30.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Distancimi i Francës nga farsa e 30 Qershorit, Vasak: Ku po shkon Shqipëria?

“Ku po shkon Shqipëria dhe për ku po largohen rinia e saj? Pak ditë pas disa zgjedhjeve vendore të çuditshme, këto janë pyetjet që dua të ngre publikisht!” Kështu e nisi fjalimin e saj ambasadorja franceze Christina Vasak në një pritje organizuar më 14 korrik, në ditën e Festës Kombëtare të Francës.

Duke folur para presidentit Meta, ministrave e deputetëve të pranishëm, ambasadorja Vasak këmbënguli tek dëshira e të rinjve shqiptarë për tu larguar përgjithmone nga vendi:

“Pse largohet rinia nga Shqipëria apo çfarë e shtyn atë ta bëjë? Çfarë gjëje është më e natyrshme, siç e ka thënë me të drejtë Kryeministri, sesa zbulimi i pjesës tjetër të Evropës dhe botës, të studiosh, të punosh dhe të jetosh diku tjetër? Sigurisht, por pse shumë të rinj duan të largohen për gjithmonë?”

Sipas saj ky fenomen po zmadhohet gjithnjë e më tepër dhe për faktin se shqiptarët po humbasin besimin tek institucionet:
“Të ndërtosh një shtet ligjor të denjë për emrin [europian], në çdo aspect, pa pandëshkueshmëri as vetëkënaqësi ësahtë një gjë për të cilën shqiptarët janë dhe duhet të vazhdojnë të jenë në një mendje. Por a nuk po zbehet besimi tek institucionet?”

Ambasadorja vazhdoi më tej duke thënë se është detyra e drejtuesve dhe institucioneve për të drejtuar një shtet, dhe se diplomatët vetëm sa mund të ndihmojnë gjatë këtij procesi, por nuk mund të jetë ata vendim-marrësit:

“Diplomatët janë këtu për të kuptuar, mbështetur dhe shoqëruar, por në asnjë rast për të gjykuar ose zëvendësuar autoritetet kompetente. Kjo gjë duhej thënë.”

Ambasadorja Vasak është e para ambasadore që pranoi publikisht se zgjedhjet e 30 qershorit janë ‘të çuditshme’, në ndryshim nga qëndrimi i Ambasadës Amerikane dhe Delegacionit të Bashkimit Europian, të cilët ‘kanë vlerësuar zhvillimin e qetë dhe të rregullt të zgjedhjeve dhe janë të pritje të vlerësimit përfundimtar të raportit të OSBE-ODIHR-it.’

Sot protesta ndryshe kundër rritjes së çmimit të karburanteve, fik makinën ora 12.00

Një protestë ndryshe kundrër babazisë dhe arrogancës së qeverisë në rritjen e çmimit të karburanteve. Java e re nis me protesta në Shqipëri.

Pas pr/ligjit të qeverisë për rritur çmimin e karburantit, pavarësisht se Shqipëria ka aktualisht çmimet më të larta në rajon dhe Europë, në rrjetet sociale po bëhen thirrje që ditën e nesërme qytetarët, përdorues automjetesh dhe jo vetëm, të protestojnë kundër kësaj nisme të qeverisë, raporton Syri.net.

“Ditë e hënë, datë 15 korrik, të gjithë drejtuesit e automjeteve të fikin automjetet e tyre në rrugë, rrethrrotullime dhe kryqëzime prej orës 12:00-15:00 në shenjë proteste për uljen e çmimit të naftës, minimumi në 150 lekë të reja për litër”, lexohet në posterin e publikuar në rrjetet sociale.

Thirrja është përkrahur nga shumë qytetarë, të cilët nesër pritet ti bashkohen protestës paqësore.

Nobelisti shpjegon nëse nanorobotët do ta shkatërrojnë apo jo Tokën në të ardhmen

Prej kohësh shkencëtarët po kërkojnë dhe po testojnë në laborator tipologji të ndryshme nanomakinash. Në thelb, bëhet fjalë për një strukturë molekulare detyra e së cilës është që të kryejë funksione të caktuara me dobishmëri të saktë: për shembull, t’i japë ilaçet një organi të sëmurë, të identifikojë një agjent patogjen dhe ta mbulojë. Me t’u lindur nanorobotët e parë, do të mund të kontribuojnë në kolonizimin e Marsit dhe të planeteve të tjerë?

Këtyre pyetjeve u përgjigjet Ben Feringa, Profesor në Universitetin e Groningenit në Hollandë. Në vitin 2016, bashkë me francezin Jean-Pierre Sauvage dhe me skocezin J. Fraser Stoddart ka fituar Çmimin Nobel për projektimin dhe sintezën e makinave molekulare.

Nanomakinat tuaja përbëhen nga elementë krejtësisht të zakonshëm si karboni, azoti apo squfuri. A mund të përmbajnë edhe elementë më “ekzotikë” si metale të rralla apo substance radioaktive?

Kësaj pyetjeje është shumë e vështirë që t’i përgjigjesh për një arsye të thjeshtë: deri më sot nuk dimë se çfarë janë dhe çfarë nuk janë në gjendje të bëjnë këto struktura molekulare. Pavarësisht nanomotorëve tanë, nanorotorë dhe element të ngjashëm paraqesin diferenca të mëdha në nivel strukturor, të gjithë ne (unë, Stoddart, Sauvage dhe shumë kolegë të tjerë) për momentin po punojmë ekskluzivisht me molekula organike. Qartazi që askush nuk na pengon të mendojmë se është e mundur të krijohet diçka e ngjashme duke përdorur në mënyrë unike përbërës inorganikë.

Për shembull, duke shpërbërë një përzierje komplekse dhe duke i future, pikërisht ashtu siç ndodh me motorët tanë molekularë, që të rrotullohen rreth aksit të tyre. por, për hir të së vërtetës, askush nuk ka krijuar akoma nanomotorë të kësaj natyre. Dhe arsyeja është e thjeshtë. Falë zhvillimit të farmaceutikës dhe të kimisë së polimerëve kemi studiuar dhe sintetizuar mirë e me shpejtësi përzierje komplekse me bazë zinxhirë hidrogjeni. Jam i bindur se e njëjta gjë mund të bëhet me përzierjet inorganike, por për ta bërë më parë duhet të kuptojmë sesi t’i bashkojmë këto molekula. Nëqoftëse flasim për izotopë radioaktivë, nuk besoj se do të bëhen ndonjëherë pjesë e nanomakinave. Karakteristikat e pazakonta dhe paqëndrueshmëria e tyre i bëjnë të papërshtatshme për të qenë pjesë e sistemeve të qëndrueshme molekulare që përdorin dritën apo elektricitetin si burim energjie. Në këtë kuptim, për ne janë më interesantë motorë molekularë biologjikë që janë të pranishëm në trupin e njeriut në qindra variante. Këta motorë janë të gjitha makina proteinike, shumë prej të cilave përmbajnë atome metalesh. Gjithnjë e më shumë luajnë një rol kyç në ato reagime që i shtyjnë biomakinat të vihen në lëvizje. Për këtë arsye, sipas mendimit tim, kombinimi i lidhjeve të metaleve dhe i përzierjeve organike që na rrethojnë përfaqësojnë një zgjidhje më premtuese.

Këtë vit festojmë përvjetorin e 150-të e Tabelës Periodike të Mendelejevit. A mund të na shpjegoni se në çfarë mënyrë ky objektiv tashmë i lashtë i shkencës na mundëson që të bëjmë zbulime të rëndësishme akoma sot?

