30.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Presidenti reagon përsëri ndaj Ramës, publikon videon: Kjo është “Ramaforma”

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me atë që ai e quan si Ramaforma. Presidenti Meta ka publikuar një video me anë të të cilës ka shkatërruar të gjithë pretendimet e mbrojtësve të Edi Ramës dhe Ulsi Manjës për Reformën në Drejtësi.

Postimi poltë i Presidentit Meta

JA SI RAMAFORMA E LA VENDIN PA GJYKATË KUSHTETUESE

Ndryshimet kushtetuese të Reformës në Drejtësi u miratuan në 21-22 Korrik 2016, me 140 vota unanime të Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë që përzgjidhen nga kandidatët e verifikuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) dhe të renditur në tri vendet e para të listës nga ky organ sipas ligjit.

Pasi Këshilli Emërimeve në Drejtësi (KED), bën vlerësimin, renditjen dhe listimin e kandidatëve, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, zgjidhen apo emërohen nga lista e hartuar nga KED, ku :

– tre anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës;

– tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi, dhe

– tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë.

Pra, nëse Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), bllokohet dhe nuk funksionon, atëherë dhe vendet bosh në Gjykatën Kushtetuese nuk mund të plotësohen, pasi nuk ka se kush t’i plotësojë.

Si zgjidhet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) dhe përsa kohë funksionon ai?

Sipas Kushtetutës (neni 149/d), KED përbëhet nga 9 anëtarë të përzgjedhur me short, nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndaj të cilëve nuk është dhënë masë disiplinore.

Ata ushtrojnë detyrën si anëtar të KED-së me mandat 1 (një) vjeçar.

Anëtarët e KED, përzgjidhen me short të organizuar ose nga Presidenti i Republikës ose nga Kuvendi i Shqipërisë.

Pas miratimit të ndryshimeve Kushtetutese, Kuvendi ka zgjedhur me short vit pas viti 3 (tre) Këshilla të Emërimeve në Drejtësi, për të funksionuar përgjatë viteve 2017, 2018, 2019.

Fakt është që dy Këshillat e zgjedhur për të punuar përgjatë viteve 2017 dhe 2018, nuk kanë funksionuar, pasi janë bllokuar qëllimisht.

Lind pyetja përse nuk kanë funksionuar dy Këshillat (KED), përgjatë viteve 2017-2018 ?

Kush e bllokoi funksionimin e KED?

Kujt i interesonte që KED të mos funksionojë dhe rrjedhimisht të mos plotësohej edhe numri i nevojshëm i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese?

Kuvendi në datë 27 janar 2017, nën kujdesin e Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, organizoi shortin në mënyrën më transparente dhe përzgjodhi Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Procesi i organizimit dhe zhvillimit të shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të KED-së u drejtua në mënyrën më profesionale dhe në zbatim të Kushtetutës dhe ligjit nga zj.Albana Shtylla, Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit, e cila përgjatë gjithë procesit ka bashkëpunuar me institucionet respektive që përcollën kandidaturat dhe është konsultuar në mënyrë të vazhdueshme me partnerët ndërkombëtare përfaqësues të EURALIUS dhe OPDAT.

Ky ishte momenti i parë kyç për ngritjen e institucioneve të reja, pas ndryshimeve kushtetuese.

Asnjë gjyqtar dhe asnjë prokuror nuk kontestoi përmbajtjen e listave të kandidatëve të përfshirë në short, lista këto të dërguara nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe të shpallura prej tyre. Asnjë gjyqtar apo prokuror nuk kundërshtoi rezultatet e shortit të hedhur për zgjedhjen e KED.

Fakt është se ky Këshill, nuk u mblodh asnjëherë dhe mandati i tij përfundoi më datë 31.12.2017, pa kryer asnjë mbledhje të vetme.

Nëse dikush nuk e di pse-në e kësaj gjendje, po e sqarojmë.

Kryeministri Rama 4 (katër) ditë pas hedhjes së shortit doli hapur dhe publikisht për t’u shprehur se nuk i pëlqenin emrat e anëtarëve të KED-së.

Në datë 31 janar 2017, Kryeministri Rama shpërthen duke i kërcënuar drejtpërdrejt të gjithë anëtarët e KED-së, duke i shantazhuar se do t’i shkarkonte me vetting.

Kryeministri shfaqi hapur se kishte në dorë, jo vetëm të bllokonte Këshillin, por edhe t’i shkarkonte më shumë se gjysmën e tyre.

Ja çka thënë KM Rama: Burimi: Top Channel datë 31 Janar 2017.

http://top-channel.tv/…/rama-kunder-ked-gjysma-ikin-nga-ve…/

Për herë të parë Kryeministri Edi Rama ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me anëtarët e zgjedhur të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, të cilët u zgjodhën vetëm pak ditë më parë përmes një shorti të hedhur në Kryesinë e Kuvendit. Deklarata e Kryeministrit Rama:

“Kjo drejtësi e korruptuar që të kujton atë shprehjen e vjetër që jep shpirt por nuk heq dorë, siç u pa edhe nga ai shorti që u hodh aty, ku gjysma e atyre janë për të shkuar në shtëpi sapo të fillojë ligji i vettingut , nuk i jep mundësi ekonomisë të marri frymë lirisht”.

Përse Kryeministri sulmoi institucionin e parë të Reformës në Drejtësi (KED)?!

Përgjigjet janë shumë të thjeshta për t’u kuptuar:

– Sepse anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi emrat e të cilëve dolën nga shorti i zhvilluar në mënyrën më transparente në 27 janar 2017 nuk i përgjigjeshin interesave dhe shijeve të Kryeministrit.

– Sepse nëse KED 2017 do të funksiononte, Gjykata Kushtetuese do të ishte plotësuar dhe do të ishte gjithmonë funksionale për të kontrolluar veprimtarinë dhe vendimet e Kryeministrit, Qeverisë, Kuvendit dhe gjithë institucioneve të tjera.

Kryeministri e bllokoi Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për 1 vit rresht përgjatë gjithë vitit 2017.

Ai me presionin e ushtruar i detyroi të jepnin dorëheqjen, apo shkarkoi shumicën e anëtarëve të KED, siç e kishte premtuar dhe kërcënuar publikisht.

Ndërkohë zbrazja e Gjykatës Kushtetuese ishte projektuar dhe kishte filluar të zbatohej.

Në ndihmë të këtij projekti, ai përdori duke e keqinformuar dhe ambasadorin e nderuar të SHBA në atë kohë.

Në datë 2 shkurt 2017, pra 6-ditë pas hedhjes së shortit ambasadori do të deklaronte publikisht ndër të tjera se:

“Të premten e shkuar, siç kërkohet nga Kushtetuta e re, u hodh shorti për anëtarët e Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi, njëri prej disa institucioneve të reja që do të mbrojnë pavarësinë e gjyqësorit. Shorti u drejtua siç duhet nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, por Prokurori i Përgjithshëm dhunoi frymën e Kushtetutës duke dërguar një listë me vetëm tre prokurorë për të plotësuar tre pozicione. Kushtetuta është e qartë që këta anëtarë të Këshillit duhet të përzgjidhen me short.

Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë dorëzuan secili lista më të gjata me persona të kualifikuar për pozicionet në Këshill. Në dallim me to, Prokurori i Përgjithshëm i zgjodhi vetë të tre pozicionet e prokurorisë duke dërguar një listë me vetëm tri emra, përzgjedhur pa transparencë, për të plotësuar tre poste. Fatmirësisht, ata ekspertë shqiptarë dhe ndërkombëtarë që e hartuan këtë reformë parashikuan që njerëz të fuqishëm do të përpiqeshin t’i manipulonin këshillat. Në Kushtetutë thuhet qartë se anëtarët e këtij Këshilli të Emërimeve në Drejtësi duhet t’i nënshtrohen menjëherë vetingut. Disa anëtarë të Këshillit kanë dhënë dorëheqjen këtë javë, në vend që të përballeshin të parët me vetingun. Ne do të ndjekim nga afër për të parë nëse Komisionet e Vetingut do t’i përmbahen kësaj kërkese kushtetuese dhe nëse të gjithë anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi do ta kalojnë procesin e vetingut”.

