30.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Me Edi Ramën, Shqipëria është e para për korrupsion, e fundit për mirëqenien e qytetarëve

“Me Edi Ramën, Shqipëria është e para për korrupsion, e fundit për mirëqenien e qytetarëve. Nuk do të bëjmë asnjë hap pas deri në largimin e Edi Ramës!” Kështu deklaroi sot ish-deputetja Jorida Tabaku nga selia e PD, pasi analizoi krizën politike dhe ekonomike të vendit dhe paraqiti raportet e fundit të DASH, FMN dhe BE-së.

“Shqipëria ka qeverinë më të korruptuar të Ballkanit; Vuan nga varfëria e shtuar dhe papunësia e rritur, ekonomia lëngon sepse vendi nuk është aspak tërheqës për investimet e huaja! Ky është konkluzioni i 3 raporteve të njëpasnjëshme këto ditë nga Departamenti i Shtetit, Nga FMN dhe nga BE lidhur me krizën që po kalon vendi, theksoi Tabaku. Shqipëria është vendi më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor, sipas raportit të Klimës së Investimeve për vitin 2019 publikuar nga Departamenti i Shtetit. Qeveria është kthyer në një gjobëvënës të madh karshi sipërmarrësve të huaj.

Qeveria është pengesë kryesore për ekonominë cka nis që me vendosjen e gjobave anti-ligjore e deri tek votimi i ligjeve dhe rregulloreve të “vështira për t’u interpretuar dhe jo konsistente, si mjete për të mënjanuar investitorët e huaj dhe për të favorizuar kompanitë e lidhura me politikën,” konstaton Departamenti i Shtetit në raport.

Vendi lëngon në thatësirën ekonomike dhe të investimeve të huaja, shqiptarët vazhdojnë të vuajnë nga varfëria dhe papunësia është rritur. Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit përshkruan arsyet se përse ekonomia shqiptare është e izoluar dhe pa investitorë të huaj. Raporti vlerëson se shkaqet janë korrupsioni, presioni politik për kontraktorët, ndryshimi i shpeshtë dhe i pakonsultuar i ligjeve, kalimi i ligjeve klienteliste. Bizneset e huaja pohojnë se qeveria ndërhyn tek ato për ti detyruar që të ndërmarrin nënkontraktor të caktuar të lidhur me qeverinë. Raporti citon problemet me të cilat përballet Shqipëria me projektet PPP që e janë të pastudiuara dhe të pakonsultuara.

Një tjetër çështje e rëndësishme është edhe e drejta e pronës, raporti vlerëson se pronarët nuk marrin pronat e tyre të tjetërsuara nga regjimi komunist. Është rasti i vetëm në botë ku shumë prej investorëve amerikanë janë larguar nga Shqipëria si pasojë e këtyre problemeve jetike. Raporti i FMN evidenton problemin kyç të ekonomisë sonë gjatë qeverisjes Rama, mungesën totale të një plani dhe vizioni ekonomik. Të dhënat e paraqitura nga FMN tregojnë se gjatë intervalit 2015-2019 mosha e re ka rënë me 0,6% ndërsa mosha e tretë është rritur me 12%. Kjo vjen si pasojë e rritjes së numrit të shqiptarëve që largohen nga Shqipëria.

Një vend që plaket, që varfërohet nga të rinjtë, që nuk ka një vizion ekonomik dhe që zhytet më thellë në gropën e korrupsionit ka prodhuar një ekonomi të dobët pa mundësi reale punësimi dhe mirëqenie. Prej 6 vitesh me radhë, të vetmet investime të huaja janë ato të tashëguara nga qeverisja demokratike. Situata ekonomike e vendit është edhe më tragjike në krahasim me vendet e rajonit. Në raportin e fundit të Bashkimit Europian, rezulton se ne kemi rritjen ekonomike më të ulët në Ballkan. Edhe kjo vet?m falë shiut dhe eksportit të energjisë, pra pa krijuar vende të reja pune.

