21.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Rrëfimi i tmerrshëm: Si ma dhunuan hetuesit e Sigurimit seksualisht gruan dhe vajzën

Agron Canaj, një inxhinjer elektrik me interesa për librat, një mesnatë tetori 1974 arrestohet nga Sigurimi, që kërkon prej tij një deklaratë bashkëpunimi me të. I vendosur në kundërshtimin e tij, mbas dy muajsh i thirrur një mbrëmje në zyrën e hetuesit, gjëndet para një skene të llahtarëshme: bashkëshortja 42 vjeçare dhe vajza 15 vjeçe dhunohen seksualisht nga dy hetuesit para syve të tij që është i lidhur e nuk mund të lëvizë. Thirrjes për ndihmë të vajzës nuk mundet t’i qëndrojë më: “N’atë çast nuk durova më. Logjika nuk kishte më forcë. ”Pranon të bëjë kompromisin me djallin e të padisë veten dhe shokët për biseda të lira, të cilat kishin si bosht alternativat që jepte regjimi: “Ose të ruanim personalitetin tonë, ose të ktheheshim në lakenj që gëzonin frutet e servilizmit të tyre.”

Pasojat janë të menjëherëshme, shokët arrestohen, zhvillohet gjyqi, njëri ekzekutohet, tjetri merr 12 vjet burg, ndërsa Agroni me dhjetë të tillë dërgohet në Spaç, ku gjen një mjedis tepër të ftohtë, sepse “Atje shoku im nuk pranoi as të më fliste me gojë. Për të unë isha një tradhëtar. Ndoshta kishte të drejtë, por ai nuk i dinte kushtet që më detyruan t’a bëja një gjë të tillë”.

Mbas gjashtë muajsh nëna, e plakur shumë, i vjen në takim, për t’i thënë se gruaja dhe vajza “ndodheshin në qiell”. Do të njohë të vërtetën e plotë mbas dhjetë vjetësh, kur kthehet në shtëpi e gjen nënën, i vetmi njeri që i qëndroi pranë në tragjedinë e tij. E vërteta është e shkruar në një copë letër të Lumturisë, bashkëshortes fatkeqe:

“I dashur Agron!

Në çastin që po të shkruaj këto rradhë kam pirë lëngun vdekjeprurës. Fuqitë po më lenë. Në momentet e fundit dua të tregoj shkaqet e veprimit tim. A e mban mënd natën e Sigurimit? Ajo nuk mbaroi atje ku e le ti. Akti i fundit u luajt pasi na hoqën nga ajo dhomë. Ne u bëmë prè e akteve shtazarake t’atyre dy banditëve. Kur u kthyem në shtëpi Irida ishte çmëndur, ndërsa un isha e çoroditur. Vajzën u detyruam t’a shtrojmë në spitalin psikiatrik, ku i dha fund jetës së saj të njomë.

Pas disa ditësh vura re se në barkun tim po rritej fëmija e një krimineli. Ky fakt dhe turpi që ndiej për të dalë para syve të tu më detyruan të marr vendimin e vetëvrasjes.

Të puth me mall për vete dhe për Iridën. E jotja Lumturia”.

 

Qëllimet e errëta të Ramës për ligjin e floririt të shqiptarëve

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat gjatë ditës së sotme ka akuzuar Edi Ramën se ka bërë ndryshime në ligjin e rezervave të shtetit, duke i lënë dorë të lirë vetes për të blerë e shitur flori.

Deklarata e plotë
Parlamenti i Edi Ramës ka votuar ndryshimin e një pike të vetme në ligjin e Rezervave Materiale të Shtetit, pikërisht nenin 10.

Me këtë ndryshim kryeministri ia ka hequr Qeverisë të drejtën që të vendosë, si deri më sot, për mallrat e grupit A ku është ari pjesë kryesore e tyre dhe ka ligjëruar rrëmbimin në grushtin e tij.

Në një relacion skandaloz shpjegues të qeverisë, që shoqëroi ligjin thuhej se: Kjo bëhej, që këto blerje të kryheshin me shpejt, pra të mos vonoheshin nga mbledhjet e qeverisë dhe se hierarkia e akteve të tjera e kërkonte.

Ky mashtrim është sa bajat aq edhe provon qëllimet e errëta personale të kryeministrit në këtë aferë.

Ka disa pyetje të pakapërcyeshme, që duan përgjigje.

1. Përse këtë vendimmarrje shumë të rëndësishme të qeverisë ai e rreëmben në grushtin e tij?

2. Përse gënjen me shkakun gjoja për të bërë blerjet me shpejt, kur dihet botërisht që kryeministri e mbledh sa herë të dojë qeverinë, biles ky yni ngarkon edhe zv.kryeministrat të cilët e kanë bërë dhe e bëjnë me dhjetra herë?

3. Përse gënjejnë me hirearkinë e akteve, kur dihet, që për shkakun se grupi A përmbante mallra me peshë si ari dhe argjendi ky atribut duhet të ishte vetëm i qeverisë?

4. Ç’qëllim i errët fshihet pas këtij veprimi juridikisht të pajustifikueshëm e dënueshëm?

5. Interesin e kujt cënonte diskutimi dhe vendimmarrja e hapur në mbledhjen e qeverisë për këto mallra ku bën pjesë edhe ari e argjendi?

6. Përse nuk ka asnjë rast të përshkruar në relacion se kur na qenka vonuar apo penguar nga qeveria praktika e blerjes së mallrave të grupit A që i detyroi që t”i marrë kryeministri në grushtin e vet?

7. Përse nuk ka asnjë ndryshim tjetër as në ligj dhe as në VKM nr.1128 datë 5.08.2008 për grupet e tjera të mallrave, të cilat janë edhe ato pjesë e Rezervave Materiale të Shtetit?

 

Me rritjen e re të çmimit të naftës shqiptarët paguajnë dy herë të njëjtën gjë, PD: Do ta ulim 300 lekë për litër

  • Rritja e çmimit të naftës me justifikimin e detyrimeve të Shqipërisë kundrejt BE është një gënjeshtër e pastër.
  • Me rritjen e re të çmimit, paratë shkojnë dy herë në xhepat e oligarkëve të sektorit, ndërsa shqiptarët paguajnë dy herë të njëjtën gjë.
  • Masa kryesore që do të marrë PD me ardhjen në pushtet do të jetë ulja e menjëhershme e çmimit të karburantit me 300 lekë për litër.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENNO BOZDO

Qeveria ka programuar një tjetër rritje çmimi për karburantin. Sado që Rama të fshihet dhe ta mohojë këtë fakt, e vërteta është se ai po programon të fusë përsëri duart në xhepat bosh të shqiptarëve.

Shqipëria sot ka çmimin më të shtrenjtë të karburantit në Evropë, ndërkohë që është vendi më i varfër i saj. Çmimi i karburantit sot është shumë i shtrenjtë në Shqipëri, sepse qeveria e ka ngarkuar atë me taksa dhe akciza shumë të larta, të pahasura në asnjë nga vendet e tjera të rajonit dhe të BE.

Sikur të mos mjaftojnë të gjitha këto, qeveria kërkon përsëri të rrisë çmimin e karburantit. Këtë kërkon të justifikojë në emër të detyrimeve të Shqipërisë kundrejt BE dhe përafrimit të legjislacionit të fushës.

Kjo është një gënjeshtër e pastër sepse Shqipërisë vërtet i kërkohet mbajtja e rezervave të sigurisë së karburantit, për t’u përdorur në rast emergjencash kombëtare, por kjo nuk është aspak gjë e re. Industria shqiptare e sektorit të naftës dhe gazit e ka patur detyrimin për të mbajtur këto rezerva që në vitin 1999, me ligjin që është ende sot ne fuqi.

Me amendimin që iu bë këtij ligji në vitin 2004, përcaktohet qartë se Industria duhet të mbajë rezervë sigurie të përllogaritur në 90 ditë shitje dhe konsum. Industria e ka plotësuar këtë kërkesë, dhe koston e mbajtjes së kësaj rezerve e ka transferuar prej 15 vitesh tashmë në çmimin final të karburantit për konsumatorët.

Nuk është aspak e nevojshme që ky model të ndryshojë. Por qeveria kërkon ta ndryshojë modelin duke gënjyer shqiptarët. Gënjen kur thotë që është detyrim i BE-se, siç gënjen kur deklaron se çmimi i karburantit nuk do të rritet. Praktikisht, ajo do t`ia ribleje Industrise këtë sasi nafte me lekët e taksapaguesve, gjë për të cilen taksapaguesit kanë 15 vite që paguajne. Këto para shkojnë dy herë në xhepat e oligarkëve të sektorit, ndërsa shqiptarët pagujne dy herë të njëjtën gjë. Kjo është vjedhje e hapur!

Për një vend ku 81% e familjeve deklarohen se nuk perballojne dot as një javë pushime, dhe 31% e familjeve deklarohen se nuk u dalin të ardhurat për ushqim dhe veshmbathje, kjo vjedhje e radhës që qeveria u bën dhuratë shqiptarëve, tregon qartë sa i do dhe çfarë mendon Rama për shqiptarët.

Në harkun kohor të 10 diteve të fundit, katër institucionet me prestigjioze ndërkombëtare, FMN, Banka Botërore, Komisioni Evropian dhe DASH, kanë deklaruar se Shqipëria është vendi më i korruptuar në Evrope dhe se ekonomia e saj është në prag të greminës. PPP megakorrutive shpejt do të shkaktojne kolaps ekonomik. Investitorët e huaj që po largohen në masë, vlerësojne se Shqipëria ngel keq në klasë në klimën e të bërit biznes, në luftën kundër korrupsionit dhe në burokracinë e paaftë dhe të korruptuar të saj.

Nuk ka gjë më të rëndësishme për Partine Demokratike sesa mirëqenia e shqiptarëve. Për këtë, Partia Demokratike ka tashmë një plan solid për të rimëkëmbur ekonominë. Një ndër masat kryesore do të jetë ulja e menjëhershme e çmimit të karburantit me 300 lekë për litër.

Ashtu siç do të vendosim menjëherë taksën e sheshtë 9% dhe do të reduktojmë të gjithë burokracinë, korrupsionin dhe hajdutërinë që po i merr frymën sot biznesit. Ne jemi të vendosur që shume shpejt ta bëjmë Shqipërinë vendin më të mirë për të bërë biznes, ndërsa shqiptarëve tu kthejmë mundësinë dhe dinjitetin për të jetuar normalisht në vendin e tyre.

