12.6 C
Tirana
E enjte, 15 Maj, 2025

Reagimi i fortë: Rama urdhëron zagarët e tij Lleshin dhe Arta Markun për të…

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar lidhur me përplasjet që po ndodhin pranë KZAZ-ve, në disa prej bashkive të vendit.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Paloka ka fajësuar kryeministrin Edi Rama, kryeprokuroren Arta Marku dhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, që sipas tij, po bëjnë grusht shteti.

Më tej, Paloka paralajmëron se të gjithë ata që po vihen në shërbim të Ramës dhe po sakrifikohen për të mbrojtur milionat e vjedhura nga pushteti, do të mbajnë përgjegjësi.

Postimi i plotë i Palokës

Rama, Lleshaj dhe Arta Marku po konsumojnë dita, ditës grushtin e shtetit që synon të mbajë në pushtet me dhunë kreun e aleancës së krimit.

Rama ka urdhëruar zagarët e tij, që në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me Dekretin e Presidentit që ka anulluar datën e zgjedhjeve, të angazhojnë me urdhëra të jashtëligjshëm policinë e shtetit kundër qytetarëve, nga taksat e të cilëve paguhet policia.

Organet e rendit dhe të drejtësisë, kanë detyrimin të zbatojnë ligjin dhe jo të bëhen pjesë e grushtit të shtetit duke zbatuar urdhërat e paligjshëm të Lleshajt dhe të Ramës.

Kush po vihet në sherbim të Rames, kush ka vendosur të sakrifikohet për të mbrojtur milionat e vjedhura të Ramës dhe pushtetin e tij kriminal duhet ta dijë se dita kur gjithësecili do të mbajë pergjegjësi nuk është larg.

Rama është në vilën e tij të bunkerizuar, helikopterin e ka në gatishmeri, milionat të siguruara në off-shore dhe vazhdon të jap urdhëra të kundraligjshëm ndërsa ndjek nga televizori pasojat e akteve të tij.

Kush zbaton urdhërat e të çmendurit, ta dije se po bëhet në mënyrë të vullnetshme apo të pavullnetshme , pjesë e një grushti shteti kundër qytetarëve të këtij vendi, ku ne kemi ndermend të jetojmë e të rrisim femijët edhe pasi Rama ta ketë thyer kokën.

 

Thirrja e Zani Çaushi: Të votojmë për Edi Ramën!…

Myrteza Çaushi ose i njohur ndryshe si Zani i Vlorës është një emër i njohur për Shqipërinë,  pas rrëmujave që përjetoi vendi në konfliktin civil në vitin famëkeq 1997.

Emri i tij jehon në opinionin publik edhe sot, sidomos për faktin që tashmë nipi i tij kandidon për këshilltar bashkie në Vlorë.

Dje në Vlorë që është zona elektorale e Kryeministrit, janë prezantuar edhe kandidatët për Këshillin Bashkiak, ku shkëlqeu nipi i Zani Çaushajt.

Ervis Çaushaj, u bëri thirrje të gjithëve të votojnë për Edi Ramën.

Sigurisht që ai nuk mban përgjegjësi për xhaxhain dhe nuk do të binte në sy nëse nuk do të kishte një karrierë të shpejtë në administratë, menjëherë sa PS erdhi në pushtet. Në përshkrimin që ka çuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, e thekson me krenari që ka hyrë në PS që kur ishte minoren, ne 2003, vetëm 14 vjeç.

Në 2011 ka mbaruar shkollën për Shkenca Politike, por u punësua vetëm 2 vjet më vonë. Në 2013, sapo PS erdhi në pushtet, filloi punë si specialist në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, megjithëse diploma nuk përkonte më këtë funksion.

Aq shumë shkëlqeu në 2 vjet aty, nipi i Zani Çaushit, sa u emërua në 2015 shef i terminalit të Portit të Vlorës, një funksion i lakmuar nga të gjithë. Pasi u emërua në një punë që nuk ka lidhje me profesionin e tij, sigurisht me konkurs, tani ka vendosur të ndjekë profesionin për të cilin është diplomuar.