Burimi, faqja zyrtare e ambasadës së SHBA në Tiranë: https://al.usembassy.gov/…/fjala-e-ambasadorit-lu-ne-konfe…/

Por qëndrimi i ambasadorit ishte tërësisht gabim, pasi siç e pranoi ai vetë më vonë, ishte keqinformuar nga përfaqësues të Partisë Socialiste.

Të gjitha pretendimet e ambasadorit u verifikuan një për një dhe rezultoi se Prokuroria e Përgjithshme në rastin konkret kishte zbatuar në mënyrën më korrekte kërkesat e Kushtetutës dhe të nenit 221 të ligjit nr.115/2016.

Pasi u njoh me rezultatin e verifikimit, ambasadori i kërkoi ndjesë Kryetarit të Kuvendit duke u justifikuar se e kishin keqinformuar përfaqësuesit e Partisë Socialiste.

Po a mund të mblidhej dhe të funksiononte më kjo KED, pas këtyre deklaratave publike të Kryeministrit Rama dhe Ambasadorit Amerikan?!

Kështu u bllokua 1 (një) vit rresht Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Në 3 nëntor 2017, si President i Republikës nisur nga kjo situatë e paprecedent dhe historia e hidhur e krijuar nga zgjedhja dhe mosfunksionimi i KED-së një vit më parë, për të mos rrezikuar zgjedhjen dhe funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që do të funksiononte në vitin 2018, i kërkova me shkresë nr.2605 prot, datë 03.11.2017, takim Ambasadores së BE-së, znj.Romana Vlahutin për të disktuar mbi këto 3 çështje:

  1. Funksionimin e Këshillit të Përkohshëm të Emërimeve në Drejtësi (KED) dhe procesin e zgjedhjes së Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi, që do të funksionojë përgjatë vitit 2018;
  2. Nisjen e proçedurave me qëllim plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese;
  3. Çështje të tjera të lidhura më to.

Pas realizimit të këtij takimi Presidenti i Republikës mori të gjitha garancitë prej Zj.Vlahutin dhe misionit EURALIUS 4, se ky mision do të asistonte në zhvillimin e një tryeze konsultative në datat 9 – 10 nëntor 2017 me prezencën e gjithë aktorëve të interesuar.

Në këtë tryezë do të diskutohej mbi problematikat e deritanishme dhe rolit të secilit institucion në procesin e paraqitjes së kandidaturave për zgjedhjen me short dhe ngritjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që do të funksiononte për vitin 2018.

Në këtë tryezë u parashikua të merrnin pjesë institucionet si, Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kryetari Gjykatës së Lartë, Prokurori i Përgjithshëm, drejtues të Misionit EURALIUS, përfaqësues të misioneve OPDAT, USAID, ONM, përfaqësues nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, Sekretari Përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Në punë e sipër për realizimin e kësaj tryeze, në datë 8 nëntor 2017, në mënyrë të papritur EURALIUS njofton në rrugë telefonike për mospjesëmarrjen e drejtueses znj.Agnes Bernhard dhe ekspertëve të EURALIUS në këtë tryezë, pa dhënë asnjë arsye bindëse.

Pra ekspertiza e BE-së (EURALIUS) dhe Delegacioni i BE-së, e “braktisën” këtë iniciativë të Kreut të Shtetit.

Presidenti i gjendur në këto kushte, në një situatë “ekstra ligjore”, që ishte krijuar edhe nga moskrijimi në kohë i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në zbatim të Kushtetutës me shkresë të datës 10.11.2017, iu drejtua mënjeherë Kuvendit të Shqipërisë, duke i bërë të qartë situatën “ekstra ligjore” të këtij procesi dhe duke i kërkuar Kuvendit realizimin e procesit të hedhjes së shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe zgjidhjen e plotë të çështjes sipas frymës së Kushtetutës.

Në datë 7 dhjetor 2017 Kuvendi hodhi përsëri shortin dhe zgjodhi Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, që do funksiononte përgjatë vitit 2018. Sërish u shfaqën të njëjtat problematika me listat.

Edhe emrat, që dolën nga ky short, sërish nuk i pëlqyen Ramaformës.

Presidenti i Republikës, në shkurt 2018 i kërkoi përsëri zyrtarisht KED-së që të mblidhej dhe të shqyrtonte me precedencë të gjitha kandidaturat e paraqitura për plotësimin e të gjitha vakancave të shfaqura në Gjykatën Kushtetuese.

A u mblodh Këshilli, do të pyesni ju?

Këshilli u mblodh vetëm një herë në 19 mars 2018, ku zhvilloi mbledhjen e tij të parë dhe të vetme, pasi KED nuk është mbledhur më asnjëherë.

A e dini pse?

Ndërkohë që, Presidenti i Republikës në shkurt 2018 i kërkonte KED-së që të mblidhej dhe të funksiononte për të ushtruar funksionet kushtetuese, Kryetari i Komisionit të Ligjeve të Kuvendit të Shqipërisë Ulsi Manja në datë 5 Mars 2018 doli në media dhe i bënte thirrje publike anëtarëve të KED-së se duhet të kalojnë vetting-un, përpara se të fillojnë nga puna për të bërë filtrin e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese.

Ky Ulsi, që në dhjetor 2017 zgjodhi në kundërshtim me Kushtetutën dhe pa asnjë lloj vettingu Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm, 3-muaj më vonë, në 5 mars 2018, kërcënonte anëtarët e KED-së, me vetting.

Përse Kreu i Komisionit të Ligjeve lejoi këto shkelje të Kushtetutës, që PPP-ja e zgjedhur prej tij me 69-vota, të funksiononte për 8 muaj pa kryer vettingun, ndërkohë që ai me deklarimet e tij po pengonte funksionimin e KED-së, po me të njëjtin shkak vetting-u?!

Ulsiu në datë 19 mars 2018, shkoi dhe u paraqit në mbledhjen e parë dhe të vetme të KED-së dhe i shantazhoi drejtpërdrejtë anëtarët e këtij organi pa ju dridhur qerpiku.

Ai (Ulsiu) debatoi me ta dhe i përsëriti të njëjtin kërcënim se KED mund të mblidhet për veprimtari administrative, por jo për vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Ai (Ulsiu) e dinte fare mirë se ajo që po bënte ishte një krim kushtetues.

Për t’i shpëtuar përgjegjësisë ligjore dhe politike me djallëzi, Ulsiu po i kërcënonte anëtarët e KED me një dispozitë tranzitore të Kushtetutës (neni 179, pika 11), që duhej të ishte zbatuar 2-vjet më parë dhe jo në kohën kur Ulsiu po e kërkonte.

Ulsiu e shantazhoi KED dhe ia arriti sepse ky organ pas datës 19 mars 2018, nuk u mblodh më asnjëherë.

Kështu u bllokua edhe me 1 (një) vit tjetër Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Kjo është mënyra se si Ramaforma shantazhoi Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për 2 vite me radhë, 2017 dhe 2018, dhe bllokoi emërimin e gjyqtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë që, vettingu zbraste totalisht Gjykatën Kushtetuese, Ramaforma bllokoi Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për të mos lejuar plotësimin e vendeve vakante.

Nëse KED do të kishte funksionuar normalisht për këto dy vjet, 2017 dhe 2018, sot gjykata Kushtetuese do të ishte funksionale dhe vakancat do të ishin plotësuar një e nga një, sipas momentit kur këto vakanca u shfaqën.

