13.5 C
Tirana
E enjte, 15 Maj, 2025

Përleshje edhe në KZAZ në Skrapar: Nuk ka zgjedhje me 30 Qershor

Situatë e tensionuar në KZAZ e bashkive të cilat kanë vendosur të zbatojnë dekretin e presidentit Ilir Meta i cili rrëzoi 30 qershorin si datë e zgjedhjeve lokale.
Tensione janë vënë re dhe në Skrapa, te pallati i Kulturës ku është vendosur KZAZ nr 66. Qytetarët tentuan të hapin me forcë derën kryesore të godinës ku ndodhet KZAZ, por u ndaluan nga policia.

Rama urdhëron reprezalje në Tropojë, reagon Berisha

Edvin Kristaq Urrejtesi urdheron reprezalje hakmarrese ne Tropoje!

Me urdher te tij gjeneral Kanabisi ka derguar forcat e nderhyrjes se shpejte!
Denoj me ashpersine me te madhe keto qendrime staliniste kriminale te Edvin Kristaq Urrejtesit dhe shpreh krenarine time me qendrimin e kryengritesve te pamposhtur!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhita! sb

preshendetje doktorr desha te informoj se pas asj qe ndodhi sod ne troppj shum forca te nderhyrjes se shpejt kan zparguat ne tropoj dhe po bejn shoqerime ne mas me se shumti te hallexhinjeve dhe puntorve te sherbimeve te te bashkis tropoj ju lutem denonconi kete nderhyrje banditeske te bandave te varrmihsit dhe Llesh Kimikut.

Bardhi: Fundi i Ramës do jetë i shpejtë dhe i tmerrshëm, krim të ri zgjedhor nuk ka për të patur!

Sulmi ndaj qytetareve ne gjithe Shqiperine eshte kriminal dhe i urdheruar drejtperdrejte nga Edi Rama.

Edi Rama do mbaje pergjegjesi per nxitjen e konfliktit social, dhunen ndaj qytetareve dhe per cenimin e stabilitetit demokratik te vendit. Fundi i tij do jete i shpejte dhe i tmerrshem!

Votime moniste, zgjedhje me bandat, vjedhje dhe blerje te votave, krim te ri zgjedhor ne 2019, nuk ka per te patur. Te vendosur per te mbrojtur Kushtetuten dhe demokracine! Asnje hap pas!

Betejë para KZAZ-ve në Kamëz dhe Mat, policia plagos me gaz policin

Një polic bashkiak ka humbur ndjenjat përpara KZAZ në Kamëz, aty ku duke tentuar të ndalë protestuesit të hyjnë në shkollën ku ndodhen materialet zgjedhore, Policia e Shtetit ka hehdur gaz lotsjellës.

Efektivi ka rënë në tokë dhe menjëhërë kolegë të tij dhe qytetarë kanë ndërhyrë duke i bërë masazh kardiak dhe nisur menjëhërë drejt spitalit.

Sulmi ndaj qytetareve ne gjithe Shqiperine eshte kriminal dhe i urdheruar drejtperdrejte nga Edi Rama. Edi Rama do mbaje pergjegjesi per nxitjen e konfliktit social, dhunen ndaj qytetareve dhe per cenimin e stabilitetit demokratik te vendit.

Fundi i tij do jete i shpejte dhe i tmerrshem! Votime moniste, zgjedhje me bandat, vjedhje dhe blerje te votave, krim te ri zgjedhor ne 2019, nuk ka per te patur. Te vendosur per te mbrojtur Kushtetuten dhe demokracine! Asnje hap pas!

Përplasja mes policisë dhe protestuesve në qytetin e Burrelit ka sjellë dhjetëra të plagosur.
Gazetari Enver Doçi ka raportuar se mbështetësit e PD kanë përdorur gurë dhe shkopinj në drejtim të policisë.

mbështetje të policisë së Shtetit kanë shkuar Forcat Speciale, që me gaz lotsjellës dhe dhunë kanë shpërndarë mbështetësit e PD. Në spitalin e Burrelit janë dhjetëra të plagosur.
Burreli është bashkia e radhës e drejtuar nga PD ku kanë nisur incidentet për shkak të dekretit të Presidentit Ilir Meta, i cili vendosi anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Skandal, akuza e montuar në zyrën e Ramës, Basha nga Prokuroria: Nesër BILD…

Kryetari i opozitës, Basha është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës nga ku ka deklaruar se nuk ka asnjë transaksion dhe asnjë rus në historinë e sajuar nga Rama në lidhje me të ashtuquajturin lobim.

