve”.

“Çdo ditë në pushtet e Edit shoqërohet me një mega korrupsion. Në një javë dy skandale që e rrisin çmimin e naftës me 25 lekë për litër. Askush të mos mendojë që mund të gëzojë djersën, mundin dhe gjakun e shqiptarëve me kontrata korruptive. Bujqësia drejt kolapsit dhe pa këtë rritje të frikshme të naftës. Rritja e çmimit të naftës nga dy aferat korruptive të Ramës do prekin jo vetëm xhepat e shqiptarëve, por do kenë edhe pasoja negative në gjithë ekonominë. Për dy oligarkë, do dëmtohen dhjetra eskportues dhe mijëra prodhues në bujqësi. Jemi në këtë betejë për të zhbërë të keqen që ka çuar në 35% numrin e qytetarëve që jetojnë nën minimumin e varferisë. Investimet e huaja janë bërë si përrallë nga e kaluara”, vijoi Kryemadhi në fjalën e saj para strukturave të LSI në Durrës.

Kryemadhi u ndal edhe te raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Raporti i DASH një epikrizë për së mundjen e ekonomisë së vendit. LSI ka një program shumë të qartë për nxjerrjen e vendit nga kriza ku e ka futur Rilindja. Kapja e ekonomisë në pesë duar po largon edhe biznesmenët shqiptarë nga vendi. Jemi në këtë betejë jo për poste e karrike, por për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e çdo shqiptari. Kauza e opozitës është e drejtë dhe ka mbështetjen e pjesës dërmuese të shqiptarëve. Qendrimet e LSI larg populizmit e fjalëve boshe, përgjegjësi para shqiptarëve për çdo gërme të angazhimeve tona”, u shpreh Monika Kryemadhi.

 

Basha nga Berati: Vijim i qëndresës së protestave dhe shpalosje e planit tonë për të ndryshuar vendin

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, në një pronocim për mediat nga Berati foli edhe për aksionin opozitar në ditët në vijim. Ai tha se do ketë një ndërthurje me vijimin e qëndresës, denoncimit dhe madje dhe protestave.

“Do vazhdojmë me ndërthurje të aksionit opozitar. Do të ketë një ndërthurje me denoncimet, vijimin e qëndresës së protestave dhe me shpalosjen e planit tonë për të ndryshuar vendin duke nisur me ndryshimin ekonomik. Ky ndryshim ekonomik do vijë kur të kemi një qeveri nga njerëzit për njerëzit, jo për oligarkinë dhe krimit nga krimi për oligarkinë”, iu përgjigj Basha interesimit të gazetarëve pas takimit ne strukturat në Berat.

Basha tha më tej se, Berati e braktisi Ramën më 30 qershor, ku edhe socialistët nuk dolën në votimet farsë.

Ai tha se ka marrë shumë mesazhe nga prindërit për kriterin e mesatares për maturantët. Basha tha se shqiptarët e kanë dhënë verdiktin e tyre.

“Padrejtësia që është bërë me ndryshimin në çastin e fundit mbi kriterin e mesatares për maturantët është një nga talljet e fundit të këtij regjimi. Shqiptarët e kanë dhënë verdiktin e tyre. 85% e shqiptarëve është vota më e pastër për largimin e këtij regjimit, detyra jonë ta kthejmë në një energji për ndryshim, projekt shprese”, tha Basha.

Basha ishte mbrëmjen e sotme në Urën Vajgujore dhe në Kuçovë ku zhvilloi një takim me strukturat e PD-së. Gjatë fjalës së tij, Basha tha se shqiptarët refuzuan Ramën dhe mazhorancën  me 30 qershor si asnjëherë më parë.

“Ajo që ka ndodhur në 30 Qershor, nuk ka ndodhur kurrë në 3 dekada. Braktisja dhe refuzimi i Edi Ramës ka qenë në proporcione masive. Askush nuk është refuzuar si Edi Rama dhe regjimi i tij. Në ketë refuzim gjejnë shprehje disa prej problemeve kryesore, për të cilat jemi angazhuar në këtë aksion të paprecedentë politik. Vetëdijësim i shqiptarëve se 30 qershori ishte ditë për oligarkët, banditët, për shërbetoret e Edi Ramës, por jo një ditë për qytetarët e zakonshëm”, u shpreh Basha.