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, sipërmarrja nuk gjen terren dhe liri për të lëvizur, vendi është drobitur nga korrupsioni dhe grabitjet e oligarkëve me qeverinë Rama. Konkurrenca e ndershme dhe tregu i lirë janë zhdukur. Për Partinë Demokratike sfida jonë e parë për ekonominë e lirë dhe konkurencën e ndershme është lufta kundër monopolove, kundër oligarkisë dhe klientelizmit, kundër kapjes së ekonomisë. Beteja jonë kundër oligarkisë, duke anulluar ligjet me emër oligarku miratuar nga qeveria Rama dhe hetuar dhe anulluar çdo kontratë korruptive PPP-je, do të jenë masat e para që Partia Demokratike do të ndërmarrë që në ditët e para të qeverisjes.

Programi pro punësim dhe pro-biznes i PD parashikon vendosjen e taksës së sheshtë prej 9%, rregullimin i politikave fiskale në favor të një plani pro-biznes që do t’i japë frymëmarrjen e nevojshme ekonomisë sonë. Ne do të angazhohemi në uljen e burokracisë dhe lehtësimit të procedurave sipërmarrëse.

Në betejën për të siguruar punësim me paga dinjitoze ne do të luftojmë për të qenë sa më mikpritës ndaj investitorëve të huaj, duke ofruar garanci më të mëdha në fushën e taksave, sigurisë ekonomike, investimeve në infrastrukturë dhe trajnimin e forcës punëtore. Partia Demokratike do të luftojë për cdo investitor të huaj e për cdo vend të ri pune!

Sot ka vetëm një përgjegjës për korrupsionin, kriminalitetin, vjedhjen e zgjedhjeve, rënien ekonomike dhe mbylljen e bizneseve. Ai është Edi Rama! Shqipëria sot është një vend pa ligj, pa rregulla, pa drejtësi. Në Shqipëri mbretëron një njeri i vetëm.

Të gjitha pushtetet i ka Edi Rama. Ai kontrollon pasuritë dhe paratë e shqiptarëve. Në Shqipëri nuk udhëheq interesi i njerëzve, por sundon vullneti i Edi Ramës. Ne, nuk do të bëjmë asnjë hap pas për të luftuar tiraninë dhe autokracinë.

Ne nuk do të bëjmë asnjë hap pas për të rikthyer tregun e lirë dhe iniciativën e lirë në duart e shqiptarëve. Nuk do të bëjmë asnjë hap pas deri në largimin e Edi Ramës!

 

Qeveria pabesi me banorët e Ksamilit, reagon PD Sarandë

DEKLARATE PER SHTYP E ZEDHENESES SE PD SARANDE, SILVI SULAJ

Pasi i shfrytezuan me presion e me cfaredolloj forme tjeter banoret e Ksamilit per te dale ne votimet e 30 Qershorit, sot Qeveria po tregon dhembet.

Si banda te mirefillta kriminale, INUK por edhe Tatimet, kane vershuar ne bregdet. Diten e djeshme 5 subjekte tregetare jane goditur nga INUK ne Ksamil duke shkatuar jo vetem terror mes pushuesve por edhe duke lene ne meshire te fatit dhjetra familje, perfshire pronaret dhe punonjesit e tyre.

E çuditshme eshte kjo goditje pikerisht pas votimeve, kur dihej boterisht qe keto ndertime ekzistonin edhe para dates 30 Qershor. A ishin paralajmeruar banoret per keto prishje? A ishte verifikuar paraprakisht dokumentacioni i tyre? A ishte koordinuar veprimi i INUK me agjencite e tjera shteterore te prones? Sigurisht qe keto pyetje nuk e kane nje pergjigje te sakte.

Por nuk kishte si te ndodhte ndryshe, pabesia e Qeverise u shfaq edhe kesaj rradhe mbi ksamiliotet. Ne 6 vite ata kane njohur vetem presion, mashtrim, prishje dhe ne asnje cast investime, duke e lene edhe kete sezon perlen e bregdetit shqiptar ne meshire te fatit.

