21.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Basha: Më 30 Qershor shqiptarët refuzuan qeverisjen për llogari të 5 oligarkëve dhe 5 kriminelëve të Ramës

Lideri i opozitës, Lulzim Basha i shprehu mirënjohjen strukturave të PD në Vaun e Dejës për qendresën dinjitoze ndaj sulmit të strukturuar kriminal të qeverisë ndaj Bashkisë së Vaut të Dejës, kryetarit të saj dhe interesit të qytetarëve të kësaj bashkie. “Kanë dështuar me turp që në 2015-en dhe e trefishuan turpin më 30 Qershor, kur u braktisën edhe nga socialistët, të cilët i çuan një mesazh të qartë Edi Ramës dhe Tom Doshit se ata preferojnë më mirë të rrinë në shtëpitë e tyre, sesa t’u dalin kundër vëllezërve dhe motrave demokratë në luftën dhe kauzën e drejtë për çlirimin e të gjithë shqiptarëve nga e krimi, varfëria dhe hajdutëria”.

Kreu i opozitës dënoi përpjekjet kriminale të pushtetit për të inkriminuar kryebashkiakun Zef Hila, të cilin e cilësoi si një nga kryetarët më të suksesshëm të pushtetit vendor që ka pasur Partia Demokratike në 30 vite. Basha tha se duke i shërbyer interesit të qytetarëve të bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila është një shembull për drejtuesit vendorë. “Zef Hila është investimi juaj dhe investim i Partisë Demokratike dhe jo i krimit të organizuar, as i një kupole hajnash të korruptuar, siç janë ata që sot sundojnë në Partinë Socialiste. Si kryetar i Partisë Demokratike, unë jam i vendosur të bëj gjithçka në pushtetin tim, për ta mbrojtur këtë investim të shkëlqyer”, u shpreh zoti Basha.

Duke theksuar se 30 Qershori është ngjarja më e paligjshme në 30 vjet pluralizëm, kreu i opozitës u ndal në 3 arsyet madhore pse 85 % shqiptarëve e braktisën regjimin kriminal dhe të korruptuar të Ramës në 30 Qershor.

1. Vetëdija se 30 qershori nuk bëhej për interesat e njerëzve, por për pushtetin dhe pasurinë e bandës që sot sundon pa ligj e Kushtetutë.

2. Gjendja katastrofike ku e ka katandisur Edi Rama ekonominë.

3. Beteja dhe vendimet e opozitës.

Lideri i opozitës shpjegoi se kjo gjendje e rëndë ekonomike është rezultat i drejtpërdrejtë i politikës së vetme ekonomike të ndjekur nga Edi Rama, grabitje e pasurisë dhe parave publike për llogari të pak personave. “Bregdeti, minierat, nafta, bujqësia, bimët medicinale, gjithçka është monopolizuar për t’ua dhënë në dorë 5 oligarkëve dhe 5 kriminelëve, me të cilët është ortak dhe për të cilët qeveris Edi Rama. Sepse, siç e treguan edhe përgjimet e Bild-it, me ata ai mori pushtetin, ndaj për ta dhe me ta po qeveris.”- u shpreh kreu i opozitës në takimin e Vaut të Dejës.

Lulzim Basha argumentoi se refuzimi masiv i 30 Qershorit nuk do të kishte përmasa të tilla të paprecedenta pa betejën, vendimet e drejta dhe qëndresën e PD e të opozitës, e cila, vrau frikën e shqiptarëve dhe e ekspozoi në çdo dimension regjimin kriminal dhe të korruptuar të Edi Ramës.

 

Një akt banditesk i Komisionit të Ekonomisë!

Jorida TABAKU

Në një akt të fundit banditesk, komisioni ekonomisë ka tentuar të nisë dy herë me radhë diskutimet për ligjin antikushtetues të Korporatës të Investimeve!

Korporata e investimeve – aferë më gjigande se skema korruptive e 1 mld të PPP!

Ndonëse të gjitha institucionet ndërkombëtare nga FMN, Banka Botërore, Këshilli i Europës dhe Departamenti Amerikan i Shtetit kanë kritikuar qeverinë për ligjin e Korporatës së Investimeve, kjo e fundit ka vendosur të çojë deri në fund çmendurinë që ka projektuar në kurriz të shqiptarëve dhe në interes të xhepit të saj personal. Në një akt banditesk të denjë për një qeveri në ikje, tani komisioni ekonomisë është thirrur për të miratuar projektligjn i cili para 4 muajsh u tërhoq nga diskutimet nga presioni i Partisë Demokratike dhe i partnerëve ndërkombëtarë, projektligjin e Korportaës së Investimeve!

Për asnjë çast dhe në asnjë moment PD nuk ka reshtur së denoncuari këtë projekt kriminal ndaj buxhetit të shtetit dhe xhepave të shqiptarëve, ngritjen e një korporate shtetërore për të shpërndarë prona pa tender dhe pa asnjë procedurë ligjore. Kemi informuar cdo institucion ndërkombëtar, kemi denoncuar publikisht dhe kemi paraqitur argumenta se pse kjo është një nga vjedhjet më të mëdha të buxhetit e ngjashme me mega-aferën e paketës 1 mld.

Korporata e Investimeve:

1. Përfaqëson; së pari, kanalizmin e çdo pronë publike (dhe private që është në administrim publik) të qytetarëve në duart e kryeministrit (Arkitektit real të këtij projektligji).

2. Përjashtohet KISH nga zbatimi i Ligjit të Prokurimit Publik, kjo do të thotë që kjo koorporatë do të jetë edhe mbi institucionet e tjera shtetërore duke mos zbatuar as Ligjin e Prokurimit Publik. Çdo pronë që do të zotërojë kjo korporatë nuk do të jepet përmes një tenderi publik por do t’i shpërndahet asaj kompanie (pra oligarku) që kryeministri ka vendosur.