Tabela e Mendelejevit na ndihmon në fakt gjithmonë që të përcaktojmë sesi sillen tipologji të ndryshme atomesh dhe të parashikojmë karakteristikat e disa përzierjeve. Për shembull, në disa tipologji të motorëve tanë janë integruar atome oksigjeni. Falë Tabelës dimë se squfuri do të ketë karakteristika të ngjashme me oksigjenin, por do të ketë përmasa më të mëdha. Kjo na mundëson që të menaxhojmë në mënyrë fleksibël sjelljen e këtyre makinave molekulare, duke zëvendësuar oksigjenin me squfurin dhe anasjelltas. Dukshëm që shanset tona të parashikimit nuk kufizohen në këtë. Ekzistojnë parametra të shumtë të zbuluara kohët e fundit që na mundësojnë të parashikojmë disa karakteristika të nanomakinave. Megjithatë, dyshoj se do të arrijmë të krijojmë diçka të ngjashme me një tabelë periodike për nanostruktura si këto. Për momentin nuk kemi dije të mjaftueshme për ta bërë, gjithmonë që të jetë e mundur. Për shembull, mund të parashikojmë sesi do të sillen motorë molekularë me përmasa të ndryshme dhe të ngjashme për nga struktura, por nuk jemi në gjendje që ta bëjmë për sistemi shumë të ndryshëm midis tyre apo të projektojmë diçka nga zeroja pa kryer eksperimente.

Kohët e fundit ju keni thënë se nanorobotët e parë në kuptimin e vërtetë të fjalës do të lindin pas nja 50 vitesh. Por vetëm një vit e gjysmë më parë në Francë është zhvilluar “gara” e parë e këtyre nanomakinave. Sa do të duhet që të lindin nanostruktura autonome?

Duhet kuptuar se të gjithë molekulare ekzistuese sot janë shumë primitive si për nga struktura, ashtu edhe për nga destinacioni. Në fakt edhe makina jonë, e krijuar më 2011, por edhe ata “makina garash” që ju përmendët, janë krijuar jo për të zgjidhur probleme praktikë, por për të kënaqur ndonjë kuriozitet. Si ne, ashtu edhe kolegët tanë, po krijojmë struktura të këtij lloji për të zgjidhur probleme shumë të thjeshta: kërkojmë të kuptojmë sesi të shtyhen molekulat që të lëvizin në një drejtim të caktuar, të ndalen apo të zbatojnë komanda të thjeshta. Ky është një objektiv interesant, por thjesht akademik. Hapi i mëtejshëm do të jetë tashmë më kompleks dhe më serioz. Do të duhet të kuptohet sesi është e mundur të përfshihen këto struktura në ekzekutimin e detyrave më praktike: të transportojnë pesha, të formojnë struktura më mëkomplekse, të reagojnë ndaj stimujve të jashtëm.

Për shembull, nanomakinat mund të përdoren për krijimin e dritareve “inteligjente”, që duke reaguar në nivelin e ndriçimit të pranishëm në rrugë, të jenë në gjendje që të errësohen ose jo. Ose, më tej akoma, për sintezën e antibiotikëve që aktivizohen vetëm në prani të një sinjali të caktuar kimik apo të ndritshëm. Këto risi do t’i shpërndahen publikut të gjerë shumë më përpara nga sa mendonin, qysh në 10 vitet e ardhshme. Krijimi i nanorobotëve në kuptimin e vërtetë të fjalës, në gjendje që të kryejnë operacione në brendësi të organizmit dhe të zgjidhin probleme komplekse, do të kërkojë patjetër shumë kohë, por, e theksoj, jam i bindur se kjo është brenda mundësive tona. Në trupin njerëzor ekziston një sasi e pafundme robotësh të ngjashëm dhe nuk na ndalon askush që t’i bëjmë kopje artificiale. Nga ana tjetër, siç e kam thënë tashmë, ne në nivel zhvillimi për momentin ndodhemi në të njëjtën pikë në të cilën ndodheshin vëllezërit Wright kur po projektonin avionin e parë. Fillimisht duhet të kuptojmë se pse dhe çfarë do të krijojmë. Më pas do të kuptojmë si.

Sipas mendimit tim, nuk është e domosdoshme që të kopjohet saktësisht ajo që na ka dhënë natyra. Nganjëherë sistemet krejtësisht artificiale, si avionët dhe çipet, janë shumë më të thjeshta për t’u krijuar se një krah apo një tru njerëzor. Në raste të tjera është më e thjeshtë që të merret ajo që kanë krijuar tashmë organizmat e gjallë, sui antikorpe të caktuara, dhe t’u integrosh një ilaç apo një komponenteje nanomakine. Këto qasje zbatohen tashmë në Mjekësi. Për këtë arsye, nuk mund të thuhet në mënyrë univoke se një prej këtyre rrugëve është më e drejta dhe më premtuesja për të gjitha tipologjitë e nanorobotëve.

Gjatë viteve të fundit janë shfaqur dy kategori nanomakinash: struktura relativisht të thjeshta që marrin energji nga jashtë dhe struktura në fakt më komplekse (krejtësisht të ngjashme me motorë) në gjendje që të prodhojnë energji në mënyrë autonome. Cilat prej tyre janë më afër me realitetin?

Motorët kimikë, pjesërisht të ngjashëm me ato të pranishëm në qeliza, kanë nisur të lindin vërtet. Në fakt, relativisht vonë kemi krijuar disa struktura të ngjashme në laboratorin tonë. Për shembull, kemi arritur të sintetizojmë një nanomakinë në gjendje që të përdorë glukozën dhe peroksidin e hidrogjenit si karburant dhe të transportojë nanotube, nanopjesëza dhe struktura të tjera të rënda në një drejtim të caktuar. Është e vështirë të thuhet sesa janë premtuese, pasi gjithçka varet nga problemet të cilat dalin përpara. Nëse do duhej të organizonim transportimin e disa molekulave, atëhere qetësisht mund t’i përdornim këto molekula. Megjithatë, për krijimin e dritareve dhe dispozitivëve të tjerë inteligjentë, duhet të përdorim një material tjetër. Veç kësaj, akoma nuk kuptojmë se çfarë na mungon, cilat analoge të makinave klasike mund të krijojmë duke përdorur molekulat dhe në çfarë drejtimi mund të shkojë ky sektor. Praktikisht, jemi vetëm në fillim. Për momentin dimë me siguri vetëm një gjë: nanomakinat janë të ndryshme nga biomakinat e pranishme në qelizat tona dhe nga “motrat e mëdha” të tyre të pranishme në të ashtuquajturën makrobotë.

A do të jetë e mundur në një të ardhme të largët të përdoren makina molekulare në gjendje që të kopjohen për të zgjidhur probleme me natyrë globale si pushtimi i Marsit dhe i planeteve të tjera?

Është vështirë të flitet për planete të tjera, pasi çështja është jashtë dijeve të mia. Megjithatë, sipas mendimit tim, nuk ka të ngjarë që nanomakinat të përdoren në këtë kuptim. Kur tentojmë të pushtojmë një ambient të ri dhe armiqësor, na duhen teknologji shumë të besueshme dhe jo diçka eksperimentale. Për këtë arsye mendoj se makina të tilla më parë duhet të gjejnë një zbatim të tyrin në Tokë. Mund të themi se kjo tashmë po ndodh: gjatë viteve të fundit kimistët kanë krijuar qindra struktura shumë komplekse të përbëra nga molekula të shumta, të ashtuquajturat struktura mbimolekulare që mund të bashkohen në mënyrë selektive me jone të caktuara dhe të injorojnë të tjerë. Për shembull, kolegu im Stoddart ka themeluar kohët e fundit një startup për krijimin e strukturave në gjendje që të nxjerrin ar nga mbeturinat e bizneseve minerare. Në të kaluarën, krijimi i përzierjeve të ngjashme konsiderohej fantashkencë nga alkimistët.