Basha deklaroi se akuza është e montuar në zyrën e Ramës dhe sa herë ka skndale të qeverisë ata sajojnë disje ndaj opozitës.

Kreu i PD-së i është përgjigjur thirrjes së prokurorisë së Tiranës edhe pse dokumenti i paraqitur nga këta të fundit ka pasur mangësi të mëdha.

Në zbatim të ligjeve të vendit, Basha ka vendosur të paraqitet sot në prokurori dhe të japë deklarimet e tij në lidhje me çështjen për të cilën ‘prokuroria politike’ e akuzon.

Një ditë më parë në prokurori u paraqit ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani.

Lulzim Basha: Nuk kanë asnjë provë, duan që unë të shërbej si shpërqendrim pas skandaleve që kanë plasur nga Bild-i dhe ato që priten

DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE LULZIM BASHA
Lulzim Basha: Arsyeja e vetme pse unë jam sot para jush është që të shërbej si shpërqendrim për ju, dhe për qytetarët, për skandalet që kanë plasur nga Bild-i dhe ato që pritet, që janë njoftuar se do të plasin nesër. Kjo është arsyeja e vetme pse sot jam këtu, para jush.
Prokuroria nuk ka asnjë fakt, nuk ka asnjë provë ndryshe apo shtesë, që nga 25 maji, kur unë isha këtu për herë të fundit. Zyrtarisht më komunikuan se nuk ka asgjë të re që nga 25 maji. Kjo, për një arsye të thjeshtë, sepse kjo akuzë është montuar në zyrën e Edi Ramës, për llogari të Edi Ramës.

Pyetje: U njohët me akuzën?

Lulzim Basha: U njoha me akuzën që s’është akuzë, sepse nuk ka asnjë fakt, asnjë provë, s’ka asnjë dokument të falsifikuar në dosje, s’ka asnjë transaksion për pastrim parash, nuk ka asnjë rus të vetëm, nuk ka asgjë, pra është një akuzë e formuluar me një qendrim, t’ju shpërqendrojnë ju dhe qytetarët nga skandalet që kanë plasur, të Bild-it, dhe nga skandalet që do të plasin nesër nga Bild-i dhe që demonstrojnë se ku e ka katandisur shtetin Edi Rama.

Dosjen ju thashë të ma vënë në dispozicion sot, se s’e kishin gati. Nuk e kishin gati dosjen, se s’kanë dosje.
Pra, është një çështje e montuar në zyrën e Edi Ramës për llogari të Edi Ramës. Nuk kanë asnjë provë, asnjë fakt, nuk ka asgjë ndryshe nga 25 Marsi kur kam qenë herën e fundit këtu.

A ka diçka ndryshe?
Është BILD-i.
Kam qenë pesë herë këtu. Herën e parë kam qenë kur plasi skandali i Sajmir Tahirit, herën e dytë më thirrën kur plasi skandali i Geron Xhafës, herën e tretë më thirrën kur plasi skandali i Rrahman Rrahjes dhe i Taulant Ballës, herën e katërt më thirrën kur plasi skandali i Vangjush Dakos, dhe kjo është hera e pestë.

Në mos gabohem edhe për skandalin e “Toyota Yaris”. Sa herë që plasin skandalet e kësaj qeverie të lidhur me krimin këta riaktivizojnë një dosje ku nuk ka asnjë fakt, asnjë provë. Për një arsye të thjeshtë, është montuar në zyrën e Edi Ramës për llogari të Edi Ramës.Kështu që të dashur gazetarë ju uroj raportim të mbarë.

