30.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Ashpërsohet grindja për gazin me Qipron, BE sanksione Turqisё

Turqia i pretendon pёr vete rezervat e gazit nё pjesёn lindore tё Mesdheut. Por BE mbёshtet qartazi vendin anёtar Qipron – qё i ka vet nё fokus kёto rezerva. Grindja territoriale pёr gazin po ashpёrsohet.

Duke reguar ndaj kёrkimeve tё diskutueshme turke pёr gazin natyror para brigjeve tё Qipros, ministrat kanё reaguar: Konkretisht do tё shkurtohen paratё e BE-sё pёr Ankaranё dhe bisedimet pёr marrёveshjen mbi hapёsirёn ajrore do tё ndёrpriten. Kjo mёsohet nga teksti i miratuar, tё cilin e citon agjencia gjermane e lajmeve DPA.

“Provokimet e Turqisё janё pёr ne tё papranueshme dhe ne tё gjithё mbёshtesim Qipron”, deklaroi ministri gjerman pёr Europёn Michael Roth gjatё takimit nё Bruksel. Nёse Turqia nuk tёrhiqet, mund tё mendohen edhe sanksione tё tjera.

Kёto sanskone sipas vendimit tё ministrave mund tё kenё nё shёnjestёr firmat pjesёmarrёse nё procesin e shpimeve ose persona tё caktuar.

Vёshtrim kritik ndaj kredive
Masat e miratuara ndёshkuese parashikojnё gjithashtu, qё deri nё njё afat tё pacaktuar tё mos zhvillohen mё bisedime nё nivel tё lartё pёr tema si ekonomia dhe tregtia. Bankёs Europiane tё Investimeve do t’i kёrkohet qё tё verifikojё mundёsitё e kufizimit tё kredive.

BE do ta verё nё lёvizje qeverinё nё Ankara, qё tё ndёrpresё kёrkimet pёr gaz natyror para brigjeve tё vendit anёtar, Qipros. Turqia ndёrkohё i hedh poshtё akuzat pёr shpime ilegale. Ajo mbron pozicionin, se ujёrat ku ajo ёshtё aktive janё brenda territorit tё saj.

Ankaraja e konsideron Veriun e Qipros si territorin e Turqisё, pasi e mban atё tё pushtuar qё nga viti 1974. Me shpimet aktualisht synohet qё tё sigurohen edhe pjesё nga biznesi i gazit pёr turqit e Qipros. Por Veriu i Qipros nuk ёshtё njohur ndёrkombёtarisht.

Macron, thirrje për rifillimin e bisedimeve Kosovë-Serbi

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të hënën në Beograd se vizita e tij dyditëshe në Serbi synon hapjen e një faqeje të re në marrëdhëniet dypalëshe, ndërsa paralajmëroi nisma të reja në përpjekje për të gjetur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Macron arriti të hënën pasdite në Beograd, duke shënuar kësisoj vizitën e parë të një presidenti francez në Serbi pas vitit 2001, kur atje kishte qëndruar ish presidenti, Jacque Chirac.

Vizita e presidentit Macron ishte planifikuar që në dhjetor por qe shtyrë për shkak të përballjes së tij me protestat e “jelekëve të verdhë” që kundërshtonin politikat e tij ekonomike.

Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe procesi tashmë i bllokuar i bisedimeve, ishte pjesë e bisedimeve kokë me kokë ndërmjet presidenti Macron dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Një nismë e presidentit Macron dhe kancelares gjermane Angela Merkel, për një takim të palëve në Paris më 1 korrik dështoi, meqë Prishtina nuk hoqi dorë nga tarifat prej 100 për qind ndaj mallrave serbe, ndërsa Beogradi kushtëzon vazhdimin e bisedimeve me heqjen e tyre.

Presidenti Macron paralajmëroi përpjekjet për një takim te posaçëm ndërmjet udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë bashkë me kancelarin gjermane, Angela Merkel, në përpjekje për të arritur një marrëveshje, ndërsa theksoi se Franca kundërshton veprimet e njëanshme nga të dyja palët.