Basha tha se, 30 qershori nuk mund të prodhojë asnjë pasojë juridike përveçse ndaj atyre që kanë shpërdorur burimet shtetërore në një proces farsë, duke nisur nga paratë që kanë hedhur në një proces të pligjshëm.

Basha theksoi se po të kishim një prokuror të ndershëm dhe me integritet, sot të gjithë këta persona, duke nisur me Edi Ramën, me KQZ, me ministritë e përfshira, do të ishin nën hetim për shpërdorim detyre dhe shpërdorim financiar.

SMS për Ramën: Po të isha në Amerikë do e vrisja!

Nga Basir Çollaku

Po të isha në Amerikë do e vrisja/sms për Ramën

Z.Rama, zelltarët po kapërcejnë racionin e dhënë. Eja të gjejmë bashkë “fotografin” tim. Në punën time të gjatë në medie, tashmë mbi 20-vjeçare, AND të së vërtetës, kam një thënie të një gazetari argjentinas. “….Dua të lajmëroj maskarenjtë e kësaj bote, se nuk përfaqësoj interesat e asnjërit prej tyre”. Shkurt. Asnjërit.

Dy ditë më parë “një postier” i paftuar mësyn me zell befasues banesën time, duke fotografuar disa herë. Rreth orës 07e 20 të mëngjesit, një burrë tek të 50-at, është futur në rrugicën e shtëpisë ku unë jetoj dhe ka nisur të bëjë shkrepje në disa pozicione. Eshtë afruar 2 metër afër derës, duke bërë filmime. Një i afërm imi ka dalë në ballkon dhe e ka thirrur ateë me zë të lartë. Ka kërkuar të dijë përse e bën këtë veprim. Vizitori ka ulur kokën, është kthyer pas dhe është larguar me nxitim. Kjo nuk ka zgjatur më shumë se tre apo katër minuta, me aq sa familjarët kanë mundur të konstatojnë.

Mua më thonë me vonesë për të mos më shqetësuar,  ndonëse vetë ishin më tepër të alarmuar. Një mesoburrë, veshur me pantallona xhins dhe një këmishë apo triko gri. Kaq kemi fiksuar. Tmerrësisht pak. Kamerat janë ca më tutje. Por dikush e di dhe unë do ta gjejë. Në atë shtëpi banoj unë me time shoqe dhe tre fëmijët e mi, prindërit e bashkëshortes sime dhe familja e tyre.

Personi i mëngjesit të së hënës së 15 korrikut, nuk ka kthyer kokën asnjëherë nga banesat e tjera të ndodhura përballë apo anash nesh. Ka pasur adresë të saktë. Shtëpinë time.

Po e ndihmoj. Unë banoj në;

Rruga “Ali Visha” nr 75

Ky që iku, e di.  Lajmërimin e bëj për të tjerët…

Jam mësuar me trysni e kanosje individuale, nga më të çuditshmet. Pushtetarë, politikanë, banditë, të gjithë e kanë një mërzi, por asnjërit s’i kam shpifur asnjë germë.

Z.Meta

Rama

Lleshi

Bendo

Unë nuk kam asgjë për të fshehur. Jam mësuar me komedi të bezdisura përgjimesh, vëzhgimesh, kombinimesh, mbikqyrjesh.

Pas daljes së përgjimeve të Bild, Kryeministri bëri kanosjen publike, se do më hidhte mua në gjyq. E mirëprita më dëshirë ta bënte. Ishalla e bën mendova me zë, se kjo i hap shteg ardhjes së dosjes 184 në gjyq.

Shpresova kot.

Taulant Balla më ka denoncuar si comedian, për një vepër, të cilën prokurorët s’po e gjenin ku ishte në raport me mua.

Me 11 tetor 2018, unë bëra kallzim penal për numrin dy të mazhorancës. Prej 10 muajsh, gjykatësja e nderuar, Enkela Bajo, na ka mundësuar jo më shumë se tre seanca.