Për këtë, së pari duhet të largojmë këtë maxhorancë nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Edi Rama duhet të largohet dhe qeveria tranzitore duhet t`i hapë rrugë zgjedhjeve të lira dhe leximit të drejtë të vullnetit të shqiptarëve. 30 qershori vertetoi se tashmë jemi shumicë absolute.

Prandaj do të vazhdojmë pa asnjë mëdyshje rrugën tonë të nisur, në të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

 

Basha me Komitetin Amerikano-Hebraik: Betejë deri në triumfin e vlerave perëndimore

Kryetari i PD, Basha ka diskutuar me Komitetin Amerikano-Hebraik mbi betejën e shumicës së shqiptarëve kundër modelit të despotizmit lindor të shkatërrrimit të lirisë dhe demokracisë.

“I sigurova miqtë amerikanë se në vend të heshtjes apo dorëzimit para modelit të dështuar të despotizmit lindor, korrupsionit dhe shkatërrimit të lirisë dhe demokracisë, ne do të vazhdojmë pa kompromis me standartet europiane dhe amerikane, betejën tonë deri në triumfin e vlerave të përbashkëta perëndimore të lirisë”, është shprehur Basha në takim.

Postimi i Kryetarit të PD, Basha

Takim i përzemërt dhe shumë miqësor me delegacionin e Komitetit Amerikano- Hebraik AJC, të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv, z. David Harris.

I shpreha z. Harris mirënjohjen për mbështetjen e çmuar ndër vite të Shteteve të Bashkuara për demokracinë dhe liritë civile dhe politike të qytetarëve shqiptarë si dhe domosdoshmërinë për ta vazhduar betejën në këtë orë të errët në Shqipëri, për vlerat dhe parimet themelore të zgjedhjeve të lira, barazisë para ligjit dhe ndarjes dhe kontrollit të pushteteve.

I sigurova miqtë amerikanë se në vend të heshtjes apo dorëzimit para modelit të dështuar të despotizmit lindor, korrupsionit dhe shkatërrimit të lirisë dhe demokracisë, ne do të vazhdojmë pa kompromis me standartet europiane dhe amerikane, betejën tonë deri në triumfin e vlerave të përbashkëta perëndimore të lirisë, demokracisë dhe mundësive për çdo shqiptar.

Edvin Mafia, para se t’i lypësh takim nëpërmjet Vuçiçit, kërkoji publikisht falje presidentit Makron!

Sali BERISHA

Miq, nje vit me pare Edvin Kristaq Genjeshtra iu tha shqiptareve jo nje por disa here se Presidenti i Frances Makron nga fundi i vitit do vizitoje Shqiperine. Ky lajm per viziten e pare, vetkuptohet historike te nje presidenti te Frances ne Shqiperine anetare e organizates se vendeve frankofone, u mireprit gjeresisht nga shqiptaret. Por sot pas nje viti, sipas njoftimeve te Eliseese Presidenti Makron do vizitoje Beogradin dhe ka perjashtuar Shqiperine nga vizita e paralajmeruar nga Edvini Kristaq Mafia dhe kjo perben nje deshtim te madh politik dhe goditje diplomatike per narkoqeverine shqiptare.

Pikerisht se Presidenti Makron nuk po viziton Shqiperine, ne nje akt tejet bizarr, sipas nje mesazhi te qytetarit dixhital te papergenjeshtruar nga sugari real Fuga, Edvini plasi duke iu lepire dhe lutur Presidentit te Serbise, Aleksander Vuçiç qe te ndermjetesoje per nje takim top sekret te tij ne Beograd me presidentin Makron.

Kjo kerkese, e bazuar ne parimin se lypja faqen e zeze ka por nuk te le pa gje, e kreut te ekzekutivit te Shqiperise anetare e frankofonise, per te takuar presidentin francez me ndihmen e Serbise, nje vend i sllavofonise me ambicie te hapura territoriale ndaj Kosoves, mban eren e nje pazari te felliqur Rama – Vuçiç dhe ka si nentekst “me ndihmo te te ndihmoje”!

Ketu vetekuptohet ndihma qe Edvini duhet ti jape Vuçiçit eshte ndarja e Kosoves ne funksion te projektit te serbomadhise.

Ne te vertet une ketu nuk po them ndonje gje te re pasi sot çdo shqiptar e ka te qarte se Zografi Bis, Miladini shqipfoles dhe Baton Stanishiq mbeten edhe tani flamurtaret shqipfoles albanofobe te projektit te Serbise se Madhe.

Keshtu qe Beogradi eshte tashme meka e trojkes famezeze.

Por une ketu u ndala ne kete kerkese apo lutje lypsi te Edvinit, qe shtrine doren lemoshe ne vendin dhe kohen e gabuar vetem per te theksuar se kreu i meduzes se narkoshtetit te vetem ne historine e Europes para se ti kerkoje takim ne Beograd, ne Paris apo gjetiu presidentit te nderuar te republikes franceze, duhet ti kerkoje atij publikisht te falur per mesazhin prej halabaku ordiner qe i ka derguar nga zyra e tij me dy deputete te nje vendi anetar te BE pranveren e vitit 2018, te cilet i shoqeronte ne ate takim deputeti i PS F.f.V. Une ne ate kohe kete skandal e denoncova ne parlamentin e vendit.

Por perseri po ju rikujtoj ju te dashur miq se pyetjes se njerit prej deputeteve te huaj ne takim se çfare qendrimi ka Franca per hapjen e negociatave te Shqiperise me BE, me pergjigjen e tij prej halabaku ordiner, njeriut me edukate familjare te bazuar ne urrejtjen njerezore, Rama shokoi te pranishmit.

Ai iu pergjigj atij: Franca mua me ka dhene urdherin e Legjionit te Nderit po Makroni nuk do qe te hapen negociatat sepse ai eshte nje idiot, eshte idiot.

Kjo pergjigje prej gangsteri te shpelare nga çdo norme etike, per presidentin e zgjedhur te kombit francez, neveriti deri ne perçmim deputetet e nje vendi europian jo frankofon. Ata mbyllen shpejt e shpejt takimin pasi e kuptuan se me çfare birboje kishin te benin. Fill pas takimit ata njoftuan per kete incident te rende koleget e tyre te PD por natyrisht edhe koleget e tyre ne parlamentin e Frances dhe vendeve te tjera anetare te BE.

Edvin Kristaq Mafia apo sharesi global, po kujtoj ketu se po me gjuhen e nje gangsteri, halabaku ordiner i mekuar si bastard bllokmenesh me edukate mizerabel, te bazuar jo ne respekt por ne urrejtjen dhe perçmimin e ulet te tjetrit, sulmoi edhe kandidatin per president, Donald Trump, Presidentin aktual te SHBA.

Edvin Mafia, ne nje akt pafytyresie gjate fushates elektorale presidenciale ne SHBA me porosi te monstres se spekullimit boteror Soros, u zgjodh si shares te etiketonte presidentin Trump ne mediat me te medha amerikane elektronike dhe te shkruara nder te tjera edhe si “turpi i qyteterimit te sotem” etj etj…

Miq, natyrisht nje fjalor dhe gjuhe e tille prej sharesi ordiner nuk perdoret kurre nga drejtuesi i nje vendi jo ndaj udheheqesve te vendeve te lira por as ndaj zyrtareve dhe qytetareve te vendit tend. Nje gjuhe e tille prej horri per nivelet drejtuese te vendeve te lira eshte e turpshme dhe i papranueshem ne keto vende. Ky fjalor eshte tipik per diktator, udheheqes zuzar ose te semure paranojak dhe deshmon ne rastin konkret edhe mjerimin e shqiptareve se kush i drejton dhe perfaqeson ata.

Duke perfunduar dhe denuar edhe njehere me ashpersine me te madhe gjuhen prej rrugaçi te sharesit global, bastardit te bllokmeneve xhelat hoxhist, kreut te meduzes se ndarkoshtetit te vetem ne Europe, Edvin Mafise, shpreh bindjen time se shkaqet madhore te refuzimit te Frances dhe presidentit Makron per hapjen e negociatave me Shqiperine para se gjithash qendrojne:

1- Ne rritjen e madhe te numrit te refugjateve nga Shqiperia gjate ketyre viteve te fundit si ne vitet 90 per shkak te politikave shpresevrasese, perzenese qe ndjek kreu i meduzes, gje qe perben nje problem madhor per qeverine franceze.

2-Instalimi ne Shqiperi nga kreu i meduzes dhe narkohorrat e tij te narkoshtetit (shtetit te sundimit te mafies se droges) te pare ne historine e Europes. Lidhjet me krimin e organizuar ne te gjitha nivelet e narkoqeverisjes dhe eksportin nga Shqiperia te krimit ne France dhe vendet e tjera ne Europe.

3-Korrupsioni i papermbajtur dhe vjedhjet masive ne te gjitha nivelet e narkoqeverisjes me pasoje varferimin dhe largimin e shqiptareve masivisht nga vendi.

4- Paraliza e sistemit te drejtesise, shkaterrimi i Gjykates se Larte dhe te asaj Kushtetuese si dhe vendosja e ketij sistemi ne kontroll te plote te narkoekzekutivit çka ben te pashprese hetimin dhe luften kunder krimit. Mafia veten e heton dhe nuk e lufton. Frances nuk mund ti shitet per sukses Soros reforma e Shqiperise.

5-Kete vit, ketyre shkaqeve iu shtohet edhe farsa e turpshme elektorale moniste antidemokratike e rregjimit te kakistokracise. Per here te pare ne historine e Europes se pas renies se perdes se hekurt, zhvillohen zgjedhje moniste antidemokratike dhe kjo ne ish vendin e monizmit stalinist ekstrem nga neobllokmeni Edvin Kristaq Xhelati. Franca eshte vend themeluese e Keshillit te Europes qe refuzoi te vezhgoje farsen moniste dhe eshte vend hartues dhe themelues i Konventes Europiane te te Drejtave te Njeriut, Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut, sipas te cilave farsa moniste eshte antidemokratike.

Te gjitha keto jane realitete dhe te vertetat me te hidhura te mjedisit te sotem shqiptar, te cilat krijone probleme serioze ne vendet e BE, ndaj te cilave Franca dhe presidenti i saj nuk pranojne te mbyllin syte.