3. Një institucion shtetëror dhe njëkohësisht i përjashtuar nga ligji i prokurimit publik mundet që të operojë në bazën e ligjit tregtar për korporatat. Me pak fjalë kemi një korporatë gjoja në shërbim të publikut por që në thelb është në pronësi të një individi që është kryeministri.

4. Do t’i japë pronësi absolute Arkitektit të saj që është në të vërtetë kryeministri i vendit. Do të jetë ai njeriu i cili do të trajtojë çdo pronë publike dhe/ose private në vend duke i dhënë super pushtet oligarkëve dhe duke marrë tagrin që në vazhdim të koncesionojë edhe shpatet e maleve.

5. Është në shkelje të kushtetutës dhe të drejtës së pronës, në shkelje të ligjit organik të pushteit vendor dhe të oaktën 3 ligjeve të tjera të cilat rregullojnë asetet publike dhe marrënëdhien e pronës.

Afërmendsh, një projektligj i tillë skandaloz dhe tërësisht anti-kushtetues nëse do të kalojë në komisione do të jetë ndër ligjet e para që do të anullohen ditën e parë që opozita do të vijë në pushtet.
Një projektligj i tillë është produkt i një qeverie që i ka ditët e numëruara, një qeverie që për 4 muaj e mbajti të fshehur në sirtare për ta nxjerrë në ditët e fundit të saj me moton “të grabisim deri në fund pronat dhe pasuritë e shqiptarëve”!

Të gjithë do të mbajnë përgjegjësi personale, kushdo që i shkakton dëm buxhetit të shtetit, e kushdo që vjedh asetet publike e shpërdoron detyrën do të kthejë në buxhetin e shtetit dëmin e shkaktuar.

Kjo është e përcaktuar qartë në paketën antimafia të prezantuar nga Kryetari i Partisë Demokatike, Z. Basha vjet në shtator. Një paketë e plotë me masa konkrete antikorrupsion për këdo individ që firmos nga punonjësi më i thjeshtë deri tek zyrtari më i lartë projekte të tilla!

Beteja jonë kundër oligarkisë, kundër vjedhjeve me ligje dhe mbi të gjitha kundër atyre që i projektojnë këto vjedhje do të jetë e pakompromistë. Askush nuk mund të jetë mbi ligjin! Asnjë shqiptar nuk mund të jetë skllavi i kryeministrit dhe një mazhorance të dalë nga tyta e armëve të krimit dhe jo vota e shqiptarëve.

 

Darka e fundit pas 30 Qershorit që mbylli debatet televizive për të censuruar refuzimin 85%!

Një javë pas 30 Qershorit drejtuesit e debateve në televizione shpallën nisjen e pushimeve verore, një akt i papreçedentë sa i përket një sezoni mjaft të nxhehtë politik dhe në kulmin e shumë debateve ku më i rëndësishmi është ai i refuzimit të regjimit nga 85% e shqiptarëve.

Pikërisht për të shmangur nga debatet këtë humnerë të Ramës, ai ka urdhëruar mbylljen e të gjitha debateve televizive dhe nisjen e tyre me pushime. Kështu ka bërë “Opinion” dhe po kështu edhe televizioni tjetër qeveritar Top Channel.

Rama nuk do aspak debate ku të zbardhet e vërteta e farsës së votimeve të 30 Qershorit, që shqiptarët e bashkuar si kurrë më parë e braktisën në mënyrë masive.

Duke folur për kapjen që Edi Rama po i bën medias, analisti Andi Bushati zbulon një takim mes kryeministrit, gazetarit Blendi Fevziu, si edhe shefit të zyrës së shtypit të Ramës, Endri Fuga.

Bushati shkruan se ata kanë ushtruar presion ndaj gazetarit Blendi Fevziu, duke i kërkuar më pak prezencë të opozitës, më pak jehonë për temat e saj dhe duke i kujtuar gjithashtu se kjo shkon në drejtim të kundërt me benefitet që merr pronari i televizionit.

Presionit të butë nuk i ka shpëtuar as edhe një program shumë më neutral dhe i balancuar si “Opinion”. Vetë Edi Rama, shefi i tij i shtypit Endri Fuga dhe Engjëll Agaçi, kanë ushtruar presion gjatë një darke pas zgjedhjeve në restorant Padam, ndaj gazetarit Blendi Fevziu, duke i kërkuar më pak prezencë…”, shkruan Bushati.

Shkrimi i plotë i Bushatit
Disa diplomatë, OSBE-ja, shoqatat ndërkombëtare të lirisë së shtypit dhe ato shqiptare të të drejtave të njeriut, po rreken më kot të ngrenë zërin, kundër ligjit drakonian që Edi Rama ka hartuar kundër mediave online.

Ky draft, i miratuar tashmë në Këshillin e Ministrave, parashikon gjoba marramendëse (mbi 8 mijë euro) që janë baraz me falimentimin e një mediaje me buxhet të ulët dhe me me financim fraxhil. Por, sikur kjo të mos mjaftonte, në ligj i jepet e drejta AMA-s (autoriteti shqiptar i mediave), të urdhërojë heqjen e lajmeve, të marrë paratë e gjobave pa pasur ende një vendim gjykate, në emër të luftës ndaj lajmeve të pavërteta.

Propozimet e Ramës për median nën kritika
Kjo në fakt nuk është një lëvizje surprizuese e Edi Ramës për të kontrolluar dhe mediat e reja, kryesisht të drejtuara nga gazetarë, ashtu sikurse kontrollon katër- pesë pronarët e vetëm të TV-ve në vend.

Në vitin 2015, ai u tërhoq pas presionit të fortë ndërkombëtar nga ideja për të rikthyer dënimin e shpifjes nga Kodi Penal, i cili parashikonte burg për gazetarët. Pak më pas ai hartoi një projekt ligj të ashpër për të përfshirë edhe aktivitetin mediatik në kuadër të tregëtisë së shitblerjeve online.

