21.3 C
Tirana
E enjte, 15 Maj, 2025

PD thirrje Ramës: Ndalo menjëherë sulmin ndaj qytetarëve të Kavajës dhe…

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi i ka bnërë thirrje kryeministrit Rama të ndalojë menjëherë sulmin ndaj qytetarëve teë Kavajës

“Edi Rama ndalo menjehere sulmin ndaj qytetareve te Kavajes dhe terhiq menjehere rrethimin policor qe i ke bere qytetit te lirise.

Te dashur bashkeqytetare te mi, ju jeni ne te drejten tuaj per mbrojtjen e Kushtetues dhe demokracise. Por, është koha të tregoni vetëpermbajtje dhe mos bini prè e provokimeve. Edi Rama ka skenar dhune dhe ju nuk duhet te bini pre te ketij skenari!”, shkruan Bardhi në një postim në Facebook.

Shefi i policisë Dibër: Ajo strategjia ime funksionon, dua të kemi 1000 plus, poshtë 1000 nuk i pranoj

Në përgjime dëgjohet shefi i policisë së Dibrës, Robert Aga është duke bashkëbiseduar me Damian Gjiknurin për manipulimin e zgjedhjeve. Gjithashtu në përgjime është përfshir dhe Kreu I komitetit të sigurisë së Parlamentit Xhemal Qefalia, gjithashtu dhe Imer Lala.

Robert Aga: He djalosh.

Bekim Krashi: Ça keni bë, ça keni bë se e keni myt fare. Nuk keni lënë asgjë. Plus kudo jeni, vetëm tek ne jeni minus 10 (vota). Do t’i nxjerr të dhënat dhe do t’i dërgoj me letër pastaj.

Robert Aga: Dua të kemi 1000 plus, poshtë 1000 nuk i pranoj.

Bekim Krashi: Aaaa ca llafos, ke filluar ke pretendime të mëdhaja

Robert Aga: Ejjj

Bekim Krashi: Hë

Robert Aga: O shpirt i vëllait , ti kujtoje se ata (opozita) ishin budallenj që bënin si të tillë

Bekim Krashi: Po prandaj deshin të bënin rrëmujë ata, se i dishin këto gjëra. Mos u lodhni fare. Janë të humbur këta.

Robert Aga: O shpirt i vëllait, ajo strategjia ime funksionon…

Bekim Krashi: E di mor e di që e deklaruar. Ti je një komisar politik, or ti.

Robert Aga: Hej. A e ke Damian Gjiknurin aty??

Bekim Krashi: Do të ta kaloj në telefon.

Robert Aga: Jepja pak.

Robert Aga: O shef (i flet ministrit Gjiknuri).

Gjiknuri: Hë Berto.

Robert Aga: Mirëmbrëma.

Gjiknuri: Hë mo ça bën.

Robert Aga: Si je?

Gjiknuri: Mirë! Tullë! Mirë fare.

Robert Aga: Se nuk pate besim tek unë…

Gjiknuri: Tërmet! Tërmet! Je njësh. E the hahahah. Ik mos fol shumë.

Robert Aga: Ciao! Të përshëndes!

Përgjimet/ Deputeti i PS-shefit të policisë: Merr masa se do vijë Flamuri të kontrollojë…

Gazeta më e madhe gjermane Bild ka nxjerrë mbrëmjen e sotme të tjera video përgjime të blerjes së votave.

Në video përgjimin numër 2 është duke folur shefi i Komisariatit të Peshkopisë Robert Aga me deputetin Xhemal Qefalia.

Në këtë bisedë deputeti Qefalia i thotë Agës së do vijë Flamur Noka për të kontrolluar.

Ai i tregon se ishin edhe në grupin parlamentar ku u diskutua edhe për shefin e policisë, Robert Aga.

Përgjimi/ Gjiknuri-Ymer Lalës: Tërmet, tërmet e ke bë, Lala: Hahaha, po më shkrunte ai miku…

Gazeta më e madhe gjermane Bild ka nxjerrë mbrëmjen e sotme të tjera video përgjime të blerjes së votave.

Në video përgjimin numër 4 është duke folur ministri Damian Gjiknuri me Imer Lalën.

Në telefonatë është Damian Gjiknuri i cili është i kënaqur nga Imer lala.

‘Tërmet, tërmet e ke bë, i ke q… nënën’, thotë Gjiknuri.
Ndërsa Imer Lala i tregon se i kishte shkruar ai miku (nënkupto Edi Rama).

Në përgjimet e publikuara del edhe biseda mes ish-ministrit Damian Gjiknuri dhe ish-drejtuesit të PDIU-së në Dibër, Imer Lalës, i denoncuar gjerësisht nga opozita.