“Po shohim rritje të tensionit dhe nganjëherë këto tensione janë ushqyer aty-këtu nga fuqitë e jashtme që kanë një interes për të garantuar se asnjë marrëveshje nuk do të arrihet,” tha zoti Macron.

“Arritja e një marrëveshjeje nënkupton që secila palë të heqë dorë nga gjeste të njëanshme dhe jo-konstruktive dhe, në këtë drejtim, zhvillimet e javëve të fundit kanë qenë një shqetësim, dhe vendimet kundër angazhimeve të kaluara duhet të shfuqizohen,” tha presidenti i Francës.

Nga ana e tij presidenti serb Vuçiç tha se ai kishte kërkuar nga zoti Macron të ndihmonte Serbinë në përpjekjen e saj për të hyrë në Bashkimin Evropian, por zoti Macron nuk bëri premtime.

Ai përsëriti pikëpamjen e tij të mëparshme që BE-ja duhej ta bëjë vendimmarrjen më efikase para se Serbia dhe vende të tjera të mund të anëtarësohen.

Evropa, tha zoti Macron do të jetë e fortë nëse u ndihmon palëve që të arrijnë një marrëveshje dhe është përgjegjësi e saj që të mundësojë një gjë të tillë në mënyrë që të ruhet qëndrueshmëria në rajon.

Ai tha se nuk ka një zgjidhje magjike për këtë cështje dhe se atë nuk e kanë as Franca, as Gjermania, as Shtetet e Bashkuara, as Rusia apo dikush tjetër.

Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës që është njohur nga mbi 100 vende të botës, përfshirë edhe Francën, por, synimet e saj për integrim në Bashkimin Evropian janë të kushtëzuara me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Beogradi i kishte parë për të madhe Francës që e njohu pavarësinë e Kosovës, ndërsa në nëntor të vitit të kaluar marrëdhëniet me Parisin u dukën të ftohura për shkak të reagimit të Serbisë ndaj trajtimit të Kosovës në manifestimet me rastin e përvjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Atëbotë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ishte i ulur pranë udhëheqësve më të rëndësishëm botëror, madje afër edhe presidentit rus, Vladimir Putin, ndërsa presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ishte ulur në anën e kundërt.

Serbia, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina, po kërkojnë garanci se rruga e anëtarësimit të tyre në Bashkimin Evropian është e hapur, pasi që disa udhëheqës evropianë ngritën mëdyshjet për gatishmërinë e Bashkimit Evropian për t’u zgjeruar.

Në fillim të këtij muaji, presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se “do të refuzoj çfarëdo zgjerimi para se të kryhen reforma të thella në funksionimin institucional të Bashkimit Evropian”. Zgjerimi kërkon mbështetje të njëzëshme të vendeve anëtare.

Banka e Shqipërisë, pritet të shpërthejë skandali i parave të pista të Ramës, paralajmërimi i Malajt: Do flas…

Ditën e djeshme u njoftua në media se një grup prej 20 deputetësh kishin marrë nismë për shkarkimin e Arben Malajt nga posti në Bordin e Bankës së Shqipërisë.

Ditën e sotme ka reaguar vetë Malaj duke konfirmuar lajmin dhe ka pranuar se kjo nismë vjen pasi edhe më parë janë bërë përpjekje për mos zgjedhjen e tij dhe për këtë ai thekson ka qenë Taulant Balla që ka dërguar kërcënime drejt tij për mos pranim të ndërhyrjeve në procesin e përzgjedhjes në Bordin e Bankës së Shqipërisë.

“Kërcënimet paralajmëruese m’i ka dërguar Taulant Balla pas mos pranimt të ndërhyrjes së tij edhe me SMS me rekomandime partiake në proceset e përzgjedhjes në Bordin e Bankës së Shqipërisë. Shqetësimi është i protokolluar në mbledhjen e Bordit të BSh”-shkruan Malaj.