Krahas sharjeve, fyerjeve dhe përbuzjes për gazetarët, ai shtoi, në mënyrë të fshehtë, në paketën fiskale fundvitin e shkuar, taksën mbi raklamën, vetëm për mediat online, duke e çuar nga zero (siç e kanë TV dhe gazetat) në 20%, për të alternuar masat represive me ato financiare.

Prej disa muajsh presioni është edhe më i madh. Përgjimet fundidit të botuara nga BILD, skandalet e tenderave me dokumenta fallco të zbuluara nga mediat, parlamenti i mbushur me karagjozët e një opozite fallco dhe organizimi i zgjedhjeve lokale monopartiake e kanë bërë edhe më akute shtypjen e çdo burimi informacioni të lirë dhe të pavarur.

Pikërisht, në këtë kuadër, pothuajse kanë përfunduar tratativat për të mbyllur emisionin “Të Paekspozuarit”, i cili vetëm sezonin e kaluar, transmetoi i pari përgjimet Dako – Avdylaj dhe tenderin e Unazës së re.

Presionit të butë nuk i ka shpëtuar as edhe një program shumë më neutral dhe i balancuar si “Opinion”. Vetë Edi Rama, shefi i tij i shtypit Endri Fuga dhe Engjëll Agaçi, kanë ushtruar presion gjatë një darke pas zgjedhjeve në restorant Padam, ndaj gazetarit Blendi Fevziu, duke i kërkuar më pak prezencë të opozitës, më pak jehonë për temat e saj dhe duke i kujtuar gjithashtu se kjo shkon në drejtim të kundërt me benefitet që merr pronari i televizionit.

OSBE shuplakë Ramës: AMA s’mund të jetë gjykatë për paketën antishpifje
Pikërisht, në këtë kuadër, u shpall dhe tentativa për të ringjallur paketën anti shpifje aq shumë të dashur nga Edi Rama, e cila kërkon të thajë edhe ato oaze të vogla lirie që lindën në peisazhin mediatik shqiptar vitet e fundit.

Ndaj kësaj tentative kanë ngritur menjëherë zërin, OSBE, Shoqatat ndërkombëtare të gazetarëve dhe ndonjë diplomat i lartë europian. Por, qasja e tyre, po aq sa është e dobët, po aq duket edhe naïve.

Pasi problemi që Shqipëria ka sot, nuk është ai i një lideri autoritar që kërkon të luftojë fyerjen dhe shpifjen përmes një pakete drakoniane dhe me masa që janë në kufijtë e ligjshmërisë.

Problemi real është se ne po rrëshkasin drejt një regjimi diktatorial, me parlament njëngjyrësh dhe me zgjedhjet ku voton dhe fiton një partie e vetme. “Zëri i Amerikës”: Mediat në Shqipëri të shqetësuar se po vendoset censura me ligj
Në një situatë të tillë, kur gjithçka po rrokulliset drejt monizmit është e pa imagjinueshme ecja paralel me një media të lirë dhe me një drejtësi të pavarur.

E para është e dënuar të shkatërrojë edhe këto të fundit. Bota nuk njeh asnjë rast, kur pushteti personal, ndarja arbitrare e parave publike, grabitja e votave dhe e tenderave të kenë bashkëjetuar me një sistem drejtësie të ndershëm dhe me një media profesionale.

Prandaj, sado përkrahëse të duken, vërejtjet dhe protestat e mefshta që janë dëgjuar këto ditë kundër paketës “anti shpifje”, ato nuk përbëjnë një zgjidhje. Sepse, në situatën e re ku kemi mbëritur, në pyetje nuk është më dilema se si do zbutet dhuna e pushtetit ndaj medias së lirë, por nëse është e munduar të ekzistojë një e tillë, përkrah diktaturës që po tenton të instalohet.

Pikërisht për këtë, pa ndarë qëndrimin për qorsokakun drejt të cilit po e gremis vendin Rilindja, është donkishoteske të shpresosh se mund ta arrish kompromisin e një kohabitacioni paqësor mes saj edhe shtypit.

Partia-shtet hakmerret ndaj kritikave të Malajt ndaj Ramës dhe Veliajt

Kritikoi ashpër Veliajn dhe Ramën dhe menjëherë ka ardhur hakmarrja nga Partia-Shtet. Kjo parti ëhstë kthyer në origjinën e saj të partisë së krimeve PPSH duke ndëshkuar “armiqtë” e brendshëm.

Kush i del kundër Edi Ramës, ndëshkohet me shkarkim. Këtë mendojnë deputetët e PS-së së Ramës, të cilët sot kanë kërkuar që Arben Malaj, ish-ministër Financash, ish deputet të shkarkohet nga bordi i Bankës së Shqipërisë.

Pas vendimit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, deputetët e PS-së duket se duan të shkarkojnë këdo që i del kundër ‘liderit të pazëvendësueshëm’, Edi Rama.

Janë 28 deputetë të PS-së që kanë firmosur dhe kërkojnë nga Kuvendi që të shkarkohet Arben Malaj nga anëtar i Bordit mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Malaj kundër Ramës

Ish- ministri socialist i Financave, Arben Malaj, një ndër figurat e rëndësishme në PS i kërkon publikisht Ramës të tërhiqet përkohësisht dhe të japë një zgjidhje për situatën ku po kalon vendi. I ftuar në emisionin “Tempora” mbrëmjen e 21 majit në Oraneës, Malaj tha se Rama duhet të mendojë për trashëgiminë e tij politike dhe të ofrojë një zgjidhje.

Arben Malaj: “Unë publikisht ia kërkoj Edi Ramës. Nuk jam nga ata prapa shpine që ta godasë. Ai duhet të mendojë për trashëgiminë e tij politike. Ai mund të mbijetojë përmes konflikteve por për atë që do të lërë pas, nesër do i vijë turp.