Sikunder shtoj ketu qendrimin kundershtues per hapjen e negociatave me Shqiperine te Frances e mbeshtet edhe Gjermania, Hollanda dhe vende te tjera. Te gjitha vendet jane te rendesishme ne BE por midis te barabarteve kryesore jane Gjermania dhe Franca, vetem bufi politik nuk e kupton kete. Vendet qe kundershtojne hapjen e negociatave me Shqiperine nuk shpikin absolutisht asgje qe nuk ekziston ne realitetin e sotem te saj por ato, ne interesin e kombeve dhe vendeve te tyre, nuk mund te pertypin kete realitet qe te tjere perpiqen t’ua lustrojne, nuk mund te pajtohen me narkoshtetin e vetem ne Europe dhe kreun e tij te meduzes Edvin Kristaq Mafine me krimin, helmin, drogen, armet, prostitucionin, refugjatet qe ai eksporton ne vendet e tyre.

Me qendrimet e tyre keto vende ftojne shqiptaret qe ne interesin e tyre jetik, me guxim te shembin muret qe ka ngritur ne Shqiperi regjimi i kakistokracise me ne krye Edvin Kristaq Mafine dhe qe lartesohen çdo dite ne vend, ne menyre qe te hapin per vendin e tyre dyert e mbylluar per çeljen e negociatave me BE dhe te ardhmen europiane qe meritojne. sb

 

Deklarata e fortë e shkrimtarit: Kryeministri i Shqipërisë me prirje të diktatorit, zgjedhjet njëpartiake i mbron me…

Kim MEHMETI

Nuk janë të pakuptimta, përbuzëse dhe çmendurake vetëm thëniet e Kryeministrit të Shqipërisë se vendi shkon përpara duke u kthyer në shtet njëpartiak, por edhe ato të ‘intelektualëve të pavarur’ që pohojnë se nuk e përkrahin qeverinë e sotme pse ajo është më e mirë se e mëparshmja, por pse ‘ata’ të opozitës e mbollën farën e bimës së keqe dhe janë edhe më të këqij se ‘Rilindja’!? Me çka pohojnë diçka që u ka hije debatuesve nëpër kafenetë e fshatit, por jo edhe atyre që pretendojnë ta ngrenë më lartë vetëdijen e votuesve: se nuk është demokraci kur e zgjedhë të mirën më të madhe, por të keqen më të vogël?! Dhe e promovojnë mendësinë politike se hajduti i partisë tënde, që i vjedh të tjerët, por të jep edhe ty, është më i mirë se ai i partisë kundërshtare, që e punëson të vetin, e të lë ty pa punë.

Është e pritshme që Kryeministri i Shqipërisë, me prirje të diktatorit, zgjedhjet njëpartiake t’i mbrojë me qëndrimin se ‘djegia’ e mandateve është e pandodhur, që mund ta dëmtojë rëndë demokracinë mbarëbotërore, por është e dhimbshme kur e sheh se edhe disa ‘opinionistë’ mendjendritur nuk e vërejnë se opozita i dogji mandatet, por ‘Rilindja’ është duke e ‘djegur’ Shqipërinë. Çka tregon se jo vetëm shumica e votuesve të rëndomtë, por edhe njerëz me nam e nishan, e mësuan si mbrohet pushteti dhe i pushtetshmi, por jo edhe shteti dhe shqiptaria. Pra e kuptuan se je më i mbrojtur, më i sigurt, e më i pëlqyer, kur mbanë anën e të pushtetshmin dhe kur ke mik të fortin, të pasurin e të famshmin, por duke harruar se, miqësia e mbështetur vetëm mbi themelet e frikës dhe interesit personal, është pasqyrë ku shihet dobësia e individit dhe se, kanë qenë, e do mbeten të fortë e të njerëzishëm, vetëm ata që e mbrojnë, e ndihmojnë dhe janë në anën e të dobëtit, të dëmtuarit dhe skamnorit.

Nga një Kryeministër si ky i Shqipërisë së sotme, është e natyrshme të presësh të lëvdohet edhe me dukuri të turpshme për gjithë shqiptarinë, siç ishin votimet njëpartiake të 30 qershorit. Por është e pabesueshme verbëria e alamet ‘intelektualëve jopartiak’, verbëri që nuk u lejon atyre të shohin se njësoj si Envreri dikur, edhe Kryeministri i sotëm i Shqipërisë, e forcon “Rilindjen” e vet duke shkatërruar vendin. Dhe e promovon mendësinë e vet, të cilën siç duket e ka trashëgimi gjenetike’, se s’ka ç’të duhet Shqipëria e fortë, me një parti të dobët! Me çka edhe e bëri vendin shtet ku ke protestues që e mbrojnë dhe vdesin për partinë, por jo edhe për Shqipërinë!

Dhe është e kuptueshme që një piktor i bërë politikan, të besojë se brekushet e tij dhe daljet cullak nëpër plazhe, janë vlera tradicionale shqiptare, me të cilat duhet të mburremi para botës, por është e neveritshme se si edhe njerëz të dijes, të dalin të thonë vetëm atë që duan ta dëgjojnë perëndimorët, por jo edhe atë që duhet treguar shqiptarëve. Me çka e ndihmuan piktorin që ta bëjë Shqipërinë vend me drejtësi të reformuar, por pa gjykata dhe që të gjithë kundërshtarët e vet politik t’i shpallë si dashamirës të shtetit me gjykata, por pa drejtësi. Dhe e ndau popullin në ‘ne’ opozitarët perëndimorë që duam drejtësi pa shtet, dhe ‘haxhiqamilët ’ opozitarë që duan shtet pa drejtësi. Pra duke e ‘deshqiptarizuar’ shqiptarinë dhe duke e bërë Shqipërinë mëmë nga djep i patriotizmi shqiptarë, në vendbanim të turpit kombëtarë.

Po pra, është e vërtetë se gjatë tri dekadave të kaluara, shumë politikanë e burrështetas që e drejtuan Shqipërinë, u bënë hajdutë dhe është e pritshme që këtë të vërtetë, piktori Kryeministër ta përdor si jorgan për ta mbuluar vetveten si njeri të pushtetshëm më shumë se dy dekada me radhë. Por është trishtuese heshtja e alamet personaliteteve me emër e mbiemër, të përfshirë edhe nëpër enciklopeditë shqiptare, të cilët u shtirën që nuk e shohin se gjatë sundimit të ‘Rilindjes’ ndodhi diçka edhe më tragjike: shumë hajdutë e kriminelë, u bënë politikanë dhe morën në duar vendin. Me çka Shqipërisë thuajse iu pamundësua që pa një ‘revolucion’ të dhembshëm, t’i shlyejë nga ‘biografia’ e saj emrat e politikanëve që i janë ngjitur si shushunja, që asaj ia thithin gjakun e freskët rinorë, e popullit ardhmërinë.

Po, është e pritshme që një diktator qesharak si Kryeministri i sotëm i Shqipërisë, ta përdorë gjithë aftësinë e tij folëse dhe atë pakë imagjinatë krijuese që ka, për ta fshehur të vërtetën se më shumë e do pushtetin se sa shtetin e popullin e vet, si dhe për ta mbuluar atë që shihet qartë: se di ta sundojë vendin, por jo edhe vetveten. Por është shumë e panatyrshme që këtë të mos e kenë vërejtur ata që duhej të parët të alarmonin se Shqipëria është duke shkuar rrugës të ketë pushtet, por jo edhe shtet dhe ku, sa më e fortë bëhet ‘Rilindja’, sa më të pasur bëhen ‘rilindësit’, aq më i dobët bëhet shtet dhe aq më shumë varfërohet populli.

Andaj edhe mund te thuhet se Kryeministri që e pikturoi Shqipërinë njëpartiake, nuk është fajtori i vetëm pse shteti zhbëhet e ‘Rilindja’ forcohet, por mëkatarë janë edhe ata që këtë e dinin dhe kishin mundësi ta thoshin, por shkaku i interesit personal heshtën dhe, popullit kurrë nuk i treguan se burrështetasit e tij hajdut bërtisnin – kapeni hajnin dhe se, jeton në një shtet ku politikanëve kriminelë u falet krimi, e mëkatarët hallexhinj e të papushtetshëm, i mbushnin burgjet.

Avokati i Popullit: Të hetohet policia për dhunën ndaj protestuesve në Dibër

Avokati i Popullit kërkon hapjen e hetimeve për strukturat e policisë së Dibrës që kanë ushtruar dhunë në ngjarjet e Dibrës para votimeve të 30 qershorit.

Policia e Dibrës ka dhunuar duke hedhur edhe gaz ndaj qytetarëve të cilët po protestonin tek KZAZ-ja në Dibër.

Rekomandim për fillimin e hetimeve ndaj punonjësve të strukturave të Policisë së Shtetit që kanë shkuar në ndihmë të DVP Dibër, për veprën penale të ‘Kryerjes së veprimeve arbitrare’, në bashkëpunim’, thuhet në dokumentin e Avokatit të Popullit.

Dokumenti i plotë i Avokatit të Popullit për dhunën ndaj qytetarëve:

Lënda: Rekomandim për fillimin e hetimeve ndaj punonjësve të strukturave të Policisë së Shtetit që kanë shkuar në ndihmë të DVP Dibër, për veprën penale të ‘Kryerjes së veprimeve arbitrare’, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 250 dhe 25 të Kodit Penal, të ndryshuar, si dhe ndaj drejtuesit të Komisariatit të Policisë Dibër për veprën penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, të ndryshuar.

PROKURORISË PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË

Dibër

DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË POLICISË SË SHTETIT

Tiranë

Për dijeni: DREJTORISË VENDORE TË POLICISË

Dibër

Institucioni i Avokatit të Popullit bazuar në nenin 13 të ligjit nr.8454, datë 04.02.1999 ‘Për Avokatin e Popullit’, të ndryshuar ka filluar me nismën e vet rastin e bërë publik nga media të ndryshme vizive dhe të shkruara ditët e fundit lidhur me protestën e ndodhur në datën 28.06.2019 në Bashkinë e Dibrës para zgjedhjeve vendore të datës 30.06.2019.Sipas mediave, një grup personash kanë tentuar të futen me forcë në Shkollën Profesionale ‘Nazmi Rushiti’ të qytetit të Peshkopisë ku ndodhej Komisioni Zonal i Administrimit të Zgjedhjeve nr.19 Dibër (KZAZ nr. 19 Dibër) për të shkatërruar materialet zgjedhore.Në orët e para të datës 29.06.2019, disa nga personat e dyshuar si autorë të kësaj ngjarjeje janë arrestuar nga punonjësit e strukturave të Policisë së Shtetit.Sipas medias pretendohet se personave të arrestuar u janë shkelur të drejtat ligjore duke u dhunuar fizikisht nga punonjësit e nga punonjësit e strukturave të Policisë së Shtetit.