Partia Demokratike dega Sarande, i ben thirrje strukturave shteterore, te distancohen urgjentisht nga keto akte terrori mbi banoret e kesaj qyteze qe derivat kane edhe demin ne sezonin turistik kur ai po arrin ne kulmin e tij.

“Ma nalt o burrë, ma nalt”! Shikoni në dorë të kujt ka rënë “Reforma”…

Kur televizioni publik nisi të transmetonte filmat e parë të Hollivudit këtu e tre dekada më parë, jo pak shqiptarëve do u ketë rënë në sy një fenomen: shumë prokurorë dhe avokatë që aspirojnë të bëhen politikanë. Nuk është një çudi, ky është një trend i rëndësishëm në SHBA. Prokurorët dhe avokatët janë njerëz me integritet, e njohin mirë ligjin, janë të artikuluar dhe mbi të gjitha kanë ambicie. Jo më kot bëhen politikanë të mirë. Por teksa jeta në SHBA e imiton jo pak artin dhe anasjelltas, në Shqipëri nuk ka skenarë të tillë. Shembulli më i mirë? Ndoshta juristi i kthyer në politikan, Ulsi Manja.

Më 30 gusht të vitit 2012, Ulsi Manja drejtonte degën lokale të Partisë Socialiste në Dibër. I lindur në këtë qytet në vitin 1973, ai kishte bërë karrierë në drejtësi kryesisht në zonat e veriut, madje kishte arritur të ishte pedagog i jashtëm në Universitetin e Shkodrës. Nga ndihmësgjyqtar në prokuror, drejtues prokurorie e më pas avokat, ai i kishte provuar të gjitha. Gradën si Doktor Shkencash në fushën e Të Drejtës Penale e kishte marrë me objekt studimi krimet mjedisore në Shqipëri.

Tani ishte koha për të bërë kapërcimin e madh: të kalonte në politikë. Për këtë arsye i duhej të publikonte ndonjë shkrim për të sulmuar qeverisjen e demokratëve, në një fushë që nisi të bëhej e ndjeshme drejt fundit të mandatit të dytë: sigurinë në vend.

Për situatën ku ndodhemi përpos shumë të tjerave, ka një shpjegim fare të thjeshtë: Nuk kemi shtet dhe pikë. Shqipëria kullon gjak nga mungesa e demokracisë, prandaj sot më shumë se kurrë ne jemi lakuriq përballë krimit sepse shteti, të cilit i kemi dhënë të drejtën për të na mbrojtur jetën, shëndetin, familjen dhe pronën, është marrë peng nga krimi dhe falangat e tij që në qershor të vitit 2009, kur u prekën zgjedhjet e lira dhe vota e lirë e shqiptarëve, shkruante Manja në atë kohë në gazetën TemA.

Interesant është të shohësh se si juristi, që mendonte se të gjithë të këqijat e një vendi burojnë nga fakti se janë prekur zgjedhjet e lira, do ishte një nga emrat kryesorë në përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane BILD, në krye të një operacioni për manipulimin e votave në zonën e Dibrës dhe më pas në të gjithë vendin.

Se si mund të kapet kaq ‘mat’ një ish-prokuror dhe avokat me eksperiencë, kjo është një pyetje që mund të ngjajë qesharake në realitetin shqiptar.

Kriza e demokracisë në Shqipëri nuk ka filluar sot. Ajo ka 22 vjet mes nesh dhe lidhet me emrin e një njeriu të vetëm: Sali Berishës, mania politike e të cilit sa herë ka hipur në pushtet, ka qenë dhe mbetet uzurpimi dhe kontrolli i të gjitha pushteteve të pavarura kushtetuese të vendit, ankohej përpara shtatë vitesh juristi Manja.