Të folurit për nanomakinat shkakton shpesh një frikë iracionale në publikun e gjerë, i cili frikësohet se mos këto robotë mikroskopikë të së ardhmes mund ta shkatërrojnë qytetërimin njerëzor dhe çdo formë jete në Tokë. Është e mundur të zgjidhet ky problem?

Këto probleme janë ngushtësisht të lidhura me librin “Motorë krijimi” e Erik Drexler të vitit 1986 dhe me skenarin e zhdukjes së njerëzimit të ndodhur si pasojë e vetëshumëfishimit të asaj “substance të hirtë” që sot e njohin në fakt të gjithë. Në realitet, nuk ka asgjë të pazakontë: duke krijuar nanomakina të reja, marrim të gjitha masat që do të merreshin në krijimin e substancave të reja kimike potencialisht helmuese. Në këtë kuptim, komponentët e nanorobotëve nuk ndahen për nga potenciale shkatërrues prej “tullave” që përbëjnë molekulat e ilaçeve të reja, polimereve dhe, katalizatorëve dhe produkteve “tradicionale” të tjera të kimisë. Si çdo ilaç apo produkt tjetër ushqimor, këto struktura molekulare duhet t’i nënshtrohen një numri të madh testeve të sigurisë që të demonstrojnë se janë ose jo në gjendje që ta “shuajnë” dhe shkatërrojnë njerëzimin.

Në realitet, këto frikëra sigurisht që nuk janë befasuese: njeriu tenton që të frikësohet nga ajo që është e re dhe e pazakontë. Çdo dekadë fizika, kimia dhe biologjia prpdhojnë një frikë të re që zëvendëson të mëparshmet. Për shembull, tani është në modë që të kihet frikë nga sistemi i editimit genomik CRISPR/Cas9 dhe inteligjenca artificiale. Çfarë duhet të bëjnë shkencëtarët? Sipas mendimit tim, detyra jonë është e thjeshtë: duhet ta ndihmojmë publikun e gjerë që të ndajë të vërtetën nga gënjeshtra. Duhen kuptuar se çfarë avantazhesh praktike mund të sjellin këto shpikje dhe në çfarë konsiston rrezikshmëria e tyre. për shembull, sikur njerëzit ta kuptonin se CRISPR/Cas9 mund të kurojë sëmundje genetike dhe të rrisë të korrat, do të kiheshin më pak arsye për t’ju frikësuar kësaj teknologjie. E njëjta gjë vlen edhe për nanomakinat e së ardhmes.

(nga Wired)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Marrëdhënia midis Londrës dhe Uashingtonit nuk ka qenë kurrë edhe aq speciale

Interesat e Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar nuk janë më përputhura përsosshmërisht, pasi ndërsa të parët mbeten perandori, e dyta e ka humbur peshën e saj. Ama aleanca është e detyruar që të forcohet prej mungesës së alternativave. Sfida kineze rilançon Five Eyes.

Midis viteve 1812 dhe 1815, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar u ndeshën në një luftë që shkaktoi vdekjen e mijëra ushtarëve amerikanë dhe britanikë. Gjatë këtij konflikti, forcat e Madhërisë së Tij i vunë flakën dhe pushtuan qytetin e Uashingtonit. Rreth një shekull më vonë, të dy vendet luftuan krah për krah në Luftën e Parë Botërore, duke shkaktuar një process që në fillimin e shekullit të XXI do ta bënte atë midis Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar aleancën më kohezive të historisë së politikës ndërkombëtare. Një trajektore që demonstron sesi në raportet midis Londrës dhe Uashingtonit të mos merret asgjë si e mirëqenë dhe që të shtyn të pyesësh se çfarë kursi gjeopolitik do ta pasojë marrëdhënien speciale në shekullin e filluar. Pyetje që një dekadë më parë nuk do të kishte pasur kurrfarë kuptimi, po të kihet parasysh fakti që rendi aktual botëror është një produkt i aleancës midis Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Megjithatë, të dy fuqitë anglishtfolëse kanë një peshë të ndryshme në ekuilibrat globalë që kanë farkëtuar. Nëse Aleatët fituan Luftën e Dytë Botërore, Mbretëria e Bashkuar e humbi perandorinë gjatë konfliktit dhe doli e mbytur në borxhe nga 6 vitet e kontestimit me Gjermaninë naziste. Sikur të mos mjaftonte, në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, filloi Lufta e Ftohtë me Bashkimin Sovjetik, betejë e fortë midis forcave të komunizmit dhe të liberalizmit të cilën Mbretëria e Bashkuar nuk kishte forcën që ta kryente. Londra u rreshtua vendosmërisht nga ana e Uashingtonit, ashtu si në luftërat e mëpasme kundër xhihadizmit. Kjo sjellje ishte e mundur në kuadër të rendit botëror të farkëtuar nga anglo – amerikanët të nesërmen e konfliktit të dytë botëror. Tani që një rend i tillë dalëngadalë po shpërbëhet, marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar i nënshtrohen një presioni të paprecedent.

Individualizimi i pikës së prishjes së marrëdhënieve anglo – amerikane në zgjedhjen e Donald Trump është një arsyetim i papranueshëm. Mjafton të kujtosh disa episode të kohëve të fundit: Presidenti amerikan ka zgjedhur të takojë liderin e atëhershëm e UKIP-it Nigel Farage përpara Kryeministres Theresa May; pas atentatit të Manchester, policia britanike e ka pezulluar për një kohë të shkurtër ndarjen e informacioneve të inteligjencës me zyrtarët amerikanë nga momenti që sipas versionit të Londrës këta të fundit kishin nxjerrë informacione të ndjeshme; më së fundi, amerikanët e kanë shprehur qartë se nëse Mbretëria e Bashkuara synon që të përdorë komponentet e Huawei në rrjetin e saj 5G, Uashingtoni «do ta rikonsiderojë» mundësinë e ndarjes së infomracioneve të inteligjencës me aleatin. Përtej këtyre fërkimeve, britanikëve thjesht nuk u pëlqen Trump. Sipas një sondazhi të kohëve të fundit të kryer nga YouGov, 67% e popullsisë e Mbretërisë së Bashkuar mendon se manjati është një president «shumë i keq». Kështu, britanikët nuk janë dakord në asgjë, por bien dakord për faktin se Trump është një i “pagdhendur”. Sikur të kishte një nivel të ngjashëm konsensusi lidhur me marrëveshjen për daljen nga Bashkimi Europian!

Por teza që i redukton shkaqet e përkeqësimit të marrëdhënies speciale në efektin Trump është tejet sepliste. Pasi në të vërtetë Presidenti amerikan nuk ka të bëjë aspak me krizën në marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar. Shkaku parësor i kësaj të fundit qëndron në faktin se për herë të parë nga viti 1945 interesat e të dy vendeve nuk përputhen përsosshmërisht. Nëse Gjermania aziste, Bashkimi Sovjetik dhe fondamentalizmi islamik përbënin një kërcënim si për Uashingtoni, ashtu edhe për Londrën, sot të dy aleatët perceptojnë kërcënime të ndryshme ndaj sigurive të tyre. Shtetet e Bashkuara konsiderojnë Rusinë dhe Kinën rivalë potencialë në skenën globale dje propozojnë që të frenohen shtete batakçinj si Irani, Koreja e Veriut dhe Venezuela. Me fjalë të tjera, preokupimet në fushën e sigurisë të amerikanëve janë ato të një perandorie. Si të tilla, divergjojnë pashmangshmërisht nga ato të Mbretërisë së Bashkuar, që nuk është më perandori prej një shekulli dhe, për pasojë, ka objektiva strategjikë më pak ambiciozë se atë të aleatit Përtejoqeanit. Rrethanë që shkakton pashmangshmërisht një divergjencë strategjike midis dy fuqive.