Ai duhet të ofrojë zgjidhje. Zgjidhja, është nëse kemi ngecur dhe ekonomia përditë e më shumë po përkeqësohet dhe kërkohet një qeveri teknike dhe atij nuk i thuhet ik nga kryetar partie, ik nga deputet por i thuhet krijo një spacio për disa muaj, që vendi të fitojë një besim tjetër nga politika, sepse akuzat nga të gjitha krahët, jo vetëm PD ndaj PS por dhe PS ndaj PD, i gjithë ambienti politik ka arritur në një pikë që kredibiliteti publik i njerëzve tek politika është minimale. Të tërhiqet përkohësisht.
Më tej i kujton zgjedhjet e 2005 kur PS u tërhoq për të mirën e vendit.

Arben Malaj: Apeli im publik edhe për Ramën. Ai mund të bëjë çfarë të dojë me pushtetin e tij por nuk qeveriset më pas zgjedhjeve pa pjesëmarrjen e opozitës. Në 2005 PS kishte mundësinë të merrte mandatin e tretë dhe është lëvizur për 2-3 vota dhe në balotazh.

Ne kemi diskutuar brenda PS-së – dhe ishte koha që ne vajtëm në zgjedhje me protesta, nuk u votuan ministrat e PS-së, vendi ishte në një situatë të vështirë politike, dhe gjëja më e mirë për vendin ishte rrotacioni politik sesa mbijetesa jonë me mandat të tretë. Kjo është përgjegjshmëri qytetare dhe politike.

Malaj tha se iku me dëshirën e tij nga PS: “Mes karriges dhe lirisë për të menduar i lirë zgjodha lirinë. Ika vetë nuk më përzunë. Unë do isha anëtar i thjeshtë”

Diplomati i njohur: Në PS është krijuar një sekt! Vendi nuk ka qeverisje, kriza e thellë zgjidhet vetëm me zgjedhje!

Diplomati Lisen Bashkurti i ftuar në emisionin “A shoë” të drejtuar nga Adi Krasta në “Neës 24” foli për 6 vjetët që Edi Rama është në qeverisje.

Bashkurti u shpreh se PS është shkatërruar nga kryeministri, duke mos i lënë kësaj partie tradicionale të së majtës shqiptare asnjë gjurmë të pjesës së vet.

“Ka humbur shumë nga pjesa e vet. Ka një të shkuar të errët, u përpoq të dalë. Unë men doj se është dëmtuar në kolonën vertebrale. Brenda PS është krijuar një klan, një sekt, grup interesi që s’ka lidhje asgjë të përbashkët me frymën liberale moderne që e ka karakterizuar më herët. Njerëzit e ndjejnë këtë gjë.

Kryeministri ka kapur PS-në, ka kapur një parti të rëndësishme. Kemi kriizë kaq të thellë dhe ndaj maxhorancës. Kemi krizë të respektimit të premtimeve publike, krizë të përmbushjes së premtimeve ndaj shtresave që përfaqëson . PS nuk ekziston, nuk udhëheq procese politike që i takojnë.

Mendoj se kjo maxhorancë ka kaluar në tri faza. Faza e parë ishte mirëqvëeirsje. Ndërsa pas 2017 kaloi në keq-qeverisje. Ikën premtimet dhe u kalua në spontanitet. Ndërsa sot kemi mos-qeverisje. Mos-qeverisja është më e keqja. Jemi sot më keq, kemi krizë kërcënimi, pasi s’ka as qeveri dhe as qeverisje vendore. Është krizë e anarkisë dhe kaosit, ekonomia është shkatërruar, ku të drejtat e njeriut nuk respektohen, nuk ka ekonomi të tregut të lirë”, tha Bashkurti.

Bashkurti tha se, vendi nuk ka qeverisje, ndërsa sipas tij, kriza e thellë zgjidhet vetëm me zgjedhje!

Lisen Bashkurti theksoi se diplomacia e Shqipërisë sot është shumë e dobët, duke shtuar se ajo punon në asimetri me interesat e kombit shqiptar.

“Mund të thuhet se diplomacia është shumë dobët, është në asimetri me nevojat që kemi ne në marrëdhëniet ndërkombëtare si komb. Diplomacia është mjaft konservator. Ndërsa brenda luhet me koalicion, politikat e jashtme lidhen me interesa të shteteve botërore, ndaj duhet më kujdes. Për shembull Rusia ndjek ca parime, për t’u shtrirë,. Për të qenë fuqi e madhe detare, fuqi në të gjitha kuptimet. Interesat e kombeve janë në tërësi të njëjta, pak lëvizin. Lëvizjet në diplomaci janë më shumë për shkak të interesave të ditës”, deklaroi ai.

Në lidhje me influencën dhe politikat ruse në Ballkan, Bashkurti u shpreh se Rusia ka 200 vjet që bën politika në gadishullin tonë. Ai tha se Rusia është një fuqi e madhe politike globale dhe duhet vlerësuar si e tillë.

“Rusët që nga fillimi i shekullit të XX kanë qenë të pranishëm në politikën e Ballkanit. Rusët kanë qenë dhe janë influentë ndaj çështjeve politike në rajonin tonë. Rusia është pjesë e rëndësishme e çështjeve politike botërore. Është treg i fuqishëm. Është fuqi ushtarake, është shkollë e rëndësishme. Duhet të jemi realistë. Nuk mund të largojmë të tillë forca. Popujt sllavë kanë pasur gjithnjë raport me Rusinë”, tha ai.

Lisen Bashkurti deklaroi se përgjimet e Zaev nxorën zbuluar se edhe shakatë në Ballkan, prodhojnë tragjedi.

“Edhe shakatë në Ballkan prodhojnë dramë. Ndarja e Kosovës është një projekt që sa duket prodho0het nga Tirana dhe Rusia ka interesa të thella për këtë projekt famëzi”, vlerësoi Lisen Bashkurti, diplomat.

Mark Marku: Projekti i Ramës ka marrë goditje nga qytetarët, ka pasur refuzim masiv ndaj qeverisë…

Profesori i Shkencave të Komunikimit Mark Marku i ftuar në emisionin ‘A show’ të drejtuar nga Adi Krasta në ‘News 24’, i pyetur mbi faktin se përse nxehet, tha se kjo ndodh, për shkak se nuk duron hipokrizinë.