E fillon politikën nga Këshilli Bashkiak. Kështu një ditë, nipi i Zani Çaushit, mund të bëhet edhe kryetar i Bashkisë Vlorë, deputet, pse jo edhe Kryeministër. Brenda PS tani ka shumë njerëz që mund të votojnë për të, mjafton që xhaxhai të lobojë pak në qelitë përreth. /Fastnews.al

U godit nga policia, në gjëndje të rëndë vëllai i kreut të PD

Situata e tensionuar dhe përplasjet e ashpra vazhdojnë. Gazetari Aulon Kalaja në një postim në rrjetet sociale njofton se vëllai i kreut të Partisë Demokartike Mat, Alfred Lika është goditur me shkop gome në kokë nga policia e rendit dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Postimi i Aulon Kalajsë
URGJENTE
Sapo me njoftojne qe eshte goditur me shkop gome pas koke nga policia, Alfred Lika, vellai i kreut te PD Mat. Eshte nisur nje helikopter per t’a transportuar nga Burreli drejt Spitalit te Traumes ne Tirane.

Reagimi i PD

Nje person eshte plagosur ne Burrel, kur qytetaret ishin duke zbatuar dekretin e Presidentit, ne mbrojtje te kushtetutes. Ai quhet Alfred Lika, i cili eshte goditur nga Forcat Speciale, te cilat, ne paligjshmeri te plote me veprimet e tyre, i kane shkaktuar fraktura te renda ne koke. Alfred Lika, vellai i Kryetarit te PD, Burrel, eshte nisur me helikopter drejt Tiranes.

Një ndëshkim i pashembullt!

Sali BERISHA

Shqiperise, deles te zeze e Europes i anullohet data e parashikuar 1 vit me pare per hapjen e negociatave!
Data e hapjes se tyre anullohet dhe shtyhet per te katerten here! Te dashur miq, me qeverine e mafies se droges te Edvin Krimit, dele e zeze e Europes, Shqiperia ka zero shanse per hapje te negociatave.

Dje Ministrat e Jashtem te vendeve te BE anulluan per te katerten here daten e hapjes se negociatave me Shqiperine. Ne perputhje me deklaraten e dt 27 qershor te vitit 2018, Ministrat e Jashtem te vendeve anetare te Bashkimit Europian duhet te vendosnin dje per hapjen e negociatave me Shqiperine. Por kjo nuk ndodhi. Pas kundershtimeve te prera te Frances, Gjermanise, Hollandes dhe Danimarkes perseri data e shqyrtimit u anullua dhe shty per ne vjeshte.

Kjo eshte hera e katert qe Shqiperise i anullohet data e hapjes se negociatave.
Ne perputhje me rekomandimin e Komisionit ky vendim do merrej ne dhjetor te vitit 2016. Edi Rama vrapoi ne Berlin diten e pavaresise duke premtuar se hapja e negociatave do te ishte sihariqi i vizites se tij. Por aty iu tha se ne vleresimin e qeverise gjermane nuk keni plotesuar 5 kushtet dhe ju shtuan zgjedhjet dhe dy kushte te tjera shtese. Ne pranveren e 2017 u tha se vendimi do merret pas zgjedhjeve ne vjeshte. Por as ne samitin e vjeshtes te atij viti vendimi per Shqiperine nuk u shqyrtua.

Ne pranveren e vitit 2018 Komisioni Europian perseri rekomandoi hapjen pa kushte te negociatave. Por ne samitin e 28 qershorit te udheheqesve te BE te vitit 2018 ky rekomandim u hodh poshte dhe per hapjen e negociatave per Shqiperine u vendosen 13 kushte te reja pas plotesimit te te cilave vendimi do shqyrtohej ne samitin e qershorti te vitit 2019. Perseri dje data u anullua dhe rekomandimi i Komisionit nuk u shqyrtua por u shty per ne vjeshte.