Më tej ai shton se “veprimi i tyre është i pastër politik, sepse shkeljet etike materializohet me cenim të reputacionit apo eficencës së Bankës së Shqipërisë gjë që sipas vlerësimeve edhe të institucioneve ndërkombëtare por edhe në mbledhje e Bordit pas mandatin të ri,( mandati i pare ishte zëvendësues rreth dy vite) nuk ka asnjë shqetësim të shprehur ndaj meje për shkelje etike. Mbledhje e fundit ishte ne 3 Korrik 2019”.

Postimi i plotë:
Nje sqarim per koleget dhe dashamiresit lidhur me kete njoftimin ne Ballkan Ëeb.
E para dhe thelbesorja – vendit tim I kam sherbyer ne cdo kohe me integritet te larte, profesionalzem te thelle dhe dashuri te madhe.

2. Te treja keto vertetetohen gjate pervojes 32 vjecare ne cdo angazhim, akademik, shoqerore dhe politik.
3. Ju ka kam paralajmeruan qe u bene perpjekje maksimalen per te mos me rizgjedhur.
Per interesat dhe emrat konkrete do te flas fillimisht ne procesin e ballafaqimit parlamentar.
4. Ne respekt te institucionit te Bankes se Shqiperise nuk do te bej asnje deklarate specifike perpara nisjes se ballafaqimit institucionale.

5. Gjithe shqetesimet e mia per sfidat e Bankes se Shqiperise qe nga vetingu per babkiret miliardere te i cuan kredite jo performuese te vendit deri ne 50% te totalit, me larte se ne cdo vend tjetet dhe debatet per kete ne Bord jane te gjithe te dokumentuara ne proces verbalet e mbledhjeve te Bordit.

6. Kercenimet paralajmeruese mi ka derguar Taulant Balla pas mos pranimt te nderhyrje se tij edhe me SMS me rekomandime partiake ne proceset perzgjedhjes ne Bordin e Bankes se Shqiperise. Shqetesim eshte I protokolluar ne mbledhjen e Bordit te BSh.

7. Fakti qe pas shkarkimit nga Erdogan te Guvernatorit te Bankes se Turqise, ky mund te rast I dyte qe maxhorancat e gjithe pushteteshme shkarkojne nje anetar Bordi te Bankes Qendrore,
Vetem profesionalisht me trishton.

8. Veprimi i tyre eshte i paster politike, sepse shkeljet etike materializohet me cenim te reputacionit apo eficences se Bankes se Shqiperise gje qe sipas vleresimeve edhe te institucioneve nderkombetare por edhe ne mbledhje e Bordit pas mandatin te ri,( mandarin I pare ishte zvendesues rreth dy vite) nuk ka asnje shqetesim te shprehur ndaj meje per shkelje etike. Mbledhje e fundit ishte ne 3 Korrik 2019.

9. Sfiden e integriteti dhe profesionalizmit e kam perhere te fituar edhe gjyqin partizan e kam te fituar moralisht, do ta fitoj edhe ne rruge gjyqesore po pagat dhe penalitete 7 vjecare kush do ti paguaj 28 deputetet apo taksapaguesit shqiptare?
Ky eshte thelbi I shqetesimit profesional.

Padua do te jete individuals per cdo abuzues me statusin e deputetit, I keshilloj te kerkojne assistance juridike perpara se te shpifjen.

E fundit por me rendesishme koleget ne PS e dine shume mire qe midis lirise dhe karrikeve kam zgjefhur dhe do te zgjedh lirine, sepse pa te nuk I sherbej dot vendit tim.
Dite te mbare, Arbeni

E frikshme, alarmuese… Kukësi po rrudhet çdo ditë! Reagimi i shkrimtarit të njohur

Shkrimtari i njohur, Petrit Palushi ka reaguar për largimet massive të qytetarëve kuksianë nga vendi i tyre. Në një shënim në faqen e tij, Facebook, shkrimtari shkruan se, prej 2014-s mbi 3000 familje kuksiane kanë emigruar nëpër Europë… Kjo ndodh kur prishet krejt-e-krejt ekuilibri i jetesës në Shqipninë tonë të dashtun që po na ban verem e stër-verem…

Postimi i plotë

E frikshme, alarmuese… Kukësi po rrudhet çdo ditë!