Nuk thonë kot se është mirë që të kontrollosh ato që ke deklaruar në të shkuarën. Për ironi sot Manja është kthyer në simbolin e ‘mashës’ që po përdor kryeministri për të uzurpuar pushtetet në vend. Si elefanti në dyqanin e qelqurinave, ai është i pari kudo. Fillimisht u tha se Manja ishte njeriu që sponsorizoi përzgjedhjen e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku. E çfarë nuk u tha nga ajo kohë e deri sot e kësaj dite për pikëtakimet Manja-Marku, por kjo nuk ka rëndësi, fakt është bilanci i trishtë që ka prodhuar PPP, Arta Marku. Mund të ishte një tjetër Artë, kjo nuk shtrohet më për diskutim, prokuroria për momentin është organi më i paragjykuar jo vetëm nga opozita.

Tani së fundmi, Manja po udhëheq një operacion për shkarkimin e kreut të shtetit, Ilir Meta, me argumentin se ka kryer shkelje të rënda kushtetuese, kur më së paku është vetë ODIHR që thotë se dekretet e presidentit duhej të shqyrtohen vetëm nga Gjykata Kushtetuese. Po kush po pyet më, thonë se në kohëra krizash, marrinat bëhen gjithmonë e më të mëdha.

Shqipëria ka kaluar shumë peripeci gjatë këtyre tri dekadave postkomunizëm. Korrupsioni, krimi dhe kapja e shtetit kanë qenë tre frazat më të dëgjuara. Por kur binte fjala te ligji, të paktën dy institucione kishin arritur të fitonin jo pak besimin e njerëzve me qasjet dhe vendimet e tyre. Së pari, ishte Gjykata Kushtetuese. Por prej vitesh edhe Komisioni i Ligjeve në parlament ishte kthyer në një trupë serioze. Sidomos drejtuesit e këtij komisioni i kishin dhënë dinjitet jetës parlamentare. Tashmë me rrënimin total të Kuvendit, në ballë të anijes që po mbytet qëndron pikërisht ajo që duhej të bënte më rezistencë, trupa e ligjeve me në krye juristin e partisë, zotin Manja. Kurrë më parë gjatë këtyre viteve nuk ishin dhunuar kaq shumë institucionet e pavarura në vend. Kurrë nuk ishte katandisur në këtë gjendje legjislativi. Dhe njeriu që po vë firmat e tij mbi këtë katrahurë është vetë Manja, që nëpër daljet televizive ankohet se problemi i madh i vendit është opozita.

Sa keq!

Në demokraci, opozita ka fjalën, ndërsa qeveria ka çelësat e shtetit. Pseudoanalistët dhe të tjerë servilë të pushtetit që përditë harxhojnë kohën nëpër televizione duke bërë tellallin e qeverisë, përpiqen të stigmatizojnë opozitën si fajtore për gjendjen e krijuar, por më kot sepse dielli nuk mbulohet me shoshë, shprehej Manja një vit përpara se të zgjidhej deputet i Dibrës në vitin 2013.

Tani të gjithë çelësat i ka Edi Rama. Manja vetëm po ia hap dyert si maxhordom për të zënë poshtë çdo liri dhe pushtet në vend. /MAPO

Berisha publikon videon: Policia e Lal plehut sjellje kafshërore ndaj gruas që shiste misra!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video të një sjelljeje shumë të ashpër të policëve bashkiakë në Tiranë, ndaj shitëses së misrave të pjekur.

“Sjellje kafsherore me miserpjeksen nga narkobandite me uniforme te Lal Plehut!”, shkruan Berisha.

Në videon e publikuar, shihet teksa punonjësit e policisë bashkiake i konfiskojnë pajisjen që pjek misra dy shitësve ambulantë.

Çifti përpiqet që ta pengojë policinë t’u marrë mjetin me të cilin ushqehen dhe mbajnë familjen, por më kot.

Sjellje kafsherore me miserpjeksen nga narkobandite me uniforme te Lal Plehut! sb

Gepostet von Sali Berisha am Samstag, 13. Juli 2019

Policia terror mbi bizneset në Vlorë…

U lancua si vendim një vit më parë, ndërsa në nisje të këtij sezioni turistik ishte ministri i turizmit Blendi Klosi ai i cili nga Vlora, në një takim me biznesin rikujtoi vendimin e bashkisë për të lejuar muzikën në lokale gjatë fundjavës, si një të mirë për turizmin.