Pyetje: Pse pranuat të paraqiteni sot dhe jo ditën që ju thirrën?
Lulzim Basha: Për arsyen e thjeshtë sepse atë ditë ata nuk zbatuan ligjin, ndërsa tani kishin një plan, të njëjtin plan që kishin nga fillimi, që unë të shërbeja si shpërqëndrim për skandalet e publikuara dhe ato që pritet të publikohen nga BILD-i.
Jam këtu për t’ju shpërqëndruar ju dhe qytetarët nga skandalet e BILD-it, por jam i bindur që ky mision do të dështojë me sukses të plotë. Për këtë pritet të shohim 24 orët e ardhshme.

Pyetje: Z. Basha keni frikë se mos drejtësia do të veprojë edhe mbi ju?

Lulzim Basha: Këtu ku jemi, ka plotë njerëz të frikësuar. Disa prej tyre sapo i takova, por unë nuk jam njëri prej tyre.
Falemnderit, mirupafshim, punë të mbarë!

 

Jozefinë, tenderin e shkollës që dogjën “talebanët” në Shkodër do ta fitojë Faiku?

Arben SHAHINI

Shumëkush nuk e di se çfarë fshihet pas deklaratave të sekserëve politikë të bizneseve të lidhura me qeverinë. Askush nuk mund ta dijë dhe ta parashikojë se pse shpesh herë nga disa ish eksponentë të PD vijnë deklarata të forta kundër PD apo Bashës.

Ajo që duhet të dini është se pas çdo deklarate të tillë lëvrijnë miliona euro nga paratë e taksave tuaja në xhepat e tyre. Këtë nuk duhet ta harroni. Ju mund ti shikoni si shenjtorë kur shfaqen në media me teza të demokracisë, mund të mendoni se ata po përgjërohen për interesat tuaja.

Mund të mendoni se ata janë busulla e moralit shoqëror, kur në të vërtetë ajo që ju nuk mund të shikoni përtej fytyrës së tyre është se ata po bëjnë biznes me ju. Po ju grabisin paratë tuaja me përfitimet që sigurojnë nga pushteti përmes atyre deklaratave politike që bëhen në shërbim të regjimit dhe regjimi di si ti shpërblejë.

Kjo ndodh sa herë i shikoni këta matrapazë politikë të shfaqen publikisht duke bërë opozitën e opozitës dhe shërbëtorin e regjimit. Nuk kanë as turp as cipë. Shkelin mbi veten e tyre dhe këtë e bëjnë për përfitime personale. Mund ti vini çfarë emri të doni, vetëm se duhet të kthjelloheni dhe të shikoni të vërtetën që qëndron pas këtyre deklaratave.

Jozefina Topalli i konsideroi shkodranët sot “talebanë” se ata dogjën materialet zgjedhore të një regjimi kriminal në përputhje të plotë me zbatimin e ligjit dhe të Kushtetutës sipas dekretit të Presidentit që thotë se nuk ka datë zgjedhjesh me 30 Qershor.

Pse është shpërfytyruar ajo që hiqej deri dje si engjëlli mbrojtës i Shkodrës dhe shkodranëve? Kjo është e thjeshtë për tu kuptuar. Duhet ta dini se ajo po bën biznes me regjimin dhe regjimi ka shumë para të pista korrupsioni dhe krimi për ti paguar këta shërbëtorë të së keqes.

Jozefinë, tenderin e shkollës që dogjën “talebanët” në Shkodër a do ta fitojë Faiku?

Berisha: Në Shkodër qytetarët po përballen me narkoshtetin

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora u shpreh se skenari i zjarrit në Shkodër, në KZAZ-në e materialeve zgjedhore është model tipik stalinist.

Qytetarët po mbrojnë rendin kushtetues. Në shkodër qytetarët po përballen me narkoshtetin. Zjarrvënës janë qeveritarët e mafias. Skenari i zjarrit është skenar tipik stalinist i nisur në Raishtag dhe i përcjellë në të gjitha etapat e tjera.

Qytetarët po mbrojnë dekretin e Presidentit. Që është në kushtetueshmëri të plotë. Përveç mafias shtetërore askush nuk mund ta vërë në dikutim.Këta asgjësuan gjykatën kushtetuese. Presidenti është legjitim.