Para 10 ditëve një ish-nxënësi im me familjen e vet u nis n’emigrim dhe mbrëmë më shkroi në mesazh se mbërritën në Londër. E hajrit qoftë!

Prej 2014-s mbi 3000 familje kuksiane kanë emigruar nëpër Europë… Kjo ndodh kur prishet krejt-e-krejt ekuilibri i jetesës në Shqipninë tonë të dashtun që po na ban verem e stër-verem…

Pse po largohen banorët e Kukësit?

Dhe u thuhet: Mos u largoni… dmth., vazhdoni e jetoni n’vorfni, veç sa me marrë frymë…

Banorët e Kukësit nuk largohen pse s’kanë bukë, pse s’kanë ujë, pse s’kanë të paguajnë energjinë, pse nuk kanë punë… por largohen… SE S’KANË… SE S’KANË… SE S’KANË… se nuk munden… se duan me jetue jetën… se nuk i duan femijet ne veshtiresi… se trishtohen kur nuk kane me pague bileten kur shkojne per hall ne Tirane… se trishtohen kur e shohin familjen e komshiut njilloj si s’ka per familjen e vet… se nuk munden as me anderrue…

At’here, sa jeton njeriu? 1000 vjet?

“E papasmja asht derë e hekurt”, thotë nji fjalë e urtë.

Ne jemi në Europë, së paku gjeografikisht dhe kur Shqipëria s’është në gjendje të krijojë kushte jetese për shtetasit e vet, at’herë kam besim se do jetë Gjermanija ajo që do kujdeset për këtë pjesë t’Europës. Në mos Gjermanija, para Zotit do kujdeset Amerika. Në mos Amerika, at’here Zoti do kujdeset…

Shkrimi bombë i “La Republica”: Si kartelet e kokainës bashkëpunojnë me shtetin në Shqipëri

Publikohet një tjetër dokumentar “bombë” i medieve të huaja që hedh dritë mbi rrugët e trafikut të kokainës nga Amerika Latine deri në Europë duke kaluar nga Shqipëria.

Bëhet fjalë për dokumentar me 5 seri të RAI 3 të quajtur “Narcotica” i realizuar nga gazetari investigativ Valerio Cataldi dhe që zbulon linjën e re të trafikut të kokainës nga Kolumbia në Meksikë deri në Shqipëri. Seria e parë publikohet në 27 korrik në RAI 3 dhe për momentin është publikuar vetëm një pjesë e shkurtër e tij.

Gazeta “La Repubblica” shkruan se dokumentari na dërgon në qendër shtetit Guerrero, një nga më të varfrit dhe më të trazuarit e Meksikës jugperëndimore, por edhe një qendër për trafikun e madh të kokainës dhe heroinës të destinuar për tregjet amerikane dhe evropiane.

“Narcotica, ka bërë një udhëtim me 5 pjesë që nis në Meksikë, vijon në Kolumbi dhe mbyllet në Shqipëri” – shkruan “La Repubblica”, citon lapsi.al. TG3 dhe RAI3 kanë zgjedhur një orë të vonë për ta transmetuar (23.20) ndoshta për shkak të pamjeve të rënda dhe mënyrës së drejtpërdrejtë të trajtimit të ngjarjeve.

Pjesa e parë është fokusuar në shtetin meksikan se si shteti është i pafuqishëm të luftojë kartelin e drogës “Cartel del Sur”. Aty tregohet se si një grusht burrash që tashmë të lënë në mëshirë të fatit nga shteti janë duke luftuar të vetëm me narkotrafikantët.