Bashkia Vlorë me një vendim të këshillit Bashkiak ka përcaktuar se dita e premte do te jetë e lejuar për gjenerimin e zhurmave gjatë gjithë natës, dhe ditët e tjera të javës deri në orën 01:00 të mëngjesit.

Por ajo çka ndodh përgjatë bizneseve në Lungomare është tërësisht tjetër gjë. Çdo të premte, përfshirë edhe mbrëmjen e djeshme policia e rendit Vlorë, te shoqëruar me nje numër të lartë efektivësh shkojnë në çdo ambient në Lungomare për të fikur muzikën.

Kjo ndodh edhe në lokale me muzikë të ulët dhe është kthyer në një shqetësim shumë të madh për bizneset.

Ata akuzojnë policinë se po përhap panik dhe terror te klientët, ndërsa denoncojnë dhe shkeljen e vendimit të dhënë nga bashkia.

Më poshtë janë mesazhet denoncuese të pronarëve të bizneseve:

Basha me ish-kryeministrin kanadez: Kriza zgjidhet përmes standardeve të demokracisë dhe shtetit ligjor

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me Stephen Harper, një politikan i shquar i së djathtës, Stephen Harper i cili ka ardhur në Tiranë.

“Nder dhe privilegj të takohem në Tiranë me mikun e çmuar Stephen Harper, Presidentin e International Democrat Union, ish-kryeministër i Kanadasë dhe një ndër zërat më të spikatur të së djathtës në mbarë botën”, shkruan Bashan ë një postim në Facebook.

Postimi i plotë

Nder dhe privilegj të takohem në Tiranë me mikun e çmuar Stephen Harper, Presidentin e International Democrat Union, ish-kryeministër i Kanadasë dhe një ndër zërat më të spikatur të së djathtës në mbarë botën. Bashkë diskutuam për krizën e rëndë politike dhe kushtetuese ku është futur vendi si edhe për rrugëdaljen prej saj që duhet të kalojë përmes mbrojtes së standarteve të demokracisë dhe të shtetit ligjor.

Si një ndër përkrahësit më të vyer të integrimit Euro-Atlantik të Shqipërisë, i shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e tij të vazhdueshme që Shqipëria të përmbushë standartet e demokracisë dhe shtetit të së drejtës si garancia e vetme për integrimin tonë në BE.

Partia Demokratike e Shqipërisë dhe unë e mirëpresim bashkëpunimin e mëtejshëm në kuadër të organizatës botërore të IPU që përfshin partitë e djathta dhe të qendrës së djathtë me seli në Munih, ku aderojmë prej vitesh.

Dom Gjergj Meta: Pas 30 qershorit jemi në pikën më të lartë të paprecedent në historinë e demokracisë

Dom Gjergj Meta, Ipeshkvi i Rrëshenit i është bashkuar së fundmi shqetësimit të opinionit publik dhe intelektualëve të shumtë, se ku po shkon vendi ynë. Dom Meta me këtë rast bën një pyetje retorike në faqen e tij në rrjetet sociale, Twitter: A po shkon Shqipëria drejt një autokracie?!

Kleriku i njohur edhe si i angazhuar për problemet social-politike në vend ka reaguar me rastin e votimeve mono-partiake të 30 qershorit, duke thënë se ai proces është pika më e lartë e një absurdi shoqëror. Sipas tij gjykatat thjesht po e legalizojnë këtë. Gjithashtu ai thotë se presidenti Meta është një zë aktiv, teksa jep mesazhe të forta për tejkalimin e krizës politike.

“A po shkon Shqipëria drejt një autokracie? Këtë nuk e di, ndoshta po ndoshta jo. Por me siguri, pas 30 qershorit, jemi në pikën më të lartë të një absurdi shoqëror, paprecedent në historinë e demokracisë. Gjykatat thjesht po legalizojnë këtë absurd”, shkruan Dom Gjergj Meta.