Me 11 mars 2019, pas një kanosje publike në një televizion, unë bërë kallzim në polici dhe më pas në Prokurori. Jam ende duke pritur të gjendet njeriu lehtësisht i identifikueshëm. Janë katër muaj. Por do pres drejtësinë, ashtu me atë takatin e saj aktual. Në profesionin tim, e kam mundur këtë drejtësi shumë here, aq sa jam ndjerë keq nga kjo fitore…

Disa nga dosjet, ngjarjet, çështjet në hetim dhe jo, ku unë kam hasur përballje e përplasje deri në zgrip, janë shumë. Po rendis pak prej tyre.

1-Peticioni për ish-Guvernatorin Fullani, ku unë, pjesë e një grupi me disa miq kokëkrisur, mblodhëm 15 mijë firma me kërkesën për ta mundësuar përballjen e tij me drejtësinë. Kjo më kushtoi mbi 1500 ditë, izolim profesional, pamundësi pune,presion personal dhe familjar. Por, kasta sërish shpërbleu sërën e vet, Fullanin me qindra-mijëra dollarë, për arsye stresi.

2-Intervista me 1 shtator dhe 5 nëntor 2015, me shefin e antidrogës së Fierit, Dritan Zagani, kryedenoncuesin e ish-ministrit Sajmir Tahiri dhe platformës kriminale canabis. Ne këtë afere, brenda saj Jaeld Çela, Gjergj Kohila, Sokol Bode..Dihet kush janë.

3-Intervista dhe denoncimet e rënda me oficerët e antidrogës, Bledar Naçi dhe Antonio Nazeraj.

4-Intervista denoncuese e nënkomisar Emiljano Nuhu, oficerit të infiltruar në shumë operacione. Telashet e dala nga kallzimi për deputetin Rrahja, kryebashkiakun Artur Bushi, kryedeputetin Taulant Balla e mjaft njerëz në polici dhe Prokurori. Ka ende shumë ai denoncim.

Intervista me ish-drejtorin e policisë, Arben Hyseni, një rrëfim ku trazoheshin mjaft kusure të trafiqeve.

6-Intervista dhe denoncimi me drejtues Shkëlqim Pepkolaj, zv/drejtor i Policisë Vendore Kukës, për skandalin e lirimit të trafikantit Naser Gashi dhe Laboratorin e Heroinës në Has, hetim i kryesuar aso kohe nga Pepkolaj.

Të gjitha keto kallzime e denoncime, unë si shumë kolegë të mi, i kam ndjekur dhe vijoj ta bëj.

Bashkëpunimi me kolegë të “Bild” ishte një tjetër punë serioze. Ata ende nuk kanë përfunduar punën e tyre me investigimin e bërë në Shqipëri. Kanë mjaft sa të na lënë pa fjalë dhe japin leksion lirie.

Kolegë të “ARD” që kam kontaktuar, duan një hulumtim serioz për Mafian dhe Pushtet-politikën në Tiranë. U sugjerova Xibrakën  si dosje, meqë ka rrënjë dhe investigim të madh gjerman dhe ende u hollua pa shkuar në piramidën e fajit.

Një tjetër dosje në redaksinë e Shijak Televizion, e kemi gatin për publikim. Shqetësim serioz do të jetë, sigurisht. Janë skandale me paranë, me thesarin, me financat , me kompanitë, me klientët që shumë prej tyre, kryeministri Rama  i ka në tryezën e Qeverisë dhe të Shtëpisë.

Nuk po përmend marrjen pjesë në pafundësi emisionesh dhe lajme të tjera të rënda ku kam debatuar.

Ka shumë lajme se janë shumë vite pune. Po të jetoja në Amerikë, ku njeriu nuk këmbehet me asgjë, unë do ta vrisja Spiunin te Porta.

Kjo ështe fotografia ime.

Të tjerët janë sjellë si mafiozë pranë banesës sime. Ndonëse dyshoj se do jetë zelltar policie. Mbase i dypunësuar..

Ftoj KM të më ndihmojë ta gjejmë.

Ai e di, kushdo qofshin postierët e mjerë, nuk garojnë dot me mua në marrëdhënien me Zotin . Besoni! Të drejtët, Zoti i mban me hatër!

 

Ky është ‘Skënderbeu’ i Elisës, Këlliçi publikon videon…

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi, me anë të një postimi në rrjetet sociale, teksa publikon edhe një video, tregon se si kryeministri Edi Rama ka promovuar dhe mbrojtur krimin në politikë.