Po kujt i interesonte mosfunksionimi i Gjykatës Kushteteuese?

Opozitës?

Presidentit?

Qytetarëve dhe grupeve të interesit që mbrojnë të drejtat e tyre kushtetuese nga një vendim i padrejtë i qeverisë dhe Kuvendit?

Ramaforma nuk e donte Gjykatën Kushtetuese funksionale, sepse vetëm kështu nuk kishte se kush t’i kontrollonte vendimmarrjet antikushtetuese që ai realizoi me:

– Ligjin antikushtetues për “Shembjen e Teatrit Kombëtar”;

– Ligjin antikushtetues nr.94/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar” (me të cilin iu falën tatimet mbi fitimet me efekt prapaveprues shoqërive të lidhura me qeverinë në kundërshtim të hapur me nenin 155 të Kushtetutës)

– Ligjin antikushtetues nr.111/2018 “Për Kadastrën”;

– Ligjin antikushtetues nr.39/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”, me të cilin u favorizuan nga ana fiskale bizneset e lojrave të fatit, përpara se ato të mbylleshin.

– Të gjitha Kontratat Koncesionare Antikushtetuese të PPP-ve të miratuara nga Qeveria;

– Të gjitha Vendimet e Këshillit të Ministrave, të marra në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe me interesat e shtetasve shqiptarë;

Pa Gjykatë Kushtetuese, nuk kishte ku të ankohej as Opozita, as Presidenti, as grupet e interesit dhe as qytetarët për çdo shkelje kushtetuese të qeverisë dhe kuvendit;

Pa Gjykatë Kushtetuese dhe me një PPP të zgjedhur në mënyrë antikushtetuese, mbretëria Ramaformë, do të ishte e pagjykueshme, e pakontrollueshme dhe e pahetueshme nga askush.

Një tjetër guinness i ri shqiptar, 16 muaj (Prill 2018 – Korrik 2019) Republika e Shqipërisë një shtet demokratik i së drejtës është pa Gjykatë Kushtetuese funksionale!!!!!

Ndërkohë që kanë kaluar 3 vjet nga miratimi i reformës në drejtësi, jo vetëm nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, por as Gjykatë të Lartë funksionale dhe as Inspektor të Lartë të Drejtësisë.

Kjo është Ramaforma dhe jo Reforma, që u votua me konsensus historik maksimal tre vite më parë dhe që e mbështesnin mbi 90 % e shqiptarëve.

Kështu Ramaforma “përmbyti” edhe të gjithë atë punë të vyer të Komisionit të Venecias dhe ndihmën që na dha ky institucion prestigjoz gjatë hartimit dhe miratimit të reformës në drejtësi me shqetësim kryesor garantimin e moskapjes politike të institucioneve të Drejtësisë së Re.

Për një sqarim bashkëlidhur gjeni:

Një prej shumë komunikimeve zyrtare të Institucionit të Presidentit të Republikës me partnerët ndërkombëtarë, për të kuptuar se kush kishte vullnet për të mos e lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese dhe kush duhet të mbajë përgjegjësi për gjendjen ku ndodhemi prej 16 muajsh.

Po kështu për ilustrim ndiqni dy videot se si Kryeministri dhe Kryetari i Komisionit të Ligjeve, ushtruan presion dhe bllokuan funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe rrjedhimisht edhe plotësimin e Gjykatës Kushtetuese për dy vite rresht.

16.07.2019

VIJON…..