“Kjo nuk është hera e parë që banorët vendas vendosin të bashkohen dhe të vetëmbrohen nga masakrat e narkotrafikantëve. Ka ndodhur më herët në Michoacán dhe është pasuar edhe në shtete të tjera. Çështja është se ata bezdisin edhe vetë qeverinë pasi ajo duket e paaftë në sytë e botës. Shteti i akuzon si bashkëpunëtorë, të rrezikshëm politikisht, të përndjekur nga drejtësia dhe në fund shumë prej liderëve të këtyre grupeve janë tërhequr zvarrë në rrugë” – thotë gazetari Valerio Cataldi, citon lapsi.al.

Ai rrëfen edhe për fshatrat e Guerrero, të zgjedhura nga “Cartel del Sur” për të kultivuar opium i cili transformohet në heroinë.
Në këtë histori përfshihet më pas edhe organizata mafioze “N’drangheta” e konfirmuar si një nga organizatat kriminale me kontaktet më të mira në Meksikë për trafikun ndërkombëtar të drogës.

Në Kolumbi gazetarët e dokumentarit “Narcotica” kanë shkuar në Catatumbo ku janë laboratorët klandestinë të drogës. Pjesa e fundit e dokumentarit rikthehet në Meksikë dhe më pas në Shqipëri.

Është gazetarja Daniela Rea që shpjegon më së miri realitetin e nisur nga Cataldi në pjesën e parë.“Nuk bëhet fjalë për një luftë ndaj drogës, por një kërkim në vazhdimësi të bashkëpunimit mes shtetit dhe karteleve” – shkruan “La Repubblica”.

Nuk kanë qenë të pakta rastet kur në Shqipëri është sekuestruar kokainë që vinte nga Kolumbia. Rasti më i bujshëm është ai i kapjes në Durrës së 613 kg kokainë e fshehur në konteinerët e bananeve. Vlen për tu përmendur edhe laboratori i Xibrakës ku përpunohej kokainë e ardhur nga Amerika Latine dhe ku u kapën edhe 2 kolumbianë.

Përse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë

Mushkonjave u pëlqejnë të njëjtat gjëra si ju, përveç gjakut. Këto insekte sillen rreth kampeve të zjarrit, ujit, etj.

Por, a e keni vërejtur se zakonisht mushkonjat e pickojnë vetëm një person në turmë? Epo, këto krijesa të vogla vërtet se zgjedhin shumë. Si e bëjnë zgjedhjen e tyre mushkonjat?

Nga mënyra si merrni frymë
Mushkonjat jua përcjellin frymëmarrjen. Besojeni ose jo, ato joshen nga dyoksidi i karbonit që e lironi. Me fjalë tjera, mushkonjat ju vënë pas kur jeni në ambient të hapur duke u stërvitur.

Personat që mbajnë erë të keqe
Djersa përmban shumë përbërës, ndërkaq mushkonjat kryesisht joshen nga acidi laktik. Aq më shumë që djersiteni, aq më shumë iu pëlqeni mushkonjave.

Konsumuesit e alkoolit
A jeni person që e preferon verën? Birrën? Mushkonjave patjetër se do t’iu pëlqeni sepse një studim i vitit 2002 ka treguar se etanoli në djersë dhe frymë i joshë mushkonjat.

Personat me tip O dhe A të gjakut
Nëse tipi juaj i gjakut është O, atëherë mushkonjat do t’ju ndjekin kudo. Insekteve nuk iu pëlqejnë tipet e grupeve B dhe AB.

Vallëzimi, aktiviteti më i mirë për trurin

Vallëzimi është formë e performimit të artit ku trupi lëvizë në mënyrë ritmike, zakonisht për të shprehur ndjenja apo ide.

Vallëzimi është dëshmuar se ka shumë efekte shëndetësore, duke përfshirë forcimin e trurit dhe funksionin e tij.