Në emisionin “Tempora” në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se nuk e kuptonte pse ndryshimet kushtetuese kishin dëmtuar vendin.Ai tha se edhe nëse ndryshimet kushetuese do të ndodhin listat janë vullnet i kryetarit në çdo situatë.

“ Dëgjoj rëndom se ndryshimet kushtetuese kanë dëmtuar vendin. Mund të jem i vetmi shqiptar që nuk e kuptoj se përse e kanë dëmtuar ato ndryshime, pore unë mbështes çdo lloj ndryshimi që të bëjën pa asnjë diskutim. Unë e dëgjoj këtë. Le të ndryshojnë kushtetutën në cdo formë që të duan.

Një eksperiencë jo të shkurtër kam, por sido që ti kthesh listat ata janë vullnet i kryetarit more miq. Nuk kemi pse bëjmë iluzione. Listat i bën kryetari. Mos mendoni ju se partitë janë organizma aq demokratike sac thuhet. Partitë kanë probleme me demokracinë ju garantoj. Jo vetëm në Shqipëri”, tha Berisha.

Nga studio e emisionit “Tempora” në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Shqipërisë soti iu anulua data dhe këta që festojnë janë sharlatanë e mafioz.
“ Në 13 kushtet e këshillit të ministrave ka një kusht ndërtimi i institucioneve të drejtësisë dhe funksionimi i tyre. Ku ëhstë Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë. Në 2016 Rama thoshte janë hapur negociatat pa kushte.

Sonila Meço: Edhe sot në twitter gëzoi Edi Rama.
Sali Berisha: Rama ka me borxh që cdo lajm negativ të mashtrojë shqiptarët. Shqipëria kishte një datë. A kishte një datë Shqipëria? Jo vjet, por sivjet kishte datën. Shqipërisë sot iu anulua data. Vjet Maqedonia nuk kishte datë. Shqipëria kishte adtë. Këta festojnë se ju anulua data. Këta janë sharlatanë, janë mafioz.

Topalli, karta e fundit e Ramës për t’u keqpërdorur, peng e së shkuarës

Jozefina Topalli është hedhur në tregun politik nga Rama si karta e fundit e tij për tu keëprdorur në situatën e vështirë politike. Topalli është vetofruar për të kryer këto shërbime të turpshme për të shpëtuar kreiun e një regjimi kriminal dhe këtu ajo ka bërë vetvrasjen politike me të gjithë demokratët.

Tani Topalli është e lirë të rikthehet në të shkuarën e saj të palavdishme para vitit 1990 që duket se e mabn peng edhe në ditët e sotme.

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka reaguar pas ngjarjeve në KZAZ-në e Shkodrës ku zyrtarë të bashkisë dhe mbështetës të PD-së dogjën disa materiale zgjedhore ndërsa iu flaka një shkolle të këtij qyteti. Në një reagim në Facebook, Topalli thotë se ku nuk është një reagim i duhur.

“Djegia e shkollës nuk është historia e Shkodrës. E kundërta eshte historia e këtij qyteti. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në 3 dekada. Një demokrat nuk djeg as mandate as shkolla. Një democrat i vertete nuk hedh as molotov as ka frike nga zgjedhjet.

Demokratet nuk kane patur frike ne ‘97 kur gjysma e territorit kontrollohej nga bandat. Nuk largohet Rama duke refuzuar parimet e vlerat e democracise. Partia demokratike lindi si enderr e lirise dhe e te drejtes me votu.

Ai qe mendon se do pengoje te drejten e votes nuk eshte demokrat. Shqiptaret duan paqe. 3 milion shqiptare nuk mund te mbeten gjate peng te 4-5 vetëve” – shkruan Topalli.

Basha tregon zgjidhjen e vetme për krizën

Shumë njerëz pyesin: po cila është zgjidhja?

Përgjigjia e vetme është: drejtësia. Ndëshkimi i të gjithë atyre që kanë bashkëpunuar në mënyrë kriminale për vjedhjen e votës. Vetëm kështu do të mbyllim kapitullin famëkeq të manipulimit të zgjedhjeve.