Problemi i rrjetit 5G përbën një shembull të shkëlqyer, anipse marxhinal, të natyrës së divergjencave të shfaqura vitet e fundit në marrëdhënien speciale. Edhe Mbretëria e Bashkuar, ashtu si Shtetet e Bashkuar, e pranon në fakt se komponentet e prodhuara në Kinë mund të përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare të saj. Aq sa Këshilli i Sigurisë Kombëtare britanik ka ndaluar komponentet e prodhuara nga Huawei nga pjesët më të ndjeshme të rrjetit 5G. Diferenca midis qasjes britanike dhe asaj amerikane ndaj rastit Huawei dhe, më në përgjithësi, ndaj teknologjisë kineze qëndron në faktin se Londra mendon se bëhet fjalë për një kërcënim të menaxhueshëm. Në një dokument të botuar marsin e kaluar, Qendra Kombëtare për Sigurinë Kibernetike (NCSC) ka përcaktuar se «strategjia zbutëse» (mitigation strategy) e adoptuar nga Mbretëria e Bashkuar përbën mënyrën më të mirë e përballimit të rrezikut që paraqitet nga hyrja e Huawei në sektorin britanik të telekomunikacioneve. Shumë më thjesht, Shtetet e Bashkuara e shikojnë në fakti Kinën si kërcënim. Dhe kur Uashingtoni percepton një kërcënim, në politikën e jashtme amerikane nuk ka më hapësirë për lojëra.

Pika qendrore e cështjes është se Shtetet e Bashkuara mund t’ia lejojnë vetes që të adoptojnë një qasje intransigjente në negociatën me Kinën. Deri më 2018 – vit i karakterizuar nga fërkime të forta tregtare midis Uashingtonit e Pekinit – rreth 20% e eksportit kinez e ka gjetur destinacionin e tij final në tregun amerikan. Në të njëjtën periudhë, kuota e eksporteve kineze drejt Mbretërisë së Bashkuar ka qenë me 2%. Londra merr pjesë me bindje në operacionet detare për të garantuar lirinë e lundrimit në Detin e Kinës Jugore, por vendosja e tarifave doganore të përgjithësuara mbi mallrat kineze është një histori krejtësisht tjetër. Ashtu si Kina, Mbretëria e Bashkuar është në fakt bukur në mes të një procesi imponues të prirur që të ripërcaktojë strategjinë e saj ekonomike. Nëse dhe kur do ta braktisë Bashkimin Europian – duke supozuar se dinamikat e shkaktuara nga Brexit mund të zgjasin në pafundësi – Londrës do t’i duhet të individualizojë partner të rinj tregtarë. Kështu, Mbretëria e Bashkuar nuk ka asnjë interes të armiqësohet kot me Kinën, nga momenti që synon të zhvillojë me të një marrëdhënie të frytshme ekonomike. Diferenca midis qasjes britanike dhe asaj amerikane qëndron kështu në faktin që ndërsa Londra dëshiron ta detyrojë Pekinin të nënshkruajë një marrëveshje më fitimprurëse tregtare, Uashingtoini mendon që ta terrorizojë për t’i marrë dorëzimin.

Qasja amerikane nuk është një problem ekskluzivisht britanik. Përkundrazi, deri më tani Mbretëria e Bashkuar ka arritur që të shmanget me një sukses të caktuar. Kanadasë i ka ecur shumë më keq. Pas ndalimit nga ana e një drejtuesje të Huaëei nga ana e Ottaëa, mbi të cilën rëndonte një kërkesë amerikane ekstradimi, Pekini ka arrestuar disa qytetarë kanadezë – përfshi një ish diplomat – dhe ka ushtruar presion mbi kompanitë kineze me qëllim që t’i reduktojnë marrëdhëniet tregtare me homologet e tyre kanadeze. Por aspekti më i jashtëzakonshëm i kësaj ndodhie është se Kanadaja është shpërblyer për këtë demonstrim besnikërie në Uashington me një President amerikan që kënaqet kur tall Kryeministrin kanadez dhe që e ka shtyrë administratën e tij ta damkosë fqinjin verior si një kërcënim sigurie për shkak të eksportimeve të konsderueshme të çelikut. Për sa Kanadaja është një vend më pak i fuqishëm se Mbretëria e Bashkuar dhe shumë më e varur nga Shtetet e Bashkuara në profilin ekonomik, dinamikat që karakterizojnë marrëdhënien midis Uashingtonit dhe Ottawa pastaj nuk jan edhe aq të ndryshme nga ato që po ristrukturojnë marrëdhënien speciale, pasi aspekti themelor i strategjisë së re amerikane është se Shtetet e Bashkuara nuk synojnë më ta përdorin forcën e tyre për të mbrojtur aleatët. Manifestim konkret i «America First». Slogan gjeopolitik që nga perspektiva britanike nënkupton «Britain Second». Në rastin më të mirë.

Vec të tjerash, hendeku në rritje midis interesave të uashingtonit dhe Londrës përkon me një fazë të paqëndrueshmërie të madhe në Mbretërinë e Bashkuar. Dinamikat e shkaktuara nga Brexit i kanë vënë nën një presion të madh marrëdhëniet midis katër kombeve përbërëse të vendit. Interesat midis Skocisë, Anglisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut nuk janë më të përputhshme, pikërisht siç nuk janë më interesat e Londrës dhe Uashingtonit. Si koloni britanike funksionale për të frenuar kërcënimet e ardhura nga ishulli, Irlanda e Veriut nuk ka pasur kurrë zë me peshë dhe në perspektivë bashkimi i saj me Republikën e Irlandës është i pashmangshëm. Shkëputja e Belfastit përfaqëson megjithatë një problem të paktë krahasuar me faktin që për herë të parë nga miratimi i Act of Union të vitit 1707 interesat ekonomike të Anglisë dhe Skocisë tentojnë më shumë të divergjojnë sesa të konvergjojnë.

Demonstrim flagrant i faktit që Londra nuk mund t’ia lejojë më vetes që t’i nënshtrohet Shteteve të Bashkuara nëse kjo nënkupton të vërë më tej në rrezik unitetin e mbretërisë. Nuk është e lehtë të parashikohet ajo që do të ndodhte në rast se Mbretëria e Bashkuar do të shpërbëhej. Është krejtësisht e besueshme që në rast shkëputjeje të Skocisë, rivalët e Anglisë do të kërkonin që të lidhnin një aleancë me Edimburgun për ta ridimensionuar projektimin gjeopolitik britanik. Për sa një dinamikë e këtij lloji do ta dobësonte më tej kohezionin e botës anglishfolëse, nuk do të influenconte mbi raportet anglo – amerikane. Sepse Skocia nuk është më shtet i pavarur prej tri shekujsh. Në këtë hapësirë kohore ka farkëtuar lidhje të thella me Anglinë dhe, si anëtare e Mbretërisë së Bashkuar, me Shtetet e Bashkuara. Shkëputja e Skocisë nuk do të bënte që të dobësoheshin ndjeshëm raportet midis Uashingtonit dhe Londrës. Më shumë, Edimburgu do të bëhej syri i gjashtë i Five Eyes. Amerikanët do të ushtronin të gjithë pushtetin e tyre për ta mbajtur fuqimisht në Anglosferë. Fakti që më 2014 qeveria britanike ka lejuar mbajtjen e referendumit mbi pavarësinë e Skocisë e konfirmon këtë tezë. Mjafton të krahasohet kjo sjellje me reagimin e qeverisë spanjolle ndaj referendumit katalanas të 2017.