Anullimi i dates se djeshme, i katerti per shqyrtimin e vendimit per hapjen e negociatave me Shqiperine ishte i paralajmeruar:
1-Nje muaj me pare nenkryetari i grupit te CDU/CSU, Wadephul deklaroi se Shqiperia nuk ka plotesuar asnje nga 13 kushtet e percaktuara ne deklaratetn e Samitit te qershorit te vitit 2018. Por perveç tij, ne nje prononcim tejet te pazakonte ne grupin parlamentar te CDU/CSU dy jave me pare,

2- Kancelaria Anxhela Merkel do deklaronte se per Shqiperine nuk mund dhe nuk do te hapen negociatat per shkak te gjendjes politike ne te cilen ajo ndodhet.

Kjo deklarate, e para e ketij lloji e bere ndonjehere nga kancelarja Merkel, ishte nje goditje direkte per Edvin Kristaq Krimin, i cili jo plotesimin e kushteve por forcimin e pushtetit te tij te krimit ka qellimin e tij me kryesor.

Anullimi i djeshem i hapjes se negociatave ishte i paralajmeruar sepse perkeqesimi i kushteve te vendosura nga BE

3-Detyroi Mbreterine e Hollandes dhe se bashku me te edhe Zvicren te kerkojne per here te pare rikthimin e vizave per qytetaret e Shqiperise. Kjo nuk ka ndodhur kurre per asnje prej dhjetra e dhjetra vendeve qe gezojne liberalizimin e vizave me BE.
Anullimi i dates per hapjen e negociatave me Shqiperine te parashikuar nje vit me pare ka ne baze:

4-Bashkepunimin e ngushte me krimin dhe drogen te Edvin Krimit, qeverise dhe institucioneve te saj dhe Partise Socialiste. Ky bashkepunim ka shnderruar Shqiperine ne:
5-Qender operacionale te organizatave kriminale qe veprojne ne Europe, SHBA, Amerike Latine dhe Lindje te Mesme, raporti i (DASH) dmth ne,

6-Eksportues kryesor e krimit dhe droges. Ai ka shnderruar vendin ne:
7-Kolumbi apo Kanabistan dhe ka krijuar ne Shqiperi dhe

8-Narkoshtetin e pare ne Europe pra
9-Vendosur sundimin e mafies se droges ne vend.

Shqiperise iu anullua data e hapjes se negociatave sepse gjate vitit qe kaloi

10- Korrupsioni dhe vjedhja e Rames, qeveritareve dhe zyrtareve te tij rroku qiellin. Ne shkallaren e Turpit te Transparency International te kontrolluar nga Soros, Shqiperia jo vetem nuk shenoi permiresim ne luften kunder korrupsionit por u perkeqesua dhe zbriti me 8 vende me poshte. Keshtu,

11-Vjedhjet dhe shperdorimet me tenderat, koncesionet, PPP kane kaluar mbi 3.2 miliarde euro.

12-Qeveria e Edvine Mafise, sot me buxhetin e shtetit ndertojne autostrada ne fushe me 24 milione euro km nderkohe qe po sot ne Shqiperi me financimin e Bankave Europiane ndertohen autostarda me 2,1 milion euro km dhe e tera kjo vetem e vetem se vjedhin. Vetem baxhanaku i Rames, Frangu, Vilma Nushi, Ilir Beqja, Gjici dhe Fusha kane fituar 1800 tendera.

13-Ne 6 vite nuk kane perfunduar dot asnje nga veprat publike te lena ne ndertim e siper dhe nuk kane nisur dot asnje veper te re vet!

14-Largojne nga vendi investitoret e huaj. Ne 6 vite te pushtetit tyre te krimit asnje investitor serioz i huaj nuk ka investuar ne Shqiperi. Perveç ketyre kjo parti arriti

15- Ti fuse thike mbase shpine dhe te mbeshtes per llogari te Serbise se Madhe ndarjen e Kosoves dhe Perveç ketyre me politikat antipopullore kriminale qe ndjek Edi Rama, ne nje kohe kur emigracioni eshte bere problem madhor ne Europe dhe ne bote, detyroi 16-te largohen nga Shqiperia mbi 400000 mije shqiptar ne 4 vite dhe vendi yne te behet nje shqetesim tejet serioz per vendet anetare te BE.

17-Numri i azilkerkuesve nga Shqiperia ne vendet anetare te BE kete vit eshte rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar.