Në datën 04.07.2019 një grup pune i Institucionit të Avokatit të Popullit shkoi nëBashkinë e Dibrës dhe bëri verifikime në organet vendore të Policisë së Shtetit, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibërdhe të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër. Gjithashtu ata u takuan dhe pyetën me procesverbal disa nga personat e arrestuar dhe konkretisht shtetasit Agim Bojku, Ervis Bojku, Imer Kaloshi, Jeton Kaloshi, Ardit Kaloshi, Erald Kaloshi, Arif Kaloshi dhe Klajdi Uka. Të gjithë personat e pyetur deklaruan se, në orët e natës duke filluar nga ora 03:00 deri 04:00 të datës 29.06.2019, në banesat e tyre kanë shkuar grupe punonjësish të Policisë së Shtetit me uniforma me logon ‘POLICIA’, me kapuça në kokë dhe me armë zjarri në duar, të cilët u kanë thirrur atyre dhe në momentin që ata kanë dalë nga banesat, pa bërë identifikimin përkatës, i kanë kapur me forcë, u kanë lidhur duart me pranga dhe i kanë dhunuar fizikisht duke i goditur me pëllëmbë, grushta, shkelma, qyta armësh, etj.

Sipas të pyeturve, dhunimi i tyre ka vazhduar edhe gjatë shoqërimit në këmbë dhe brenda në makinat e Policisë deri sa janë dërguar në Komisariatin e Policisë Dibër. Për shkak të dhunës së ushtruar, të shoqëruarve iu janë shkaktuar dhembje fizike dhe dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, si plagë, kontuzione, hematoma, gërvishtje, etj. Sipas tyre, punonjësit e Policisë që i kanë dhunuar kanë qenë efektivë të strukturave të Policisë së Shtetit të ardhur në Dibër dhe jo efektivë të strukturave vendore të Policisë së Shtetit, Dibër.Pasi janë pyetur nga punonjësit e Komisariatit të Policisë Dibër, atyre u është komunikuar arrestimi në flagrancë për disa vepra penale.Ata pretenduan gjithashtu se arrestimi i tyre për disa vepra penale ishte bërë në mënyrë të padrejtë, sepse kishin marrë pjesë në protestën e bërë para Shkollës ‘Nazmi Rushiti’ në datën 28.06.2019, por nuk kishin kryer veprime të dhunshme ndaj objektit ku ishte vendosur KZAZ nr.19 apo ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit që ishin caktuar me shërbim në këtë objekt.Ndërsa dy prej tyre, shtetasit Erald Kaloshi dhe Jeton Kaloshi pretenduan se nuk kishin qënë fare në protestën në fjalë dhe as në qytetin e Peshkopisë në kohën (orën dhe datën) kur është organizuar protesta nga Dega e Partisë Demokratike Dibër.

Në orët e darkës të datës 29.06.2019, në dhomat e sigurisë kishin ardhur mjekë të Spitalit Rajonal Dibër dhe u kanë bërë vizitat mjekësore. Disa prej shtetasve të pyetur, si Arif Kaloshi, Ditmar (Bilbil) Ramadani (Gjura) dhe Imer Kaloshi, të cilët kishin dëmtime të dukshme pretenduan se, pasi ishin arrestuar dhe ishin vendosur në dhomat e sigurisë të Komisariatit të Policisë Dibër kishin kërkuar që të vizitoheshin nga mjeku specialist, respektivisht i pari te okulisti për shkak se kishte dëmtime në sy dhe nuk shikonte, i dyti për bërje grafie për shkak të frakturës që kishte në dorë dhe i treti për bërje EKO-je për shkak të shqetësimeve që kishte në bark, por punonjësit e Policisë nuk kishin marrë asnjë masë në ndihmë të shëndetit të tyre. Madje Policia nuk i kishte dërguar ata tek mjekët specialistëas pas ndërhyrjes së prokurores së gatshme Belina Kryemadhi (Zeneli). Gjatë qëndrimit në ambientet e Komisariatit të Policisë Dibër disave prej tyre iu ishte marrë kallëzim nga oficeri i Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, Aldo Puca për veprimet e dhunshme që ishin kryer në dëm të tyre nga punonjësit e Policisë gjatë kapjes në banesa dhe shoqërimit për në stacionin policor.

Gjithashtu shtetasit e arrestuar pretenduan se ishin dërguar me një ditë vonesë nga Komisariati i Policisë Dibër në Gjykatën e Shkallës së Parë Dibër.Ndonëse gjyqtari i gatshëm i kishte kërkuar organit të Policisë shoqërimin e tyre për vlerësimin dhe caktimin e masës së sigurimit personal në datën 01.07.2019, ata janë shoqëruar në Gjykatë në datën 02.07.2019.

Nga verifikimet e bëra, informacionet e marra dhe dokumentacioni i administruar nga punonjësit e institucionit tonë në organet e Prokurorisë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, në  Gjykatën e Shkallës së Parë Dibër, në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibërdhe në Komisariatin e Policisë Dibër lidhur me ngjarjen e ndodhur në datën 28.06.2019 në Bashkinë e Dibrës, rezulton se:

Dega e Partisë Demokratike Dibër, i është drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe Komisariatit të Policisë Peshkopi me shkresën nr. 29 prot., datë 26.06.2019, me lëndë ‘Marrja e masave për mbarëvajtjen e protestave’, me anën e së cilës njofton se në zbatim të ligjit nr. 8773, datë 23.04.2001 ‘Për tubimet’, Partia Demokratike, Dega Dibër, së bashku me ‘Aleancën Qytetare’ nga data 27.06.2019 deri në datën 02.07.2019 do të organizojnë protesta në të gjithë territorin e BashkisëDibër për mbrojtjen e dekretit të Presidentit të Republikës me nr. 11199, datë 10.06.2019 ‘Për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018, të Presidentit të Republikës ‘Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore’, duke anulluar datën 30 Qershor 2019 si ditë për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.Ndërkohë në këtë shkresë kërkon marrjen e masave për mbarëvajtjen e tubimit qytetar.

Në vijim të kësaj shkrese, Komisariati i Policisë Dibër me shkresën nr. 1920/1 prot., datë 27.06.2019, me lëndë: ‘Mbi ndalimin e tubimit sipas njoftimit tuaj nr. 29 prot., datë 26.06.2019’, drejtuar Degës së Partisë Demokratike Dibër, ka vendosur të ndalojë tubimin me arsyetimin se:

  1. Njoftimi nuk është i plotë me të gjitha të dhënat e kërkuara nga pika 2 e nenit 5 të ligjit nr. 8773, datë 23.04.2001 ‘Për tubimet’, duke i përshkruar mangësitë e të dhënave konkrete.
  2. Ndalohet zhvillimi i tubimeve/grumbullimeve në datat 29 dhe 30 Qershor 2019, pasi këto data korrespondojnë me periudhën e heshtjes zgjedhore dhe janë në kundërshtim me përcaktimet e pikës 2 të nenit 77 të Kodit Zgjedhor.
  3. Organizimi i tubimeve/grumbullimeve në datën 30 Qershor 2019 në Qëndrat e Votimit të Zonës Zgjedhore nr.19 dhe në vende e sheshe të tjera publike janë të kundërligjshme dhe të dënueshme nga ligji penal pasi:
  4. a) Data 30.06.2019 është dita e zhvillimit të votimeve ‘Për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore’ dhe në këtë datë ndalohet zhvillimi i aktiviteteve masive me karakter politik/zgjedhor (pika 2 e nenit 77 e Kodit Zgjedhor).
  5. b) Tubimet/grumbullimet në Qëndrat e Votimit në ditën e votimit prekin dhe cënojnë të drejtat kushtetuese dhe ligjore të zgjedhësve/personave për të ushtruar të drejtën e votës, për të votuar në mënyrë të lirë dhe të fshehtë.

Këto veprime përbëjnë vepra penale të parashikuar nga Kreu X ‘Vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik’, të Kodit Penal.

Sa më sipër i kërkohet subjektit politik Degës së Partisë Demokratike Dibër që të plotësojë mangësitë e konstatuara, të njoftojë organin e Policisë jo më vonë se 24 orë para fillimit të tubimit/grumbullimit dhe për shkak të pamundësisë që të sigurojnë tubimin në shumë vende e sheshe publike njëherazi dhe pandërpreje, i kërkon që njoftimi të jetë për një datë, vend konkret dhe limite kohore të përcaktuara për në datat 27 dhe 28. 06.2019 dhe 01 e 02.07.2019.

Gjithashtu i kërkohet që të marrë masa për ndalimin dhe mos zhvillimin e tubimeve/grumbullimeve në datat 29 dhe 30.06.2019.

Në të njëjtën shkresë, Komisariati i Policisë Dibër i bën me dije Degës së Partisë Demokratike Dibërse, organizatorët dhe drejtuesit e zhvillimit të këtyre tubimeve/grumbullimeve do të mbajnë përgjegjësi ligjore, sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor dhe Kodit Penal për çdo veprim të kudërligjshëm që do të kryhet ndaj rendit e sigurisë publike, pronës publike e private, objekteve dhe procesit zgjedhor për organet e qeverisjes vendore.

Sqarojmë se lëndae shkresës së Komisariatit të Policisë Dibërnr. 1920/1 prot., datë 27.06.2019, drejtuar Degës së Partisë Demokratike Dibër,’Mbi ndalimin e tubimit sipas njoftimit tuaj nr. 29 prot., datë 26.06.2019’, nuk përputhet me përmbajtjen e saj. Sikurse është cituar më sipër, në përmbajtjen e saj kërkohet ndalimi i zhvillimit të tubimeve në datat 29 dhe 30 Qershor 2019 dhe ndërkohë, ndërmjet të tjerave, i kërkohet subjektit politik që të plotësojë mangësitë e konstatuara dhe të njoftojë organin e policisë jo më vonë se 24 orë para fillimit të tubimit/grumbullimit për në datat 27 dhe 28. 06.2019 dhe 01 e 02.07.2019. Vlerësojmë se ky fakt përbën një intimidim të njoftuesit, subjektit politik Dega e Partisë Demokratike Dibër, për ushtrimin e të drejtës kushtetuese e ligjore të tubimit.