JA SI RAMAFORMA E LA VENDIN PA GJYKATË KUSHTETUESENdryshimet kushtetuese të Reformës në Drejtësi u miratuan në 21-22 Korrik 2016, me 140 vota unanime të Kuvendit të Shqipërisë. Sipas Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë që përzgjidhen nga kandidatët e verifikuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) dhe të renditur në tri vendet e para të listës nga ky organ sipas ligjit. Pasi Këshilli Emërimeve në Drejtësi (KED), bën vlerësimin, renditjen dhe listimin e kandidatëve, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, zgjidhen apo emërohen nga lista e hartuar nga KED, ku :- tre anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës;- tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi, dhe – tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Pra, nëse Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), bllokohet dhe nuk funksionon, atëherë dhe vendet bosh në Gjykatën Kushtetuese nuk mund të plotësohen, pasi nuk ka se kush t’i plotësojë. Si zgjidhet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) dhe përsa kohë funksionon ai? Sipas Kushtetutës (neni 149/d), KED përbëhet nga 9 anëtarë të përzgjedhur me short, nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndaj të cilëve nuk është dhënë masë disiplinore. Ata ushtrojnë detyrën si anëtar të KED-së me mandat 1 (një) vjeçar.Anëtarët e KED, përzgjidhen me short të organizuar ose nga Presidenti i Republikës ose nga Kuvendi i Shqipërisë. Pas miratimit të ndryshimeve Kushtetutese, Kuvendi ka zgjedhur me short vit pas viti 3 (tre) Këshilla të Emërimeve në Drejtësi, për të funksionuar përgjatë viteve 2017, 2018, 2019.Fakt është që dy Këshillat e zgjedhur për të punuar përgjatë viteve 2017 dhe 2018, nuk kanë funksionuar, pasi janë bllokuar qëllimisht.Lind pyetja përse nuk kanë funksionuar dy Këshillat (KED), përgjatë viteve 2017-2018 ?Kush e bllokoi funksionimin e KED? Kujt i interesonte që KED të mos funksionojë dhe rrjedhimisht të mos plotësohej edhe numri i nevojshëm i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese? Kuvendi në datë 27 janar 2017, nën kujdesin e Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, organizoi shortin në mënyrën më transparente dhe përzgjodhi Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Procesi i organizimit dhe zhvillimit të shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të KED-së u drejtua në mënyrën më profesionale dhe në zbatim të Kushtetutës dhe ligjit nga zj.Albana Shtylla, Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit, e cila përgjatë gjithë procesit ka bashkëpunuar me institucionet respektive që përcollën kandidaturat dhe është konsultuar në mënyrë të vazhdueshme me partnerët ndërkombëtare përfaqësues të EURALIUS dhe OPDAT.Ky ishte momenti i parë kyç për ngritjen e institucioneve të reja, pas ndryshimeve kushtetuese.Asnjë gjyqtar dhe asnjë prokuror nuk kontestoi përmbajtjen e listave të kandidatëve të përfshirë në short, lista këto të dërguara nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe të shpallura prej tyre. Asnjë gjyqtar apo prokuror nuk kundërshtoi rezultatet e shortit të hedhur për zgjedhjen e KED. Fakt është se ky Këshill, nuk u mblodh asnjëherë dhe mandati i tij përfundoi më datë 31.12.2017, pa kryer asnjë mbledhje të vetme. Nëse dikush nuk e di pse-në e kësaj gjendje, po e sqarojmë. Kryeministri Rama 4 (katër) ditë pas hedhjes së shortit doli hapur dhe publikisht për t’u shprehur se nuk i pëlqenin emrat e anëtarëve të KED-së. Në datë 31 janar 2017, Kryeministri Rama shpërthen duke i kërcënuar drejtpërdrejt të gjithë anëtarët e KED-së, duke i shantazhuar se do t’i shkarkonte me vetting.Kryeministri shfaqi hapur se kishte në dorë, jo vetëm të bllokonte Këshillin, por edhe t’i shkarkonte më shumë se gjysmën e tyre. Ja çka thënë KM Rama: Burimi: Top Channel datë 31 Janar 2017.http://top-channel.tv/video/rama-kunder-ked-gjysma-ikin-nga-vettingu/Për herë të parë Kryeministri Edi Rama ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me anëtarët e zgjedhur të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, të cilët u zgjodhën vetëm pak ditë më parë përmes një shorti të hedhur në Kryesinë e Kuvendit. Deklarata e Kryeministrit Rama: “Kjo drejtësi e korruptuar që të kujton atë shprehjen e vjetër që jep shpirt por nuk heq dorë, siç u pa edhe nga ai shorti që u hodh aty, ku gjysma e atyre janë për të shkuar në shtëpi sapo të fillojë ligji i vettingut , nuk i jep mundësi ekonomisë të marri frymë lirisht”. Përse Kryeministri sulmoi institucionin e parë të Reformës në Drejtësi (KED)?! Përgjigjet janë shumë të thjeshta për t’u kuptuar:- Sepse anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi emrat e të cilëve dolën nga shorti i zhvilluar në mënyrën më transparente në 27 janar 2017 nuk i përgjigjeshin interesave dhe shijeve të Kryeministrit. – Sepse nëse KED 2017 do të funksiononte, Gjykata Kushtetuese do të ishte plotësuar dhe do të ishte gjithmonë funksionale për të kontrolluar veprimtarinë dhe vendimet e Kryeministrit, Qeverisë, Kuvendit dhe gjithë institucioneve të tjera.Kryeministri e bllokoi Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për 1 vit rresht përgjatë gjithë vitit 2017. Ai me presionin e ushtruar i detyroi të jepnin dorëheqjen, apo shkarkoi shumicën e anëtarëve të KED, siç e kishte premtuar dhe kërcënuar publikisht. Ndërkohë zbrazja e Gjykatës Kushtetuese ishte projektuar dhe kishte filluar të zbatohej. Në ndihmë të këtij projekti, ai përdori duke e keqinformuar dhe ambasadorin e nderuar të SHBA në atë kohë. Në datë 2 shkurt 2017, pra 6-ditë pas hedhjes së shortit ambasadori do të deklaronte publikisht ndër të tjera se:“Të premten e shkuar, siç kërkohet nga Kushtetuta e re, u hodh shorti për anëtarët e Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi, njëri prej disa institucioneve të reja që do të mbrojnë pavarësinë e gjyqësorit. Shorti u drejtua siç duhet nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, por Prokurori i Përgjithshëm dhunoi frymën e Kushtetutës duke dërguar një listë me vetëm tre prokurorë për të plotësuar tre pozicione. Kushtetuta është e qartë që këta anëtarë të Këshillit duhet të përzgjidhen me short. Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë dorëzuan secili lista më të gjata me persona të kualifikuar për pozicionet në Këshill. Në dallim me to, Prokurori i Përgjithshëm i zgjodhi vetë të tre pozicionet e prokurorisë duke dërguar një listë me vetëm tri emra, përzgjedhur pa transparencë, për të plotësuar tre poste. Fatmirësisht, ata ekspertë shqiptarë dhe ndërkombëtarë që e hartuan këtë reformë parashikuan që njerëz të fuqishëm do të përpiqeshin t’i manipulonin këshillat. Në Kushtetutë thuhet qartë se anëtarët e këtij Këshilli të Emërimeve në Drejtësi duhet t’i nënshtrohen menjëherë vetingut. Disa anëtarë të Këshillit kanë dhënë dorëheqjen këtë javë, në vend që të përballeshin të parët me vetingun. Ne do të ndjekim nga afër për të parë nëse Komisionet e Vetingut do t’i përmbahen kësaj kërkese kushtetuese dhe nëse të gjithë anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi do ta kalojnë procesin e vetingut”.Burimi, faqja zyrtare e ambasadës së SHBA në Tiranë: https://al.usembassy.gov/sq/fjala-e-ambasadorit-lu-ne-konferencen-pjesemarrja-qytetare-dhe-demokracia-e-drejtperdrejte/Por qëndrimi i ambasadorit ishte tërësisht gabim, pasi siç e pranoi ai vetë më vonë, ishte keqinformuar nga përfaqësues të Partisë Socialiste. Të gjitha pretendimet e ambasadorit u verifikuan një për një dhe rezultoi se Prokuroria e Përgjithshme në rastin konkret kishte zbatuar në mënyrën më korrekte kërkesat e Kushtetutës dhe të nenit 221 të ligjit nr.115/2016. Pasi u njoh me rezultatin e verifikimit, ambasadori i kërkoi ndjesë Kryetarit të Kuvendit duke u justifikuar se e kishin keqinformuar përfaqësuesit e Partisë Socialiste. Po a mund të mblidhej dhe të funksiononte më kjo KED, pas këtyre deklaratave publike të Kryeministrit Rama dhe Ambasadorit Amerikan?!Kështu u bllokua 1 (një) vit rresht Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Në 3 nëntor 2017, si President i Republikës nisur nga kjo situatë e paprecedent dhe historia e hidhur e krijuar nga zgjedhja dhe mosfunksionimi i KED-së një vit më parë, për të mos rrezikuar zgjedhjen dhe funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që do të funksiononte në vitin 2018, i kërkova me shkresë nr.2605 prot, datë 03.11.2017, takim Ambasadores së BE-së, znj.Romana Vlahutin për të disktuar mbi këto 3 çështje:1. Funksionimin e Këshillit të Përkohshëm të Emërimeve në Drejtësi (KED) dhe procesin e zgjedhjes së Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi, që do të funksionojë përgjatë vitit 2018;2. Nisjen e proçedurave me qëllim plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese;3. Çështje të tjera të lidhura më to. Pas realizimit të këtij takimi Presidenti i Republikës mori të gjitha garancitë prej Zj.Vlahutin dhe misionit EURALIUS 4, se ky mision do të asistonte në zhvillimin e një tryeze konsultative në datat 9 – 10 nëntor 2017 me prezencën e gjithë aktorëve të interesuar.Në këtë tryezë do të diskutohej mbi problematikat e deritanishme dhe rolit të secilit institucion në procesin e paraqitjes së kandidaturave për zgjedhjen me short dhe ngritjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që do të funksiononte për vitin 2018. Në këtë tryezë u parashikua të merrnin pjesë institucionet si, Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kryetari Gjykatës së Lartë, Prokurori i Përgjithshëm, drejtues të Misionit EURALIUS, përfaqësues të misioneve OPDAT, USAID, ONM, përfaqësues nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, Sekretari Përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në punë e sipër për realizimin e kësaj tryeze, në datë 8 nëntor 2017, në mënyrë të papritur EURALIUS njofton në rrugë telefonike për mospjesëmarrjen e drejtueses znj.Agnes Bernhard dhe ekspertëve të EURALIUS në këtë tryezë, pa dhënë asnjë arsye bindëse.Pra ekspertiza e BE-së (EURALIUS) dhe Delegacioni i BE-së, e “braktisën” këtë iniciativë të Kreut të Shtetit.Presidenti i gjendur në këto kushte, në një situatë “ekstra ligjore”, që ishte krijuar edhe nga moskrijimi në kohë i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në zbatim të Kushtetutës me shkresë të datës 10.11.2017, iu drejtua mënjeherë Kuvendit të Shqipërisë, duke i bërë të qartë situatën “ekstra ligjore” të këtij procesi dhe duke i kërkuar Kuvendit realizimin e procesit të hedhjes së shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe zgjidhjen e plotë të çështjes sipas frymës së Kushtetutës. Në datë 7 dhjetor 2017 Kuvendi hodhi përsëri shortin dhe zgjodhi Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, që do funksiononte përgjatë vitit 2018. Sërish u shfaqën të njëjtat problematika me listat.Edhe emrat, që dolën nga ky short, sërish nuk i pëlqyen Ramaformës. Presidenti i Republikës, në shkurt 2018 i kërkoi përsëri zyrtarisht KED-së që të mblidhej dhe të shqyrtonte me precedencë të gjitha kandidaturat e paraqitura për plotësimin e të gjitha vakancave të shfaqura në Gjykatën Kushtetuese.A u mblodh Këshilli, do të pyesni ju? Këshilli u mblodh vetëm një herë në 19 mars 2018, ku zhvilloi mbledhjen e tij të parë dhe të vetme, pasi KED nuk është mbledhur më asnjëherë.A e dini pse? Ndërkohë që, Presidenti i Republikës në shkurt 2018 i kërkonte KED-së që të mblidhej dhe të funksiononte për të ushtruar funksionet kushtetuese, Kryetari i Komisionit të Ligjeve të Kuvendit të Shqipërisë Ulsi Manja në datë 5 Mars 2018 doli në media dhe i bënte thirrje publike anëtarëve të KED-së se duhet të kalojnë vetting-un, përpara se të fillojnë nga puna për të bërë filtrin e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese.Ky Ulsi, që në dhjetor 2017 zgjodhi në kundërshtim me Kushtetutën dhe pa asnjë lloj vettingu Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm, 3-muaj më vonë, në 5 mars 2018, kërcënonte anëtarët e KED-së, me vetting. Përse Kreu i Komisionit të Ligjeve lejoi këto shkelje të Kushtetutës, që PPP-ja e zgjedhur prej tij me 69-vota, të funksiononte për 8 muaj pa kryer vettingun, ndërkohë që ai me deklarimet e tij po pengonte funksionimin e KED-së, po me të njëjtin shkak vetting-u?!Ulsiu në datë 19 mars 2018, shkoi dhe u paraqit në mbledhjen e parë dhe të vetme të KED-së dhe i shantazhoi drejtpërdrejtë anëtarët e këtij organi pa ju dridhur qerpiku.Ai (Ulsiu) debatoi me ta dhe i përsëriti të njëjtin kërcënim se KED mund të mblidhet për veprimtari administrative, por jo për vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Ai (Ulsiu) e dinte fare mirë se ajo që po bënte ishte një krim kushtetues. Për t’i shpëtuar përgjegjësisë ligjore dhe politike me djallëzi, Ulsiu po i kërcënonte anëtarët e KED me një dispozitë tranzitore të Kushtetutës (neni 179, pika 11), që duhej të ishte zbatuar 2-vjet më parë dhe jo në kohën kur Ulsiu po e kërkonte. Ulsiu e shantazhoi KED dhe ia arriti sepse ky organ pas datës 19 mars 2018, nuk u mblodh më asnjëherë. Kështu u bllokua edhe me 1 (një) vit tjetër Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Kjo është mënyra se si Ramaforma shantazhoi Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për 2 vite me radhë, 2017 dhe 2018, dhe bllokoi emërimin e gjyqtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese.Ndërkohë që, vettingu zbraste totalisht Gjykatën Kushtetuese, Ramaforma bllokoi Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për të mos lejuar plotësimin e vendeve vakante. Nëse KED do të kishte funksionuar normalisht për këto dy vjet, 2017 dhe 2018, sot gjykata Kushtetuese do të ishte funksionale dhe vakancat do të ishin plotësuar një e nga një, sipas momentit kur këto vakanca u shfaqën.Po kujt i interesonte mosfunksionimi i Gjykatës Kushteteuese? Opozitës? Presidentit? Qytetarëve dhe grupeve të interesit që mbrojnë të drejtat e tyre kushtetuese nga një vendim i padrejtë i qeverisë dhe Kuvendit?Ramaforma nuk e donte Gjykatën Kushtetuese funksionale, sepse vetëm kështu nuk kishte se kush t’i kontrollonte vendimmarrjet antikushtetuese që ai realizoi me:- Ligjin antikushtetues për “Shembjen e Teatrit Kombëtar”; – Ligjin antikushtetues nr.94/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar” (me të cilin iu falën tatimet mbi fitimet me efekt prapaveprues shoqërive të lidhura me qeverinë në kundërshtim të hapur me nenin 155 të Kushtetutës)- Ligjin antikushtetues nr.111/2018 “Për Kadastrën”; – Ligjin antikushtetues nr.39/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”, me të cilin u favorizuan nga ana fiskale bizneset e lojrave të fatit, përpara se ato të mbylleshin. – Të gjitha Kontratat Koncesionare Antikushtetuese të PPP-ve të miratuara nga Qeveria;- Të gjitha Vendimet e Këshillit të Ministrave, të marra në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe me interesat e shtetasve shqiptarë;Pa Gjykatë Kushtetuese, nuk kishte ku të ankohej as Opozita, as Presidenti, as grupet e interesit dhe as qytetarët për çdo shkelje kushtetuese të qeverisë dhe kuvendit;Pa Gjykatë Kushtetuese dhe me një PPP të zgjedhur në mënyrë antikushtetuese, mbretëria Ramaformë, do të ishte e pagjykueshme, e pakontrollueshme dhe e pahetueshme nga askush.Një tjetër guinness i ri shqiptar, 16 muaj (Prill 2018 – Korrik 2019) Republika e Shqipërisë një shtet demokratik i së drejtës është pa Gjykatë Kushtetuese funksionale!!!!! Ndërkohë që kanë kaluar 3 vjet nga miratimi i reformës në drejtësi, jo vetëm nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, por as Gjykatë të Lartë funksionale dhe as Inspektor të Lartë të Drejtësisë. Kjo është Ramaforma dhe jo Reforma, që u votua me konsensus historik maksimal tre vite më parë dhe që e mbështesnin mbi 90 % e shqiptarëve. Kështu Ramaforma “përmbyti” edhe të gjithë atë punë të vyer të Komisionit të Venecias dhe ndihmën që na dha ky institucion prestigjoz gjatë hartimit dhe miratimit të reformës në drejtësi me shqetësim kryesor garantimin e moskapjes politike të institucioneve të Drejtësisë së Re.Për një sqarim bashkëlidhur gjeni:Një prej shumë komunikimeve zyrtare të Institucionit të Presidentit të Republikës me partnerët ndërkombëtarë, për të kuptuar se kush kishte vullnet për të mos e lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese dhe kush duhet të mbajë përgjegjësi për gjendjen ku ndodhemi prej 16 muajsh.Po kështu për ilustrim ndiqni dy videot se si Kryeministri dhe Kryetari i Komisionit të Ligjeve, ushtruan presion dhe bllokuan funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe rrjedhimisht edhe plotësimin e Gjykatës Kushtetuese për dy vite rresht.16.07.2019VIJON…..