‘Nxehem nga hipokrizia që ndodh. Mendoj se kjo hipokrizi fyen të gjithë, fyen qytetarët, plus mënyra si janë organizuar debatet në Shqipëri është shumë problematike. Kjo sepse këtu vjen gjithmonë dikush që ty nuk të lë të flasësh. Mendoj se kjo shfrytëzohet shumë mirë, sidomos nga ata që organizojnë propagandën e instrumenteve të komunikimit.

Unë mundohem të kuptoj tjetrin, sepse edhe unë kam nevojë të shpjegohem. Unë nuk nxehem me kolegë, por me përfaqësues të qeverisë. Mendoj se në një sistem demokraktik, qytetarët kanë nevojë të nxehen, ndërsa qeveria nuk ka të drejtë të nxehet. Qytetarët mund të jenë arrogantë, në kuptimin të kërkojnë, ndërsa qeveria do të duhet të jetë e përulur.

Në këtë kuptim, unë e quaj etikë reagimin tim. Do ndihesha mirë që të thosha fjalë të mira për qeverinë, edhe kur punon mirë. Në media duhet kritikë për qeverinë. Unë s’kam qenë dakord me qeverinë, edhe kur e kam votuar qeverinë’, tha Marku.

Marku Marku shpjegoi më tej se gazetaria po vritet, por pavarësisht goditjes që merr nga qeveria, në gazetari ka dhe do ketë gjithmonë zëra që do të dalin kundër qeverisë.

‘Mendoj se kemi arritur në një pikë delikate të shqiptarëve në demokraci. Ne jemi në përkuljen për të vrarë gazetarët. Gazetarët në Shqipëri nuk janë të lirë dhe ndaj gazetaria vritet.

Por pavarësisht goditjeve që merr, unë mendoj në thelb se kategoria më rezistente ndaj qeverisë janë gazetarët.

Ka në media njerëz që janë anti qeverisë. Kjo tregon se kemi krijuar profil të profesionit të gazetarit. Ka gjithnjë e më shumë gazetarë që nuk duan të heqin dorë nga ky profesion, pavarësisht se kushtet janë të pafavorshëm. Unë mendoj se ka qytetarë që duan demokracinë.

Mendoj se projekti i Ramës ka marrë goditje nga qytetarët. Unë mendoj se ka pasur refuzim masiv ndaj qeverisë. Në këtë kuptim, gazetarët, akademikët dhe qytetarët janë rezistentë ndaj qeverisë së Edi Ramës’, deklaroi Marku.

 

Presidenti kthen në Kuvend ligjin për Floririn, argumentat

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kthyer me një dekret të veçantë projektligjin e sjellë nga Kuvendi për “Rezervat materiale të Shtetit” ku përfshihen edhe materialet e çmuara ‘Ari, argjendi, platini etj”.

Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 36/2019 “Përnjëndryshimnëligjinnr. 9900, datë 10.4.2008, “Për rezervat materiale të shtetit”, sipas arsyetimit bashkëlidhur.

Arsyet e kthimit të ligjit nr.36/2019

“Për një ndryshim në ligjin nr. 9900, datë 10.4.2008, “Për rezervat materiale të shtetit”

Të nderuar deputetë,

Kuvendi i Shqipërisë në seancën plenare të datës 20qershor 2019 ka miratuar ligjin nr. 36/2019 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9900, datë 10.4.2008, “Për rezervat materiale të shtetit”.Me shkresën e Kuvendit nr. 2596 prot, datë 26.06.2019, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr.2003 prot, datë 26.06.2019, ligji nr. 36/2019, i është përcjellë Presidentit të Republikës, për dekretim dhe shpallje.

Nga vlerësimi i praktikës parlamentare rezulton se ky projektligj është propozim i Këshillit të Ministrave, nisëm e Ministrisë së Mbrojtjes. Kjo nisëm ligjore ështëshqyrtuar nga Komisioni për Sigurinë Kombëtare në Kuvendin e Shqipërisë në cilësinë e komisionit përgjegjës.

Referuar relacionit shpjegues të Këshillit të Ministrave që ka shoqëruar propozimin e projektligjit, si dhe raportit të datës 17.06.2019 të Komisionit për Sigurinë Kombëtare, rezulton se ndryshimi ligjor i miratuar synon të thjeshtojë procesin e lëvrimit të mallrave rezervë tështetitqë bëjnë pjesë në grupin A, duke e zëvendësuar miratimin e lëvrimit të tyre nga me vendim të Këshillit të Ministrave siç parashikon aktualisht ligji në fuqi, me një akt individual, “Urdhër të Kryeministrit”.

Sipas relacionit të Këshillit të Ministrave dhe Raportit të Komisionit për Sigurinë Kombëtare, kjo mënyrë e re e vendimarrjes bëhet për shkak se miratimi i lëvrimit të mallrave të grupit A bëhet nëpërmjet një akti kolegjial, si ai i vendimit të Këshillit të Ministrave, gjë e cila sjell vonesa në momentine daljes së aktit deri në lëvrimin e mallrave.

Presidentii Republikës për shqyrtimin e ligjit nr. 36/2019, ju referua përmbajtjes së vet aktit të dërguar për dekretim dhe shpallje, si dhe praktikës parlamentare tëndjekur për këtë qëllim. Presidenti vlerësoi përputhshmërinë e këtij ligji, duke bërë një analizë të përmbajtjes së qëllimit për të cilën ky akt është propozuar në raport me interesin publik.

Nga shqyrtimi i ligjit nr. 36/2019, konstatohet se ndërmarrja e kësaj iniciative ligjore është e pajustifikuar ligjërisht dhe për më tepër kjo mënyrë e re e lëvrimit të mallrave pjesë e rezervës shtetërore nëpërmjet Urdhërit të Kryeministrit, nuk garanton plotësisht mbrojtjen e interesit publik nëprocedurat e administrimit dhe lëvrimit të mallrave me vlerëqë përbëjnëgrupin kryesor tëmallrave tërezervave të shtetit.