Sipas Këlliçit, kryeministri ka përdorur njerëzit e krimit për të bërë para e për të blerë votat më pas.

“Me ze dhe figure ja ku e keni Skenderbeun e Elises, i cili jo vetem ka promovuar por dhe ka mbrojtur krimin ne parlament, jo vetem ka promovuar por dhe ka mbrojtur krimin ne bashki, jo vetem ka perdorur krimin per te bere para e blere vota por dhe e ka mbrojtur ate.

Siç u pa me 30 Qershor, Edi Rama nuk rri dot pa manipuluar dhe kur garon me veten. Kot nuk thone vesi del me shpirtin. Sa per Mamicen, eshte thjesht modeli qe duhet zhdukur nje ore e me pare nga politika shqiptare…”

Me ze dhe figure ja ku e keni Skenderbeun e Elises, i cili jo vetem ka promovuar por dhe ka mbrojtur krimin ne parlament, jo vetem ka promovuar por dhe ka mbrojtur krimin ne bashki, jo vetem ka perdorur krimin per te bere para e blere vota por dhe e ka mbrojtur ate.Siç u pa me 30 Qershor, Edi Rama nuk rri dot pa manipuluar dhe kur garon me veten. Kot nuk thone vesi del me shpirtin. Sa per Mamicen, eshte thjesht modeli qe duhet zhdukur nje ore e me pare nga politika shqiptare…

Gepostet von Belind Këlliçi am Dienstag, 16. Juli 2019

Zbulohet plantacioni me kanabis i Artur Bushit, Llesh kimiku arreston policin që e zbuloi

Një parcelë me kanabis që i përkiste kreut të bashkisë së Krujës, Artur Bushi është zbuluar, por për këtë shkak janë arrestuar disa persona mes tyre edhe një polic.

Denoncimi është bërë nga ish-Kryeministri Sali Berisha pas mesazhit të marrë nga një qytetar. Qytetari shkruan se, parcela në fjalë ndodhet në fshatin Shqezë.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Narkopolicia fsheh krimin!

Me urdher te Vasal Kimikut badiguardi i Eskobarit fshehu zbulimin rastesisht ne Shqeze te nje plantacioni te madh kanabisi, sipas qytetarit dixhital qe i perkiste vet Artur Bushit!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb

Zoti BERISHA Sot Me pa Dashje ESHTE Zbuluar Nje Parcele E Pafundme Me Kanabis JAN Arrestuar Disa Njerez Mes Tyre Dhe Nje OFICER POLICIE Arsyea Kryesore E Arrestimit Te Ketyre Te Pafajshmeve Eshte Qe Ajo Parcele Ka Qene E Artur Bushit Fatmir Durmes Dhe Bandes Tyre I Nderuar Fshati Quhet Shqeze Mafsheqe Kurse OFICERI Qe Mbulon Ate Zone KAM BINDJEN QE QUHET HYSEN PULA

Ursula Von der Leyen zgjidhet Presidente e Komisionit Europian, kush është e besuara e Merkel

Ministrja gjermane e mbrojtjes, Ursula Von der Leyen është zgjedhur Presidente e Komisionit Europian. Ajo është mbështetur nga deputetët dhe ka marrë plotë 383 vota duke marrë kështu postin e Presidencës së KE.

Për të marrë këtë detyrë ministres gjermane të Mbrojtjes i duheshin 374 vota por ajo i ka kaluar pritshmëritë. Mediat e huaja bëjnë me dije se Von der Leyen ka marrë vota edhe nga socialistët evropian.

Përpara votimit, Ursula Von der Leyen u shpreh para eurodeputetëve se për të ishte e rëndësishme vetëm forcimi i Evropës dhe ai që do të dobësojë Unionin do të gjejë tek ajo një armike të fortë. Ajo do të zëvendësojë në këtë post Jean Claude Juncker.

“Puna ime fillon tani. Le të punojmë së bashku në mënyrë konstruktive”, ishte një pjesë e fjalës së mbajtur nga Von der Leyen para Komisionit Europian. Kështu ajo bëhet gruaja e parë në botë që merr këtë post.