Gepostet von Ilir Meta am Dienstag, 16. Juli 2019

Rama gradon policët dhe oficerët e kapur në vjedhjen e votave, Gjunkshi: Do të përgjigjen para drejtësisë

Ish-deputeti i PD për qarkun e Dibrës, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar sot faktin që në votimet farsë moniste të 30 qershorit, në zonën e Dibrës, edhe pse duhet të ishin në burg, pjesëmarrës direkt në krah të Partisë Socialiste ishin policët që u kapën në përgjimet e Bild.

Të cilët jo vetëm i bëjnë karshillëk drejtësisë, por edhe kanë dhunuar qytetarët në këtë ditë ashtu siç bënin edhe në përgjimet tashmë të publikuara ku shantazhonin dhe kërcënonin administratën.

Jo vetëm kaq por këta drejtues policie kanë mashtruar Avokatin e Popullit për kohën e arrestimit të personave të ndaluar.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, XHEMAL GJUNKSHI

  • Të gjitha denoncimet e Partisë Demokratike për dhunën barbare të policisë ndaj qytetarëve dibranë janë faktuar të vërteta nga raporti i Avokatit të Popullit. 
  • Policët dhe drejtuesit e inkriminuar të policisë të kapur në dosjen 184 të vjedhjes së votës në Dibër, në vend që të arrestohen, janë graduar nga Edi Rama për të dhunuar dhe terrorizuar popullin e Dibrës.