Bazuar mbi këtë arsyetim,të shpjeguar si më poshtë vijon, në bindje të Kushtetutës dhe në ushtrim të së drejtës të parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të saj,Presidenti i Republikës, vlerëson se ligj nr.36/2019, duhet kthyer nëKuvend,me qëllim rishikimin e tij për të vlerësuar objektivisht nëse miratimi i këtij ndryshimi në ligjin nr. 9900, datë 10.4.2008, “Për rezervat materiale të shtetit” ështëvërtet i nevojshëm apo jo.

Konkretisht;

Kuvendi i Shqipërisë nëpërmjet ligjit nr. 9900, datë 10.4.2008, “Për rezervat materiale të shtetit” ka krijuar bazën ligjore të nevojshme për rregullimin e të gjitha marrëdhënieve që lindin, ekzistojnë dhe shuhen gjatë administrimit, mirëmbajtjes dhe kontrollit të pronësisë në rezervat materiale të shtetit.

Ky ligj i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, që prej datës 10.04.2008, nuk është ndryshuar për një periudhë 11 vjeçare dhe implementimi i tij në praktikë, nuk rezulton të ketë sjell ndonjë problematikë të theksuar, e cila të jetë bërë pengesë në veprimtarinë administrative të strukturave shtetërore të ngarkuara për zbatimin e tij.

Sipas nenit 2 të ligjit ekzistues nr. 9900, datë 10.4.2008, “Për rezervat materiale të shtetit”, rezervat materiale të shtetit janë lëndët e para, materialet, produktet e gatshme, prodhimet dhe mjetet e tjera të domosdoshme për depozitimin, mirëmbajtjen dhe ruajtjen e tyre, ndërkohë që administrimi i tyre është lëvrimi, këmbimi, freskimi, plotësimi, ruajtja ose mirëmbajtja, heqja apo seleksionimi, huadhënia, blerja, shitja dhe çdo veprim tjetër, që mund të kryhet me rezervat materiale të shtetit.

Në po këtë nen në pikën 4 të tij, jepet përkufizimi i termit “lëvrim” ku sipas ligjit lëvrimi është dhënia, falas ose me pagesë, e rezervave materiale të shtetit.

Ndërkohë në nenin 3, të ligjit nr. 9900, datë 10.4.2008, përcaktohet se:

“Rezervat materiale të shtetit krijohen për të ndërhyrë, në mënyrë operative, për mbrojtjen e popullsisë, të ekonomisë dhe mbrojtjen e vendit, në situata të gjendjes së jashtëzakonshme, gjendjes së emergjencës civile, veprimeve terroriste, veprimeve ushtarake (në gjendje lufte), të cilat sjellin dëme të menjëhershme e të rënda për jetën, për shëndetin e popullatës dhe të gjësë së gjallë, për pasurinë, për trashëgiminë kulturore dhe për mjedisin. Rezervat materiale të shtetit përdoren edhe për dhënien e ndihmave humanitare, në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare”.

Referuar dispozitës së mësipërme, është e qartë se Kuvendi i Shqipërisë ka vlerësuar tëpërcaktojëme ligj rëndësinëmadhore që ka krijimi, administrimi dhe përdorimi i rezervave materiale të shtetit, të cilat përveç krijimit dhe rifreskimit permanent të tyre, përdoren kryesisht në ato raste kur vihet në rrezik jeta dhe shendeti i popullatës, apo prona publike dhe private që në thelb të tyre bëjnë pjesënë ato marrëdhënie juridiko shoqërore mbrojtja e të cilave përbën interes të lartë publik.

Pikërisht për nga shumëllojshmëria dhe rëndësia e materialeve që përbëjnë rezervat shtetërore, ligjvënësi në nenin 5, pika 3 të ligjit nr. 9900, datë 10.4.2008, ka përcaktuar se:

“ Lista përbërëse e mallrave rezervë, në lloje e sasi, e ndarë sipas grupeve, miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave” .

Këshilli i Ministrave me vendimin nr.1128, datë 05.08.2008 ka miratuar listënpërbërësetëmallraverezervë shtetërore,nëllojedhesasi,endarësipasgrupeve,sidhelimiti minimalpërsecilinartikull, ku në lidhjennr.1,qëibashkëlidhetkëtijvendimi parashikohet dhe Grupi A, i mallrave rezervë material shtetërore si më poshtë:

Lidhja nr. 1

LISTA E MALLRAVE REZERVË MATERIALE SHTETËRORE, SIPAS GRUPEVE,

E NDARË NË LLOJE DHE SASI

GRUPI A

Nr.  Artikujt Njësia Matëse     Gjendja orientuese e mallrave (Sasia)   Limiti minimal

  1. Prodhime ari, argjendi, platini etj. të kësaj natyre     kg       Relative sipas burimit      relativ
  2. Mjete të rënda për çdo lloj transporti    copë      50   30
  3. Grurë     ton  600 300
  4. Mallra të ndryshme tepër vëllimorë      copë      Relative sipas burimit  relativ

Kuvendi i Shqipërisë, për lëvrimin e mallrave të Grupit A, që kanë një rëndësi të lartë dhe një vlerë të konsiderueshme për rezervat shtetërore, ka përcaktuar në nenin 10 pika 1, të ligjit nr.9900,datë10.4.2008, se:

“Lëvrimi dhe shitja e mallrave rezervë të grupit A bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit”.

Ndërkohë që me ndryshimet që propozohen të realizohen me ligjin nr. 36/2019 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9900, datë 10.4.2008, “Për rezervat materiale të shtetit”, Kuvendi ka miratuar ndryshimin pikërisht tëpikës 1, të nenit 10 tëligjit bazë. Sipas nenit 1 të ligjit nr. 36/2019, parashikohet se:

Pika 1, e nenit 10, të ligjit nr. 9900, datë 10.4.2008, “Për rezervat materiale të shtetit”, ndryshohet si më poshtë:

“1. Lëvrimi dhe shitja e mallrave rezervë të grupit A bëhet me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e ministrit.”.