E gjitha kjo duket se ravijëzon një skenar të mjegullt për të ardhmen e marrëdhënieve anglo – amerikane. Praktikisht, aleanca politiko – ushtarake midis Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar e ka kaluar tashmë apogjeun e saj. Aleancat nuk janë të përjetshme dhe marrëdhëniet speciale zgjasin deri kur janë në interesin e të gjitha palëve. Nga ana tjetër, dy shekuj më parë, ushtarët britanikë dhe amerikanë vriteshin me njëri tjetrin. Dhe gjatë Luftës së Parë Botërore nuk luftonin krah për krah prej besnikërisë reciproke. Shtetet e Bashkuara ndërhynë në konflikt me objektivin e vetëm e shmangies që Gjemrania ta dominonte kontinentin europian, rrethanë që do të përbënte një kërcënim për interesat e Uashingtonit. Veç kësaj, në vitet ’20 strategët amerikanë hartonin plane lufte për një konfrontim hipotetik ushtarak me Mbretërinë e Bashkuar. Përmbledhtazi, nëse Uashingtoni dhe Londra ndodhen në gjendjen që do t’u duhet t’i zhvillojnë ndryshe raportet me vendet e treta, të gjitha afinitetet historike, kulturore dhe gjuhësore të kësaj bote nuk do të mund t’i ndalojnë që të ndjekin interesa konfliktuale dhe, potencialisht, të luftojnë për t’i arritur ato.

Pavarësisht kësaj, hendeku në rritje midis interesave amerikane dhe britanike nuk do të provokojë fundin e marrëdhënies speciale. Përkundrazi, do ta forcojë dhe do ta bëjë më multilaterale. Në të ardhmen e afërt, Australia, Kanadaja dhe Zelanda e Re do të pushojnë së qëni partnerë të vegjël të thjeshtë të Londrës e Uashingtonit dhe do të zhvillojnë marrëdhënie të barabarta me dy fuqitë kryesore anglishtfolëse. Anipse janë fuqia kryesore ekonomike dhe ushtarake goxha e madhe e Five Eyes, edhe Shtetet e Bashkuara, të vetëm, nuk mund ta përballojnë sfidën e lëshuar nga Kina dhe nga rivalët e tjerë. Është këtu që hyn në lojë aleanca midis vendeve anglishtfolëse, ekonomitë e të cilave përfaqësojnë 31% e PBB-së globale. Fuqi ekonomike që Kina – kuota e PBB-së globale e së cilës është gjysma e asaj të Five Eyes – nuk është në gjendje ta përballojë.

Shteteve të Bashkuara do t’u duhen kohë, por në fund do t’i përshtaten këtij konfigurimi të ri gjeopolitik. Nga ana e saj, Mbretëria e Bashkuar shumë thjesht nuk disponon opsione të tjera. Londra e di shumë mirë se sikur Kina të arrinte ta ruante procesin e transformimit ekonomik në zhvillim duke e ruajtur ta pacënuar unitetin e saj politik, do të transformohej automatikisht në një kërcënim të madh ndaj interesave britanike. Sepse në rast se Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara janë demokraci të vërteta, Kina është një vend autoritar. Në rast se qeveria britanike dhe ajo amerikane kanë detyrën që të mbrojnë të drejtat individuale, qeveria e Pekinit parasëgjithash përpiqet të rigjallërojë kombin kinez. Përballë sfidës së lëshuar nga Perandoria e Mesit, paqëndrueshmëria e brendshme e Shteteve të Bashkuara, e Mbretërisë së Bashkuar dhe mosmarrëveshjet e dala midis dy aleatëve janë faktorë relativisht marxhinalë që nuk do të rezultonin fatalë për marrëdhënien speciale. Përkundrazi, mund të konsiderohen incidente mjaft normal rrugëtimi në një raport që në tërësinë e tij është ende i qëndrueshëm.

Britanikët e dinë më mirë se kushdo tjetër, pasi e kanë kaluar të njëjtën përvojë që po përjetojnë sot amerikanët. Në shekullin e XIX Mbretëria e Bashkuar ishte një superfuqi globale që akumulonte borxhe dhe futej në ndërhyrje ushtarake me pasoja katastrofike, shiko sidomos Luftën e Pavarësisë Amerikane dhe Luftën Boere. Me shpirt thuajse ungjillor, Londra paraqitej se përhapte qytetërimin britanik në botë dhe ta bënte Britaninë e Madhe më të pasur e më të fuqishme. Më pas, papritmas, erdhi unifikimi i Gjermanisë dhe në harkun e 40 viteve pozicioni i Perandorisë Britanike u bë jashtëzakonisht delikat. Shtetet e Bashkuara po hyjnë në një fazë të ngjashme, duke shfaqur të njëjtat simptoma të Perandorisë britanike në kulmin e fuqisë së saj: një forcë ushtarake dhe ekonomike të pamatë, një borxh publik e privat në rritje, një dobësi për ndërhyrjet e kota luftarake jashtë vendit dhe një besim të palëkundur në superioritetin e tyre moral. Ka mundësi që Mbretëria e Bashkuar është kaq në siklet me banorin aktual e Shtëpisë së Bardhë pikërisht pse i njeh shumë mirë pasojat e mendjemadhësisë. Në fakt, që arroganca britanike ajo që shkaktoi frakturën fillestare në marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar më 1776. Në shekujt në vazhdim dy fuqitë anglishtfolëse i kanë ringritur gradualisht raportet e tyre nëpërmjet një procesi afrimi që do të vazhdojë edhe në dekadat e ardhshme. Kështu, në të ardhmen e afërt marrëdhënia speciale është e destinuar të konsolidohet, jo të atrofizohet. Dhe kjo jo për shkak të parimeve dhe të historisë së përbashkët, por sepse Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë zgjedhje tjetër.

(Jacob Shapiro është Drejtor Analize tek Geopolitical Futures)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Akuza e fortë: Olsi Rama dhe Erion Braçe fundosën ekipin e “Skënderbeut”!

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili shkruan se, ekipin e Skenderbeut e fundosën Olsi Rama dhe Erion Braçe.

Postimi i plotë

Akuzon Olsi Ramen dhe Erion Braçen per dramen e ekipt Skenderbeut.

Lexoni shkrimin e tifozit dixhital te ekipit te Sekenderbeut! sb

Doktor pershendetje!!te uroj shendet….te lutem shperndaje pak kete eshte shum e rendesishme::

Reagim…

Skenderbeun e vrame NE Shqiptaret…ndersa varrimin ja bene ”turqit ” e UEFA-s…

Shokues dhe diskriminues…poshterues dhe i pa drejte ka qene vendimi i sotem i CAS i cili la ne fuqi denimin extrem prej 10 vjetesh mospjesmarrje ne kompeticionet europiane dhe gjoben e rende prej 1 milion euro per klubin me te mire te futbollit shqiptar te dekades se fundit Skenderbeun e Korces…

Te them te drejten nuk u befasova dhe aq pasi qe kur kjo lloj ”godine drejtesie europiane” ….e shtyu vendimin ne qershor per ta bere publik pikerisht sot , kete te premte te 12 korrikut 2019…..dyshova shume seriozisht se vendimi do te ishte pikerisht ky…fyes, diskriminues, poshterues e perdhoses sa me s’ka jo thjesht per Skenderbeun e Korcen te cilin ai perfaqeson por per gjithe futbollin shqiptar ne pergjithesi nga A tek Zh…

Po kush e vrau ne te vertete Skenderbeun?