Shkurt miq, Edvin Kristaq Droga ka shnderruar Shqiperine ne delen e zeze te Europes, nga e cila te gjithe kane frike dhe me qeverine do shtyhen dhe shyhen pa mbarim.

Digjen materialet zgjedhore edhe në Klos (Video)

Nuk kanë të ndalur tensionet në vend pas dekretit të presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 Qersjorit, ku pas pas djegies së materialeve zgjedhore në qytetin e Burrelit, largimit të tyre vullnetarisht nga Policia edhe në qytetin e Kukësit, edhe në Klos është bërë diçka e tillë,.

Nga informacionet paraprake mësohet se protestuesit dhe simpatizantët të opozitës kanë hyrë brenda qendrës së KZAZ-së nr 17 të këtij qyteti nga ku i kanë larguar nga ambientet ku ruheshin këto material dhe më pas iu kanë vënë flakën.

Digjen materialet zgjedhore edhe ne Klos

Gepostet von Rilindja Demokratike am Mittwoch, 19. Juni 2019

PD reagon pas kërcënimeve të Ramës: Përçarës dhe nxitës i vëllavrasjes, nuk do të shpëtojë asgjë…

Ka ardhur reagimi zyrtar nga Partia Demokratike për deklaratën e Edi Ramës për ndalimin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve.

Pasi i la pa gjykata dhe drejtësi, Edi Rama sot i kërcënoi shqiptarët se do t’u heqë lirinë për të lëvizur nëpër botë, të cilën e fituan pas shumë vuajtjesh e sakrificash.

Polici, gazlotjellës, dhunë, kërcënime frikësim, përçarje dhe nxitje të vëllavrasjes. Këto janë mjetet me të cilat Edi Rama po përpiqet të ruajë pushtetin dhe paratë që ka vjedhur.

Nuk do ta shpëtojë dot asgjë.

Opozita është e palëkundër kundër pushtetit të tij kriminal dhe shqiptarët janë të vendosur për të mbrojtur demokracinë dhe për të ndëshkuar politikanët e lidhur me krimin.

Dorëzohen në Kukës, tërheqin vetë materialet zgjedhore

Policia ka tërhequr vetë materialet zgjedhore në Kukës duke u dorëzuar para protestës së fuqishme të qytetarëve. Sipas burimeve, materialet zgjedhore që ndodheshin në shkollën “Havzi Nela” janë hequr nga vetë policia.

Protestuesit në Kukës ishin nga më të vendosurit për largimin e materialeve zgjedhore nga KZAZ-ja në zbatim sipas tyre, të dekretit të Presidentit për ç’dekretimin e datës 30 Qershor.

Mbështetës të Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar si dhe shumë qytetarë të tjerë, i kanë vënë kavën derës së KZAZ-së pavarësisht rezistencës së Policisë.

Ndërkohë ka pasur edhe djegie të gomave të makinave nga ana e protestuesve, por nga ana tjetër, një punonjës i Policisë është parë në tarracën e një pallati duke hedhur gaz-lotsjellës ndaj këtyre të fundit.

Nga raportimet paraprake mësohet se ka humbur ndjenjat gjatë konfrontimeve edhe një punonjës i Policisë Bashkiake të Kukësit.

Ngrihet edhe Berati, qytetarët rrethojnë KZAZ-në

Situatë e tensionit vazhdon në të gjithë Shqipërinë. Edhe në Berat rrethuar KZAZ nr 64 dhe ka përplasja mes mbështetësve të opozitës dhe policisë së shtetit. Turma kërkon të hyjë në KZAZ dhe të nxjerrë jashtë materialet e KZAZ

Bashkia e Beratit kerkon te zbatoje dekretin e presidentit Ilir Meta i cili anuloi 30 qershorin si daten e zgjedhjeve vendore.

Zëri i Amerikës: Në Shqipëri po digjen materialet zgjedhore në KZAZ-të

Momente të forta tensioni sot në shumë qytete të Shqipërisë ku opozita ka kontrollin e bashkive. Mbështetës të saj, janë grumbulluar pranë mjedisve ku janë vendosur Komisionet zonale të administrimit të zgjedhjeve (KZAZ), duke kërkuar ndërprejen e procesit.