Kush është Ursula von der Leyen

Ursula von der Leyen ka lindur në një rrethinë të Brukselit 60 vjet më parë. Tanimë, rrjedha e karrierës së saj politike e dërgoi atë drejt e në krye të Komisionit Europian. Në diskutimet mbi nominimet kryesore për postin e drejtuesit të KE-së, krerët e shteteve dhe qeverive të Bashkimit Europian, lakuan shpesh emrin e ministres von der Leyen.

Pra, politikanja kristiandemokrate, e cila u prezantua në krye të herës në skenën politike të Berlinit nga kancelarja Angela Merkel në vitin 2005 – dhe që dikur i referoheshin shkurtimisht si një pasardhëseje të mundshme të Merkel – duket se do të bëhet kreu i ri i një prej institucioneve të përbashkëta më të rëndësishme të BE-së. Në ndodhtë, do të jetë shefja e parë femër e Komisionit.

Një zotëruese e mirë e gjuhëve

Von der Leyen kaloi 13 vjetët e parë të jetës së saj në Bruksel. Babai i saj, Ernst Albrecht, i cili më vonë do të bëhej kryeministër në landin e Saksonisë së Ulët, ishte një zyrtar i nivelit të lartë në Komunitetin Ekonomik Evropian dhe në Komunitetin Evropian, institucionet e mëparshme të BE [Komuniteti Ekonomik Evropian (EEC) ishte një organizatë rajonale që synonte të sillte një integrim sektorial në ekonomi midis shteteve anëtare të saj. KEE u krijua nga Traktati i Romës i vitit 1957. Me formimin e Bashkimit Evropian (BE) pas nënshkrimit të Traktatit të Mastrihtit në vitin 1993, KEE u inkorporua dhe u riemërua si Komuniteti Europian (KE). Shënim i përkthyesit]. Në dallim nga shumë kolegë të saj në qeveri, von der Leyen flet rrjedhshëm anglisht dhe frëngjisht dhe gjithmonë ka vepruar me vetëbesim në skenën ndërkombëtare.

Në legjislatura e qeverisjes së kancelares Merkel, von der Leyen mbajti një sërë postesh ministrore. Ajo do t’i përkushtohej pa ndryshim çdo detyre të saj të re, duke i “përmendur” strukturat ekzistuese nga “përgjumja”. Herë pas here, vendosmëria e saj madje prodhoi acarim në mesin e kolegëve të saj të CDU-së.

Poste ministrore

Fillimisht, nëna e shtatë fëmijëve mbajti postin e ministrit të Familjes në harkun 4-vjeçar midis 2005-s dhe 2009-s. Me stilin e saj të pazakontë, ajo dërgoi sinjale të qarta në establishmentin politik në Berlin. Për shembull, ajo nisi një program ndihme prindërore (“Elterngeld”) dhe mbikqyri zgjerimin mbarëkombëtar të kujdesit për fëmijët, duke siguruar mbështetje të konsiderueshme financiare nga qeveria gjermane.

Më tej, në vitin 2009, duke shërbyer në kabinetin e dytë të Merkelit, von der Leyen, një mjeke e trajnuar, u bë ministre e Shëndetësisë. Katër vjet më vonë, në dhjetor 2013, ajo u kthye në Ministrinë e Mbrojtjes. Von der Leyen “mbijetoi” në detyrë në këtë ministri edhe pas procesit të komplikuar të formimit të qeverisë në vazhdën e zgjedhjeve federale të vitit 2017. Zor se ndonjë nga 17 paraardhësit e saj, të gjithë meshkuj, arritën të mbajë një post të vetëm për gjashtë vjet.

Para se të merrte detyrën në Ministrinë e Mbrojtjes (e konsideruar si një “varrezë” për politikanët premtues në Gjermani), ambiciozja von der Leyen pati një karrierë pothuajse të përsosur. Ajo ka qenë më së shumti besnike ndaj kancelares Merkel, e cila e konsideron të besuarën e saj si një shtyllë solide të kabinetit.