Gjatë votimeve të paligjshme, antikushteuese dhe njëpartiake të 30 Qershorit, kemi denoncuar dhunën dhe terrorin shtetëror që është ushtruar ndaj qytetarëve dibranë nga policia politike e Edi Ramës.

Drejtuesit e saj janë të njëjtët banditë me pushtet që kanë vjedhur zgjedhjet në të kaluar, kanë dhunuar kundërshtarët politikë dhe përfaqësuesit e opozitës, janë të njëjtët banditë me uniformë që u faktuan nga përgjimet e gazetës gfjermane BILD, si pjesë e dosjes kriminale 184.

Të gjitha denoncimet e Partisë Demokratike për dhunën barbare të policisë ndaj qytetarëve dibranë janë faktuar të vërteta nga Avokati i Popullit.

Avokati i Popullit thotë se policia ka shkelur disa nene të Kodit Penal, kur ka keqtrajtuar fizikisht qytetarët apo kur I ka arrestuar ata pa prova, jo në flagrancë dhe u ka kontrolluar banesën jashtë afateve ligjore.

Avokati i Popullit ngre shqetësimin se shefi i Komisaritit të Dibrës, një bandit me unifromë, nuk ka marrë asnjë masë për t’u siguruar të keqtrajtuarve nga policia mundësine e ekspertimeve mjeko ligjore.

Avokati i Popullit ka zbuluar edhe një fakt tjetër të rëndë nga sjellja prej bande e policicsë së Edi Ramës me qytetarët e Dibrës.

Bazuar në dokumenta dhe dëshmi të pakundërshtueshme, oficerët e policisë gjyqësore, nën urdhrat e Sandër Lleshajt, kanë mashtruar për kohën e arrestimit të qytetarëve, për të mbuluar shkeljen flagrante të ligjit dhe të të drejtave të njeriut.

Një nga shkeljet e paprecedenta të Policisë politike të Edi ramës në Dibër është refuzimi për t’iu bindur urdhrit të Gjykatës për të çuar para gjykatës të ndaluarit.

Avokati i Popullit ka konstatuar se Avokati I popullit vë në dukje se “Mosdërgimi i të arrestuarve në Gykatën në datën e kërkuar prej saj do të thotë se Policia ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës, duke dëmtuar rëndë besimin e publikut tek këto organe të administratës publike.?

Policët dhe drejtuesit e inkriminuar të policisë të kapur me zë e figurë në dosjen 184 të vjedhjes së votës në Dibër, në vend që të jenë pas hekurave apo të larguar nga detyra, janë graduar nga qeveria e Edi Ramës dhe kanë patur licensë nga qeveria për të dhunuar dhe terrorizuar popullin e Dibrës.

Partia Demokratike siguron çdo qytetar se shkelësit e ligjit, ata që kanë guxuar të ngrenë dorën dhe të nëpërkëmbin dinjitetin e qytetarëve vetëm se ata kërkojnë të drejtat e tyre kushtetuese, do të përgjigjen para drejtësisë.

Ne nuk harrojmë!

Ligji ka për të vepruar me ashpërsinë më të madhe ndaj banditëve me dhe pa uniformë në Dibër dhe në të gjithë Shqipërinë!

Rama krijon një monopol të ri në treg! Koncesioni i kontrollit të pompave i heq arkës së shtetit 100 milionë euro

• Edi Rama krijon një monopol të ri në treg, duke dhënë me koncesion kontrollin e pompave që furnizojnë qytetarët me karburant.

• Koncesioni, i vendosur në kundërshtim me vendimin e gjykatës përpezullimin e tenderit, është tregues i shtetit privat të Edi Ramës.

• Koncesioni i heq arkës së shtetit 100 milionë euro për 20 vjet dhe ia jep ato klientëve të Edi Ramës dhe familjes së tij.

• Koncesion, bashkë me të gjitha koncesionet korruptive, do të anulohet nga PD. Kush vjedh shqiptarët, do të përballet me drejtësinë.

DEKLARATË E AGRON SHEHAJ

Edi Rama ka vendosur të krijojë një monopol të ri në tregun e hidokarbureve, duke dhënë me koncesion kontrollin e pompave që furnizojnë qytetarët me karburant.
Koncesioni, i vendosur në mënyrë të paligjshme, në kundërshtim me vendimin e gjykatës, nuk sjell asnjë përfitim për shqiptarët.

Koncesioni i heq arkës së shtetit 100 milionë euro për 20 vjet dhe ia jep ato klientëve të Edi Ramës dhe familjes së tij.

Koncesion, bashkë me të gjitha koncesionet korruptive, do të anulohet nga PD. Kush vjedh shqiptarët, do të përballet me drejtësinë.

MINISTRIA SHPALL FITUES
● Ministria e Financave dhe e Ekonomisë ka shpallur fitues të koncesionit për kontrollin e pompave të karburantit kompaninë Noa Control shpk.
● Sipas Gjykatës Administrative të Tiranës, Tenderi për këtë koncesion është bërë në shkelje te ligjit.
● Shpallja e fituesit te koncesionit është bërë duke shpërfillur vendimit e datës 27 maj 2019 të Gjykatës Administrative të Tiranës e cila vendosi pezullimin e tenderit.
● Gjykata ka anulluar tenderin sepse “kriteret e dokumentacionit të koncesionit janë në kundërshtim me ligjin në fuqi” dhe urdhëron ministrinë të “ndryshojë kriteret dhe të fillojë tenderin nga fillimi”.

ÇFARË ËSHTË KONCESIONI I POMPAVE TË KARBURANTEVE?
● Kontrolli i pompave të karburantit konsiston në kontrollin ligjor të instrumentave matës, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarës të karburanteve dhe gazit të lëngshëm.
●Praktikisht, kontrollojnë shitësin që të mos mashtrojë konsumatorin në sasinë e karburantit.
●Aktualisht kontrolli bëhet 2 herë në vit dhe qeveria arkëton pothuajse 60 euro për çdo kontroll.
● Sot ky shërbim bëhet nga Drejtoria e Metrologjisë dhe sjell në arkat e shtetit rreth 5 milionë euro në vit.
● Me dhënien e këtij shërbimi në koncesion, nëse nuk ndryshon tarifa, kompania e përzgjedhur nga Rama do të përfitojë këtë shumë për 20 vitet e ardhshme.
● Praktikisht 100 milionë euro nuk do të shkojnë më në arkën e shtetit por në xhepat e Ramës dhe miqve te tij.

KRIJIMI I KOMPANISË NOA CONTROL DHE SI U PERZGJODH?
● Kompania fituese e koncesionit është krijuar ne 2015
● 1 vit pas krijimit kompania Noa Control shpk, në 2016, bën propozimin e pakërkuar për të marrë në koncesion shërbimin e kontrollit të pompave të karburantit.
● Në qershor të 2018 qeveria pranon ofertën e pakërkuar dhe hap garën e tenderimit duke i dhënë kompanisë Noa bonusin prej 10 pikë.
● Ne tetor 2018, para përfundimit të afatit për prezantimin e ofertave, kompania Penzoil i bën kerkes komisionit të prokurimeve publike të pezullojë garën e tenderimit sepse sipas saj kriteret e tenderit jane në kundërshtim me ligjin dhe parapercaktues të fituesit.
● Komisioni urdhëron ministrinë të pezullojë tenderin dhe heton çështjen për rreth 4 muaj dhe në muajin shkurt 2019 vendos te rrezoj pretendimet e Kompanisë Penzoil.
● Kompania Penzoil ankimon në Gjykatën Administrative vendimin e Komisionit dhe kërkon shfuqizimin e ketij vendimi.

● Në datën 27 maj 2019 gjykata vendos të pranojë kërkesën e Penzoil për shkelje të barazisë në tender. Gjykata shfuqizoi vendimin e Komisionit dhe urdhëroi ministrinë te ndryshojë kriteret e dokumentacionit të tenderimit sepse janë në kundërshtim me ligjin në fuqi.
● Ministria, në shkelje flagrante të ligjit dhe vendimit të gjykatës, shpall fitues kompaninë Noa Control.