Pra sipas këtij ndryshimi në ligj, të gjitha mallrat e Grupit A, të cilat deri më tani, kanë qenënëkompetencëtë Këshillit të Ministrave për të vendosur lëvrimin e tyre, nëpërmjet këtij ndryshimi ligjor propozohen që ato të lëvrohen me akt individual të Kryeministrit me propozimin e ministrit.

Siç u përmend edhe më sipër, ky ndryshim justifikohet nga qeveria dhe Kuvendi me të vetmin argument se thjeshtohet procesi i lëvrimit të mallrave rezervë shteti të grupit A, për shkak se miratimi i lëvrimit të mallrave të grupit A bëhet nëpërmjet një akti kolegjial, si ai i vendimit të Këshillit të Ministrave, dhe kjo sjell vonesa në daljen e aktit të miratimit dhe deri në lëvrimin e tyre.

Presidenti i Republikës vlerëson se ky argument i Këshillit të Ministrave dhe i Kuvendit të Shqipërisë, nuk qëndron dhe nuk justifikon aspak ndërmarrjen e kësaj nisme ligjore për miratimin e ndryshimeve në nenin 10 pika 1 të ligjit ekzitues.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenin 100 përcakton ndër të tjera se Këshilli i Ministrave merr vendime me propozim të Kryeministrit ose të ministrit përkatës.

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin nr. 9000, date 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, ligj ky në të cilin është përcaktuar faqe qartë, mënyra se si mblidhet, kush e thërret dhe si i merr vendimet qeveria e Republikës së Shqipërisë.

Në nenin 13 tëkëtij ligji përcaktohet se mbledhja e Këshillit te Ministrave thirret nga Kryeministri ose, ne mungesë dhe me porosi të tij, nga Zëvendëskryeministri.

Pra, autoriteti që ka për detyrë dhe përgjegjësi që të thërrase mbledhjen e Këshillit të Ministrave, është vet Kryeministri. Në këtë mënyrërezulton se, ndryshimet e propozuara në ligjin nr.9900/2008, për t’i kaluar Kryeministrit një kompetencë të Këshillit të Ministrave, nën argumentin se Kryeministri mund të vonojë mbledhjen dhe vendimarrjen e këtij organi kolegjial është absolutisht i pambështetur në ligj dhe krejtësisht i pajustifikuar.

Për më tepër, ligji nr.9000/2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, ka parashikuar edhe ato raste kur mbledhja e Këshillit të Ministrave është e domodoshme të realizohet në mënyrë urgjente dhe në raste të jashtëzakonshme.

Konkretisht në nenin 14 të ligjit, parashikohet se: “ Në raste të veçanta, Këshilli i Ministrave thirret në mbledhje të jashtëzakonshme nga Kryeministri ose, në mungesë dhe me porosi të tij, edhe nga zëvendëskryeministri. Në rastet e thirrjes së mbledhjes të jashtëzakonshme nuk zbatohen rregullat e parashikuara në nenin 15 të këtij ligji”.

Pra edhe sipas kësaj dispozite është parashikuar edhe zgjidhja e atyre situatave të jashtëzakonshme që bëjnë të pamundur zbatimin e rregullit se rendi i ditës dhe projektaktet që do të shqyrtohen në mbledhjene Këshillit të Ministrave dërgohet 2 (ditë) përpara datës së zhvillimit të mbledhjes.

Pra është vet ligji organik i Këshillit të Ministrave që e ka zgjidhur qartësisht se si veprohet në situata emergjece me rëndësi të jashtëzakonshme.

Në këtë mënyrë, referuar parashikimeve të ligjit nr.9000/2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, rezulton se argumenti i përdorur për ndryshimin e nenit 10 pika 1 të ligjit nr. 9900/2008 “Për rezervat material të shtetit”, nuk qëndron dhe është ligjërisht i pajustifikuar, pasi Këshilli i Ministravei Republikës së Shqipërisë, është i detyruar të mblidhet në çdo kohë dhe nuk ka asnjë pengesë ligjore që të vështirësojë procesin vendimarrës të tij, përfshi këtu edhe vendimarrjen për lëvrimin e mallrave pjesë e rezervës shtetërore.

Republika e Shqipërisë, ka në fuqi një bazë ligjore të shëndoshë që parashikon mbledhjen në urgjencë të Këshillit të Ministrave, për të ushtruar në çdo kohë përgjegjësitë dhe funksionet e tij.

Prandaj çdo aludim se lëvrimi i mallrave të rezervave të shtetit, mund të pengohet nga vonesa e vendimarrjes së Këshillit të Ministrave, nuk qëndron dhe është një argument fiktiv për të legjitimuar ndërhyrjen që po tentohet të realizohet në ligjin ekzistues nr.9900/2008.

Për më tepër, nisur nga rëndësia dhe vlera që kanë mallrat e Grupit A të rezervave të shtetit është në interes të publikut të gjerë që kontrolli ndaj çdo veprimi administrativ mbi këto mallra të jetë maksimal dhe jo një marrëdhëniemidis dy autoriteteve politik Ministër –Kryeministër, ku padyshim kjo marrëdhënie varësie midis tyre (Kryeministër-Ministër) mund të ndikojëdrejtëpëdrejtë në objektivitetine vendimarrjes.

Presidenti i Republikës vlerëson se nisur nga natyra dhe lloji i mallrave të Grupit A, të rezervave të shtetit, është e domodoshme të ruhet standarti ligjor i vendosur prej 11-vjetësh, ku vendimarrja mbi mënyrën e administrimit tëmallrave të Grupit A, t`i lihet vendimarrjes së Këshillit të Ministrave.