Dega e Partisë Demokratike Dibër, me njëshkresë tjetër nr. 28/1 prot., datë 28.06.2019, dhe lëndë ‘Marrjen e masave për mbarëvajtjen e protestave’, i ështëdrejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe Komisariatit të Policisë Dibër, me të cilën njofton për zhvillimin e tubimit dhe kërkon marrjen e masave për mbarëvajtjen e tubimit qytetar, por nuk përcaktohet ndonjë datë konkrete për zhvillimin e tij.

Në vijim të kësaj shkrese, Komisariati i Policisë Dibër me shkresën nr. 1941/1 prot., datë 28.06.2019, me lëndë: ‘Mbi ndalimin e tubimit sipas njoftimit tuaj nr. 28/1 prot., datë 28.06.2019’, drejtuar Degës së Partisë Demokratike Dibër, ka vendosur të ndalojë tubimin me arsyetimin se:

  1. Njoftimi nuk është i plotë me të gjitha të dhënat e kërkuara nga pika 2 e nenit 5 të ligjit nr. 8773, datë 23.04.2001 ‘Për tubimet’.
  2. Ndalohet zhvillimi i tubimeve/grumbullimeve në datat 29 dhe 30 Qershor 2019, pasi këto data korrespondojnë me periudhën e heshtjes zgjedhore dhe janë në kundërshtim me përcaktimet e pikës 2 të nenit 77 të Kodit Zgjedhor.

Gjithashtu në këtë përgjigje, i bën me dije se, organizatorët dhe drejtuesit e zhvillimit të këtyre tubimeve/grumbullimeve do të mbajnë përgjegjësi ligjore, sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor dhe Kodit Penal për çdo veprim të kundërligjshëm që do të kryhet ndaj rendit e sigurisë publike, pronës publike e private, objekteve dhe procesit zgjedhor për organet e qeverisjes vendore.

Sipas drejtuesve të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe Komisariatit të Policisë Dibër, njoftuesi i tubimit nuk e zbatoi vendimin e Komisariatit të Policisë Dibër për plotësimin e njoftimit me të dhënat e kërkuara nga ligji ‘Për tubimet’ dhe për ndalimin e tubimit pa plotësuar të dhënat përkatëse.

Në datën 28.06.2019, rreth orës 20:00, para Shkollës së Mesme Profesionale ‘Nazmi Rushiti’, të Bashkisë Dibër, brenda të cilët ndodheshin materialet zgjedhore të KZAZ-së nr. 19, Dibër, janë grumbulluar disa qindra persona.Ata kanë sulmuar në drejtim të shkollës me sende të forta, gurë shishe plastike me lëndë djegëse të dyshuar e llojit benzinë, shashka, kapsolla, etj, duke dëmtuar xhamat e dritareve dhe dyert e saj. Gjithashtu, ata kanë kundërshtuar dhe kanë goditur me sende të forta punonjësit e policisë, si dhe nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të policisë së rendit publik për t’u larguar.

Në ndihmë të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ishin dërguar edhe forca të strukturave të tjera të Policisë së Shtetit, të cilët kanë bërë të mundur moslejimin e tubuesve për të hyrë në shkollën ‘Nazmi Rushiti’ për të shkatërruar materialet zgjedhore si dhe shpërndarjen e tubimit.

Pas zhvillimit të tubimit, sipas drejtuesve të policisë vendore Dibër,në datën 28.06.2019 nga DVP Dibër është njoftuar nëpërmjet telefonit organi i Prokurorisë Dibër dhe janë kryer veprimet e para hetimore lidhur me këtë ngjarje, duke bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, këqyrjen e tij, vendosje të sekuestros preventive të materialeve të ndryshme, etj.

Ndërkohë nga punonjësit e strukturave vendore të Policisë së Shtetit në Dibër janë identifikuar personat të cilët kanë qënë autorët e veprave penale të cituara më lart. Pas identifikimit të tyre nëpërmjet raporteve të shërbimit të përpiluara nga punonjësit e policisë dhe këqyrjes së pamjeve filmike të transmetuara në stacione televizive të ndryshme, në orët e para të datës 29.06.2019, duke filluar nga ora 03:00 është organizuar puna me punonjësit e strukturavë të Policisë së Shtetit për kapjen dhe shoqërimin e autorëve të dyshuar në banesat e tyre. Gjatë këtyre veprimeve u kapën dhe shoqëruan në Komisariatin e Policisë Dibër shtetasit Agim Bojku, Ervis Bojku, Migjen Zebi, Lorenco Zebi, Oligren Zebi, Imer Kaloshi, Jeton Kaloshi, Ardit Kaloshi, Erald Kaloshi, Arif Kaloshi, Fatmir Vraniçi, Klajdi Uka dhe Ditmar (Bilbil) Ramadani (Gjura). Pasi këta persona janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Dibër, nga punonjësit e policisë janë kryer veprimet procedurale, si procesverbale për marrjen e të dhënave nga personi ndaj të cilit zhvillohen hetime, procesverbale për arrestimin në flagrancë për disa vepra penale dhe konkretisht ato të parashikuara nga nenet 326/a-25-22, 150-25, 242-22, 236/2, 262/1 dhe 274-25 të Kodit Penal. Pas kryerjes së këtyre veprimeve procedurale të arrestuarit janë futur në dhomat e sigurisë të Komisariatit të Policisë Dibër.

Konstatojmë se këto veprime janë kryer me iniciativë nga strukturat e Policisë së Shtetit pa vënë në dijeni organin procedues.Komunikimi i parë zyrtar shkresor i Komisariatit të Policisë Dibër me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër është bërë me shkresën nr. 1951 prot., datë 30.06.2019. Mendojmë se në rastin konkret veprimet procedurale, duke filluar nga këqyrja e vendit të ngjarjes, pyetja e personave të shoqëruar dhe të arrestuar, si dhe arrestimi në flagrancë i 13 prej tyre, duhet të ishin kryer nga strukturat e policisë gjyqësore të organit të Prokurorisë dhe nën drejtimin e prokurorit, sipas neneve 24/1, 30/2 dhe 304/2 të Kodit të Procedurës Penale. Kjo me qëllim që të mënjanohet çdo situatë konflikti interesi për shkak se strukturat e Policisë kanë qënë subjekt i dëmtuar.

Avokati i Popullit e gjen me vend të theksojë se,në vendosjen e masave të sigurimit personal ndaj autorëve të dyshuar të veprave penale duhen mbajtur në konsideratë kushtet dhe kriteret e caktimit të tyre të parashikuara nga dispozitat e Kodit të Procedurës Penale respektivisht nenet 228, 229 dhe 230 të tij.

Sipas nenit 228/3 të K.Pr.Penale masat e sigurimit personal vendosen:

  1. a) kur ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës;
  2. b) kur i pandehuri është larguar ose ekziston rreziku që ai të largohet;
  3. c) kur për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të të pandehurit ka rrezik që ai të kryejë krime të rënda ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin procedohet.

Sipas nenit 229/1 e 2 të K.Pr.Penale, në caktimin e masave të sigurimit gjykata mban parasysh përshtatshmërinë e secilës prej tyre me shkallën e nevojave të sigurimit që duhen marrë në rastin konkret.Çdo masë duhet të jetë në raport me rëndësinë e faktit dhe me sanksionin që parashikohet për veprën penale konkrete.Mbahen parasysh edhe vazhdimësia, përsëritja, si dhe rrethanat lehtësuese dhe rënduese të parashikuara nga Kodi Penal.

Ndërsa sipas nenit 230/1 të K.Pr.Penale, arresti në burg mund të vendoset vetëm kur çdo masë tjetër sigurimi është e papërshtatshme për shkak të rrezikshmërisë së veçantë të veprës dhe të pandehurit.

Nga verifikimet e bëra në Komisariatin e Policisë Dibër dhe pyetja e disa prej punonjësve të policisë të këtij Komisariati rezultoi se, arrestimi i 13 shtetasve të përmendur më sipër për veprat penale të parashikuara nga nenet 326/a-25-22, 150-25, 242-22, 236/2, 262/1 dhe 274-25 të Kodit Penal, ishte bërë me iniciativë nga oficerët e policisë gjyqësore në kushtet e flagrancës për ngjarjen e ndodhur në datën 28.06.2019 para objektit ku ishte vendosur KZAZ nr. 19 Dibër. Sipas tyre, pyetja e të arrestuarve ishte bërë në prani të avokatëve mbrojtës të caktuar kryesisht për shkak të mospranisë së avokatëve të kërkuar nga të arrestuarit.

Sipas punonjësit të Komisariatit të Policisë Dibër, Fiqiri Kaçaku, i cili në datën 29.06.2019 kryente detyrën e përgjegjësit të dhomave të sigurisë në këtë komisariat, vizita mjekësore e të arrestuarveështë kryer nga mjekët e Spitalit Rajonal Dibër për shkak se prej disa muajsh në këtë organ nuk kishte mjek dhe as ndihmësmjek. Ai nëpërmjet sallës operative kishte njoftuar Spitalin Rajonal Dibër për të dërguar mjekun për kryerjen e vizitave mjekësore të tëarrestuarve.Rreth orës 19:00 të datës 29.06.2019, në Komisariat ka ardhur një autoambulancë me një mjek dhe një ndihmësmjek.

Ata të dy janë futur në dhomat e sigurisë dhe kanë filluar kryerjen e vizitave mjekësore ndaj të arresturve duke filluar nga i arrestuari Arif Kaloshi. Sipas tij, në këto momente në dhomat e sigurisë ka ardhur prokurorja Belina Zeneli e cila ka debatuar me mjekun Agron Menzelxhiu, duke i thënë se ishte pijanec, kush e kishte sjellë aty dhe të dilte jashtë. Mjeku është larguar dhe me kërkesën e prokurores kanë ardhur dy mjekë të tjerë dhe një ndihmësmjek nga Spitali Rajonal Dibër, të cilët kanë bërë vizitat mjekësore të gjithë të arrestuarve pavarësisht nëse kishin apo jo ankesa. Vizitat mjekësore të të arrestuarve kanë mbaruar rreth orës 23:00 të datës 29.06.2019.Sipas punonjësit Fiqiri Kaçaku, nuk i ishte lënë asnjë rekomandim nga mjekët apo detyrë nga prokurorja ose OPGJ-ja për të bërë vizita apo ekzaminime tek mjeku specialist për ndonjërin prej të arrestuarve për protestën.

