13.9 C
Tirana
E enjte, 15 Maj, 2025

Basha: Përgjimet e Bild nuk do të kalojnë si një skandal më shumë në qeverinë e Ramës, nëse…

Zbulimet e javëve të fundit të gazetës gjermane BILD kanë nxjerrë në pah një realitet të errët kriminal të konspiracionit midis botës së krimit dhe Partisë Socialiste kundër demokraicsë, lirisë dhe rendit kushtetues në Shqipëri.

Ky bashkëpunim kriminal e ka shkrirë krimin, qeverinë, administratën dhe Partinë Socialiste në një të vetme. Kjo aleancë është një rrezik i qartë jo vetëm për demokracinë, por edhe për stabilitetin dhe sigurinë punlike dhe kombëtare të vendit.

Po në vend që ky realitet të alarmonte çdo shqiptar, përtej preferencave politike dhe interesave të tjera, ka një përpjekje të koordinuar, sistematike dhe të gjithanshme për ta kaluar atë pa reaguar. Thjesht, si edhe një skandal më shumë në vazhdën e skandaleve që jemi mësuar, si një gjë që nuk kemi se cfarë t’i bëjmë, ndaj duhet ta lëmë të kalojë.

Fatkeqësisht, si shoqëri, ne riciklojmë shpesh të keqen dhe nuk arrijmë dot të bëjmë hapa të sigurtë përpara.

Kushdo ka shpjegimin e vet pse sillemi kështu, por një nga arsyet pse e keqja tek ne përsëritet është sepse ne nuk reflektojmë mbi të, nuk përpiqemi të kuptojmë së çfarë bëmë keq dhe të mësojmë nga gabimet për të mos e përsëritur më.

Mungesa e reflektimit dhe humbja e busullës morale e ka normalizuar të keqen mes nesh dhe vrarë reagimin tonë ndaj saj.

Qeverisja e Edi Ramës ka qenë një seri pa fund skandalesh dhe krimesh, por ne i kemi lënë ato të kalojnë pa reaguar.

Edhe përpjekjet e opozitës, e vetmja që nuk ka heshtur, shpesh janë përqeshur dhe janë shpërfillur. Kjo ka thelluar të keqen dhe, siç treguan skandalet e fundit, duket se kemi prekur fundin.

Nëse nuk do të reagojmë tani, e keqja do të sundojë mbi këdo, në politikë, ekonomi dhe shoqëri.

Nuk duhet dhe nuk do ta lejojmë këtë gjë. Këtë herë nuk do të kalojë si më parë. Kjo gjendje nuk duhet të kalojë pa sjellë ndryshim të thellë.

Basha: Sikur Edi Rama të kishte bërë 6 punë kryesore, sot do të ishim duke negociuar me Europën

Mos dëgjoni helmin antieuropian që përhap Edi Rama duke ju thënë se Europianët janë racistë, se europianët nuk na duan.

Europa në këto tre dekada është sjellë si nënë e dashur me shqiptarët. Ajo na ka mbajtur me bukë kur na kërcënonte uria në vitet 90-të, ajo na dha asistencë dhe dije, kur sapo dilnim nga errësira e komunizmit, ajo na dhuroi miliarda, që të ndërtonim spitale, shkolla e rrugë.

Europa na hoqi vizat, që të ishim të lirë në gjirin e saj.

Europianët na hapën dyert në cdo qytet e fshat, kur migruam drej tyre.

Europianët nuk janë kundër Shqipërisë. Ata janë kundër krimit.

Europianët nuk kanë frikë nga shqiptarët. Ata kanë frikë nga droga.

Europianët nuk duan të mbajnë larg shqiptarë. Ata duan të mbajnë larg qeveritarët e korruptuar.

o Sikur Shqipëria të mos ishte kanabizuar, sikur Shqipëria të mos ishte qendër e drogës, sot do të ishim duke negociuar.

o Sikur Saimir Tahirët, Elvis Roshët, Vangjush Dakot, Damian Gjiknurët të ishin në burg dhe jo të lirë dhe në majat e politikës, ne do të ishim duke negociuar.

o Sikur drejtorët dhe burokratët t’u shërbenin njerëzve, në vend që të vidhnin vota për partinë, do të ishim duke negociuar.

o Sikur në vend të fasadave, të kishim ndërtuar porte dhe rrugë, do të ishim duke negociuar.

o Sikur në bregdet të ishin duke investuar kompanitë europiane dhe jo oligarkët grabitqarë dhe kriminelët që pastrojnë paratë e drogës, do të ishim duke negociuar.