E vrame ne shqiptaret vete te paret, madje pa meshire, duke ja shkelur me kembe meritat e duke e flakur tej me perbuzje prej nihilistesh te semure respektin e mirenjohjen qe ai meriton ne shume drejtime absolutisht pa asnje lloj diskutimi …duke u bere per vite me radhe modeli i vetem europian i nje klubi shqiptar futbolli…modeli i profesionizmit e i krenarise sone kombetare ne sport…

Skenderbeun… e vrame ne …Hamzate-Tradhetare …e te shumefishuar si kurre me pare sot , qe edhe pa leke fare nga cmira e xhelozia, nga injoranca e dashakeqesia jemi gati ti nxjerrim syte njeri tjetrit e kujtdo …jemi gati ti veme flaken Shqiperise e ta shkelim me kembe nje popull te tere…e jo me nje Korce te vetme ….

E vrau poltika e ndyre shqiptare e sotme qe ende fuqishem e poshtersisht vazhdon ti fuse hundet e te ngaterrohet keqaz e neveritshem ne futbollin shqiptar madje edhe me ndyresisht se dikur ne vitet e marrezishme te diktatures peshtirosese…

Skenderbeun e vrane se pari vete shqiptaret e tij me dy fytyra te cilet deri dje i binin gjoksit e mburreshin me te …

E vrane radhazi ”letrat anonime” derguar UEFA … te Erion Braces politikanit te mbrapshte e tifozit delirant e debil …kallzimet tipike e te rreme prej spiunesh te semure te Olsi Rames e deklaratat publike ”per pasterti ne futbollin shqiptar’ te kandidatit per president te FSHF…shokut komunist te betuar Fino …

Skenderbeun tone, krenarine tone kombetare te dekades se fundit ne futbollin shqiptar…ate qe na solli Kupat e Europes ne shtepi e na beri krenare teksa degjonim himnin europian te futbollit ne fushen tone…e vrane gazetarucet , anal-histet, opinion-istet injorante, cmirzinj, te pa ditur, sahanlepiresa, bytheshitur, mercenare, militante fanatike te dikujt e te shumekujt qe per qellimet e tyre karieriste e te mbrapshta e per nje grusht parash te qelbura jane gati te vrasin neser po njesoj edhe Nenen e Baben e tyre….

E vrane studiot televizive shqipfolese, mikrofonet e bezdisur te radiove tona zhurmuese, faqet pa pushim te gazetave te rruges qe s’pushuan njehere te vetme duke vjelle helm e vrer ndaj Korces e Skenderbeut te saj…

Skenderbeun e vrau vete FSHF e cila pikerisht atehere kur duhej ta mbronte si krenari e vlere kombetare te saj e tradhetoi poshtersisht, i ktheu kurrizin e i nguli thiken pas shpine …sic bejne zakonisht per fatin tone te keq shqiptaret ndaj shqiptareve…prej dekadash…

Skenderbeun e vrau vete i pari Shefi i futbollit shqiptar Armandua i cili e la ne mes te rruges per te gjetur rrugen e tij personale ne kolltuqet e rehatshme te UEFA…

Skenderbeun edhe nese kane gabuar dikur Bode, Zeqo, e Takaj …e vrame po vete ne qe i lame te gabonin asisoj e aq gjate duke mberritur deri ketu ku sot denimi i tij kapital na dhemb kaq shume te gjitheve…edhe pse personalisht ne nje perqindje fare te vogel besoj se drejtuesit korcare te mund kene gabuar diku… ashtu sikurse cirren e ulerasin
turlia pa fund e mjeraneve ne duart e te cileve ka rene sot fatkeqesisht gazetaria e analiza sportive e vecmas futbollistike shqiptare…

Skenderbeun e cuam buze Gremines po vete ne shqiptaret e keqinj…e pastaj ja beme gati UEFA qe ta shtynte per ne Humnere …ku se fundi CAS – i e gjeti te vrare dhe ”nuk u ngut” ti bente perfundimisht varrimin…

Skenderbeun e varrosen pikerisht keta ”lloj turqish” te UEFA -s…qe ne 97 na degdisen si Ekip Kombetar te luaninim deri ne Grenada te Spanjes …kur Bosnjen fjala vjen qe ishte ne lufte e siper e lane te luante ne Mostarin ku nuk pushonin fishkellimat e snajperave serbe qe merrnin ne mes te rruges jete te pa fajshme njerezish…

E denuan keta zyrtare te UEFA te stilit, llojit e sojit te hajdutit e te super- korruptuar te cilet do te na denonin aq rende perseri si Ekip Kombetar pas masakres se 14 tetorit te 2014 ne stadiumin e Beogradit …

E denuan

Spahia i përgjigjet Topallit: Shkodranët dhe demokratët e vërtetë nuk pajtohen me grushtin e shtetit dhe votimet farsë

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia i është kundërpërgjigjur deklaratës së para disa ditëve të Jozefina Topallit. Ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli, pas incidetit në KZAZ-në e Shkodrës para votimeve të 30 qershorit deklaroi se, “një demokrat nuk djeg as mandate e as shkolla”.

Bardh Spahia i ftuar në “Kjo Javë” në News 24, i pyetur për deklaratën e Topallit tha se, “një demokrat i vërtetë nuk pajtohet me grushtin e shtetit apo me votimet farës”.

“Një demokrat i vërtetë nuk pajtohet me grushtin e shtetit apo me votimet farsë. Shkodranët e vërtetë, demokratët e vërtetë i kanë thënë jo 30 vjet përpara janë përball madje madje me sakrifica të jashtëzakonshme me diktaturën më të egër ndoshta në botë pikërisht për të fituar të drejtën e votës së lirë, të drejtën e zgjedhjes, dhe në këtë kontekst unë mendoj se qytetarët shkodranë janë më të vendosur se kushdo për të mos e lënë vendin të rrëshqasë drejt diktaturës, për të mos e lënë vendin të rikthehet votimeve pa zgjedhje. Edhe një herë po e them asgjë s’ka më të rëndësishme në një shtet demokratik se sa vota e lirë. Për votën e lirë, ia vlen në fakt çdo sakrificë.

Duke iu rikthyer asaj dite, Spahia thotë se do të donte që policia të kishte pasur një komunikim zyrtar, siç ka pasur nga ana e bashkisë.

“Unë nuk do të doja që policia të kishte ndërhyrë për të marrë nën kontroll dhunshëm institucione të bashkisë Shkodër. Unë do të kisha dash që nga ana e policisë të kishte pas një komunikim zyrtar siç ka pasur nga bashkia e Shkodrës. Ka qenë shumë serioze bashkia gjatë atyre ditëve dhe nuk ka pas asnjë përgjigje zyrtare nga policia e shtetit, që vendosi të zbatojë urdhra politikë, në kundërshtim me dekretin e presidentit. Po të kishte pas komunikim normal, ngjarjet nuk do kishin ndodhur”, është shprehur Spahia.