Situata ka kaluar në përballje me policinë në Kamëz dhe në Burrel, ku është tentuar hyrje në mjediset e KZAZ-ve. Mësohet se policia ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë mbështetësit e opozitës, të cilët megjithatë kanë mundur që më vonë të hyjnë brenda Pallatit të Sportit duke nxjerrë prej andej dhe shkatërruar materialet zgjedhore, të cilave ju vu flaka.

Drejtuesit e djathtë të Bashkive prej ditësh po këmbëngulin në lirimin e mjediseve të cilat janë vënë në dispozicion të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ) për procesin e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit. Sipas të djathtëve, dekreti i Presidentit Ilir Meta për anullimin e 30 Qershorit duhet respektuar, e për pasojë nuk mund të ketë asnjë proces zgjedhor. Ndërkohë që KQZ e ka konsideruar të pavlefshëm vendimin e kreut të Shtetit dhe ka vijuar me përgatitjet e zgjedhjeve.

Tension të forta u rregjistruan dje dhe në Tropojë, ku mbështetësit e opozitës hynë brenda KZAZ-ës në qendër të qytetit. Ndërsa në Shkodër përplasjet me policinë përfunduan mbrëmjen e së martës me thyerjen e xhamave në një shkollë të qytetit dhe vënien zjarr në mjediset ku ndodheshin materialet zgjedhore të një prej KZAZ-ve të Shkodrës. Policia njoftoi sot se të paktën 13 persona janë arrestuar për ngjarjet e dhunshme dje në Tropojë dhe Shkodër.

Mbështetës të opozitës, së bashku me punonjës të Bashkisë së Shkodrës dhe ish deputetë të PD-së, u mblodhën të martën mbrëma në oborrin e Shkollës se Mesme “Shejnaze Juka” të Shkodrës dhe, pas disa minuta konfrontimi me forcat e policisë, i vunë flakën njërës prej klasave të katit të parë të shkollës, ku ishte vendosur Komisioni Zonal i Administrimit të Zgjedhjeve të 30 qershorit, sipas dëshmitarëve dhe pamjeve nga vendi i ngjarjes.

E gjithë baza materiale e sjellë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për përgatitjen e ditës së votimit u dogj.
Ish deputeti i PD, Bardh Spahija, i cili ishte mes protestuesve, tha se “Ishte vetëm fillimi i revoltës popullore, ndaj atyre që po u imponojnë shqiptarëve votime pa zgjedhje. Ishte një reagim i shpejtë i qytetarëve shkodranë. Kjo nuk është dhunë. Dhunë ishte tentativa e policisë së shtetit për të uzurpuar institucionet dhe duke iu imponuar qytetarëve të Shkodrës”.

Ndërsa Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila drejton edhe shoqatën e kryetarëve të bashkive të djathta, tha në mbrëmje se “Janë djegur vetëm kartonat e vendvotimeve. Materialet zgjedhore janë në mënyrë të paligjshme në mjediset e shkollës që administrohen nga Bashkia e Shkodrës. Bashkia ka kërkuar zyrtarisht prej tre ditësh që godinat ku janë vendosur KZAZ-të dhe janë në pronësi të saj, të lirohen”.

Ish deputetja e Shkodrës Jozefina Topalli u distancua nga kjo ngjarje.
“Djegia e shkollës nuk është historia e Shkodrës. E kundërta është historia e këtij qyteti. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në tri dekada. Një demokrat nuk djeg as mandate as shkolla. Një demokrat i vërtetë nuk hedh as molotov, as ka frikë nga zgjedhjet. Demokratët nuk kanë pasur frikë në ‘97 kur gjysma e territorit kontrollohej nga bandat. Nuk largohet Rama duke refuzuar parimet e vlerat e demokracisë. Partia Demokratike lindi si ëndërr e lirisë dhe e të drejtës me votu”, shkruan mes të tjerash zonja Topalli në facebook.