Ndërsa Prokurorja zj.Belina Kryemadhi (Zeneli) i informoi punonjësit e institucionit tonë, se në datën 29.06.2019 në orët e vona të natës kishte komunikuar drejtëpërdrejt në telefon me Shefin e Komisariatit të Policisë Dibër.Gjatë komunikimit ajo i kishte kërkuar atij që të merrte masat e nevojshme për kryerjen e vizitave mjekësore të të arrestuarve të dëmtuar tek mjekët specialistë, sepse ata kishin nevojë për ekzaminime të tilla.Gjithashtu i kishte thënë se në Spitalin Rajonal Dibër nuk ka mjek ligjor dhe për këtë arsye dëmtimet e tyre duhet të pasqyroheshin në kartelat ditore për të mundësuar më pas kryerjen e ekspertimeve mjeko-ligjore mbi bazën e dokumentacionit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore Tiranë.Ndonëse kërkesa e prokurores ishte plotësisht e ligjshme, Shefi i Komisariatit nuk ka marrë asnjë masë për zbatimin e saj.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga Komisariati i Policisë Dibër me shkresën nr. 1951 prot., datë 30.06.2019 i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër materialet hetimore për shtetasin Naim Gazidede, Kryetar i Degës së Partisë Demokratike Dibër, për veprën penale të ‘Organizimit dhe pjesmarrjes në grumbullime dhe manifestime të paligjshme’ në KZAZ nr. 19 Dibër, parashikuar nga neni 262/1 i Kodit Penal, si dhe për shtetasit e arrestuar Agim Bojku, Ervis Bojku, Migjen Zebi, Lorenco Zebi, Oligren Zebi, Imer Kaloshi, Jeton Kaloshi, Ardit Kaloshi, Erald Kaloshi, Arif Kaloshi, Fatmir Vraniçi, Klajdi Uka dhe Ditmar (Bilbil) Ramadani (Gjura) për veprat penale ‘Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor’ e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, ‘Shkatërrim i pronës’ e kryer në bashkëpunim’, ‘Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit’ e kryer në bashkëpunim, ‘Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit’ e kryer në bashkëpunim, ‘Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme’, ‘Prishja e qetësisë publike’, të parashikuara nga nenet 326/a-25-22, 150-25, 242-22, 236/2, 262/1 dhe 274-25 të Kodit Penal.

Gjithashtu nga punonjësit e policisë u informuam se, në lidhje me ngjarjen në fjalë, përveç 13 të arresturve, ishin shpallur në kërkim policor edhe 26 persona të tjerë të cilët janë autorë të dyshuar për kryerjen e disa veprave penale.

Nga këqyrja e dokumentacionit të administruar në Komisariatin e Policisë Dibër dhe në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, si dhe të kartelave mjekësore të të arrestuarve të hapura nga mjekët e Spitalit Rajonal Dibër rezulton se:

  1. Shoqërimi në organin e policisë i shtetasve Agim Bojku, Ervis Bojku, Imer Kaloshi, Jeton Kaloshi, Ardit Kaloshi, Erald Kaloshi, Arif Kaloshi, Klajdi Uka dhe Ditmar (Bilbil) Ramadani (Gjura) është bërë në bazë të nenit 109/1/c të ligjit nr. 108/2014 ‘Për Policinë e Shtetit’, ku parashikohet se punonjësi i policisë bën shoqërimin e personave në ambientet e policisë ose institucionin urdhërdhënës edhe në kushtet dhe rastet kur ka dyshime të arsyeshme se ka kryer vepër penale.Sikurse u përshkrua më sipër këta persona janë shoqëruar në orët e natës, sepse ndaj tyre kishte dyshime të arsyeshme se kishin kryer disa vepra penale dhe me qëllim arrestimi.

Në nenin 112/2/e të ligjit ‘Për Policinë e Shtetit’ është parashikuar se, në rastet e arrestimit/ndalimit policia evidenton për çdo person të dhënat për orën, datën dhe vendin e arrestimit apo të ndalimit.

Për sa më sipër, mendojmë se, nëse një person arrestohet në flagrancë apo ndalohet, në procesverbalin përkatës të arrestimit/ndalimit duhet të vihet çasti, ora, e kapjes së tij në fakt, kur ai është privuar realisht nga liria. Pra, sapo ai kapet dhe prangoset nga punonjësi i policisë që ka bërë kapjen në flagrancë apo ora kur bëhet ekzekutimi i urdhrit të ndalimit.Duke iu referuar neneve 144, 250 të K.Pr.Penale, shënimi në procesverbal i çastit (orës) së arrestimit në flagrancë ose të ndalimit është një element i rëndësishëm mbi bazën e të cilit fillojnë të llogariten efektet e paraburgimit. Ndërsa në bazë të nenit 258 të K.Pr.Penale, nga çasti (ora) e arrestimit ose ndalimit fillon afati i 48-të orëve, brenda të cilit prokurori kërkon vleftësimin e masës së sigurimit në gjykatën e vendit ku është kryer arrestimi ose ndalimi.

Theksojmë se, në procesverbalet e arrestimit të shtetasve të përpiluara nga oficerët e policisë gjyqësore të organeve vendore të Policisë së Shtetit Dibër, ora e arrestimit të tyre nuk ishte e saktë, sepse ishte vendosur ora e mbajtjes së proceverbaleve dhe jo ora faktike e arrestimit të tyre. Diferenca kohore ndërmjet orës faktike dhe asaj të vendosur në procesverbal është mesatarisht rreth 9 orë për secilin të arrestuar.  Kjo do të thotë se kërkesa e organit të prokurorisë për vleftësimin dhe caktimin e masave të sigurimit personal ndaj 13 shtetasve të arrestuar ka shkuar në gjykatën përkatëse tej afatit prej 48 orëve nga arrestimi i tyre në fakt.

Përveç sa më sipër theksojmë se, në rekomandimet e bëra në vijimësi që prej më shumë se dhjetë vjetësh nga Avokati i Popullit, si për rastet e ankesave të trajtuara ashtu edhe nga inspektimet e bëra në organet e Policisë së Shtetit është kërkuar që, edhe në rastet kur për personat e shoqëruar në organet e policisë vendoset arrestimi apo ndalimi, në proçesverbalin e arrestimit në flagrancë ose të ndalimit duhet të vihet ora e shoqërimit të tyre dhe jo ora kur përpilohet procesverbali i arrestimit/ndalimit. Rekomandimet  e Avokatit të Popullit janë bazuar jo vetëm në parimet universale të së drejtës dhe në parimet e përgjithshme të së drejtës tonë penale, por edhe në dispozitat konkrete të Kodit të Procedurës Penale respektivisht nenet 144, 250 dhe 259 të tij.  Është e nevojshme që të sqarojmë se këto rekomandime janë vlerësuar të drejta dhe janë pranuar nga Policia e Shtetit.Për këtë fakt i referohemi edhe përgjigjeve të dërguara nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit respektivisht me shkresat nr. 12/1 prot., datë 13.02.2018 dhe nr. 267/1 prot., datë 07.03.2018.

  1. Gjatë kapjes në banesa, lidhjes me pranga dhe shoqërimit për në organin e policisë nga punonjësit e strukturave të Policisë së Shtetit, shtetasit Agim Bojku, Ervis Bojku, Imer Kaloshi, Jeton Kaloshi, Ardit Kaloshi, Erald Kaloshi, Arif Kaloshi, Klajdi Uka dhe Ditmar (Bilbil) Ramadani (Gjura) janë dhunuar fizikisht duke u goditur me pëllëmbë, grushta, shqelma dhe qyta armësh në pjesë të ndryshme. Ky fakt provohet nga deklarimet e personave të pyetur nga punonjësit e institucionit tonë, kallëzimet e bëra nga disa prej tyre para organit procedues, si dhe nga kartelat ditore e të arrestuarve të hapura nga Spitali Rajonal Dibër, ku ndaj tyre janë konstatuar shenja të pasojave të dhunës fizike, si fraktura, kontuzione, dërmishje, etj. Ky veprim përbën cënim të integritetit të tyre fizik të mbrojtur e garantuar nga Kushtetuta, Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, Kodi Penal, Ligji nr. 108.2014 ‘Për Policinë e Shtetit’.
  2. Për ngjarjen e ndodhur në datën 28.06.2019 tek objekti ku ndodhej KZAZ-ja nr. 19 Dibër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër ka filluar procedimin penal nr.288, të vitit 2019, që bën fjalë për veprat penale të parashikuara nga nenet 150, 236/1 dhe 237 të Kodit Penal. Sqarojmë se ky procedim është filluar në bazë të materialeve procedurale të referuara nga Komisariati i Policisë Dibër. Për këtë arsye, shpallja në kërkim policor nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër e 26 personave të tjerë të cilët janë autorë të dyshuar për kryerjen e disa veprave penale dhe kryerja e veprimeve me ta, duke mos vënë në dijeni për këto veprime organin e Prokurorisë nuk është në përputhje me ligjin, sepse në këtë rast nuk ndodhemi në kushtet e flagrancës dhe të kryerjes së veprimeve me iniciativë nga policia gjyqësore.Sjellim në vëmëndje se, në bazë të nenit 24/1 të Kodit të Procedurës Penale, prokurori ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit, drejton dhe kontrollon hetimet paraprake dhe veprimtarinë e policisë gjyqësore, si dhe kryen vetë çdo veprim hetimor që e çmon të nevojshëm, merr masa për ekzekutimin e vendimeve penale, mbikëqyr ekzekutimin e tyre, si dhe ushtron funksionet e bashkëpunimit gjyqësor me autoritetet e huaja, sipas rregullave të caktuara në këtë Kod.Në këtë rast konstatojmë kapërcim të kompetencave dhe shpërdorim të atributeve të strukturave vendore të Policisë së Shtetit, pasi ndonëse organi procedues ka regjistruar procedimin penal nr. 288 të vitit 2019 ku janë tashmë të pandehur 13 persona, Komisariati i Policisë Dibër aktualisht disponon një listë me 26 persona në kërkim policor të cilën nuk ia ka dhënë ende organit procedues.
  3. Mungesa e mjekut apo ndihmësmjekut në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, cënon standardin e trajtimit të personave të arrestuar/ndaluar nga strukturat në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, të cilat ruhen dhe trajtohen në dhomat e sigurisë të Komisariatit të Policisë Dibër. Është rasti që të kujtojmë se, prania e mjekut dhe kryerja e vizitave personave të arrestuar/ndaluar parashikohet në Procedurën Standarde të Punës ‘Për trajtimin dhe sigurimin e personave të arrestuar/ndaluar në ambientet e Policisë së Shtetit, evidentimi dhe zgjidhja e kërkesë/ankesave të tyre’, e miratuar me Urdhrin nr.1102, datë 07.11.2017, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Në Kapitullin V, pika 7 të kësaj procedure ‘Verifikimi paraprak dhe kontrolli mjekësor’, ndërmjet të tjerave parashikohet se:

‘7.1 Para sistemimit/akomodimit në sistemin e dhomave të sigurisë, një punonjës policie i nivelit të parë drejtues i shërbimeve të rendit publik, specialisti i shërbimit të sallës së komandimit/ndihmës specialisti për informacionin dhe mjeku i policisë, kryejnë intervistimin, verifikimin dhe këqyrjen e jashtme të arrestuarit/ndaluarit nëse ka shenja të ushtrimit të dhunës, keqtrajtimit, sëmundje të ndryshme që kanë nevojë për ndihmë mjekësore apo ankesa të tjera të kësaj natyre.