“Do t’i shkoj kësaj çështje deri në fund”…

Bardh Spahia, në intervistën e parë të dhënë pas lirimit, ka shprehur vendosmërinë e tij për t’i shkuar deri në fund çështjes së ndalimit të padrejtë sipas tij, duke çuar në gjykatë personat përgjegjës.

Spahia tha se këtë nuk e bën vetëm për vete, por për të gjithë protestuesit e mbështetësit demokratë, që siç u shpreh janë ndaluar në mënyrë të padrejtë.

“Do t’i shkoj kësaj çështje deri në fund, pastaj do të jenë organet kompetente që do të nxjerrin përgjegjësit të kujt kanë qenë. Këtë nuk e bëj për vete, e bëj më shumë edhe për ato qindra aktivistë të PD, mbështetës, protestues që janë ndaluar e mbajtur në mënyrë të padrejtë nga strukturat e rendit të influencuara e të drejtuara politikisht apo të përdorura politikisht nga kundërshtarët tanë.

Është e tmerrshme të shikosh se si qytetarë të thjeshtë, qytetarë të ndershëm të këtij vendi, janë ndaluar pa asnjë argument, janë burgosur në mënyrën më të shëmtuar të mundshme sikur ne të ishim pjesë e një vendi diktatorial. Do të jenë avokatët që do të më sugjerojnë kërkesat tona, nëse do të ketë dëmshpërblim financiar, çdo e ardhur hipotetike nga këto do të jemi në gjendje ti adresojmë drejt bamirësisë. Nuk e inicioj këtë çështje për arsye personale, e inicioj për të treguar që Shqipëria nuk pranon rikthime të modeleve të viteve të errëta të viteve të diktaturës”, tha Spahia.

Spahia komentoi edhe deklaratën e deputetes Rudina Hajdari, e cila është shprehur se do të vendosë në dispozicion pagën e saj për të riparuar dëmet në shkollën “Shejnaze Juka’

“Unë nuk mendoj se aty ka nevojë për të bërë një dhuratë të tillë. Aty nuk ka pasur dëmtime të shkollës. Mesa kam informacion ato pak dëmtime që ka pasur i ka marr përsipër bashkia e Shkodrës, e cila është edhe pronare e atij institucioni. Unë mendoj se çdo shqiptar i ndershëm, për më tepër një intelektual, ka një detyrë shumë më madhore se sa të merret me mbulimin e shpenzimeve të papërfillshme aty. Ka detyrën e ngritjes së zërit për rrezikun që i kanoset demokracisë, zgjedhjeve e votës së qytetarëve shqiptarë”, u shpreh Spahia.

Bardh Spahia tregon arrestimin politik të tij dhe të babait

Bardh Spahia solli në vëmendje edhe situatën me babain e tij, doktori Ali Spahia, i dënuar për agjitacion e propagandë në vitet e diktaturës.

Spahia tha se ndalimi i tij, të cilën e konsideron gjithashtu politik, nuk është thjesht çështje ironi e fatit.

“Unë nuk besoj se është thjesht çështje ironi e fatit, unë besoj se është çështje principesh, është çështje e mënyrës të të menduarit, e mënyrës të të mësuarit të përjetimit të gjërave apo reagimit të situatave të caktuara.

Mendoj se është e natyrshme e çdo intelektuali shqiptar, çdo njeri që e konsideron veten njeri të ndershëm të këtij vendi të tregojë përgjegjshmërinë e vet, përmes vendimeve konkrete për t’i dalë zot këtij vendi, për t’i dalë zot të drejtave të qytetarëve të këtij vendi, dhe mendoj se si në atë kohë edhe sot po e njëjta sakrificë kërkohet, po e njëjta frymë ndikon edhe në veprimet tona.

Unë besoj se nuk është rastësore, është edhe pjesë e rritjes e instruktimit e mësimit për vite të tëra që në vogëli, e ambientit ku rritesh në një farë mënyre, unë ndihem krenar për këtë pjesë. Nuk e konsideroj rastësore, por të mënyrës se si jam rritur.

Nuk ka pushime për PD. Ja 24 koordinatorët që monitorojnë partinē deri në 31 Gusht

Për Partinë Demokratike vera nuk do të jetë për pushime. E gjthë partia është vënë në lëvizje nga një urdhër i kryetarit Lulzim Basha, i cili kërkon që, deri në 31 gusht, një grup i posaçëm pune të monitorojë përmbushjen e disa detyrave organizative nga strukturat lokale. Këto detyra nuk janë trajtuar si prioritare për shkak të angazhimit intensiv me protestat, por tani, situata do të ndryshojë.

Partia do të përfundojë në mënyrë kapilare organizimin e strukturave të saj në të gjithë Shqipërinë.

Kryetari Basha ka caktuar afate të qarta për detyrat e caktuara. Psh, deri në datën 20 korrik degët duhet të bëjnë kalendarin e punës deri në 31 gusht, që është afati maksimal për kryerjen detyrave dhe monitorimin e tyre nga grupi i punës.

Ky grup pune përbëhet nga 24 koordinatorë që mbulojnë 70 degët e Partisë Demokratike. Koordinatori ka për detyrë të ndjekë të gjithë procesin e përmbushjes së detyrave sipas urdhrit të Bashës dhe përgjigjet për veprimtarinë e tij përpara Kryetarit të Partisë.

Për të qenë sa më efektiv, ky grup ka në përbërje individë që nuk kanë konflikt interesi me degët, pra, nuk janë deputetë aty, apo nuk kanë qenë të deleguar në nivel qarku për organizimin e partisë dhe më pas të protestave.

Nga urdhri i Kryetarit të PD bie në sy porosia, që gjatë procesit të plotësimit të strukturave drejtuese të PD në çdo degë, të afrohen personat me kontribute historike në parti, duke e kombinuar me afrimin e grave dhe të rinjve.

GRUPI I PUNËS PËR KOORDINIMIN E VEPRIMTARISË ORGANIZATIVE NË NIVEL QARKU

Nr. QARKU KOORDINATOR

1. RAJONI TIRANA 1
(Degët 1, 2, 3) HEKURAN HOXHALLI

2. RAJONI TIRANA 2
(Degët 4, 5, 12) ALBANA VOKSHI

3. RAJONI TIRANA 3
(Degët 6, 7, ALDO BUMÇI

4. RAJONI TIRANA 4
(Degët 9, 10, 11) ORJOLA PAMPURI

5. RAJONI TIRANA 5
(Degët 14, 15, 16) EDMOND SPAHO

6. RAJONI TIRANA 6
(Degët 13, Vorë, Rrogozhinë) OERD BYLYKBASHI

7. RAJONI TIRANA 7
(Degët Kavajë, Kamëz, Paskuqan) EDI PALOKA

8. RAJONI DURRËS 1
(Dega Durrës) GENT STAZIMIRI

9. RAJONI DURRËS 2
(Dega Shijak, Krujë, Fushë-Krujë) BUJAR VUKAJ

10. RAJONI ELBASAN 1
(Degët Elbasan, Librazhd, Prrenjas) FLAMUR NOKA

11. RAJONI ELBASAN 2
(Degët Belsh, Cërrik, Gramsh, Peqin) ALBERT AVDYLI

12. RAJONI FIER 1
(Degët Fier, Patos dhe Mallakastër) ARBEN IBRO

13. RAJONI FIER 2
(Lushnje, Divjakë dhe Roskovec) BERNARD BANUSHI

14. RAJONI VLORË 1
(Degët Vlorë dhe Selenicë) ERVIN MINAROLLI

15. RAJONI VLORË 2
(Degët Himarë, Delvinë, Sarandë) ILIR DERVISHI

16. RAJONI SHKODËR 1
(Degët Shkodër dhe Malësi e Madhe) GAZMENT BARDHI

17. RAJONI SHKODËR 2
(Degët Vau i Dejës dhe Pukë) AHMET PREMÇI

18. RAJONI KORÇË 1
(Degët Korçë, Maliq, Kolonjë) SAHIT DOLLAPI

19. RAJONI KORÇË 2
(Degët Pogradec, Devoll) ENDRI HASA

20. LEZHË FLAMUR HOXHA

21. BERAT TAULANT ZENELI

22. DIBËR ENKELEJD ALIBEAJ

23. GJIROKASTËR ERVIN SALIANJI

24. KUKËS KRESHNIK ÇOLLAKU

Shikoni si Braçe dhe trafikanti Kokoneshi zhgërryhen si derra në festën e fitores së farsës moniste në Divjakë