ARSYET PSE MENDOJMË QE KY KONCESION ËSHTË KORRUPTIV DHE ËSHTË DHËNË NË SHKELJE TË LIGJIT?

● Eshte shkelur haptaz ligji per koncesione, sepse Vendimi për të privatizuar këtë shërbim nëpërmjet koncesionit nuk është marrë ne baze te një analize kosto/përfitime per shtetin shqiptar. Ky shërbim sjell shumë përfitime ne arkat e shtetit, ka një kosto shumë të ulët ekzekutimi dhe Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë do të vazhdojë të operojë edhe pas dhënies së koncesionit.
● Kompania Noa Control është krijuar enkas për të propozuar dhe fituar këtë koncesion.
● Te gjitha vendimet e marra nga qeveria jane në favor të kompanisë propozuese të tenderit.
● Qeveria shperfill vendimin e Gjykatës, dhunon shtetin e së drejtës dhe kryen nje veper penale per te favorizuar nje kompani ne tender
● Investimi është prej vetëm 600.000 euro, kurse perfitimet jane shumë herë më te medha, 100 milionë euro.
● Kohëzgjatja prej 20 vjetesh është e pajustifikueshme, ka si qëllim vetëm krijimin e nje monopoli.

CILI ESHTE QELLIMI I KETIJ KONCESIONI?

● Këmbëngulja me shpalljen e fituesit te koncesion

85% kundër, është koha që të largohesh!

Nga Red VARAKU

Vetëm gjashtë vjet pasi Rama mori pushtetin, shqiptarët, që me një bojkot dhe braktisje masive plot 85%, i kanë kërkuar kryeministrit socialist që është koha që edhe ai të largohet dhe të shkojë të pleqërojë në shtëpinë e tij në Surrel.

Strategjia e opozitës së bashkuar dhe Lulzim Bashës, duke filluar me djegjen e mandateve dhe protestat masive, fillimisht pati shumë skeptikë dhe u anatemua egërsisht, por ia arriti ta degdisë Ramën me sukses në njeriun që e bojkotuan dhe braktisën 85% e shqiptarëve.

Kjo braktisje me përmasa të tilla nuk ishte parë që prej kohës së rënies së komunizmit. Ajo pritet të rritet frikshëm nëse Rama nuk bën pas dhe e çon vendin menjëherë drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Bojkoti i shqiptarëve në fakt i kapi në befasi të gjithë, sepse për shkak të kapjes që Rama i ka bërë medias, ishte krijuar perceptimi se ai akoma gëzonte mbështetje.

Por, refuzimi ishte i jashtëzakonshëm!

Ai ishte në përmasat e një grushti mbi fytyrën ‘portokalli’ te regjimit autoritar të Ramës. Ishte një bojkot që zbuloi përmasat e vërteta të mbështetjes ‘fake’ që Rama paraqiste nëpër takim-funeralet e tij me administratën. Bojkoti masiv tregoi përmasat e vërteta të pakënaqësisë për qeverisjen e tij tashmë të diskretituar 6 vjeçare.

Një pakënaqësi që kishte marrë përmasa të frikshme ndërsa qëndronte e mbuluar dhe e fshehur për shkak të frikës nga represioni kriminal shtetëror.

30 qershori ishte një moment refuzimi, thuajse referendar, kundër një njeriu që, kërkon të futet në histori me dhunë dhe banda. Si një lider që është gati të bëjë çdo lloj marrëveshje dhe kompromisi vetëm për pushtetin e tij.

Si një lider që është gati të tradhëtojë interesat mbarëkombëtare të shqiptarëve, duke marrë edhe koston e skenarit më të rrezikshëm për shqiptarët dhe rajonin, atë të ndarjes së Kosovës.

Një narciz që miklohet dhe llastohet nga kalamajtë servilë që ka mbledhur rreth vetes dhe i duket vetja Skënderbe.

Në rrafshin politik mesazhi kundër Edi Ramës tregoi se pas 30 vjetësh shqiptarët janë një popull i pjekur.

Ata nuk mund ta kuptojnë dot se si një kryeministër mund të vazhdojë të qeverisë kur përgjimet e BILD dëshmuan katërcipërisht pretendimet e opozitës për kriminalizimin e shtetit.

Ata nuk mund të durojnë më mbi kokë pushtete të përjetshme dhe liderë delirantë karagjozë, që duan të rrinë deri sa të plaken në karrigen e pushtetit.

Kush më mirë se shqiptarët nuk e ka të qartë, që kur një lider kërkon t’i kapë të gjitha pushtetet, diktatura është në prag.

Duke i thënë jo thirrjes së Ramës për zgjedhje pa opozitën, shqiptarët refuzuan një akt që maskuar me vullnetin për zbatimin e kushtetutës dhe me qëllimin për të larguar vëmendjen nga përgjimet e BILD, lakmonte të kapte përfundimisht të gjitha pushtetet.

Duke bojkotuar masivisht Ramën dhe farzën e tij, shqiptarët refuzuan një model autokratik të drejtimit të shtetit, një qeverisje sipas modelit të partisë-shtet, të shtetit brenda shtetit.

Pikërisht në momentin e triumfit,pas orvatjesh kokëforta, krizash dhe intrigash, pikërisht kur Rama arriti t’i kapë të gjithë pushtetet, shqiptarët ia thyen kokën dhe i treguan atij dhe gjithë botës që koha e diktatorëve në Shqipëri ka perënduar përgjithmonë.

Duke bojkotuar hapur farzën e 30 Qershorit, shqiptarët treguan se nuk i duan përçarjet dhe ndasitë krahinore që Rama, nuk pushoi së nxituri në fjalimet e tij të turpshme, mbushur plot urrejtje, në funksion të pushtetit të tij ashtu sikundër një zjarrvënës i fryn prushit.

Shqiptarët refuzuan të mbeten nën drejtimin e një kryeministri dhe qeverie që qëndron mbi ligjin edhe pse maskuar me ligjërimin dinak për reformën në drejtësi.

Ata treguan që nuk duan një lider që për hatër të qëndrimit në pushtet trazon urat e një nacionalizmi primitiv që historikisht, ka qenë premisë e konflikteve të tmerrshme në Ballkan.

Refuzimi i Ramës dhe qeverisjes së tij autokratike, dëshmon se shqiptarët janë në shumicë dërrmuese të dedikuar dhe të vendosur të shkojnë drejt Europës, drejt lirisë dhe demokracisë dhe për këtë qëllim nuk do të bëjnë asnjë hap pas.

 

Kryemashtruesi i Tiranës, 10 milionë euro për rikonstruksionin e 1 km rrugë ekzistuese!

Kryemashtruesi I Tiranës, Erion Veliaj nuk ndalet me babëzinë e tij. Jo pak, por 10 milionë euro ka planifikuar për rikonstruksionin e 1 km rrugë ekzistuese! denoncimi është bërë nga drejtuesi i Departamentit të Mjedit, Pyjeve dhe Turizmit në PD, Jamarbër Malltezi. Malltezi shkruan në një postim në Facebook se, prokuroria nuk heton sepse ka ikur në drejtim të paditur.

Postimi i Malltezit

10 milione euro per 1 km rikonstruksion rruge ekzistuese??? Qe per me teper do duronte 70 vjet? Por me pak se 10 milione per km kushtoi autostrada Rruga e Kombit qe ndryshoi gjeografine e Shqiperise se ku ishte mal e beri tunel ose fushe e ku ishte lugine e beri ura dhe sheshe. E paimagjinueshme baterdia! Por prokuroria ka ikur ne drejtim te paditur.