Çfarë përfitime sjell vallëzimi për trurin?
Më poshtë jua sjellim disa prej përfitimeve shëndetësore që vallëzimi i sjell në trurin e njeriut:

– Vallëzimi i redukton simptomat e depresionit
– E mbështetë funksionin motorik, emocional dhe intelektual të trurit
– E forcon memorien

– I stimulon faktorët për rritjen e nervave.
Prandaj, nëse veç dëshironi shëndet më të mirë të trurit, atëherë vallëzoni më shumë!

PD Korçë: Rama mashtroi se shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti do të ndërtohen brenda verës!

Dega lokale e PD Korçë po ndjek me shqetësim situatën dhe problematikën e dhjetëra familjeve në fshatin Floq, të cilat mbetën të pastreha nga tërmetet e qershorit.

Edhe sot,pas 6- të javësh,banorët e prekur nga tërmeti,janë në mëshirë të fatit,sepse kanë fatin e keq,të qeverisen nga ata,që zhvatin pa turp dhe limite,sidomos më të dobëtit,më të pamundurit.

Sot, banorëve të Floqit,nuk u mungon vetëm shtëpia. Me shumë se kaq, u mungon dëshpërimisht shpresa,se një ditë të afërt,do të kthehen në rrjedhën normale të jetës.

Më të dëshpëruarit,mes tyre,janë ata,që fatkeqësia i çoi të besonin për pak,përrallën kryeministrore,se deri në shtator,do të përfundonte rindërtimi i të gjitha shtëpive.

Dhe në fakt,e gjitha nuk ishte asgjë më shumë se propagandë cinike dhe çnjerëzore,që bashkia e Korçës po përpiqet ta mbulojë me llaçin,që po hedh mbi ca oxhakë nëpër lagjet e qytetit.

Se për një kryetar bashkie,si Sotiraq Filo,i refuzuar masivisht në monovotimet e 30 qershorit,që shpërdoron miliona euro për kulla,qytete imagjinarë fëmijësh,qendra të kulturës dhe artit ndërplanetar,është normale,që ndërtimin e shtëpive nuk e nis nga themeli,por nga oxhaku.

E vërteta është se në Floq nuk ka filluar dhe as ka gjasa të fillojë rindërtimi i shtëpive. Dhe po të fillojë,vetëm nëse shtëpitë janë prej kartoni,ndërtimi i tyre,mund të përfundojë deri në shtator.

Siç thuhet,pritet që një fondacion i huaj,do të nisë ndërtimin e njëres nga 67 shtëpitë plotësisht të shkatërruara në Floq. Por vetëm kaq! Shteti dhe bashkia nuk duken askund!

E vërteta është,se nuk po bëhet asnjë lloj transparence,se ku dhe si do të gjenden fondet për faturën prej 2.1 miliard lek,që është më e kripur se gjiza e baxhove,që Filo dhe Rama provuan gjatë fundjavës.

Dega lokale e PD të Korçës i bën thirrje kreut te bashkisë,të ushtrojë përgjegjësinê që ligji i ngarkon, deri në përfundim të mandatit aktual,për përshpejtimin e proćesit të rindërtimit të shtëpive në Floq dhe fshatra të tjerë të kësaj bashkie,pa ardhur vjeshta!

Zoti Filo! Ndërsa ti i kalon ditët e nxehta në tavolina relaksi me deputetët,të promovuar dje nga hiçi dhe sot,të rënë nga vakti,në shkollën e Floqit,mbi 80 burra,gra,të moshuar,invalidë dhe foshnja të sapolindura,mbijetojnë mes bashkëjetesës kolektive,mungesës së ujit dhe kushteve më minimale të higjenës.

Basha: Takimi me presidentin për 13 tetorin, opozita është e gatshme për t’i dhënë qytetarëve zgjedhje të lira e të ndershme

Lideri i opozitës, Lulzim Basha në një prononcim për mediat në selinë e PD u shpreh se, takimi me Kreun e Shtetit, Ilir Meta, kishte të bënte pikërisht me 13 tetorin.