Votimet farsë të zhvilluara nga socialistët më 30 qershor jo vetëm që na dhanë panoramën e një partie që vetë voton, vetë numëron vetë i vjedh votimet që i zhvillon, por tani edhe feston për votimet që zhvillon dhe i vjedh vetë.

Shembulli më konkret është ai i deputetit socialist Erion Braçe që bashkë me trafikantin Kokoneshi, kanë festuar fitoren e farsës moniste në Divjakë.

Siç shikohet edhe nga pamjet filmike të publikuara nga ish-kryeministri Berisha, ekzaltimi i Braçes dhe socialistëve ka qenë aq i madh sa kanë filluar edhe të kërcejnë me kore stadiumi “Kush s’kërcen është socialist oee’

Ish-Kryeministri Berisha shkruan

‘Brace, trafikanti Kokoneshi dhe narkosicilistet zhgerryhen si derra ne festen e fitores se farses moniste ne Divjake.

Ndiqni videon e qytetarit dixhital. sb’

sb

Brace, trafikanti Kokoneshi dhe narkosicilistet zhgerryhen si derra ne festen e fitores se farses moniste ne Divjake. Ndiqni videon e qytetarit dixhital. sb

Gepostet von Sali Berisha am Samstag, 13. Juli 2019

Farsa në votimet monopartiake/ Kandidatja e PS për Këshill edhe anëtare e KZAZ që mbikëqyrte votimet!

Partia Demokratike ka denoncuar sot një tjetër skandal të ndodhur në votimet monopartiake të Edi Ramës.

Sërish në Vaun e Dejës, PD ka bërë publike dokumentet ku një nga kandidatet e PS-së për këshillin bashkiak ishte edhe anëtare e KZAZ-së që do të mbikëqyrte votimet.

‘Votimet e Vaut te Dejës, tw pavlefshme. Shumica për vendimmarrje u sigurua ne shkelje te ligjit nga kandidatja për Këshill Bashkiak, punonjësja e kandidatit te PS, njëkohësisht anëtare e KZAZ’, tha sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi.

‘E gjithë farsa e votimeve moniste të 30 Qershorit në Bashkinë e Vaut të Dejës, është e provuar te këtë qenë e shoqëruar në çdo fazë me paligjshmëri.

Shkelje flagrante e ligjit është vetë përbërja e KZAZ. Sipas të dhënave zyrtare anëtare e KZAZ ka qenë edhe znj. Listinë Ndoja, e cila rezulton të jetë e punësuar si arkëtare zyre pranë shoqërisë “MARE ADRIATIK” shpk, që ka si ortak të vetëm, kandidatin e PS Mark Babani.

Kjo bie ndesh me nenin 32 të Kodit Zgjedhor, që për të shmangur konfliktin e interesit nuk lejon që një anëtar i KZAZ të jetë në marrëdhënie pune me ndonjë nga kandidatët. Por akoma më shumë vetë kjo anëtare ka qenë edhe kandidatë për anëtare të Këshillit Bashkiak. Pra çdo vendim i KZAZ i marrë me votën e kësaj anëtareje është absolutisht i pavlefshëm dhe krejtësisht i paligjshëm.

E gjitha kjo paligjshmëri duhet të ndëshkohet. Të gjithë personat përgjegjës duhet të vihen përpara përgjegjësi.

Pandëshkueshmëria e krimeve zgjedhore të vitit 2016 dhe 2017, i jep kurajo, të njëjtëve njerëz, që edhe kur vetë kandidojnë, vetë votojnë dhe vetë numërojnë, përsëri të kryejnë paligjshmëri, përsëri të manipulojnë, përsëri të kryejnë krime, sepse ata e dinë shumë mirë sesa kohë Edi Rama është Kryeministër, drejtësia i ka duart e lidhura për të ndëshkuar bandën e organizuar që dhunon themelin e demokracisë, zgjedhjet e lira dhe të ndershme’, tha Gazmend Bardhi duke bërë publike edhe dokumentet që i gjeni më poshtë.

Tjetër skandal në farsën e 30 qershorit/ Në Vaun e Dejës është votuar me fletë votimi të falsifikuara

Partia Demokrati ka vazhduar me denoncime të tjera në lidhje me votimet monopartiake të Edi Ramës në 30 qershor.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka denoncuar sot faktin se në Bashkinë e Vaut të Dejës është votuar me fletë votime të falsifikuara.

‘Skandaleve te KQZ i shtohet skandali i Vaut të Dejës, ku është votuar me fletë të falsifikuara votimi’, u shpreh Bardhi.

‘Votimet moniste të 30 Qershorit ishin prova e rradhës se me Edi Ramën nuk mund të ketë kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Komisioni Qendror i Vjedhjeve , nen urdhrat e Rames, është përfshirë nga skandali në skandal. 3 janë skandalet më të mëdha, ku është kapur ne flagrance.

  1. Falsifikoi dhe manipuloi pjesëmarrjen në votime për llogari të propagandës së Edi Ramës.

Falsifikoi rezultatin e votimeve në Bashkinë Elbasan sipas urdhrave te Taulant Balles per te fshehur se për Elbasanin kishte më shume vota për kandidatin sesa fletë votimi në kuti.

  1. Ka lejuar që ne Vaun e Dejes te kryhet votim me flete te falsifikuara dhe që nuk i dihet origjina e tyre.

Ky i treti është një skandal i ri, për të cilin kemi në dorë disa dokumente që e provojnë atë’, tha Gazmend Bardhi.

‘Duke qene se materialet zgjedhore u dogjen, KQZ vendosi ne 28 qershor nxjerrjen jashtë përdorimit te te gjitha fleteve te votinit, rreth 40 mije te tilla, te te gjitha materialeve te tjera zgjedhore, perfshire lista, vula etj.

Në orën 07:00 te 30 qershorit, u deklarua se edhe me angazhimin personal te deputetit Tom Doshi, person ne listen e zeze te SHBA, gjithcka ishte ne rregull, fletet kishin ardhur, materialet zgjedhire gjithashtu, dhe kishte nisur procesi i votimit në të gjitha QV e Bashkisë së Vaut të Dejës.

E gjitha është një gënjeshtër. Është mashtrim publik me pasoja të rënda i KQZ.

Sipas dokumenteve zyrtare rezulton se Fletët e Votimit në orën 07.58 min të datës 30 Qershor kanë qenë ende në Doganën e Hanit të Hotit.

Ky është dokumenti që provon se në orën 8 të mëngjesit të datës 30 Qershor fletët e votimit ishin ende në Doganë’, tha Bardhi.