Zgjidhja e vetme është: ndëshkim përmes drejtësisë.

Kur miratuam reformën në drejtësi, ne e kishim seriozisht dhe ishim të bindur se një drejtësi e pastër dhe e pavarur është zgjidhja që na duhet, sepse thelbi i problemeve tona si shoqëri është pandëshkueshmëria, është fakti që politikanët, të pasurit dhe të fortit janë mbi ligjin, janë vetë ligji, kurse njerëzit e thjeshtë janë viktimat, që nuk i mbron as ligji dhe asgjë.

Pandëshkueshmëria e politikanëve dhe e kriminelëve duhet të mbarojë dhe do të mbarojë tani.

Fatkeqësisht, drejtësia po mungon në Shqipëri. Fatkeqësisht, ajo që prisnim nga reforma në drejtësi, është rrënuar nga kapja e drejtësisë nga Edi Rama. Por kjo nuk mund të zgjasë më, sepse nga kjo krizë nuk mund të dilet duke ruajtur pandëshkueshmërinë.

Këtë herë kthimi në normalitetin politik, kalon nga dhomat e burgut për politikanët e lidhur me krimin dhe politikanët e korruptuar.

Këto ditë po dëgjoj histori dhe propozime nga më të çuditshmet për daljen nga kriza. Po dëgjoj të riciklohen teori dhe sllogane që në Shqipëri kanë dështuar plot herë për të kuruar dhe parandaluar krizat, sepse ato kanë vënë pazarin mbi parimin, sepse ato kanë devijuar nga rruga e ligjit, nga rruga e drejtësisë.

Shteti i së drejtës, barazia para ligjit, është e vetmja garanci për lirinë, demokracinë dhe mirëqeverisjen.

Basha: Sikur Edi Rama të kishte bërë 6 punë kryesore, sot do të ishim duke negociuar me Europën

Mos dëgjoni helmin antieuropian që përhap Edi Rama duke ju thënë se Europianët janë racistë, se europianët nuk na duan.

Europa në këto tre dekada është sjellë si nënë e dashur me shqiptarët. Ajo na ka mbajtur me bukë kur na kërcënonte uria në vitet 90-të, ajo na dha asistencë dhe dije, kur sapo dilnim nga errësira e komunizmit, ajo na dhuroi miliarda, që të ndërtonim spitale, shkolla e rrugë.

Europa na hoqi vizat, që të ishim të lirë në gjirin e saj.

Europianët na hapën dyert në cdo qytet e fshat, kur migruam drej tyre.

Europianët nuk janë kundër Shqipërisë. Ata janë kundër krimit.

Europianët nuk kanë frikë nga shqiptarët. Ata kanë frikë nga droga.

Europianët nuk duan të mbajnë larg shqiptarë. Ata duan të mbajnë larg qeveritarët e korruptuar.

o Sikur Shqipëria të mos ishte kanabizuar, sikur Shqipëria të mos ishte qendër e drogës, sot do të ishim duke negociuar.

o Sikur Saimir Tahirët, Elvis Roshët, Vangjush Dakot, Damian Gjiknurët të ishin në burg dhe jo të lirë dhe në majat e politikës, ne do të ishim duke negociuar.

o Sikur drejtorët dhe burokratët t’u shërbenin njerëzve, në vend që të vidhnin vota për partinë, do të ishim duke negociuar.

o Sikur në vend të fasadave, të kishim ndërtuar porte dhe rrugë, do të ishim duke negociuar.

o Sikur në bregdet të ishin duke investuar kompanitë europiane dhe jo oligarkët grabitqarë dhe kriminelët që pastrojnë paratë e drogës, do të ishim duke negociuar.

Mbi të gjitha,

o Sikur të kishim zgjedhje të lira, sot do ishim duke negociuar.

Liria e popullit për të zgjedhur qeverinë që do, është burimi i lirive politike

dhe demokracisë europiane. Fatkeqwsisht, Shqipëria sot është shumë larg këtij standarti themelor europian.