Mbi të gjitha,

o Sikur të kishim zgjedhje të lira, sot do ishim duke negociuar.

Liria e popullit për të zgjedhur qeverinë që do, është burimi i lirive politike

dhe demokracisë europiane. Fatkeqwsisht, Shqipëria sot është shumë larg këtij standarti themelor europian.

Basha: Korrupsioni dhe krimi i Edi Ramës është arsyeja e vetme pse na janë mbyllur dyert e Europës

Pas vendimit të BE për të mos hapur as këtë qershor negociatat me Shqipërinë, kreu i opozitës, Lulzim Basha, në nj deklaratë për mediat nga selia e PD, fajësoi kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij si përgjegjëse për lënien pas të vendit në rrugëtimin drejt Europës.

“Sot, Shqipërisë iu mohua për të tretën herë, nën qeverisjen Rama, hapja e negociatave për anëtarësim me BE. Edhe pse i pritshëm,është një lajm i hidhur për ne shqiptarët, që, edhe 30 vjet pas rënies së komunizmit, vazhdojmë të mbetemi vendi më i izoluar nga Europa”, u shpreh Basha.

Pjesë nga fjala e Bashës

Sot, Shqipërisë iu mohua për të tretën herë, nën qeverisjen Rama, hapja e negociatave për anëtarësim me BE. Edhe pse i pritshëm,është një lajm i hidhur për ne shqiptarët, që, edhe 30 vjet pas rënies së komunizmit, vazhdojmë të mbetemi vendi më i izoluar nga Europa.

Edhe më i rëndë është fakti se, më shumë se një refuzim i përkohshëm i negociatave, sot, ne shqiptarëve, po na vihet në dyshim aftësia për të përqafuar dhe jetuar sipas standarteve dhe vlerave europiane.

Propaganda e Edi Ramës dhe mercenarëve të tij, do të përpiqet ta mohojë refuzimin.

Pasi do të dështojnë ta mohojnë, do të përpiqen t’ia veshin fajin të tjerëve.

Edi Rama do të fajësojë Europën se ka probleme të vetat.

Do të fajësojë opozitën që nuk rri urtë para keqqeverisjes së tij.

Do të fajësojë gjysmën e botës.

Do të fajësojë edhe popullin e vet.

Nuk do të fajësojë vetëm një njeri: Edi Ramën.

Mos u gënjeni nga propaganda e tij. Ka vetëm një përgjegjës për refuzimin e vazhdueshëm ndaj Shqipërisë: Është qeveria dhe Edi Rama.

Ka vetëm një arsye pse na janë mbyllur dyert e Europës: korrupsioni dhe krimi.

Negociatat sot do të ishin hapur, nëse Shqipëria nuk do të kishte qeverinë më të korruptuar në Europë, nëse Shqipëria nuk do të ishte zonë e lirë e drogës dhe e krimit.

Psikopati e shkuli shqiponjën nga Tirana, por ajo fluturon dhe ngrihet në Kosovë

Indrit VOKSHI

Shqiponja është simboli ynë i fuqishëm. Simbol me ndikim në psikologjinë tonë.
Është dhe duhet të mbetet simbol dhe koncept përbashkimi për ne si komb. Kombëtarizmi ynë duhet të mbetet traditor, multifetar, multikrahinor. Është ai qielli poshtë të cilit ne e jetojmë jetën tonë si shqiptarë por me veçantitë tona.

Të mendosh se i ka ikur koha kombtarizmit vetëm pse jemi hapur me botën, është njëlloj sikur të mendosh se i ka ikur koha pasjes së një shpie dhe duhet të dalim të flemë në rrugë, vetëmpse kemi njohur disa njerëz jashtë shpisë tonë.

Kombi është komb, se shpia është shpi. Patriotizmi është si shpirti që i jep jetë trupit. Pa shpirt ska jetë, pa patriotizëm s’ka jetesë. Unë shpreh respekt për ata të cilët e kanë financuar ketë shqiponjë në Podujevë!

BE ndalon rënien e pluralizmit në Shqipëri, Hahn: Kthehuni në rrugën e demokracisë

Myqerem TAFAJ

Megjithë “dashurinë” e madhe të Komisionit Europian me qeverinë tonë të “sukseseve” të mëdha në rrugën e instalimit të një tipi të ri të demokracisë njëngjyrëshe, alla bjelloruse, Bundestagu gjerman, Parlamenti i Hollandës dhe Franca, i thanë: Ndal asgjësimit të Pluralizmit, Lirisë dhe Demokracisë në Shqipëri!