Një forcë lëvizëse dhe reformatore

Si ministre e Mbrojtjes, Von der Leyen, i trajtoi me shpejtësi problemet e Forcave të Armatosura, një e nga një. Bundeswehri (Mbrojtja Federale, janë forcat e armatosura të bashkuara të Gjermanisë bashkë me administratën e tyre civile dhe autoritetet e prokurimit) ishte dhe është ende i “drobitur” nga pajisjet e vjetruara dhe të dëmtuara dhe nga mungesa e madhe e ekspertëve. Duke aplikuar shumë presion politik dhe duke folur në publik në emër të Bundeswehr-it, ajo arriti një rritje në buxhetin e mbrojtjes – megjithëse akoma shumë i ulët nga objektivat e shpenzimeve të NATO-s. Dhe nën sloganin “kthimi i personelit”, von der Leyen është ministrja e parë e Mbrojtjes në Gjermani që ndaloi zvogëlimin e Forcave të Armatosura, duke rritur numrin e trupave për herë të parë që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Nën kohëqëndrimin në detyrë të von von Leyen, politika e mbrojtjes u bë një element i njohur i politikës së jashtme të Gjermanisë. Kjo ishte gjithashtu në përputhje me përpjekjet ndërkombëtare për të luftuar milicinë terroriste të “Shtetit Islamik”, i cili është ndeshur kontributet e forcave të armatosura gjermane në disa sfera.

“Ne do të kishim lënë pas një periudhë gjatë së cilës Bundeswehr-i ishte zvogëluar për një kohë të gjatë”, tha von der Leyen më 2017. “Gjendja e sigurisë ka ndryshuar në atë masë që Bundeswehri duhet të merret me një numër të madh sfidash, duke filluar nga Siria dhe Iraku në Mali dhe të gjithë misionin në Detin Mesdhe.”

I pyetur nga DW nëse von der Leyen ishte një zgjedhje e mirë për të pasuar Jean-Claude Juncker si president i Komisionit të BE-së, eksperti i mbrojtjes i të gjelbërve, Omid Nouripour, foli për dështimet e shumta të Bundeswehr-ut që u bënë tema qendrore në Gjermani: “Situata në lidhje me pajisjet e forcave të armatosura gjermane nuk është një kualifikim i nevojshëm për punën e lartë ekzekutive të BE”.

Basha: Ajo që ndodhi në 30 Qershor nuk ka ndodhur në 3 dekada! Mesazhi i shumicës refuzuese i qartë: Rama ik!

Pjesë nga fjala e Kryetarit Basha me struktura të PD në Urën Vajgurore dhe Kuçovë

“Ajo që ka ndodhur në 30 Qershor, nuk ka ndodhur kurrë në 3 dekada. Braktisja dhe refuzimi i Edi Ramës ka qenë në proporcione masive. Askush nuk është refuzuar si Edi Rama dhe regjimi i tij.

Në ketë refuzim gjejnë shprehje disa prej problemeve kryesore, për të cilat jemi angazhuar në këtë aksion të paprecedentë politik.

1. Vetëdijësim i shqiptarëve se 30 qershori ishte ditë për oligarkët, banditët, për shërbetoret e Edi Ramës, por jo një ditë për qytetarët e zakonshëm. Ramën e braktisi edhe baza socialiste, sepse nuk i shërbente as PS ky proces.

2. Braktisja dhe refuzimi i Edi Ramës erdhi për shkak të gjendjes së mjeruar ekonomike, thellimit të varfërimit të shqiptarëve.

3. Roli përcaktues i opozitës, aksioni politik. Pa vendimet e mëdha që morëm, duke nisur me djegien e mandatave, as vetëdijësimi i shqiptarëve nuk do të rritej, as kurajo nuk do të ishte në këto nivele. Sepse më 30 qershor është bërë protesta më e madhe e të gjithë protestave. Nuk u bë në një shesh, por u bë në të gjithë Shqipërinë njëkohësisht.

E vetmja votë e pastër e 30 qershorit është vota e atyre që nuk dolën. Mesazhi është ai që është bërë refren deri edhe për fëmijët: Rama ik.

Raporti i ODIHR është vula më e zezë që kanë marrë ndonjëherë zgjedhjet në Shqipëri dhe Ballkan.

30 qershori nuk mund të prodhojë asnjë pasojë juridike përveçse ndaj atyre që kanë shpërdorur burimet shtetërore në një proces farsë, duke nisur nga paratë që kanë hedhur në një proces të pligjshëm.

Po të kishim një prokuror të ndershëm dhe me integritet, sot, të gjithë këta persona, duke nisur me Edi Ramën, me KQZ, me ministritë e përfshira, do të ishin nën hetim për shpërdorim detyre dhe shpërdorim financiar”.