Përgjimi katër

Ymer Lala: Hë mor zotëri.

Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet! Tërmet i q…nanën.

Ymer Lala: Çfarë kemi bërë ne të dy.

Damian Gjiknuri: Tërmet!

Ymer Lala: Po më shkruante ai robi. I thashë a po fle gjumë. Tha jam habit me Selishtën dhe Luzninë (dy fshatra në Dibër). I thashë se paske njohur Damian Gjiknurin dhe mua nga afër.

Damian Gjiknuri: hahahha Tërmet, tërmet!

Ymer Lala: Hajde, se mbaroi.

Damian Gjiknuri: I q…robtë. Doli llafi jot. Doli llafi jot me 1 mijë vota plus.

Ymer Lala: Me gjithë mend nuk më paske njohur nga afër.

Damian Gjiknuri: Edhe ti mua, edhe unë ty.

Kavaja e gjitha në shesh si në ‘90, i dërgon mesazh të fortë Ramës…

Në Kavajë më mijëra njerëz në kërto momente kanë dalë në rrugë dhe po thërrasin në kor ‘Rama ik’, “Nuk ka zgjedhje pa Partinë Demokratike’. Ata janë mbledhur pranë shkollës ‘3 dëshmorët’ ku po kërkojnë që të mësyjnë KZAZ-në e këtij qyteti, duke kërkuar të mbrojnë dekretin e Presidentit Meta, për të mos pasur zgjedhje më 30 qershor.

Ndërkohë që Kavaja në këto momente me thirrjet ‘Poshtë Komunizmi’ të kujton Kavajën e cila e doli e para në vitin 1990 për të rrëzuar sistemin komunist.

Situata në Kavajë ka percipituar në përplasje mes policisë dhe qytetarëve, ndërsa gazi helmues ka hyrë edhe në apartamente duke krijuar një situatë dramatike.

Qytetarët janë përplasur me policinë e Shtetit e cila kishte vendosur kordonë.

Përplasja ka ndodhur në KZAZ-në e Kavajës të vendosur në shkollën ‘3 Dëshmorët’. Qytetarë të shumtë janë mbledhur pranë kësaj shkolle, duke kërkyuar që të të nxjerrin nga aty mateerialet zgjedhore, duke dashur të respektojmë dekretin e Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Për më tepër ndiqni videon e drejtëpërdrejtë

LIVE

LIVE – Nga Kavaja

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Mittwoch, 19. Juni 2019

Bild nxjerr përgjimet e reja bombë: Bisedat e kryepolicit dhe Gjiknurit me kriminelin Ymer Lala

Gazeta më e madhe gjermane Bild ka nxjerrë mbrëmjen e sotme të tjera video përgjime të blerjes së votave.

Në video përgjimin numër 1 është duke folur shefi i Komisariatit të Peshkopisë Robert Aga me Damian Gjiknurin.

Një shef i policisë shpik një plan për manipulimin zgjedhor me një ministër. Shiritat tregojnë një shembull të bashkëpunimit për manipulimin e zgjedhjeve në vitin 2017 midis politikanëve më të lartë të socialistëve në pushtet, bosëve të mafias, policisë dhe shërbyesve të lartë civilë në Shqipëri.

“Një shef policie që bën një plan për manipulimin e zgjedhjeve dhe që pas kësaj flet me një ministër. Një ministër që komunikon me një mafioz”. Kështu paralajmëron Gazetari i Bild Peter Tiede përgjimet e reja që do të publikohen së shpejti.

Në faqen online të gazetës është publikuar ky njoftim që është një provë më tepër për manipulimin e zgjedhjeve të përgjithshme në 2017.

Situatë dramatike në Kavajë, policia hedh gaz edhe në banesa, zjarrfikësit në ndihmë të qytetarëve

Një përplasje e fortë po ndodh në këto momente në KZAZ-në e Kavajës të vendosur në shkollën ‘3 Dëshmorët’.

Qytetarë të shumtë janë mbledhur pranë kësaj shkolle, duke kërkyuar që të të nxjerrin nga aty mateerialet zgjedhore, duke dashur të respektojmë dekretin e Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Ndërkohë bëhet e ditur se, gazi i hedhur nga Policia ka qenë aq i fortë, sa ka hyrë edhe në pallatet përreth.

Banorë të këtyre pallatave thonë se për shkak të këtij gazilatosjellës janë detyruar të mbyllin dritaret e banesave.