Ky është Ultimatum i Këshillit të Ministrave të Europës, të cilin me vështirësi të madhe e artikuloi Komisioneri Hahn: Kthehuni në rrugën e demokracisë deri në tetor, pastaj shohim e bëjmë!

A do ta shfrytëzoj këtë shans qeveria që të dorëhiqet dhe të cliroj shqiptarët nga ankthi dhe frika e rrëshqitjes së vendit në një krizë që do të na kthej 30 vite prapa?
A do ta shfrytëzoj politika shqiptare që të krijoj kuadër institucional dhe kushte për zgjedhje reale të lira dhe të ndershme, në mënyrë që qytetarët të votojnë të lirë?

A do ta shfrytëzoj politika shqiptare këtë shans për të modernizuar partitë politike, që të jenë vërtetë të mbështetura në parimet e lirisë dhe demokracisë moderne, përfaqësuese të denja të qytetarëve të të gjitha shtresave, të grupuar sipas vizionit dhe alternativave politike të zhvillimit dhe prosperitetit të vendit tonë drejt një vendi europian të zhvilluar demokratik?

A do ta shfrytëzoj këtë shans komuniteti ndërkombëtar për të unifikuar qëndrimin e tij në mbrojtje të standardeve demokratike dhe të ndal rënien e Pluralizmit, Lirisë dhe Demokracisë në Shqipëri?

Qeveria e ka futur Shqipërinë në një krizë të thellë, jo vetem politike dhe kushtetuese, por edhe krizë të gjithanshme, e cila, në thelb, buron nga degradimi deri në asgjësim i zgjedhjeve të lira dhe votës së lirë dhe të ndershme. Tani blerja e votés, përfshirja e botës së krimit në zgjedhje dhe bashkëpunimi i segmenteve të pushtetit me elementë të bandave për blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve është bërë i njohur ndërkombëtarisht përmes VoA, Bildt dhe media të tjera.

Prova e parë e daljes nga kjo krizë e thellë, ku gjendet vendi ynë, janë Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ku qytetarët mund të vendosin me VOTË TË LIRË dhe të NDERSHME! Këtë e garanton vetëm një Qeveri tranzitore!

Zgjedhjet e pushtetit vendor në Shqipëri nuk janë thjesht zgjedhje administrative si në Finlandë apo Danimarkë! Ato janë më shumë se politike, aq më shumë që ndarja e re territoriale është thjesht kalkul matematike për ti garantuar fitoren PS. Madje, votat blihen dhe shiten më shumë në këto zgjedhje. Pushteti i vërtetë për qytetarin është ai vendor, që duhet tí afroj qytetarit pjesën më të madhe të shërbimeve dhe ku qytetarët pérfaqësohen më shumë në vetqeverisjen vendore.

Kush i konsideron zgjedhjet e pushtetit vendor thjesht si zgjedhje administrative tallet me shqiptarët! Të pretendosh që qeveria ka të drejtë të zhvilloj zgjedhje më 30 qershor, kur Presidenti e ka shfuqizuar dekretin për këtë datë, do të thotë të emërosh kandidatët e PS në krye të bashkive, të mohosh të drejtën kushtetuese themelore të të gjithë qytetarëve të bashkisë për vetqeverisje, përmes përfaqësuesve të tyre direkt të zgjedhur me votë të lirë, të asgjësosh de facto pluralizmin në qeverisjen vendore, si prelud i asgjësimit të pluralizmit në pushtetin legjislativ dhe institucionet që rrjedhin prej tij, si pararendës i asgjësimit të lirisë dhe demokracisë sonë.

Prandaj, zgjedhjet vendore me një qeveri tranzitore dhe pasi të jenë krijuar të gjitha kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, janë prova e parë për daljen nga kjo krizë e rrezikshme për vendin, dhe pjesë integrale e zgjidhjes tërësore të kësaj krize.

Voltana Ademi përgënjeshtron lajmin e djegies së shkollës në Shkodër

Në një lidhje direkte në emisionin Open të Eni Vasilit, zonja Ademi tha se nuk është djegur shkolla, sicc ëhstë raportuar nga disa media. Janë djegur vetëm kartonat e vendvotimeve- tha kryetarja e bashkisë së Shkodrës.