Nuk gjen dot ate qe perlau parate dhe ju tha qytetareve qe per 70 vjet nuk ka pse mendojne per rikonstruksion, nuk gjen dot as ata qerratallaret qe “kopsisin letrat” qe ca qerratallare te tjere te perlane per nderrim pllakash me shume sesa ndertim tuneli! Pse ikin Shqiptaret?

Hajdarmataj nuk lejojet të kandidojë për SPAK se hetoi Tahirin dhe dosjet e përgjimeve kriminale

Kreu i Prokurorise se Krimeve te Renda, Besnim Hajdarmataj, duke folur, gjate nje mbledhje te Keshillit te Mandateve dhe Rregulloreve i cili eshte mbledhur per te shqyrtuar kerkesen e Prokurorise se Krimeve te Renda per heqjen e imunitetit dhe dhenien e autorizimit per arrestimin e ish ministri i Brendshem, Saimir Tahiri,./r/n/r/nProsecutor Besnim Hajdarmataj speaks during the meeting of the Parliamentary Committee on Mandates and Regulations which is due to review the Prosecution's request to remove the immunity of former Interior Minister Saimir Tahiri and authorize his arrest.

Kunati i Mimi Kodhelit ka përjashstuar nga kandimi për SPAK, prokurorin Hajdarmataj, një emër i njohur kundër aferave kriminale dhe korruptive të partisë-shtet. Hajdarmatj nuk ëhstë lejuar të jetë pjesë e SPAK duke e bërë të qartë se synohet spastrimi I këtij organizmi nga armiqtë e partisë.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka përzgjedhur 15 emrat e prokurorëve, të cilët do të vijojnë garën për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme.

Sipas KLP, do të vijojnë më tej garën për në SPAK prokurorët Altin Dumani, Anton Martini, Elisabeta Imeraj, Arben Kraja, Doloreza Musabellui, Klodian Braho, Enkeleda Millonaj, Manjola Kajana, Edvin Kondili, Ened Nakuçi, Elida Kaçkini, Ndini Tavani, Behar Dibra, Anita Jella dhe Besnik Muçi.

Ndërkohë, KLP ka vendosur të përjashtojë nga gara disa prej emrave të njohur të sistemit të drejtësisë, siç është drejtuesja aktuale e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, si dhe ish-kreun e kësaj Prokurorie, Besnik Hajdarmataj.

Gjithashtu, janë përjashtuar edhe dy prokurorët Dritan Prençi e Vladimir Mara, të cilët njihen si prokurorët e dosjeve “të nxehta”, siç është ajo e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe ajo e përgjimeve për blerjen e votave në Durrës, “339”, në të cilën është i përfshirë edhe ish-kreu i kësaj bashkie, Vangjush Dako.

“Na shau udhëheqësin, cënoi interesin e Partisë, të shkarkohet”, letra e turpshme e PS për Parlamentin

Një shkresë e turpshme e Partisë-Shtet kundër Arben Malajt ka mbërritur në Parlament ku i kërkohet të shkarkohet Malaj nga Këshilli Mbikqyrës sepse ka sharë udhëheqësin e Partisë.

Kërkesa e grupit parlamentar të PS, për shkarkimin e z.Arben Malaj si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, i është dorëzuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

Në shkresën dorëzuar Kuvendit, që siguron “Balkanëeb”, grupi i PS-së vlerëson se në asnjë prej daljeve publike të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës, në rastin në fjalë z.Malaj, nuk i ka shërbyher interesit më të mirë të BSH-së si edhe të gjithë sistemit bankar në Shqipëri.

“Në asnjë prej rasteve nuk është marrë parasysh karakteri publik i funksionit që ushtron si anëtar i këshillit mbikëqyrës të BSH dhe kjo natyrë sjelljeje nuk ka qenë dhe nuk i ka shërbyer ruajtjes dhe nxitjes së besimit publik lidhur me Bankën e Shqipërisë.” thuhet ne kerkesen e PS.

Në shkresën drejtuar Kuvendit, thuhet gjithashtu se secila prej daljeve publike të z.Malaj, cojnë në konkluzionin se temat e trajtuara dhe qëndrimet e shprehura bien ndesh dhe cënojnë pavarësinë dhe integritetin që kërkon pozicioni i mbajtur në Bankën e Shqipërisë.

Sa më sipër, grupit parlamentar i PS-së vlerëson se anëtari i Këshillit Mbikëqyrës është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të mëtejshëm të funksionit sipas neneve të parashikuar në ligj.

Berisha publikon videon: Kështu i gënjeu njerëzit Edvin Kristaq Mafia!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka ndarë me ndjekesit e tij një video montazh që tregon premtimet e pambajtura dhe mashtrimet e kreut aktual të qeverisë bërë qyterave shqiptare ne kohë të ndryshme.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha bashkë me videon

Keshtu i genjeu njerezit Edvin Kristaq Mafia! sb

Keshtu i genjeu njerezit Edvin Kristaq Mafia! sb

Gepostet von Sali Berisha am Dienstag, 16. Juli 2019

SHBA, Esper emërohet zyrtarisht sekretar i mbrojtjes

Mark Esper u emërua zyrtarisht të hënën në pozitën e sekretarit amerikan të mbrojtjes nga Shtëpia e Bardhë, rol të cilin ai e ka kryer që nga muaji i kaluar, por si i deleguar në këtë detyrë.

Që kur Jim Mattis dha dorëheqjen në dhjetor të vitit 2018, SHBA nuk kanë sekretar të mbrojtjes të konfirmuar dhe kjo shënon periudhën më të gjatë në historinë e Pentagonit.
Emërimi i zotit Esper të hënën u bë shkak për një seri ndryshimesh të përkohshme, por të komplikuara në udhëheqjen e Pentagonit.

Në një deklaratë, Pentagoni tha se, në bazë të ligjit, kur zoti Esper u propozua të hënën, ai pushoi së funksionuari si sekretar i mbrojtjes dhe u rikthye në detyrën e mëparshme, që ishte Sekretari i Këmbësorisë.

Deri në konfirmimin e zotit Esper nga Senati, Sekretari i Marinës Richard Spenser do të shërbejë si sekretar i mbrojtjes në detyrë.

Në një deklaratë, zoti Spenser tha: Partnerët dhe aleatët tanë mund të jenë të sigurtë se Departamenti i Mbrojtjes mbetet i gatshëm për t’u përgjigjur në përmbushjen e angazhimeve tona kudo në botë, në mbështetje të synimeve tona të përbashkëta.

Sot zgjidhet Presidenti i ri i Komisionit Evropian, ja për kë do të votojë Eurodeputetja shqiptare

Eurodeputetja Arba Kokalari ka deklaruar mbështetjen e saj për ministren gjermane të Mbrojtjes, Ursula Von Der Leyen, si Presidenten e re të Komisionit Evropian.

Eurodeputetja e parë shqiptare ka bërë thirrje në rrjet për të votuar kandidaten e PPE –së në zgjedhjen e sotme.

Postimi i Arba Kokalarit

Sonte, Parlamenti Evropian po voton dhe me shume gjasa ministri gjerman i mbrojtjes Ursula Von Der Leyen do të jetë një president i ri i komisionit të BE (qeveria e BE). Ajo është një kandidate nga grupi im PPE, një fuqi shumë kompetente dhe unifikuese që ka vullnetin dhe kushtet për të zgjidhur sfidat tona më të mëdha të përbashkëta. BE Ka nevojë për të tani.

Në qoftë se, një shumicë e parlamentit voton jo për të, puna politike e BE është në rrezik të dhe reformat që Evropa ka nevojë do të vonohen e do të vonohen.

Kjo është arsyeja pse unë dhe kolegët e mi të moderuar në parlamentin evropian shkruajnë një apel ku ne i bëjmë thirrje demokratëve socialë për të votuar po për të sonte.