E ndërsa policia e Llesh kimikut ka hedhur gaz helmues ndaj qytetarëve që mbështesin largimin e KZAZ nga ambientet e shkollës “3 dëshmorët” në Kavajë, shërbimet e zjarrfikësve në këtë qytet janë bashkuar me qytetarët.

Një situatë e pazakontë ajo që po ndodh në Kavajë, ndërsa situate është tensionuar së tepërmi.

Forcat speciale të policisë kanë hedhur gaz helmues, ndërsa nga zjarrfikësit është hedhur ujë me presion në drejtim të atyre që sot po helmojnë qytetarët.

Shpërthen në Kavajë! Mijëra në shesh, policia hedh gaz helmues ndaj protestuesve (Video)

Mijëra qytetarë të Kavajës, bashkë me kryebashkiakun Isa Sakja, i janë drejtuar shkollës 3 Dëshmorët atje ku ndodhet KZAZ për bashkinë e Kavajës.

Në krye të marshimit ndodhet kryebashkiaku Sakja, ndërsa qytetarët nën thirrjet “Rama ik” dhe “Vdekje komunizmit”, kërkojnë lirimin e ambienteve të shkollës ku është vendosur KZAZ.

Situata është tensionuar brenda pak minutash, ndërsa qytetarët kanë tentuar të futen në ambientet e brendshme të shkollës.

Një grup policësh janë pozicionuar në mbrojtje të derës, ndërsa forcat special kanë përdorur sprite lotsjellës kundër protestuesve.

Gjithashtu nga policia është hedhur gazlotsjellës që ka shkaktuar probleme të shumta te qytetarët.

LIVE

LIVE – Nga Kavaja

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Mittwoch, 19. Juni 2019

Aurel Bylykbashi i shkruan Ramës: Si e ke Taulantin, thonë që do vish në Elbasan më datë 26…

Aurel Bylykbashi, ish-kreu i PD-së së Elbasanit i ka shkruar një letër Edi Ramës, pas protestave të forta të bëra në Librazhd nga ana e opozitës. Bylykbashi e pyet Ramën se si i ka punët nga Librazhdi pas protestës.

Gjithashtu ai zbulon edhe faktin se pas protestës së fortë, Rama i ka bërtitur keq Taulant Ballës.

Letra e plotë

Përgjigje për Edi Ramën, pas ndalimeve nga policia

Ç’kemi Z. Rama, mire je??

Si i keni punët këtej nga Elbasani, nga Librazhdi..?

Me thane qe i kishe bërtitur keq Taulantit atë dite ne Librazhd. Ia ka varur punës, e ka mendjen tek pune te tjera… Me dëgjo mua!!

Thonë qe do vish ne Elbasan me date 26. Po te presim!! Mire ardhsh!!

Meqë me ke përmendur dy here sot, me ‘ngatërron’, nuk kam qene unë drejtor ne 2017. Po u zbulove krejt..! Ti i paske dhënë urdhrat! Edhe Policisë, edhe Prokurorisë, edhe Gjykatës!!

Unë jam aty, përballe policeve dhe nuk jam andej nga fundi siç rrije ti me 21 Janar!! Edhe isha sepse vendi nuk ka zgjedhje, kur te flasë prape Presidenti, shihemi.

Ç’ke me mua, z.Rama, unë mandatin e deputetit e kam mbyllur herët, ne 2013, sot nuk jam as Kryetar PD, as Sekretar PD siç kam qene dikur.

Qe jam kundër teje, kjo dihet! Po ku e ke hallin, qe do te me burgosesh? Do me trembesh mua?! Nuk te ecën!! Do trembesh miqtë e mi?! Edhe kjo nuk te ecën!!

Mos ke dëgjuar gjë, qe unë mund te jem kandidati i PD për Bashkine e Elbasanit? Te them te drejtën, po me caktoi partia ime do ta pranoj! Dhe e kam me qejf! Stërgjyshi im ka qene Kryetar i Bashkise se Elbasanit para 100 e ca vjetësh dhe thonë qe beri ca pune te mira! Edhe unë me qejf e kam te bej ca pune te mira për   Qytetin tim!! Po kjo pune pret! Kur te bejme ato zgjedhjet e vërteta, jo këto zgjedhjet-lodër!

Po pse nga te gjithë ata qe kane lozur basketboll, vetëm ty do te eci?!

Kthehemi tek halli im, qe është dhe halli yt!