Materialet zgjedhore janë në mënyrë të paligjshme në mjediset e shkollës, që administrohen nga Bashkia e Shkodrës. Bashkia ka kërkuar zyrtarisht prej tre ditësh që godinat ku janë vendosur KZAZ-të dhe janë në pronësi të saj, duhet të lirohen.

Voltana Ademi tha se kjo është një kërkesë kushtetuese, në mbrojtje të Kushtetutës dhe në zbatim të dekretit të Presidentit, që ka shfuqizuar datën 30 qershor.

Betejë për mbrojtjen e demokracisë në Shkodër, digjen materialet e votimit, s’ka zgjedhje me 30 qershor

Betejë për mbrojtjen e demokracisë në Shkodër dhe zbatimin e dekretit të Presidentit se nuk do të ketë zgjedhje me 30 Qershor.Tension dhe përplasje mes policisë bashkiake dhe asaj të rendit në Shkodër. Në orët e mbrëmjes administrata e bashkisë ka shkuar në KZAZ numër 2 për të liruar ambientet duke u bazuar te dekreti i Presidentit për të anuluar datën e zgjedhjeve.

Aty janë përplasur me forca të shumta policie po qëndrojnë përpara portës kryesore të Pallatit të Sportit. Në njërën nga klasat ku janë vendosur materiale zgjedhore janë hedhur gurë dhe flakët kanë pushtuar dritaren e klasës.

rreth orës 20:16, mbështetës të Partisë Demokratike u nisën drejt një qendër votimi ku kanë ardhur materialet zgjedhore nga KQZ. Bëhet fjalë për shkollën “Shejnaze Juka”. Nuk munguan edhe përplasjet me policinë. Qytetarët u futën me forcë brenda shkollës.
Bashkia letër shkollave që të mbyllin dyert për KZAZ- Bashkia Shkodër u ka dërguar një shkresë shkollave të qytetit dhe në njësitë administrative të saj të mos lejojnë të aksesohen nga persona dhe institucione të paautorizuar na bashkia e Shkodrës për të hyrë në këto objekte.

“Meqënëse objektet e shkollës janë asete në pronësi të Bashkisë Shlkodër dhe administrohen si territore nga bashkia Shkodër këto objekte nuk duhen të aksesohen nga persona dhe institucione të paautorizuar nga Bashkia Shkodër për të hyrë në këto objekte.”
Bashkia e mbyll kërkesën për të cilën ka vënë në dijeni dhe drejtorinë rajonale arsimore në Lezhë duke nënvizuar: “Përgjegjësia juaj është administrimi dhe mirëorganizmi i procesit mësimor dhe jo administrimi i objektit. Kërkesa mban firmën e kryetares së bashkisë Voltana Ademi.

Perplasjet paradite- Përplasjet mes policisë së shtetit dhe asaj bashkiake nuk kanë munguar as mëngjesin e së martes në mjediset e jashtme të KZAZ-së nr.2 në Shkoder. Sërish shkak u bë tentativa për të hyrë me forcë në këto mjedise nga anëtarët e KZAZ-së përfaqësues të Partisë Socialiste, e krah tyre e rreshtuar edhe policia e shtetit.
Sapo është synuar hapja me force e qepenit të pallatit të sportit, ka ndërhyrë policia bashkiake, ndërsa në debat e sipër drejtuesi i kësaj strukture Anton Hasanpapaj i drejtohet policisë se do ta mbrojnë edhe me jetë nëse lind nevoja këtë objekt. Për këtë situatë reagoi kryebashkiakja Voltana Ademi e cila deklaroi se kjo KZAZ është tentuar të uzurpohet nga militantë të Ramës.

Deklarata e fortë në studio: Rama është i çmendur, ia ka kaluar edhe Eskobarit…

I ftuar në studion e TV Ora në një bisedë me gazetaren Beti Njuma, Kreu i Zgjidhja Koço Kokëdhima ka hedhur një lumë  akuzash ndaj kryeministrit të vendit Edi Rama.

Sipas Kokëdhimës, me Edi Ramën në krye Shqipëria nuk do të ket kurrë mundësinë të jetë pjesë e familjes Evropiane.

Më të ashpra ishin akuzat e tij kundër Ramës kur bëhet fjalë për zgjedhjet e 30 qershorit.