Ministri i Brendshëm Sander Lleshaj tha se kjo është një “përpjekje e turpshme e përfaqësuesve të PD-së për të djegur një shkollë në Shkodër”. Ministri ftoi qytetarët e Shkodrës që të distancohen nga ky “turp i pamasë dhe të izolojnë bijtë e dhunës”.
“Asnjë drejtues bashkie, – shtoi ai, – nuk mund të mbajë me dhunë dhe me zjarr mandatin që tashmë po mbaron. Nuk ka asnjë mundësi që dhunuesit t’i shpëtojnë ligjit. Pushteti mund të mbahet vetëm me votën e qytetarëve”.

Incidenti në KZAZ e Bashkisë së Shkodrës u parapri nga një tjetër ngjarje në Bashkinë e Tropojës, ku një grup mbështetësish të opozitës bashkë me zyrtarë vendorë dhe deputetetin e zonës u futën me forcë në mjediset ku është vendosur Komisioni Zonal i Admistrimit të Zgjedhjeve Vendore të 30 qershorit, siç tregojnë videot e filmuara në vendin e ngjarjes.

Megjithë ndërhyrjen e forcave vendore të policisë, mbështetësit e opozitës, me thirrje kundër Kryeministrit Rama, hodhën në rrugë bazën materiale të votimit, të dërguar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Incidentet në Tropojë dhe në Shkodër pasojnë kërkesën e kryetarëve të disa bashkive të djathta për lirimin e mjediseve të KZAZ-ve dhe qendrave të votimit. Përmes kësaj kërkese, bashkitë e djathta dhe mbështetesit e opozitës po synojnë pengimin e përgatitjeve për zhvillimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, ndërkohe që të majtët vazhdojnë të vendosur fushatën elektorale.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes një deklarate për mediat u shpreh pas incidentit të Tropojës se kërkesa e disa kryetarëve të bashkive për lirimin e menjëhershëm të ambienteve ku janë vendosur Vendet e Numërimit të Votave dhe ndërprerjen e veprimeve për afishimin e listave të zgjedhësve në mjediset në administrim dhe pronësi nga këto bashki, është në tejkalim të kompetencave dhe detyrave të njohura nga Ligji “Për vetëqeverisjen vendore”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tha se po vazhdon punën për përgatitjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit dhe paralajmëroi se çdo cenim i këtij procesi përbën vepër penale të ndëshkueshme.

Deputeti thirrje policisë: Mos ju bindni Ramës, bashkohuni me popullin…

Deputeti i futur në Kuvend nga Rama, Lefter Maliqi u ka bërë thirrje policëve në të gjithë vendin të mos u binden urdhrave të Edi Ramës.

Ai shkruan në Facebook se policia duhet ti bashkohen popullit pasi detyra e tyre është shërbimi ndaj tij dhe ruajtja e sigurisë dhe rendit në vend.

Postimi i plotë i deputetit Lefter Maliqi

Thirrje drejtuar ish kolegëve të mi të Policisë së Shtetit ,si prinder si qytetar mos u bindni Kaloresit deshtak te Rilindjes pasi po ju perdor kundra popullit qe kerkon liri,demokraci,zgjedhje te lira gjithëperfshirëse dhe te ndershme.Detyra e policise eshte rendi ,siguria dhe goditja ndaj krimit e bandave ,jo perplasja me popullin.

Ju jeni ne sherbim te popullit,disnancohuni sa me shpejt.Kaloresin deshtak po e marrin më qaf keshilltaret e tij mjeranë te paafte e servila dhe bandat qe e kane narr peng.Kaloresi po perdor ish këshilltaret e tij besnik e te paafte, eprorin tuaj Lleshaj i cili ngaterron ushtrin dhe policinë,ushtria eshte per lufte e mbrojtje,policia i sherben popullit dhe lufton vetem krimin,bandat,kriminelet dhe jo popullin qe do liri demokraci,zgjedhje te lira dhe te ardhme Europiane.

Kalorësi i futi policet ne veting i futi në strese po i perdor politikisht kundra popullit per te ruajtur pushtetin e vet te kapur nga mafie e bandat te cilat se lënë të dorëhiqet.Fati i tij dihet po shkon drejt humneres dhe po con vendin ne katastrof.Une jam me ju si ju ish koleget e mi te policise dhe me popullin qe sdo diktaturen dhe te komandohet nga ky Kalores i mbajtur peng nga krimi e bandat.