7.2 Detyrimisht në këtë moment sa më shpejt të jetë e mundur por jo më vonë se 12 orë pas ndalimit/arrestimit kryhet kontrolli/vizita mjekësore nga mjeku apo ndihmësmjeku i drejtorisë/komisariatit të policisë.

7.5 Në përfundim të këtij procesi punonjësit e përmendur në pikën ‘7.1’ të kësaj pike gjithçka të konstatuar e pasqyrojnë në një procesverbal verifikimi-konstatimi, i cili nënshkruhet nga të gjithë punonjësit e policisë që janë përfshirë në verifikim/konstatim dhe vendoset në dosjen e të ndaluarit/arrestuarit.’

Në pikën 10.1 të këtij kapitulli ‘Fashikulli/Dosja e të arrestuarit /ndaluarit’, ndërmjet të tjerave parashikohet se:

‘10.1 Për çdo person të arrestuar/ndaluar që mbahet në dhomat e sigurisë, çelet fashikulli i cili merr për numër – numrin rendor që ka emri i tij në regjistrin e personave të arrestuar/ndaluar, i cili gjatë periudhës që personi mbahet në këto ambiente duhet të plotësohet me këto dokumente:

…. Kartela mjekësore me shënimet përkatëse të mjekut’.

Në Kapitullin VI ‘Të drejtat dhe detyrimet e të ndaluarve/arresturve’ ndërmjet të tjerave parashikohet se:

‘1.9 Ti nënshtrohet vizitave dhe ekzaminimeve mjekësore të një mjeku/ndihmës mjeku i njësisë policore, mjekë të tjerë të specializuar apo të zgjedhur dhe shpërblyer nga i arrestuari/ndaluari.’

Pra, mungesa prej disa muajsh e mjekut apo ndihmësmjekut në këtë organ ka sjellë si pasojë që të mos zbatohen detyrimet e këtij institucioni dhe të drejtat e personave të arrestuar/ndaluar tëparashikuara në aktin nënligjor të cituar më sipër. Sqarojmë se në librin e kryerjes së vizitave mjekësore të personave të arrestuar/ndaluar në Komisariatin e Policisë Dibër janë pasqyruar vetëm data dhe ora e kryerjes së vizitave, por nuk është pasqyruar asnjë shënim lidhur me intervistimin, verifikimin dhe këqyrjen e jashtme të arrestuarve/ndaluarve nëse kishin shënja të ushtrimit të dhunës, keqtrajtimit, pretendimet e të arrestuarve dhe konstatimet, rekomandimet apo mjekimet e dhëna nga mjeku. Gjithashtu nuk ishte mbajtur procesverbal verifikimi/konstatimi, i cili nënshkruhet nga të gjithë personat e përfshirë në verifikim-konstatim.

  1. Komisariati i Policisë Dibër nuk i është përgjigjur kërkesave të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër drejtuar këtij organi me shkresat nr. akti 42, 43, 44, 45, 46, 47, 48, 49, 50, 51, 52 dhe 53 Akti, datë 01.07.2019, për dërgimin e të 13 shtetasve të arrestuar të cituar më sipër për ti shoqëruar në sallën e gjyqit në datën 01.07.2019 në orare të ndryshme për zhvillimin e seancës gjyqësore për vleftësimin e arrestimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal në ngarkim të tyre.

Justifikimi i bërë nga Komisariati i Policisë Dibër se, nuk mund t’i shoqëronte të 13 të arrestuarit në fjalë, sepse forcat e policisë ishin të angazhuara me shërbime të tjera në sigurimin e objekteve të VNV, numri i madh i të arrestuarve dhe koha e shkurtër e përcaktuar në njoftimin e gjykatës nuk është i bazuar në ligj. Kjo vonesë ka sjellë si pasojë që nga gjykata të arrestuarit të liheshin të lirë me një ditë vonesë, ndonëse brenda afatit maksimal të parashikuar nga dispozitat e Kodit të Procedurës Penale.

Në përfundim të hetimit administrativ të këtij rasti arritëm në konkluzionin se nga punonjësit e strukturave të Policisë së Shtetit janë kryer një sërë shkeljesh ligjore si më poshtë:

  1. a) Shoqërimi i një numri personash në orët e natës duke filluar nga ora 03:00 është bërë jashtë kushteve të flagrancës dhe kur ata ishin larguar për në banesat e tyre.
  2. b) Dhunimi fizik e psikologjik i të shoqëruarve;
  3. c) Mbjatja për 9 orë e tyre në ambientet e shoqërimit pa akt dhe përpilimi i procesverbaleve të arrestimit në flagrancë pas kësaj periudhe kohore;

ç) Mosdhënia e ndihmës mjekësore menjëhere të të dëmtuarve nga dhuna e ushtruar;

  1. d) Ndërhyrja në banesa pa akt të motivuar dhe për më tepër me iniciativënga punonjësit e strukturave tëPolicisë së Shtetit;
  2. dh) Shoqërimi dhe arrestimi i dy personave për të cilët nga prokurorja nuk është konstatuar që të kenë qënë në protestë;
  3. e) Atribuimi i 6 fakteve penale, ndërkohë që organi i Prokurorisë ka regjistruar procedimin penal vetëm për 3 akuza;

ë) Dërgimi i akteve nga Komisariati i Policisë në organin e Prokurorisënë datën 30.06.2019,me gati 30 orë vonesë;

  1. f) Mos shoqërimi i të arrestuarve në Gjykatëpër vleftësimin dhe caktimin e masës së sigurisë në datën 01.07.2019, duke e refuzuar kërkesën e Gjykatës;
  2. k) Mos njoftimi i prokurores dhe kryerja me iniciativë e veprimeve me të arrestuarit;
  3. l) Mbajtja pa dijeninë e organit procedues të 26 personave në kërkim policor dhe pa masa sigurie personale.

Për sa më sipër gjykojmë se, punonjësit e strukturave të Policisë së Shtetittë cilin kishin shkuar në ndihmë të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër në prag të zgjedhjeve vendore të datës 30.06.2019 gjatë përmbushjes së detyrës së ngarkuar në datën 29.06.2019 për kapjen dhe shoqërimin në Komisariatin e Policisë Dibër të shtetasve Agim Bojku, Ervis Bojku, Imer Kaloshi, Jeton Kaloshi, Ardit Kaloshi, Erald Kaloshi, Arif Kaloshi, Klajdi Uka dhe Ditmar (Bilbil) Ramadani (Gjura) janë konsumuar elementët e veprës penale të ‘Kryerjes së veprimeve arbitrare’ në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 250 dhe 25 të Kodit Penal, të ndryshuar.

Kjo mënyrë sjelljeje e punonjësve të policisë vjen në kundërshtim edhe me nenin 2 të ligjit nr. 108/2014 ‘Për Polinë e Shtetit’ ku parashikohet se:

‘Policia e Shtetit ka për mision ruajtjen e rendit e të sigurisë publike, ruajtjen e personaliteteve të larta shtetërore dhe objekteve të rëndësisë së veçantë, garantimin e zbatimit të ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe aktet ndërkombëtare, duke respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut’.

Gjithashtu ajo vjen në kundërshtim edhe me nenin 94 të këtij ligji i cili parashikon se:

‘Punonjësi i policisë është i detyruar të respektojë rregullat e sjelljes dhe etikës gjatë përmbushjes së detyrave….’

Në rastin nëshqyrtim, veprimet e punonjësve të këtyre strukturave, të cilët kryejnë funksionin shtetëror, si punonjës të Policisë së Shtetit, përmbajnë elementët e veprës penale të ‘Kryerjes së veprimeve arbitrare’, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 250 dhe 25 të Kodit Penal. Këto veprime ata i kanë kryer gjatë ushtrimit të detyrës së tyre duke cënuar rëndë integritetin fizik të shtetasve Agim Bojku, Ervis Bojku, Imer Kaloshi, Jeton Kaloshi, Ardit Kaloshi, Erald Kaloshi, Arif Kaloshi, Klajdi Uka dhe Ditmar (Bilbil) Ramadani (Gjura), të garantuar nga neni 25 i Kushtetutës, Kodi Penal, Kodi i Procedurës Penale,ligji nr. 108/2014 ‘Për Policinë e Shtetit’.

Ndërsa qëndrimi i mbajtur nga drejtuesi i Komisariatit të Policisë Dibër në këtë rast, duke mbajtur të shoqëruarit në komisariat pa ndonjë akt, mos dhënien menjëherë të ndihmës mjekësore të të shoqëruarve të dëmtuar gjatë kapjes dhe shoqërimit nga punonjësit e strukturave të Policisë së Shtetit, duke mos dërguar disa të arrestuar të dëmtuar për vizitë mjekësore tek mjekët specialistë dhe shpallur në kërkim pa dijeninë e organit procedues të 26 personave janë në kundërshtim me aktet normative në fuqi dhe Procedurën Standarde të Punës ‘Për trajtimin dhe sigurimin e personave të arrestuar/ndaluar në ambientet e Policisë së Shtetit, evidentimi dhe zgjidhja e kërkesë/ankesave të tyre’, e miratuar me Urdhrin nr. 1102, datë 07.11.2017, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Gjithashtu edhe mosdërgimi i të arrestuarve në Gykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër në datën e kërkuar prej saj për zhvillimin e seancës gjyqësore për vleftësimin dhe caktimin e masës së sigurimit personal vjen në kundërshtim me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale dhe përbëjnë mos përmbushje të rregullt të detyrës që i është ngarkuar me ligj. Këto veprime dhe mos veprime i kanë sjellë pasoja të rënda interesave të ligjshme të shtetasve duke i dëmtuar shëndetin dhe cënuar lirinë personale. Me veprimet dhe mosveprimet e tij ai ka konsumuar elementët e veprës penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’, të parashkuar nga nenet 248 e 25 të K.Penal.