“Kam zhvilluar një takim me presidentin për krizën politike dhe datën e dekretuar të zgjedhjeve të 13 tetorit, për propozimin e tij për zgjedhje lokale, parlamentare dhe presidenciale që nënkupton ndryshimin e Kushtetutës”, tha Basha.

Basha theksoi se, opozita është e gatshme për të ndërmarrë çdo hap për zgjidhje që i shërbejnë shqiptarëve dhe jo bablokut të madh, lidhjeve të tij me krimin dhe oligarkët.

“Zgjedhjet duhet të jenë për njerëzit dhe jo për Ymer Lalën, bablokun e madh dhe oligarkët”, theksoi Basha.

Basha tha se, opozita është e gatshme për t’i dhënë qytetarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Gjithashtu kreu demokrat ka zbardhur edhe takimin që ka zhvilluar në selinë e PD-së me drejtues të partive aleate.

Basha tha se kishte diskutuar mbi strategjinë që do të ndjekë opozita, por edhe mbi programin ekonomik, që do të nxjerrë shqiptarët nga varfëria ku i ka zhytur Edi Rama.

Në këtë kuadër, Basha tha se 30 qershori konfirmoi mazhorancën e re qeverisëse në vend, që sipas tij është opozita dhe qytetarët në krah të saj.

KOMUNIKIM I KRYETARIT TË PD LULZIM BASHA PAS TAKIMIT ME OPOZITËN E BASHKUAR DHE TAKIMIT ME PRESIDENTIN E REPUBLIKËS

• Opozita është e gatshme të ndërmarrë çdo hap për t’u garantuar shqiptarëve të drejtën e votës dhe, përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, për të garantuar një qeveri që buron nga njerëzit dhe u shërben njerëzve.

Pyetje: Zoti Basha, takimi juaj me presidentin a kishte lidhje me 13 tetorin?

Lulzim Basha: Padyshim lidhet me 13 tetorin. Kreu i shtetit mendon se 13 tetori është një mundësi për daljen nga kriza politike, përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, zgjedhjeve lokale dhe ,siç është shprehur politikisht, edhe përmes zgjedhjeve të reja presidenciale, që nënkupton ndryshime kushtetuese. Duke vlerësuar maksimalisht qendrimin e presidentit dhe shqetësimin e tij, i kam bërë të qartë se Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar janë në këtë betejë për interesin e njerëzve, që zgjedhjet e ardhshme, ndryshe nga farsa e 30 qershorit, siç e deklaroi dhe OSBE/ODIHR-i, duhet të jenë për njerëzit, dhe jo për ymerlalët dhe shokun e tyre, “Bablokun” e madh dhe oligarkët.

Në këtë funksion, opozita ëshë e gatshme të ndërmarrë çdo hap për t’u garantuar shqiptarëve të drejtën e votës, që është dhunuar dhe tjetërsuar, përtej çdo përfytyrimi, çfarë e pa edhe me 30 qershor, ku Edi Rama nuk i rezistoi dot tundimit për të vjedhur edhe një proces ku kandidonte vetë, votonte vetë, numëronte vetë, tabulonte vetë dhe, për të garantuar, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, një qeveri që buron nga njerëzit dhe u shërben njerëzve.

Sot, në takimin me opozitën e bashkuar, kemi diskutuar për hapat e mëtejshëm që do të hidhen në aksionin tonë politik në të gjitha rrafshet, në raport me njerëzit, me qytetarët, në raport me faktorin ndërkombëtar dhe në raport me zgjidhjet që presin dhe që do t’u ofrojmë shqiptarëve.

Në këtë kuadër, kemi diskutuar për emergjencën ekonomike, ku ndodhet vendi, sepse një nga mëkatet më të mëdha, një nga fajet më të mëdha të kësaj bande që na qeveris është që, duke tërhequr opozitën në betejën parimore për vlerat themelore të lirisë e të demokracisë, të luftës kundër krimit dhe drogës, ia ka dalë t’I vërsulet Shqipërisë, buxhetit të saj, pasurive të saj, ta vjedhë dhe ta grabisë qytetarin e thjeshtë, pasurinë e këtij vendi dhe ta zhysë ekonominë në ditën e saj më të zezë, në të paktën 2 dekada.