I pyetur nga gazetarja nëse do të ketë apo jo zgjedhje në 30 qershor kokëdhima u përgjigj:

“Nuk ka zgjedhje në Shqipëri, nuk mund të ketë zgjedhje. Edi Rama është i Çmendur, i dal mendsh nuk ka asnjë gen shtetari. Në 30 qershor jam i sigurt që të gjitha qendrat e votimit do jenë të pushtuara. Asnjë dëshmor nuk bie për Edi Ramën sepse ai çdo gjë që bënë nuk e bënë për shtetin e tij. Asnjë polic nuk bie dëshmor për të.

Ai e  kishte për idhull eskobarin dhe ia kaloi eskobarit. As eskobari  nuk do e bënte këtë që Rama i ka bërë vendit të tij”.

Betejë për mbrojtjen e demokracisë në Shkodër, digjen materialet zgjedhore

Një tjetër incident është shënuar mbrëmjen e sotme në një nga KZAZ-të në Shkodër. Raportohet se forcat e policisë janë përplasur me qytetarët.

Përplasja vjen në vrazhdën e moszbatimit të dekretit të Presidentit Ilir Meta për shtyrjen e zgjedhjeve nga Policia dhe KQZ. Ndërkohë, kryebashkjaka e Shkodrës Volta Ademi, ka kërkuar zyrtarisht nga KZQ dhe Policia zbatimin e dekretit të Presidentit Meta për zgjedhjet.

Basha deklaratë të jashtëzakonshme për mediat…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp nga selia blu, në ora 21:00.

Një ditë pas publikimit të përgjimeve nga gazeta gjermane “Bild” ku tregohej se si mazhoranca e kryeministrit Edi Rama bleu zgjedhjet e Dibrës, sot shqiptarët morën një tjetër lajm të keq: Këshilli i Bashkimit Europian vendosi moshapjen as këtë vit të negociatave për anëtarësim në familjen e madhe evropiane.

Këto dhe tema të tjera të aktualitetit në vend mendohet të jenë tema e komunikimit të liderit të opozitës.

Basha: Sikur Edi Rama të kishte bërë 6 punë kryesore, sot do të ishim duke negociuar me Europën.

Mos dëgjoni helmin antieuropian që përhap Edi Rama duke ju thënë se Europianët janë racistë, se europianët nuk na duan.

Europa në këto tre dekada është sjellë si nënë e dashur me shqiptarët. Ajo na ka mbajtur me bukë kur na kërcënonte uria në vitet 90-të, ajo na dha asistencë dhe dije, kur sapo dilnim nga errësira e komunizmit, ajo na dhuroi miliarda, që të ndërtonim spitale, shkolla e rrugë.

Europa na hoqi vizat, që të ishim të lirë në gjirin e saj.

Europianët na hapën dyert në cdo qytet e fshat, kur migruam drej tyre.

Europianët nuk janë kundër Shqipërisë. Ata janë kundër krimit.

Europianët nuk kanë frikë nga shqiptarët. Ata kanë frikë nga droga.

Europianët nuk duan të mbajnë larg shqiptarë. Ata duan të mbajnë larg qeveritarët e korruptuar.

o Sikur Shqipëria të mos ishte kanabizuar, sikur Shqipëria të mos ishte qendër e drogës, sot do të ishim duke negociuar.

o Sikur Saimir Tahirët, Elvis Roshët, Vangjush Dakot, Damian Gjiknurët të ishin në burg dhe jo të lirë dhe në majat e politikës, ne do të ishim duke negociuar.

o Sikur drejtorët dhe burokratët t’u shërbenin njerëzve, në vend që të vidhnin vota për partinë, do të ishim duke negociuar.

o Sikur në vend të fasadave, të kishim ndërtuar porte dhe rrugë, do të ishim duke negociuar.

o Sikur në bregdet të ishin duke investuar kompanitë europiane dhe jo oligarkët grabitqarë dhe kriminelët që pastrojnë paratë e drogës, do të ishim duke negociuar.

Mbi të gjitha,

o Sikur të kishim zgjedhje të lira, sot do ishim duke negociuar.

Liria e popullit për të zgjedhur qeverinë që do, është burimi i lirive politike

dhe demokracisë europiane. Fatkeqwsisht, Shqipëria sot është shumë larg këtij standarti themelor europian.

Basha: Përgjimet e Bild nuk do të kalojnë si një skandal më shumë në qeverinë e Ramës, nëse nuk do të reagojmë tani, e keqja do të sundojë mbi këdo

Zbulimet e javëve të fundit të gazetës gjermane BILD kanë nxjerrë në pah një realitet të errët kriminal të konspiracionit midis botës së krimit dhe Partisë Socialiste kundër demokraicsë, lirisë dhe rendit kushtetues në Shqipëri.