Ndërkohë, këto veprime dhe mosveprime të punonjësve të Policisë së Shtetit cënojnë rëndë imazhin e organeve të Policisë së Shtetit, si dhe dëmtojnë e trondisin thellë besimin e publikut tek këto organe të administratës publike.

Për sa më sipër, bazuar në nenin 63/3 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë ku parashikohet se: ‘Avokati i Popullit ka të drejtë të bëjë rekomandime dhe të propozojë masa kur vëren shkelje të të drejtave të njeriut, nga administrate publike’, dhe në nenin 21/ç të ligjit nr.8454 datë 04.02.1999 ‘Për Avokatin e Popullit’, ku thuhet se: ‘i rekomandon prokurorisë të fillojë hetime në qoftë se vëren se është konsumuar figura e një vepre penale’,

R E K O M A N D O J M Ë :

Rekomandim për fillimin e hetimeve ndaj punonjësve të struktuarve të Policisë së Shtetit që kanë shkuar në ndihmë të DVP Dibër, për veprën penale të ‘Kryerjes së veprimeve arbitrare’, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 250 dhe 25 të Kodit Penal, të ndryshuar, si dhe ndaj drejtuesit të Komisariatit të Policisë Dibër për veprën penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, të ndryshuar.

Për qëndrimin që do të mbani dhe masat që do të merrni në zbatim të këtij rekomandimi, lutemi të na ktheni përgjigje brenda 30 ditëve konform nenit 22 të ligjit nr. 8454 datë 04.02.1999 ‘Për Avokatin e Popullit’, i ndryshuar.

Bashkëlidhur po ju dërgojmë në cilësinë e provave fotokopje të njëhsuara të dokumentave të mëposhtme:

  1. Procesverbali i pyetjes së shtetasit Agim Bojku në datën 04.07.2019.
  2. Procesverbali i pyetjes së shtetasit Ervis Bojku në datën 04.07.2019.
  3. Procesverbali i pyetjes së shtetasit Imer Kaloshi në datën 04.07.2019.
  4. Procesverbali i pyetjes së shtetasit Jeton Kaloshi në datën 04.07.2019.
  5. Procesverbali i pyetjes së shtetasit Ardit Kaloshi në datën 04.07.2019.
  6. Procesverbali i pyetjes së shtetasit Erald Kaloshi në datën 04.07.2019.
  7. Procesverbali i pyetjes së shtetasit Arif Kaloshi në datën 04.07.2019.
  8. Procesverbali i pyetjes së shtetasit Klajdi Uka në datën 04.07.2019.
  9. Procesverbali i pyetjes së shtetasit Fiqiri Kaçaku në datën 04.07.2019.
  10. Fotokopje e fletës së regjistrit të personave të shoqëruar në Komisariatin e Policisë Dibër.
  11. Fotokopje e fletës së regjistrit të personave të ndaluar/arrestuar në Komisariatin e Policisë Dibër.
  12. Fotokopje e fletës së librit të kryerjes së vizitave mjekësore të të arrrestuarve/ndaluarve në Komisariatin e Policisë Dibër.
  13. Fotokopje e listës së personave në kërkim aktiv nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër (E përditësuar më 03.07.2019).

Tjetër koncesion i fshehtë tek karburantet, do t’i kushtojë taksapaguesve 100 milionë euro

Përmes dokumenteve të publikuar në rrjetet sociale, ish deputeti i PD-së Agron Shehaj ka denoncuar sot një tjetër koncension të qeverisë Rama.

“Nëpermjet një procedure konkurrimi me një ofertues dhe të jashtëligjshme, qeveria ka shpallur kompanine “Noa control” fitues të koncesionit për kontrollin e pompave të naftës. Ky tender është bërë në fshehtësi të plotë sepse gjykata ka kërkuar modifikimin e kritereve të garës.” –shkruan Shehaj në facebook.

Ndër të tjera Shehaj thekson se kontrolli i pompave të naftës kryhej nga shteti dhe ishte një aktivitet fitimprures sepse sillte në arkat e shtetit mbi 5 milionë euro në vit.

“Kompania “Noa Control” do të investoj vetëm rreth 600.000 euro dhe nga koncesioni njëzetvjeçar do të përfitojë minimalisht 100 milionë euro nëse tarifat e kontrollit do jenë të njëjta.

Vjedhja nëpërmjet këtij koncesioni është marramendëse dhe kjo është arsyeja pse fituesi i garës së këtij koncesioni ishte i parapercaktuar.”-përfudon Shehaj postimin e tij, ndërsa apelon Prokurorinë të hetojë këtë aferë sipas tij korruptive flagrante në shkelje të ligjit.

Mziu përuron përfundimin e punimeve në 3 investime të Bashkisë në Kamëz dhe Paskuqan

Vazhdon me intensitet puna në territorin e Bashkisë Kamëz. Punimet në infrastrukturën rrugore po inspektohen sistematikisht nga kryetari i Bashkisë Kamëz Xhelal Mziu. Në kuadrin e qindra projekteve infrastrukturore në rrugë të cilat janë në proces realizimi nga Bashkia Kamëz, kryebashkaiku Xhelal Mziu ka përuruar përfundimin e investimeve në tre prej rrugëve të rëndësishem në Kamëz dhe Paskuqan.

Kryebashkiaku Xhelal Mziu, ka përuruar përfundimin e punimeve në terren në rrugën e “Zanave”, në Njësinë Administrative Bathore. Eshtë kjo rrugë një nga investimet më të rëndësishme jo vetëm në Njësinë Administrative Bathore, por në të gjithë territorin e Bashkisë Kamëz. Duke ditur rëndësinë që zë ky investim në këtë rrugë, z.Mziu e ka parë me shumë interes financimin, pasi rruga e “Zanave”është aksi që lidh çdo lagje të Njësisë Administrative Bathore me të gjitha rrugët sekondare të lagjeve 1,2,3 dhe 4 Bathore si dhe me rrugën kryesore “Demokracia” nga rrethrrotullimi Bathore dhe në gjatësinë prej 7 km me Njësinë Administrative Zall-Herr. Rruga e “Zanave” ka një gjatësi prej 1486 metra linear, me gjerësi 16 metra dhe gjerësi asfalti 9 metra. Ajo ka trotuar në të dyja anët e saj me dimensione 2 X 2 metra, në pjesën e brendshme ka një gjerësi lulishteje përgjatë gjithë gjatësisë prej 1486 metra me gjerësi prej 3 metrash.

Rruga Drini/Kryetari i Bashkisë Kamëz ka përuruar edhe përfundimin e punimeve e punimeve në rrugën “Drini” në Njësinë Administrative Bathore. Rruga “Drini” ka një gjatësi prej 1300 metra linearë, gjerësi 16 metra. Kjo rrugë ka në mesin e saj një ndarëse me gjelbërim dhe ndriçim me një gjerësi prej 3 metrash. Në të dyja krahët e rrugës “Drini” është realizuar asfaltimi në çdo krahë të saj me nga 4,5 metra gjerësi, që përbëjnë 9 metra bazë asfaltimi. Ky aks rrugor ka trotuare me përmasa 2 x 2 metra dhe kunetë në të dyja anët e me nga 2 x 0,5 metra.  Krahas këtyre elementëve rruga “Drini” do të realizohet mbjellja e pemë dekorative gjatë gjithë gjatësisë së saj.

Përfitues janë jo vetëm 5000 familjet që përshkojnë këtë aks por ai mbetet një nga nyjet kryesore që do të ketë ngarkesën më të madhe të lëvizjeve të qytetarëve dhe banorëve të Kamzës dhe jo vetëm. Një falënderim të veçantë bënë të gjithë banorët për këtë investim që kryebashkiaku Mziu ka realizuar në këtë zonë.

Rruga “Mustafa Lita”. Kryebashkiaku Mziu ka qënë i pranishëm edhe në përurimin e punimeve në një ndër investimet themelore për vitin 2019 i planifikuar nga Bashkia Kamëz, ai i rrugës “Mustafa Lita” në Babrru-Kodër e Kuqe, Njësia Administrative Paskuqan. Infrastruktura e kësaj rruge ka qënë në kushte mizerabël, duke mos mundësuar lëvizjen normale qoftë për mjetet ashtu edhe për qytetarët e kësaj zone. Kjo rruge ka një gjatësinë prej 2420 metrash linear dhe një gjerësi prej 8 metrash, duke përfshirë të gjithë parametrat e një rruge me standarde bashkëkohore.

Asfaltimi i plotë i kësaj rruge ka bërë që të ndryshojë tërësisht pamja e infrastrukturës si dhe përmirësimi mjaft i ndjeshëm i mjedisit përreth. Impakti i investimit është mjaft i ndjeshëm, pasi lidh në mënyrë organike lagjet e Njësisë Administrative Paskuqan me lagjen Bulçesh dhe duke rivitalizuar gjithë zonën që përfshin ky investim. Nga ky investim madhor për vitin 2019 gjejnë vlerësimin e duhur më shume se 7500 familje që banojnë përgjatë gjithë segmentit, një shifër kjo që tregon vëmendjen që institucioni i Bashkisë i kryen shërbimet dhe investimet me një studim mjaft të qartë urban. Këto rrugë dhe të tjera në territorin e Bashkisë Kamëz janë mundësuar me 100% financim me buxhetin e Bashkisë Kamëz.

Forcat e policisë mbërrijnë tek zona e “Astirit”, banorët në revoltë: Ne jemi për shtëpitë tona. O të na vrasin, o do i vrasim

Banorët e “Astirit” kanë dale që në orët e para të mëngjesit në protestë, pasi janë informuar se sot mund të nisë prishja e banesave në këtë zonë. Një banor i revoltuar është shprehur se kjo histori do të përfundojë me viktima.

“Te Unaza e Re nuk keni asnjë lloj shansi t’i prishni. Ne jemi për shtëpitë tona. O të na vrasin ata, o do i vrasim ne, kështu do të përfundojë. Ne do të bëjmë kufoma në pragun e shtëpisë tonë. Duam drejtësinë tonë”, u shpreh një banor.

Në këtë zonë ka një prani mjaft të madhe të punonjësve të policisë Bashkiake dhe asaj të rendit, pasi priten që të prishen disa banesa pa leje.

Ndërkohë, burime pranë Policisë së Tiranës thanë se, banesat që priten të prishen sot nuk kanë lidhje me projektin e “Unazës së Madhe”, por me rikualifikimin e një rruge që lidh zonën e “Astirit” me Kasharin.