 

Berisha takohet me Stephen Harper: Problematika madhore e krijuar nga instalimi i narkoshtetit në Shqipëri

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me rëndësi me ish-kryeministrin e Kanadasë, Stephen Harper. Berisha shkruan se, e ka njohur mikun e shquar me problematikën madhore të krijuar nga instalimi i narkoshtetit në Shqipëri, shkatërrimin e mekanizmit zgjedhor në vend si dhe sundimin e krimit si vendimmarrës në të gjitha nivelet.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook

Sot pata kënaqësi të veçantë të drekoj me presidentin e Bashkimit Ndërkombëtar Demokrat dhe ish-kryeministrin e Kanadasë, z Stephen Harper, i cili në nëntor të vitit 2007 më kishte pritur si kryeministër i Kanadasë në Otava dhe mbështetur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Në drekë pata rastin ta njoh mikun e shquar me problematikën madhore të krijuar nga instalimi i narkoshtetit në Shqipëri, shkatërrimin e mekanizmit zgjedhor në vend si dhe sundimin e krimit si vendimmarrës në të gjitha nivelet.

Gjatë drekës, diskutuam gjithashtu për probleme të rajonit, rrezikun e madh që paraqesin përpjekjet luftënxitwse të ndryshimit të kufijve në Ballkan, përpjekje që kanë qënë shkaku i të gjitha luftërave të shumta të rajonit.

Në këtë drekë ishte i pranishëm edhe kryetari i PR, Fatmir Mediu, diskutimet ishin të hapura.

Superskandal! Rama i rrëmben qeverisë të drejtën e blerjes së arit të Shqipërisë dhe ja jep vetes!

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka denoncuar sot një skandal të madh, vendim të marrë nga mazhoranca e Edi Ramës.

Ky i fundit ka marrë në dorën e tij personale të drejtat për të blerë ar.

Është një ndryshim në ligj i mbajtur i fshehtë nga qeveria e Edi Ramës dhe i miratuar në Kuvend.

Denoncimi i plotë i Petrit Vasilit

Edi Rama
Skandali. Edi Rama i rrëmben qeverisë të drejtën e blerjes së arit të Shqipërisë dhe ja jep vetes!?

Përse????

Edi Rama i ka dhene vetes ne menyre individuale te drejten, qe bleje vetem ai, me urdher te tij, arin e Shqiperise dhe jo qeveria siç ka qene e vendosur me Ligjin.Nr.9900 dt. 10.04. 2008.

Parlamenti i Edi Rames ka votuar ndryshimin e një pike te vetme ne ligjin e Rezervave Materiale te Shtetit, pikerisht nenin 10.

Me këtë ndryshim kryeministri ja ka hequr Qeverise të drejten qe te vendose, si deri me sot,per Mallrat e grupit A ku eshte ari pjese kryesore e tyre dhe ka ligjeruar rrembimin ne grushtin e tij.

Ne relacion skandaloz shpjegues te qeverise, qe shoqeroi ligjin thuhej se: kjo behej,qe keto blerje te kryheshin me shpejt,pra te mos vonoheshin nga mbledhjet e qeverise dhe se hierarkia e akteve te tjera e kerkonte.

Ky mashtrim eshte sa bajat aq edhe provon qellimet e erreta personale te kryeministrit ne kete afere.

Ka disa pyetje te pakapercyeshme,qe duan pergjigje.

1. Perse kete vendimarrje shume te rendesishme te qeverise ai e rremben ne grushtin e tij?

2. Perse genjen me shkakun gjoja per te bere blerjet me shpejt,kur dihet boterisht qe kryeministri e mbledh sa here te doje qeverine,bile ky yni ngarkon edhe zv.kryeministrat te cilet e kane bere dhe e bejne me dhjetra here?

3. Perse genjejne me hierarqine e akteve,kur dihet, qe per shkakun se grupi A permbante mallra me peshe si ari dhe argjendi ky atribut duhet te ishte vetem i qeverise?