Presidenti i Republikës, vlerëson se në zbatim të nenit 100 pika 1 të Kushtetutës, ku përcaktohet seKëshilli i Ministrave përcakton drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore është e detyrueshme që të gjithë anëtarët e Këshillit të Ministraveduhet të jetë në dijeni dhe të japin mendimin e tyre për çdo lëvizje apo lëvrim të mallrave të rezervave shtetërore pjesë e kategorisë A, pasi ruajtja e këtij standardi kontrollues mbi këtë verimtari garanton një mënyrëmë objektive përtë ruajtur të pacenuar interesin publik.

Ndryshimet ligjore të mriatuar me ligjin nr. 36/2019, dobësojnë mekanizmat e kontrollit mbi këtë proces, si dhe ulin nivelin vendimarrës mbi mënyrën se si këto mallra do të administrohen dhe qarkullojnë në vijim, duke krijuar kështu një rrezik të shtuar që interesi publik të cenohet.

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Shqipërisë

Siç u relatua më sipër, nëpërfundim të këtij shqyrtimi Presidenti i Republikës, konstaton se;

–      Nisma ligjore për ndryshimin e nenit 10, pika 1 të ligjit nr. 9900, datë 10.4.2008, “Për rezervat materiale të shtetit”, është e pajustifikuar;

–      Dispozitat e ligjit të miratuar nr. 36/2019  “Për një ndryshim në ligjin nr. 9900, datë 10.4.2008, “Për rezervat materiale të shtetit”, përbëjnë rrezik të shtuar për cenimin e interesit publik, që mund të vijë nga keqadministrimi dhe shpërdorimi i pushtetit vendimarrës për lëvrimin e mallrave të rezervave të shtetit, pjesë e grupit A.

Për këto arsye, në bindje të Kushtetutës dhe në ushtrim të së drejtës të parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të saj, kam vendosur kthimin e ligjit nr. 36/2019“Për një ndryshim në ligjin nr. 9900, datë 10.4.2008, “Për rezervat materiale të shtetit” për rishqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë.

Sinqerisht,

Ilir META

 

Kryemadhi paralajmëron publikimin e dosjes 30/6! Në përgjime Spiropali, Gjiknuri, Manja, Lali Eri dhe…

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadi ka paralajmëruar daljen e një tjetër dosje pas atyre 339 dhe 184, që zbardh vjedhjen e votave nga socialistët, në votimet e 30 qershorit. Në emisionin in “5 Pyetje”, Kryemadhi përmendi edhe emra politikanësh që sipas saj dalin në përgjime.

“Dosja 30/6 do jetë si do jetë dosja e Alket Hysenit, Elisa Spiropalit, Gjiknurit, Manjës, Lali Erit, që marrin dhe thonë ‘duhen 20 vota, 30 vota e më shumë’. Na kujtojmë se në 30 qershor i kemi rënë gajdeve”, tha Kryemadhi.

Ajo u pyet nëse përgjimet janë bërë nga prokuroria.

“Të gjitha janë do ti vijë koha, s’ka parë gjë akoma ai (Rama) do ta mbysim zullumi i vetë”, tha Kryemadhi, pa dhënë detaje të tjera rreth dosjes në fjalë.

Kryemadhi shpërthen ndaj anëtarëve të KQZ-së: ‘Kokrrat e injorantëve’

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj anëtarëve të KQZ-së lidhur me zgjedhjet e dekretuara nga presidenti Ilir Meta.

E ftuar në “5 pyetje nga Babaramo”, Kryemadhi i cilësoi si idiotë noterialë dhe injorantë anëtarët e KQZ-së.

“Nesër do t’i bëj një letër KQZ-së pasi më datë 1 duhet të na kërkonte listat për vëzhguesit e KZAZ-ve. Nëse anëtarët e KQZ mendojnë se rrëzimi i kërkesës së Idajet Beqirit nga Kolegji Zgjedhor është njësoj me dekretin e presidentit qënkan kokrrat e injorantëve. Kolegji hodhi poshtë kërkesën e Idajet Beqirit, jo të presidentit Meta. KQZ mund ta çontë si kërkesë. Idiotë noterikë thotë Petrit Vasili“, tha Kryemadhi.

Tufa jep alarmin: Po na dorëzojnë në duart e ish-oficerëve të ish-Sigurimit famëkeq të diktaturës

Partia Socialiste do të ndryshojë nesër ligjin për Institutin e Studimeve të Krimeve të Komunizmit. Për këtë ngjarje ka reaguar dhe kreu i këtij institucioni, Agron Tufa ku thekson në mesazhin e tij se ligji do ndryshojë vetëm dy nene, që sipas tij, do detyrojnë anëtarët e këtij Instituti të pajisjen me çertifikatë sigurie.

Sipas tij, në rast se nuk merr çertifikontë, atëherë personat do largohen nga puna.

Por për Tufën është e qartë se kush janë personat që nuk do e marrin këtë certifikate dhe kjo sipas tij është me porosi.

“Të nderuar gazetarë të vërtetë, Nëse ju intereson farsa e radhës,

Ju njoftoj se ditën e martë, datë 16.07.2019, ora 10:00, në Komisionin e Ligjeve do të zhvillohet mbledhje me rend dite si më poshtë: Shqyrtimi i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin 10.242 datë 25.02.2010  “Për institutin e studimeve për krimet dhe pasojat e komunizmit në Shqipëri”

Relatore znj. Klotilda Bushka. Bëhet fjalë për ndryshimin e një neni, që na ndalon studimin e periudhës se luftës (këtë sa për sy e faqe) dhe për një ligj që na detyron të pajisemi të gjithë me certifikata sigurie. Kujt nuk do ia japin, ai duhet të lërë punën.

Dhe dihet se kujt nuk do ia japin me porosi. Thjesht na dorëzojnë në duart e ish-oficerëve operativë të ish-Sigurimit famëkeq të diktaturës.

Ne do ta kundërshtojmë vendosmërisht këtë ndërhyrje thellësisht të paligjshme!

Kërkojmë mbështetjen tuaj!”, thekson Tufa.