Ata çunat qe ishin me mua ne qeli i le kot brenda…

Boo ca kishe bere.., sa kishe ulëritur..!! Këta te policisë ishin dh… ne brekë… Po kishte dhe ca burra te mire! Kur te kesh hall vete, ose Taulanti, do t’jua jap emrat… Se ata burra e gra te mire do te ngelen! Këta qe te dëgjuan ty, kështu kane bere gjithë jetën…

Z.Rama! Ke pasur ca miq, Roshin, Ndoken, Prengen, Saimirin, Xhafen.., edhe këtej nga Elbasani ke pasur ca miq… Po thonë, qe nuk ju hap me as telefonin…

Miqtë mbahen, dëgjomë mua… Ja unë, nesër do vete tek Bujari, tek Arjani, tek Dashi, tek Kojku.

Janë djem te mire, për Zotin!

Mire ardhsh me 26! Ketë radhe do t’i kesh veze fshati!!

Shoqata e bashkive i përgjigjet Ramës dhe Lleshit: Ndalni menjëherë agresionin qeveritar dhe policor…

Shoqata e bashkive të Shqipërisë ka reaguar ndaj ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili deklaroi shkrirjen e policive bashkiake, në disa bashki të vendit, pas përplasjeve për KZAZ-të.

“Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, urdhëruesi i veprimeve të paligjshme të Policisë së Shtetit, ndaj punonjësve të Bashkive, njoftoi se Qeveria do të shkrijë Policitë Bashkiake, të cilat janë krijuar me ligj dhe janë pjesë thelbësore e mundësimit të ushtrimit të detyrave nga organet e njësive të qeverisjes vendore.

Ky akt i paprecedentë është thellim i grushtit të shtetit nga Qeveria dhe një tentativë e qartë antikushtetuese për të uzurpuar kompetencat e Bashkive. Mbi këtë akt do të njoftohen nga ana jonë, në mënyrë të menjëhershme, të gjitha organizatat ndërkombëtare, që sigurojnë autonominë vendore, brenda dhe jashtë vendit.

Në shkelje të ligjit, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, me njoftimin për shkrirjen e Policive Bashkiake, synon një tjetër konflikt institucional, kësaj here me qeverisjen vendore”, thuhet në deklaratë.

Deklarata e plotë

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë dënon dhunën e Policisë së Shtetit ndaj punonjësve të Policisë Bashkiake në gjithë vendin, si dhe e konsideron si cënim të thellë të autonomisë vendore deklaratën e Ministrit të Brendshëm.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, urdhëruesi i veprimeve të paligjshme të Policisë së Shtetit, ndaj punonjësve të Bashkive, njoftoi se Qeveria do të shkrijë Policitë Bashkiake, të cilat janë krijuar me ligj dhe janë pjesë thelbësore e mundësimit të ushtrimit të detyrave nga organet e njësive të qeverisjes vendore.

Ky akt i paprecedentë është thellim i grushtit të shtetit nga Qeveria dhe një tentativë e qartë antikushtetuese për të uzurpuar kompetencat e Bashkive. Mbi këtë akt do të njoftohen nga ana jonë, në mënyrë të menjëhershme, të gjitha organizatat ndërkombëtare, që sigurojnë autonominë vendore, brenda dhe jashtë vendit.

Në shkelje të ligjit, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, me njoftimin për shkrirjen e Policive Bashkiake, synon një tjetër konflikt institucional, kësaj here me qeverisjen vendore.

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë gjen rastin t’i kujtojë Ministrit Lleshaj se në demokraci, institucionet autonome dhe të pavarura, nuk marrin urdhra nga Qeveria. Vendimi i njoftuar prej tij, është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin dhe, për pasojë, nuk do të njihet dhe nuk do të zbatohet nga Bashkitë. Ndërhyrja brutale e Qeverisë ndaj autonomisë vendore është e papranueshme dhe e paprecedentë. Nxitja e konfliktit midis Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit është, gjithashtu, një veprim kriminal i papranueshëm.

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë do të bëjë gjithçka për të garantuar që qytetarët të mos bien pre e provokimeve të Qeverisë, që synojnë dhe nxisin konflikt social dhe cënojnë destabilitetin demokratik të vendit. Policët bashkiakë janë në detyrë dhe të vendosur të ushtrojnë të gjitha përgjegjësitë e tyre sipas ligjit.

Në përfundim, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë i bën thirrje Kryeministrit Edi Rama, të ndalë menjëherë agresionin qeveritar dhe policor mbi strukturat bashkiake, si dhe të urdhërojë ndalimin e dhunës ndaj qytetarëve të bashkive tona, të cilët janë të vendosur të mbrojnë Kushtetutën dhe demokracinë. Asnjë terror dhe dhunë policore nuk mund të pengojë Kryetarët e Bashkive të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre kushtetuese dhe ligjore.