Ky bashkëpunim kriminal e ka shkrirë krimin, qeverinë, administratën dhe Partinë Socialiste në një të vetme. Kjo aleancë është një rrezik i qartë jo vetëm për demokracinë, por edhe për stabilitetin dhe sigurinë punlike dhe kombëtare të vendit.

Po në vend që ky realitet të alarmonte çdo shqiptar, përtej preferencave politike dhe interesave të tjera, ka një përpjekje të koordinuar, sistematike dhe të gjithanshme për ta kaluar atë pa reaguar. Thjesht, si edhe një skandal më shumë në vazhdën e skandaleve që jemi mësuar, si një gjë që nuk kemi se cfarë t’i bëjmë, ndaj duhet ta lëmë të kalojë.

Fatkeqësisht, si shoqëri, ne riciklojmë shpesh të keqen dhe nuk arrijmë dot të bëjmë hapa të sigurtë përpara.

Kushdo ka shpjegimin e vet pse sillemi kështu, por një nga arsyet pse e keqja tek ne përsëritet është sepse ne nuk reflektojmë mbi të, nuk përpiqemi të kuptojmë së çfarë bëmë keq dhe të mësojmë nga gabimet për të mos e përsëritur më.

Mungesa e reflektimit dhe humbja e busullës morale e ka normalizuar të keqen mes nesh dhe vrarë reagimin tonë ndaj saj.

Qeverisja e Edi Ramës ka qenë një seri pa fund skandalesh dhe krimesh, por ne i kemi lënë ato të kalojnë pa reaguar.

Edhe përpjekjet e opozitës, e vetmja që nuk ka heshtur, shpesh janë përqeshur dhe janë shpërfillur. Kjo ka thelluar të keqen dhe, siç treguan skandalet e fundit, duket se kemi prekur fundin.

Nëse nuk do të reagojmë tani, e keqja do të sundojë mbi këdo, në politikë, ekonomi dhe shoqëri.

Nuk duhet dhe nuk do ta lejojmë këtë gjë. Këtë herë nuk do të kalojë si më parë. Kjo gjendje nuk duhet të kalojë pa sjellë ndryshim të thellë.

Basha tregon zgjidhjen e vetme për krizën: Ndëshkim përmes drejtësisë

Shumë njerëz pyesin: po cila është zgjidhja?

Përgjigjia e vetme është: drejtësia. Ndëshkimi i të gjithë atyre që kanë bashkëpunuar në mënyrë kriminale për vjedhjen e votës. Vetëm kështu do të mbyllim kapitullin famëkeq të manipulimit të zgjedhjeve.

Zgjidhja e vetme është: ndëshkim përmes drejtësisë.

Kur miratuam reformën në drejtësi, ne e kishim seriozisht dhe ishim të bindur se një drejtësi e pastër dhe e pavarur është zgjidhja që na duhet, sepse thelbi i problemeve tona si shoqëri është pandëshkueshmëria, është fakti që politikanët, të pasurit dhe të fortit janë mbi ligjin, janë vetë ligji, kurse njerëzit e thjeshtë janë viktimat, që nuk i mbron as ligji dhe asgjë.

Pandëshkueshmëria e politikanëve dhe e kriminelëve duhet të mbarojë dhe do të mbarojë tani.

Fatkeqësisht, drejtësia po mungon në Shqipëri. Fatkeqësisht, ajo që prisnim nga reforma në drejtësi, është rrënuar nga kapja e drejtësisë nga Edi Rama. Por kjo nuk mund të zgjasë më, sepse nga kjo krizë nuk mund të dilet duke ruajtur pandëshkueshmërinë.

Këtë herë kthimi në normalitetin politik, kalon nga dhomat e burgut për politikanët e lidhur me krimin dhe politikanët e korruptuar.

Këto ditë po dëgjoj histori dhe propozime nga më të çuditshmet për daljen nga kriza. Po dëgjoj të riciklohen teori dhe sllogane që në Shqipëri kanë dështuar plot herë për të kuruar dhe parandaluar krizat, sepse ato kanë vënë pazarin mbi parimin, sepse ato kanë devijuar nga rruga e ligjit, nga rruga e drejtësisë.

Shteti i së drejtës, barazia para ligjit, është e vetmja garanci për lirinë, demokracinë dhe mirëqeverisjen.