Ndaj, bashkarisht kemi diskutuar për platformën tonë ekonomike, për zgjidhjet ekonomike që shqiptarët meritojnë dhe do të kenë, me fitoren e Opozitës së Bashkuar, e cila tashmë, jo vetëm thjesht përmes studimeve të opinionit publik, por edhe përmes referendumit të 30 qershorit, është konfirmuar si maxhoranca e re politike.

Ju faleminderit

Reagon Arben Malaj: Si më kërcënoi Taulant Balla me SMS…

Ish-ministri socialist dhe anëtari i Bordit të Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj u është përgjigjur me një shenim në rrjetin e tij social rilindasve të cilët mblodhën firmat e 28 deputetëve për shkarkimin e tij.

Postimi i plotë në Facebook

Nje sqarim per koleget dhe dashamiresit.

1.E para dhe thelbesorja – vendit tim i kam sherbyer ne cdo kohe me integritet te larte, profesionalzem te thelle dhe dashuri te madhe.

Te treja keto vertetetohen gjate pervojes 32 vjecare ne cdo angazhim, akademik, shoqerore dhe politik.
Ju ka kam paralajmeruan qe u bene perpjekje maksimalen per te mos me rizgjedhur.

Per interesat dhe emrat konkrete do te flas fillimisht ne procesin e ballafaqimit parlamentar.

Ne respekt te institucionit te Bankes se Shqiperise nuk do te bej asnje deklarate specifike perpara nisjes se ballafaqimit institucionale.

Gjithe shqetesimet e mia per sfidat e Bankes se Shqiperise qe nga vetingu per babkiret miliardere te i cuan kredite jo performuese te vendit deri ne 50% te totalit, me larte se ne cdo vend tjetet dhe debatet per kete ne Bord jane te gjithe te dokumentuara ne proces verbalet e mbledhjeve te Bordit.

Kercenimet paralajmeruese mi ka derguar Taulant Balla pas mos pranimt te nderhyrje se tij edhe me SMS me rekomandime partiake ne proceset perzgjedhjes ne Bordin e Bankes se Shqiperise. Shqetesim eshte i protokolluar ne mbledhjen e Bordit te BSh.

Fakti qe pas shkarkimit nga Erdogan te Guvernatorit te Bankes se Turqise, ky mund te rast i dyte qe maxhorancat e gjithe pushteteshme shkarkojne nje anetar Bordi te Bankes Qendrore,
Vetem profesionalisht me trishton.

Veprimi i tyre eshte i paster politike, sepse shkeljet etike materializohet me cenim te reputacionit apo eficences se Bankes se Shqiperise gje qe sipas vleresimeve edhe te institucioneve nderkombetare por edhe ne mbledhje e Bordit pas mandatin te ri, (mandarin i pare ishte zvendesues rreth dy vite) nuk ka asnje shqetesim te shprehur ndaj meje per shkelje etike. Mbledhje e fundit ishte ne 3 Korrik 2019.

Sfiden e integriteti dhe profesionalizmit e kam perhere te fituar edhe gjyqin partizan e kam te fituar moralisht, do ta fitoj edhe ne rruge gjyqesore po pagat dhe penalitete 7 vjecare kush do ti paguaj 28 deputetet apo taksapaguesit shqiptare?

Ky eshte thelbi i shqetesimit profesional.

Padua do te jete individuals per cdo abuzues me statusin e deputetit, I keshilloj te kerkojne assistance juridike perpara se te shpifjen.

E fundit por me rendesishme koleget ne PS e dine shume mire qe midis lirise dhe karrikeve kam zgjefhur dhe do te zgjedh lirine, sepse pa te nuk i sherbej dot vendit tim.
Dite te mbare, Arbeni