4. Ç’qellim i erret fshihet pas ketij veprimi juridikisht te pajustifikueshem e denueshem.

5. Interesin e kujt cenonte diskutimi dhe vendimarrja e hapur ne mbledhjen e qeverise per keto mallra ku ben pjese edhe ari,argjendi?

6. Perse nuk ka asnje rast te pershkruar ne relacion se kur na qenka vonuar apo penguar nga qeveria praktika e blerjes se mallrave te grupit A qe i detyrokerka sot qe ti marre kryeministri ne grushtin e vet?

7. Perse nuk ka asnje ndryshim tjeter as ne Ligj dhe as ne VKM Nr.1128 date 5.08.2008 per grupet e tjera te mallrave, te cilat jane edhe ato pjese e Rezervave Materiale te Shtetit?

Kryeministri e ka rrembyer permes parlamentit kompetencen e Qeverise per blerjen e Malllrave te Grupit A pra arit ne menyre qe te vendose ai dhe vetem ai dhe me urdherin e tij per blerjen e arit.

Kryeministri e ka bere trashe,ne menyre brutale dhe pa asnje arsye bindese sepse arsyet e verteta jane te tjera…

Eshte e qarte qe ky eshte nje ligj,qe vjen ere, por era behet shume me e rende sepse behet fjale per arin e Shqiperise.

Meqenese prokuroria shqiptare dihet tashme boterisht qe eshte teresisht e kapur dhe ka mbyllur syte dhe vazhdon te mbylle syte, ne se pari po e denononcojme hapur e publikisht,qe te gjithe shqiptaret te hapin syte se ç’po ndodh me arin e tyre dhe me tej do ta denoncojme edhe ne te gjithe kancelerite perendimore dhe agjensite e specializuara per keto ceshtje te renda.

Mund te lexoni vete edhe dokumentet qe hedhin drite mbi kete afere te re te kryeministrit.

Spaho: Lajmet për negociata me Ramën janë spekulime për të larguar vëmendjen nga refuzimi i 30 Qershorit dhe raporti i DASH

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho përgënjështroi si të pavërtetë lajmet për negociata mes sekretarëve të përgjithshëm të PD dhe PS, Gazment Bardhi dhe Taulant Balla.

“Ky është spekullim i pastër. Ky është një lajm që del nga zyra e Edi Ramës për të hequr vëmendjen nga dështimi i 30 qershorit dhe nga raporti i Departamentit amerikan të Shtetit, që thotë se Shqipëria është vendi më i korruptuar në Ballkan. Nuk mund të ketë dialog me njeriun që është shkaktari kryesor për krizën. Pazar me Edi Ramën, si këto thashetheme që lëshon ai herë pas herë për të krijuar turbullirë, nuk do të ketë”, u shpreh Spaho.

Lidhur me raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e biznesit në Shqipëri, Nënkryetari i PD tha se ky është raporti më negativ i dalë ndonjëherë për Shqipërinë dhe përgjegjës kryesor është Edi Rama.

“Raporti është tërësisht me nota negative, si asnjëherë më parë. Raporti përcakton qartë se Shqipëria është vendi më i korruptuar në Ballkan. Një numër i konsiderueshëm I kompanive amerikane janë larguar nga Shqipëria. Raporti përcakton korrupsionin si faktorin numër një të problemeve në Shqipëri.

Raporti thotë se një mori praktikash të cilat aplikohen nga organizmat shqiptare përdoren për të favorizuar klientelën e tyre. Pra, përdoren për të bërë seleksionime politike, për t’u dhënë tenderat atyre të cilët janë afër qeverisë dhe për të larguar kompanitë e huaja. Rasti i Partneritetit Publik Privat (PPP) shikohet si rast për të larguar kompanitë e huaja, investitorët seriozë. Deri tani qeveria ka dhënë rreth 200 kontrata me PPP, nëpërmjet mungesës tërësore të studimeve, të analizave kosto-përfitime për ekonominë shqiptare”, tha Spaho më një bisedë në studion e News 24.